Konflikti I Madh
26.—Një Punë Reformash
Fakti që reforma për të Shtunën do të ndërmerrej në ditët e fundit parashkohet edhe në profecinë e Isaies: “Kështu thotë Zoti: “Respektoni të drejtën dhe zbatoni drejtësinë, sepse shpëtimi im është duke ardhur dhe drejtësia ime do të shfaqet. Lum njeriu që vepron kështu dhe biri i njeriut që i përmbahet kësaj, që respekton të Shtunën pa përdhosur dhe që mban dorën nga kryerja e çfarëdo veprimi të keq.” “Bijtë e të huaje që janë bashkuar me Zotin për t’i shërbyer, për të dashur emrin e Zotit dhe për të qënë shërbëtorë të tij, tërë ata që respektojnë të Shtunën pa e përdosur dhe i përmbahen me vendosmëri beslidhjes sime, do t’i çoj në malin Tim të shenjtë dhe do t’i mbush me gëzimnë shtëpinë Time të lutjes.” - Isaia 36:1, 2, 6, 7. KiM 434.1
Këto fjalë i drejtohen të Krishterëve të erës sonë sipas këtij konteksti: “Zoti, Zoti që i mbledh të shpërndarët e Izraelit, thotë: “Unë do të mbledh rreth tij edhe të tjerë, përveç atyre që kam mbledhur.” - Vargu 8. Në këtë pasazh, parashikohet grumbullimi që do ta mbajnë të Shtunën të shenjtë do të bekohen në mënyrë të veçantë. Kështu, detyrimi që mbart në vetvete urdhëresa e katërt shktrihet përtej kryqëzimit, përtej ringjalljes, përtej rikthimit të Krishtit në qiell dhe ruhet i pacënuar edhe në kohën kur shërbëtorët e Perëndisë ua predikuan mesazhin e Ungjillit të gjitha kombeve. KiM 434.2
Zoti, përmes të njëjtit profet, udhrëron: “Mbylle këtë dëshmi, vulose këtë ligj midis dishepujve të mi.” - Isaia 8:16. Vula e ligjit të Perëndisë gjendet tek urdhëresa e katërt. Mes dhjetë urdhëre-save, kjo është e vetmja që nxjerr në pah si emrin, ashtu edhe të drejtën e Ligjdhënësit. Kjo urdhëresë e quan Atë, Krijuestë qiellit dhe të tokës, duke treguar në këtë mënyrë, se Ai meriton re-spektin dhe adhrimin tonë mbi gjithçka tjetër. Kjo është e vetmja urdhëresë në ligjin që iu dha Moisiut, që tregon majft qartë au-toritetin e këtij ligji. Kur papati me autoritetin e tij ndryshoi Të Shtunën, këtij ligji i humbi vula. Dishepujve të Jezusit u bëhet thirrje që t’i japin vendin e duhur E Shtuna, si përkujtimore e Kri-juesit dhe si shenjë e autoritetit të Tij. KiM 434.3
“Përmbajuni ligjit dhe dëshmisë.” Megjithëse numri i doktri-nave dhe teorive kontradikotre rritet çdo ditë, mbetet gjithmonë i vërtetë fakti, që ligji i Perëndisë është i vetmi rregull i paga-bueshëm me të cilin duhet të provohet vërtetësia e të gjithë këtyre opinioneve, teorive dhe doktrinave. “Në rast se ata nuk flasin në këtë mënyrë, (duke iu përmbajtur ligjit dhe dëshmisë) kjo do të thotë se ata nuk kanë dritë.” - Isaia 8:20. KiM 435.1
Urdhëri përsëritet: “Bërtit sa të mundesh, mos u kurse; ngrije zërin tënd si një bori dhe shpalli popullit tim shkeljet e tij dhe shtëpisë së Jakobit mëkatet e saj.” Për “shkeljet” nuk do të qortohet bota mëkatare, por ata që Perëndia i përshkruan si “popullin e Vet.” Më pas, Ai deklaron: “Më kërkojnë çdo ditë dhe dëshirojnë të njohin rrugët e mia, si një komb që zbaton drejtësinë dhe nuk braktis ligjin e Perëndisë së Tij.” - Isaia 58:1, 2. Këtu përshkruhet një grup njerëzish që mendojnë se veprojnë drejt dhe duket sikur janë të interesuar t’i shërbejnë Perëndisë; por Ai që jua njeh zemrat, i qorton sepse ata i shkelin me këmbë urdhëresat hyjnore. KiM 435.2
Kështu, profeti thekson edhe një herë urdhëresën që është harruar: “Do të rindërtojnë rrënojat e lashta, dhe ti do të ngresh përsëri themelet e shumë brezave të shkuara; kështu do të quhesh riparuesi i të çarave, restauruesi i shtigjeve për tëbanuar aty. Në rast se përmban këmbën që të mos dhunosh Të Shtunën, në rast se nuk kryen punët e tua gjatë ditës sime të shenjtë, në rast se e quan Të Shtunën kënaqësi, ditën e shenjtë të Zotit, që meriton nder, në qoftëse e nderon duke hequr dorë nga udhëtimet e tua, nga kryerja e punëve të tua dhe nga të fo-lurit për problemet e tua, do ta gjesh kënaqësinë tënde tek Zoti.” - (vargut 12-14). Kjo profeci gjen zbatim edhe në ditët tona. Ndryshimi i së Shtunës nga autoriteti i papatit, përbën të çarën në ligjin e Perëndisë. Por ka ardhur koha për ta restauruar këtë urdhëresë hyjnore. E çara duhet riparuar dhe themelet e shumë brezave, duhen ngritur. KiM 435.3
Adami i pafajshëm e mbajti në kopshtin e shenjtë të Edenit këtë Sabat të shenjtëruar nga pushimi dhe bekimet e Krijuesit; Adami mëkatar e i penduar, vazhdoi ta respektonte atë edhe kur u largua nga vendbanimi i tij i mrekullueshëm. Të gjithë patrikët, nga Abeli tek Noa, nga Abrahami tek Jakobi, e mbajtën Të Shtunën të shenjtë. Kur njerëzit e zgjedhur të Zotit ishin skllevër në Egjipt, shumë prej tyre të ndikuar nga idhujtaria e egjiptia-nëve, e harruan ligjin e Perëndisë; por me t’i çliruar çifutët nga zgjedha egjiptiane, Zoti ua shpalli atyre me madhëshi ligjin e Tij, në mënyrë që ata, ta njihnin vullnetin e Tij dhe ta respektonin dhe t’i bindeshin Atij përgjithmonë. KiM 436.1
Njohuria mbi ligjin e Perëndisë është ruajtur pë nga ajo ditë deri në ditët tona dhe po kështu, është mbajtur edhe E Shtuna për të cilin flet urdhëresa e katërt. Megjithëse “njeriu i mëkatit” ia doli mbanë që për një farë periudhe ta shkelte me këmbë ditën e shenjtë të Zotit, edhe në këtë periudhë të epërsisë së tij, kishte njerëz, që në fshehtësi, e respektuan atë. Që nga koha e ReformaSionit, çdo brez, ka nxjerrë njerëz që e kanë mbajtur tëpacënuar urdhëresën e katërt. E kështu përmes persekutimeve dhe shtypjes, njerëzit dëshmuan për përjetësinë e ligjit të Perëndisë dhe respektimit të E Shtunat të krijimit. KiM 436.2
Në kapitullin 14 të Zanafillës theksohet fakti se këto të vër-teta, së bashku me “ungjillin e përjetshëm”, do ta dallojnë kishën e Krishtit në kohën e ardhjes së Tij. Në qëndër të mesazhit të trefishtë janë “ata që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë dhe besimin e Jezusit.” Ky është mesazhi i fundit që do t’i shpallet botës përpara ardhjes së dytë të Jezusit. Me t’u dhënë ky mesazh, profeti sheh Birin e njeriut duke ardhur plot lavdi, për të mbledhur të korrat e kësaj toke. KiM 436.3
Të gjithë ata, mendjet e të cilëve u ndriçuan nga drita e së vërtetës mbi shenjtoren dhe mbi pandryshueshmërinë e ligjit të Perëndisë, u gëzuan dhe u mrekulluan kur vunë re bukurinë dhe harmoninë e këtij sistemi të vërtetash, që mori formë përpara syve të tyre. Ata dëshironin me gjithë shpirt që kjo dritë kaq e çmuar për ta, të depërtonte në zemrat e të gjithë të Krishterëve; dhe ata ishin më se të sigurtë se të tjerët, do ta pranonin me gëzim. Por të vërtetat që binin në kundërshtim me botën, nuk u panë me sy të mirë dhe nga njerëz që e quanin veten pasues të Krishtit. Pjesa më e madhe e njerëzve, i trembeshin sakrificës që mbartte në vetvete bindja ndaj urdhëresës së katërt. KiM 436.4
Shumë njerëz, kur dëgjuan për Të Shtunën, arsyetuan duke u nisur nga pikpamjet botërore. Ata thanë: “Kemi mbajtur gjithmonë të dilën, baballarët tanë u rritën duke respektuar atë dhe shumë njerëz të mirë e besimtarë të devotshëm, kanë vdekur të lumtur duke mbajtur këtë ditë të shenjtë. Në se ata kanë pasur të drejtë, edhe ne të drejtë kemi. Respektimi i kësaj të Shtunë “të re”, do ta prishi harmoninë që është vendosur mes botës dhe nesh dhe ne, nuk do të mund të ndikojmë mbi ta si më parë. Çfarë shpreson të arrijë një grup i vogël njerëzish që mbajnë të shenjtë ditën e shtatë, kundër botës mbarë, që respektuan ditën e dielë?” Edhe çifutë përdorën të njëjtat argumente për të justifikuar mohimin që i bënë Krishtit. Perëndia i kishte pranuar blatimet e flijimet e ofruara nga baballarët e tyre, atëherë, pse s’mund të shpëtonin fëmijët duke ndjekur të njëjtat rite? Kështu, në kohën e Luterit, papistët arsyetonin në të njëjtën mënyrë kur thonin se feja Katolike, ishte një faktor i majftueshëm shpëtimi duke marrë parasysh faktin se shumë të Krishterë të vërtetë, kishin qënë gjatë gjithë jetës së tyre deri në vdekje Katolikë të mirë. Një arsyetim i tillë bëhet pengesë serioze për përparime në fushën e besimit dhe praktikës së krishterë. KiM 437.1
Shumë njerëz ngulnin këmbë se e diela ishte një doktrinë e pranuar nga mbarë bota dhe një “zakon” që kisha e ruante për shekuj me rradhë. Por u provua se E Shtuna dhe respektimi i tij ishin aq të vjetër sa edhe bota, domethënë shumë më të hershëm dhe më të përhapur sa mbajtja e së dielës, dhe kjo ditë (E Shtuna), ishte miratuar si e tillë jo vetëm nga engjëjt, por edhe nga vetë Perëndia. Themelet e së Shtunës; u hodhën bashkë me themelet e tokës dhe u formuan kur yjet e mëngjesit këndonin së ashku dhe bijtë e Perëndisë lëshonin britma gëzimi. (Jakobi 38:6, 7; Zanafilla 2:1-3). KiM 437.2
Meriton respekt nga ana jonë kjo ditë, sepse nuk u krijua nga asnjë forcë tokësore dhe nuk u mbështet në traditat njerëzore; u hartua nga vetë i Lashti i Ditëve dhe zuri vend në fjalën e Tij të përjetshme. KiM 438.1
Ndërsa vëmendja e njerëzve u përqëndrua tek reforma për Të Shtunën, pastorë të njohur e shtrembëruan fjalën e Perëndisë, duke u përpjekur t’i qetësoni njerëzit e shqetësuar me anë të një interesimi të gabuar të saj. Dhe ata që nuk studiuan vetë Shkrimet e Shenjta, i panuan me gëzim të gjtha ato konkluzione që përputheshin me dëshirat e tyre. Shumë njerëz u përpoqën që t’i vinin shkelmin të vërtetës duke përdorur argu-mentet, traditat e Etërve dhe autoritetin e kishës. Avokatët e kësaj të vërtete iu drejtuan Biblës, për t’i dhënë urdhëresës së katërt vlerën dhe rëndësinë që i takonte. Njerëz të thjeshtë, të armatosur vetëm me fjalën e së vërtetës, u bënë ballë sulmeve të njerëzve të ditur që të çuditur e të inatosur, vunë re që elokuenca e tyre e sofistikuar ishte e pafuqishme përballë arsye-timit të thjeshtë dhe drejtpërdrejtë të të parëve, që ndonse nuk kishin arsimin e tyre, ishin ekspertë të Shkrimeve të Shenjta. KiM 438.2
Në mungesë të provave Biblike, shumë prej tyre përdornin të njëjtën arsyetim që “kishin përdorur dikur paraardhësit e tyre kundër Krishtit dhe apostujve të Tij. Ata ngulmonin” “Pse s’e kuptojnë njerëzit tanë të mëdhenj këtë punën e e së Shtunës? Një numër i vogël njerëzish besojnë të njëjtën gjë që ju besoni. “S’ka mundësi që ju të keni një të drejtë dhe të gjithë njerëzit e ditur të botës të jenë gabuar.” KiM 438.3
Citimi i mësimeve të Biblës dhe rikujtimi i historisë së marrëdhënieve Perëndi - njerëz në shkuj, do të ishin të mjaftueshëm për të hedhur poshtë tilla argumente. Zoti punon përmes atyre që e dëgjojnë dhe i binden zërit të Tij, përmes atyre që në rast nevoje, s’kanë frikë ta shpallin të vërtetën dhe t’i qortojnë publikisht gabimet e të tjerëve. Shpesh, si udhëheqës të lëvizjeve reformiste, Ai nuk zgjedh njerëz të ditur apo të pushtetshëm sepse ata u besojnë verbërisht oponioneve, teorive dhe sistemeve të tyre teologjike dhe nuk kanë nevojë për mësimet e Perëndisë. Vetëm ata që kanë një lidhje të drejtpërdrejtë dhe personale me Burimin e mençurisë, janë në gjendje që t’i kuptojnë e t’i shpjegojnë Shkrimet e Shenjta. Ndonjëherë, përkarahja e së vërtetës u besohet njerëzve që u mungojnë dijet që të jep shkolla, jo sepse ata janë të paditur por sepse ata dëshirojnë të jenë nxënës të Perëndisë. Ata ulen në bankat e shkollës së Krishtit dhe duke qënë se janë nxënës të bindur e të përulur, bëhen njerëz të shquar. Duke ua zbuluar atyre të vërtetën e Tij, Zoti u bën një nder kaq të madh, sa madhëshita njerëzore dhe respekti botëror të krahasuar me të, s’kanë më asnjë vlerë. KiM 438.4
Pjesa më e madhe e Adventistëve nuk i përfillën të vërtetën e shenjtores dhe të ligjit të Perëndisë dhe shumë prej tyre, hoqën dorë nga besimi në lëvizjen e ardhjes së dytë dhe pranu-an disa pikpamje të pasakta dhe kontradiktore që kishin të bënin me profecitë në fjalë. Disa të tjerë, vazhduan të caktojnë një datë përfundimtare për ardhyjen e Krishtit, me fjalë të tjera, va-zhduan të gabojnë . Drita e shenjtores duhej t’ua kishte hapur sytë përpara faktit që asnjë periudhë profetike nuk zgjatet deri tek ardhja e dytë, sepse koha e saktë e kësaj ardhjeje, nuk është parashikuar ndonjëherë. Por, duke i kthyer kurizin dritës, ata va-zhduan herë pas here të caktojnë një datë për ardhjen e Zotit dhe po aq herë, u zhgënjyen. KiM 439.1
Kur kisha e Selanikut ndoqi disa pikëpamje të gabuara në lidhje me ardhjen e Krishtit, apostulli Pal u bëri thirrje që krahasonin me kujdes, shpresat dhe bindjet e tyre me fjalën e Perëndisë. Ai u citoi pjesë nga profecitë që kishin të bënin me ngjarjet që duhet të ndodhnin përpara ardhjes së Krishtit, duke u treguar kështu, se shpresa e tyre për ta parë me sy ardhjen e Tij, ishte pa bazë. Ai i paralajmëroi duke u thënë: “Askush të mos ju gënjejë kurrsesi, (Letra e dytë e Selanikasve 2:3). Sikur ata të ishin dhënë tërësisht pas datave të caktuara që nuk gjenden në Shkrimin e Shenjtë, do t’i kishin hyrë një rruge të gabuar veprimi; zhgënjimi do t’i kthente në objekt talljeje për profetë, ata do të dorëzoheshin përpara dekurajimit dhe ndoshta, do të dyshonin në vërtetësinë e disa të dhënave të rëndësishme për shpëtimin e tyre. KiM 439.2
Paralajmërimi që apostulli u bëri Selanikasve përmban një mësim të vyer për të gjithë ata që jetojnë në ditët e fundit. Shumë Adventistë mendonin se në qoftë se nuk do ta ndërtonin besimin e tyre mbi një datë të caktuar të ardhjes së Zotit, s’do të mund të përgatiteshin me zell për këtë ngjarje. Por ndërsa ata ushqenin shpresa që shuheshin me kalimin e kohës, besimi i tyre merrte goditje kaq shkatërrimtare, saqë ishte e pamundur që të vërtetat e mëdha të profecisë të preknin zemrat dhe mendjet e tyre. KiM 439.3
Ishte Zoti Ai, që lejoi predikimin e një kohe të caktuar përsa i përket gjykimit, duke dhënë atë mesazhin e parë. Ky mesazh bazohej tek përllogaritja më se e saktë që ju bë periudhave pro-fetike; përllogaritje që caktoi si fundin e periudhës 2300 ditore, vjeshtën e vitit 1844. Përpjekjet e vazhdueshme për të gjetur data të reja për fillimin dhe fundin e periudhave profetike dhe arsyetimi i pasaktë që i mbështet këto përpjekje, jo vetëm që i largojnë njerëzit nga e vërteta, por edhe i bëjnë ata që t’i shpjegojnë me përbuzje përpjekjet e sinqerta që bëhen për t’i shpjeguar profecitë. Caktimi i herëpashershëm i një date për ardhjen e dytë dhe përhapja e saj në shkallë të gjerë, u shkojnë për shtat qëllimeve të Satanit. Me të kaluar koha e caktuar, ai tallet dhe i përqesh avokatët e së vërtetës, duke nxitur urrejtje ndaj lëvizjes së madhe të ardhjes së dytë të viteve 1843-1844. Ata që vazhdojnë të bëjnë të njëjtin gabim, përfundimisht, do të caktojmë një datë shumë të largët në të ardhmen dhe rrjedhimisht, do të jetojnë moskokëçarës në një gjendje sigurie të rreme dhe shumë prej tyre, di ta kuptojnë se janë mashtruar vetëm kur të jetë shumë vonë. KiM 440.1
Përvoja e shkuar e Adventistëve ilustrohet mjaft bukur nga historia e Izraelit të herëshëm. Perëndia i udhëhoqi njerëzit e Tij drejt lëvizjes për ardhjen e dytë, ashtu si dikur i udhëhoqi Izrael-itët jashtë Egjiptit, drejt lirisë. Besimi i tyre u vu në provë gjatë ditëve të zhgënjimit të madh, ashtu si u vu në provë besimi Çifut në brigjet e Detit të Kuq. Sikur të kishin vazhduar t’i besonin do-rës që i kishte udhëhequr në të shkuarën, ata do ta kishin parë shöëtimin që vjen nga Zoti. Sikur të gjithë ata që kishin punuar si një trup i vetëm në vitin 1844, të ishin njohur me mesazhin e egjëllit të tretë dhe të nxitur nga Shpirti i Shenjtë, t’ia kishin shpallur atë botës, Zoti do t’i kishte përdorur përpjekjet e tyre për të realizuar qëlimet e Tij dobiprurëse. Bota do të ishte para-lajmëruar, punës parapërgatitore do t’i kishte ardhur fundi dhe Krishti do të kishte ardhur për t’i çliruar njerëzit e Tij vite më parë. KiM 440.2
Nuk ishte vullneti i Perëndisë që Izraeli që sorollatej për dyzet vjet me rradhë në shkretëtirë; Ai dëshironte me gjithë zemër që t’i udhëhiqte ata drejt tokës së kanaanit dhe t’jua jepte atyre në dorëzim këtë tokë, që ata të jetonin të lumtur dhe ta donin Atë. Por “ata nuk mundën të hyjnë për shkat të mosbesimit.” - Letra e Hebrenjve 3:13. Ata vdiqën në shkretëtirë për shkak tëmosbesimit dhe idhujtarisë dhe të tjerëve ju besua Toka e Premtuar. Po kështu, nuk ishte vullneti i Perëndisë që ardhja e Krishtit të vonohej kaq shumë dhe që njerëzit e Tij të jetonin kaq gjatë në një botë ku mbizotërojnë mëkatet dhe trishtimi. Por mosbesimi i largoi ata nga Zoti. Meqë ata refuzuan ta bënin punën që Ai vetë ua kishte caktuar, shpallja e mesazhit ju besua të tjerëve. Jezusi, duke u treguar mëshirëplotë ndaj botës, e vonoi ardhjen e Tij në mënyrë që t’ju jepte mundësi të gjithë mëkatarëve, që ta dëgjonin këtë paralajmërim dhe të gjenin strehë në dashurinë e Tij përpara paralajmërim dhe të gjenin strehë në dashurnë e Tij përpara se të zbrazej”, zemërimi i Perëndisë. KiM 441.1
Në ditët tona, ashtu si në të shkuarën, e vërteta që dënon gabimet dhe mëkatet e kohës ngjall kundërshtim. “Sepse kushdo që bën gjëra të mbrapshta e urren dritën dhe nuk vjen tek drita, që të mos zbulohen veprat e tij.” - Gjoni 3:20. Ndërsa njerëzit e kuptojnë se nuk mund t’i mbrojnë qëndrimet që mbajnë duke përdorur Shkrimet e Shenjta, shumë prej tyre këmbëngulin duke përdorur Shkrimet e Shenjta, shumë prej tyre këmbëngulin që t’i mbrojnë ato me çdo kusht, dhe rrjedhimisht, sulmojnë me keqdashje karakterin dhe motivet e të gjithë atyre që përfa-qojnë me guxim të vërtetën antipopullore. E njëjta politikë është ndjekur gjatë të gjithë kohrave. Elija konsiderohej si ngatërrestar në Izrael, Jeremia si tradhëtar dhe Pali si shkatërrues i tempullit. Që nga ajo kohë deri sot, ata që qëndronë besnikë të vërtetës konsiderohen si kryengritës, heretikë dhe elementë përçarës. Me mijëra njerëz, që nuk i zënë dot besë fjalëve të sigurta të profecive, do të bashkohen pa hezituar me të tjerët që akuzojnë të gjithë ata, që kanë guximin t’i dënojnë mëkatet “moderne”. Një frymë e tillë do të përhapet gjithnjë e më shumë. Bibla naparalajmëron se po afrohet ajo kohë, kur ligjet e shtetit do të bien kaq shumë ndesh me ligjin e Perëndisë, saqë kushdo që do t’u bindet urdhëresave hyjnore, do t’i duhet të përballojë me guxim dhe dënimet që u jepen keqbërësve. KiM 441.2
Duke pasur parasysh të gjitha këto ... cila është detyra e lajmëtarit të së vërtetës? A mos duhet vallë që ai të arrijë kunkluzionin se s’ia vlen ta përkrahësh të vërtetën duke qënë se shumë shpesh ajo bën që njerëzit t’i shmangen apo t’i rezistojnë përgjegjësisë që mbart kjo e vërtetë në vetvete? Jo; ai, ashtu si Reformatorët e parë, nuk ka asnjë arsye që t’ia fshehë botës dëshminë e fjalës së Perëndisë, edhe pse shpesh, kjo ngjall vetëm kundërshtime.Martirët dhe shenjtorët dëshmuan për besimin e tyre dhe nga kjo përfituan brezat e ardhshëm. Ata shembujt të gjallë ndershmërie dhe hirësie kanë qënë burime frymëzimi pë ata që i janë zgjedhur si dëshmitarë të Perëndisë. Atyre u janë hapur sytë përpara të vërtetës, jo vetëm për të mirën e tyre, por edhe për ta njohur boten përmes tyre me mëshirën dhe hirin e Perëndisë. Po në ditët tona, a u ka dhënë Zoti dritë dijeje shërbëtorëve të Tij? Atëherë, është detyra e tyre që ta lënë këtë dritë të ndriçojë mbarë. KiM 442.1
Kohë më parë Zoti foli përmes një prej shërbëtorëve të Tij dhe deklaroi: “Ti do t’u njoftosh fjalët e mia edhe sikur të të dëgjojnë, edhe sikur të refuzojnë të dëgjojnë.” - Ezekieli 3:7; 2:7. Ndërsa dëshmitarëve të së vërtetës në ditët tona, du drejtohen këto fjalë: “Bërtit sa të mundësh, mos u kurse; ngrije zërin tënd si një bori dhe shplli popullit tim shkeljet e tij dhe shtëpisë së Jakobit mëkatet e saj.” - Isaia 38:1. KiM 442.2
Kushdo që e pranon dritën e së vërtetës, brenda mundësive të tij, ka të njëjtën përgjegjësi solemne të profetit të Izraelit, të cilët Zoti iu drejtua me këto fjalë: “Kështu, o bir njeriu, të kam vendosur si roje për shtëpinë e Izraelit; prandaj dëgjo fjalën e gojës sime dhe i lajmëro nga ana ime. Kur i them të pabesitë: “I pabesë, ti do të vdesësh me siguri”, dhe ti nuk flet për të paralajmëruartë pabesin që të largohet nga rruga e tij, si i pabesë do të vdesë për shkak të paudhësisë së tij, por për gjakun e tij do t’i kërkojë llogari dorës sate. Por në rast se ti e paralajmëron të pabesin që të largohet nga rruga e tij dhe ai nuk largohet prej saj, ai do të vdesë për shkak të paudhësisë së tij, por ti do ta shpëtosh shpirtin tënd.” - Ezekieli 33:7-9. KiM 442.3
Fakti që e vërteta ngjall pakënaqësi dhe krijon probleme, është pengesë kryesore në punën për përkrahjen dhe përfaqsimin e saj. Dhe ky është i vetmi argument që avokatët e saj nuk kanë mundur kurrë ta hedhin poshtë. Por, nga ana tjetër, ai s’i ka zbrazur kurrë ndjekësit e vërtetë të Krishtit; njerëzit që nuk presin që e vërteta të bëhet “popullore”. Me t’u bindur për detyrën që i pret, ata e pranojnë me gëzim kryqin e tyre duke deklaruar bashkë me Palin që “trishtimi ynë i lehtë që është vetëm për një moment, prodhon për ne, një peshë të amasë e të pashoqe të amshueshme lavdie;” dhe duke çmuar “dhunën e Krishtit si pasuri më të madhe nga thesarët e Egjiptit”, (Korintasit 4:17; Hebrenjtë 11:26) ata janë gati të luftojnë për të. KiM 443.1
Paravarsisht nga ato që thonë, vetëm ata që thellë në zemrat e tyre duan t’i shërbejnë botës, i zgjedhin problemet fetare duke u nisur nga politika dhe jo nga parimet. Ne duhet të zgjedhim të vërtetën sepse është e vërtetë, dhe t’ia lëmë të tjerat në dorë Zotit. Bota u detyrohet njerëzve parimorë, besnikë dhe guxim-tarë për reformat e saj më të mëdha. Dhe janë njerëz të tillë që duhet ta çojmë përpara reformën edhe në ditët tona. KiM 443.2
Zoti tha: “Dëgjomëni, o ju që e njihni drejtësinë, o popull, që ke në zemër ligjin tim. Mos kishin frikë turpërimin nga njerëzit, as mos u trembni nga fyerjet e tyre të rënda. Sepse tenja do t’i hajë si një rrobe dhe mola do t’i brejë si leshin, por drejtësia ime do të jetë përjetë dhe shpëtimi im brez pas brezi.” - Isaia 51:7, 8. KiM 443.3
1. Cila është vula e ligjit të Perëndisë? Ku gjendet zakonisht vula? KiM 443.4
2. Ka një rregull të pagabueshëm nga i cili duhet të testohen të gjitha opinionet, doktrinat dhe teoritë. Cili është ai rregull? KiM 443.5
3. Cilat janë disa nga arsyet që njerëzit përdorin për të mos mbajtur Të Shtunën? Sa qëndrojnë këto arsyetime? KiM 443.6