Konflikti I Madh
23.—Çfarë është Shenjtërorja?
Thënia e kapitullit të tetë të Danielit vargu 14: “Deri dymijë e treqind ditë; pastaj shenjtorja do të pastrohet”, përbënte si themelin, ashtu edhe kolonën qëndrore të besimit adventist. Të gjithë ata që besonin tek ardhja e shpejtë e Zotit i dinin këto fjalë përmëndësh. Të gjithë ata mendonin se nga ngjarjet që para-shikonin në të, vareshin shpresat e tyre më të zjarrta dhe ëndrrat e tyre më te bukura. Kemi treguar më sipër se këto ditë pro-fetike mendoheshin se do të përfundonin në vitin 1844. Advent-istët ishin të mendimit, ashtu si të gjithë të krishterëty e tjerë, se bota apo një pjesë e saj, përbënin shenjtore. Mendohej gjithashtu se pastrimi i shenjtores përfaqsonte pastrimin e tokës me anë të zjarreve të ditës së fundit dhe se kjo gjë, do të ndodhte gjatë ardhjes së dytë. Nga kjo u arrit në konkluzionin se Krishti do të rikthehej në tokë në vitin 1844. KiM 395.1
Por koha e caktuar dhe Zoti nuk u duk gjikundi. Besimtarët e dinin se fjala e Perëndisë ishte e pagabueshme; gabimi duhej të qëndronte tek interpretimi duhej të qëndronte tek interpretimi që ata i kishin bërë profecisë; por ku qëndronte ky gabim vallë. Shumë njerëz e zgjidhën problemin duke deklaruar se 2300 ditët nuk përfundonin në vitin 1844. Ata s’dhanë asnjë në mbështetje të kësaj teze, përveç faktit se Krishti nuk kishte ardhur në kohën që ata e pritnin të vinte. Ata arsyetonin kështu: sikur ditët pro-fetike të kishin përfunduar në vitin 1844, Krishti do të ishte rikthyer për ta pastruar shenjtoren me anë të zjarrit; pra, meqë Ai nuk kishte ardhur, periudha 2300 ditore (vjetore nuk kishte përfunduar). KiM 395.2
Pranimi i një konkluzioni të tillë do të thoshte një gabim në llogaritjen e parë të periudhave profetike. U zbulua se 2300 ditët fillonin me dekretin e Artakserksit për restaurimin dhe ndërtimin e Jeruzalemit që hyri në fuqi në vjeshtë të vitit 457 p.e.s. Duke marrë këtë datë si pikënisjen e kësaj periudhe, të gjitha ngjarjet e parashikuara në të tek Libri i Danielit 9:25-27 përputheshin me realitetin. Gjashtëdhjetë e nëntë javët, 483 vjetët e parë të periudhës 2300 vjeçare duhet të përfundonin me Mesinë, Të Shuguriari; dhe fakti që Krishti u pagëzua plotësisht këtë hollësi. Në mes të javës së shtatëmbëdhjetë duhej të vritej. Në Pranverë të vitit 31 e.s tre vjet e gjysëm pas pagëzimit të Tij, Krishti u kryqëzua. Sidoqoftë javët apo 430 vjetët i përkisnin veçanërisht çifutëve. Në fund të kësaj periudhe ky komb vulosi mohimin e Krishtit duke persekutuar nxënësit e Tij dhe kështu në vitin 34 e.s” Me përfundimin e 430 viteve të para të oeriudhës 2360 vjeçare mbeteshin vetëm 1810 vjet. Nga viti 34 e.s periudha 1810 vjeçare shkonte deri në vitin 1844. “Pastaj, - tha engjëlli, - shenjtorja do të pastrohet.” Të gjitha hollësitë e profecitë ishin përmbushur pa asnjë dyshim në kohën e caktuar. KiM 396.1
Duke u bazuar në një llogaritje të tillë gjithshka ishte më se e qartë dhe harmonike, përveç faktit që në vitin 1844 nuk kishte ndodhur asgjë që të korespondonte me pastrimin e shenjtores. Të hidhje poshtë konkluzionin se ditët profetike nuk përfundon-in në atë kohë, do të thoshte të çrregulloje gjithçka dhe të brak-tisje qëndrime, që ishin arritur falë përmbysjes së plotë të profe-cisë. KiM 396.2
Por ishte Zoti që i kishte udhëhequr njerëzit e Tij gjatë lëvizjes së ardhjes së dytë; fuqia dhe lavdia e Tij kishin qenë pjesë e punës së nisur dhe s’mund të lejonte që kjo përpjekje të përfundonte në errësirë dhe zhgënjim të plotë dhe konsiderohej si një lëvizje e rreme dhe fanatike. Ai s’mund të lejonte që tëdyshohej tek fjala e Tij. Megjithëse shumë njerëz hoqën dorë nga llogaritja e parë dhe mohuan sakitësinë e lëvizjes që bazohej tek ajo, të tjerët nuk donin të braktisnin pika të rëndësishme të besimit dhe përvojës së tyre që mbështeteshin gjatë studimit të profecive, dhe e quanin si detyrë ruajtjen e të vërtetave që ki-shin zbuluar dhe vazhdimin e kërkimeve Biblike. Ata rishikuan pozitën e tyre dhe duke u lutur studiuan Shkrimet e Shenjta për të kuptuar se ku kishin gabuar. Duke qënë se nuk gjetën asnjë gabim në llogaritjen që u kishin bërë periudhave profetike, ata u detyruan që të shqyrtonin më më kujdes problemin e shenjtores. KiM 396.3
Falë kërkimeve të tyre ata zbuluan se nuk ekzistonte asnjë provë Biblike në mbështetje të pikëpamjes popullore sipas të cilës, shenjtorja përfaqësonte tokën; por gjetën në Bibël shpjegimin e plotë mbi temën e shenjtores, natyrën, vendosjen dhe shërbimet që mund të kryen në të; shpjegim që ishte aq i qartë dhe i mjaftueshëm, saqë ua fshehu atyre çdo dyshim. Apostulli Pal shkruan në Letrën e hebrenjve kështu; “Sigurisht edhe e para Beslidhje kishte disa rregulla për shërbesën hyjnore dhe për shenjtoren tokësore. Sepse u ndërtua për shërbesën hyjnore dhe për shenjtoren tokësore. Sepse u ndërtua një tab-ernakull i parë, në të cilin ishte shandani, tryeza dhe bukët e paraqitjes; ai quhet “Vendi i Shenjtë”. Pas vitit të dytë ishte tab-ernakulli i quajtur “Vendi shumë i shenjtë” (Shenjtorja e Shen-jtoreve) që përmbante një tymtore prej ari edhe arkën e Beslidhjes, të mbuluar nga të gjitha anët me ar, në të cilën ishte një enë e artë me manë, shkopi i Araonit që kishte mbuluar edhe rrasat e Beslidhjes. Edhe sipër saj ishin kerubinet e lavdisë që i bënin hije pajtuesit.” - Letra e Hebrenjve 9:1-5. KiM 397.1
Pali i referohet këtu tabernakullit që Moisiu e ndërtoi sipas urdhrit të Perëndisë dhe që do të shërbente si vend qëndrimi për Të Lartin. KiM 397.2
Ndërsa Moisiu ishte në mal me Zotin, Ai e urdhëroi; “Le të më bëjnë një shenjtore, që unë të banoj në mes tyre.” (Eksodi 25:8). Në atë kohë izrelitët po e udhëtonin përmes shkretëtirës dhe tabernakulli u ndërtua në një mënyrë të tillë që të ishte e lehtë për ta zhvendosur në vende të ndryshme; e megjithatë, ishte një objekt madhështor. Muret e tij ishin të larta, të punuara me dru, të veshura me pllaka ari dhe të derdhura në zgavra argjendi, ndërsa tabernakulli përbëhej nga perde apo mbulesa; nga të cilat, perdet e jashtme ishin punuar me lesh dhie, ndërsa të brendshmet ishin të përhurta liri të veshura me herubinë të punuar artistikisht. Përveç oborrit të jashtëm në të cilin ndodhej altari ku digjeshin flijimet, vetë tabernakulli përbëhej nga dy pjesë që quheshin “Vendi i shenjtë” dhe “Vendi shumë i shenjtë” që ndaheshin nga një perde e bukur apo një vel; hyrja për tek vendi i parë mbyllet nga një vel i njëjtë. KiM 397.3
Në jug të “vendit të Shenjtë” ndodhej shandani me shtatë llamba që ndriçonin shenjtoren ditë e natë, në veri tryeza e bukës së paraqitjes dhe përpara vitit që ndante “Vendin e Shen-jtë” nga “Vendi shumë i Shenjtë” gjendej altari i artë i temjanit, nga ku çdo ditë përpara Zotit do të ngrihej akoma temjanit të parfumuar me lutjet e popullit të Izraelit. KiM 398.1
Në “Vendin shumë të shenjtë” qëndronte arka, një sënduk i punuar me dru të çmuar dhe i larë me ar, vendmbajtja e dy rrasave të gurit mbi të cilat vetë Perëndia pati shkruar ligjin e Dhjetë Urdhëresave. Mbi arkë ndodhej pajtuesi (vendi i mëshirës) që formonte edhe mbulesën e arkës; një punim i mrekullueshëm, i rrethuar nga dy herubinë në të dy skajet e pajtuesit. Gjithçkae punuar në ar. Midis herubinëve sfaqej vetë Zoti në një re lavdie. KiM 398.2
Me vendosjen e Çifutëve në Kanaan, vendin e tabernakullit e zuri tempulli që ndërtoi Solomoni, që edhe pse u vendos mbi shkallë më të mëdha dhe u kthye në një ndërtesë të qëndrueshme1 ruajti të njëjtat përmasa dhe u mobilua në të njëjtën mënyrë Shenjtorja përveç gjatë kohës ekzistoi në një formë të tillë, derisa u shkatërrua nga Romakët në vitin 70 e.s. KiM 398.3
Kjo ishte e vetmja shenjtore që përmendet në Bibël dhe që ekzistuar mbi tokë. Pali deklaroi se ajo ishte shenjtorja e beslidhjes së parë. Po beslidhja e re s’ka shenjtore? KiM 398.4
Ata që ishin në kërkim të së vërtetës zbuluan duke iu rikthyer Letrës së Hebrenjve, se ekzistenca e nje shenjtorjeje të beslidhjes së dytë kishte gjithashtu disa rregulla përshërbesën hyjnore dhe për shenjtoren tokësore.” Përdorimi i fjalës “gjithashtu” i bëri ata të mendoni se Pali e kishte përmendur më parë idenë e një shenjtorjeje. Duke iu rikthyer fillimit të një ka-pitulli më parë, ata lexuan: “Dhe pika kryesore e atyre gjërave që po thimi është kjo; ne kemi një kryeprift të tillë i cili qëndron në të djathtën e fronit të Madhërisë në qiejt, shërbenjës i shen-jtores dhe tabernakullit të vërtetë, të cilin e ngriti Perëndia e jo njeriu.” - Letra e Hebrenjve 8:1, 2. KiM 398.5
Këtu zbulohet shenjtorja e beslidhjes së re. shenjtorja e beslidhjes së parë u ngrit nga njerëzit, atë e ndërtoi Moisiu; kjo u ngrit nga Perëndia e jo nga njeriu. Në atë shenjtore shërbesat fetare kryheshin nga priftërinjtë tokësorë; në këtë drejton Krish-ti, Kryeprifti Ynë, që qëndron ne të djathtë të fronit të Perëndisë. Një shenjtore ishte në tokë, tjetra në qiell. KiM 399.1
Për më tepër, Moisiu e ndërtoi tabernakullin sipas një modeli. Ishte Zoti që e drejtonte: “Ju do ta bëni atë sipas tërë asaj që unë do t’u tregoj, si për modelin e tabernakullit ashtu edhe për mod-elin e të gjitha orendive.” E ngulmohet sërisht: “Dhe shiko të bësh çdo gjë sipas modelit që t’u tregua që t’u tregua në mal.” - Eksodi 25:3, 40. Pali thotë që tabernakulli i parë “ishte një shëmbëlltyrë për kohën e tanishme ku ofroheshin dhurata e fli-jime; “që vendet e tij të shenjta ishin modele të gjërave qiellore” që priftërinjtë që ofronin dhuratat sipas ligjit shërbenin “sipas ligjit shërbenin “sipas shembullit dhe hijes së gjërave qiellore,” dhe që “Krishti nuk hyri në një shenjtore të bërë me dorë, që është vetëm shëmbëllesë e asaj të vërtetë, por në vetë qiellin për të dalë tani përpara Perëndisë për ne ...” - Letra e Hebrenjve 3:9, 23; 8:5, 3:24. KiM 399.2
Shenjtorja e ndërtuar nga Moisiu ishte kopje, origjinali e të cilës është shenjtorja tokësore. Aftësitë artistike që u shpalosën gjatë ndërtimit të saj flisnin qartë për mençuri hyjnore. Muret dukeshin si blloqe masive ari që reflekonin në çdo drejtim dritën e shtatë llampave të shandanit të artë. Tryeza e bukës së para-qitjes dhe altari i temjanit ndriçonin siar i kulluar. Bukurisë së kësaj pamjeje i shtohej perdja e mrekullueshme që zinte vendin e çatisë (mbuesës) dhe ishte punuar me figura engjëjsh me ngjyra blu, të purpurt dhe të kuqe të ndezur. E përmbi velin e dytë, ishte Shekinahu, shfaqja në formë të dukshme e lavdisë së Perëndisë; vend në të cilin mund të hynte dhe të mbetej gjallë vetëm kryeprifti e askush tjetër. KiM 399.3
Madhështia e pakrahasueshme e tabernakullit tokësor reflektonte përpara syve të njerëzve lavdinë e tempullit qiellor ku Krishti, paralajmëruesi ynë, shërben përpara fronit të Perëndisë për ne. Vendi i përhershëm i Mbretit të Mbretërve, ku mijëra e mijëra njerëz i shërbenin dhe mijra të tjerë qëndronin përpara Tij (Danieli 7:10); ai tempull mbushur me lavdinë e fronit të përjetësisë ku engjëjt, rojtarët plot dritë, mbulonin fytyrat në shenjë adhurimi, edhe pse përbënte objektin më të mrekullueshën që kishin ndërtuar ndonjëherë njerëzit, ishte veçse një reflektim i dobët i lavdisë dhe madhështisë së modelit të tij. Megjithatë, shenjtorja tokësore dhe shërbesat që zhvilloheshin në të, nxorrën në pah të vërteta të rëndësishme që kishin të bënin me shenjtoren qiellore dhe me punën e madhe për shpëtimin e njerëzve që zhvillohet në të. KiM 399.4
Vendet e shenjta të shenjtores qiellore përfaqsohen nga dy ndarjet e shenjtores tokësore. Apostullit Gjon gjatë një vizioni, iu lejua që të shihte tempullin qiellor të Perëndisë dhe ai atje vuri re “shtatë llampa “që kishte një temianicë ari ... dhe iu dha shumë erë të këndshme që t’ua shtonte lutjeve të të gjithë shenjtorëve mbi altarin prej ari që ishte përpara fronit.” - Zbulesa 8:3. Në këtë pikë të vizionit, profetit iu lejua që të shihte ndarjen e parë të shenjtores qiellore; atje ai pa “shtatë llampa të ndezura” dhe “altarin prej ari” që përfaqsohen përkatësisht na shandani i artë dhe altari i temjanit në shenjtoren tokësore. Atëherë “u hap tempulli i Perëndisë” (Zbulesa 11:13) dhe ai hodhi vështrimin përtej velit të brendshëm në “Vendin shumë të shenjtë”. Atje pa “arkën e beslidhjes së Tij” që simbolizohet nga sënduku i shenjtë që ndërtoi Moisiu për të vendosur, ligjin e Perëndisë. KiM 400.1
Kështu, ata që ishin duke studiuar këtë temë gjetën prova tëpamohueshme të ekzistencës së një shenjtoreje në qiell. Moisiu e ndërtoi shenjtoren tokësore duke u nisur nga një model i dhënë. Gjoni dëshmon se e pa në qiell atë shenjtore. KiM 400.2
Në tempullin qiellor, vendqëndrimin e Perëndisë, nga froni i Tij vjen drejtësi dhe gjykim. Në “Vendin shumë të shenjtë” gjendet ligji i Tij, rregulli i madh i drejtësisë, në bazë të së cilit, gjykohen të gjthë njerëzit pajtuesi, përpara të cilit vetë Krishti, lutet për faljen e mëkatarëve duke përdorur gjakun e Tij. Kështu, plani i shpëtimit është gërshetim i drejtësisë me mëshirën. Këtë bashkim (gërshetim) mund ta planifikon të vetëm një mençuri pakufi dhe vetëm një fuqi po aq e pakufishme në qiell. Kerbinët e shenjtores tokësore me kokat e kthyera me respekt në drejtim të pajtuesit, përfaqësojnë inteesin që engjëjt qiellorë tregojnë për punën dhe planin e shpëtimit. Engjëjt dëshirojnë me gjithë shpirt që të zbulojnë misterin e mëshirës; - se si Perëndia tregohet i drejtë duke e falur mëkatarin e penduar dhe duke e rinovuar lidhjen e Tij me racën me dështuar; se si Jezusi poshtërohet për të shpëtuar nga rrënimi turma të panumërta njerëzish dhe për t’i veshur ata me petkat e dretjësisë së Tij, në mënyrë që ata të bashkohen me engjëjt që s’kanë mëkatuar kurrë dhe të qëndrojnë përgjithmonë në presencën e Perëndisë. KiM 400.3
Puna e Krishtit, si ndërmjetës i njerëzve, përshkruhet shumë bukur në profecinë e Zakarisë; profeci që ka të bëjë me Atë “gu-rin e qoshes, mbi të cilin gjathë ndërtesa e lidhur mirë, rritet për të qënë një tempull i shenjtë në Zotin, në te cilin, - thotë ai, - edhe ju jeni bashkëndërtuar për të qënë një banesë e Perëndisë përmes Frymës.” - Letra e Efesianëve 2:20-22. KiM 401.1
“Do të mbulohet me lavdi.” Krishtit i takon lavdia për shpëti-min e races mëkatare. Nga shekulli në shekull, që nga fillimi i kohërave, të çliruarit me me shpërblesë do të këndojnë: “Atij që na deshi dhe na lau nga mëkatet tona në gjakun e tij, ... Atij i qoftë lavdi dhe pushtet në shekuj të shekujve.” - Zbulesa 1:5, 6. KiM 401.2
“Do të ulet e do të mbretërojë mbi fronin e tij, do të jetë prift mbi fronin e tij.” Këtu nuk thuhet “mbi fronin e lavdisë së tij”, mbretëria e lavdisë nuk është krijuar akoma. “Zoti Perëndi do t’i japë fronin e Davidit, atit të tij,” vetëm pasi Ai t’i ketë dhënë fund punës së Tij si ndërmjetës dhe mbretëria e Tij “nuk do të ketë kurrë të sosur.” - Luka 1:32, 33. Si kryeprift, Krishti tani është ulur me Atin në fronin e Tij. - Zbulesa 3:21. Mbi fronin e Atij që ka jetuar përjetësisht qëndron Ai “që mbante sëmundjet tona dhe kishte marrë përsipër dhembjet tona”, që “u tundua në të gjithashtu si ne, por pa mëkatuar.” “Në qoftë se ndokush mëkaton, kemi një avokat te Ati ...” - Isaia 33:4; Letra e Hebrenjve 4:15; 2:18; Letra e parë e Gjonit 2:1. Ndërmjetësimi i tij përbëhet nga një trup i shpuar nga gozhdat dhe i thyer nga heshtat, dhe nga një jetë pa mëkat. Duart e përgjakura, brinjët e shpuar, këmbët e maviosura i bëjnë thirrje mëkatarëve, shpëtimi i të cilëve u ble me një çmim tepër të lartë. KiM 401.3
“Midis të dyve do të jetë këshille paqjeje.” Dashuria e Atit, po aq e madhe sa dashuria e Birit, është themeli i shpëtimit për racën mëkatare. Përpara se të largohej Jezusi u tha nxënësve të Tij: “Nuk po ju them se unë do t’i lutem Atit për ju; Ai vetë në fakt ju do.” - Gjoni 16:26, 27. Perëndia “e ka pajtuar botën me veten në Krishtin ...” - Letra e dytë e Korintasve 5:13. Gjatë drejtimit të shenjtores atje lart “midis të dyve do të jetë një këshillë paqjeje.” “Sepse Perëndia aq shumë e deshi botën sa dha Birin e tij të vetëmlindur, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme”. - Gjoni 3:16. KiM 401.4
Bibla i jep përgjigje shumë të qartë pyetjes: “Çfarë është shenjtorja?” Termi “shenjtore” që përdoret në Bibël, i referohet së pari, tabernakullit që u ndërtua nga Moisiu sipas modelit qiel-lor, dhe së dyti, e shenjtores së vërtetë qiellore” që pasqyrohej nga e para. Vdekja e Krishtit i dha fund shërbesës tipike. “Shen-jtorja e vërtetë e qiellit përbën edhe shenjtoren e beslidhjes së re. Duke pasur parasysh se profecia e kapitullit 8 të Librit të Dan-ielit vargu 14 u realizua pas vdekjes së Mesisë, ajo i referohet shenjtores së beslidhjes së re. Në fudn të periudhës 2300 ditore (vjetore), në vitin 1844, në tokë s’kishte pasur shenjtore për shekuj me rradhë. Kështu, pa as më të voglin dyshim, profecia: “Deri dymijë e treqind ditë; pastaj shenjtorja do të pastrohet”; ka të bëjë me shenjtoren qiellore. KiM 402.1
Por duhet gjetur përgjigja e një pyetjeje akoma më të rëndësishme: “Ç’kuptim ka pastrimi i shenjtores?” Në Dhiatën e Vjetër theksohet ekzistenca e një shërbese të tillë në shenjtoren tokësore. A mund të ketë ndonjë gjë në qiell që të ketë nevojë për t’u pastruar? Në kapitullin 3 të Letrës së Hebrenjve flitet qartë për Pastrimin si të shenjtores tokësore, ashtu edhe të asaj qiellore. “Dhe sipas ligjit, gati të gjitha gjërat pastrohen me anë të gjakut; dhe pa derdhur gjak nuk ka ndjesë. Ishte, pra, e nevojshme që format e gjërave qiellore të pastrohen me këto gjëra [gjakun e kafshëve; por vetë gjërat qiellore me flijime më të mira se këto, (Letra e Hebrenjve 9:22, 23), madje edhe gjaku i çmuar i Krishtit. KiM 402.2
Si gjatë shërbesës së vërtetë, ashtu edhe gjatë asaj imituese, pastrimi mund të kryhej vetëm me anë të gjakut; në të parën (shërbesën e vërtetë) me anë të gjakut të Krishtit, dhe në të dytën (shërbesën imituese) me anë të gjakut të kafshëve. Sipas Palit pastrimi kryhet me anë të gjakut, sepse pa gjakderdhje, nuk ka ndjesë. Dhe pastrimi duhet të çojë në falje apo në largimin e mëkatit. KiM 402.3
Po si mund të ekzistojë mëkati në shenjtore, sido qoftë kjo; tokësore apo qiellore? Këtë mund ta mësojmë duke iu referuar shërbesës simbolike sepse priftërinjtë që ushtronin këtë detyrë në tokë shërbenin “sipas shëmbullit dhe hijes së gjërave qiel-lore.” - Letra e Hebrenjve 8:5. KiM 403.1
Shërbesa e shenjtores tokësore ndahej në dy pjesë; priftërinjtë shërbenin çdo ditë në Vendin e shenjtë” dhe një herë në vit, kryeprifti kryente një shërbesë të veçantë shugurimi në “Vendin shumë të shenjtë” për të pastruar shenjtoren. Çdo ditë, mëkatari i penduar sillte përpara hyrjes së tabernakullit një kafshë për të flijuar dhe rrëfente mëkatet e tij duke vënë dorën mbi kokën e flisë duke kaluar kështu katet e tij duke vënë dorën mbi kokën e flisë duke kaluar kështu në mënyrë simbolike, mëkatet e tij tek kafsha e pafajshme. Pas kësaj, kryhej flijimi. Apostulli thotë se “pa derdhur gjak nuk ka ndjesë”, Shkelja e ligjit të Perëndisë mund të shqaguhej vetëm me jetën e atij që e kishte shkelur këtë ligj. Prifti merrte gjakun, që përfaqsonte vdekjen e mëkatarit, faji i të cilit mëshirohej në figurën e kafshës së flijuar, të cilit ndodhej sënduku i ligjit që kishte shkelur ai mëkatar. Nëpërmjet kësaj ceremonie, mëkati me anë të gjakut të derdhur, kalonte në shenjtore. Kishte raste kur gjaku nuk çohej në “Vendin e shenjtë”, por në këto raste priftërinjtë duhet ta hanin mishin e flisë ashtu si urdhëroi dikur Moisiu djemtë e Aaronit duke iu thënë: “Zoti ua ka dhënë me qëllim që të mbani padrejtësinë e asamblesë - Levitiku 10:17. Të dy ceremonitë simbolizonin në të njëjtën mënyrë kalimin e mëkatit nga mëkata-ri i penduar, tek shenjtorja. KiM 403.2
Kjo punë kryhej ditë për ditë gjatë gjithë vitit. Duke qënë se mëkatet e Izraelit kalinin nga populli tek shenjtërorja, lindi nevoja e kryeerjes së një shërbese të veçantë Për ta pastruar vetë shenjtoren pre tyre. Zoti urdhëroi që të shugurohehsin veças secila prej ndarjeve të shenjta. “Kështu do të bëjë shlyerjen për shenjtoren, për shkak të papastërtive të bijëve të Izraelit, të shkeljeve të tyre dhe të gjitha mëkateve të tyre. Do të veprojë në të njëjtën mënyrë për çadrën e mbledhjeve, që mbetet mes tyre, në mës te papastërtive të tyre.” Edhe altari do të shuguro-hej me qëllim që “ta pastrojë dhe ta shenjtërojë nga papastërtitë e bijve të Izraelit.” - Levitiku 16:16, 13. KiM 403.3
Një në vit, në Ditën e madhe të Shlyerjes, kryeprifti hynte në “Vendin shumë të shenjtë” për të kryer pastrimin e shenjtores. Pastrimi ishenjtores i jepte fund shërbesës vjetore. Në ditën e Shlyerjes përpara hyrjes së tabernakullit, silleshin dy cjep dhe hidhej short për ta; “njëri prej tyre caktohej për Zotin dhe tjetri shërbente si cjap për shlyerjen e fajit.” - vargu 8. Cjapi i caktuar për Perëndinë do të therrej si flijim për mëkatet. Prifti e merrte gjakun e tij brënda velit dhe me një pjesë të tij spërkaste pa-jtuesin dhe pjesën tjetër e derdhte përpara tij. Me gjak spër-katej edhe altari i temjanit që ndodhej përpara belit. KiM 404.1
“Aaroni do të vendosë të dyja duart e tij mbi kokën e cjapit të gjallë dhe do të rrëfejë mbi të tërë padrejtësitë e bijëve të izraelit të gjitha shkeljet e tyre, tërë mëkatet e tyre, dhe do t’i verë mbi kokën e cjapit, pastaj do ta çojë në shkretëtirë me anë të një njeriu të zgjedhur enkas. Cjapi do të mbartë mbi vete në tokë të vetmuar të gjtha padrejtësisë e tyre.” - Vargjet 21:22. Cjapi nuk kthehej më në kampin e Izraelitëve dhe njeriu që e shoqëronte deri në shkretëtirë duhej të lahej vetë dhe të lante rrobat e tij me ujë përpara se të hynte përsëri në kamp. KiM 404.2
Qëllimi i gjthë kësaj ceremonie ishte që t’u nguliste në mendje Izraelitëve përsosshmërinë e Perëndisë dhe urrejtjen që i ngjallte Atij mëkati; dhe për më tepër, t’u tregonte atyre se nga kontaktime mëkatin rridhte papastërti dhe asgjë tjetër dhe asgjë tjetër. Ndërsa kryhej një shërbesë e tillë, secili duhej ta pas-tronte shpirtin. Askush nuk punonte dhe gjthë asambleja e Iz-raelit mblidhej për ta kaluar ditën në përulje solemne përpara Zotit, duke u lutur, duke u rrëfyer dhe duke agjëruar. KiM 404.3
Shërbesa imituese (tokësore) na jep të vërteta të rëndësishme përsa i përket shugurimit (shlyerjes). Në vend të mëkatit prandaj një zëvendësues; por gjaku i viktimës nuk fshihte mëkatin. Kështu u gjet një mënyrë sipas të cilës ky mëkat, i kalonte shenjtores. Nëpërmjet këtij blatimi gjaku mëkatari e njihte autoritetin e ligjit, rrëfente gabimin e tij në shkeljen e tij në shekljen e këtij ligji dhe shprehte dëshirën për të fituar falje nëpërmjet besimit tek Shpëtimtari që do të vinte; por megjithatë, ai nuk i kishte shpëtuar plotësisht dënimin që sillte ligji. Në dhiatën e Shlyerjes kryeprifti, pasi merrte flijimin e ofruar nga asambleja, hynte në “Vendin shumë të shenjtë” duke mbajtur gjakun e flisë dhe spërkaste me të pajtuesin ku ndodhej ligji, për të çuar kështu në vend, në mënyrë të drejtëpërdrejtë, kërkesat e këtij ligji. Më pas, duke lejuar rolin e ndërmjetësit, ai merrte mbi vete mëkatet, duke i larguar ato nga shenjtorja. Duke vënë duart mbi kokën e cjapit, ai i rrëfente këto mëkate mbi kafshët duke u çliruar në mënyrë figurative prej tyre dhe duke ia kaluar ato cjapit. Cjapi i merrte këto mëkate vetë dhe njerëzit shkëputeshin prej tyre. KiM 404.4
Kjo ishte shërbesa që kryhej sipas shembullit dhe hijes së gjërave qiellore. Dhe gjithçka që realizohej me anë të simboleve në shenjtoren tokësore ndodh realisht në tempullin qiellor. Me t’u rikthyer në qiell, Shpëtimtari ynë filloi punën si kryeprift. Pali thotë: “Sepse Krishti nuk hyri në një shenjtore të bërë me dorë, që është vetëm shëmbëllesë e saj të vërtetë, por në vetë qiellin për të dalë tani përpara Perëndisë për ne.” - Letra e Hebrenjve 9:24. KiM 405.1
Pjesa e parë e shërbesës së priftit që zhvillohej gjatë gjithë vi-tit në ndarjen e parë të shenjtores, “brënda vitit” që përbënte hyrjen dhe ndante “Vendimin e shenjtë” nga oborri i jashtëm, përfaqëson misionin që mori mbi supe Krishti me zbritjen e Tij të parë mbi tokë. Pikërisht, i përkiste priftit, që gjatë shërbimit të përditshëm t’i ofronte Perëndisë gjakun e flijimit për mëkatet dhe temjanin me lutjet e Izraelit. Në të njëjtën mënyrë, Krishti i ofroi Atit gjakun e Tij në vend të gjakut të mëkatarëve dhe para-qiti përpara Tij, bashkë me aromën e drejtësisë së Tij dhe lutjet e mëkatarëve të penduar. I tillë ishte shërbimi që kryhej në ndar-jen e parë të shenjtores qiellore. KiM 405.2
Besimi i nxënësve të Tij ishte me Të ndërsa Ai ngjitej drejt qi-ellit dhe largohej prej tyre. Pikërisht këtu përqëndronte shpresat e tyre. “Kjo shpresë që ne kemi, - thotë pali, - është si një spi-rancë e sigurtë dhe e patundur, dhe që hyn deri në brendësinë e vitit, ku ka hyrë Krishti, si pararendës për ne, pasi u bë kryeprifti.”; “Hyri një herë e përgjithmonë në shenjtore, jo me gjakun e cjepve dhe të viçave por me gjakun e vet, dhe fitoi një shpëtim të amshur.” - Letra e Hebrenjve 6:13,20; 3:12. KiM 405.3
Ky shërbim vazhdoi në ndarjen e parë të shenjtores për tetëmbëdhjetë shekuj me rradhë. Gjaku i Krishtit, i ofruar në emër të besimit të penduar u siguronte atyre faljen dhe pranimin e Atit, megjithatë mëkatet e tyre mbeteshin të shkruara në shenjtoren qiellore, përpara kurorëzimit përfundimitar të punës së Krishtit për shpëtimin e njerëzve, kryhet një shugurim për të pastruar shenjtoren nga mëkatet. Kjo është shërbesa që filloi në fund të periudhës 2300 ditore. Gjatë asaj kohe, ashtu si parashikohet edhe nga profeti Daniel, Kryeprifti ynë hyri në “Vendim shumë të shenjtë” për të realizuar aktin e fundit të punës së tij solemne - pastrimin e shenjtores. KiM 405.4
Ashtu si në kohët e hershme, kur mëkatet dhe me naë të gjakut të këtij të fundit kolonin në mënyrë figurative tek shenjtorja toësore, edhe mëkatet e të penduarve, në beslidhjet e re, nëpërmjet besimit, vendosën mbi Krishtin dhe me anë të gjakut të Tij, kalojnë tek shenjtorja qiellore. Dhe ashtu si pastrimi imitues i shenjtores tokësore realizohej duke i larguar mëkatet që sillnin papastërti në të, edhe pastrimi i vërtetë i shenjtores qiellore do të realizohet duke i larguar apo fshirë tërësisht mëkatet që janë shënuar atje. Por përpara kësaj pune, duhet të shqyrtohen me kujdes të veçantë librat e shënimeve, për të vendosur se cilët dotë përfitojnë nga kjo shlyerje falë besimit tek Krishti dhe pendesës për mëkatet e tyre. Duke u nisur nga kjo, kuptohet lehtë se pastrimi i shenjtores përfshin në vetvete një farë shqyrtimi - apo gjykim. Kjo punë duhet të paraprijnë ardhjen e dytë të Jezu Krishtit për të çliruar popullin e Tij; sepse kur të vijë Ai do të ketë shpërblime me vete, për t’ia dhënë atë gjithësecilit sipas veprave që ka bërë (Zbulesa 22:12). KiM 406.1
Kështu, ata që i shkuan pas dritës së fjalës profetike vunë re, që në fund të periudhës 2300 ditore, në vitin 1844, në vend që të vinte në tokë (siç mendonin ata), Krishti hyri në “Vendin shumë të shenjtë” të shenjtores qiellore për të kryer aktin përfundimtar të shlyerjes, duke u përgatitur për të ardhur sërisht. KiM 406.2
U vu re gjithashtu, që ndërsa blatimi për mëkatet simboli-zonte flijimin e Krishtit dhe figura e kryepriftit - Krishtin si ndërmjettës, Cjapi që lëshohej në shkretëtirë tipizonte Satanin, autorin e mëkatit, mbi të cilin do të vendosen në fund të kohës të gjitha mëkatet e të penduarve. Kur kryeprifti i largonte nga shenjtorja mëkatet me anë të gjakut të flisë, ai ia kalonte ato cjapit. Kur Krishti me anë të gjakut të Tij Ai do t’ia kalojë ato në fund të shërbimit të Tij, Satanit, i cili me dhënien e gjykimit do të mbarsë mbi vete dënimin përfundimtar. Cjapi dërgohej në një vend të shkretë dhe të pabanuar për të mos u kthyer më kurrë në bashkësinë e Izraelit. Në të njëjtën mënyrë, edhe Satani do të dëbohet përgjithmonë larg Perëndisë dhe popullit të Tij dhe do të zhduket për të mos u shfaqur më kurrë, gjatë shkatërrimit përfundimtar të mëkatit dhe mëkatarëve. Tabernakulli (shen-jtorja) - lëvizte bashkë me Izraelin gjatë udhëtimit të tyre drejt tokës së premtuar. KiM 406.3
1. Citoni disa vargje biblike që mbështesin pikëpamjen se shenjtërorja në tokë përfaqëson shenjtëroren qiellore. KiM 407.1
2. Lexoni Hebrenjtë 9. Çfarë na thotë ky pasazh rreth pastrimit të shenjtërores tokësore dhe asaj qiellore? Çfarë evidencash të tjera gjeni për këtë mësim të Biblës? KiM 407.2
3. Cilat janë dallimet midis shërbesës së Krishtit nga momenti i ringjalljes dhe ngjitjes në qiell e deri në vitin 1844 dhe shërbesës së tij nga 1844 e deri në mbylljen e portës së mëshirës? KiM 407.3