Konflikti I Madh
9.—Reformatori Zvicerian
Plani hyjnor që u vu re në formimin e kishës së parë, vazhdoi të luante rol të rëndësishëm edhe në reformimin e kësaj kishe. Mësuesi qiellor nuk i përfilli njerëzit e mëdhenj, të pasur e të pushtetshëm të botës që ishin mësuar të lëvdoheshin e të nderoheshin si udhëheqës të popujve. Ata ishin kaq krenar dhe mendjemëdhenj për shkak të epërsisë së tyre, saqë nuk do të mundnin të bëheshin një me bashkëkohësit e tyre dhe nuk do të mund të bashkëpunonin me Njeriun e përulur të Nazaretit. Thirrja: “Ndiqmëni dhe unë do t’ju bëj peshkatarë njerëzish.” - Mateu 4:19, iu drejtua peshkatarëve të paditur të Galilesë. Këta dishepuj ishin të përulur e të duruar. Sa më pak të ishin ndikuar nga mësimet e rreme të kohës së tyre, aq më me sukses mund t’i stërviste Jezusi ata në shërbim të Tij. Kështu ndodhi edhe gjatë ditëve të ReformaSionit. Reformatorët kryesorë ishin njerëz të thjeshtë - njerëz që kishin qëndruar larg ndikimit të krenarisë së postit, shthurjes dhe politikës sipërfaqësore të priftërinjve. Perëndia përdor mjete të thjeshta për të arritu rezultate të mëdha. Vetëm kështu, lavdia nuk do t’u jepet njerëzve, por Atij që punon me anë të tyre për të kryer vullnetin e Tij. KiM 164.1
Pak javë pas lindjes së Luterit në kabinën e një minatori në Saksoni; mes Alpeve, në kasollen e një bariu, u dëgjuan të qarat e para të Ulrik Zwinglit. Rrethanat ku kaloi fëmijërinë dhe arsimi-mi i tij që mori në rini e përgatitën Zwinglin për misionin e tij të së ardhmes. Skenat e madhështisë, bukurisë dhe sublimitetit të natyrës ndikuan në lindjen, që në moshë të njomë, brenda zemrës së tij të një ndjenje admirimi për madhështinë dhe fuqinë e Perëndisë. Historia e veprave dhe fitoreve të mëdha të arritura mbi këto male, ndezi aspiratat e tij djaloshare. Ulur mbi prehërin e gjyshes ai dëgjoi ato histori të pakta e të çmuara Bib-like që ajo i kishte pastruar me kujdes nga pluhuri i legjendave dhe traditave të kishës. Me interes të madh, ai dëgjoi veprat e mëdha të patriarkëve dhe profetëve, të barinjve që ndërsa ru-anin tufat e tyre mbi kodrat e Palestinës folën me ëngjëjt që u treguan atyre mbi Foshnjën e Betlehemit dhe Njeriun e Kalvarit. KiM 164.2
Ashtu si babai i Luterit, edhe ai i Zwinglit dëshironte që i biri të arsimohej dhe kështu, djali u largua nga lëndinat e tij që në moshë të re. Mendja e tij u zhvillua shumë shpejt dhe lindi problemi i gjetjes së mësuesve të aftë për ta udhëzuar më tej. Në moshën trembëdhjetë vjeçare ai shkoi në Bern, që në atë kohë ishte qendra kryesore arsimore në Zvicër. Sidoqoftë këtu u ndesh një rrezik i madh që kërcënonte të dëmtonte të ardhmen e tij premtuese. Murgjit u përpoqën që ta joshnin atë drejt jetës së manastirit. Në atë kohë murgjit domenikanë dhe françeskanë ishin rivalë në luftën për të fituar simpatinë popullore. Ata u përpoqën ta siguronin një gjë të tillë me anë të zbukurimeve të kishave përkatëse, madhështisë së ceremonive kishëtare, relikave të njohura dhe imazheve çudibërëse. KiM 165.1
Domenikanasit e Bernit e kuptuan që po ta kishin me vete këtë të ri të talentuar, do të siguronin bashkë me të fitime të shumta dhe nder të madh. Rinia e tij, aftësia natyrore për të folur e për të shkruar, gjenialiteti i tij si muzikant dhe poet do t’i tërhiqnin më shumë njerëzit, duke e zgjeruar rrezen e ndikimit të këtij urdhri murgjësh, sesa e gjithë madhështia dhe krenaria e tyre të marra sëbashku. Ata u përpoqën ta bindnin Zwinglin me ane të mashtrimeve dhe lajkave që të bashkohej me ta. Luteri, ndërsa ishte akoma student, u varros në një çeli konvikti dhe bota as nuk do të kishte dëgjuar kurrë për të sikur të mos e kishte çliruar Zoti me vullnetin e Tij të lirë. Zwingli nuk u lejua që të përjetonte të njëjtin rrezik. Planet e murgjërve ranë jo rastësisht në vesh të të atit. Ai nuk synonte që i biri të binte pre e jetës pavlerë dhe të lodhshme të murgut, prandaj, duke parë që e ardhmja e tij rrezikohej, e këshilloi të birin të kthehej në shtëpi pa vonesë. KiM 165.2
Ky urdhër u zbatua; por i riu nuk mund të kënaqej në luginat e gjelbra për një kohë të gjatë dhe kështu rifilloi studimet e tij në Basel. Pikërisht këtu, e dëgjoi Zwingli për herë të parë lajmin e mirë të hirit falas të Perëndisë. Wittembach, një mësues i gjuhëve antike, ndërsa studjonte greqishten dhe hebraishten e vjetër, i kishte lexuar Shkrimet e Shenjta dhe falë punës së tij, drita ndriçoi dhe mendjet e studentëve. Ai deklaroi se ekzistonte një e vërtetë më e hershme dhe shumë herë më e vlefshme se teoritë e profesorëve dhe filozofëve. Kjo e vërtetë e lashtë ishte se vdekja e Krishtit është shpagimi i vetëm i një mëkatari.Për Zwinglin këto fjalë ishin si rrezet e para të dritës që paraprijnë agimin. KiM 166.1
Shumë shpejt Zwinglit iu bë thirrje që t’i hynte punës, të cilës ai do t’i kushtonte jetën. Një kishë e vogël mes Alpeve, jo shumë larg vendlindjes së tij, u kthye në misionin e tij të parë. Me t’u shuguruar si prift, ai iu përkushtua me gjithë shpirt kërkimit të së vërtetës hyjnore sepse ai ishte më se i ndërgjegjshëm, - thotë një reformator - mik i tij, - se duhet ta dinte se kujt i ishte besuar tufa e Krishtit.” - Wylie, libri 8, kap. 5. Sa më shumë që i studjonte Shkrimet e Shenjta, aq më qartë e kuptonte dallimin midis të vërtetave të tyre dhe herezive të Romës. Ai iu nënshtrua Biblës, si të vetmit rregull të plotë e të pagabueshëm. Ai kuptoi se ajo duhet të interpretonte vetveten. Ai nuk guxonte ta shpjegonte Biblën për të mbështetur një doktrinë apo teori njerëzore, por e quante si detyrë të rëndësishme njohjen e mësimeve të saj të qarta e të drejtpërdrejta. Ai u përpoq ta kuptonte tërësisht dhe saktësisht domethënien e Shkrimeve të Shenjta dhe për këtë kërkoi ndihmën e Shpirtit të Shenjtë, i Cili, deklaronte ai, do të punonte me të gjithë ata që i drejtoheshin me sinqeritet dhe me lutje. KiM 166.2
“Shkrimet e Shenjta, - thoshte Zwingli, - vijnë nga Perëndia dhe jo nga njeriu dhe vetëm ky Zot, që errësirën, do të bëjë të kuptosh se Ai është Autori i fjalimit. Fjala e Zotit... nuk mund të gabojë; është e shndritshme; përsërit vetveten; zbulon vetvet-en; e ndriçon shpirtin me dritën e shpëtimit dhe hirit; e ngushëllon atë me dijen e Perëndisë, e përul në mënyrë që ai (shpirti) ta harrojë vetveten e të përqafojë Zotin.” Zwingli e kishte provuar vetë të vërtetën e këtyre fjalëve. Duke folur për përvojën e tij gjatë asaj kohe, ai shkruante më pas: “Kur... iu përkushtova kokë e këmbë studimit të Shkrimeve të Shenjta, filozofia dhe teologjia (skolastike) do të m’i çorientonin mendimet. Më së fundi arriti deri në atë pikë sa mendova: “Hiq dorë nga gënjeshtrat dhe mësoje se ç’është Perëndia nga fjala e Tij e thjeshtë.” Më pas i kërkova Zotit dritë dhe Shkrimet e Shen-jta u bënë akoma dhe më të qarta për mua.” - Ibid, libri 8, kap. 6. KiM 166.3
Zwingli predikoi një doktrinë që nuk e mori nga Luteri. Ishte doktrina e Krishtit. “Në qoftë se Luteri predikon mbi Krishtin, - tha Reformatori Zvicerian, - ai bën atë që po bëj edhe unë. Ai ka sjellë tek Krishti më shumë njerëz se unë, por kjo nuk ka rëndësi. Unë njoh vetëm vetëm emrin e Krishtit, i Cili është i vetmi Ko-mandant i imi, ushtar i të cilit jam. Luteri nuk më ka shkruar asnjë fjalë të vetme dhe as unë nuk i kam shkruar kurrë. Pse?... Në mënyrë që të shihet se sa në unitet është Shpirti i Perëndisë me vetveten, përderisa ne të dy, edhe pse nuk jemi takuar kurrë, predikojmë të njëjtën doktrinë të Krishtit si të ishin një.” - D’Aubigne, libri 8, kap. 9. KiM 167.1
Në vitin 1516, Zwingli u ftua që të predikonte në konviktin e Einsiedelnit. Pikërisht këtu, ai u ndesh ballë për ballë me korrup-sionet e Romës dhe ushtroi ndikimin e një Reformatori që do të njihej përtej. Alpeve të vendit të tij. Një nga relikat më të çmuara të Einsisdelnit ishte ikona e Virgjëreshës, për të cilën thuhej, se kishte fuqi çudibërëse. Mbi portën e konviktit shkruhej: “Këtu mund të fitohet një falje e plotë e mëkateve.” -Ibid, libri 8, kap. 5. Shtegtarët i drejtoheshin imazhit të Virgjëreshës në çdo kohë të vitit; por në ditën e festivalit të përvitshëm të përkushtimit të saj vinin me mijëra njerëz jo vetëm nga të katër anët e Zvicrës, por edhe nga Franca dhe Gjermania. Zwingli, i trishtuar shumë nga një skenë e tillë, vendosi që ta shfrytëzonte këtë mundësi për t’u shpallur këtyre skllevërve të superstiSionit, liri përmes Ungjillit. KiM 167.2
Mos mendoni, - tha ai, - se Perëndia është më i pranishëm në këtë tempull sesa në ndonjë pjesë tjetër të krijimit të Tij. Nuk ka rëndësi se ku banoni, Zoti është aty dhe iu dëgjon... A ka mundësi që veprat tuaja të padobishme, shtegtimet e gjata, dhuratat, imazhet, thirrja e Virgjëreshës apo shenjtorëve t’iu sigurojnë hirin e Perëndisë?... Çfarë u jep vlerë fjalëve tona që i përdorim gjatë lutjeve? Çfarë rëndësie ka një mantel me kapuç, një kokë e punuar bukur, një veshje e gjatë dhe marramendëse apo sandalet me rripa ari?... Zoti peshon zemrën dhe zemrat to-na janë larg Tij. “Krishti, - tha ai, - që u ofrua njëherë në kryq, është flijimi dhe viktima dhe i ka shlyer të gjitha mëkatet e besimtarëve përjetësisht.” - Ibid, libri 8, kap.5. KiM 167.3
Shumë dëgjuesve nuk u pëlqyen këto mësime. Ishte një zhgënjim i madh për ta fakti që udhëtimin e lodhshëm e kishin ndërmarrë më kot. Ata nuk mund ta kuptonin faljen falas që u ofronte Krishti. Ata ishin të kënaqur nga rruga e vjetër drejt pa-rajsës që u kishte projektuar Roma. Ata dridheshin dhe çoroditeshin nga mendimi se do t’u duhej të kërkonin diçka më të mirë. Ishte më e lehtë t’ua lije shpëtimin në duar priftërinjve dhe papës se sa të kërkoje pastërti shpirtërore. KiM 168.1
Megjithatë, një grup tjetër njerëzish e pritën me gëzim lajmin e shpëtimit përmes Krishtit. Ceremonitë “e shpikura” nga Roma nuk i sillnin më paqe shpirtit dhe ata e pranuan me besim gjakun e Shpëtimtarit si pajtim. Këta njerëz u kthyen nëpër shtëpitë e tyre për t’u zbuluar të tjerëve dritën që kishin marrë me vete. KiM 168.2
E vërteta udhëtoi kështu nga fshati në fshat dhe nga qyteti në qytet dhe numri i shtegtarëve drejt ikonës së Virgjëreshës u pakësua. Dhuratat nuk ishin më edhe aq të shumta dhe rrjedhimisht rroga e Zwinglit që nxirrej prej tyre u pakësua. Por, ndërsa shihte sesi fanatizmi dhe superstiSioni goditeshin për vdekje, ai gëzohej. KiM 168.3
Autoritetet kishëtare nuk ishin të verbër përpara punës që po kryente Zwingli, por, për momentin, ata vendosën të mos ndërhynin. Duke vazhduar të shpresonin se ai do ta përqafonte një ditë kauzën e tyre, ata u përpoqën ta bënin për vete me lajka; ndërkohë që e vërteta po hidhte rrënjë në zemrat e njerëzve. KiM 168.4
Puna në Einsiedeln e kishte përgatitur Zwinglin për një fushë më të gjerë veprimi që po e priste pa humbur kohë. Pas tre vjet pune në këtë qytet, atij iu besua detyra e predikuesit në kat-edralen e Zyrihut. Në atë kohë ky ishte qyteti më i rëndësishëm i konfederatës zviceriane dhe ndikimi që ushtroi ai këtu u ndje në të katër anët e vendit. Klerikët që e ftuan të punonte në Zyrih nuk i kishin edhe aq për zemër rinovimet dhe ata fillimisht e udhëzuan dhe i përshkruan detyrat që e prisnin. KiM 168.5
“Do të bësh ç’është e mundur, - i thanë ata, - për të mbledhur të gjitha të ardhurat e kapelanit pa përjashtuar as edhe një qindarkë. Do t’i nxisësh besimtarët, si nga podiumi, ashtu edhe nga dhoma e rrëfimit, që t’i paguajnë të dhjetat rregullisht dhe që ta tregojnë dashurinë e tyre ndaj kishës me anë të dhuratave. Do të tregohesh i zellshëm në shtimin e fitimeve që vijnë nga të sëmurët, nga meshat dhe përgjithësisht nga çdo shërbesë fetare.” KiM 169.1
“Edhe drejtimi i ceremonive fetare, predikimi dhe kujdesi për tufën shpirtërore, - shtuan këshilluesit e tij, - janë detyra të kapelanit. Megjithatë për kryerjen e tyre ti mund të caktosh një zëvendësues, vërisht për sferën e predikimit. Ceremonitë e veçanta mund t’i lihen nën drejtim vetëm personave të shu-guruar, zëvendësimi është i palejueshëm në rastin e njerëzve të tjerë.” - Ibid, libri 8, kap. 6. KiM 169.2
Zwingli i dëgjoi me vëmendje këto këshilla dhe pasi shprehu mirënjohjen e tij për nderin që i ishte bërë duke iu besuar një detyrë kaq e rëndësishme, vazhdoi të shpjegonte rrugën që mendonte të ndiqte. “Njerëzve u është fshehur për një kohë të gjatë jeta e Krishtit. - tha ai. - Do të predikoj mbi të gjithë Ungjillin e Shën Mateut... duke pirë vetëm nga burimi i Shkrimeve të Shenjta, duke prekur fundin e tyre, duke e krahasuar një pasazh me tjetrin dhe duke u përpjekur t’i kuptoj ato falë krahasimeve dhe lutjeve të ethshme. Unë do t’ia përkushtoj shërbimin tim lavdisë së Perëndisë, lëvdimit të Birit të Tij të vetëm, shpëtimit të vërtetë të shpirtrave dhe ngritjes së tyre drejt besimit të kulluar.” - Ibid, libri 8, kap. 6. Edhe pse shumë nga klerikët nuk e miratuan planin e tij dhe u përpoqën ta bindnin të hiqte dorë, Zwingli qëndroi i papërkulur. Ai theksoi se nuk do të përdorte ndonjë metodë të re, por do të ndiqte metodën e vjetër të kishës në kohërat e shkuara. KiM 169.3
Të vërtetat që predikonte ai kishin ngjallur tashmë një interes të madh dhe turma të tëra njerëzish mblidheshin për ta dëgjuar atë. Mes dëgjuesve kishte shumë njerëz që kishin kishin kohë pa marrë pjesë në shërbesa fetare. Detyra e tij si predikues filloi me leximin dhe shpjegimin e jetës, mësimeve dhe vdekjes së Krish-tit, siç përshkruhen në Ungjijt. Këtu, ashtu si në Einsiedelm, ai e mbrojti fjalën e Perëndisë si autoritetin e vetëm të paga-bueshëm dhe e paraqiti vdekjen e Krishtit si të vetmin flijim të plotë. “Unë dua t’iu drejtoj, - tha ai, - tek Krishti që është burimi i vërtetë i shpëtimit.” - Ibid, libri 8, kap. 6. Predikuesin e qortonin njerëz të klasave të ndryshme, nga qeveritarët dhe profesorët deri tek artizanët dhe fshatarët. Ata i dëgjonin me etje fjalët e tij. Ai nuk shpalli vetëm dhuratën falas të shpëtimit, por edhe i qor-toi ashpër të këqijat dhe korrupsionin e kohës së tij. Shumë njerëz largoheshin nga katedralja duke e lëvduar Perëndinë. “Ky njeri, - thoshin ata, - predikon të vërtetën. Ai do të jetë Moisiu ynë, që do të na udhëheqë jashtë kësaj errësire egjiptiane.” - Ibid, libri 8, kap. 6. KiM 169.4
Megjithëse, fillimisht, veprimtaria e tij u prit me entuziazëm, pas një farë kohe ai u ndesh me kundërshtimet e para. Murgjët vendosën ta pengojnë punën e tij dhe t’i dënojnë mësimet që mbronte. Shumë prej tyre e sulmuan me kurthe dhe qortime; të tjerët me kërcënime dhe pabesi. Por Zwingli i duroi të gjitha këto duke thënë “Në qoftë se duam t’i bëjmë për vete të këqinjtë drejt Jezu Krishtit, duhet t’i mbyllim sytë përpara shumë gjërave.” - Ibid, libri 8, kap. 6. KiM 170.1
Pikërisht në këtë kohë, punën e reformës e çoi më përpara një njeri tjetër. Një përkrahës i reformës në Basel kërkoi që një mik i tij Luterian të vinte në Zyrih sepse shitja e veprave të Luterit mund të ndihmonte në përhapjen e dritës. “Sigurohu, - i shkru-ante ai Zwinglit, - që ky njeri zotëron aftësi dhe kujdes të mjaf-tueshëm, e nëse kjo është e vërtetë, le të shkojë ai nga qyteti në qytet, nga fshati në fshat e madje nga shtëpia në shtëpi. për të përhapur mes zviceranëve veprat e Luterit e në mënyrë të veçantë, versionin e Lutjes së Zotit shkruar për laikët. Sa më shumë të njihen këto shkrime, aq më shumë blerës do të ketë.” - Ibid, libri 8, kap. 6. Kështu dritës iu hap rruga. KiM 170.2
Në momentin kur Perëndia bëhet gati për të thyer prangat e padijes dhe superstiSionit, Satani punon akoma edhe më shumë për t’i lënë njerëzit në errësirë dhe për t’i vidhosur më fort hek-urat që i mbajnë lidhur. Ndërsa në vende të ndryshme po ngri-heshin heronj që ishin gati t’u flisnin njerëzve për faljen dhe shfajësimin përmes gjakut të Krishtit, Roma i hapi si kurrë më parë, në mbarë botën e krishterë, vendshitjet e faljeve për para. KiM 170.3
Çdo mëkat kishte çmimin e vet dhe njerëzve u ofroheshin liçensa për çdo lloj krimi përderisa thesari i kishës rritej nga dita në ditë. Kështu përparuan të dyja lëvizjet - njëra që ofronte falje për mëkatin për para, tjetra, falje përmes Krishtit, - Roma, duke e shlyer mëkatin me liçensë dhe duke futur fitimin në xhep dhe Reformatorët, duke e dënuar mëkatin dhe duke treguar me gisht Krishtin, si të vetmin çlirimtar dhe shpagues. KiM 171.1
Në Gjermani shitja e faljeve iu besua murgjërve Domenikanë dhe u drejtua nga krimineli Fetzel. Në Zvicër kjo tregti iu la në duar Françeskanëve dhe u kontrollua nga Samsoni, një murg ital-ian. Samsoni ishte shquar për shërbimet që i kishte bërë kishës, duke grumbulluar shuma të mëdha nga Gjermania dhe Zvicra për të mbushur arkat e papatit. Tani ai e përshkroi kryq e tërthor Zvicrën, duke bërë për vete me mijëra njerëz, duke u rrëmbyer fshatarëve të varfër fitimet e tyre të mjerueshme dhe duke u kënaqur nga dhuratat e majme të të pasurve. Megjithatë, edhe pse ndikimi i reformës nuk mund ta ndalonte këtë tregti, ai u ndje deri- diku Zwingli ishte akoma në Einsiedeln kur Samsoni, pasi hyri në Zvicër, arriti me gjithë pasuesit e tij në një qytet fqinj. Me t’u njohur me misionin e tij, Reformatori u nis menjëherë për ta kundërshtuar. Rivalët nuk u takuan por suksesi i Zwinglit në zbulimin e pretendimeve absurde të murgut ishte kaq i madh, saqë Samsoni u detyrua të largohej nga ai vend. KiM 171.2
Në Zyrih, Zwingli predikoi me zell kundër tregtarëve të faljeve dhe kur Samsoni iu afrua qytetit, atij i doli përpara një lajmëtar nga këshilli që e paralajmëroi të mos hynte në Zyrih. Më së fundi ai hyri duke përdorur një hile të vjetër, por u dëbua pa shitur as edhe një falje. Më pas ai u largua nga Zvicra. KiM 171.3
Shfaqja e murtajës apo vdekjes së zezë në zvicër në vitin 1519, idha një shtytje të madhe reformës. Me t’u gjendur ballë për ballë me shkatërruesin, shumë njerëz filluan ta kuptojnë se sa pavlerë dhe të kota ishin faljet që kishin blerë dhe dëshironin me gjithë shpirt të kishin një themel më të sigurt besimi. Në Zyrih, Zwingli ishte në një gjendje kaq të rëndë sa çdo shpresë shërimi u shua dhe u përhap kudo fjala se ai kishte vdekur. Në atë orë prove guximi dhe shpresa e tij nuk u dobësuan. Ai e shikonte me besim kryqin në Kalvar, duke i besuar shpagimit të mjftueshëm të çdo mëkati. Kur i shpëtoi vdekjes, ai filloi të predikonte me një zell akoma më të madh dhe fjalët e tij kishin një fuqi të mahnitshme. Njerëzit e pritën me gëzim pastorin e tyre të dashur që dukej sikur ishte kthyer nga buza e varrit. Ata vetë ishin kujdesur për të sëmurët dhe kishin varrosur të vdekurit dhe e kuptonin si kurrë më parë, vlerën e Ungjillit. KiM 171.4
Edhe Zwingli kishte arritur në një konceptim më të qartë të të vërtetave të tij dhe e kishte përjetuar plotësisht fuqinë e tij ri-novuese. Ai trajtoi kryesisht dështimin e njeriut dhe planin e shpëtimit. “Me Adamin, - thoshte ai, - ne kemi vdekur të gjithë e jemi fundosur në korrupsion dhe dënim.” - Wylie, libri 8, kap. 9. “Krishti... ka blerë për ne një çlirim të përjetshëm... KiM 172.1
Pasioni i Tij është... një flijim i përjetshëm që nuk e humb kurrë efektin shërues; ai vë në vend drejtësinë hyjnore në emër të të gjithë atyre që u mbështetën në të me një besim të fortë e të qëndrueshëm.” Megjithatë, ai e theksoi disa herë që njeriu, falë hirit të Krishtit, nuk është i lirë që të vazhdojë të mëkatojë. “Atje ku ka besim tek Perëndia, ndodhet Perëndia Vetë; dhe kudo ku ndodhet Perëndia, lind një zell i brendshëm për të kryer vepra të mira.” - D’Aubigne, libri 8, kap. 9. KiM 172.2
Interesimi për të dëgjuar predikimin e Zwinglit ishte aq i madh, sa katedralja mbushej plot me turma njerëzish. Pak nga pak, - sipas aftësive të tyre - ai u zbulonte dëgjuesve të tij të vërtetën. Ai ishte i kujdesshëm që të mos përmendte që në fillim çështje që do t’i çudisnin ata apo ngjallnin paragjykime në mendjet e tyre. Detyra e tij ishte që t’i bënte ata për vete me mësimet e Krishtit, t’ua zbuste zemrat me dashurinë e Tij dhe t’ua shpaloste përpara syve shembullin e Tij; dhe ndërsa ata do të pranonin parimet kryesore të Ungjillit, besimet dhe praktikat e tyre supersticioze do të shuheshin dalëngadalë. KiM 172.3
ReformaSioni po përparonte hap pas hapi në Zyrih. Të alarmuar, armiqtë e tij u ngritën për ta kundërshtuar. Një vit më parë, murgu i Wittenbergut, i kishte thënë “jo” papës dhe perandorit në Worms dhe tani dukej sikur edhe në Zyrih papati po ndeshte në qëndresë. Zwingli u sulmua disa herë. Në vendet e kontrolluara nga papati herë pas here, ngriheshin turra drush për dishepujt e Ungjillit, por kjo nuk mjaftonte; mësuesit të he-rezisë i duhej mbyllur goja. Për këtë arsye, peshkopi i Konstancës dërgoi tre delegatë në Këshillin e Zyrihut për ta akuzuar Zwinglin si njeri që u mësonte të tjerëve ta shkelnin ligjin e kishës duke rrezikuar kështu paqen dhe qetësinë sociale. Ai deklaroi se po të flakej tej autoriteti i kishës, do të mbizotëronte anarkia mba-rëbotërore. Zwingli u përgjigj se gjatë këtyre katër vjetëve ai kishte predikuar Ungjillin në Zyrih, “që ishte qyteti më i qetë dhe i paqshëm i konfederatës.” “A nuk është Kristianizmi, - tha ai, - mbrojtësi më i mirë i sigurisë së përgjithshme?” - Wylie, libri 8, kap. 11. KiM 172.4
Delegatët i paralajmëruan këshilltarët që ta mbronin kishën, jashtë të cilës, deklaruan ata, nuk ka shpëtim. Zwingli u përgjigj: “Mos u çorodisni nga kjo akuzë. Themeli i kishës është i njëjti Shkëmb, i njëjti Krisht që i fali Pjetrit emrin e tij sepse ai u tregoi të tjerëve për Të me besim. Çdo njeri, i çfarëdolloj kombi, që i beson me gjithë zemër Zotit Jezu Krisht, pranohet nga Perëndia. Ky është kisha jashtë të cilës nuk ka shpëtim. - D’Aubigne, ediSioni i Londrës, libri 8, kap. 11. Si rrjedhim i kësaj konference, njëri nga delegatët e pranoi besimin e reformuar. KiM 173.1
Këshilli nuk pranoi të merrte masa kundër Zwinglit dhe Roma u përgatit për një sulm të ri - Reformatori, kur dëgjoi për kom-plotet e armiqve të tij, tha: “Le të vijnë. Nuk kam frikë prej tyre ashtu si shkëmbi i patundur nuk u trembet valëve që e godasin parreshtur.” - Wylie, libri 8, kap. 11. Përpjekjet e klerikëve vetëm sa e çuan përpara kauzën që po përpiqeshin të shkatërronin. E vërteta vazhdoi të përhapej. Në Gjermani përkrahësit e saj të dekurajuar nga zhdukja e Luterit, morën zemër sërisht kur panë përparimin e Ungjillit në Zvicër. KiM 173.2
Me t’u vendosur ReformaSioni në Zyrih, frytet e tij u vunë re qartë në lulëzimin e harmonisë dhe rregullit dhe në pakësimin e krimeve. “Paqja banon në qytetin tonë, - shkruante Zwingli. - S’ka më grindje, zili dhe mosmarrëveshje. Nga mund të vijë tjetër një bashkim i tillë përveçse nga Zoti dhe nga doktrina jonë që na i mbush zemrat me paqe dhe mëshirë? - Ibid, libri 8, kap. 15. KiM 173.3
Fitoret e arritura nga Reformatori i shtynë përkrahësit e Romës drejt përpjekjeve më të vendosura për shkatërrimin e tij. Duke vënë re se nga persekutimi i punës së Luterit në Gjermani nuk kishte rezultuar pothuajse asgjë, ata vendosën t’i bënin ballë reformës me armët e saj. Ata do të organizonin një ballafaqim me Zwinglin dhe duke i marrë në dorë vetë gjërat, do ta sig-uronin fitoren jo vetëm duke e zgjedhur vetë vendin e diskutimit, por edhe duke i caktuar vetë gjykatësit e kësaj çështjeje. Dhe me ta futur Zwinglin në kurth, ata nuk do ta linin t’u shpëtonte më. Me t’iu mbyllur goja udhëheqësit, lëvizja do të shtypej me lehtësi. Megjithatë, një qëllim i tillë u fsheh me kujdes. KiM 174.1
U vendos që ballafaqimi të bëhej në Baden, por Zwingli nuk ishte i pranishëm. Këshilli i Zyrihut, duke dyshuar për planet e papistëve dhe i paralajmëruar nga turrat e ndezura të druve në vendet e tjera për predikuesit e Ungjillit, nuk lejoi pastorin zvicerian t’i dilte përpara këtij rreziku. Në Zyrih ai ishte gati të ta-konte të gjithë delegatët e Romës; por të shkonte në Baden, ku ishte derdhur edhe më parë gjak martirësh, do të thoshte të shkonte drejt vdekjes së sigurt. Oecolampadiusi dhe Halleri u zgjodhën si përfaqësues të Reformatorëve, ndërsa doktor Ecku i famshëm, i shoqëruar nga një grup i madh njerëzish të ditur dhe prelatësh, ishte kampioni i Romës. KiM 174.2
Edhe pse vetë Zwingli nuk ishte i pranishëm në konferencë, ndikimi i tij u ndje. Sekratarët u zgjodhën nga vetë papistët dhe të tjerëve u ndalohej marrja e shënimeve me vdekje. Pavarësisht nga kjo, Zwinglit i shkonin çdo ditë të dhëna të sakta të gjithçkaje që thuhej në Baden. Një student që ndiqte ballafa-qimin shënonte çdo mbrëmje argumentet e ditës. Dy studentë të tjerë merreshin me dërgimin e këtyre letrave, - së bashku me letrat e Oecolampadiusit, - deri në duart e Zwinglit.Reformatori përgjigjej çdo ditë, duke i këshilluar e sugjeruar bashkëpunëtorët e tij. Ai i shkruante letrat natën dhe studentët ktheheshin me to në Baden në mëngjes. Për t’i gënjyer rojet që qëndronin ditë e natë në portat e qytetit, lajmëtarët mbanin shporta me vezë mbi kokë dhe kalonin pa vështirësi. KiM 174.3
Kështu Zwingli iu përgjigj sulmeve të kundërshtarëve të tij dinakë aty për aty. “Ai ka punuar - thotë Myconiusi, - me anë të meditimeve, netëve pa gjumë dhe këshillave më shumë se ç’do të kishte bërë duke diskutuar personalisht me armiqtë e tij.” -D’Aubigne, libri 11, kap. 13. KiM 175.1
Papistët, të krekosur nga parashikimi “i sigurt” i triumfit të tyre, erdhën në Baden me rrobat e tyre më të shtrenjta e me bizhuteri marramendëse. Ata udhëtuan në luks, tryezat e tyre të mbushura me ushqimet më të mira e verërat më të zgjedhura. Gëzimi dhe hareja ua lehtësonin detyrat e tyre kishëtare. Re-formatorët ndryshonin shumë nga të parët. Njerëzit i shihnin si një grup lypësish që ishin kaq të zënë me punë sa nuk kishin kohë as për të ngrënë. Qiramarrësi i Oecampadiusit sa herë që shkonte në dhomën e tij, e gjente atë duke studjuar ose duke u lutur dhe i çuditur raportonte që të paktën heretiku ishte “shumë i zellshëm.” KiM 175.2
Në sallën e konferencës, “Ecku u ngjit me krenari në një po-dium të dekoruar bukur... ndërsa Oecamlampadiusi i përulur, me veshjen e tij të thjeshtë, u detyrua të ulej mbi një stol druri për-ballë kundërshtarit të tij mendjemadh.” - Ibid, libri 11, kap. 13. Ecku nuk hoqi dorë nga siguria e tij e patundur dhe nga zëri auto-ritar. Zelli i tij e kishte zanafillën tek shpresa jo vetëm për famë por edhe për ar, sepse mbrojtësi i besimit do të shpërblehej me një shumë të madhe. Kur argumentet e tij më të “shëndosha” u hodhën poshtë, ai iu drejtua kërcënimeve dhe fyerjeve. KiM 175.3
Oecamlampadiusi modest dhe i thjeshtë, fillimisht, u emo-Sionua nga ky ballafaqim, por me ta marrë veten deklaroi solem-nisht: “Fjala e Perëndisë është i vetmi standart gjykimi që njoh.” - Ibid, libri 11, kap. 13. Edhe pse i sjellshëm dhe i qetë, ai u tregua i zoti dhe i papërkulur. Ndërsa delegatët e papatit, duke iu përm-bajtur motos së tyre, u hodhën në mbrojtje të autoritetit dhe zakoneve të kishës, Reformatori mbrojti me vetëmohim Shkrimet e Shenjta. “Zakoni, - tha ai, - nuk ka fuqi në Zvicrën tonë në qoftë se nuk i përmbahet kushtetutës; në lidhje me besimin, Bibla është e vetmja kushtetutë.” - Ibid, libri 11, kap.13. KiM 175.4
Ndryshimi midis dy kundërshtarëve luajti rolin e vet. Arsyetimi i qartë dhe i qetë i Reformatorit, sëbashku me modestinë dhe mirësinë e tij, i bënte për vete mendjet e njerëzve, që i hidhnin poshtë hamendjet e kota dhe të pabaza të Eckut. KiM 176.1
Diskutimi vazhdoi për 18 ditë. Në fund të tij, papistët, me besim të madh, pretenduan se fitorja u takonte atyre. Pjesa më e madhe e gjykatësve mbajtën anën e Romës dhe Diet- a e mo-hoi punën e Reformatorëve, duke vendosur që ata sëbashku me Zwinglin, udhëheqësin e tyre të përjashtoheshin nga kisha. Por frytet e konferencës e treguan qartë se cilët ishin fitimtarët e vërtetë. Ballafaqimi i dha një shtytje përpara kauzës së Protesta-nizmit dhe nuk kaloi shumë kohë kur Berni dhe Baseli, këto dy qytete të rëndësishëm, e përqafuan me gëzim ReformaSionin. KiM 176.2
1. Cili mësues e prezantoi Zwinglin me Biblën dhe tek cila “e vërtetë e lashtë” e drejtoi ai? KiM 176.3
2. Në poziSionin e tij të parë si prift i një dhioqeze të madhe, “ai i nënshtrohej Biblës, si fjala e Perëndisë, autoriteti i vetem i mjaftueshëm dhe pagabueshëm.” Përse është kaq e rëndësishme të marrësh Biblën si autoritetin e vetëm të besimit dhe praktikimit? KiM 176.4
3. Në debatin midis Eck dhe përfaqësuesit të Zwinglit, Oecolampadius, Ecku bëri apel për “autoritetin e traditave kishtare”, ndërkohe që reformatorët mbështeteshin tek Shkrimet e Shenjta. Cili është vendi që duhet të zerë tradita në zakonet kishtare? KiM 176.5