Konflikti I Madh

10/44

8.—Luteri Përpara Dietës

Mbi fronin e Gjermanisë u ul një perandor i ri, Karli V dhe delegatët e Romës nxituan ta përgëzonin e ta joshnin që ai të përdorte fuqinë e tij kundër ReformaSionit. Nga ana tjetër, i zgjedhuri i Saksonisë, të cilit Karli i ishte borxhli për pozitën e re që gëzonte, iu lut atij që të mos merrte asnjë masë kundër Luterit pa e dëgjuar më parë. Kështu, perandori u çorodit pa ditur si të vepronte. Papistët mund t’i kënaqte vetëm një dekret perandorak që kërkonte dënimin me vdekje të Luterit. I zgjedhuri i Saksonisë kishte deklaruar me vendosmëri se “as madhëria e tij perandori dhe as ndonjë personalitet tjetër nuk kishte provuar se shkrimet e tij ishin të gabuara”; prandaj ai kër-konte që “doktor Luteri të pajisej me një lejekalim për t’u para-qitur përpara një trupi gjykues të ditur, të devotshëm e të paanshëm.” - D’Aubigne, libri 6, kap.11. KiM 140.1

Vëmendja e të dyja palëve ishte përqëndruar tashmë në mbledhjen e përfaqsuesve të shteteve gjermane, që do të mbahej në Worms, menjëherë pas ngjitjes në fron të Karlit. Ky këshill kombëtar do të shqyrtonte probleme dhe çështje me rëndësi politike; për herë të parë princët e Gjermanisë do të mblidheshin së bashku me perandorin e tyre të ri në një asamble legjislative. Nga të katër anët e vendit erdhën në Worms personalitetet më të shquara të kishës dhe të shtetit. Zotërinj sekularë, nga familje të nderuara dhe të fuqishme, krenarë për të drejtat e trashëguara që gëzonin; klerikë të ndërgjegjshëm për pozitën dhe pushtetin e madh që kishin në duar; oborrtarë fisnikë të shoqëruar nga rojet e tyre personale dhe ambasadorë të vendeve të afërta e të largëta - të gjithë ishin mbledhur atje. Megjithatë, interesin më të madh të asaj asambleje të përzgjedhur e ngjalli çështja e Reformatorit Sakson. KiM 140.2

Karli i kishte sugjeruar më parë të zgjedhurit të Saksonisë që të vinte i shoqëruar nga Luteri, të cilit i siguronte mbrojtjen e tij dhe i premtonte një diskutim të lirë të çështjeve që e shqetësonin me njerëz të po të njëjtit rang. Luteri mezi po priste që të dilte përpara perandorit. Shëndeti i tij gjatë asaj kohe ishte shumë i paqëndrueshëm, prandaj ai i shkroi të zgjedhurit të Saksonisë: “Në qoftë se nuk mund të shkoj në Worms shën-doshë e mirë, do të shkoj duke u hequr zvarrë - sëmurë siç jam, sepse nuk kam asnjë dyshim se kërkesa e perandorit është një thirrje nga Perëndia. Në rast se dëshirojnë të më bindin me dhunë, -gjë që është më se e mundshme (se nuk po më urdhërojnë të dal përpara tyre, për të më këshilluar urtë e butë), - ia lë gjithçka në dorë Zotit. Ai, që ruajti të paprekur të tre burrat në furrën e përvëluar, vazhdon të jetojë e të mbretërojë. Në qoftë se nuk do më shpëtojë, kjo do të thotë se jeta ime nuk ka shumë rëndësi. Le ta mbrojmë Ungjillin nga talljet e të pabesëve dhe le të derdhim gjakun tonë për triumfin e tij! Nuk më takon mua të vendosë nëse jeta apo vdekja ime do të ndihmojnë më shumë në shpëtimin e njerëzimit.... Nga unë mund të pritet gjithçka përveç nënshtrimit dhe tërheqjes. Nuk kam për t’u nënshtruar e aq më pak kam për t’u tërhequr.” - Ibid, libri 7. kap. 1. KiM 141.1

Me t’u përhapur lajmi në Worms që Luteri do të paraqitej përpara Diet - ës*, të gjithë njerëzit u çuditën dhe u emoSionu-an. Aleandri, delegati i papatit që ishte ngarkuar me shqyrtimin e kësaj çeshtjeje u alarmua dhe u inatos. Ai e kuptoi se rezultati i një tratative të tillë do të ishte shkatërrues për Romën. Të mer-rje në shqyrtim një çështje, që papa e kishte vulosur me dënim me vdekje, do të thoshte përbuzje e autoritetit të kryepriftit sovran. Për më tepër, ai kishte frikë se argumentet e fuqishme dhe elokuente të këtij njeriu do t’i largonte princët nga kauza e papës. Prandaj ai e kundërshtoi me forcë paraqitjen e Luterit në Worms. Pikërisht në këtë kohë u shpall publikisht edhe dekreti i shkishërimit të Luterit; dhe ky dokument së bashku me deklaratat e delegatit papist, e bënë perandorin që të dorëzohej. Ai i shkroi të zgjedhurit të Saksonisë se në rast se Luteri nuk do të tërhiqej, duhet të qëndronte në Wittenberg. KiM 141.2

I pakënaqur nga kjo fitore e pjesshme, Aleandri bëri ç’kishte në dorë dhe përdori gjithë mençurinë e tij për të arritur qëllimin e dënimit të Luterit. Me një këmbëngulje të padenjë për një kauzë të tillë, ai tërhoqi vëmendjen e princëve, prelatëve dhe anëtarëve të tjerë të asamblesë mbi këtë çështje duke e akuzuar Reformatorin për “rebelim, pabesi dhe blasfemi. “Por vrulli dhe pasioni që manifestoi delegati e zbuluan qartë frymën që e mo-tivonte. “Ai nxitet më shumë nga urrejtja dhe hakmarrja, - thanë të gjithë, - sesa nga zelli dhe mëshira.” - Ibid, libri 7, kap. 1. KiM 142.1

Me zell të dyfishuar, Aleandri i kujtoi perandorit do-mosdoshmërinë e zbatimit të urdhrave të papatit. Por sipas ligjeve të Gjermanisë një gjë e tillë nuk mund të bëhej pa miratimin e princëve; së fundi Karli iu nënshtrua presioneve të delegatit dhe e autorizoi atë t’ia paraqiste këtë çështje këshillit. “Kjo ishte një ditë e madhe për priftin. Asambleja ishte e rëndësishme; kauza akoma dhe më e rëndësishme. Aleandri do të përfaqësonte Romën...Nënën dhe zonjën e të gjithave kishave.” Atij i duhej të hakmerrej për mbizotërimin e Pjetrit përpara asmblesë së përfaqsuesve të shumicës së vendeve kris-tiane. “Aleandri ishte një gojëtar i talentuar dhe u paraqit në lartësinë e situatës. Ishte vullneti i Perëndisë që Roma të përfa-qësohej në prani të gjykatësve të nderuar përpara se të dënohej, nga një prej oratorëve të saj më të aftë.” - Wylie, libri 6, kap. 4. Dashamirësit e Reformatorit e pritën me frikë e shqetësim fjalimin e Aleandrit. I zgjedhuri i Saksonisë nuk ishte i pranishëm, por ai kishte caktuar disa nga këshilltarët e tij që të mbanin shënim diskutimin e priftit. KiM 142.2

Aleandri u bë gati që ta shkelte me këmbë të vërtetën duke përdorur forcën e madhe të arsimimit dhe elokuencës së tij. Akuzë pas akuze, ai e përshkroi Luterin si armik të betuar të kishës dhe të shtetit, të të vdekurve e të të gjallëve, të klerit dhe të laikëve, të këshillave dhe të Kristianëve të thjeshtë. “Gabimet e Luterit janë kaq të shumta, - tha ai - sa do të shfajësonin djegien e njëqind mijë heretikëve së bashku.” KiM 142.3

Në mbyllje të fjalimit të tij, ai u përpoq që të hidhte baltë mbi përkrahësit e besimit të reformuar, duke u shprehur: “Çfarë na qënkan gjithë këta Luterianë? Një grup pedagogësh të pacipë, priftërinjsh të korruptuar, murgjish të shthurur, avokatësh të paditur, fisnikësh të rrënuar që janë bashkuar me njerëzit e thjeshtë, të cilët i kanë keqtrajtuar dhe gënjyer. Sa më epërsi ka bashkësia Katolike në numër, fuqi dhe dije? Ky dekret i njëzëshëm i kësaj asambleje do të ndriçojë njerëzit e thjeshtë, do të paralajmëroj mendjelehtët, do t’i bindi të lëkundurit dhe do t’i forcojë të dobtit.” - D’Aubigne, libri 7, kap. 3. KiM 143.1

Këto armë janë përdorur në shekuj për të sulmuar avokatët mbrojtës të së vërtetës. Të njëjtat argumente drejtohen edhe sot e kësaj dite kundër atyre që guxojnë të paraqisin, në kundërshtim me gabimet mbizotëruese mësimet e qarta dhe të drejtpërdrejta të fjalës së Perëndisë. “Kush na qënkan këta predikuesë të doktrinave të reja?” - thërrasin ata që jepen pas “besimit” popullor. - Ata janë të paditur, të pakët në numër e të varfër. Megjithatë, kanë fytyrë e pretendojnë se kanë me vete të vërtetën e janë populli i zgjedhur i Perëndisë. Ata janë injo-rantë e të mashtruar. Sa më epërsi ka në numër e në fuqi kisha jonë? Sa njerëz të ditur e të pushtetshëm kemi mes nesh? Sa më shumë popullaritet gëzojmë?” Këto janë argumente që e bindin botën; por ato vazhdojnë të mbeten po aq boshe sot sa ishin në kohën e ReformaSionit. KiM 143.2

ReformaSioni, ndryshe nga ajo që mendojnë disa, nuk përfundoi me Luterin. Ai do të vazhdojë deri në ditët e fundit të historisë botërore. Luteri, duke reflektuar dritën e marrë nga Perëndia, kreu një detyrë të rëndësishme; megjithatë ai nuk ar-riti të merrte të gjithë dritën që do t’i jepej botës. Që nga koha e tij e deri në ditët tona, Shkrimet e Shenjta kanë çliruar rreze të reja dhe të vërteta të mëdha kanë dalë nga errësira nën ndikimin e dritës së tyre. KiM 143.3

Fjalimi i delegatit la gjurmë në mendjet dhe zemrat e anëtarëve të Dietës. Luteri nuk ishte i pranishëm, që me të vër-tetat bindëse dhe të qarta të fjalës së Perëndisë, t’ia ulte hundën kampionit të papatit. Nuk u bë asnjë përpjekje për ta mbrojtur Reformatorin dhe dukej qartë tendenca e përgjith-shme për të dënuar jo vetëm atë dhe doktrinat e tij, por edhe për ta shkulur nga rrënjët këtë herezi. Roma kishte shfrytëzuar mundësinë më të volitshme për të mbrojtur kauzën e saj. Ajo kishte thënë ç’ kishte dashur në këtë deklaratë hakmarrjeje. Megjithatë e ashtuquajtura “fitore” ishte sinjali i parë i humbjes. Që nga ai moment, lufta e hapur, do ta nxirrte akoma më në pah ndryshimin midis të vërtetës dhe gabimit dhe Roma do ta hum-biste sigurinë e mëparshme KiM 143.4

Ndërsa pjesa më e madhe e anëtarëve të Dietës nuk do të kishin ngurruar t’ia dorëzonin Luterin hakmarrjes së Romës, shumë prej tyre e kishin vënë re dhe e dënonin shthurjen që mbizotëronte në kishë dhe dëshironin t’u jepej fund abuzimeve që mbante mbi kurriz populli gjerman falë korrupsionit dhe grykësisë së kësaj hierarkie. Delegati e kishte përshkruar sundi-min e papës me ngjyra të ndezura. Zoti frymëzoi një anëtar të Diet- ës që ta paraqiste haptazi tiraninë e papatit. Me ven-dosmëri të madhe, Duka George i Saksonisë u ngrit në mes të asaj asambleje dhe saktësoi mashtrimet, gënjeshtrat dhe frytet e punës së selisë së shenjtë. Në fund të fjalimit të tij, ai tha: “Këto janë disa nga abuzimet që e tregojnë me gisht Romën. Ata nuk e njohin më kuptimin e fjalës “turp” dhe qëllimi i tyre i vetëm është ... paraja, paraja, paraja... kështu predikuesit që duhet t’u mësojnë njerëzve të vërtetën, nxjerrin nga goja vetëm gënjeshtra dhe jo vetëm që nuk qortohen, por edhe shpërblehen sepse sa më të mëdha gënjeshtrat, aq edhe më i madh fitimi. Nga një burim i tillë i ndyrë rrjedh vetëm ujë i qel-bur. Shthurja ia shtrin dorën kopracisë... Mjerë ne! Skandali që ka shkaktuar kleri i ka shtyrë shumë shpirtra drejt dënimit të përjetshëm. Eshtë e nevojshme një reformë e përgjithshme!” - Ibid, libri 7, kap. 4. KiM 144.1

As vetë Luteri nuk do të kishte mundur t’ua çirrte maskën më mirë abuzimeve të papatit; dhe fakti që folësi ishte një kundërshtar i vendosur i Reformatorit i dha forcë më të madhe fjalëve të tij. KiM 144.2

Sikur sytë e asamblesë të ishin të hapur, ata do të kishin parë mes tyre engjëj qiellorë që duke e çarë errësirën e gabimit, hidhnin rreze drite dhe i hapnin dyert e zemrave dhe të mendjeve për të mirëpritur të vërtetën. Fuqia e Perëndisë së të vërtetës dhe mençurisë kishte nën kontroll madje edhe kundërshtarët e ReformaSionit duke i hapur rrugën kështu punës së madhe që duhej kryer. Martin Luteri nuk ishte i pran-ishëm, por ajo asamble kishte dëgjuar zërin e Dikujt që ishte shumë më i madh se ai. Diet i zgjodhi një komitet, të cilit iu ngarkua detyra e përgatitjes së një liste të të gjitha shtypjeve të papatit që i rëndonin mbi shpatulla popullit gjerman. Kjo listë, e përbërë nga njëqind e një pika, iu paraqit perandorit së bashku me kërkesën që ai të merrte masa të menjëhershme për ndali-min e këtyre abuzimeve. “Sa shumë humbje shpirtrash, - shkru-anin hartuesit e petiSionit, - sa shumë grabitje, sa shumë zhvatje si pasojë e skandaleve që rrethojnë kreun shpirtëror të Kristian-izmit! Eshtë detyra jonë që të ndalojmë shkatërrimin dhe poshtërimin e popullit që përfaqësojmë. Për këtë arsye lutemi me përulje, por edhe me ngulm që të jepet urdhër për një reformë të përgjithshme dhe të vihet në jetë realizimi i saj.” - Ibid, libri 7, kap. 4. KiM 144.3

Këshilli kërkoi që Reformatori të paraqitej pa vonesë. Pa marrë parasush lutjet, protestat dhe kërcënimet e Aleandrit, perandori ra dakort që luteri të thirrej përpara Diet- ës. Me ftesën u bashkangjit një lejekalim që i siguronte atij një kthim pa pengesa. Në Wittenberg të rejat i solli një lajmëtar, që ishte ngarkuar ta shoqëronte Reformatorin në Worms. KiM 145.1

Miqtë e Luterit u shqetësuan dhe u frikësuan. Të vetëdijshëm për paragjykimet dhe armiqësinë që ekzistonte kundër tij, ata kishin frikë që as lejekalimi nuk do t’i shërbente për gjë dhe iu lutën që të mos rrezikohej më kot. Ai iu përgjigj: “Papistët nuk dëshirojnë vajtjen time në Worms, por dënimin dhe vdekjen time. S’karëndësi. Mos u lutni për mua, por për fjalën e Perëndisë... Krishti do të më japë Shpirtin e Tij që të dal fitimtar ndaj pastorëve të gabimit. Unë i kam përbuzur gjatë gjithë jetës sime dhe do të triumfoj me vdekjen time. Ata në Worms po komplotojnë tërheqjen time dhe unë do të tërhiqem sepse, në fillim, thoja se papa është mëkëmbës i Krishtit, kurse tani do të deklaroj se është kundërshtari i Zotit tonë dhe apostull i djallit.” - Ibid, libri 7 kap. 6. KiM 145.2

Luteri nuk do ta ndërmerrte këtë udhëtim të rrezikshëm vetëm. Përveç lajmëtarit perandorak, atë vendosën ta shoqëronin edhe tre nga miqtë e tij më besnik. Edhe Melanchtoni donte me gjithë shpirt të bashkohej me ta. Zemra e tij ishte e lidhur fort me atë të Luterit dhe ai ishte betuar ta ndiqte Luterin po të lindte nevoja, në burg e në varr. Lutjet e tij nuk u morën parasysh. Sikur të vdiste Luteri, shpresa e vetme e ReformaSionit mbetej bashkëpunëtori i tij i ri. Ndërsa u nda me Melanchtonin, Reformatori tha: “Në qoftë se nuk kthehem dhe armiqtë e mi më dënojnë me vdekje, vazhdo t’i mësosh njerëzit dhe të qëndrosh i patundur në mbrojtje të së vërtetës. Puno në vendin tim... Në rast se ti mbijeton, vdekja ime nuk do të ketë shumë rëndësi.” - Ibid, libri 7, kap. 7. Studentët dhe qytetarët që ishin mbledhur për t’i uruar udhë të mbarë, u prekën thellë. Një turmë e madhe njerëzish, zemrat e të cilëve e kishin pranuar Ungjillin, përshëndetën me lot në sy. Kështu, Reformatori dhe bashkëudhëtarët e tij u larguan nga Wittenbergu. KiM 145.3

Gjatë udhëtimit ata vunë re se njerëzit i kishin pushtuar parandjenja të këqija. Në disa qytete, kalimi i tyre nuk ngjalli as emoSionin më të vogël. Kur qëndruan në një qytet të vogël për të kaluar natën, një prift - mik shprehu frikën e tij duke i treguar Luterit portretin e një reformatori italian që kishte rënë si martir. Të nesërmen ata dëgjuan se shkrimet e Luterit në Worms ishin quajtur të gabuara. Lajmëtarët po shpallnin kudo vendimin perandorak duke u bërë thirrje njerëzve që t’ua dorëzonin magjistratëve librat e ndaluar. Shoqëruesi i tij, duke mos i besuar më lejekalimit dhe duke menduar se çështja e tij tashmë ishte goditur rëndë, e pyeti nëse dëshironte të kthehej. Ai iu përgjigj: “Edhe pse më ndalojnë në çdo qytet, do të vazhdoj.” - Ibid, libri 7, kap. 7. KiM 146.1

Në Erfurt, Luteri u prit me nderim. I rrethuar nga turma admiruesish, ai përshkoi rrugët që vite më parë i kishte shkelur ngarkuar me thesin e fratit lypës. Ai shkoi tek qelia e tij në konvikt dhe mendja i shkoi tek betejat e gjata që i ishte dashur të përballonte për t’i falur Gjermanisë dritën që i kishte ndriçuar shpirtin. Murgu që dikur u kthye në tallje të konviktit mbarë, tani hipi mbi podiun, - një gjë e tillë nuk i lejohej por lajmëtari bëri një lëshim - dhe predikoi. KiM 146.2

Grumbullit të njerëzve ai iu drejtua me fjalët e Krishtit: “Paqja qoftë me ju! Filozofë, mjekë dhe shkrimtarë janë përpjekur t’i tregojnë njerëzimit mënyrën se si mund të fitohet jeta e për-jetshme, por nuk ia kanë dalë mbanë. Do t’ua tregoj unë... Perëndia ka ngritur një njeri nga varri, Zotin Jezu Krisht, në mënyrë që Ai ta shkatërrojë vdekjen, ta çrrënjosë mëkatin dhe t’i mbyllë portat e ferrit. Kjo është puna e shpëtimit... Krishti ka fituar! Ky është lajmi i gëzuar dhe ne shpëtohemi jo nga veprat tona, por nga vepra e Tij... Zoti ynë Jezu Krishti tha: “Paqja qoftë me ju; shihni duart e mia!” Ai po thoshte: “Shiko, o njeri! Jam Unë dhe vetëm Unë që të laj nga mëkati dhe të blen. Tani keni paqe! - tha Zoti.” KiM 146.3

Ai vazhdoi të predikonte duke theksuar se besimi i vërtetë, shfaqet me anë të një jete të shenjtë. “Duke qënë se Perëndia na ka shpëtuar, le të veprojmë drejt që veprat tona të pranohen me gëzim prej Tij. Je i pasur? Eshtë mirë që të ardhurat e tua të shërbejnë edhe për të mirën e të tjerëve. Je i varfër? Qoftë pu-na jote e pranueshme për të pasurin! Në qoftë se puna jote të vlen vetëm ty, atëherë shërbimi që pretendon t’i ofrosh Perëndisë është i gënjeshtërt.” - Ibid, libri 7, kap. 7. KiM 147.1

Njerëzit dëgjonin me gojë hapur. Shpirtrat e uritur po shijonin bukën e jetës. Krishti në sytë e tyre ishte ngritur mbi papën, mbi delegatët, mbi perandorët dhe mbi mbretërit. Luteri as nuk e përmendi pozitën e tij të vështirë. Ai nuk u përpoq që të kthehej në objekt mendimi dhe keqardhje. Duke soditur Krishtin, ai e kishte harruar vetveten. Ai u fsheh pas Njeriut të Kalvarit, duke u orvatur që ta prezantonte Jezusin si Shpëtimtarin e mëkatarëve. KiM 147.2

Ndërsa Reformatori vazhdonte udhëtimin e tij, vinte re rritjen e interesit të njerëzve. Gjithnjë e më shpesh turmat që e rrethonin e dëgjonin me dashamirësi dhe e paralajmëronin për qëllimin keqdashës së papistëve. “Do të të djegin, - i thanë disa, - e do të bëjnë shkrumb e hi siç vepruan me John Hussin. “Luteri përgjigjej: “Edhe sikur të ndiznin një zjarr të madh, flakët e të cilit të arrinin qiellin, nga Wittenbergu në Worms, unë do të kaloja mes tij në emër të Zotit dhe do të paraqitesha atje; do të hyja mes kthetrave të kësaj bishe dhe do t’ia thyeja dhëmbët duke treguar për Zotin Jezu Krisht.” - Ibid, libri 7, kap.7 KiM 147.3

Lajmi i mbërritjes së tij në Worms ngjalli një shqetësim të madh. Miqtë frikësoheshin për jetën e tij; armiqtë frikësoheshin për fatin e kauzës së tyre. Përpjekje të mëdha u bënë që ta bindnin të mos hynte në qytet. Papistët me lëkurë deleje, e nxitën të kërkonte strehë në kështjellën e një fisniku, ku të gjitha problemeve do t’u jepej zgjidhje në mënyrë shoqërore. Miqtë u përpoqën ta frikësonin duke i përshkruar rreziqet që e kanosnin. Përpjekjet e tyre nuk dhanë rezultat. Luteri, i vedosur, deklaroi: “Edhe sikur në Worms të ketë aq shumë demonë sa tjegullat mbi çati, unë do të shkoj atje.” - Ibid, libri 7, kap. 7. KiM 148.1

Me të arritur në portat e qytetit, i doli përpara një turmë e madhe njerëzish për t’i uruar mirëseardhjen. Një grumbullim kaq i madh nuk ishte mbledhur as për perandorin vetë. Shqetësimi ishte i madh. Nga mesi i turmës u dëgjua një këngë vaji si para-lajmërim për fatin që e priste. “Perëndia do të jetë mbrojtja ime. tha ai ndërsa po zbriste nga karroca. KiM 148.2

Papistëve nuk u kishte shkuar në mendje se ai do të vinte në Worms dhe ardhja e tij i tmerroi. Perandori mblodhi menjëherë këshilltarët e tij që të vendosnin se çfarë rruge do të ndiqnin. Një nga peshkopët, përkrahës i zellshëm i papës, deklaroi: “Jemi konsultuar edhe më parë për këtë çështje. Hiqe qafe, madhëri, këtë njeri! A nuk e dënoi Sigismundi, John Hussin me djegie? Ne nuk kemi pse ta respektojmë lejekalimin e një heretiku. Jo, -tha perandori, - ne duhet ta mbajmë premtimin që dhamë.” - Ibid, libri 7, kap.8. U vendos që Reformatorit t’i jepej e drejta e fjalës. KiM 148.3

Të gjithë banorët e qytetit mezi prisnin ta shihnin këtë njeri të shquar dhe një turmë e madhe njerëzish priste vazhdimisht pranë vendit ku banonte ai. Luteri sapo kishte kaluar një sëmundje të rëndë dhe ishte i lodhur nga udhëtimi dyjavor. Ai duhej të përgatitej për ngjarjet e së nesërmes dhe kishte nevojë për qetësi e pushim, por dëshira për ta takuar ishte kaq e madhe, saqë vetëm pas dy orësh nga mbërritja e tij, fisnikë, oborrtarë, priftërinj, qytetarë u mblodhën në vend. Mes tyre, kishte shumë nga fisnikët që i kishin kërkuar me vendosmëri perandorit një reformë të përgjithshme kishëtare dhe që, - sipas fjalëve të Luterit, - “ishin çliruar nga Ungjilli im.” - Martyn, fq.393. KiM 148.4

Për t’u takuar me murgun trim nuk erdhën vetëm miq, por edhe armiq; por ai i priti të gjithë me qetësi, duke u dhënë përgjigje të matura dhe dinjitoze. Durimi i tij ishte i qëndrueshëm dhe i guximshëm. Fytyra e tij e zbehtë dhe e imët, vijosur nga gjurmët e punës dhe sëmundjes, ruante një shprehje të gëzue-shme. Solemniteti dhe saktësia e fjalëve të tij, i falnin atij një fuqi, të cilës nuk i bënin dot ballë as armiqtë e tij. Si miqtë dhe armiqtë u mahnitën. Disa ishin më se të bindur se ai ndihmohej nga një forcë hyjnore; të tjerët, si farisenjtë me Krishtin thonin: “Eshtë i pushtuar nga djalli.” KiM 149.1

Të nesërmen Luteri u paraqit përpara Diet-ës. Një roje perandorake e shoqëroi atë deri në sallën e pritjes; megjithatë ai e pati të vështirë të arrinte deri atje. Çdo rrugë ishte mbushur me njerëz që mezi prisnin ta shihnin me sytë e tyre murgun që kishte guxuar ta kundërshtonte autoritetin e papës. KiM 149.2

Ndërsa po hynte në sallën e gjyqit, një gjeneral i vjetër, një hero betejash të lavdishme, i tha atij me butësi: “I shkreti murg, i shkreti murg! Ti do të përballosh tani një betejë shumë më fisnike se unë ose ndonjëri prej kapitenëve të mi. Por në qoftë se kauza jote është e drejtë dhe ti je i sigurtë për këtë, ec përpara në emër të Zotit dhe mos ki frikë nga asgjë. Perëndia nuk do të harrojë.” - D’Aubigne, libri 7, kap. 8. KiM 149.3

Luteri qëndroi përpara këshillit. Perandori ishte ulur mbi fron. Përreth tij ndodheshin personazhet më të shquara të perandorisë. Asnjë njeri tjetër nuk ishte paraqitur ndonjëherë përpara një asambleje më të nderuar se kjo e mbledhur tani për Martin Luterin, që do t’i duhej të jepte llogari për besimin e tij. “Një pamje e tillë ishte në vetvete një fitore mbi papatin. Papa e kishte dënuar këtë njeri dhe ai, tani, qëndronte përpara një trupi gjykues që me këtë veprim po lartësohej mbi vetë papën. Papa e kishte mallkuar dhe veçuar nga pjesa tjetër e shoqërisë njerëzore; e megjithatë atij i bëhej njëftesë e respektueshme dhe thirrej përpara asamblesë më fisnike të botës. Papa e kishte dënuar me heshtje të përjetshme, ndërsa ai po bëhej gati të fliste përpara mijëra dëgjuesve të vëmendshëm që ishin mbledhur nga të katër anët e botës së Krishterë. Luteri u kthye në shkëndijë të një zjarri të fuqishëm revoluSionar. Roma tashmë po zbriste nga froni i saj dhe shkaku i këtij poshtërimi ishte zëri i një murgu të thjeshtë.” - Ibid, libri 7, kap. 8. KiM 149.4

Para asaj asambleje të fuqishme dhe fisnike, Reformatori që vinte nga një familje e thjeshtë, dukej i mahnitur dhe i hutuar. Disa nga princat, duke e kuptuar që ai ishte i emoSionuar, iu afruan dhe njëri prej tyre pëshpëriti: “Mos kij frikë nga ata që vrasin trupin, por që nuk mund të vrasin shpirtin. “Një tjetër tha: “Kur t’ju çojnë përpara guvernatorëve dhe përpara mbretërve për shkakun Tim, Fryma e Atit do të flasë në ju. “Kështu, njerëzit e fuqishëm të botës i kujtuan fjalët e Krishtit, shërbëtorit të Tij në ketë orë prove. KiM 150.1

Luterin e ulën përpara fronit të perandorit. Në sallë nuk pipëtinte askush. Më pas, një zyrtar perandorak u ngrit në këmbë dhe duke treguar me gisht një grumbull me veprat e Luterit, i kërkoi Reformatorit që t’u përgjigjej dy pyetjeve - a i pranonte këto shkrime si të tijat dhe a pranonte t’i tërhiqte opinionet që kishte shprehur në to. Me t’u lexuar titujt e librave, Luteri u përgjigj se veprat ishin shkruar prej tij. “Përsa i përket pyetjes së dytë, - tha ai, - meqë është një pyetje që ka të bëjë me besimin dhe shpëtimin e shpirtrave dhe ku përfshihet edhe fjala e Perëndisë që është thesari më i çmuar si në qiell dhe mbi dhe, duhet të mendohem mirë përpara se t’i përgjigjem. Mund të pranoj më pak nga ç’më kërkojnë rrethanat ose më shumë nga është e vërtetë, duke mëkatuar kështu ndaj kësaj thënie të Krishtit: “Kushdo që do te më mohojë përpara njerëzve, edhe unë do ta mohoj përpara Atit tim që është në qiej.” - Mateu 10:33. Kjo është arsyeja që unë i lutem madhërisë së tij perandorit, që të më japë kohë që të përgjigjem pa e cënuar fjalën e Perëndisë.” -D’Aubigne, libri 7, kap.8. KiM 150.2

Kjo kërkesë ishte një veprim i mençur i Luterit. Rruga që ndoqi e bindi asamblenë se ai nuk vepronte i nxitur nga pasioni apo impulsi i momentit. Një qetësi dhe vetkontroll i tillë, që nuk pritej nga njeri i vendosur dhe i drejtpërdrejtë si ai, i dha një nuancë të re fuqisë së tij dhe më pas e aftësoi atë të përgjigjej me një urtësi, pjekuri, vendosmëri dhe me një dinjitet të tillë që i çuditi, i zhgënjeu dhe i vuri në lojë kundërshtarët e tij mendjemëdhenj. KiM 150.3

“O Zot i plotfuqishëm dhe i përjetshëm, - u lut ai, - sa e tmerrshme është kjo botë! Shiko se si ka hapur gojën për të më gëlltitur dhe unë kam kaq besim tek Ti... Në qoftë se do t’i besoj forcës së kësaj bote, mori fund gjithçka... Ka ardhur ora ime e fundit, dënimi im është vendosur... O Zot, më ndihmo ta përbal-loj mençurinë e botës. Bëje këtë... Vetëm Ti,... sepse kjo nuk është puna ime, por Jotja. Unë nuk mund të bëj asgjë për të zbrapsur të mëdhenjtë e botës... Kauza të përket Ty... dhe është një kauzë e drejtë dhe e përjetshme. O Zot, më ndihmo! O Zot besnik dhe i qëndrueshëm vetëm Ty të besoj. Gjithçka që vjen nga njeriu është e paqëndrueshme; gjithçka që vjen nga njeriu dështon... Ti më ke zgjedhur për këtë punë... Qëndromë pranë për hir të të dashurit Tënd Jezu Krisht, që është mbrojtja, shpata dhe kështjella ime.” - Ibid, libri 7, kap. 8. KiM 151.1

Me vullnetin e Tij Zoti e kishte bërë Luterin të ndërgjegjshëm për rrezikun që i kanosej, në mënyrë që ai të mos kishte besim tek forcat e veta e të nxitohej kuturu. Nuk ishte aspak frika e vuajtjeve personale, torturave dhe vdekjes që e tmerronte. Tani ai po ballafaqohej me këtë periudhë kritike dhe ndjehej jo plotësisht i aftë për t’i bërë ballë. Për shkak të dobësisë së tij, kauza e së vërtetës mund të dëmtohej. Ai iu lut Zotit jo për siguri personale, por për triumfin e Ungjillit. Konflikti dhe ankthi që ndjente në shpirt i ngjanin vuajtjeve të Izraelit në atë natë të shqetësuar pranë atij përroi pa jetë. Ashtu si Izraeli edhe ai doli fitimtar me Perëndinë. Kur gjithçka dukej pa shpresë, ai e përqëndroi besimin e tij tek Krishti, Çliruesi i fuqishëm. Ai mori forcë nga siguria se nuk do të paraqitej i vetëm përpara atij këshilli. Paqja iu rikthye në shpirt dhe ai u gëzua që po i besohej nderi i madh që t’ua hapte sundimtarëve të kombeve, fjalën e Perëndisë. KiM 151.2

Me mendje të drejtuar tek Zoti, Luteri u përgatit për betejën që e priste. Ai përcaktoi planin e përgjigjeve të tij, shqyrtoi pasa-zhe të veprave të tij dhe nxirri nga Shkrimet e Shenjta prova të shumta në mbështetje të tezave të veta. Më pas, duke e vënë dorën e majtë mbi Volumin e Shenjtë që ishte hapur përpara tij, ai ngriti dorën e djathtë drejt qiellit dhe u betua “t’i qëndronte besnik Ungjillit dhe ta shprehte haptazi besimin e tij edhe sikur t’i duhej ta vuloste me gjak dëshminë e tij.” - Ibid, libri 7, kap. 8. KiM 151.3

Kur u paraqit sërisht përpara Diet- ës, në fytyrën e tij nuk dal-loheshin gjurmë frikë apo hutimi. I qetë dhe paqësor, por edhe i guximshëm dhe fisnik, ai qëndronte mes njerëzve të mëdhenj të botës, si dëshmitar i Perëndisë. Zyrtari perandorak e pyeti sërisht nëse kishte vendosur të hiqte dorë nga doktrinat e tij. Luteri u përgjigj me zë të ulët dhe të qetë, pa u udhëhequr nga hakmarrja apo pasioni. Sjellja e tij ishte e respektueshme dhe shprehte një besim dhe gëzim që e çuditi asamblenë. KiM 152.1

“Perandor i nderuar, princë të shquar, zotërinj të re-spektueshëm - tha Luteri. - Paraqitem përpara jush sot duke e çuar në vend urdhrin që m’u dha dje dhe në emër të Zotit i lutem madhërisë suaj dhe fisnikëve të tjerë të pranishëm që të më dëgjojnë me dashamirësi ndërsa do të mbroj një kauzë që mendoj se është e drejtë dhe e vërtetë. Në rast se, falë padijes sime, do t’i shkel zakonet dhe ritet e oborrit mbretëror, ju lutem që të më falni, sepse nuk jam rritu në pallat luksoze, por në vetminë e një manastiri.” - Ibid, libri 7, kap. 8. KiM 152.2

Më pas, ai pohoi se veprat e tij nuk ishin të të njëjtit karakter. Në disa prej tyre ai kishte folur për besimin dhe veprat e mira dhe madje edhe armiqtë e tij deklaronin se ato ishin mjaft të dobishme. Të flakje tej libra të tillë, do të thoshte të dënoje të vërteta që i pranonin të dyja palët. Pjesa tjetër e shkrimeve të tij kishte në qëndër korrupsionin dhe abuzimet e papatit. Të mo-hoje këto vepra do të thoshte të forcoje tiraninë e Romës dhe t’i hapje rrugën pabesive akoma dhe më të mëdha. Në librat e grupit të tretë ai kishte sulmuar individë që u kishin dalë në mbrojtje të këqijave që viheshin re në botë. Në lidhje me këto libra ai pohoi haptazi se ishte treguar ca më i ashpër. Ai nuk pre-tendonte se ishte pa asnjë faj; por as këta libra nuk mund t’i hidhte poshtë sepse një gjë e tillë do t’i inkurajonte armiqtë e së vërtetës dhe ata nuk do të nguronin ta trajtonin akoma më mi-zorisht popullin e Perëndisë. KiM 152.3

“Megjithatë unë jam thjesht një qënie njerëzore dhe jo Perëndi. - vazhdoi ai - Prandaj do ta mbroj vetveten ashtu siç u mbrojt edhe Krishti. “Në qoftë se kam folur keq, dëshmoni për këtë të keqe... Falë mëshirës së Perëndisë, unë ju lutem ju, perandor i nderuar, ju princë të respektueshëm dhe njerëzve të çdo rangu e shtrese shoqërore, të më provojnë se jam i gabuar. Me t’u bindur për këtë, do të heq dorë nga çdo gabim dhe do të jem i pari që do t’i marr librat e mi e do t’i hedh në zjarr. KiM 152.4

Shpresoj që fjalët që kam thënë deri tani tregojnë qartë se i kam peshuar dhe vlerësuar mirë rreziqet që më kanosen; por nuk jam aspak i trishtuar, por i gëzuar që Ungjilli sot, si në kohën e apostujve, bëhet shkak shqetësimi dhe kundërshtimi. Ky është karakteri; ky është fati i fjalës së Zotit. “Nuk erdha të sjell paqe, por shpatë, - tha Jezusi. Zoti është i mrekullueshëm dhe i tmerrshëm kur këshillon, prandaj mendohuni mirë sepse duke synuar të shmangni diskutimet nuk do të merrni nëpër këmbë fjalën e Perëndisë, por do të përjetoni një zhgënjim të frikshëm dhe rreziqesh të panumërta, rrënimesh të mëdha dhe shkatërrim të përjetshëm... Unë mund të citoj shumë shembuj nga Shkrimet e Perëndisë. Mund të flas për Faraonët, për mbretërit e Babilonisë dhe te Izraelit, veprat e të cilëve çuan në shkatërrimin e tyre pikërisht atëherë kur kërkuan këshillë nga kuvendet më të njohura të botës, për të forcuar sundimin e tyre.” - Ibid, libri 7, kap.8 KiM 153.1

Luteri foli fillimisht në gjermanisht; tani atij iu kërkua të përsëriste gjithçka që tha në latinisht. Megjithëse i lodhur nga fjalimi i parë, ai e pranoi këtë kërkesë, dhe përsëriti gjithçka me të njëjtën energji dhe qartësi të fillimit. Perëndia ndërhyri përsëri. Mendjet e shumë princëve ishin verbuar kaq shumë nga gabimet dhe superstiSioni, saqë ata nuk arritën ta kuptonin forcën e arsyetimit të Luterit gjatë fjalimit të parë; por përsëritja i dha atyre mundësi t’i perceptonin më qartë çështjet në diskutim. KiM 153.2

Ata, që i mbyllën me kokëfortësi sytë përpara të vërtetës dhe vendosën të mos i bindeshin asaj, u tërbuan nga forca e fjalëve të Luterit. Kur ai i dha fund fjalimit të tij, zëdhënësi i Diet- ës tha me ashpërsi: “Nuk i ke dhënë përgjigje pyetjes që t’u bë... Kërkojmë një përgjigje të saktë dhe të shkurtër. Do të tërhiqesh apo jo? KiM 153.3

Reformatori u përgjigj: “Meqënëse madhëria juaj e re-spektuar dhe autoritetet e larta kërkojnë prej meje një përgjigje të saktë, të thjeshtë dhe të shkurtër, unë do t’ua bëj qejfin. Përgjigjja ime është kjo: nuk mund t’ia nënshtroj besimin tim as papës dhe as këshillave sepse është e qartë si drita e diellit se ato kanë gabuar dhe kanë rënë ndesh me njëri- tjetrin. Në qoftë se nuk bindem nga dëshima e Shkrimeve të Shenjta ose nga arsye-timi më i shëndoshë, në qoftë se nuk bindem, nëpërmjet pasa-zheve që sapo citova, se gaboj, në qoftë se ndërgjegja ime nuk përputhet me fjalën e Perëndisë, unë as mund të tërhiqem dhe as nuk do ta bëj një gjë të tillë, sepse nuk është mirë që një i Krishterë të flas kundër ndërgjegjes së tij. Ky është vendimi im. Nuk mund të veproj ndryshe. Zoti më ndihmoftë! Amen.” - Ibid, libri 7, kap.8 KiM 153.4

Kështu, ai njeri i drejtë, i kishte ngulur këmbët fort mbi themelin e sigurt të fjalës së Perëndisë. Drita qiellore ia ndriçonte fytyrën. Madhështia dhe pastërtia e karakterit, paqja dhe gëzimi shpirtëror dolën në dritë të plotë, ndërsa ai dëshmonte kundër fuqisë së gabimit dhe pro atij besimi që del fitimtar mbi botën. KiM 154.1

Për disa çaste e gjithë asambleja mbeti e shtangur nga habia. Kur Luteri ishte paraqitur për herë të parë përpara këshillit ai kishte folur me zë te ulët dhe kishte mbajtur një qëndrim të re-spektueshëm, pothuajse të nënshtruar. Papistët kishin menduar se kjo ishte provë e mungesës së guximit nga ana e tij. Ata e quajtën kërkesën për shtyrje, “preludë” të tërheqjes së tij. Karli vetë, duke vënë re me përçmim pamjen e vuajtur të murgut, veshjen e tij modeste dhe thjeshtësinë e fjalimit të tij, kishte thënë: “Për mendimin tim ky murg nuk do të bëhet kurrë heretik.” Guximi dhe qëndrueshmëria që shfaqi ai tani, si dhe fuqia dhe qartësia e arsyetimit të tij, i çuditi të gjithë të pran-ishmit. Perandori, i mahnitur, thirri: “Ky murg flet me gjithë zemër dhe me guxim të paparë.” Shumë princë gjermanë e panë me gëzim e krenari këtë përfaqsues të denjë të kombit të tyre. KiM 154.2

Përkrahësit e Romës u ngrysën në fytyrë, kauza e tyre po shqyrtohej nga një kënd i ri vështrimi. Ata u përpoqën të mos dorëzoheshin, duke mos iu drejtuar Shkrimeve të Shenjta, por duke kërcënuar, sepse kërcënimet janë argumentet e vetme “bindëse” të Romës. Zëdhënësi i Diet- ës tha: “Në qoftë se nuk heq dorë, perandori dhe përfaqësuesit e shteteve të peran-dorisë do të mblidhen për të diskutuar mbi masat që do të mer-ren kundër një heretiku të pandreqshëm.” KiM 154.3

Miqtë e Luterit, që e kishin dëgjuar me gëzim mbrojtjen e tij, u tmerruan nga këto fjalë; por vetë Reformatori tha qetësisht: “Më ndihmoftë Zoti se nuk mund te heq dorë nga asgjë.” - Ibid, libri 7, kap. 8. KiM 155.1

Atij iu dha urdher që të largohej nga salla gjyqësore ndërsa princët do të konsultoheshin me njëri- tjetrin. Gjithkush e kuptoi se pika kulmore kishte ardhur. Këmbëngulja e Luterit për të mos u gjunjëzuar mund ta ndryshonte rrënjësisht historinë shekullore të kishës. U vendos që t’i ofrohej atij një mundësi tjetër pendi-mi. Ai u shoqërua përpara asamblesë për herë të fundit. U pyet sërisht nëse ishte i gatshëm t’i braktiste doktrinat e tij. “Përveç përgjigjes që dhashë, - tha ai- unë s’kam asgjë tjetër për të shtuar.” Dukej qartë se as premtimet dhe as kërcënimet, nuk mund ta bënin atë t’i nënshtrohej mandatit të Romës. KiM 155.2

Udhëheqësit e papatit u tërbuan me murgun që guxoi të përçmonte autoritetin e tyre, para të cilit ishin trembur princë dhe mbretër. Ata mezi prisnin ta shprehnin zemërimin e tyre duke “luajtur” mizorisht me jetën e tij, por Luteri, edhe pse e dinte që i kanosej një rrezik i madh, i kishte folur të gjithëve me dinjitet dhe qetësi prej të Krishteri të mirë. Fjalët e tij ishin të thjeshta, të matura dhe të qarta. Ai e kishte harruar vetveten dhe ata që e rrethonin, duke e përqëndruar vëmendjen vetëm tek Ai që është shumë më i madh se papa, prelatet, mbretërit apo perandorët. Krishti kishte folur, përmes dëshmisë së Luterit, me një fuqi dhe madhështi aq të madhe saqë për një farë kohe ishin çuditur dhe mahnitur jo vetëm miqtë por edhe armiqtë. Në atë sallë ishte i pranishëm Shpirti i Perëndisë që i preku zemrat e sundimtarëve perandorakë. Shumë princë e pranuan me guxim drejtësinë e kauzës së Luterit drmë të thellë. Mes tyre pati edhe nga ata që nuk i shprehën bindjet e tyre që në atë moment, por që pas një studimi të hollësishëm të Shkrimeve te Shenjta, u kthyen më pas, në përkrahës të patrembur të ReformaSionit. KiM 155.3

I zgjedhuri i Saksonisë, Frederiku, që e kishte pritur me ankth paraqitjen e luterit në Worms, e dëgjoi i emoSionuar fjalimin e tij. I gëzuar dhe krenar, ai vuri re guximin, qëndrueshmërinë dhe vetëkontrollin e doktorit dhe vendosi ta mbronte më me forcë kauzën e tij. Ai krahasoi palët kontradiktore dhe kuptoi që mençuria e papës, mbretërve dhe prelatëve nuk vlente fare përpara fuqisë së të vërtetës. Papati pësoi një disfatë që do të linte gjurmë në të gjithë brezat e në të gjithë kohërat. KiM 155.4

Me të kuptuar efektin që pati fjalimi i Luterit, delegati pati frikë më shumë se kurrë për sigurinë e pushtetit romak dhe vendosi ta sulmonte Reformatorin me të gjitha mundësitë që kishte. Duke përdorur gojëtarinë dhe diplomacinë, për të cilat shquhej, ai i parashtroi perandorit rreziqet e miqësisë dhe përkrahjes së selisë së fuqishme romake për hir të një murgu të rëndomtë. KiM 156.1

Fjalët e tij patën ndikimin e tyre. Të nesërmen e përgjigjes së Luterit, Karli i paraqiti Diet- ës një mesazh, ku theksonte ven-dosmërinë e tij për ta vazhduar politikën e mbrojtjes dhe ruajtjes së fesë Katolike në vend, që e kishin përqafuar më parë edhe paraardhësit e tij. Meqënëse Luteri nuk kishte pranuar të hiqte dorë nga gabimet e tij, kundër atij vetë dhe heretikëve të tjerë që e përkrahnin, duheshin ndërmarrë masat më të ashpra. “Një murg i vetëm i çmendur është ngritur kundër Kristianizmit. Të përqafoj një marrëzi të tillë do të thotë të vë në rrezik mbretëritë e mia, miqtë e mi, trupin tim, gjakun tim, shpirtin tim e madje edhe jetën time. E ndaloj Luterin që të shkaktojë çrreg-ullime dhe trazira në popull. Në rast të kundërt, do të proçedoj kundër tij dhe përkrahësve të tij duke i shkishëruar dhe duke marrë të gjitha masat e duhura për shkatërrimin e plotë të këtyre heretikëve. U bëj thirrje përfaqsuesve të shteteve gjermane që të sillen si të Krishterë besnikë.” - Ibid, libri 7, kap. 9. Megjithatë, perandori deklaroi se lejekalimi i Luterit duhej respektuar dhe ai duhej të kthehej në shtëpi shëndoshë e mirë përpara fillimit të proçesit kundër tij. KiM 156.2

Anëtarët e Diet- ës mbronin, në lidhje me këtë çështje, dy mendime të kundërta. Përfaqësuesit dhe delegatët e Romës kërkuan sërisht anullimin e lejekalimit të reformatorit. “Hiri i tij, ashtu si i John Hussit përpara një shekulli, - thanë ata, - duhet të përfundojnë në lumin Ren.” - Ibid, libri 7, kap. 9. Por princët gjermanë, edhe pse vetë ishin përkrahës të papës dhe armiq të betuar të Luterit, protestuan kundër një shkeljeje të tillë besimi dhe kundër një njolle të tillë të madhe mbi nderin e kombit. Ata kujtuan fatkeqësitë që patën pasuar vdekjen e Hussit dhe deklaruan se nuk guxonin të bëheshin shkak i përsëritjes së këtyre të këqijave mbi Gjermaninë dhe mbi perandorin e tyre të ri. KiM 156.3

Duke iu përgjigjur këtij propozimi të ulët, vetë Karli tha: “Edhe në qoftë se nderi dhe besa do të zhdukeshin nga faqja e dheut, gjithmonë duhet të vazhdonin të gjenin strehë në zemrat e princëve.” - Ibid, libri 7, kap. 9. Armiqtë më të vendosur të Luterit vazhduan ta nxisnin atë që të vepronte me Reformatorin ashtu siç kishte vepruar Sigismundi me Hussin - t’ia linte atë në dorë kishës; por, duke kujtuar skenën kur Hussi duke treguar me gisht prangat e tij, e quajti mbretin besëshkelës përpara asamblesë, Karli i V deklaroi: “Nuk dua të skuqem si Sigismundi” - Lenfant vëll. 1, fq. 422. KiM 157.1

Megjithatë Karli i kishte hedhur poshtë me vetëdije të vër-tetat që parashtroi Luteri. “Unë jam më se i vendosur të ndjek shembullin e paraardhësve të - shkruante perandori. - D’Aubigne, libri 7, kap. 9. Ai kishte vendosur të ndiqte rrugën e zakonit, edhe pse ajo e largonte nga shtegu i drejtësisë dhe së vërtetës. Ai do ta mbronte papatin, si dhe mizorinë dhe korrup-sionin e tij sepse kështu kishin vepruar edhe stërgjyshërit e vet. Duke marrë këtë vendim, ai refuzoi të pranonte dritën që etërit e tij nuk kishin mundur ta shihnin dhe as të hidhte një hap të tillë të rëndësishëm që ata nuk e kishin hedhur. KiM 157.2

Edhe në ditët tona ka shumë njerëz që kapen fort pas za-koneve dhe traditave të trashëguara. Kur Zoti u fal atyre rreze të reja drite ata nuk i pranojnë ato vetëm sepse baballarët e tyre, duke mos e pasur këtë mundësi, nuk i kanë pranuar ato. Ne nuk jetojmë si etërit tanë, rrjedhimisht përgjegjësitë tona ndrysho-jnë nga të tyret. Në qoftë se nisemi nga shembulli i baballarëve tanë, pa e studjuar personalisht Biblën duke kuptuar kështu se cila është detyra jonë, nuk do të fitojmë miratimin e Perëndisë. Përgjegjësia jonë është më e madhe se ajo e paraardhësve tanë. Ne jemi përgjegjës jo vetëm për dritën që e pranuan ata e na e lanë trashëgim në shekuj, por edhe për rrezet e reja që na zbulohen në fjalën e Perëndisë. KiM 157.3

Duke folur për çifutët jobesimtarë, Jezusi tha: “Po të mos ki-sha ardhur e të mos u kisha falur atyre, nuk do të kishin faj, por tani ata nuk kanë asnjë shfajësim për mëkatin e tyre.” - Gjoni 15:22. Ishte e njëjta fuqi hyjnore ajo që u foli princëve dhe perandorit të Gjermanisë me gojën e Luterit. Ndërsa drita u çli-rua madhërisht nga fjala e Perëndisë, Shpirti i Tij punoi për herë të fundit në zemrat e shumë anëtarëve të asaj asambleje. Ashtu si Pilati, shekuj më parë, i hapi rrugë krenarisë dhe popullaritetit duke ia mbyllur portën e zemrës në fytyrë Shpëtimtarit të botës; ashtu si Feliksi frikacak iu lut lajmëtarit të së vërtetës: “Për tani, shko dhe kur të kem rast, do të dërgoj të të thërrasin.”, ashtu si Gripa krenar që tha: “Për pak dhe po ma mbush mendjen të bëhem i Krishterë.” (Veprat e Apostujve 24: 25:26:28), duke i kthyer kurrizin mesazhit qiellor, - edhe Karli i V, duke u dhënë pas krenarisë dhe politikës botërore, vendosi ta mohonte dritën e së vërtetës. KiM 158.1

Thashethemet për masat që do të merreshin kundër Luterit u përhapën me shpejtësi, duke ngjallur një shqetësim të madh në mbarë qytetin. Reformatori kishte shumë miq, që duke njohur mizorinë e madhe të Romës ndaj të gjithë atyre që guxonin t’ua çilnin maskën gabimeve të saj, vendosën të bënin çmos që ai të mos binte pre e saj. Qindra aristokratë u betuan se do ta mbronin me jetën e tyre. Të shumtë ishin ata që e quajtën mesazhin perandorak një nënshtrim të ulët ndaj fuqisë kontrolluese të Romës. Në dyert e shtëpive dhe në vendet publike u ngjitën pllakata pro dhe kundër Luterit. Në njërën prej tyre ishin shkruar vetëm fjalët domethënëse të njeriut të mençur: “Mjerë ti o vend, mbreti i të cilit është një fëmi.” - Predikuesi 10:16. Entuziazmi popullor në mbështetje të Luterit në mbarë Gjermaninë, e bindi si perandorin edhe Diet- ën se çdo padrejtësi që mund t’i bëhej atij do ta vinte në rrezik paqen e perandorisë dhe stabilitetin e fronit. KiM 158.2

Ndërkohë Frederiku i Saksonisë mbajti një qëndrim të studjuar mirë, ndërsa i fshihte me kujdes ndjenjat e tij të vërteta ndaj Reformatorit, ai vëzhgonte vazhdimisht lëvizjet e tij dhe të armiqve të tij. Megjithatë pati shumë njerëz që nuk u përpoqën ta fshihnin simpatinë e tyre për Luterin. Ai vizitohej nga princë, kontë, baronë dhe personalitete të tjera të shquara; si fetare dhe laikë. Në dhomën e vogël të doktorit, - shkruan Spalatini, -nuk mund të rrinin të gjithë vizitorët që paraqiteshin në çdo orë të ditës.” - Martyn, vëll 1, fq.404. Njerëzit e shikonin si të ishte më shumë se një qënie njerëzore. Madje edhe ata që nuk u be-sonin doktrinave të tij, e admironin ndershmërinë dhe guximin e këtij njeriu që ishte gati t’i bënte ballë vdekjes vetëm për të mos cënuar ndërgjegjen. KiM 158.3

Përpjekje të shumta u bënë për ta bindur Luterin që të hynte në kompromis me Romën. Fisnikë dhe princë e paralajmëruan se po të vazhdonte të këmbëngulte në drejtësinë e gjykimit të tij mbi atë të kishës dhe të këshillit, do të dëbohej nga perandoria dhe do të humbiste të drejtën për t’u mbrojtur. Kësaj thirrjeje Luteri iu përgjigj: “Ungjilli i Krishtit nuk mund të predikohet pa rrezik... Atëherë pse duhet të më ndajë frika ndaj rrezikut nga Zoti dhe nga fjala e Tij, e vetmja gjë që është e vërtetë? Jo! Më mirë të jap trupin, gjakun dhe jetën time.” - D’Aubigne, libri 7, kap. 10. KiM 159.1

Kur iu bë thirrje për t’iu nënshtruar përsëri gjykimit të peran-dorit sepse vetëm kështu mund të jetonte i qetë, ai tha: “Jam shumë dakort që perandori, princët dhe madje edhe i Krishteri më i thjeshtë, t’i shqyrtojnë e t’i gjykojnë veprat e mia, por me një kusht: që ata të marrin si rregull bazë të hetimeve të tyre fjalën e Perëndisë. Detyra e vetme e njerëzve është bindja ndaj saj. Mos u mundoni ta cënoni ndërgjegjen time sepse është e lidhur pazgjidhshmërisht me Shkrimet e Shenjta.” Ibid, libri 7, kap. 10. KiM 159.2

Një thirrjeje tjetër, ai iu përgjigj kështu: “Jam gati ta dorëzoj lejekalimin. Ia lë në duar perandorit jetën dhe veten time, por jo fjalën e Perëndisë - atë kurrë!” - Ibid, libri 7, kap. 10. Ai theksoi gadishmërinë e tij për t’iu nënshtruar vendimit të këshillit kombëtar me kusht që ky këshill, të vendoste në përputhje me Shkrimet e Shenjta. “Për sa i përket fjalës së Perëndisë dhe besimit, - shtoi ai, - çdo i Krishterë është një gjykatës i mirë sa papa dhe një milion këshilla.” - Martyn, vëll 1 fq. 410. Si miqtë, edhe armiqtë u bindën më në fund se përpjekjet e mëtejshme për ripajtim do të ishin të kota. KiM 159.3

Sikur Reformatori të kishte lëshuar pe në një pikë të vetme, Satani dhe përkrahësit e tij do të kishin dalë fitimtarë, por qëndrueshmëria e tij e patundur ishte një rrugë për emancipimin e kishës dhe një fillim i një epokë të re. Ndikimi i këtij njeriu, që i vetëm guxoi të mendonte e të vepronte ndryshe nga e za-konshmja në çështje fetare, u ndje në historinë kishëtare dhe botërore jo vetëm të kohës së tij, por gjatë gjithë kohërave. Qëndrueshmëria dhe besnikëria e tij do t’u jepte forcë të gjithë atyre, që në ditët e fundit, do të përjetonin një eksperiencë të ngjashme. Fuqia dhe madhështia e Perëndisë triumfoi mbi këshillat njerëzor dhe mbi mençurinë djallëzore të Satanit. KiM 159.4

Perandori e urdhëroi Luterin që të kthehej në shtëpi dhe ai e dinte mirë se një urdhër i tillë do të pasohej nga dënimi i tij i shpejtë. Rrugën e tij po e errësonin gjithnjë e më shumë re kërcënuese; por ndërsa po largohej nga Wormsi zemra e tij ishte mbushur me gëzim dhe paqe. “Vetë djalli, - tha ai, - u mundua ta mbrojë kështjellën e papës, por Krishti hapi një të çarë të madhe dhe Satani u detyrua të pranojë se Zoti është më i fuqishëm se ai.” - D’Aubigne, libri 7, kap. 11. KiM 160.1

Pas largimit të tij, Luteri, duke mos dashur që qëndrueshmëria e tij të interpretohej për rebelim, i shkroi sërisht perandorit: “Zo-ti, që heton zemrat, më është dëshmitar që unë jam më se i gatshëm që t’i bindem madhërisë suaj me nder ose pa nder, në jetë e deri në vdekje, pa asnjë përjashtim përveç asaj që para-qitet në Fjalën e Perëndisë, që është buka jetëdhënëse për njeriun. Besnikëria ime ndaj jush në lidhje me gjërat e kësaj jete, nuk do të lëkundet sepse fitimi apo humbja në këtë jetë nuk ka të bëjë me shpëtimin, por kur vihen në lojë interesat e për-jetshme, Zoti dëshiron që njeriu të mos i nënshtrohet njeriut. Nënshtrimi në çështje shpirtërore është një adhurim në kupti-min e vërtetë të fjalës dhe duhet t’i drejtohet vetëm Krijuesit.” - Ibid, libri 7, kap. 11. KiM 160.2

Gjatë udhëtimit për në shtëpi, Luteri u prit më me ngrohtësi sesa gjatë udhëtimit të parë. Klerikët fisnikë e mirëpritën mur-gun e shkishëruar dhe sundimtarët civilë e nderuan njeriun të cilin perandori e kishte mohuar. Atij iu lutën që të predikonte dhe pa marrë parasysh urdhërin perandorak që ia ndalonte një gjë të tillë, ai u ngjit sërisht në podium. “Nuk jam angazhuar kurrë në groposjen e fjalës së Perëndisë, - tha ai, - dhe asnjëherë nuk do ta bëj një gjë të tillë.” - Martyn, vëll 1, fq. 420. KiM 160.3

Me t’u larguar ai nga Wormsi, papistët, pa humbur kohë, ia mbushën mendjen perandorit që të nxirrte një vendim kundër tij. Në këtë dekret Luteri përshkruhej si “Satani vetë në formë njerëzore, i veshur me fratin e një murgu.” - D’Aubigne, libri 7, kap. 11. U dha urdhëri që me t’u zhvleftësuar lejekalimi i tij, të merreshin masa për t’i vënë fre punës së tij. Të gjithëve iu nda-lua që ta strehonin, ta ushqenin apo ta ndihmonin privatisht apo publikisht, me fjalë apo me vepra. Ai duhej kapur e dorëzuar pranë autoriteteve përkatëse. Edhe përkrahësit e tij duheshin burgosur e u duhej konfiskuar gjithçka që kishin. Shkrimet e tij duheshin shkatërruar dhe të gjithë ata që do të guxonin të ve-pronin ndryshe, do të përfshiheshin në dënimet e shpallura nga ky dekret. I zgjedhuri i Saksonisë dhe princët - miq të Luterit u larguan nga Wormsi menjëherë pas largimit të tij kështu që dekreti i perandorit u miratua nga Diet- a. Papistët u gëzuan. Ata e quanin të vulosur punën e ReformaSionit. KiM 161.1

Perëndia kishte parashikuar një rrugë shpëtimi për shërbëtorin e tij në këto çaste rreziku. Një sy vigjilent i kishte ndjekur lëvizjet e Luterit dhe një zemër e sinqertë dhe fisnike kishte vendosur ta ndihmonte. Dukej qartë se Romën do ta kënaqte vetëm vdekja e tij; vetëm duke u fshehur mund t’i shpëtonte ai dhëmbëve të luanit. Zoti i dha mençurinë e duhur Frederikut të Saksonisë dhe ky hartoi një plan për shpëtimin e Reformatorit. Falë bashkëpunimit me miq, u arrit qëllimi i Fred-erikut dhe Luteri u fsheh me sukses pa lënë gjurmë. Gjatë udhëtimit të tij për në shtëpi, ai u “rrëmbye”, u nda nga shoqëruesit e tij dhe përmes pyllit u dërgua në kështjellën e Wartburgut që ndodhej në një vend të shkretë mes maleve. Si rrëmbimi i tij, ashtu dhe fshehja e tij ishin kaq të mistershme, sa edhe vetë Frederiku nuk dinte për një kohë të gjatë se ku stre-hohej ai. Padija i shërbente një qëllimi; për aq kohë sa i zgjedhuri i Saksonisë nuk dinte gjë, edhe nuk mund të tregonte gjë. Ai e dinte që Reformatori ishte shëndoshë e mirë dhe kjo e kënaqte. KiM 161.2

Kaluan pranvera, vera, vjeshta, erdhi dimri dhe Luteri va-zhdonte të mbetej “në burg”. Aleandri dhe përkrahësit e tij ngazëlloheshin sa herë që drita e Ungjillit dukej sikur po fikej. Por Reformatori po e mbushte llampën nga ushqyesi i së vërtetës dhe drita e saj po bëhej gati për të dhënë më shumë ngrohtësi. KiM 161.3

Për një farë kohe, Luteri iu gëzua sigurisë miqësore te Watburgut, larg zallahisë dhe tymit të betejës. Megjithatë, nuk mund të vazhdonte të gjente kënaqësi në heshtje dhe vetmi. I mësuar me një jetë aktive konfliktesh të mprehta, ai nuk mund të qëndronte gjatë pa bërë asgjë. Gjatë atyre ditëve vetmie, ai mendoi për gjendjen në të cilën ndodhej kisha dhe thirri i dëshpëruar: “Obobo! Nuk gjendet asnjë njeri, që në këto ditë të fundit të zemërimit të Tij, të qëndrojë si mur përpara Zotit e ta shpëtojë Izraelin!” - Ibid, libri 9, kap. 2. Ai mendoi përsëri për vetveten dhe pati frikë se mos e quanin frikacak ngaqë ishte tërhequr nga beteja. Më pas, filloi të vetëqortohej për përtaci e plogështi ndërkohë që çdo ditë punonte më shumë se zakonisht. Pena e tij nuk rreshti kurrë së shkruari. Ndërsa armiqtë e tij ia bënin qejfin vetes duke menduar se ia kishin mbyllur gojën, ata çuditeshin nga provat e një pas njëshme të veprimtarise së tij. Një numër i madh traktesh, shkruar nga dora e tij, qarkullonin në mbarë Gjermaninë. Ai u bëri gjithashtu një shërbim të madh bashkëatdhetarëve të tij duke përkthyer Dhiatën e Re në gjermanisht. Nga Patmosi i tij shkëmbor ai vazhdoi për një vit të shpallte Ungjillin dhe t’i qortonte të metat dhe gabimet e kohës së tij. KiM 162.1

Zoti e kishte veçuar Luterin nga jeta publike jo vetëm për t’i shpëtuar zemërimit të armiqve të tij apo për t’i ofruar atij një periudhë qetësie pas një veprimtarie kaq të ngjeshur, por për të arritur rezultate akoma dhe më të rëndësishme. Vetmia e vendstrehimit të tij malor nuk cënohej nga mbështetja apo lëvdimi njerëzor. Kështu, ai i shpëtoi krenarisë dhe vetëbesimit që mbart në vetvete suksesi. Falë vuajtjeve dhe përçmimit, ai u përgatit që të ecte i sigurt mbi majat marramendëse ku u gjend papritmas. KiM 162.2

Ndërsa njerëzit i gëzoheshin lirisë që u fal e vërteta, ata janë të prirur të lartësojnë shërbëtorët që ka përdorur Perëndia për të thyer prangat e gabimit dhe superstiSionit. Satani përpiqet t’i largojë mendimet dhe ndjenjat e njerëzve nga Zoti, tek veglat njerëzore; ai i bën njerëzit që të nderojnë instrumentin dhe ta harrojnë Dorën që i drejton të gjitha ngjarjet. Shpesh, udhëheqësit fetarë që nderohen dhe lëvdohen nga të tjerët, e harrojnë varësinë e tyre ndaj Perëndisë dhe fillojnë t’u besojnë forcave të tyre. Rrjedhimisht ata përpiqen t’i vënë nën kontroll mendjet dhe ndërgjegjet e njerëzve, që janë të prirur të udhëhiqen prej tyre, në vend që t’i drejtohen fjalës së Perëndisë. Reforma shpesh pengohet nga një frymë e tillë vetëkënaqësie që vihet re tek mbështetësit e saj. Zoti e mbrojti ReformaSionin nga një rrezik i tillë. Ai dëshironte që kjo vepër të mbante vulën e Perëndisë dhe jo gjurmën e njeriut. Vështrimi i njerëzve ishte përqëndruar tek Luteri si zbulues i së vërtetës; ai u largua prej tyre që sytë e të gjithëve të drejtoheshin tek Autori i përjetshëm i së vërtetës. KiM 162.3

1. Më ç’mënyrë ishte prezantimi i Luterit në këshillin e “Diet Wormsit” një prezantim revoluSionar për të? KiM 163.1

2. Shprehja e Luterit, “Unë qëndroj këtu, nuk mund të bëj tjetër gjë; Zoti më ndihmoftë. Amen,” është ndoshta një nga fjalitë më të mëdha të rregjistruara në historinë njerëzore. Konsideroni një eksperiencë ku ju jeni ngritur për të vërtetën. Cili ishte rezultati? KiM 163.2

3. Luteri reflektonte dritën që Perëndia e lejoi të shkëlqente mbi të, por deri në fund të kohërave do të vazhdojë të shkëlqejë dritë e re. Si duhet të sillemi dhe si duhet ta përdorim “dritën e re”? KiM 163.3