Konflikti I Madh

26/44

24.—Në Vendin më të Shenjtë

Ideja e shenjtores ishte çelësi që zbuloi misterin e zhgënjimit të vitit 1844. Ndërsa nga njëra anë, hidhte dritë mbi gjendjen të cilën ndodhen dhe punën që duhet të kryejnë njerzit e Zotit duke theksuar detyrën e re që dilte pëpara tyre, nga ana tjetër nxirrte në pah një sistem të vërtetash harmonike dhe të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, duke e treguar edhe një herë, se lëvizja e madhe e ardhjes së dytë ishte frymëzuare drejtuar nga vetë Perëndia. Si nxënësit e parë të Jezusit që “u gëzuan kur panë Zotin” pas asaj nate të tmerrshme ankthi dhe zhgënjimi po ashtu u ngazëlluan dhe ata që kishin pritur me besim që Ai të vinte për të dytën herë. Ata kishin pritur që Ai të vinte plot lavdi për të shpërblyer shërbëtorët e Tij. E duke qënë se u zhgënjyen; ata e humbën Jezusin dhe thirrën siç thirri Maria tek varri: “E kanë hequr Zotin tim dhe nuk e di se ku e kanë vënë.” E gjetën përsëri Atë në “Vendin shumë të shenjtë”; gjetën Kryepriftin e tyre të dhembshur që do të vinte shpejt si mbret dhe çlirues. Drita që mbante shenjtorja ndriçoi të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen. Ata ishin të sigurtë se Perëndia i kishte udhëhequr me maturinë e Tij të pagabueshme. Edhe pse ata vetë, ashut si nxënësit e parë, nuk e kishin kuptuar mesazhin që shpallën, ai mesazh kishte qënë më se i saktë nga çdo pikëpamje. Shpallja e tij, kishte çuar në realizimin e qëllimit të Zotit dhe puna e tyre ishte vlerësuar prej Tij. Të rilindur sërisht nga “një shpresë e mrekullueshme” ata ngazëlloheshin “me një gëzim të papërshkrueshëm dhe një lavdi të plotë.” KiM 408.1

Si Profecia e Danielit 8:14, “Deri dymijë e treqin ditë; pastaj shenjtorja do të pastrohet”, ashtu edhe mesazhi i engjëllit të parë “Duani dhe i jepni Atij lavdi, sepse ora e gjyqit të tij erdhi”; flisnin për shërbimin që do të kryente Krishti në “Vendin shumë të shenjtë”, për gjykimin paraprak, dhe jo për ardhjen e Tij “Si Çlirues i popullit të Vet dhe Dërmues i ligjit. Gabimi që mendohej se do te ndodhte në fund të 2300 ditëve. Besimtarër ishin zhgënjyer falë këtij gabimi, por megjithatë, gjithçka që ishte shikuar nga profecitë dhe kishte vulën Biblike, ishte realizuar. Pikërisht në kohën kur ata po ndaheshin për zhgënjimin që kishin përjetuar ndodhi ngjarja për të cilën fliste mesazhi që ata kishin shpallur; ngjarja që duhej të ndodhte përpara ardhjes së Zotit për t’i dhënë gjithësecilit shpërblimin që i takon. KiM 408.2

Krishti nuk kishte ardhur në tokë siç e prisnin ata, por kishte hyrë, ashtu siç skicohej në profeci me anë të simboleve, në vendin më të shenjtë të tempullit të Perendisë në qiell. Profeti Daniel e paraqit Atë duke ardhur tek i Lashti i Ditëve; “Unë Danieli shikoja disa vegime nate, - thotë ai, - dhe ja mbi retë e qiellit po vinte dikush që i ngjante një Biri njeriu; ai arriti deri te i Lashti i Ditëve dhe iu afrua atij.” - Danieli 7:13. KiM 409.1

Edhe profeti Malakia e parashikon hyrjen e Tij në tempull. Ai shkruan: “Dhe menjëherë Zoti, që ju kërkoni, do të hyjë në tempullin e Vet, engjëlli i beslidhjes që ju kërkoni me ëndje, ja, do të vijë, thotë Zoti i ushtrive.” - Malakia 3:1. Njerëzit e Tij nuk e pritnin hyrjen e Tij në tempullin e Vet. Ata nuk po e kërkonin at-je, por prisnin që të vinte në tokë “në një zjarr flakërues, për t’u hakmarrë kundër atyre që nuk njohin Perëndi, dhe të tyre që nuk i binden Ungjillit ...” - Letra e dytë e Selanukut 1:8. KiM 409.2

Njerëzit nuk ishin akoma gati për ta takuar Zotin e tyre. Atyre u nevojitej një punë përgatitore. FIllimish, drita do t’u ndriçonte mendjet duke i drejtuar tek tempulli i Perëndisë në qiell; e ndërsa ata, falë besimit të tyre, do ta ndiqnin kryepriftin gjatë shërbimit të Tij atje, para tyre do të shtroheshin detyra të reja. Kishës do t’i jepej një mesazh tjetër paralajmërimi dhe udhëzimi. KiM 409.3

Profeti thotë: “Po kush do të mund të durojë ditën e ardhjes së tij? Kush do të mund të qëndrojë më këmbë ditën kur ai do të shfaqet? Ai është si zjarri i shkrirësit, si soda e larësve. Ai do të ulet si ai që shkrin dhe pastron argjendin, me qëllim që ata të mund t’i ofrojnë Zotit një blatim me drejtësi.” - Malakia 3:2, 3. Ata që do të jetojnë në tokë në kohën kur ndërmjetësimi i Krish-tit në shenjtore do të përfundojë, do të jenë të detyruar të qëndrojnë në praninë e një perëndie të shenjtë pa ndihmën e një ndërmjetësi. Rrobat e tyre duhet të jenë pa njolla, karakteret e tyre të pastruar nga mëkati nëpërmjet spërkatjes me anë të gjakut. Ata duhet të dalin fitimtarë në betejën më të keqe, falë mëshirës së Perëndisë dhe përpjekjeve të tyre të zellshme. Ndërsa në qiell po kryhet gjykimi zbulues, ndërsa shenjtorja po pastrohet nga mëkatet e besimtarëve të penduar, në tokë, mes njerëzve të Zotit, do të realizohet një pastrim i veçantë i mesazhet e kapitullit 14 të Zbulesës. KiM 409.4

Me të mbaruar kjo punë, pasuesit e Krishtit do të jenë gati për ardhjen e Tij. “Atëherë oferta e Judës dhe e Jeruzalemit do të pëlqehet nga Zoti, në kohët e shkuara, si në vitet e mëparsh-me.” - Malakia 3:4. Atëherë, kisha, që Zoti do të marrë me vete në ardhjen e Tij do të jetë” e lavdishme, pa njolla e rrudha, a ndonjë gjë të tillë ...” - Efesianët 5:27. Vetëm atëherë ajo “do të shfaqet si agimi, i bukur si hëna, e pastër si dielli, e tmerëshme si një ushtri me flamuj të shpalosur.” - Kënga e Solomonit 6:10. KiM 410.1

Malakia, përveç hyrjes së Zotit në tempullin e Tij, parashikon edhe ardhjen e Tij tyë dytë për të zbatuar gjykimin me këto fjalë: “Kështu unë do t’ju afrohem për gjykim dhe do të jem një dëshmitar i gatshëm kundër magjistarëve, kundër shkelësve të kurorës, kundër atyre që bëjne betime të rreme, kundër atyre që vjedhin mëditjene punëtorit, që shtypin të venë dhe jetimin, që dëbojnë të huajin dhe nuk më kanë frikë”, thotë Zoti i ush-trive.” - 3:5. KiM 410.2

Juda i referohet të njëjtës skenë kur thotë: “Ja, Zoti erdhi me mijërat e tij të shenjtë, për të bërë gjyqin kundër të gjithëve dhe për të bindur të gjithë të pabesët në mes tyre për të gjitha ve-prat e paudhësisë.” - Letra e Judës 14, 15. Ndryshimi midis kësaj ardhjeje dhe hyrjes së Zotit në tempullin e Tij, është mëse e qartë. Këto janë dy ngjarje të ndryshme. KiM 410.3

Ardhja e Krishtit si Kryeprifti ynë në “Vendin shumë të shen-jtë” për të pastruar shenjtoren, që del në pah tek Libri i Danielit 8:4; ardhja e Birit të njeriut tek i Lashti i Ditëve që përshkruhet tek Libri i Danielit7:13; dhe ardhja e Zotit tek tempulli i Tij sipas parashikimit të Malakisë, janë përshkrime të ndryshme të të njëjtës ngjarje. Edhe ardhja e dhëndrit, që jepet shumë bukur tek parabola e dhjetë vajzave të virgjëra të Mateut 25, përfa-qëson të njëjtën gjë. KiM 410.4

Mesazhi “Ja, po vjen dhëndri!” u shpall në verë dhe në vjeshtë të vitit 1844. Në atë kohë, u fuqizuan edhe dy grupet e njerëzve që përfaqësoheshin nga vajzat e meçura dhe budallaqe - grupi i parë (të mençurat) përbëhej nga të gjithë ata që e pritnin me gëzim ardhjen e Zotit dhe që përgatiteshin me zell për ta takuarAtë, dhe grupi i dytë, nga të gjithë të tjerët, që duke qënë impulsivë dhe duke pasur frikë, ishin kënaqur me të vërtetën teorikisht, por nuk ndjenin nevojën e mëshirës së Perëndisë. Në parabol thuhet se me të ardhur dhëndri, “virgjëreshat që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë.” Pra, siç vihet re, dhëndri vjen përpara dasmës. Dasma përfaqëson marrjen nga ana e Krishtit të mbretërisë së Tij. Qyteti i Shenjtë, Jeruzalemi i Ri, që është kryeqyteti dhe qyteti përfaqësues i mbretërisë quhet “nusja, gruaja e Qngjit.” Engjëlli i tha Gjoni: “Eja, do të të tregoj nusen, gruan e Qengjit.” “Dhe më çoi në Frymë mbi një mal të madhe dhe të lartë, dhe më tregoi qytetin e madh, Jeruzalemin e shenjtë, që zbriste nga qielli, nga Perëndia.” - Zbulesa 21:9, 10. Pra, është më se e qartë se nusja përfaqëson Qytetin e Shenjtë dhe vajzat e vergjëra që dalin për të takuar dhëndrin, simbolizojnë kishën. Tek Zbulesa thuhet se njerëzit e Zotit janë të ftuarit në gostinë e dasmës së Qengjit (Zbulesa 19:9). Në qoftë se ata janë të ftuarit s’mund të përfaqësojnë në të njëjtën kohë edhe nusen. Sipas profetit Daniel, Krishti do të marrë “sundimin, lavdi dhe një mbretëri” nga i Lashti i Ditëve”; Ai do të marrë Jeruzalemin e Ri, kryeqytetin e mbretërisë së Tij “që është bërë gati si nuse e stolisur për burrin e vet.” - Danieli 7:14; Zbulesa 21:2. Me të marrë në dorëzim dëtë mbretëri, Ai do të vijë plot lavdi si Mbret mbi mbretër dhe Zot mbi zotër për të çliruar njerëzit e tij që “do të ulen me Abrahamin, me Isaakun dhe me Jakobin” në tryezën e mbretërisë së Tij për të marrë pjesë në gostinë e dasmës së qengjit (Mateu 8:11; Luka 22:30). KiM 411.1

Shpallja e mesazhit: “Ja po vjen dhëndri!” në verë të vitit 1844, bëri që me mirëra njerëz të pritnin me padurim ardhjen e shpejtë të Krishtit. Pikërisht në atë kohë, Dhëndri erdhi, jo në tokë siç mendonin, por tek i Lashtu i Ditëve në qiell për t’u martuar, për të marrë mbretërinë që i takonte. “Virgjëreshat që ishin gati, hynë bashkë me të në dasmë; dhe dera u mbyll.” Ata nuk do të ishin personalisht të pranishëm ne dasmë, sepse ajo do të zhvillohej në qiell, ndërsa ata (të ftuarit) jetonin në tokë. Pasuesit e Krishtit duhet ta “presin Zotërinë e tyre, kur të kthehet nga dasma.” - Luka 12:36. Por megjithatë, ata duhet të kuptojnë punën e Tij. Dhe ta ndjekin me anë të besimit ndërsa Ai shkon përpara Perëndisë. Kjo është ideja që del kur thuhet se ata shkojnë në dasëm bashkë me Të. KiM 412.1

Në parabolë theksohet se në dasëm, shkuan ato që kishin vaj në llampa. Me fjalë të tjera, ata që krahas njohurisë mbi të vër-tetën që e kishin gjetur në Shkrimet e Shenjta, zotëronin edhe Shpirtin e Shenjtë dhe ndjenin nevojën e mëshirës së Perëndisë; ata, që kishin pritur me durim, duke përballuar natën e errët të provës dhe duke studjuar Biblën në kërkim rrezesh më të qarta drite. Ishin pikërisht këta njerëz, që kuptuan të vërtetën mbi shenjtoren qiellore dhe ndryshimin e shërbimit që do të kryente Shpëtimtari, dhe e ndoqën Atë falë besimit të tyre në punën e nisur në shenjtoren atje lart. Edhe të gjithë të tjerët, që pranojnë nëpërmjet dëshmisë së Shkrimeve ndërsa Ai del përpara Perëndisë për të përmbushur aktin e fundit të punës së Tij si ndërmjetës dhe për të marrë në përfundim të saj mbretërinë që e pret - përshkruhen si ata që shkojnë në dasëm. KiM 412.2

Në parabolën e kapitullit 22 të Librit të Mateut përdoret e njëjta figurë = dasma - dhe duket qartë se gjykimi zbulues kryhet përpara kësaj dasme. Përpara ceremonisë, hyri mbreti, për të parë nëse të gjithë të ftuarit kishin veshur petkun e duhur për dasmë, veshjen pa njolla, karakterin e pastruar e të zbardhur nga gjaku i Qengjit (Mateu 22:11, Zbulesa 7:14). Perëndia pranon, duke i bërë pjesë të mbretërisë dhe duke u bërë vend pranë fronit të Tij, të gjithë ata qe pas një shqyrtimi te kujdesshëm vi-het re se kanë veshur rroba dasme. Të papërshtatshmit flaken tej. Gjykimi zbulues apo puna përmbysëse që kryhet në shen-jtoren qiellore përfshin pikërisht shqyrtimin e karakterit njerëzor për të vendosur në këtë mënyrë se cilët janë gati për të marrë pjesë në mbretërinë e Perëndisë. KiM 412.3

Me të mbaruar kjo punë, me t’u shqyrtuar çështjet e të gjithë atyre që në shekuj kanë deklaruar se i përkisnin Krishtit dhe me t’u marrë vendimi për secilin prej tyre, do të përfundojë edhe periudha e gjykimit dhe me të do t’i mbyllet dera edhe mëshirës. Kështu, vetëm një fjali: “Ato që ishin gati, hynë bashkë me të në dasëm; dhe dera u mbyll.”; na çon tek shërbimi i fundit i Krishtit - Shpëtimtar, tek momenti kur do të përfundojë puna e madhe për shpëtimin e njerëzve. KiM 413.1

Gjatë shërbesës në shenjtoren tokësore, që siç e kemi vënë re ishte skicë e shërbesës qiellore, me të hyrë kryeprifti në “Vendin shumë të shenjtë” në Ditën e Shlyerjes, ndërpritej shërbimi në ndarjen tjetër të shenjtores. Zoti urdhëroi: “Në çadrën e mbledhjeve, kur ai do të hyjë në shenjtoren për të bërë shlyerjen, nuk do të ketë njeri, derisa hyri në “Vendin shumë të shenjtë” për të kryer aktin e fundit të shlyerjes, Ai i dha fund shërbimit në ndarjen e parë, filloi puna në ndarjen e dytë. Në shërbesën imituese (tokësore) kur kryepifti largohej nga “Vendi i shenjtë” në Ditën e Shlyerjes, ai dilte përpara të gjithë Izraelit që ishin penduar me të vërtetë për mëkatet e tyre. Në të njëjtën mënyrë, Krishti kishte përmbushur vetëm gjatë të cilës, Ai va-zhdonte t’i ofronte Atit gjakun e Tij në emër të mëkatarëve. KiM 413.2

Adventisët nuk e kuptuan këtë të vërtetë në vitin 1844. Edhe pse koha kur pritej ardhja e Shpëtimtarit kaloi, ata vazhdonin të besoninse Ai do të vinte shpejt; Ata ishin të mendimit se kishin arritur në një fazë të rëndësishme dhe se Krishti i kishte dhënë fund punës së Tij si ndërmjetës përpara Perëndisë. Atyre ju dukej se në Bibël thuhej se gjykimi do të përfundote pak përpara ardhjes së Zotit në retë e qiellit. Kjo dukej sikur shprehej qartë tek ato pjesë të Shkrimeve të Shenjta ku flitej për njerëz që do të kërkojnë, do të qajnë dhe do të trokasin në dyert e mëshirës, por ato dyer nuk do të hapen më për ta. Në zemrat e tyre lindi dyshimi: ndoshta data kur ata pritnin ardhjen e Krishtit shënonte fillimin e periudhës që do ta paraprinte këtë ardhje ... Ata men-donin se nga njëra anë duke e paralajmëruar botës për gjykimin e afërt e kishin kryer detyrën e tyre, dhe e kishin flakur tej barrën e rëndë të shpëtimit të mëkatarëve dhe nga ana tjetër, njerëzit e ligit që s’hiqnin dorë nga talljet dhe blasfemitë, përbënin një provë të faktit se Shpirti i Perëndisë i kishte brakti-sur të gjithë ata që ndjenin mevojën për mëshirën e Tij. Të gjitha këto konfitmonin bindjen e tyre se gjykimi kishte përfunduar, apo si u pëlqente ta shprehnin ata, “dera e mëshirës tashmë ishte mbyllur.” KiM 413.3

Por studimi më i detajuar i problemit të shenjtores solli rreze të reja dhe më të qarta drite. Ata vunë re, se bindja e tyre qe fundi i periudhës 2300 ditore viti 1844, shënonte fillimin e një faze të rëndësishme, ishte më se e saktë. E ndërsa, nga njëra anë, ishte i vërtetë fakti se dera e shpresës dhe mëshirës nga e cila njerëzit kishin dalë përpara Perëndisë pë një mijë e treqind vjet me rradhë ishte mbyllur, nga ana tjetër, u hap një derë e re dhe njerëzimit falë ndërmjetësimit të Krishtit në”Vendin shumë të shenjtë” iu afrua dhurata e faljes. Një pjesë e shërbimit të Tij kishte përfunduar, për t’i hapur rrugën një pjese tjetër. Akoma ekzistonte “një derë e hapur për të hyrë në shenjtoren qiellore ku vetë Krishti, shërbente si Kryeprift në emër të mëkatarëve. KiM 414.1

Vetëm tani mund t’i kuptonin ato fjalët e Krishtit, që duke iu drejtuar kishës pikërisht në atë kohë, shprehet kështu tek Libri i Zbulesës: “Këtë thotë i Shenjti, i Vërteti, ai që ka çelësin e Da-vidit, ai që hap dhe skush nuk mbyll; dhe mbyll dhe askush nuk hap. Unë njoh veprat e tua; ja, të vura përpara një dere të hapur që asnjëri nuk mund ta mbyllë.” - Zbulesa 3:7, 8. KiM 414.2

Vetëm ata, që me besim i shkojnë pas Krishtit në këtë detyrë të rëndësishme shlyerjeje, përfitojnë nga ndërmjetësimi i Tij; Të tjerët që i mbyllin sytë përpara dritës që nxjerr në pah këtë shërbim, nuk mund të jenë pjesë e tij Çifutët, qe hodhën poshtë dritën që ndriçonte ardhjen e parë të Krishtit dhe nuk besuan se Ai ishte Shpëtimtari i botës, nuk mund të merrnin faljen që të ofron Ai. Kur Jezusi, me t’u ngjitur sërisht në qiell, hyri me anë të gjakut të Vet në shenjtoren qiellore për t’u dhuruar nxënësve bekimet që sjell ndërmjetësimi i Tij, çifutët u lanë në errësirë të plotë për të vazhduar me flijimet dhe blatimet e tyre pa vlerë. Shërbimit të simboleve dhe imitimeve i kishte ardhur fundi. Dera nga kishin hequr dorë nga e vetmja rrugë kërkimi që mund t’i çonte tek Ai; nga shërbimi në shenjtoren qiellore. Për këtë arsye ata nuk mund të komunikonin me Perëndinë. Për ta -dera ishte e mbyllur. Ata nuk e dinin se prandaj nuk mund të përfitonin nga ku ndërmjetësim. KiM 414.3

Gjendja në të cilën ndodheshin çifutët ilustron gjendjen në të cilën ndodhen “të ashtuquajturit” të Krishterë të shkujdesur medëshirën e tyre, nuk duan t’ia dinë për shërbimin mëshirëplotë të shenjtë”, kërkohej që i gjithë populli i Izraelit të mblidhej përredh shenjtores dhe në mënyrë solemne të përulej përpara Perëndisë, në mënyrë që t’u faleshin mëkatet dhe të vazhdonin të bënin pjesë në asambelnë fetare. Sa e rëndësish-me është që ne ta kuptojmë në Ditën e vërtetë të Shlyerjes punën e Kryepriftit tonë dhe ta dimë se çfarë detyrash shtrohen përpara nesh. KiM 415.1

Njerëzit nuk mund ta mohojnë paralajmërimin që u dërgon vetë Perëndia pa u ndëshkuar për këtë gjë. Në kohën e Noas nga qielli u dërgua një mesazh dhe shpëtimi i njerëzve varej nga mënyra me të cilën ata vetë do të reagonin ndaj këtij mesazhi. Meqënëse ata nuk ia vunë veshin paralajmërimit, Shpirti i Perëndisë e braktisi racën mëkatare, dhe ata u zhdukën në ujërat e Përmbytjes. Në kohën e Abrahamit, banorët mëkatarë të Sodomit nuk i kushtonin vëmëndje zërit të mëshirës derisa ky zë heshtej, dhe të gjithë ata, me përjashtim të zotit, gruas dhe dy vajzave të tij, u bënë shkrumb e hi nga zjarri që zbriti nga qielli. E njëjta gjë ndodhi edhe në kohën e Krishtit. Biri i Perëndisë u drejtohet çifutëve jobesnikë duke deklaruar: “Ja, shtëpia juaj po ju lihet e shkretë.” - Mateu 23:38. Duke parashikuar ngjarjet e ditëve të fundit, e njëjta Fuqi e Pafund deklaron kështu përsa u përket atyre “që nuk pranuan ta duan të vërtetën për të qënë të shpëtuar.” “E prandaj Perëndia do t’u dërgojë atyre një gënjim që di t;i bëjë të gabojnë, që t’i besojnë gënjeshtrës, që të dënohen të gjithë ata që nuk i besuan të vërtetës, por përqafuan ligësinë.” - Letra e dytë e Theselonikasve 2:10-12. Ndërsa ata mohojnë mësimet e fjalës së Perëndisë, Shpirti i Shenjtë tërhiqet prej tyre duke i lënë të lirë të zgjedhin gënjeshtrat dhe mashtrimet që u pëlqejnë aq shumë. KiM 415.2

Por Krishti vazhdon të ndërmjetësojë përpara Atit në emër të njerëzve dhe atyre që kërkojnë, do t’u jepet dritë e dituri. Edhe pse fillimisht Adventistët nuk e kuptuan një gjë të tillë, më pas, ndërsa Shkrimet e Shenjta që përcaktojnë edhe qëndrimin e tyre të vërtetë, u hapën përpara tyre, gjithçka u qartësua. KiM 415.3

Periudha që pasoi që pasoi verën dhe vjeshtën e vitit 1844 ishte një provë e vështirë për të gjithë ata që vazhdonin të përfaqësonin besimin e ardjes së dytë. Drita që i drejtonte ata për tek shenjtorja qiellore përbënte ngushëllim dhe u jepjte siguri përsa i përkiste qëndrimit që mbanin. Disa prej tyre hoqën dorë nga llogaria e mëparëshme e periudhave profetike dhe deklaronin se ndikimi i fuqishëm i Shpirtit të Shenjtë që ishte ndjerë gjatë lëvizjes për ardhjen e dytë ishte ndikim njerëzor, apo akoma më keq, satanik. Por grupi tjetër mbretëronte me vendosmëri idenë se Zoti i kishte edhëhequr gjithmonë gjatë përvojave të së shkuarës; dhe ndërsa pritnin, vëzhgonin dhe luteshin që vullneti i Perëndisë të bëhej i njohur për ta, ata vunë re se Kryeprifti i kishte hyrë punës për fillimin e një etape të re të shërbimit të Tij, dhe duke i shkuar pas Atij me besim, atyre iu hapën sytë për të parë edhe detyrën përfundimtare që ky shërbim shtronte përpara kishës. Mesazhet e engjëllit të parë dhe të dytë morën një kuptim të ri, dhe ata u përgatitën për të marrë dhe për t’i shpallur botës mbarë paralajmërimin solemn të engjëllit të tretë; paralajmërimi që gjendet tek Kapitulli 14 i Zbulesës. KiM 416.1

1. Në ç’mënyrë mësimi i shenjtërores ishte çelësi që ç’kyçi misterin e zhgënjimit të 1844? KiM 416.2

2. Si e bën mesazhi i shenjtërores, të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen, kuptimplote për ju? KiM 416.3

3. Në fund të 2,300 ditëve profetike, Jezusi filloi shërbesën e Tij në vendin më të shenjtë të shenjtërores qiellore, një process i njohur si gjykimi investigative apo i para-adventit. Cilët janë disa nga vargjet biblike që e mbështesin këtë të vërtetë? KiM 416.4