Konflikti I Madh

21/44

19.—Drita Përmes Errësirës

Në çdo reformaSion apo lëvizje të madhe fetare, nga shekulli në shekull, është vënë re se puna e Perëndisë në tokë ka para-qitur ngjashmëri mahnitëse. Parimet që Zoti përdor kur ka të bëjë me njerëzit janë të njëjta. Lëvizjet e rëndësishme të kohës sonë kanë elemente të ngjashme me ato të së shkuarës dhe eksperienca e kishës përmes shekujve na ofron mësime me vlerë të madhe. KiM 332.1

Në Bibël ilustrohet shumë qartë e vërteta se Perëndia me anë të Shpirtit të Tij të Shenjtë i drejton shërbëtorët e Tij në tokë drejt lëvizjesh të mëdha për ta çuar përpara punën e shpëtimit. Njerëzit janë mjete në duart e Zotit që Ai i përdor për të realizuar qëllimet e Tij mëshirëplote. Secili ka pjesën e vet, gjithësecilit i është dhënë dritë sipas nevojave të kohës në të cilën jeton dhe aq sa t’i japë atij mundësi për të përmbushur detyrën që i është ngarkuar nga Zoti. Por askush sado i nderuar të ketë qënë nuk ka arritur ta kuptojë plotësisht planin e mrekullueshëm të shpëtimit, apo ta çmojë aq sa duhet qëllimin hyjnor të punës që i duhet të kryejë, për kohën në të cilën jeton. Njerëzit nuk e kup-tojnë plotësisht se çfarë do të realizojë Perëndia me anë të punës që u ngarkon. Ata nuk e kuptojnë deri në hollësi mesazhin që japin ata vetë në emër të Tij. KiM 332.2

“A mund t’i zbulosh thellësitë e Perëndisë? A e di madhësht-inë e të Gjithëfuqishmit?”, “Mendimet e mia, - thotë Zoti, -nuk janë si të tuajat dhe udhët e mia ndryshojnë nga të tuat.” ...Jam Perëndi dhe nuk ka asnjeri tjetër si unë. Që nga fillimi e parashi-kova përfundimin, prej kohësh parashikova se çdo të ndodhte.” - Jobi 11:7; Isaia 55:8,9; 46:9,10. KiM 332.3

Madje as profetët, të cilëve u ishte bërë një nder i madh me anë të ndriçimit të Shpirtit të Shenjtë, nuk e kuptuan plotësisht rëndësinë e zbulimeve që Perëndia u kishte bërë. Kuptimi do të zbulohej shekull pas shekulli, ndërsa njerëzve të Zotit do t’u duheshin udhëzimet që përmbante fjala e Tij. Pjetri, duke shkruar për shpëtimin që del në pah nëpërmjet Ungjillit thotë: “Shpirti i Mesise tashmë vepronte në profetët dhe i bëri të pa-rashikonin vuajtjet që Mesia duhej t’i duronte dhe madhështinë që do t’i vinte pas. Kërkonin dhe shqyrtonin me zell që të mësonin kohën dhe mënyrën e realizimit të të gjitha këtyre. Por Perëndia i bëri të kuptonin se këto zbulime nuk i kishin marrë për veten e tyre, por për ju.” - 1 Pjetrit 1:10-12. KiM 332.4

Kështu kur profetët nuk i kuptonin plotësisht ato që u zbulo-heshin, ata përpiqeshin me zell që të merrnin të gjithë dritën që vetë perëndia ua kishte shfaqur me gëzim. Ata “kërkonin dhe shqyrtonin me zell” “që të mësonin kohën dhe mënyrën e real-izimit të të gjitha këtyre.” Çfarë mësimi është ky për njerëzit e Zotit, për të mirën e të cilëve iu dhanë shërbëtorëve të Tij këto profeci? “Perëndia i bëri të kuptonin se këto zbulime nuk i kishin marrë për veten e tyre, por për ju.” Shikoni këta njerëz të shen-jtë të Perëndisë, ndërsa e kërkonin dhe shqyrtonin me zell” gjithçka që u ishte dhënë për brezat që nuk kishin lindur ende! Krahasoni zellin e tyre me moskokëçarjen me të cilën të zgjedhurit e mëvonshëm trajtuan këtë dhuratë të Qiellit. Çfarë qortimi është ky për indiferencën e njerëzve që u pëlqen rehatia dhe që tërhiqen nga dashuria për botën; e njerëzve që deklaro-jnë se profecitë janë të pakuptueshme! KiM 333.1

Edhe pse mendjet njerëzore, duke pasur një cak, janë të papërshtatshme për të kuptuar këshillat e të Pafundmit apo për të marrë vesh realizimin e qëllimeve të Tij, shpesh kuptimi i mesazheve të Qiellit vjen falë gabimit apo neglizhimit nga ana e tyre. Jo rrallë mendjet e njerëzve e madje edhe të shërbëtorëve të Perëndisë janë verbuar kaq shumë nga opinionet, traditat dhe mësimet e rreme njerëzore, saqë ata nuk janë në gjendje që të kapin qoftë edhe pjesërisht, ato që ai ka zbuluar në fjalën e Vet. Kështu ndodhi edhe me nxënësit e Krishtit, madje edhe kur vetë Shpëtimtari ishte mes tyre. Në mendjet e tyre ishte ngulitur kaq shumë konceptimi popullor i Mesisë si një princi përkohshëm, i cili do ta ngrinte Izraelin drejt fronit të një perandorie univargule, sa ata nuk mund t’i kuptonin fjalët me anë të të cilave, Ai u para-tregoi për vuajtjet dhe vdekjen e Tij. KiM 333.2

Vetë Krishti i kishte nisur drejt botës me mesazhin: “Erdhi ko-ha e caktuar; u afrua mbretëria e Perëndisë - ndryshoni dhe be-sojini lajmit të mirë!” - Marku 1:15. Ky mesazh bazohej tek profe-cia e librit të Danielit, kapitulli 9. Engjëlli deklaroi se gjashtëdhjetë e nëntë periudhat prej shtatë vjetësh do të shtriheshin gjer në “ardhjen e Mesisë, Princit” dhe nxënësit po prisnin me shpresa të mëdha dhe gëzim vendosjen e mbretërisë së Mesisë në Jeru-zalem, mbretëri që do të sundonte mbi botën mbarë. KiM 334.1

Ata predikuan mbi mesazhin që u kishte dhënë Krishti pa e ditur se ata vetë e kishin keqkuptuar atë. Ndërsa thëniet e tyre bazoheshin tek kapitulli i 9-të i librit të Danielit, vargu 25, ata nuk lexuan në versën tjetër të të njëjtit kapitull (9:26) se Mesia do të vritej pabesisht. Që nga lindja ata kishin pasur në zemër lavdinë e një perandori tokësor, dhe kjo bëri që të mos kuptonin as të dhënat e hollësishme të profecisë dhe as fjalët e Krishtit. KiM 334.2

Duke paraqitur përpara kombit çifut ftesën mëshirëplotë ata përmbushën detyrën e tyre dhe pikërisht në kohën kur pritnin të shihnin Zotin e tyre të ulur në fronin e Davidit ata panë me sytë e tyre arrestimin e tij si keqbërës, fshikullimin, talljen, dënimin dhe së fundi kryqëzimin e Tij në Kalvar. Çfarë dëshpërimi dhe ankthi ndjenin në zemër ata gjatë ditëve që Zoti i tyre fjeti në varr! KiM 334.3

Krishti kishte ardhur pikërisht në kohën dhe në mënyrën që parashikohej në profeci. Dëshmia e dhënë në Shkrimin e Shenjtë ishte përmbushur hollësisht gjatë jetës dhe misionit të Tij. Ai kishte predikuar mesazhin e shpëtimit dhe “fjala e Tij kishte fuqi.” Dëgjuesit e ndjenin në zemër se ishte Qiellor. Fjala dhe Shpirti i Perëndisë vërtetuan detyrën e Birit të Tij. KiM 334.4

Nxënësit ushqenin dashuri pakufi për Mësuesin e tyre të dashur. E përsëri dyshonin. Të mërzitur siç ishin, atyre nuk u ranë në mendje fjalët e Krishtit, që tregonin për vuajtjet dhe vdekjen e Tij. Sikur Jezusi i Nazaretit të kishte qënë Mesia i vërtetë a do të ishin zhytur vallë në një trishtim dhe zhgënjim të tillë? Kjo ishte pyetja që u rrinte çekan mbi kokë, ndërsa Shpëtimtari qëndronte shtrirë në varr gjatë orëve të së Shtunës që ndanë vdekjen nga ringjallja e Tij. KiM 334.5

Edhe pse nata e trishtimit ishte e errët pus për ndjekësit e Jezusit ata nuk harruan. Proferizimi tha; “ne ndodhemi në errësirë, por Zoti është drita jonë.... Ai do të na nxjerrë prej errësirës në dritë, do ta shohim se Ai do të na shpëtojë”. “Për ty edhe errësira nuk është e errët edhe nata është po aq e ndritur sa dita.” Perëndia foli dhe tha: “...drita ndrin për këdo që dëgjon Perëndinë...” “Do ta udhëheq popullin tim të verbër rrugëve nëpër të cilat nuk ka udhëtuar kurrë. Do ta shndërroj errësirën e tyre në dritë dhe do ta rrafshoj para tyre krahinën kodrinore. Këto janë premtimet e mia dhe unë do t’i mbaj patjetër.” - Mikea 7:8,9; Psalmet 139:12; 112:4; Isaia 42:16 KiM 334.6

Lajmërimet që dhanë nxënësit në emër të Zotit ishin mëse të sakta në çdo aspekt dhe ngjarjet për të cilat flitej në to, po ndodhnin pikërisht në atë kohë. Mesazhi i tyre kishte qenë ky: “Erdhi koha e caktuar; u afrua mbretëria e Perëndisë...” Në mba-rim të “kohës” - të gjashtëdhjetë e nëntë periudhave prej shtatë vjetësh që përmenden tek kapitulli 9-të i librit të Danielit, të cilat shtriheshin deri tek Mesia61 apo: I Vajosuri” - Krishti u shugurua me anë të Shpirtit pasi Gjoni e pagëzoi në lumin Jordan” Dhe nëpërmjet vdekjes së Krishtit u vendos edhe “mbretëria e Perëndisë” që ata deklaruan se ishte afër. Kjo mbretëri, ndryshe nga mësimet që ata kishin marrë, nuk ishte një perandori tokësore. Ajo nuk ishte as mbretëria e pavdekshme e të ardhmes që do të vendosej kur “Perëndia më i lartë do t’ia kalojë pushtetin mbi mbarë botën popullit të tij të shenjtë” ajo mbretëri në të cilën “të gjithë të fuqishmit do t’i shërbejnë dhe do t’i nënshtrohen Atij”. -Danieli 7:27. KiM 335.1

Shprehja “Mbretëri e Perëndisë” përdoret në Bibël për të përshkruar si mbretërinë e mëshirës ashtu edhe mbretërinë e lavdisë. Mbretëria emëshirës përmendet në Letrën që Pali u drejton Hebrenjve. Pasi tregon Krishtin, ndërmjetësin e dhemb-shur “që u vu në provë në çdo drejtim”, apostulli thotë: “Prandaj t’i afrohemi fronit mbi të cilin është ulur i Mëshirshmi (Perëndi). Kur të kemi nevojë për ndihmë, dashurinë dhe mëshirën e Tij do ta gjejmë gjithmone atje.” - Hebrenjtë 4:15,16 KiM 335.2

Froni i të Mëshirshmit përfaqëson mbretërinë e mëshirës, sepse ekzistenca e një froni tregon ekzistencën e një mbretërie. Në shumë nga parabolat e Tij, Krishti përdor shprehjen “mbretëria e qiellit” për të treguar punën që mëshira hyjnore kryen në zemrat e njerëzve. KiM 335.3

Kështu froni i lavdisë përfaqëson mbretërinë e lavdisë. Kësaj mbretërie i referohet Shpëtimtari kur thotë: “Kur të vijë Biri i njeriut me madhështinë e Tij dhe bashkë me të gjithë engjëjt, atëherë do të ulet mbi fronin e tij madhështor. Para Tij do të mblidhen njerëz nga të gjithë popujt...” - Mateu 25:31,32. Kjo është mbretëria e të ardhmes, që do të vendoset me ardhjen e dytë të Krishtit. KiM 336.1

Mbretëria e mëshirës u themelua menjëherë pas dështimit të njerëzve, kur u skicua një plan shpëtimi për racën mëkatare. Gjatë asaj kohe ajo ekzistonte në qëllimin dhe premtimin e Perëndisë dhe njerëzit mund të bëheshin shtetas të saj nëpërmjet besimit të tyre. Në të vërtetë ajo u vendos praktikisht me vdekjen e Krishtit. Shpëtimtari edhe pasi iu fut misionit të Tij tokësor, i mërzitur dhe i raskapitur nga kokëfortësia dhe mos-mirënjohja e njerëzve mund të kishte hequr dore nga flijimi në Kalvar. KiM 336.2

Në Getsemani kupa e vuajtjeve i dridhej në dorë. Edhe atëherë Ai kishte mundësi ta flakte tutje këtë kupë vuajtjesh, duke mos derdhur gjakun e Tij dhe duke e lënë këtë racë mëkatare të zhdukej falë padrejtësisë së saj. Ai ta kishte bërë këtë, për njerëzimin e dështuar s’do të kishte shpëtim. Por kur Shpëtimtari dha jetën e Tij dhe thirri në frymën e fundit “Gjithçka u krye” “Ai përmbushi planin e shpëtimit. Premtimi për shpëtim që iu bë çiftit mëkatar në Eden, u mbajt. KiM 336.3

Kështu vdekja e Krishtit - ngjarja të cilën nxënësit e kishin konsideruar si shkatërrimin përfundimtar të çdo shprese - ishte ngjarja që e bënte çdo shpresë të përjetshme. Ndërsa ishte një zhgënjim i madh për ta, në të vërtetë ajo përbënte pikën kul-more që provonte se besimi i tyre kishte qënë mëse i saktë. Ngjarja që u kishte sjellë aq dëshpërim dhe i kishte bërë të va-jtonin, hapte dyert e shpresës për çdo fëmijë të Adamit dhe tek ajo përqëndroheshin jeta e përjetshme dhe lumturia e besnikëve të Perëndisë të të gjithë kohërave. KiM 336.4

Qëllimet e mëshirës pa kufi u përmbushën pavarësisht nga zhgënjimi i nxënësve. Edhe pse fuqia dhe mëshira hyjnore e mësimeve të Atij që “fliste si askush tjetër” u fitoi zemrat, përsëri me dashurinë e pastër që ushqenin për Jezusin u bashkuan krenaria tokësore dhe ambiciet egoiste. Madja edhe në dhomën e Pashkës, pikërisht atëherë kur mësuesi i tyre ishte në prag të hijes së Getsemanit, “ndërmjet nxënësve u hap një diskutim: kush do të ishte më i madhi prej tyre?” - Luka 22:24. Endërra e tyre përbëhej nga froni, kurora mbretërore dhe lavdia, ndërsa para syve kishin agoninë dhe turpin e kopshtit, gjyqin dhe kryqin e Kalvarit. Zemrat e tyre krenare dhe etja për lavdi tokësore i shtynë që të kapeshin aq fort pas mësimit të rremë të kohës në të cilën jetonin saqë të mos u vinin veshin fjalëve të Shpëtimtarit, që tregonin natyrën e vërtetë të mbretërisë së Tij dhe që paratregonin agoninë dhe vdekjen që e priste. Këto gabime ishin pjesë e provës - së vështirë, por të nevojshme - që do t’i bënte më të mirë. Megjithëse nxënësit e kishin keqkuptuar mesazhin dhe nuk arritën atë që prisnin, ata predikuan mbi paralajmërimin që u dha Perëndia, Ai do ta shpërblente besimin e tyre dhe do ta çmonte bindjen e tyre. Atyre iu besua puna për të përhapur në mbarë botën lajmin e lavdishëm të Zotit të ringjallur. Qëllimi i vetëm që atyre iu lejua të përjetonin një eksperiencë të tillë të hidhur ishte për t’i përgatitur për këtë detyrë. KiM 336.5

Jezusi i ringjallur iu shfaq nxënësve të Tij në rrugën për në Emaus dhe “u tregoi ato që ishin shkruar për të, duke filluar që nga librat e Moisiut dhe duke vazhduar me librat e Profetëve e me gjithë Shkrimin”. - Luka 24:27. Zemrat e nxënësve u trazuan. Besimi rilindi. Ata “shpresonin sërish” përpara shfaqjes së Jezusit. Qëllimi i Tij ishte që t’i ndriçonte mendjet e tyre drejt një kuptimi më të plotë dhe që ta bazonte besimin e tyre tek “fjala e sigurt e profecisë”. KiM 337.1

Ai dëshironte që e vërteta të lëshonte rrënjë të thella në mendjet e tyre jo vetëm falë dëshmisë së Tij personale, por edhe falë provës së padiskutueshme përfaqësuar nga simbolet dhe parabolat tipike të ligjit dhe profecive të Dhiatës së Vjetër. Duhej që ndjekësit e Krishtit të zotëronin një besim të arsye-shëm, jo vetëm për vetveten, por edhe që të kishin mundësi t’u tregonin të tjerëve për Krishtin. Dhe si hap të parë për fillimin e punës për përhapjen e këtij lajmi Jezusi i drejtoi nxënësit drejt “librave të Moisiut dhe librave të profetëve të tjerë”. Kështu dëshmoi Shpëtimtari i ringjallur për vlerën dhe rëndësinë e shkrimeve të Dhiatës së vjetër. KiM 337.2

Çfarë ndryshimi përjetuan në zemër nxënësit, ndërsa panë sërish Mësuesin e tyre të dashur! - Luka 24:32. Ata “kishin gjetur atë për të cilin kishin shkruar në ligj Moisiu dhe profetët” në një kuptim më të plotë dhe më të saktë se më parë. Pasiguria, ankthi, dëshpërimi ia lanë vendin sigurisë së plotë dhe besimit pa kufi. Çfarë mrekullie ishte që edhe pas largimit të Tij drejt qiellit “ata qëndronin vazhdimisht në Tempull, duke lavdëruar dhe duke bekuar Perëndinë”. Njerëzit, që dëgjuan për vdekjen e turpshme të Shpëtimtarit, kërkuan që të shihnin të reflektuar në fytyrat e tyre trishtim, konfuzion dhe dëshpërim, por gjetën atje gëzim dhe triumf. Çfarë përgatitje u ishte bërë këtyre nxënësve për punën që i priste! Ata kishin kaluar përmes provës më të vështirë që mund të përjetonin dhe kishin kuptuar nga eksperienca e fituar, se kur sipas opinioneve njerëzore gjithçka kishte humbur, fjala e Perëndisë ishte përmbushur triumfuese. Çfarë mund ta lëkundte besimin e tyre apo t’i priste udhën hovit të dashurisë së tyre tani e tutje? Ata kishin “siguri të dyfishtë” në dëshpërimin e madh dhe shpresë, që “është spirancë e fortë dhe e sigurt” - Hebrenjtë 6:18,19. Ata kishin qënë dëshmitarë të mençurisë dhe fuqisë së Perëndisë dhe ishin “plotësisht të bindur se asgjë nuk mund të na ndajë nga dashuria e tij; as vdekja e as jeta, as engjëjt e as fuqitë e tjera, as gjërat e tanishme as gjërat e ardhshme, as ndonjë gjë në qiell e as ndonjë gjë në ferr.” KiM 338.1

“Me anë të Jezusit,, Mesisë, Zotit tonë, - thonë ata, - Perëndia e shprehu dashurinë e vet për ne.” “Në të gjitha këto ne triumfojmë me ndihmën e Tij që na ka dashur.” - Rom. 8:38,39,37. “Fjala e Perëndisë vepron gjithmonë” - 1 Pjetrit 1:25. “Askush nuk mund t’i dënojë, sepse Jezusi, Mesia vdiq për ta. Jo vetëm kaq, por edhe u ringjall nga të vdekurit. Ai qëndron në vendin e plotfuqisë pranë Perëndisë dhe ndërmjetëson për dobinë tonë.” - Rom. 8:34. KiM 338.2

Zoti tha: “Kombet e tjera nuk do ta përqeshin më kurrë popullin tim” - Joeli 2:26. “Në mbrëmje mund të derdhim lot, por në mëngjes brohorasim me gëzim.” - Psalmet 30:6. Kur këta nxënës e takuan Shpëtimtarin ditën që u ringjall dhe fjalët e Tij iu ngritën zemrat peshë, kur panë kokën, duart dhe këmbët që ishin mavijosur për ta, kur Jezusi përpara se të ngjitej në qiell i drejtoi në rrugën drejt Betanisë dhe duke i ngritur duart i bekoi dhe u tha: “Dilni në të gjithë botën dhe predikojuni lajmin e mirë të gjithë njerëzve!” duke shtuar: “Unë jam me ju gjithmonë deri në mbarimin e kësaj epoke.” (Marku 16:15; Mateu 28:20), kur Ngushëlluesi i premtuar zbriti Ditën e Pentikostës dhe iu dha fuqi besimtarëve të ngazëllyer nga prania e Zotit të tyre - edhe pse rruga e nisur do të kalonte, ashtu si rruga e Tij, përmes sakrificash dhe vdekjesh, a do ta shkëmbenin ata vallë përhapjen e lajmit të mëshirës së Tij që do t’u dhuronte “kurorën e drejtësisë” me ardhjen e Tij, me lavdinë e një froni tokësor që kishte qënë shpresa e tyre e mëparshme? Ai që është “në gjendje të na japë shumë më tepër seç kërkojmë apo seç mendojmë” u kishte dhuruar pjesë në vuajtjet e Tij, në gëzimin që Ai dhuron -gëzimin “që u sjell lavdi shumë bijve, një gëzim që nuk shprehet dot “një lavdim të përjetshme”, në krahasim me të cilën - thotë Pali -vuajtja jonë është një grimcë e vogël.” KiM 338.3

Përvoja e nxënësve që predikuan “lajmin e mirë të mbretërisë” në ardhjen e parë të Krishtit është e njëvlefshme me përvojën e atyre që shpallën mesazhin e ardhjes së Tij të dytë. Ashtu si nxënësit që predikonin “Erdhi koha e caktuar, u afrua mbretëria e Perëndisë...”, ashtu edhe Milleri dhe shokët e tij shpallën lajmin së periudhës më të gjatë dhe të fundit profetike që gjendej në Bibël po i vinte fundi, se gjykimi ishte i afërt dhe se mbretëria e përjetshme do të vendosej shpejt. Predikimi i dishepujve në lidhje me kohën bazohej në shtatëdhjetë periudhat prej shtatë vjetësh që përmenden tek kapitulli 9-të i librit të Danielit. Mesazhi që shpallën Milleri dhe shokët e tij fliste për fundin e 2300 ditëve të kap. të 8-të të librit të Danielit, vargu 14, pjesë e të cilave ishin edhe shtatëdhjetë periudhat prej shtatë vjetësh. Predikimi mbi secilën prej tyre bazohej në përmbushjen e pjesëve të ndryshme të të njëjtës periudhë të madhe profetike. KiM 339.1

William Milleri dhe bashkëkohësit e tij, ashtu si nxënësit e parë, nuk arritën as vetë ta kuptonin plotësisht rëndësinë e mesazhit që mbartnin. Gabimet që kishin kohë që ruheshin në kishë u bënë pengesë që ata të arrinin një interpretim të saktë të një pike kaq të rëndësishme profetike. Kështu, megjithëse i shpallën botës mesazhin që Zoti ua besoi atyre, ata u zhgënjyen falë keqkuptimit që i bënë. KiM 339.2

Duke shpjeguar Danielin 8:14 “Flijimi do të ndalohet 2300 herë... Vetëm atëherë do të rikthehet rregulli i Tempullit.” Milleri siç dihet përkrahu pikëpamjen e njohur të kohës së tij, sipas së cilës, toka është tempulli dhe ai besonte se rikthimi i rregullit të Tempullit përfaqësonte pastrimin e tokës me anë të zjarrit në ardhjen e Zotit. Kështu kur kuptoi se përfundimi i 2300 ditëve ishte parashikuar përfundimisht, ai arriti në konkluzionin se kjo zbulonte kohën e ardhjes së dytë. Pranimi i pikëpamjes popullore mbi atë që përfaqësonte tempullin përbën gabimin e tij. KiM 340.1

Sipas sistemit tipik, i cili errësonte sakrificën dhe rolin e Krishtit si prift, pastrimi i tempullit ishte shërbesa e fundit e priftit të lartë gjatë ciklit vjetor të shërbimit të tij fetar. Ishte puna përmbyllëse e shlyerjes së fajit - një zhvendosje apo flakje tutje e mëkateve të Izraelit. Ajo simbolizonte punën përmbyllëse gjatë shërbimit të priftit tonë të Lartë Qiellor, që rezultonte në zhvendosjen apo fshirjen e plotë të mëkateve të njerëzve të Tij që rregjistrohen në të dhënat qiellore. Ky shërbim përfshin veprimtarinë shqyrtuese dhe atë gjykuese; ai pason menjëherë ardhjen e Krishtit të lavdishëm e të pushtetshëm mbi retë e qiellit, sepse me ardhjen e Tij, vendoset fati i të gjithëve. Jezusi thotë: “...Do ta sjell me vete shpërblimin tuaj. Secili do ta marrë atë që u përgjigjet veprave të veta.” - Zbulesa, vargu 7, shpall pikërisht veprimtarinë gjykuese që pason ardhjen e dytë: “Nderojeni Perëndinë dhe jepini Atij lavdi! Erdhi koha e gjyqit të Tij...” KiM 340.2

Ata që shpallën këtë paralajmërim dhanë mesazhin e duhur në kohën e duhur. Por ashtu si dishepujt e parë, që ndërsa deklaronin, erdhi koha e duhur, u afrua mbretëria e Perëndisë, duke u bazuar tek kapitulli i nëntë i librit të Danielit nuk e vënë re parashikimin për vdekjen e Mesisë që përmendej në të njëjtin kapitull, ashtu edhe Milleri dhe shokët e tij predikuan mesazhin që bazohej tek kapitulli i 8-të i librit të Danielit vargu 14 i Zbulesës vargu i 7-të pa i kushtuar rëndësi mesazheve të tjera që dilnin në dritë në të njëjtin kapitull të Zbulesës vargu 7-të,pa i kushtuar rëndësi mesazheve të tjera, mesazhe që dilnin në dritë në të njëjtin kapitull të Zbulesës; mesazhe që duheshin shpallur përpara ardhjes së dytë të Zotit. Ashtu si dishepujt që gabuan kur menduan që Mbretëria do të vendosej në fund të shtatëdhjetë periudhave prej shtatë vjetësh, ashtu edhe Adventistët gabuan përsa i përket ngjarjes që do të ndodhte në përfundim të 2300 ditëve. Në të dy këto raste pranimi apo më mirë të themi, mbështetja e gabimeve popullore errësoi të vërtetën. Në të dy këto grupe njerëzish përmbushën vullnetin e Perëndisë, duke përhapur mesazhin që Ai vetë ua kishte dhënë dhe të dy, u zhgënjyen nga keqkuptimi që ata vetë i bënë këtyre mesazheve. KiM 340.3

Megjithatë Zoti përmbushi qëllimin e tij mirëdashës duke lejuar dhënien e paralajmërimit për gjykimin e afërt. Dita e madhe po afrohej, dhe falë kujdesit të Tij njerëzit u vunë në provë në kohën e caktuar në mënyrë që të zbulonin atë që kishin në zemër. Mesazhi synonte të provonte dhe të pastronte kishën. Njerëzve duhej t’u hapeshin sytë që të kuptonin nëse dashuria e tyre i përkiste botës apo Krishtit dhe qiellit. Ata thoshin se e donin Shpëtimtarin; kishte ardhur koha ta provonin këtë dashuri. A ishin ata të gatshëm që të hiqnin dorë nga shpresat dhe ambiciet që ushqenin dhe të mirëpritnin me gëzim ardhjen e Zotit. Mesazhi synonte që t’i bënte të aftë të shquanin gjendjen e tyre të vërtetë shpirtërore u dërgua me mëshirë që t’i ngrinte peshë zemrat e tyre, që t’i bënte ata që ta kërkonin Perëndinë me përulje dhe të penduar. KiM 341.1

Edhe zhgënjimi, megjithëse ishte fryt i keqkuptimit që ata i bënë mesazhit që morën, do të hidhej poshtë përgjithmonë. Do të viheshin në provë zemrat e të gjithë atyre që e kishin dëgjuar këtë paralajmërim. Duke përjetuar një zhgënjim të tillë do të hiqnin ata dorë vallë nga eksperienca e krishterë dhe do t’i vinin kapak besimit tek fjala e Zotit apo do të përpiqeshin të kuptonin me anë të lutjes dhe përulësisë se kishin gabuar në interpretimin e të dhënave profetike? Sa prej tyre do të dorëzoheshin përpara frikës, impulsit apo ngacmimit? Sa do të ishin zemërthyer dhe të lëkundur në besim? Me mijëra njerëz deklaronin se e pritnin me padurim shfaqjen e Zotit. A do ta braktisnin besimin që ushqenin kur të ballafaqoheshin me talljet dhe qortimin e botës, me provën e vonesës dhe zhgënjimit? Duke mos e kuptuar menjëherë qëndrimin e Perëndisë ndaj tyre a do t’i flaknin tutje vallë, të vërtetat që dëshmoheshin qartë në fjalën e Tij? KiM 341.2

Kjo provë do të tregonte forcën e të gjithë atyre që me besim, u ishin bindur asaj që ata besonin se ishte mësimi i fjalës dhe Shpirtit të Perëndisë. Ajo do t’u mësonte, ashtu siç mund të të mësojë vetëm një përjetim i tillë, rrezikun që sjell pranimi i teorive dhe interpretimeve njerëzore në vend që ta bësh Biblën interpretuese të vetvetes. Çoroditja dhe shqetësimi që rezultuan nga gabimi i tyre do t’u sillta fëmijëve besnikë, saktësinë që u duhej. Ata do të studionin më me vëmendje fjalën e profecisë. Do të mësonin ta shqyrtonin më me kujdes themelin e besimit të tyre dhe të mohonin gjithçka, sado e përhapur të ishte mes të krishterëve që nuk bazohej në Shkrimet e së vërtetës. KiM 342.1

Për këta besimtarë, ashtu si për dishepujt e parë, ajo që dukej e pakuptueshme në orët e vështira të provës, më pas do të qartësohej. Me të parë “fundin e Zotit” ata do ta kuptonin se pavarësisht nga prova që erdhi si rrjedhim i gabimeve të tyre Ai u kishte falur dashuri pakufi. Ata do të mësonin nga një përvojë e tillë e bekuar se Ai është “i dhemshur dhe i mëshirshëm” dhe se rrugët e Tij “janë mëshirëplotë dhe të drejta për të gjithë ata që respektojnë besëlidhjen e Tij dhe që dëshmojnë për Të”. KiM 342.2

1. Lexoni Danielin 9:25,26. Si i verbuan idetë e tyre të paramenduara ndaj mesazhit tek vargu 26 dishepujt, edhe pse duke shpallur përmbushjen e vargut 25? KiM 342.3

2. Profetët “pyesnin dhe kërkonin me ngulm.” Çfarë hapash të nevojiten të marrësh në mënyrë që të kërkosh me ngulmim dritën që Perëndia ka për ty? KiM 342.4

3. Zhgënjimi i 1844 ishte një test besimi. Në eksperiencën tuaj, zakonisht, zhgënjimi jua forcon apo jua dobëson besimin? KiM 342.5