Konflikti I Madh
25.—Ligji i Pandryshueshëm i Perëndisë
Tempulli i Perëndisë u hap në qiell dhe atje u duk arka e besëlidhjes së Tij (Zbulesa 11:13). Arka e besëlidhjes së Perëndisë ndodhet në “vendin shumë të shenjtë”, në ndarjen e dytë të shenjtores. Gjatë shërbesës së tabernakullit tokësor që u ndërtua “sipas shembullit dhe hijes së gjërave qiellore”, në këtë ndarje të veçantë kryeprifti mund të hynte vetëm një herë në vit, në Ditën e Shlyerjes për të pastruar shenjtoren. Prandaj fakti që tempulli qiellor i Perëndisë u hap dhe në të u duk arka e beslidhjes së Tij tregon se është “vendi shumë i shenjtë” i shenjtores qiellore, që është hapur në vitin 1844 ndërsa Krishti ka hyrë në të për të kryer aktin e fundit të shlyerjes. Të gjithë ata që me besim i shkuan pas Kryepriftit të tyre gjatë shërbimit të Tij në “vendin shumë të shenjtë”, panë arkën e beslidhjes së Tij. Ndërsa studionin rreth problemit të shenjtores ata kuptuan ndryshimin në shërbim të Shpëtimtarit dhe vunë re se tani Ai po shërbente përpara arkës së Perëndisë duke ofruar gjakun e tij në emër të mëkatarëve. KiM 417.1
Në arkën e tabernakullit tokësor gjendeshin dy rrasat e gurta mbi të cilat ishin skalitur urdhëresat e ligjit të Perëndisë. Arka përbënte thjesht vendmbajtjen e rrasave të gurit dhe ishin urdhëresat e shenjta që përmbanin këto rrasa ato që i jepnin asaj vlerë dhe paprekshmëri. Me t’u hapur tempulli qiellor i Perëndisë në të u duk arka e besëlidhjes së Tij. Në vendin më të shenjtë të shenjtores qiellore ruhet me kujdes ligji i shenjtë - ligji, që e shqiptoi vetë Perëndia i shoqëruar nga gjëmimet e Malit Sinai; ligji, që Ai e shkroi me gishtin e Tij mbi rrasat e gurit. KiM 417.2
Ligji i Perëndisë që ruhet në shenjtoren qiellore është vetë origjinali, transkriptim i pagabueshëm i të cilit ishin urdhëresat që u shkruan mbi pllakat e gurit dhe u shkruan nga Moisiu tek Pentateuch-i 62. Të gjthë atyre që kuptuan këtë pikë kaq të rëndësishme ju hapën sytë për të parë karakterin hyjnor dhe të pandryshueshëm të ligjit të shenjtë. Ata kuptuan si kurrë më parë forcën e fjalëve të Shpëtimtarit: “Deri sa qielli dhe toka të kalojnë, asnjë jetë e asnjë pikë e Ligjit nuk do të kalojë para se të plotësohet gjithçka.” (Mateu 5:18). Ligji i Perëndisë duke qënë një shfaqje e dukshme e vullntetit dhe një pasqyrim i karakterit të Tij do të ekzistojë përgjithmonë si “një dëshmitar besnik në qiell.” Nuk është shfuqizuar as edhe një fjalë. Psalmisti thotë: “Gjithnjë, o Zot, fjala jote është e qëndrueshme në qiejtë.” - “Të gjitha urdhërimet e tij janë të qëndrueshme, të patundura për-jetë.” (Psalmi 119:89; 111:7, 8). KiM 418.1
Në qendër të Dhjetë Urdhëresave, ashtu si u shpallën për të parën herë, është urdhëresa e katërt: “Mbaje mend ditën e Shtunë për ta shenjtëruar. Do të punosh gjashtë ditë dhe në ato do të bësh të gjithë punën tënde, por dita e shtatë është e Shtuna e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd; nuk do të bësh në atë ditë asnjë punë, as ti, as biri yt, as bija jote, as shërbëtori yt, as shërbëtorja jote, as kafshët e tua, as i huaji që ndodhet bren-da portave të tua; sepse në gjashtë ditë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtatë ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e Shtunë dhe e ka shen-jtëruar atë.” (Eksodi 20:8-12). KiM 418.2
Fryma e Perëndisë punoi brenda zemrave të atyre njerëzve që studionin fjalën e Tij. Ata u bindën se e kishin shkelur, nga padia e tyre, këtë urdhëresë duke mos përfillur ditën e pushimit të Krijuesit. Ata filluan të shqyrtonin arsyet për respektimin e ditës së parë të javës në vend të ditës që e kishte bekuar vetë Perëndia. Në Shkrimet e Shenjta ata nuk mundën të gjenin asgjë që të provonte se urdhëresës së katërt i kishte ikur koha apo që e Shtuna kishte ndryshuar; bekimi që fillimisht e kishte shenjtëruar ditën e shkatë, kishte qënë përgjithmonë pjesë e saj. Ata ishin përpjekur sinqerisht që ta njihnin dhe ta kryenin vullnetin e Perëndisë; tani, me të vënë re se ata vetë e kishin shkelur ligjin e Tij, zemrat e tyre u trishtuan dhe ata vendosën ta shprehnin besnikërinë e tyre ndaj Zotit duke e mbajtur të Shtunën e Tij të shenjtë. KiM 418.3
Përpjekjet për ta shkelur me këmbë besimin e tyre ishin të shumta dhe të zellshme. Të gjithë mund të kuptonin që në qoftë se shenjtorja tokësore ishte ndërtuar sipas modelit të tempullit qiellor, ligji që ruhej në arkën tokësore ishte identik me ligjin që mbahej në arkën qiellore; dhe që të pranoje të vërtetën e shen-jtores qiellore do të thoshte të njihje kërkesat e ligjit të Perëndisë dhe urdhëresën e katërt, mbi të Shtunën. Këtu lindi edhe kundërshtimi i hapur dhe i vendosur ndaj parashtrimit harmonik të Shkrimeve të Shenjta, parashtrim që zbulonte shërbimin e Krishtit në shenjtoren qiellore. Njerëzit u përpoqën të mbyllnin derën që e kishte hapur vetë Zoti dhe të hapnin derën që Ai e kishte mbyllur. Por “Ai është që hap dhe askush nuk mbyll; dhe mbyll dhe askush nuk hap”, kishte deklaruar: “Ja, të vura përpara një dere të hapur që asnjeri nuk mund ta mbyllë” (Zbulesa 3:7, 8). Krishti kishte hapur derën apo shërbimin e “vendit shumë të shenjtë”; nga kjo derë e hapur e shenjtores qiellore doli dritë dhe kjo dritë nxori në pah faktin se urdhëresa e katërt është pjesë e ligjit që ruhet atje; atë që vendos Perëndia, askush s’mund ta hedhë poshtë. KiM 419.1
Të gjithë ata, që e pranuan dritën që sjell ndërmjetësimi i Krishtit dhe përjetësinë e ligjit të Perëndisë, vunë re se këto të vërteta shpaloseshin shumë bukur në kapitullin 14 të Zbulesës. Mesazhet e këtij kapitulli përmbajnë në vetvete një paralajmërim të trefishtë që ka për detyrë të përgatisë banorët e tokës për ardhjen e dytë të Zotit. Mesazhi “Ora e gjyqit të tij erdhi”, vë në dukje aktin përfundimtar të shërbimit të Krishtit për shpëtimin e njerëzve. Ai përmban një të vërtetë që do të shpallet deri sa t’i vijë fundi ndërmjetësimit të Shpëtimtarit dhe të vijë koha e ardhjes së Tij të dytë në tokë për të marrë me vete njerëzit e Tij. Gjykimi që ka filluar në vitin 1844, do të vazhdojë deri sa të merret vendimi për të gjithë njerëzit, për të gjallët e të vdekurit. Kështu do të marrë përmasa gjithnjë në rritje deri në fund të provës njerëzore. Në mënyrë që njerëzit të jenë gati për t’i qëndruar këtij gjykimi, mesazhi i urdhëron ata “t’i druhen Perëndisë, t’i japin lavid dhe ta adhurojnë atë që bëri qiellin, dheun, detin dhe burimet e ujrave. Në Bibël jepet qartë edhe rezultati që sjell pranimi i këtyre mesazheve: “Këtu janë ata që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe besimin e Jezusit.” Që të jenë të përgatitur për gjykim, është e nevojshme që njerëzit ta respektojnë ligjin e Perëndisë. Ky ligj do të jetë kriteri i karakterit të gjykimit. Apostulli Pal deklaron: “Të gjithë ata që kanë mëkatuar nën ligjin do të gjykohen sipas ligjit ... ditën në të cilën Perëndia do të gjykojë të fshehtat e njerëzve me anë të Jezu Krishtit” Ai thotë se “ata që e zbatojnë ligjin do të shfajësohen.” (Romakëve 2:12-16). Për të mbajtur ligjin e Perëndisë nevojitet besim; sepse “pa besim është e pamundur t’i pëlqesh Atij”, dhe “çdo gjë që nuk bëhet me besim, është mëkat.” (Hebrenjve 11:6, Romakëve 14:23). KiM 419.2
Engjëlli i parë u bën thirrje njerëzve që “ta druajnë Perëndinë dhe t’i japin lavdi” dhe ta adhurojnë Atë si Krijuesin e qiellit dhe të tokës. Në mënyrë që ta bëjnë këtë, ata duhet t’i binden ligjit të Tij. Njeriu i mençur thotë: “Ki frikë nga Perëndia dhe respekto urdhërimet e Tij, sepse kjo është tërësia e njeriut.” (Predikuesit 12:13). Adhurimi i pëlqen Perëndisë vetëm kur në të përfshihet respektimi i urdhëresave të Tij. “Kjo është dashuria e Perëndisë që ne të zbatojmë urdhërimet e Tij.” “Në rast se dikush kthen veshin gjetiu për të mos dëgjuar ligjin, vetë lutja e tij do të jetë e neveritshme.” (Gjonit 5:3; Fjalët e Urta 28:9). KiM 420.1
Ne ndjejmë për detyrë që ta adhurojmë Perëndinë sepse Ai është Krijuesi dhe të gjitha qeniet e tjera ndjehen borxhli karshi Tij për ekzistencën e tyre. Dhe në Bibël, kudo ku përmendet kërkesa e Tij për adhurim dhe nderim mbi perënditë pagane, theksohet prova e fuqisë së Tij krijuese. “Sepse gjithë perënditë e kombeve janë idhuj, por Zoti ka bërë qiejtë.” - Psalmi 96:5. “Me kë kërkoni, pra, të më ngjasoni që të jem baraz me të?”, thotë i Shenjti. Ngrini sytë tuaj përpjet dhe shikoni: Kush i krijoi këto gjëra?” “Sepse kështu thotë Zoti që ka krijuar qiejtë, ai, Perëndia që ka formuar tokën dhe e ka bërë: ... Unë jam Zoti dhe nuk ka asnjë tjetër.” - Isaia 40:25, 26; 45:18. Psalmisti thotë: “Pranoni që Zoti është Perëndia; na ka bërë ai dhe jo ne vetë.” “Ejani, të adhurojmë dhe të përkulemi; të gjunjëzohemi përpara Zotit që na ka bërë.” - Psalm 100:3; 95:6. Ndërsa qeniet hyjnore që e adhurojnë Perëndinë në shtetin qiellor shpjegojnë kështu arsyen e nderimit që ndjejnë për Të: “Ti je i denjë, o Zot, të marrësh lavdinë, nderimin dhe fuqinë sepse ti i krijove të gjitha gjërat.” (Zbulesa 4:11). KiM 420.2
Në kapitullin 14 të Zbulesës u bëhet thirrje që të adhurojnë Krijuesin dhe profecia flet për një grup njerëzish që si rezultat i mesazhit të trefishtë respektojnë urdhëresat e Perëndisë. Një nga këto urdhëresa, në mënyrë të drejtpërdrejtë, i drejtohet Zotit si Krijues. Urdhëresa e katërt thekson: “Dita e shtatë është e Shtuna e shenjtë për Zotin, Perëndinë tënd ... sepse në gjashtë Zoti krijoi qiejt dhe tokën, detin dhe gjithçka që është në to, dhe ditën e shtunë ai pushoi; prandaj Zoti e ka bekuar ditën e e Shtunë dhe e ka shenjtëruar atë.” (Eksodi 20:10, 11). Më pas, përsa i përket të Shtunës, vetë Zoti thotë që, “ai është një shenjë ... që ju të pranoni që unë jam Zoti, Perëndia juaj.” (Ezekieli 20:20). Dhe jepet edhe arsyeja: “Sepse në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin dhe tokën, dhe ditën e shtunë pushoi dhe u shlodh.” (Eksodi 31:17). KiM 421.1
“Perëndia i së Shtunës si përkujtimore e Krijimit qëndron në faktin se na rikujton gjithmonë arsyen nga ku ne nisemi për t’ia kushtuar adhurimin tonë Perëndisë” - sepse Ai është Krijuesi dhe ne jemi krijesat e Tij. “Prandaj e Shtuna përbën themelin e adhurimit hyjnor sepse ai na ngulit në mendje këtë të vërtetë të madhe në mënyrën më impresionuese. Baza e vërtetë e adhurimit hyjnor, nuk po flasim këtu vetëm për bazën e E Shtuna por për adhurimin në tërësi, është ndryshimi ose dallimi midis Krijuesit dhe krijesave të Tij. Ky është një fakt që nuk mund të vjetërohet dhe nuk duhet të harrohet. Kurrë” 63 Perëndia e krijoi të Shtunën në kopshtin e Edenit për ta ruajtur në mendjet njerëzore këtë të vërtetë të madhe; dhe e Shtuna do të va-zhdojë të jetë shenjë dhe përkujtimore e Tij për aq kohë, sa fakti që Ai është Krijuesi ynë, do të mbetet arsyeja e adhurimit tonë për Të. Sikur bota mbarë ta kishte mbajtur të shenjtë ë Shtunën, mendjet dhe ndjenjat e njerëzve do të ishin drejtuar tek Krijuesi si i vetmi objekt nderimi dhe adhurimi dhe s’do të kishte as idhu-jtarë, as ateistë dhe as të pafe. Mbajtja e e së Shtunës është një shenjë besnikërie ndaj Perëndisë së vërtetë, ndaj “Atij që bëri qiellin, dheun, detin dhe burimet e ujrave.” Rrjedhimisht, mesazhi që i urdhëron njerëzit ta adhurojnë Perëndinë dhe t’i respektojnë urdhëresat e Tij u bën thirrje atyre që të mbajnë të shenjtë në mënyrë të veçantë urdhëresën e katërt. KiM 421.2
Engjëlli i tretë përshkruan një grup tjetër njerëzish, kryesisht të ndryshëm nga ata që respektojnë urdhëresat e Perëndisë dhe kanë besim tek Jezu Krishti, kundër gabimeve të të cilave shpal-let një paralajmërim solemn dhe i frikshëm: “Nëse ndokush adhuron bishën dhe figurën e saj dhe merr damkën mbi ballin e vet ose mbi dorën e vet, do të pijë edhe ai nga vera e zemërimit të Perëndisë.” (Zbulesa 14:9, 10). Në mënyrë që të kuptohet domethënia e këtij mesazhi duhen interpretuar saktësisht sim-bolet që përdoren në të. Çfarë përfaqëson bisha, figura dhe damka? KiM 422.1
Linja profetike në të cilën gjenden këto simbole fillon në ka-pitullin 12 të Zbulesës me dragonin që u përpoq që ta zhdukte Krishtin që në lindjen e Tij. Thuhet se dragoi është Satani (Zbule-sa 12:9); ishte pikërisht ai (Satani) që u përpoq me anë te Herodit që ta vriste Shpëtimtarin. Por, Perandoria Romake, në të cilën mbizotëronte paganizi, ishte, gjatë shekujve të parë të Kristian-izmit, agjenti kryesor i Satanit në luftën kundër Krishtit dhe njerëzve të Tij. Kështu, ai përbën një simbol edhe të Romës pa-gane. KiM 422.2
Në kapitullin 13 (vargut 1-10) përshkruhet një bishë tjetër “që i ngjante një leopardi”, të cilës dragoi i dha “fuqinë e vet, fronin e vet dhe autoritet të madh.” Pjesa më e madhe e Protestantëve besojnë se ky simbol përfaqëson papatin i cili pasoi dhe trashëgoi fuqinë, fronin dhe autoritetin e perandorisë së hershme Romake. Për kafshën që i ngjante leopardit thuhet: “Dhe iu dha një gojë që flet gjëra të mëdha dhe blasfemi ... Dhe ajo hapi gojën e vet për të blasfermuar kundër Perëndisë, për të blasfermuar emrin e Tij, tabernakullin e Tij dhe ata që banojnë në qiell. Dhe iu dha të bëjë luftë kundër të shenjtëve dhe t’i mundë; iu dha pushtet mbi çdo fis, gjuhë dhe komb.” Kjo profeci që është pothuajse identike me përshkrimin e bririt të vogël të ka-pitullit 7 të librit të Danielit, pa as më të voglin dyshim nxjerr në pah papatin. KiM 422.3
“Ju dha pushtet të veprojë për dyzet e dy muaj.” Profeti thotë: “Pashë një nga krerët e saj si të plagosur për vdekje.” Më pas theksohet: “Kush e çon tjetrin në robëri, në robëri do të bjerë; kush vret me shpatë, duhet edhe ai të vritet me shpatë.” Të dyzet e dy muajt barazojnë “një farë kohe, disa kohë dhe gjysmën e një kohe”, tre vjetët e gjysëm apo 1260 ditët e kapit-ullit të shtatë të Librit të Danielit, - kohën gjatë të cilës papati duke ushtruar pushtetin e vet do t’i shtypte njerëzit e Perëndisë. Kjo periudhë, siç është shpjeguar në kapitujt e mëparshëm, filloi me epërsinë e papatit në vitin 538 e.s dhe përfundoi në vitin 1798. Pikërisht në këtë kohë ushtria franceze kapi rob papën, papati u plagos për vdekje dhe profecia “Kush e çon tjetrin në robëri, në robëri do të bjerë...” u përmbush. KiM 423.1
Me të arritur në këtë pikë përdoret një simbol tjetër. Profeti thotë: “Pastaj pashë një bishë tjetër, që ngjitet nga dheu, dhe kishte dy brirë që i ngjanin atyre të qingjit ...” (vargu 11). Si shfa-qja e kësaj kafshe, ashtu edhe mënyra e ngjitjes së saj tregojnë qartë se ajo përfaqson një komb që nuk i ngjan kombeve që përfaqësojnë simbolet pararendëse. Profetit Daniel, mbretëritë që kanë sunduar botën, i janë shfaqur në formën e bishave; bisha që ngriheshin “kur katër erërat e qiellit tronditën Detin e Madh.” (Danieli 7:2). Në kapitullin 17 të Zanafillës një engjëll shpjegon se ujërat përfaqësojnë “popuj dhe turma, dhe kombe, dhe gjuhë.” (Zbulesa 17:15). Erërat janë simbole konfliktesh. Katër erërat e qiellit që tronditën Detin e Madh përfaqësojnë skenat e tmerrshme të revoluSioneve dhe pushtimeve që shërbyen si bazë e pushtetit të këtyre mbretërive. KiM 423.2
Por u shfaq një bishë me brirë që i ngjanin atyre të qengjit “duke u ngritur nga dheu.” Në vend që të rrëzonte pushtetin e mbretërive të tjera për t’i bërë vend vetes, kombi që përfaqësohet nga ky simbol duhet të krijohet në një teritor të papopulluar dhe të rritet në mënyrë graduale dhe të pashoqe. Nga kjo del se ai s’mund të krijohej si komb në mes të kombeve luftënxitëse të Kontinentit të vjetër — në mes të atij deti të turbullt “popujsh dhe turmash, kombesh dhe gjuhësh.” Duhet kërkuar diku në Kontinentin Perëndimor. KiM 423.3
Cili komb i Botës së Re në vitin 1798 po fuqizohej duke pasur të gjitha premisat e një kombi të fuqishëm dhe të madh dhe duke tërhequr vëmendjen e botës mbarë? Fjalët e kësaj profecie nuk të lënë asnjë dyshim. Një komb, një komb i vetëm i përmbush, ajo flet për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Herë pas here, pa vetëdije,oratorët dhe historianët kanë përdorur në përshkrimin e lindjes dhe të rritjes së këtij kombi jo vetëm idenë e dhënë nga shkrimtarë hyjnorë, por edhe fjalët e zgjedhura prej tij. U vunë re se bisha “u ngjit nga dheu” dhe sipas përkthyesve shprehja që përdoret këtu “u ngjit”, fjalë për fjalë do të thotë “të zhvillosh apo të çelësh si lule.” Dhe duke iu referuar asaj që thamë më lart, ky komb duhej të lindte në një territor të populluar. Një shkrimtar i njohur, duke përshkruar krijimin e Shteteve të Bashkuara, flet për “misterin e ngjitjes së saj nga një hapsirë boshe”, dhe thotë “Nga një farë e heshtur që ishim në fillim, ne u bëmë perandori.” 64 Në vitin 1850, një gazetë evropiane e përshkruan Amerikën si një perandori të mrekullueshme që po “dilte”, “duke fituar krenari dhe duke u fuqizuar në mes tokës së heshtur.” 65 Eduard Everet, gjatë një fjalimi mbi themeluesit Shtegtarë të këtij kombi, tha: “Kërkonin ata vallë një vend të qetë e të paqshëm për shkak të izolimit të tij dhe të sigurtë për shkak të largësisë së tij ku kisha e vogël Leiden-it të mund t’i gëzohej lirisë së ndërgjegjes? Shihni zemrat madhështore që ata i kanë pushtuar paqësisht ... flamujtë e kryqit. 66 KiM 424.1
“Ai kishte dy brirë që i ngjanin atyre të qengjit.” Brirët që i ngjajnë atyre të qengjit tregojnë rini, pafajsi dhe mirësi; karak-teristika që përfaqësojnë shumë mirë karakterin e këtij kombi, në vitin 1798. Shumë prej të Krishterëve, që u detyruan të mër-gojnë në Amerikë dhe u përpoqën të gjejnë atje strehë për t’i shpëtuar shtypjes që ushtronin mbretërit dhe zgjedhës që u vinin priftërinjtë, ishin të vendosur për ta qeverisur vendin në bazë të parimeve të lirisë civile dhe fetare. Këto pikpamje u mishëruan tek Deklarata e Pavarësisë që nxjerr në pah të vërtetën e madhe që “të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë” dhe të pajisur me të drejtën e pamohueshme “për të jetuar për të qënë të lirë dhe të lumtur.” Kushtetuta u garanton të gjithë njerëzve të drejtën e vetëqeverisjes duke theksuar ligjet e shtetit.Gjithkush gëzon lirinë e besimit dhe çdo njeriu i lejohet që ta adhuroje Perëndinë sipas ligjeve të ndërgjegjes së vet. Protestianizmi dhe Republikanizmi përbënin parimet themelore të këtij kombi. Dhe janë këto parime që përbëjnë sekretin e fuqisë dhe prosperitetit të tij. Të Krishterët e shtypur dhe të persekutuar erdhën në këtë vend me shpresë dhe gëzim në zemër. Miliona njerëz kanë zbritur në brigjet e tij dhe Shtetet e Bashkuara janë sot nga kombet më të fuqishme të botës. KiM 424.2
Por bisha me brirët si të qingjit “fliste si një dragua. Ajo ush-tronte gjithë pushtetin e bishës së parë përpara saj dhe bënte që dheu dhe banorët e tij të adhurojnë bishën e parë, së cilës iu shërua plaga vdekjeprurëse; ... duke u thënë banorëve të dheut t’i bëjnë në figurë bishës që kishte plagën e shpatës dhe u kthye në jetë.” (Zbulesa 13:11-14). KiM 425.1
Simboli me brirët si të qengjit dhe zërin e draguas nxjerr në pah një kontradiktë të thellë mes thënieve teorike dhe praktikës së ndjekur nga kombi i përfaqësuar prej tij. “Të falurit” e këtij kombi përfaqëson veprimtarinë e autoriteteve legjislative dhe gjyqësore. Një veprimtari e tillë do t’u vërë shkelmin parimeve liberale dhe paqedashëse që përbënin themelin e politikës kombëtare. Fakti që ai do të flasë “si një dragua” dhe do të ush-trojë “pushtetin e bishës së parë” parashikon në mënyrë të qartë se në të do të lindë e do të fuqizohet fryma e shtypjes dhe persekutimit që dikur manifestohej tek kombet që përfaqëso-hen nga dragoi dhe bisha që i ngjante leopardit. Thënia, sipas së cilës bisha me dy brirë “do ta bënte dheun dhe banorët e tij të adhurojnë bishën e parë” tregon se ky komb do ta ushtronte autoritetin e vet për t’i detyruar të tjerët të respektonin një rit të caktuar që do të ishte një akt nderimi ndaj papatit. KiM 425.2
Një veprim i tillë do të binte në mënyrë të drejtpërdrejtë në kundërshtim të hapur me parimet e qeverisë, me lirinë e vepri-mtarisë së organizmave shtetërore, me pohimet e Deklaratës së Pavarësisë dhe me Kushtetutën e këtij vendi. Themeluesit e këtij kombi u orvatën me të gjitha forcat që t’i ruheshin ushtrimit të pushtetit sekular nga ana e kishës dhe rezultateve të pash-mangshme të këtij ushtrimi - shtypjes dhe persekutimit. Në bazë të Kushtetutës “Kongresi nuk do të miratojë asnjë ligj që do të çojë në vëmendjen e një feje të caktuar apo në ndalimin e ush-trimit të lirë të besimit” dhe “nuk do të kërkohet asnjë kriter fetar për t’u punësuar a për t’u zgjedhur në organizmat e larta shtetërore të Shteteve të Bashkuara.” Autoritetet civile do të mund t’i detyrojnë njerëzit që të respektojnë një formë të cak-tuar besimi vetëm në qoftë se do t’i shkelim në mënyrë flagrante këto masa që sigurojnë lirinë e kombit. Vetë simboli shpreh shumë qartë kontradiktën që mbart në vetvete një veprimtari e tillë. Kemi të bëjmë me një bishë me brirë si të qingjit - në dukje e pastër. e butë, që s’i bën keq askujt - që flet si dragua. KiM 426.1
“Duke u thënë banorëve të dheut që ata duhet t’i bëjnë një figurë bishës.” Këtu paraqitet shumë qartë një formë qeverisjeje në të cilën janë njerëz ata që kanë në duart e tyre pushtetin legjistlativ, një provë interesante kjo që tregon se në profeci flitet për Shtetet e Bashkuara. KiM 426.2
Po çfarë kuptojmë me figurë të bishës? Si do të krijohet kjo figurë? Figura krijohet nga një bishë me dy brirë dhe është një figurë që i bëhet bishës. Por njihet gjithashtu dhe si figura e bishës. Kështu, në mënyrë që të kuptojmë se si është kjo figurë dhe se si do të krijohet ajo, ne duhet të studiojmë karakteristikat e vetë bishës - papatit. KiM 426.3
Kur kisha e hershme u korruptua sepse hoqi dorë nga thjeshtësia e Ungjillit dhe pranoi rite dhe zakone pagane, ajo humbi fuqinë dhe Frymën e Perëndisë; kështu, në mënyrë që të konkretizonte ndërgjegjet e njerëzve, ajo kërkoi mbështetjen e pushtetit sekular. Si rezultat i kësaj lindi papati, një kishë që kontrollonte shtetin dhe përdorte pushtetin e këtij shteti për të arritur qëllimet e veta, veçanërisht për t’i dhënë dënimin e duhur “herezisë”. Në mënyrë që Shtetet e Bashkuara të krijojnë fig-urën e bishës duhet që pushteti fetar të kontrollojë qeverinë civile dhe që autoriteti i kësaj të fundit të përdoret nga kisha për të arritur qëllimet e saj. Sa herë që kisha ka pasur në dorë pushtin sekular, e ka përdorur atë për të dënuar të gjithë ata që kundërshtonin doktrinat e saj. Edhe kishat Protestante që nuk kanë ecur në gjurmët e Romës duke u lidhur me fuqitë botërore kanë shfaqur të njëjtën dëshirë për t’i vënë cak lirisë së mendimit e ndërgjegjes. Persekutimi i gjatë dhe i vazhdueshëm që Kisha e Anglisë ushtroi ndaj opozitarëve të doktrinave të saj, është një shembull i qartë i këtij fakti. Gjatë shekujve të XVI-të dhe të XVII-të me mijëra ministra (jokonformistë) u detyruan të largoheshin nga kishat e tyre dhe shumë të tjerë, njerëz të thjeshtë dhe pastrehë, iu nënshtruan gjobave, burgimeve, tor-turave dhe vdekjes. KiM 426.4
Për shkak të heqjes dorë nga besimi, kisha e hershme kërkoi ndihmën e qeverisë civile dhe kjo i hapi rrugë zhvillimit dhe fuqizimit të papatit - bishës. Pali thotë: “... do të vijë më parë rënia dhe do të shfaqet njeriu i mëkatit.” (2 Selanikasve 2:3). Pra heqja dorë nga besimi i përgatiti rrugën figurës që iu bë bishës. KiM 427.1
Në Bibël thuhet se përpara ardhjes së Zotit, në kisha do të mbizotërojë një rrënim fetar i njëjtë me atë të shekujve të parë. “Në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira, sepse njerëzit do të jetë egoistë, lakmues parash, mburravecë, krenarë, blasfemues, të pabindur ndaj prindërve, mosmirënjohës, të paudhë, të padhembshur, të papajtueshëm, shpifës, të papërmbajtur, mizorë, që s’e duan të mirën, tradhëtarë, kokëfortë, fodullë, dëfrimdashës më fort se perëndidashës, të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së tij.” (2 Timoteut 3:1-5). “Dhe Fryma thotë hapur se në kohët e fundit disa do të mohojnë besimin, duke u vënë veshin shpirtrave gënjeshtarë dhe doktrinave të demonëve.” (1 Timoteut 4:1). Sa-tani do të përdorë: “çudira, shenja dhe mrekulli të rreme.” Dhe të gjitha ata “që nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qënë të shpëtuar” do të përjetojnë “një gënjim që t’i besojnë gënjeshtrës.” (2 Selanikasve 2:3-11). Një gjendje e tillë kaosi do të pasohet nga të njëjtat rezultate që u vunë re edhe në shekujt e parë. KiM 427.2
Shumë njerëz mendojnë se fakti që kishat Protestante be-sojnë në gjëra të ndryshme, provon se është e kotë përpjekja për të siguruar një farë uniteti mes tyre. Megjithatë, për vite me rradhë, kishat Protestante e kanë përkrahur idenë e unitetit ndërmjet tyre. Por gjatë bisedimeve jo të gjithë ranë dakord përsa i përket çështjeve të rëndësisë së veçantë nga këndvështrimi Biblik, rrjedhimisht u hoq dorë nga përpjekjet për të siguruar një farë uniteti mes këtyre kishave. KiM 427.3
Charles Beecher, gjatë një shërbese që mbajti në vitin 1846, deklaroi se të gjithë ministrat dhe pastorët e “sekteve të ndryshme Protestante, jo vetëm që janë edukuar nga i pari tek i fundit, me një ndjenjë të tmerrshme frike, por edhe jetojnë, lëvizin dhe marrin frymë në një ambjent ku gjithçka është e kor-ruptuar dhe në mënyrë që ta fshehin të vërtetën dhe ta kenë më të lehtë të gjunjëzohen përpara fuqisë së fenomeneve, ata i bëjnë thirrje elementeve më negativë të natyrës së tyre njerëzore. A nuk ndodhi edhe me Romën kështu? A nuk po përsërisim eksperiencën e saj? Dhe çfarë na pret në të ardhmen? Një këshill tjetër i përgjithshëm! Një marrëveshje ndërkombëtare! Unitet pikpamjesh dhe një besim mba-rëbotëror!” 67. Me t’u arritur një gjë e tillë, do të shtohen përpjekjet për të siguruar një unitet të plotë veprimi dhe mendimi dhe kjo mund të arrihet vetëm në një mënyrë: me përdorimin e forcës. KiM 428.1
Kur kishat kryesore të Amerikës, falë disa pikave të përbash-këta të doktrinave të tyre, do të ushtrojnë ndikim mbi shtetin që ky i fundit të nxjerrë ligje në përkrahje të doktrinave dhe në mbrojtje të instituSioneve të tyre, Amerika Protestante do të ketë formuar figurën e hirarkisë Romake dhe kjo, në mënyrë të pashmangshme, do të çojë në ndëshkimin e të gjithë atyre që do të kundërshtojnë. KiM 428.2
Bisha me brirë “bëri (urdhëroi) që të gjithë, të vegjël e të mëdhenj, të pasur dhe të varfër, të lirë dhe skllevër, t’u vihet një damkë mbi dorën e tyre të djathtë ose mbi ballin e tyre, që askush te mos mund të blinte ose të shiste, po të mos kishte damkën, ose emrin e bishës ose numrin e emrit të saj.” (Zbulesa 13:16,17). Engjëlli i tretë paralajmëron kështu: “Nëse ndokush adhuron bishën dhe figurën e saj dhe merr damkën mbi ballin e vet ose mbi dorën e vet, do të pijë edhe ai nga vera e zemërimit të Perëndisë.” KiM 428.3
“Bisha” që përmendet në këtë mesazh, adhurimi i të cilës është bërë i detyrueshëm nga bisha me dy brirë, është bisha e parë që i ngjante leopardit të kapitullit 13 të Zbulesës - papati: “Figura që i bëhet bishës” përfaqëson atë formë të Protestianizmit femohues që do të zhvillohet atëherë kur kishat Protestante do t’i detyrojnë njerëzit që t’i përkrahin doktrinat e tyre me ndihmën e pushtetit civil. Tani na duhet të shpjegojmë kuptimin e “Damkës së bishës.” KiM 429.1
Profeti, me të paralajmëruar për rrezikshmërinë e adhurimit të bishës dhe figurës së saj, deklaron: “Këtu janë ata që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe besimin e Jezusit.” Duke qënë se ata që mbajnë urdhërimet e Perëndisë janë vënë në kontrast me ata që adhurojnë bishën dhe figurën e saj dhe kanë marrë damkën e saj, rrjedhimisht dallimi midis adhuruesve të Perëndisë dhe atyre të bishës do të bëhet në bazë të respektimit të ligjit të Perëndisë nga njëra anë, dhe shkeljes së tij nga ana tjetër. KiM 429.2
Veçoria dalluese e bishës dhe figurës së saj është shkelja e urdhërimeve të Perëndisë. Duke folur për bririn e vogël, pra për papatin, Danieli thotë: “Ai do të mendojë të ndryshojë kohërat dhe ligjin.” (Danieli 7:25). Pali e quan të njëjtën forcë me emrin “njeriu i mëkatit” që do ta lartësonte veten e tij mbi Perëndinë. Njëra profeci plotëson tjetrën. Papati mund të lartësohej mbi Perëndinë vetëm duke ndryshuar ligjin e Perëndisë; kushdo që do ta respektonte me vetëdije ligjin e ndryshuar do t’i jepte lavdi fuqisë që kishte bërë ndryshimin. Një respektim i tillë i ligjeve të papatit do të përbënte një damkë besnikërie ndaj papës në vend të besnikërisë ndaj Perëndisë. KiM 429.3
Papati është përpjekur që ta ndryshojë ligjin e Perëndisë. Ligjit i është hequr urdhëresa e dytë që ndalon adhurimin e idhujve dhe urdhëresa e katërt është ndryshuar deri në atë pikë sa si Sabat nuk konsiderohet dita e shtatë por dita e parë e javës. Papistët deklarojnë se duke hequr urdhëresën e dytë ata po lënë jashtë ligjit një pjesë të panevojshme dhe dhe që i përkiste të shkuarës duke i dhënë ligjit vlerën që Perëndia donte t’i jepte atij. Profeti nuk mund të ketë parashikuar këtë lloj ndryshimi. Kemi të bëjmë me një ndryshim të qëllimshëm dhe të para-menduar: “Ai do të mendojë të ndryshojë kohët dhe ligjet.” Është ndryshimi që i bëhet urdhëresës së katërt që përmbush në mënyrë të saktë këtë profeci. Në lidhje me këtë urdhëresë njihet vetëm autoriteti i kishës. Këtu papati e vë haptazi veten mbi Perëndinë. KiM 429.4
Ndërsa adhuruesit e Perëndisë do të dallohen në mënyrë të veçantë nga kujdesi që do t’i kushtojnë urdhëresës së katërt - meqënëse ajo përbën një shenjë të fuqisë së Tij krijuese dhe dëshmi të së drejtës së Tij për t’u adhuruar e nderuar nga njerëzit, -adhuruesit e bishës do të shquhen nga përpjekjet që do të bëjnë për ta rrëzuar përkujtimoren e Krijuesit dhe për të lartësuar atë të Romës. Pretendimet arrogante të papatit filluan me “të dielën”; dhe në mënyrë që e diela të konsiderohej si “dita e Zotit” ai kërkoi ndihmën e pushtetit shtetëror. Por Bibla thek-son se është dita e shtatë e javës dita e Zotit, dhe jo e para. Krishti tha: “Biri i njeriut është Zot edhe i së shtunës.” Në urdhëresën e katërt thuhet: “Dita e shtatë është e Shtuna e shenjtë (të Shtunën) i Zotit.” Dhe nëpërmjet profetit Isaia, Zoti e quan atë si “Ditën e Tij të shenjtë” (Marku 2:28, Isaia 58:13). KiM 430.1
Shpesh herë pretendohet se Krishti e ndryshoi të Shtunën; pretendim që hidhet poshtë nga vetë fjalët e Tij. Në shërbesën që mbajti në mal, Ai tha: “Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët; unë nuk erdha për t’i shfuqizuar, po për t’i plotësuar. Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka të kalojnë, asnjë jetë e asnjë pikë e ligjit nuk do të ka-lojë, para se të plotësohet gjthçka. Ai pra, që do të shkelë një nga urdhërimet më të vogla dhe do t’u ketë mësuar kështu njerëzve, do të quhet më i vogli në mbretërinë e qiejve; kurse ai që do t’i vërë në praktikë dhe do t’ua mësojë të tjerëve, do të quhet i madh në mbretërinë e qiejve.” (Mateu 5:17-19). KiM 430.2
Përgjithësisht, Protestantët e pranojnë faktin që Shkrimet e Shenjta nuk autorizojnë ndryshimin e e së Shtunës. Kjo duket qartë në disa botime të American Tract Society dhe American Sunday School Union. Në një nga këto punime theksohet se “në Dhiatën e Re nuk ka asnjë të dhënë të saktë për ndryshimin e e së Shtunës në të Dielë, ditën e parë të javës, dhe as për rregulla të caktuara që kanë të bëjnë me adhurimin në këtë ditë.” 68 KiM 430.3
Një tjetër thotë: “Dita nuk është ndryshuar derisa vdiq Krish-ti;” dhe “të dhënat tregojnë se ata (apostujt) nuk ... dhanë ndonjë urdhër të qartë që të kishte të bënte me braktisjen e së Shtunës të ditës së shtatë dhe me respektimin e ditës së parë si ditë adhurimi.” 69 KiM 431.1
Katolikët Romakë pranojnë se Të Shtunën e ndryshoi kisha e tyre dhe deklarojnë se Protestantët, duke mbajtur të Dielën si ditë të shenjtë, njohin pushtetin e saj. Në revistën “Catholic Cat-echism of Christian Religion” në përgjigjen që iu dha pyetjes se cila ditë duhet të konsiderohet si e shenjtë në lidhje edhe me urdhëresën e katërt, thuhet:” Në të shkuarën e hershme, e Shtuna ishte dita e shenjtë, por kisha e udhëzuar nga Jezu Krishti dhe drejtuar nga Fryma e Perëndisë ka zëvendësuar të shtunën me të dielën; pra, tani ne e konsiderojmë si të shenjtë ditën e parë dhe jo ditën e shtatë të javës. E diela tani është dita e Zotit.” KiM 431.2
Sipas shkrimtarëve papistë “vetë akti ndryshimit të së Shtunës nga e Shtuna në të dielë, që u pranua edhe nga Protestantët ...” përbën shenjën e autoritetit të Kishës Katolike. “Protestantët, - thonë ata, - duke mbajtur të dielën të shenjtë, njohin fuqinë e kishës për të caktuar festat fetare apo për t’i quajtur ato mëkate.” 70. Pra, ndryshimi i Shtunës s’është asgjë tjetër veçse shenja apo damka e autoritetit të Kishës Romake - damka e bishës”. KiM 431.3
Kisha Romake nuk ka hequr dorë nga pretendimi absurd për pushtet suprem; dhe kur bota e bashkë me të kishat Protestante pranojnë një sabat - krijim të saj, ndërsa i vënë shkelmin Të Shtunës Biblik, në fakt ata po e pranojnë një supozim të tillë. Është e vërtetë se ata mund të deklarojnë që ndryshimi ka ardhur falë traditës apo paraardhësve të tyre; por duke vepruar kështu ata po harrojnë parimin që i ndan nga Roma - parimin, sipas të cilit, Bibla dhe vetëm Bibla përbën fenë e protestantëve. Papistët e shohin që ata po mashtrojnë vetveten duke mbyllur sytë me vetëdije përpara fakteve të qarta. Ndërsa lëvizja për shenjtërimin e së dielës fuqizohet çdo ditë e më shumë, ai ngazëllohet, duke qënë i sigurtë se kjo lëvizje do të çojë rrjedhimisht kishat Protestante nën flamurin e Romës. KiM 431.4
Katolikët deklarojnë se “fakti që Protestantët mbajnë të dielën si ditë të shenjtë është, pavarësisht nga ajo që thonë, një shenjë repsekti ndaj autoritetit të kishës (Katolike).” 71. Respek-timi i detyrueshëm i së dielës nga kishat Protestante do të thotë adhurim i detyrueshëm i papatit - domethënë i bishës. Të gjithë ata, që edhe pse e kujtojnë rëndësinë e urdhëresës së katërt, vendosin që të mbajnë Të Shtunën e rremë në vend të Atij të vërtetë, nderojnë fuqinë që urdhëroi mbajtjen e tij. Por pranimi i një ceremonie fetare të imponuar nga forcat sekulare do të thotë që vetë kishat do të krijojnë figurën e bishës; rrjedhimisht respektimi i detyrueshëm i së dielës në Shtetet e Bashkuara përbënte adhurimin e detyruar të bishës dhe figurës së saj. KiM 432.1
Por të Krishterët e brezave të mëparshëm adhuronin në ditën e dielë duke menduar se në këtë mënyrë, po respektonin Të Shtunën Biblik; edhe sot e kësaj dite në çdo kishë ka shumë të Krishterë të vërtetë, që edhe pse hedhin poshtë disa pikëpamje të gabuara të Kishës së Romës, ata besojnë ndershmërisht se e Diela është E Shtuna i takimit hyjnor. Zoti i pranon qëllimet e tyre të sinqerta dhe ndershmërinë që ata i shprehin. Por kur respekti i së dielës do të bëhet i detyrueshëm me ligj dhe njerëzve do t’u bëhet i qartë koncepti dhe detyrimi që mbart në të vërtetë E Shtuna i vërtetë, atëherë kushdo që do ta shkelë urdhëresën e Perëndisë për t’iu bindur urdhrit të Romës do ta lartojnë papatin mbi vetë Zotin. Ai do të nderojë Romën dhe fuqinë që i bën të detyrueshëm vendimin e saj. Kështu, ndërsa njerëzit mohojnë atë që Zoti e ka caktuar të jetë shenjë e autoritetit të Tij dhe në vend të saj, nderojnë atë që Roma e ka zgjedhur si shenjë epërsie, ata pranojnë me fjalë të tjera shenjën e besnikërisë ndaj Romës - pranojnë “damkën e bishës.” Të gjithë ata që do të vazhdojnë ta shkelin me këmbë ligjin e Perëndisë do ta marrin “damkën e bishës” vetëm atëherë kur gjithçka të jetë bërë e qartë për njerëzit dhe ata të kenë zgjedhur midis urdhëresave të Zotit dhe atyre të njerëzve. KiM 432.2
Mesazhi i engjëllit të tretë është kërcënimi më i frikshëm që ju është drejtuar ndonjëherë njerëzve. Mëkati, që bën të derdhet kupa e papërzier me mëshirën e Perëndisë, duhet të jetë shumë i tmerrshëm. Mendjet e njerëzve do të ndriçohen përsa i përket kësaj çështjeje të rëndësishme; bota do të para-lajmërohet për rrezikun e këtij mëkati përpara zbatimit të gjykimit të Zotit, në mënyrë që të gjithë ta dinë pse do të ndëshkohen dhe të kenë mundësi t’i shpëtojnë atij. Në profeci thuhet që engjëlli i parë do t’ia predikojë mesazhin e tij “çdo kombi, fisi, gjuhe dhe populli.” Edhe mesazhi i engjëllit të tretë që është pjesë e mesazhit të trefishtë, do të ketë të njëjtën përkrahje. Thuhet se ai do të shpallet me zë të lartë nga një engjëll që do të fluturojë në mes të qiellit duke tërhequr vëmendjen e botës mbarë. KiM 433.1
Përsa i përket këtij problemi të gjithë të Krishterët do të ndahen në dy grupe të mëdha - ata që do të mbajnë urdhëresat e Perëndisë dhe do t’i besojnë Jezu Krishtit dhe ata do të adhurojnë bishën dhe figurën e saj dhe do të marrin damkën e tyre. Megjithëse kisha dhe shteti do të bashkojnë forcat e tyre për të detyruar “të gjithë, të vegjël e të mëdhenj, të pasur dhe të varfër, të lirë dhe skllevër” (Zbulesa 13:16) të marrin “damkën e bishës”, populli i Perëndisë nuk do ta marrë atë. Profeti i Pat-mosit sheh “ata që kishin mundur bishën, figurën e saj, damkën e saj dhe numrin e emrit të saj duke qëndruar mbi një det të qelqtë. Ata kishin harpat e Perëndisë” dhe këndonin këngën e Moisiut dhe të Qingjit. (Zbulesa 15:2 3). KiM 433.2
1. Cilat janë disa nga karakteristikat e bishës që ka dy brirë si të qingjit? Çilën përfaqëson kjo bishë? KiM 433.3
2. Cilat prej dy urdhërimeve preken direkt kur papati “mendon të ndryshojë kohërat dhe ligjet”? KiM 433.4
3. Nëse do tju kërkohej nga Shkrimet që e Shtuna është ende E Shtuna e vërtetë, çfarë tekstesh do të përdornit? KiM 433.5