Konflikti I Madh

12/44

10.—Progresi i Reformës në Gjer-mani

Zhdukja misterioze e Luterit ngjalli hutim dhe frikë në gjithë Gjermaninë. Kudo dëgjoheshin pyetje rreth tij. U përhapën thashë-etheme nga më të çuditshmet dhe shumë besonin se Luterin e kishin vrarë. Ankime vinin jo vetëm nga miqtë e tij të devotshëm, por edhe nga mijëra të tjerë, që nuk e kishin përkrahur haptazi Reformën. Shumë njerëz lidhën një betim solemn për t’u hakmarrë ndaj vdekjes së tij. KiM 177.1

Udhëheqësit e Kishës Katolike Romake panë me tmerr pikën në të cilën kishte arritur zemërimi kundër tyre. Edhe pse në fillim ata u entuziazmuan nga vdekja imagjinare e Luterit, shumë shpejt ata dëshironin t’i fshiheshin indinjatës mbarëpopullore. Armiqtë e tij nuk kishin qënë kurrë kaq të shqetësuar nga aktet e guximshme që ai kreu, ndërsa ishte midis tyre sa ç’ishin tani me largimin e tij. Të gjithë ata që në zemërim e sipër ishin përpjekur ta shkatërronin Reformatorin e patundur tani ishin frikësuar nga fakti që ai ishte kthyer në një rob të pambrojtur. “E vetmja rrugë shpëtimi për ne” - tha dikush është kjo: “Të ndezim pishtarët dhe ta kërkojmë Luterin në të gjithë botën dhe ta rikthejmë atë tek kombi që po e thërret”. Urdhëri i Perandorit u shfuqizua. KiM 177.2

Ambasadorët e Papës u indinjuan kur vunë re se ky fakt nuk tërhoqi aq shumë vëmendjen e njerëzve sa fakti i Luterit. KiM 177.3

Lajmi që u përhap nga një i burgosur se ai ishte shëndoshë e mirë i qetësoi njerëzit e frikësuar dhe në të njëjtën kohë rriti edhe më shumë entuziazmin e tyre në favor të tij. Shkrimet e tij u lexuan me më shumë etje. Një numër gjithnjë e më i madh njerëzish u bashkuan me kauzën e këtij njeriu heroik, që kishte mbrojtur fjalën e Zotit edhe në rrethana të tilla të rrezikshme. Reforma po forcohej në vazhdimësi. Fara që mbolli Luteri po mbinte kudo. Me mungesën e tij ai zhvilloi një aktivitet, që nuk do ta bënte kurrë me praninë e tij. Aktivistët e tjerë, me largimin e udhëheqësit të tyre të madh, ndjenë përgjegjësinë mbi supet e tyre. Në mënyrë që puna fisnike, që tashmë kishte nisur, të mos pengohej, ata ecën përpara duke bërë gjithçka që kishin në dorë me seriozitet dhe me besim të ri. KiM 177.4

Por Satani nuk ishte dembel. Ai tani u orvat ashtu siç ishte or-vatur edhe në çdo lëvizje tjetër reformiste - të mashtronte dhe të shkatërronte njerëzit, duke i bindur ata të besonin një gënjeshtër në vend të së vërtetës. Ashtu siç u shfaqën “krisht-erët” e rremë të shekullit të parë të kishës kristiane, ashtu u shfaqën edhe profetët e rremë të shekullit të 16-të. KiM 178.1

Një grup i vogël njerëzish, të ndikuar nga gjallëria e botës fetare imagjinuan se ata vetë ishin njohur me zbulime të veçanta nga Qielli dhe deklaruan se ishin udhëzuar me mënyra hyjnore për ta thelluar më tej Reformën deri në përfundimin e saj. Në të vërtetë ata po shkatërronin punën që Luteri kishte bërë. Ata mohuan parimin themelor që përbënte themelin e Reformës - që fjala e Zotit është rregulla më se e mjaftueshme e besimit dhe praktikës dhe, duke marrë parasysh këtë, ajo është një udhëzues i pagabueshëm që zëvendëson standartin e paqëndrueshëm dhe të pasigurt të ndjenjave dhe të përshtypjeve njerëzore. Duke lënë mënjanë treguesin e vetëm të gabimit dhe fallsifikimit Satanit iu hap rruga për të kontrolluar mendjet e njerëzve sipas dëshirës së tij. KiM 178.2

Një nga këta profetë deklaroi se ishte udhëzuar nga engjëlli Gabriel. Një student që u bashkua me ta ndërpreu studimet, duke deklaruar se vetë Zoti ia kishte dhënë atij urtësinë e duhur për të shpjeguar deri në detaje fjalën e Tij. Shumë të tjerë, që i përuleshin fanatizmit, u bashkuan me ta. Veprimet e këtyre njerëzve “të entuziazmuar” krijuan një ngacmim të fuqishëm Predikimet e Luterit kishin ngritur në këmbë shumë njerëz, që ndjenin nevojën e një reforme dhe tani shumë prej këtyre njerëzve të ndershëm u gënjyen nga pretendimet e profetëve të rinj. KiM 178.3

Udhëheqësit e lëvizjes vazhduan të vepronin në Witenberg dhe i drejtuan pretendimet e tyre mbi Melanktonin dhe bash-këpunëtorët e tij. Ata deklaronin: “Ne na ka dërguar Zoti të mësojmë njerëzit. Ne kemi biseduar kokë më kokë me Zotin; ne e dimë se çfarë do të ndodhë, me një fjalë ne jemi apostuj dhe profetë dhe i bëjmë thirrje Luterit”.- Ibid., b.9; KiM 179.1

Reformatorët u çuditën dhe u çorientuan. Ky ishte një ele-ment i ri, të cilin ata nuk e kishin hasur kurrë më parë dhe nuk dinin nga t’ia mbanin.Melanktoni tha: “Këta njerëz drejtohen vërtet nga shpirtra të jashtëzakonshëm, por nga ç’lloj shpirtrash?..... Nga njëra anë shihet zhdukja e shpirtit të Zotit dhe nga ana tjetër drejtimi në rrugë të keqe nga shpirti i Satan-it”.- Ibid., b. 9; K. 7 KiM 179.2

Rezultati i mësimeve të reja u shfaq shpejt. Njerëzit preferu-an mohimin e Biblës ose mënjanimin e saj. Shkollat gjendeshin në rrëmujë të plotë. Studentët braktisën studimet dhe u tërhoqën nga universiteti, duke dalë jashtë kontrollit. Të gjithë ata që hiqeshin si ekspertë në rigjallërimin dhe kontrollin e Reformës nuk bënë gjë tjetër veçse e sollën atë në cakun e rrënimit të plotë. Përkrahësit e Kishës Katolike Romake rifituan besimin e humbur dhe deklaruan triumfues: “Edhe një betejë të fundit dhe gjithçka do të jetë jona” - Ibid., b.9; K. 7 KiM 179.3

Luteri që qëndronte në Vartburg, kur dëgjoi për gjithçka që kishte ndodhur tha shumë i shqetësuar: “Kam pritur gjithmonë që Satani të na dërgonte një fatkeqësi të tillë”.- Ibid., b.9; K. 7. Ai e kuptoi karakterin e vërtetë e “të ashtuquajturve” profetë dhe e vuri re rrezikun që i kanosej kauzës së të vërtetës. Situata që po përjetonte i krijoi atij një shqetësim dhe brengë më të madhe nga kundërshtimi i Papës dhe Perandorit. Të ashtuquajturit miq të Reformës ishin kthyer në armiqtë e tij më të këqinj. E vërteta që i kishte sjellë atij një gëzim dhe ngushëllim kaq të madh, po përdorej për të ndezur grindje dhe për të krijuar konfuzion në kishë. KiM 179.4

Ndërsa punonte për Reformën, shpirti i Zotit e kishte çuar Luterin përpara dhe ai kishte kapërcyer vetveten. Nuk kishte për qëllim të zinte pozita të tilla apo të kryente ndryshime kaq radikale. Ai ishte një instrument në duart e Fuqisë së Pa-fundme.E përsëri ai shqetësohej nga rezultati i punës së tij. Dikur ka thënë: “Sikur ta dija që doktrina ime do të lëndonte dikë -një njeri të vetëm sado i përulur dhe i parëndësishëm të ishte ai - gjë që s’mund të ndodhë, sepse ka të bëjë me vetë Ungjillin, - unë do të preferoja të vdisja dhjetë herë se sa ta mbroja atë”.- Ibid.,b.9; K.7. KiM 179.5

Tani edhe Vitenbergu, qendra e Reformës, po dorëzohej përballë fuqisë së fanatizmit dhe akteve të paligjshme. Kjo situ-atë e tmerrshme nuk ishte rezultat i mësimeve të Luterit, por në të gjithë Gjermaninë armiqtë e tij e ngarkonin atë me përgjegjësi. Në kulmin e zemërimit ai ndonjëherë pyeste: “A mund të jetë i tillë fundi i punës për Reformën?”. - Ibid.,b.9; K.7 KiM 180.1

E përsëri zemra e tij prehej në paqe, ndërsa ai fliste me Zotin gjatë lutjeve. “Puna nuk më përket mua, por është jotja” - thoshte ai; “Ti nuk do të lejosh që ajo të korruptohet nga super-stiSioni dhe fanatizmi”. Qëndrimi larg nga konflikti në një fazë të tillë kritike u bë i padurueshëm. Ai vendosi të kthehej në Viten-berg. KiM 180.2

Nisi udhëtimin e tij të rrezikshëm pa vonuar, udhëtim i cili ishte i ndaluar me ligj në perandori. Armiqtë ishin gati ta vrisnin, miqve u ndalohej ta ndihmonin ose ta strehonin. Qeveria perandorake po ndërmerrte masat më të rrepta kundër përkrahësve të tij. Por ai vuri re se puna e Ungjillit po rrezikohej dhe kështu në emër të Zotit ai u largua pa frikë që të luftonte për të vërtetën. KiM 180.3

Në një letër drejtuar autoriteteve, pasi shpjegonte qëllimin e tij në largimin nga Vartburgu, Luteri shkruante: “Do të desha t’ia bëj të njohur shkëlqesisë suaj se po shkoj në Vitenberg nën një mbrojtje shumë më të sigurt se ajo e princëve dhe autoriteteve. Duke pasur për zemër mbrojtjen tuaj, do të parapëlqeja t’ju mbroja unë ju, sesa të kërkoja mbështetjen e shkëlqesisë suaj. Po ta dija se shkëlqesia juaj mundej ose do të më mbronte as që do të shkoja në Vitenberg. Shpata nuk mund ta çojë përpara këtë kauzë. Vetëm Zoti, pa ndihmën ose bashkëveprimin njerëzor, mund të bëjë gjithçka. Ai që ka besimin më të madh është i vetmi që mund të mbrojë”. - Ibid., b.9; K.9 KiM 180.4

Në një letër të dytë, të cilën e shkroi gjatë rrugës për në Vi-tenberg, Luteri shtonte: “Jam gati të përballojë pakënaqësinë e Shkëlqesisë suaj dhe zemërimin e gjithë botës mbarë. A nuk janë banorët e Vitenbergut delet e mia? A nuk m’i ka besuar Zoti mua? Dhe a nuk duhet që unë t’i dal përpara vdekjes për hatrin e tyre në qoftë se kjo është e pashmangshme? E përveç kësaj ia kam frikën shpërthimit të një lufte në Gjermani me anë të së cilës Zoti do të dënojë kombin tonë”. - Ibid., b.9; K. 7 KiM 180.5

Ai i hyri punës me kujdes dhe përulje, por edhe me ven-dosmëri dhe qëndrueshmëri. “Ne duhet” - tha ai “të përmbysim dhe të shkatërrojmë me fjalë atë që është ngritur me dhunë. Unë nuk do të përdor forcën kundër superstiSioneve dhe mos-besimit..... Asnjë nuk duhet të detyrohet. Liria është esenca e besimit”. - Ibid., b.9; K.8 KiM 181.1

U dëgjua shumë shpejt në Vitenberg lajmi se Luteri ishte kthyer dhe do të predikonte. U grumbulluan njerëz nga të gjitha drejtimet dhe kisha u mbush plot. Me të dalë në podium, me zgjuarësi dhe mirësi, ai udhëzoi, këshilloi dhe qortoi. Duke u folur disave, që i ishin drejtuar dhunës për të ndaluar masat, ai tha: “Grumbullimet janë diçka e keqe, Zoti është kundër tyre, është mirë të ndalohen dhe unë do të doja që në të gjithë botën mba-rë ato të ishin zëvendësuar nga fjala e Ungjillit. Por askush të mos shkëputet prej tyre me forcë. Duhet ta lëmë këtë problem në duart e Zotit. Eshtë fjala e Tij që duhet të veprojë dhe jo ne. Po pse kështu? - do të pyesni ju. Sepse unë nuk i mbaj zemrat e njerëzve në duart e mia ashtu si ena që mban argjilën. Ne kemi të drejtën e fjalës, nuk kemi të drejtën e veprimit. Le të predi-kojmë, gjithçka tjetër i takon Zotit. A duhet të përdor forcën? Çfarë do të fitoj? Ngërdheshje, formalitet, urdhëresa njerëzore dhe hipokrizi..... Por nuk do të kishte zemër të sinqertë, as besim, as mirësi. Atje ku mungojnë këto të trija gjithçka mungon dhe unë nuk do të jepja asnjë qime floku për një rezultat të tillë..... Zoti bën vetëm me fjalën e tij shumë më tepër se sa mund të bëjmë unë, ju, e gjithë bota me fuqinë tonë të bash-kuar. Zoti rrëmben zemrën dhe kur fitohet zemra fitohet gjithçka.....” Unë do të predikoj, do të diskutoj dhe do të shkruaj, por nuk do të detyroj askënd, sepse besimi është një akt i vull-netshëm. Ja se çfarë kam bërë. KiM 181.2

Nuk u përkula përballë Papës, përballë katolikëve, përballë privilegjeve, por pa dhunë dhe pa trazira. Përdora si pararojë fjalën e Zotit; unë predikova dhe shkrova - kaq bëra. E ndërsa isha duke fjetur..... fjala që predikova goditi katolicizmin roman me aq forcë sa asnjë princ ose perandor nuk e kishte dëmtuar më parë. E pra, unë nuk bëra asgjë, qe fjala ajo që bëri gjithçka. Në qoftë se do t’i bëja thirrje dhunës, e gjithë Gjermania, ndoshta do të ishte zhytur në gjak. Po rezultati cili do të ishte? Shkatërrim dhe shkretim i trupit dhe shpirtit. Prandaj qëndrova urtë dhe lashë vetëm fjalën të përhapej nëpër botë”. - Ibid., b.9; K.8 KiM 181.3

Ditë për ditë gjatë një jave, Luteri vazhdoi t’i predikonte turmave të etura për dije. Fjala e Zotit theu magjinë e ngacmi-meve fanatike. Fuqia e Ungjillit i ktheu përsëri në rrugën e së vërtetës të gjithë të gënjyerit. KiM 182.1

Luteri nuk donte të ballafaqohej me fanatikët, që me vepri-met e tyre kishin sjellë kaq të këqija. Ai i njihte ata si njerëz me gjykim të dobët dhe me pasione të pakontrolluara të cilët ndërsa deklaronin se ishin ndriçuar në mënyrë të veçantë nga Qielli, nuk pranonin as kontradiktën më të thjeshtë dhe madje as qortimin apo këshillën më të përzemërt. Duke u veshur me autoritetin më të lartë, ata kërkonin që të gjithë pa përjashtim të pranonin dhe të njihnin pretendimet e tyre. Por kur ata kërkuan një intervistë me të, ai pranoi t’i takonte. Kështu ai ia doli mbanë në demaskimin e pretendimeve të tyre sa që të gjithë mashtruesit u larguan menjëherë nga Vitenbergu. KiM 182.2

Fanatizmi u kontrollua për një farë kohe, por ai shpërtheu përsëri pas disa vitesh akoma më i dhunshëm dhe me rezultate akoma më të tmerrshme. Duke folur për udhëheqësit e kësaj lëvizjeje Luteri tha: “Shkrimet e Shenjta për ta nuk ekzistonin dhe ata thërrisnin: “Shpirti! Shpirti!” Por pa dyshim unë nuk do t’i ndiqja kurrë deri atje ku i udhëhiqte ky shpirt. Më ruajtë Zoti me mëshirën e Tij nga një kishë, ku përveç të shenjtëve nuk ka tjetër. Unë dëshiroj të qëndroj midis të përulurve, mes të dob-tëve dhe mes të sëmurëve, të cilët i dinë dhe i ndiejnë mëkatet e tyre dhe që, duke rënkuar i luten Zotit vazhdimisht që nga thellësia e zemrës që Ai t’u japë ngushëllimin dhe mbështetjen e Tij. - Ibid., b. 10; K. 10. KiM 182.3

Tomas Mynzer, fanatiku më aktiv, ishte një njeri me aftësi të mrekullueshme që po të instruktohej drejt, mund të kishte bërë mirë, por ai nuk kishte mësuar parimet themelore të besimit të vërtetë. “Ai digjej nga dëshira që të ndryshonte botën dhe harroi, ashtu si harrojnë të gjithë të entuziazmuarit, që reformimin duhet ta fillonte nga vetvetja. - Ibid., b.9; K.8. Ambicia për post dhe influenca nuk e lejonte të ishte i dytë, madje as i dyti pas Luterit. Ai deklaroi se Reformistët, duke zëvendësuar me autoritetin e Shkrimeve të Shenjta, autoritetin e Papës, thjesht po vendosnin një formë të re papati. Ndërsa për veten e tij pretendonte se ishte ngarkuar nga Lart të paraqiste reformën e vërtetë. “Ai që zotëron një shpirt të tillë” - thoshte Mynzer - “zotëron besimin e vërtetë edhe pse ai nuk i ka parë ndonjëherë Shkrimet e Shenjta gjatë gjithë jetës së tij” - Ibid., b.10; K.10. KiM 182.4

Mësuesit fanatikë hoqën dorë nga gjithçka dhe filluan të udhëhiqeshin nga mbresat, duke e konsideruar çdo mendim dhe çdo impuls si zërin e Zotit. Rrjedhimisht ata kaluan në ekstreme. Disa dogjën madje edhe Biblat, duke bërtitur: “Shkronja vret, por Shpirti jep jetë”. Mësimet e Mynzerit i bënin thirrje dëshirës njerëzore për të mrekullueshmen e njëkohësisht përkëdhelnin krenarinë e tyre, duke vendosur faktikisht idetë dhe opinionet njerëzore mbi fjalën e Zotit. Doktrinat e tij u pranuan nga mijëra njerëz. Ai denoncoi edhe rregullin gjatë adhurimeve publike dhe deklaroi se që t’i bindesh princërve është një përpjekje për t’i shërbyer të dyve edhe Zotit edhe Belialit. KiM 183.1

Mendjet e njerëzve, që tashmë kishin filluar të hiqnin qafe zgjedhën e papatit, po humbisnin durimin nga kufizimet e auto-ritetit civil. Mësimet revoluSionare të Mynzerit që mendoheshin si aprovime hyjnore, bënë që ata t’i shmangeshin kontrollit dhe të udhëhiqeshin nga pasione dhe paragjykime. Të gjitha këto ia lanë vendin skenave nga më të tmerrshmet të kryengritjeve e konflikteve dhe fushat e Gjermanisë u lanë me gjak. KiM 183.2

Tek shikonte se si rezultatet e fanatizmit i ngarkoheshin ReformaSionit, agonia shpirtërore, të cilën Luteri e kishte për-jetuar shumë kohë më parë në Erfurt, tani i rëndonte me forcë të dyfishuar. Princërit, përkrahës të Papës, deklaronin - dhe shumë të tjerë ishin të gatshëm ta mbështetnin thënien e tyre se: rebelimi ishte frut i ligjshëm i doktrinave të Luterit. Edhe pse kjo akuzë ishte e pabazuar, ajo përsëri i shkaktonte një mërzitje të thellë Reformatorit. Ai nuk mund ta duronte faktin që kauza e së vërtetës të turpërohej, duke u radhitur në të njëjtin nivel me fanatizmin më të tërbuar. Nga ana tjetër, udhëheqësit e revoltës e urrenin Luterin jo vetëm se ai kishte kundërshtuar doktrinat e tyre dhe i kishte hedhur poshtë pretendimet e tyre si frymëzim hyjnor, por edhe sepse ai i kishte quajtur ata rebelë ndaj auto-ritetit civil. Si kundërpërgjigje ata e akuzuan Luterin për një pre-tendues të ulët. Dukej sikur ai kishte mbi shpatulla armiqësinë e të dyja palëve: princërve dhe njerëzve. KiM 183.3

Përkrahësit e katolicizmit romak të ngazëllyer pritnin të shihnin me sytë e tyre rënien e shpejtë të ReformaSionit; ata fajësuan Luterin edhe për gabimet që ai ishte orvatur me të gjitha forcat t’i ndreqte. Pala tjetër grumbulloi me sukses rreth vetes simpatizantë nga klasa të ndryshme të popullit, duke pre-tenduar se ishin trajtuar padrejtësisht dhe siç ndodh shpesh me ndjekësit e gabimeve, ata u konsideruan martirë. Kështu, ata që përdorën gjithë energjinë e tyre në kundërshtim me Reforma-Sionin, u mëshiruan dhe u lavdëruan, duke u quajtur viktima të shtypjes dhe të mizorisë. Kjo ishte puna e Satanit, ushtruar nga i njëjti shpirt rebelimi që ishte manifestuar ne qiell. KiM 184.1

Satani përpiqet në mënyrë të vazhdueshme t’i mashtrojë njerëzit dhe t’i çojë ata deri atje sa ta quajnë mëkatin drejtësi dhe drejtësinë mëkat. Sa e suksesshme ka qënë puna e tij! Sa shpesh qortimet dhe dënimet bien mbi shërbëtorët besnike të Zotit, sepse ata qëndrojnë të patundur në mbrojtje të së vër-tetës! Ata që janë agjentë të Satanit miklohen dhe lëvdohen, madje konsiderohen edhe si martirë, ndërsa të gjithë ata që duhet të respektohen dhe të përkrahen për besnikërinë që tregojnë ndaj Zotit, braktisen nën peshën e dyshimit dhe mosbesimit. KiM 184.2

Hirësia e gënjeshtërt, shenjtërimi i rremë janë akoma duke u mashtruar. Ato shfaqin në forma të ndryshme të njëjtin shpirt si në kohën e Luterit, duke i larguar mendjet njerëzore nga Shkrimet e Shenjta dhe duke i shtyrë ata më shumë drejt rrugës së ndjenjave dhe përshtypjeve të tyre se sa drejt bindjes ndaj Ligjit të Zotit. Ky është një nga mekanizmat më të suksesshëm të Satanit për të errësuar të vërtetën dhe për të njollosur pastërtinë. KiM 184.3

Luteri e mbrojti pa frikë Ungjillin nga sulmet që erdhën nga të katër anët. Në çdo konflikt u provua edhe njëherë se fjala e Zotit ishte në vetvete një armë e fuqishme. Me atë fjale ai luftoi kundër autoritetit zaptues të Papës dhe kundër filozofisë raSion-aliste të të shkolluarve, ndërsa ai vete qëndronte i fortë si shkëmb kundër fanatizmit, që kërkonte të bashkohej në një me ReformaSionin. KiM 185.1

Secili nga këta elemente të kundërt, në mënyrën e vet, po mënjanonte Shkrimet e Shenjta dhe po lartësonte zgjuarsinë njerëzore si burim të së vërtetës dhe njohurive fetare. RaSional-izmi idealizon arsyen dhe e bën këtë kriter të besimit. Romaniz-mi, duke pretenduar se kryeprifti (Papa) sovran është “frymëzim” i zbritur në tokë përmes linjës së pashkëputur dhe të pandryshuar të apostujve gjatë gjithë kohërave, i jep mundësinë të fshihet nën paprekshmërinë e urdhërit apostolik çdo lloj ekstravagance dhe korrupsioni. Frymëzimi i deklaruar nga Myn-zeri dhe shokët e tij e kishte burimin jo më larg se trillet e imagjinatës dhe influenca e tij ishte subversive ndaj autoritetit njerëzor ose hyjnor. Kristianizmi i vërtetë e pranon fjalën e Zotit si të vetmin thesar të së vërtetës së frymëzuar dhe si provë të të gjithë këtij frymëzimi. KiM 185.2

Gjatë kthimit të tij nga Vartburgu, Luteri përfundoi përkthimin e Dhiatës së re (Testamentit të Ri) dhe shumë shpejt pas kësaj, populli gjerman e lexoi Ungjillin në gjuhën e vet. Ky version i përkthyer në gjermanisht u prit me gëzim të madh nga të gjithë ata që donin të vërtetën, por u mohua me përçmim nga të gjithë ata që kishin zgjedhur traditat dhe urdhëresat njerëzore. KiM 185.3

Priftërinjtë u alarmuan nga idea se njerëzit e thjeshtë mund të ishin në gjendje të diskutonin me ta rreth parimeve që gjendeshin në fjalën e Zotit dhe patën frikë nga shfaqja e injo-rancës së tyre. Armët e arsyetimeve njerëzore ishin të pa-fuqishme përballë shpatës së Shpirtit të Shenjtë. Roma përdori të gjithë autoritetin e saj për të ndaluar përhapjen e Shkrimeve të Shenjta; por dekretet, shkishërimet dhe torturat shkuan kot. Sa më shumë që Roma dënonte dhe ndalonte Biblën aq më shumë rritej padurimi i njerëzve për të njohur mësimet e saj të vërteta. Të gjithë ata që dinin të lexonin ishin të etur ta studionin vetë fjalën e Zotit. Ata e mbanin gjithmonë me vete, e lexonin dhe e rilexonin, duke mos u kënaqur deri sa të arrinin të mësonin përmendësh pjesë të tëra prej saj. Kur pa entuziazmin me të cilin u prit Dhiata e Re, Luteri filloi menjëherë punën për përkthimin e Dhiatës së Vjetër dhe e botoi në pjesë deri sa e përfundoi. KiM 185.4

Shkrimet e Luterit u mirëpritën si në qytet dhe në fshat. “Gjithçka që shkruhej nga Luteri dhe miqtë e tij, shpërndahej nga të tjerët. Murgj, të bindur për paligjshmërinë e detyrimeve të ushtruara në manastire, të dëshëruar për të shkëmbyer një jetë të plogët me një jetë të mundimshme dhe aktive, por të paditur për të shpallur fjalën e Zotit, udhëtonin përmes provincave gjermane, duke vizituar fshatra të vegjël dhe kasolle ku shitnin librat e Luterit dhe miqve të tij. Shumë shpejt Gjermania zieu nga këta bashkëpunëtorë të guximshëm.- Ibid., b.9; K.11. KiM 186.1

Këto shkrime studioheshin me interes të madh nga të pasurit dhe nga të varfërit, nga të diturit dhe nga të paditurit. Natën, mësuesit e shkollave të fshatrave ia lexonin me zë të lartë këto shkrime grupeve të mbledhura pranë vatrave. Disa shpirtra të bindur nga e vërteta, duke e pranuar këtë fjalë me gëzim, ia tregonin lajmin e mirë edhe të tjerëve. KiM 186.2

Fjalët e Frymëzimit u provuan të vërteta: “Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë”. Psalmi:119; 130. Studimi i Shkrimeve të Shenjta kishte sjellë një ndryshim të madh në mendjet dhe zemrat e njerëzve. Sundimi i Papës kishte vendosur mbi ta një zgjedhë të hekurt, që i ndrydhte nën injo-rancë dhe degradim. Zbatimi supersticioz i formave ishte ruajtur me përpikmëri, por gjatë këtyre riteve nuk kishte pasur kurrë vend për zemrën dhe intelektin njerëzor. Predikimet e Luterit, duke nxjerrë në pah të vërtetat e pamohueshme të Fjalës së Zotit, e më pas, vetë kjo fjalë në duart e njerëzve të thjeshtë, kishin zgjuar fuqitë e tyre të fjetura, jo vetëm duke pastruar e fisnikëruar natyrën shpirtërore, por edhe duke e ushqyer intel-ektin me energji dhe fuqi të reja. KiM 186.3

Kudo shiheshin njerëz të të gjitha klasave me Bibla në duar, duke mbrojtur doktrinat e ReformaSionit. Përkrahësit e papatit që ia kishin lënë në dorë priftërinjve dhe murgjëve studimin e Shkrimeve të Shenjta, tani kërkonin që ata të paraprinin duke përgënjeshtruar mësimet e reja. Por padija si ndaj Shkrimeve të Shenjta, ashtu edhe ndaj fuqisë së Zotit, bëri që priftërinjte dhe murgjit të mundeshin tërësisht prej atyre, që dikur i kishin quajtur të paditur dhe heretikë. KiM 186.4

” Fatkeqësisht - thotë një shkrimtar katolik - Luteri i kishte bindur ndjekësit e tij që të mos besonin asnjë profeci tjetër përveç Shkrimeve të Shenjta”. - D’Aubigne, b.9, K.11. KiM 187.1

Turma njerëzish grumbulloheshin për të dëgjuar të vërtetën, të shpallur nga njerëz pa shkollë e madje për të dëgjuar debatet e tyre me teologë të ditur e të gojës. Injoranca e këtyre njerëzve të mëdhenj shfaqej turpshëm sa herë që argumentet e tyre rrëzoheshin lehtë nga mësimet e thjeshta të fjalës së Zotit. Punëtorët, ushtarët, gratë madje dhe fëmijët i njhnin më mirë mësimet e Biblës se sa priftërinjtë dhe doktorët e shkolluar. KiM 187.2

Kontrasti mes nxënësve të Ungjillit dhe përkrahësve të su-perstiSionit të Papës manifestohej qartë si në klasat e intel-ektualëve ashtu edhe mes njerëzve të thjeshtë. Në kundërshtim me kampionët e vjetër të hierarkisë që patën mohuar studimin e gjuhëve të huaja dhe kultivimin e letërsisë..... ishin të rinjtë, të hapur ndaj ndryshimeve, të devotshëm për të studiuar, që rrëmonin mes Shkrimeve të Shenjta dhe që e njihnin deri në hollësi kryeveprën e lashtësisë. Duke zotëruar një mendje ak-tive, një shpirt dijedashës dhe një zemër të patrembur, këta të rinj shumë shpejt fituan një njohuri të tillë që askush s’mund ta konkuronte..... Prandaj sa herë që këta të rinj, mbrojtës të ReformaSionit, debatonin me doktorët e Romës në asamble, ata i sulmonin këta të fundit me një lehtësi dhe besim të tillë, saqë ata injorantë hezitonin, ziheshin ngushtë dhe meritonin për-buzjen e gjithë njerëzve të tjerë. - Ibid., b.9; K.11. KiM 187.3

Kur klerikët romakë vunë re se kongregaSionet e tyre po pakësoheshin, ata kërkuan ndihmën e menjëhershme të magjistratëve dhe përdorën gjithçka që kishin në dorë për t’i kthyer përsëri dëgjuesit. Por në mësimet e reja njerëzit kishin gjetur pikërisht atë që plotësonte nevojat e shpirtit të tyre dhe i kishin kthyer kurrizin atyre që i kishin ushqyer për një kohë kaq të gjatë me lëvozhgat boshe të riteve supersticioze dhe traditave njerëzore. KiM 187.4

Kur persekutimi drejtohej kundër mësuesve të së vërtetës, ata i kushtonin vëmendje fjalëve të Krishtit: “kur t’iu përndjekin në njërin qytet, ikni në tjetrin!” Mateu 10:23. Drita depërtoi kudo. Të ikurit gjetën gjithkund një derë të hapur e mikpritëse dhe atje ku jetonin ata predikonin për Jezu Krishtin, ndonjëherë në kishë ose në qoftë se iu mohohej ky privilegj, në shtëpi pri-vate ose në natyrë. Për ta ishte një tempull i shenjtë çdo vend, ku një grumbull njerëzish dëgjonte lajmin e mirë. E vërteta, e shpallur me kaq siguri dhe me një energji të tillë, përhapej me një forcë të fuqishme. KiM 188.1

Më kot autoritetet klerikale dhe civile u përpoqën ta shuanin këtë herezi. Më kot ata përdorën burgimin, torturat, zjarrin dhe shpatën. Mijëra besimtarë e vulosën me gjak besimin e tyre dhe puna vazhdoi. Persekutimi shërbeu thjesht për shpërndarjen e së vërtetës dhe fanatizmi, që Satani u përpoq ta njësonte me këtë të vërtetë, qartësoi akoma më shumë kontrastin mes punës së Satanit dhe punës së Zotit. KiM 188.2

1. Cili ishte përshkrimi i Luterit për një kishë të shëndetshme? KiM 188.3

2. Përshkruani qasjen jo të dhunshme të Luterit përgjatë ngajrjeve të nxehta të Reformimit. KiM 188.4

3. Kur Perëndia fillon një punë të mirë në kishën tuaj, si mund të kundërpërgjigjet Satani nëpërmjet fanatizmit? KiM 188.5

4. Psalmi 119:130 thotë: “Zbulimi i fjalëve të tua ndriçon dhe u jep mendje njerëzve të thjeshtë.” Si na ndihmon ky varg të kuptojmë punën e Frymës së Shenjtë në studimin personal të Fjalës së Perëndisë? KiM 188.6