Konflikti I Madh
18.—Një Reformator Amerikan
Një fermer i drejtë dhe i ndershëm që të tjerët e kishin bërë të dyshonte në autoritetin e Shkrimeve të Shenjta, por që dëshironte sinqerisht që të njihte të vërtetën u zgjodh nga Perëndia për të shpallur ardhjen e dytë të Mesisë. William Miller, si shumë reformatorë të tjerë, në fëmijëri kishte luftuar me varfërinë nga ku kishte mësuar për forcën dhe vetëmohimin. Anëtarët e familjes nga e cila rridhte edhe ai vetë karakterizo-heshin nga fryma liridashëse dhe e pavarur, ishin të aftë për të duruar dhe ushqenin një patriotizëm të flaktë -tipare që shquheshin edhe në karakterin e tij. Babai i tij ishte kapiten në ushtrinë e RevoluSionit dhe ndoshta kushtet e vështira të fëmijërisë së Milerit rezultonin nga sakrificat që kreu ai në be-tejat dhe përmes vuajtjeve të asaj periudhe të stuhishme. KiM 309.1
Ai kishte një fizik të shëndoshë dhe që në vitet e para të jetës dha prova të një fuqie intelektuale më të madhe se e za-konshmja. Me kalimin e viteve kjo u shqua gjithnjë e më shumë. Mendja e tij ishte aktive dhe e zhvilluar dhe ai ishte i etur për di-je. Edhe pse nuk pati privilegjin për të studiuar në kolegje, dashuria e tij për librat, mendimi i kujdesshëm dhe kritika e thellë e bënë një njeri me gjykim të shëndoshë dhe pikëpamje të qarta. Ai zotëronte aftësi morale të paqortueshme dhe një fame për ta pasur zili, i vlerësuar zakonisht për integritetin, ekonominë dhe mirëdashjen që tregonte. Arriti shumë shpejt kopetencën e duhur nëpërmjet energjisë dhe praktikës që përdorte, duke ruajtur njëkohësisht zakonin e të studiuarit.. Ai fitoi besimin e autoriteteve të ndryshme civile dhe ushtarake dhe dukej sikur iu hapën rrugët drejt pasurisë dhe nderimit. KiM 309.2
Nëna e tij ishte një grua e devotshme dhe që fëmijë ai kishte krijuar përshtypjet e tij fetare. Sidoqoftë në vitet e para të rinisë ai hyri në shoqërinë e deistëve, ndikimi i të cilëve ishte i madh nga fakti se pjesa më e madhe e tyre ishin qytetatë të nderuar, njerëz me prirje mirëdashëse. Duke jetuar mes grupimeve kris-tiane, karakteri i tyre ishte gdhendur në një farë mase nga mjedi-si që i rrethonte. Ata i ishin borxhli Biblës për mirësitë me anë të së cilave fituan respektin dhe besimin e të tjerëve, por këto dhunti të mrekullueshme u shtrembëruan kaq shumë sa ato ushtruan ndikim kundër fjalës së Zotit. Mileri nga shoqërimi me ta përvetësoi të njëjtat ndjenja. Interperetimet e vazhdueshme të Shkrimeve të Shenjta paraqitnin vështirësi që atij i dukeshin të pakapërcyeshme, e megjithatë ky besim i tij i ri, ndërsa flakte tej Biblën, nuk i ofronte asgjë tjetër më të mirë për të zënë vendin e saj dhe ai nuk ishte aspak i kënaqur. Sidoqoftë ai i mbrojti këto pikëpamje për pothuajse njëzet vjet. Por në moshën 34-vjeçare Shpirti i Perëndisë i nguli në mendje gjendjen e tij prej mëkatari. Ai nuk gjeti në besimin e tij të mëparshëm asnjë siguri lumturie përtej varrit. E ardhmja shfaqej e errët dhe e trishtueshme. Duke iu referuar ndjenjave të tij gjatë asaj kohe ai thoshte: KiM 310.1
“Asgjësimi përbënte një mendim të ftohtë dhe rrënqethës, ndërsa dhënia llogari do të ishte shkatërrim i sigurt për të gjithë. Qielli ishte si prej tunxhi mbi kokën time dhe toka si prej hekuri nën këmbët e mia. Përjetësia - çfarë ishte ajo? Po vdekja - pse ndodhte vallë? Sa më shumë që arsyetoja, aq më larg isha nga praktikja. Sa më shumë që mendoja, aq më të shpërndara ishin konkluzionet që nxirrja. U përpoqa që të mos mendoja më, por nuk mund t’i kontrolloja dot mendimet e mia. Ndjehesha fatkeq pa e ditur shkakun. Qahesha dhe ankohesha pa e ditur për kë. E dija që diçka nuk shkonte, por nuk dija se ku dhe si ta gjeja të drejtën. Mbaja zi, por pa shpresë. KiM 310.2
Ai vazhdoi të jetonte në një gjendje të tillë për disa muaj. “Në mendje-thotë ai më ngulitet papritmas karakteri i qartë i një Shpëtimtari. Dukej sikur mund të kishte një qenie kaq të mirë dhe të mëshirshme sa të ofronte vetveten si shlyerje të fajeve tona dhe kështu tëna shpëtonte ne që të mos vuanim dënimin që sjell mëkati. Ndjeva menjëherë mirësinë e një qënieje të tillë dhe imagjinova se si do të qëndroja në krahët e kësaj qenieje, se si do t’i besoja mëshirës së kësaj qenieje. Por më lindi pyetja: “Si mund të provohet se një qenie e tillë ekziston? Kuptova se nuk mund të provoja ekzistencën e një Shpëtimtari të tillë përveç se në Bibël... KiM 310.3
“Pashë se Bibla hidhte dritë mbi Shpëtimtarin për të cilin kisha nevojë dhe u çudita se si një libër i pafrymëzuar mund të shtjellonte parime që përmbushnin kaq mirë nevojat e një bote në rrënim. U detyrova të pranoj se Shkrimet e Shenjta duhej të ishin një zbulim nga Perëndia. Ato u bënë kënaqësia ime dhe Jezusi u bë shoku im. Shpëtimtari u bë për mua më i rëndësishmi mes 10 000 njerëzve dhe Shkrimet e Shenjta që më parë ishin të errëta dhe kontradiktore u bënë tashmë pishtarë në këmbët e mia dhe dritë në rrugën time. Mendja m’u qetësua dhe ndjehesha i kënaqur. Kuptova se Zoti është një shkëmb në mes të oqeanit të jetës. Studimi i Biblës u bë parësor për mua dhe mund ta them sinqerisht se unë kërkoja në të me kënaqësi të madhe. Kuptova se nuk më kishin thënë as gjysmën. Çuditesha se si nuk e kisha vënë re më parë bukurinë dhe lavdinë e saj dhe dridhesha kur mendoja se mund ta kisha mohuar atë. Gjeta të zbuluar në të gjithçka që më dëshironte zemra, dhe një kurë për çdo sëmundje shpirtërore. Më iku dëshira për lexime të tjera dhe dëshiroja me gjithë zemër që të merrja mençuri nga Zoti”. - S. Bliss, “Kujtime të W. Miller”, faqe 65-67. KiM 311.1
Milleri shpalli haptazi besimin që ushqente për fenë që dikur e kishte përçmuar. Por shokët e tij nuk vonuan që të sillnin argument që ai vetë i kishte përdorur më parë kundër autoritetit hyjnor të Shkrimeve të Shenjta. Në atë kohë ai nuk ishte i për-gatitur për t’iu përgjigjur atyre; por ai arsyetoi kështu: Në qoftë se Bibla është zbulim nga Perëndia, atëherë ajo duhet të jetë në përputhje me vetveten dhe në qoftë se është dhënë për të in-struktuar njerëzit, atëherë duhet të jetë e kuptueshme për ta. Ai vendosi ta studionte Shkrimin e Shenjtë vetë dhe të verifikonte nëse nuk mund të harmonizohej çdo kontradiktë e supozuar. KiM 311.2
Duke u përpjekur që t’i linte mënjanë paragjykimet dhe të mos u kushtonte vëmendje komenteve, ai krahasoi shkrimet me njëra-tjetrën me ndihmën e referencave që jepeshin në anë të faqeve dhe renditjes alfabetike. Ai vazhdoi studimin e tij rreg-ullisht dhe në mënyrë metodike, duke filluar me Zanafillën, versë pas verse, atij iu deshën vetëm disa pasazhe me një kuptim kaq të zbuluar dhe të qartë për të mos u ndjerë më në siklet. Sa herë gjente diçka të paqartë, ai e kishte bërë zakon ta krahasonte me çdo tekst tjetër që i referohej të njëjtit problem që ai po shqyr-tonte. Çdo fjalë kishte lidhjen e vet të veçantë me subjektin e tekstit dhe në qoftë se kuptimi që ai nxirrte prej saj përputhej me çdo pasazh tjetër paralel me të atëherë ajo fjalë nuk përbënte asnjë problem. Kështu sa herë që e kishte të vështirë të kuptonte ndonje pasazh ai e gjente shpjegimin në ndonjë vend tjetër të Shkrimeve të Shenjta. Ndërsa gjatë studimit ai lutej me ngulm për ndriçim hyjnor gjithçka që më parë dukej e pakuptueshme bëhej e qartë. Ai përjetoi të vërtetën e fjalëve të psalmistit: “Zbulimi i fjalës sate sjell dritë; u jep njerëzve të thjeshtë aftësi për të gjykuar drejt”. - Psalme 119:130. KiM 311.3
Ai studionte me interes të madh librat e Danielit dhe të Apokalipsit, duke përdorur të njëjtat parime interpretimi si me shkrimet e tjera dhe arriti në konkluzionin e gëzueshëm se sim-bolet profetike ishin të kuptueshme. Ai vuri re se profecitë që deri në atë kohë ishin realizuar qenë përmbushur fjalë për fjalë dhe se në të gjitha figurat e ndryshme metaforat, parabolat, si-militudat etj ose shpjegoheshin në lidhjen e tyre të drejtpër-drejtë, ose termat me të cilat shpreheshin gjenin shpjegim në shkrime të tjera (pjesë e Shkrimit të Shenjtë) dhe me t’u shpje-guar kuptoheshin fjalë për fjalë. “Isha i kënaqur - thotë ai - që Bibla është një sistem të vërtetash që zbulohen kaq qartë dhe thjesht sa edhe endacaku, edhe pse i pashkolluar, nuk mund të gabojë”. - Bliss, faqe 70. Ndërsa ai skiconte hap pas hapi linjat e profecisë, përpjekjet e tij u shpërblyen, hallkë pas hallke të zinx-hirit të së vërtetës. Engjejt e qiellit po udhëhiqnin mendjen e tij dhe po i hapnin Shkrimet e Shenjta që ai t’i kuptonte. KiM 312.1
Duke marrë si kriter gjykimi mënyrën në të cilën ishin përm-bushur profecitë në të shkuarën, ai u kënaq nga fakti që pikëpamja e përhapur në popull e mbretërimt shpirtëror të Krishtit - një mijëvjeçar përpara fundit të botës - nuk gjente mbështetje tek fjala e Perëndisë. Kjo doktrinë që tregonte për një periudhë drejtësie dhe paqjeje për 1 000 vjet përpara ardhjes së vetë Zotit mohonte terrorin e ditës së Zotit. Por edhe pse është e këndshme, ajo nuk përputhet me mësimet e Krishtit dhe apostujve të tij, të cilët deklaruan se egjra dhe gruri do të rriten së bashku deri në kohën e korrjeve, në fundin e botës “së mashtruesit dhe gënjeshtarët do të përparojnë - drejt rrugës së rrënimit” se “para mbarimit të kësaj kohe do të ketë kohë të vështira” dhe se mbretëria e errësirës do të vazhdojë deri në ardhjen e Zotit, i cili do ta konsumojë me urdhërin e Tij dhe do ta shkatërrojë me shkëlqimin e Tij. - Mateu 13:30; 38-41; 2 Timoteut 3:13, 1; 2 Selanikasve 2:8. KiM 312.2
Doktrina e shndërrimit të botës dhe e mbretërimit shpirtëror të Mesisë nuk u pranua nga kisha apostolike. Nuk u pranua nga të krishterët deri në fillim të shekullit të XVIII. Rezultatet e saj ishin të gabuara ashtu si të çdo gabimi tjetër. Ajo i mësoi njerëzit që hidhnin vështrimin larg në të ardhmen për të kërkuar ardhjen e Zotit dhe bëri që ata të mos u kushtonin rëndësi shenjave që paralajmëronin afrimin e Tij. Ajo përfshinte një ndjenjë të pathemeltë besimi dhe sigurie që bëri që shumë njerëz të hiqnin dorë nga përgatitjet e nevojshme për të takuar Zotin. KiM 313.1
Milleri e gjeti përshkrimin e qartë dhe të detajuar të ardhjes së vetë Krishtit në Bibël. Pali thotë: “Kur të dalë urdhëri i Perëndisë, kur të thërrasë kryeengjëlli, kur t’i bjerë borisë, vetë Zoti do të zbresë nga qielli.” - 1 Selanikasve 4:16. Dhe Shpëtimtari deklaron: “... Të gjitha fiset e tokës do të qajnë dhe do ta shohin Birin e njeriut, duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe me madhështi të paparë.” “Në të vërtetë, Biri i njeriut do të vijë papritur e në mënyrë të dukshme për të gjithë, si vetëtima që dridhet në qiell prej lindjes deri në perëndim.” - Mateu 24:30,27. Të gjithë engjëjt e qiellit do ta shoqërojnë. “Kur të vijë biri i njeriut me madhështinë e tij dhe bashkë me të gjithë engjëjt, atëherë do të ulet mbi fronin e tij madhështor.” - Mateu 25:31. “Kur t’i bjerë borisë, ai do t’i dërgojë engjëjt e tij nga të gjitha anët e horizontit për t’i bashkuar të zgjedhurit e tij kudo qofshin në botë.” - Mateu 24:31. KiM 313.2
Me ardhjen e Tij do të ngrihen të vdekurit - besnikë dhe do të shndërrohen të gjallët -besnikë. “Tani po ju them një të fshehtë, ne nuk do të vdesim të gjithë - thotë Pali. - Kur të bjerë boria e fundit, ne të gjithë do të shndërrohemi. Kjo do të ndodhë sa hap e mbyll sytë. Kur të bjerë boria, të vdekurit do të ringjallen për jetën e pavdekshme. Por ne që do të jemi ende gjallë, do të marrim trupin e ri. Trupi ynë i vdekshëm, që jepet pas vdekjes, duhet të shndërrohet në trupin e pavdekshëm, mbi të cilin vdekja nuk ka më asnjë pushtet.” - 1 Korintasve 15;51-53. Dhe në letrën drejtuar Selanikasve, pasi përshkruan ardhjen e Zotit, ai thotë: “...Më parë do të ringjallen të gjithë ata që vdiqën (duke i besuar Zotit). Vetëm atëherë ne që mbetemi gjallë, do të rrëmbehemi bashkë me ta në takim me Zotin që vjen në re...Kështu do të jemi përgjithmonë me Zotin.” - 1 Selanikasve 4:16,17. KiM 313.3
Njerëzit e Tij mund të bëhen pjesë e mbretërisë vetëm kur Ai personalisht të vijë përsëri. Shpëtimtari tha: “Kur të vijë biri i njeriut me madhështinë e tij dhe bashkë me të të gjithë engjëjt, atëherë do të ulet mbi fronin e tij madhështor. Para tij do të mblidhen njerëz nga të gjithë popujt dhe ai do t’i ndajë njërin prej tjetrit, si bariu që ndan delet prej cjepve. Delet do t’i vërë në të djathtën e tij, kurse cjepte në të majtën. Pastaj mbreti do t’u thotë atyre që janë në të djathtën e tij “Afrohuni, ju që Ati im ju bekoi! Merreni për pronë mbretërinë që ju caktoi Zoti që nga fillimi i botës!” - Mateu 25:31-34. Kështu ne shohim nga shkrimet që sapo na u dhanë se kur të vijë Biri i Njeriut, të vdekurit do të ringjallen dhe të gjallët do të shndërrohen. Ata përgatiten për ta marrë mbretërinë me anë të këtij shndërrimi, sepse Pali thotë:“...Njerëzit prej mishi, gjaku nuk mund të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë. Një trup i vdekshëm nuk mund të bëhet i pavdekshëm vetvetiu.” - 1 Korintasve 15:50. Njeriu në gjendjen në të cilën ndodhet është i vdekshëm, i korruptueshëm, por mbretëria e Perëndisë nuk mund të korruptohet, ajo do të ekzistojë përgjithmonë. Por me ardhjen e Tij Jezusi u transmeton pavdekshmëri njerëzve të Vet dhe më pas i thërret për t’u dhënë si trashëgimi mbretërinë të gjithë atyre që deri tani kanë qënë të vetmit trashëgimtarë. KiM 314.1
Milleri u bind plotësisht nga provat që i dhanë këto si dhe shkrime të tjera (pjesë e Shkrimit të Shenjtë) se ngjarjet që priteshin të ndodhnin përpara ardhjes së Krishtit, siç ishin mbretërimi univargul i paqes dhe vendosja e e mbretërisë së Perëndisë mbi tokë ishin më pas në kohë, sepse i përkisnin ardhjes së dytë. Për më tepër të gjitha shenjat e kohërave si dhe gjendja në botë përputheshin me përshkrimin profetik të ditëve të fundit. Vetëm nga studimi që i bëri Shkrimit të Shenjtë ai u detyrua të konkludonte se po i vinte fundi periudhës së ekzistencës së botës në një gjendje të tillë. KiM 314.2
“Kronologjia e Shkrimeve të Shenjta , - thotë ai - ishte një provë tjetër që ndikoi shumë tek unë...Zbulova se ngjarjet e pa-rashikuara, që ishin përmbushur në të shkuarën, ndodhnin brenda një kohe të caktuar. Njëqind e njëzet vjetët e përpara përmbytjes (Zanafilla 6:3); shtatë ditët që e paraprinë dyzetë ditët e shiut (Zanafilla 7;4), katërqind vjetët e qëndrimit të pasardhësve të Abrahamit në tokë të huaj (Zanafilla 15:19), tri ditët e ëndrrave të kryefurrtarit dhe verëtarit (Zanafilla 40:12-20), shtatë vjetët e ëndrrës së Faraonit (Zanafilla 41:28-54), dyzet vjetët në shkretëtirë (Libri i Përtërirë 14:34), tri vjetë e gjysëm të zisë së bukës (1 Mbretërve 17:1) [të shihet Luka 4:25...shtatëdhjetë vjetët e robërisë (Jeremia 25:110, shtatë vjetët e Nabukodnezarit (Danieli 4:13-16), shtatë periudhat prej shtatë vjetësh dhe gjashtëdhjetë e dy periudhat e kufizuara nga këto periudha ishin thjesht profetike, por ato u përmbushën në përputhje me këto parashikime”. - Bliss, faqe 74,75. KiM 315.1
Kështu, kur gjatë studimit që ai i bëri Biblës, gjeti në të periudha të ndryshme kronologjike, që sipas mendimit të tij, ki-shin të bënin me ardhjen e dytë të Krishtit, ai i konsideroi ato si “kohë të paracaktuara” që vetë Zoti ua kishte zbuluar shërbëto-rëve të Tij. “Planin e tij të fshehtë - thotë Moisiu - e njeh vetëm Zoti, Perëndia ynë, por vullnetin e tij na e ka shpallur qartë neve dhe pasardhësve tanë përgjithmonë...”, ndërsa Zoti me anë të profetit Amos deklaron se: “nuk bën asgjë pa njoftuar më parë lajmëtarin e Tij, profetin” -Ligji i Përtërirë 29:29; Amosi 3;7. Studiuesit e fjalës së Perëndisë vënë re se ngjarjet më të mre-kullueshme të historisë njerëzore shfaqen qartë në shkrimet e Shenjta të së vërtetës. KiM 315.2
“Duke qënë se u binda plotësisht - thotë Milleri - se Shkrimi i Shenjtë është frymëzuar nga Perëndia dhe është dobiprurës (2 Timoteut 3:16”, se ai nuk u hartua nga njerëzit, por u shkrua nga profetët e mbushur me Shpirtin e Shenjtë (2 Pjetrit 1;21) dhe se u shkrua “që të mësojmë prej saj, që të na japë zemër që të qëndrojmë të patundur dhe t’ia arrijmë qëllimit që po presim” (Romakëve 15:4), s’më mbeti asgjë tjetër veçse t’i konsideroja periudhat kronologjike të Biblës si po aq të vlefshme dhe të denja për t’u kushtuar vëmendje sa çdo pjesë tjetër e Shkrimeve të Shenjta. Prandaj ndërsa përpiqesha që të kuptoja atë që Perëndia e kishte parë të arsyeshme për të na shfaqur ndjeva se nuk kisha asnjë të drejtë që të nënvleftësoja periudhat profetike.” - Bliss, faqe 75. KiM 316.1
Danieli 8:14 dukej si profecia që e zbulonte më qartë kohën e ardhjes së dytë: “Flijimi do të ndalohet 2300 herë... Vetem atehere do te rikthehet rregulli i Tempullit.” Duke e bere Shkrimin e Shenjte interpretues te vetvetes, Milleri kuptoi se nje dite ne gjuhen simbolike te profecise perfaqesonte nje vit.(Regjistrimet 14:34, Ezekieli 4:6). KiM 316.2
Ai vuri re se periudha e 2300 ditëve profetike apo viteve të plota zgjatej përtej fundit të sistemit fetar çifut dhe rrjedhimisht nuk i referohej shenjtores së atij sistemi. Milleri pranoi pikëpamjen e përgjithshme se gjatë epokës kristiane toka përfaqësohej nga tempulli (shenjtorja) dhe duke u nisur nga kjo ai kuptoi se rikthimi i rregullit të tempullit, që parashikohet tek Danieli 8:14 përfaqëson pastrimin e tokës nga zjarri me ardhjen e dytë të Krishtit. Ai arriti në konkluzionin se sikur të gjendej pikënisja e 2300 ditëve do të mund të merrej vesh pa vështirësi koha e ardhjes së dytë. Kështu do të zbulohej koha e asaj përmbushjeje të madhe, koha kur gjendjes së tanishme me “krenarinë, fuqinë, pompozitetin, kotësinë, ligësinë dhe shtypjen e saj do t’i vijë fundi”, kur mallkimi do të “zhvendoset nga toka, vdekja do të shkatërrohet, shërbëtorët e Perëndisë, profetët dhe shenjtorët, ata që e respektuan emrin e Tij do të shpërblehen dhe ata që rrënuan botën do të rrënohen.” - Bliss, faqe 76. KiM 316.3
Milleri vazhdoi studimin e profecisë me një zell të ri, duke iu përkushtuar me ditë dhe netë të tëra studimit të diçkaje që kishte një rëndësi të tillë të mrekullueshme dhe një interes të tillë të gjithanshëm. Në kapitullin e tetë të librit të Danielit ai nuk gjeti asnjë të dhënë për kohënisjen e 2 300 ditëve, engjëlli Ga-briel edhe pse u urdhërua që ta bënte Danielin të aftë për të kuptuar vizionin dha një shpjegim të pjesshëm. Duke qënë se në vizionin e profetit shpalosej persekutimi i tmerrshëm që do të rëndonte mbi kishën, ai humbi fuqinë fizike. Nuk mund të du-ronte më ai njeri dhe kështu engjëlli u largua për një farë kohe prej tij. “Unë Danieli isha krejt i dërrmuar dhe isha i sëmurë për ditë me radhë...” “vegimi vazhdonte të më shqetësonte - thotë ai- sepse ende nuk e kisha kuptuar.” KiM 317.1
Zoti urdhëroi përsëri lajmëtarin e Tij: “O Gabriel, shpjegoja atë që pa.” Detyra duhej të përmbushej. Pas ca kohësh duke iu bin-dur urdhërit, engjëlli u rikthye tek Danieli duke i thënë: “O, Daniel dua të të ndihmoj ta kuptosh kuptimin e asaj fjale” “kushtoji mirë vëmendje asaj që kam për të të thënë.” - Danieli 8:27,16; 9:22,23,25-27. Një pikë e rëndësishme e vizionit të kapitullit të 8-të kishte mbetur e paqartë, pikërisht ajo që kishte të bënte me kohën - me periudhën e 2300 ditëve, prandaj engjëlli ndërsa va-zhdon shpjegimin e tij, ndalet kryesisht në problemin e kohës. KiM 317.2
“...do të kalojnë 7 periudha prej 7 vjetësh dhe 62 periudha prej 7 vjetësh gjer në ardhjen e Mesisë. Jeruzalemi do të qëndrojë si qyteti rindërtuar dhe i fortifikuar edhe në qoftë se duhet të përjetojë kohë të vështira. Në fund të kësaj kohe do të vritet padrejtësisht Mesia dhe nuk do të ketë pasardhës ... Ai do të lidhë një marrëveshje të sigurt me shumicën e popullit, por në mesin e kësaj periudhe prej 7 vjetësh do të ndalohet shërbesa e flijimit në Tempull.” KiM 317.3
Danielit iu dërgua ky engjëll me të vetmin qëllim që t’i shpjegonte atij atë pikë të vizionit të kapitullit të 8-të që ai nuk kishte mundur ta kuptonte, atë thënie që lidhej me kohën.- “...2300 herë. Vetëm atëherë do të rikthehet rregulli i Tempullit.” Pasi e urdhëron Danielin “kushtoji vëmendje asaj që kam për të të thënë” engjëlli fillon me këto fjalë: 55 “70 periudha prej 7 vjetësh duhet të kalojnë derisa të ndryshohet fati i popullit tënd dhe i qytetit të shenjtë.” Fjala që është përkthyer në anglisht “dekretoj apo urdhëroj” fjalë për fjalë do të thotë “veçoj”. Engjëlli deklaron se shtatëdhjetë periudhat që përfaqësojnë një periudhë 490 vjeçare do të veçohen sepse u përkasin çifutëve. Por nga çfarë u veçuan? Duke qënë se 2300 ditët përbëjnë të vetmen periudhë kohore që përmendet në kapitullin e 8-të kjo duhet të jetë edhe periudha nga e cila janë veçuar shtatëdhjetë periudhat prej 7 vjetësh; pra shtatëdhjetë periudhat prej 7 vjetësh duhet të bëjnë pjesë në 2300 ditët dhe këto dy periudha duhet të fillojnë njëkohësisht. Engjëlli deklaroi se shtatëdhjetë periudhat prej shtatë vjetësh fillonin me dhënien e urdhërit për të ndërtuar dhe fortifikuar Jeruzalemin. Sikur të gjendej data e këtij urdhëri rrjedhimisht do të kuptohej kohënisja e periudhës së madhe 2300 vjeçare. KiM 317.4
Ky urdhër gjendet në kapitullin e shtatë, vargjet 12-26 të librit të Ezrës. Artakserksi, mbreti i Persisë, e nxori këtë dekret në vitin 457 para erës sonë. Por tek libri i Ezrës 6:14 thuhet se shtëpia e Zotit u ndërtua “sipas urdhërit të Perëndisë së Izraelit dhe perandorëve persiane, Kirit, Dariut dhe Artakserksit”. Këta tre mbretër, duke e filluar, riafirmuar dhe përfunduar atë që jepej nga ky dekret, bënë që ajo t’i përmbushte kushtet e profecisë dhe të shënonte fillimin e 2300 vjetëve. Duke e konsideruar vitin 457 p.e.s. kohën e përfundimit të punës si vitin e dhënies së urdhërit, vihet re se është përmbushur çdo e dhënë e hol-lësishme e profecive përsa i përket shtatëdhjetë periudhave prej shtatë vjetësh. KiM 318.1
“Që nga çasti kur doli dekreti për rindërtimin e Tempullit do të kalojnë shtatë periudha prej shatë vjetësh dhe 62 periudha prej shtatë vjetësh gjer në ardhjen e Mesisë” - me fjalë të tjera gjashtëdhjetë e nëntë javë apo 483 vjet. Dekreti i Artakserksit u zbatua në vjeshtë të vitit 457 p.e.s. Që nga kjo datë 483 vjetët shtrihen deri në vjeshtë të vitit 27 e.re56. Profecia u përmbush pikërisht në atë kohë. Fjala “Mesi” do të thotë “I Vajosuri”. Jezusi u pagëzua nga Gjoni në vitin 27 e.re dhe u shugurua57 ose u mbush me Shpirtin e Shenjtë. Apostulli Pal dëshmon se “Perëndia e zgjodhi Jezusin nga Nazareti dhe e mbushi me Shpirtin e me fuqinë e Tij”. - Veprat 10:38. Dhe vetë Shpëtimtari deklaron: “Zoti më ka mbushur me Shpirtin e Tij. Ai më ka emëruar dhe më ka ngarkuar që t’u sjell të varfërve Lajmin e Mirë....” - Luka 4:18. Pas pagëzimit Jezusi shkoi në Galile dhe predikoi lajmin e mirë të Perëndisë: “Erdhi kohë e caktuar...” - Marku 1:14,15. KiM 318.2
“Ai do të lidhë një marrëveshje të sigurt me shumicën e popullit për një periudhë prej 7 vjetësh”. “Periudha” për të cilën flitet këtu është periudha e fundit e shtatëdhjetë periudhave, ajo përbën shtatë vjetët e fundit të periudhës që ishte paracak-tuar veçanërisht për çifutët. Gjatë kësaj kohe, që nga viti 27 e.re deri në vitin 34 e.re, Krishti fillimisht personalisht e më pas nëpërmjet nxënësve të Tij, ua drejtoi veçanërisht çifutëve ftesën për të përqafuar Lajmin e Mirë. Ndërsa apostujt u nisën për të shpërndarë Lajmin e Mirë të mbretërisë, udhëzimi i Shpëtimtarit ishte ky: “Mos shkoni në vendet ku banojnë joçifutët, as mos hyni në qytetet e Samarisë, por shkoni tek ko-peja e humbur, tek populli i Izraelit.”- Mateu 10:4,5. KiM 319.1
“Por në mesin e kësaj periudhe prej shtatë vjetësh do të ndalohet shërbesa e flijimit në Tempull.” Zoti ynë u kryqëzua në vitin 31 e.r., tre vjet e gjysëm pas pagëzimit të Tij. Me flijimin e madhërishëm që u ofrua në Kalvar, i erdhi fundi sistemit të fliji-meve që kishin pasur si pikësynim për 400 vjet Qengjin e Perëndisë. Modeli ishte kthyer në realitet dhe flijimeve dhe blatimeve të sistemit ceremonial u kishte ardhur fundi. KiM 319.2
Pra siç e pamë shtatëdhjetë periudhat prej shtatë vjetësh apo 490 vjetët që u ishin paracaktuar veçanërisht çifutëve përfunduan në vitin 34 e.r. Në atë kohë falë veprimtarisë së Këshillit58 Çifut kombi vulosi mohimin e Ungjillit nëpërmjet vras-jes së Shtjefnit dhe persekutimit që iu bë ndjekësve të Krishtit. Kështu mesazhi i shpëtimit nuk u kufizua më brenda kombit të zgjedhur, por iu dha të gjithë botës. Nxënësit e Mesisë, të detyruar nga persekutimi që të largoheshin nga Jeruzalemi “e përhapën gjithkund lajmin e mirë për Jezusin”. “Filipi shkoi në kryeqytetin e Samarisë dhe shpalli lajmin që Jezusi është Mesia”. Pjetri, i udhëhequr nga drita hyjnore, ia tregoi lajmin e mirë Komandantit59 të Çezarit, Kornelit, që e respektonte Perëndinë; Pali i zellshëm, i rrëmbyer nga besimi tek Jezus Krishti, u autori-zua që ta çonte lajmin e mirë “në popuj të huaj”. - Veprat 8:4,5; 22:21. KiM 319.3
Deri tani është përmbushur në mënyrë strikte çdo e dhënë e hollësishme e profecive dhe padyshim fillimi i shtatëdhjetë periudhave prej shtatë vjetësh i përket vitit 457 p.e.s. dhe përfundimi i tyre vitit 34 e.r. Duke u nisur nga këto të dhëna nuk është e vështirë që të gjendet fundi i 2300 ditëve. Po t’u heqim 2300 ditëve (vjetëve) shtatëdhjetë periudhat prej shtatë vjetësh - pra 490 ditë (vjet) - do të na mbesin 1810 ditë (vjet). Pas përfundimit të 490 ditëve mbeteshin edhe 1810 ditë për t’u përmbushur. 1810 vjetë po të fillojnë në vitin 34 e.s. përfundojnë në vitin 1844. Rrjedhimisht 2300 ditët e librit të Danielit 8:14 përfundojnë në vitin 1844. Në fund të kësaj periudhe të madhe profetike sipas dëshmisë së engjëllit të Zotit “do t’i rikthehet rregulli Tempullit” Kështu përfundimisht tregohej koha gjatë së cilës do t’i rikthehej rregulli Tempullit - gjë që besohej botërisht se do të ndodhte me ardhjen e dytë. KiM 320.1
Milleri dhe shokët e tij besuan fillimisht se 2300 ditët do të përfundonin në pranverë të vitit 1844, ndërsa profecia flet për vjeshtën e atij viti. Keqkuptimi i kësaj pike bëri që ata të ishin të sigurt se ardhja e Zotit do të ndodhte më shpejt të mbeteshin të çorientuar dhe të zhgënjyer. Megjithatë kjo nuk ndikoi aspak në forcën bindëse të argumentit që tregonte se 2300 ditët do të përfundonin në vitin 1844 dhe se ngjarja e madhe që përfa-qësohej nga rikthimi i rregullit të Tempullit do të ndodhte pikërisht atëherë. KiM 320.2
Duke i hyre studimit të Shkrimeve të Shenjta në mënyrë që të provonte se ato ishin zbulime të dhëna nga Perëndia, në fillim, ai as që priste të arrinte në të tilla konkluzione. Ai vetë mezi u besoi rezultateve të kërkimeve të tij. Por të dhënat e Shkrimit të Shen-jtë ishin aq të qarta dhe bindëse sa s’mund t’i lije mënjanë. KiM 320.3
Në vitin 1818, pas dy vitesh përkushtimi ndaj studimit të Biblës ai arriti bindjen absolute se Krishti do të shfaqej pas 25 vjetësh për të çliruar njerëzit që i përkisnin. “Nuk mund t’i përshkruaj - thotë Milleri - as gëzimin që ndieja në zemër kur mendoja këtë perspektivë të mrekullueshme dhe as dëshirën e zjarrtë të shpirtit kur mendoj gëzimin e të shpëtuarve. Bibla mori tani një kuptim të ri për mua. Ishte një zbulim i zgjuar, drita që lindi nga faqet e saj të shenjta shpërndau gjithçka që për mua ishte e errët, mistike dhe e paqartë në mësimet e saj, oh sa e ndritshme dhe e lavdishme ishte shfaqja e së vërtetës! Gjithçka që më parë më dukej kontradiktore dhe e paqëndrueshme ishte zhdukur, edhe pse kishte pjesë që nuk i kuptoja tërësisht, mendja ime që më parë ishte e errët, tashmë ishte ndriçuar aq shumë nga drita që lind prej saj, sa ndieja një kënaqësi të tillë nga studimi i Shkrimit të Shenjtë që nuk ma kishte marrë mendja kurrë më parë se mund të buronte nga mësimet e tij.” - Bliss, faqe 76,77. KiM 321.1
Duke pasur bindjen absolute se ngjarjet e rëndësishme në Shkrimet e Shenjta ishin parashikuar të ndodhnin brenda një kohe kaq të shkurtër dhe duke mos marrë parasysh provën që më kishte bindur, para meje u shtrua urgjente detyra që kisha ndaj botës.” - Ibid., faqe 81. Ai kuptoi se i përkiste atij që t’u jepte të tjerëve dritën që ai kishte marrë. Ai priste kundërshtim nga ana e të ligëve, por besonte se të gjithë të krishterët që e kishin shpallur dashurinë e tyre për Shpëtimtarin do të ngazëllo-heshin nga shpresa e takimit të shpejtë me Të. Ai kishte frikë se të rrëmbyer nga gëzimi i madh i një perspektive çlirimi të lav-dishëm, gëzimi që do të konsumohej shpejt, shumë prej tyre do ta pranonin këtë doktrinë pa shqyrtuar mjaftueshëm Shkrimet e Shenjta, që provonin vërtetësinë e saj. Kështu ai rianalizoi provat që mbështetnin konkluzionet e arritura prej tij dhe shqyrtoi me kujdes çdo pengesë që paraqitej para tij. Ai kuptoi se kundërshtimet zhdukeshin përpara dritës së fjalës së Perëndisë ashtu si mjegulla zhduket përpara rrezeve të diellit. Pas pesë vjetë studimi ai u bind plotësisht për saktësinë e qëndrimit të tij. KiM 321.2
Përgjegjësia për t’ua bërë të njohur të tjerëve atë që ai be-sonte se jepej qartë në Shkrimet e Shenjta, i qëndronte çekan mbi kokë. “Sa herë filloja punën - thotë ai - ajo më buçiste va-zhdimisht në vesh: “Shko dhe tregoi botës për rrezikun që e ka-nos”. Mendoja gjithmonë për këtë tekst: “Kur të shpall se një njeri i caktuar duhet të vdesë për shkak të veprave të tij të këqi-ja, atëherë ti ke përgjegjësi për këtë që ta paralajmërosh. Në qoftë se nuk e bën detyrën tënde, atëherë ai vërtet do të vdesë, ashtu siç e meriton; por ty do të të kërkoj llogari si për një vrasje. Në qoftë se ti e paralajmëron dhe ai nuk i kushton vëmendje, atëherë ai përsëri do të vdesë, ashtu siç e ka merituar, por ti ke shpëtuar jetën tënde”. -Ezekieli 33:8,9. Kuptova se sikur të para-lajmëroheshin njerëzit e ligj, turma të tëra mund të pendohesh-in, por sikur ata të mos paralajmëroheshin, llogari do të më kërkohej mua.” -Bliss, faqe 92. KiM 322.1
Sa herë që i jepej mundësia, ai shfaqte individualisht bindjet e veta, duke u lutur që ndonjë pastor ta ndjente forcën e tyre dhe t’i përkushtohej përhapjes së tyre. Megjithatë ai s’mund të fshinte nga mendja bindjen se paralajmërimi përbënte edhe një detyrë të tijën personale. Në mendje i riktheheshin fjalët: “Shko dhe tregoji botës; llogari do të të kërkoj ty”. Me një barrë që i rëndonte mbi shpirt ai priti nëntë vjet deri në vitin 1831 kur ai shpalli botërisht për herë të parë arsyet e besimit të tij. KiM 322.2
Ashtu siç u thirr Elija, ndërsa ndiqte tufën e demave në fushë, për të veshur mantelin e përkushtimit që i përkiste detyrës pro-fetike, ashtu Perëndia i bëri thirrje William Millerit që të linte plugun për t’u shfaqur njerëzve misteret e mbretërisë së vet. Ai i hyri punës duke u dridhur, duke i drejtuar ata që e dëgjonin, hap pas hapi, përmes periudhave profetike deri tek ardhja e dytë e Krishtit. Interesi i përgjithshëm që zgjuan fjalët e tij i dha fuqi dhe guxim. KiM 322.3
Ai pranoi që t’i shfaqte pikëpamjet e tij publikisht falë kërkesës që i bënë miqtë e tij, në fjalët e të cilëve ai dëgjoi thirr-jen e Zotit. Ai ishte gjatë asaj kohe 50 vjeç, i pamësuar për të folur përpara publikut dhe nuk ndjehej i përshtatshëm për punën që e priste. Por që në fillim puna e tij u bekua në një mënyrë të mrekullueshme që çoi deri në shpëtim shpirtrash. Fjalimi i tij i parë u pasua nga një zgjim fetar gjatë të cilit u shndërruan trembëdhjetë familje të tëra me përjashtim të dy personave. Kjo e nxiti menjëherë që të fliste në vende të tjera dhe puna e tij rezultoi kudo në ringjalljen e punës së Zotit. Mëkatarët u shndërruan shpirtërisht, të krishterët u rritën në besim, deistët dhe jobesimtarët u detyruan të njohin të vërtetën e Biblës dhe fenë kristiane. Dëshmia e njerëzve mes të cilëve punoi ai ishte kjo: “Ai arriti të depërtonte mendjet e një klase njerëzore pa ndihmën e të tjerëve”. - Ibid.,faqe 138. Predikimi i tij kishte për qëllim që t’i drejtonte mendjet e dëgjuesve drejt gjërave të rëndësishme të besimit dhe që t’i vinte cak materializimit dhe imoralitetit të kohës. KiM 322.4
Në çdo qytet kishte shumë njerëz, në disa edhe me qindra, që u shndërruan shpirtërisht si rezulatat i predikimit të tij. Në shumë vende, kishat protestante të çdo lloji i kishin dyert e hapura për të dhe ai merrte ftesa pune nga ministria (pastorë) të kongregaSioneve të ndryshme. Ai e kishte si rregull që të mos punonte në vende ku nuk ishte i ftuar, por brenda një kohe të shkurtër ai nuk mund t’i përgjigjej as gjysmës së kërkesave që i drejtoheshin. Shumë njerëz edhe pse nuk i pranonin pikëpamjet e tij për kohën e saktë të ardhjes së dytë, ishin të bindur se ardhja e Krishtit ishte e sigurt dhe e afërt dhe ndjenin nevojën për t’u përgatitur. Në disa nga qytete e mëdha puna e tij la gjurmë. Pijeshitësit braktisën tregtinë dhe i kthyen dyqanet në salla mbledhjesh, qoshet e kumarit u harruan, ateistët, deistët, univargulistët dhe madje edhe të shthururit më të këqinj u reformuan; disa prej tyre s’kishin shkelur në kishë për vite me radhë. Sektet e ndryshme fetare caktuan pothuajse çdo orë takime lutjeje në lagje të ndryshme, ndërsa tregtarët mblidheshin në mesditë për t’u lutur e lavdëruar Perëndinë. Mendjet e njerëzve nuk zotëroheshin nga ngacmime ekstravagante, por nga një solemnitet univargul. Puna e tij, ashtu si ajo e Reformatorëve të hershëm, synonte që të thellonte kuptimin dhe të zgjonte ndërgjegjen dhe jo vetëm të ngacmonte emoSionet. KiM 323.1
Kisha Baptiste, anëtar i së cilës ishte dhe ai vetë, i dha në vitin 1833 liçensën për të predikuar. Një numër i madh pastorësh që i përkisnin sektit të tij fetar miratuan punën e nisur dhe ai vazhdoi këtë punë falë aprovimit të tyre. Ai udhëtoi dhe predikoi pa puishim edhe pse ai i kufizoi përpjekjet e tij personale kryesisht brenda Anglisë së Re Shteteve të Mesme. Për vite me radhë ai i përballoi vetë shpenzimet e kësaj pune dhe më pas nuk iu dhanë kurrë të holla të mjaftueshme për të përballuar shpenzimet e udhëtimeve për të shkuar në vendet ku e ftonin. Kështu puna që kryente jo vetëm që nuk i sillte asnjë përfitim ekonimik, por përkundrazi i rëndonte në të ardhurat e tij, të cilët u pakësuan gradualisht gjatë kësaj periudhe të jetës së tij. Ai ishte babai i një familjeje të madhe, por duke qënë se ata ishin të gjithë të zell-shëm dhe kursimtarë, ferma e tij ishte e mjaftueshme për t’i ushqyer atë dhe familjen e tij. KiM 323.2
Dy vjet pasi Milleri kishte filluar të shfaqte publikisht provat e ardhjes së shpejtë të Krishtit, në vitin 1833, u shfaq shenja e fundit që Shpëtimtari i kishte premtuar se do ta shfaqte përpara ardhjes së Tij të dytë. Jezusi tha: “...trupat qiellorë do të bien nga qielli...” - Mateu 24:29. Dhe Gjoni pasi pa në vizion skenat që do të paraprinin ditën e Perëndisë, deklaroi kështu në Zbulesë: “Trupat qiellorë ranë mbi tokë si fiku që hedh kokrra të papjeku-ra.” - Zbulesa 6:13. Kjo profeci u përmbush në mënyrë të çuditshme në shiun meteorik të 13 Nëntorit 1833. Ai ishte mani-festimi më i mrekullueshëm dhe më i madh i rënies së yjeve që është regjistruar ndonjëherë. “E gjithë kupa e qiellit mbi Shtetet e Bashkuara u trazua për orë me radhë! Në këtë vend që nga themelimi i tij, nuk kishte ndodhur asnjëherë ndonjë dukuri e tillë qiellore që të ishte vëzhguar me admirim të madh nga njëra klasë dhe me tmerr dhe alarm nga klasa tjetër.” Madhështia dhe bukuria e tij ndjellëse është akoma gjallë në mendjet e shumë njerëzve....Asnjëherë s’ka rënë shi më i trashë sesa ai i mete-orëve që u shkëputën drejt tokës, lindje, perëndim, veri, jug...ishte e njëjta gjë kudo. Me një fjalë, i gjithë qielli ishte në lëvizje...Rënia, siç përshkruhet në Gazetën (Journal) e Profesor Sillimanit, u vu re në gjithë territorin e Amerikës së Veriut...Në të gjithë sipërfaqen qiellore, që nga ora dy e deri në lindjen e plotë të ditës, s’kishte asnjë re, mbizotëronte kthjelltësia dhe ruhej veprimtaria e vazhdueshme e disa trupave shndritës që të ver-bonin.” - R. M. Devens - “Përparimi amerikan apo ngjarjet e mëdha të shekullit më të madh”; kap. 28; parag. 1-5. KiM 324.1
“S’ka gjuhë që të përshkruajë shkëlqimin e atij manifestimi të mahnitshëm...askush që nuk e ka parë me sytë e vet s’mund të formojë një ide të saktë mbi madhështinë e saj. Dukej sikur të gjithë yjet e qiellit ishin grumbulluar në një pikë afër Zenitit dhe zbrisnin poshtë me shpejtësinë e dritës njëkohësisht në drejtim të çdo ane të horizontit dhe s’kishin fund - me mijëra ndiqnin me shpejtësi shtegun e hapur nga mijëra të tjerë sikur të ishin krijuar posaçërisht për këtë rast.” - T. Reed, “The Christian Advocate and Journal”, 13 Dhjetor 1833. “nuk mund të shihet një pamje më e saktë e një peme fiku që hedh kokrra të papjekura, kur fryn një erë e tërbuar.” - “The Old Countryman” në Evening Advertiser, Portland 26 Nëntor 1833. KiM 325.1
Në numrin e 14 Nëntorit 1833 në Journal of Commerce (Gazeta e Tregtisë) të New York-ut u botua një artikull i gjatë që kishte të bënte me këtë dukuri të mrekullueshme, ku përfshihej kjo thënie: “Mendoj se asnjë filozof shkencëtar nuk kishte folur apo dhënë fakte rreth një ngjarjeje si ajo e djeshmja. Në qoftë se duam të kuptojmë se yje që bien do të thotë rënie yjesh... një profet e parashikoi atë saktësisht njëmijë e tetëqind vjet më parë dhe kjo është e vetmja e vërtetë.” KiM 325.2
Kështu u shfaq shenja e fundit e ardhjes së Tij, për të cilën Jezusi u tha nxënësve të Tij: “...kur të shihni se po afrohen të gjitha këto, atëherë dijeni se ju pret menjëherë fundi.” - Mateu 24:33. Gjoni pa pas këtyre shenjave ngjarjen tjetër kërcënuese, qielli u zhduk si një pergamenë që rrotullohet, asnjë mal dhe asnjë ishull nuk mbetën në vendet e tyre dhe të ligët të tmerruar u përpoqën të largoheshin nga prezenca e Birit të njeriut. - Zbulesa 6;12-17. KiM 325.3
Shumë njerëz që panë me sytë e tyre rënien e yjeve e kon-sideruan atë si paralajmërim të gjykimit që po afronte, “një sim-bol i madh, një paralajmërues i sigurt, një shenjë mëshirplotë e asaj dite të madhërishme dhe të tmerrshme” - “The Old Coun-tryman” në Evening Advirtiser, 26 Nëntor shumë prej tyre i vunë veshin paralajmërimit të ardhjes së dytë. KiM 325.4
Në vitin 1840 një profeci tjetër me përmbushjen e saj të mrekullueshme ngjalli një interesim të përgjithshëm. Dy vjet më parë Josiah Litch, një nga pastorët kryesorë, ndërsa predikonte për ardhjen e dytë, botoi një artikull shtjellues mbi kapitullin e 9-të të Zbulesës ku parashikohet rënia e Perandorisë Otomane. Sipas llogaritjeve të tij kjo fuqi do të rrëzohej “dikur aty nga Gushti i vitit 1840 e.s.”, dhe vetëm pak ditë përpara përmbushjes së saj ai shkroi: “Duke qënë se periudha e parë prej 150 vjetëve është përmbushur plotësisht përpara së Deacozes me lejen e turqve të ulej në fronin mbretëror dhe se 391 vjetët dhe pesëmbëdhjetë ditët që filluan në fund të periudhës së parë do të përfundojnë në 11 Gusht 1840 kur mund të pritet edhe rënia e fuqisë otomane në Kostandinopojë. Unë mendoj se do të ndodhë pikërisht kështu.” - Josiah Litch, në “Sings of the Times 2 (Shenjat e Kohërave) dhe “Expositor of Prophecy” (Parashtrues profecie); 1 Gusht 1840. KiM 325.5
Turqia, pikërisht në kohën e paracaktuar, pranoi përmes am-basadorëve të saj mbrojtjen e forcave të bashkuara të Evropës dhe u vu kështu nën kontrollin e Shteteve kristiane. KiM 326.1
Ngjarja vetë ishte përmbushja e plotë e parashikimit. Me t’u bërë i njohur ky fakt, një numër i madh njerëzish u bindën për saktësinë e parimeve që Milleri dhe shokët e tij përdornin për të interpretuar profecitë dhe kjo i dha një shtytje të mrekulluesh-me lëvizjes që përkrahte ardhjen e dytë. Me Millerin u bashkuan njerëz të ditur dhe të pushtetshëm që e ndihmuan si në predi-kim ashtu edhe në botimin e pikëpamjeve të tij dhe puna u përhap me shpejtësi gjatë viteve 1840-1844. KiM 326.2
William Miller zotëronte fuqi të mëdha mendore që ishin thelluar falë studimit dhe meditimit; dhe ai u shtoi këtyre mençurinë e qiellit, duke u lidhur fort pas burimit të mençurisë. Ai ishte një njeri me dhunti të rralla dhe ngjallte respekt kudo ku vlerësoheshin ndershmëria e karakterit dhe pastërtia morale. Duke bashkuar mirësinë shpirtërore me përuljen kristiane dhe me aftësinë e vetëkontrollit, ai ishte i sjellshëm dhe i vëmendshëm me të gjithë, gjithmonë i gatshëm për t’u dhënë rëndësi mendimeve të të tjerëve dhe për t’i peshuar argumen-tet e tyre. Ai i ballafaqonte pa u ngutur të gjitha teoritë dhe dok-trinat me fjalën e Perëndisë, kështu arsyetimi i shëndoshë dhe njohuria e thellë që kishte për Shkrimet e Shenjta e bënë të aftë për t’i vënë cak gabimit dhe për t’i hequr maskën gënjeshtrës. KiM 326.3
Megjithatë gjatë punës ai u ndesh me një kundërshtim të hapur. Ashtu siç ndodhi edhe me Reformatorët e hershëm, të vërtetat që ai paraqiste nuk u mirëpritën nga mësues fetarë të njohur dhe popullorë. Duke qënë se nuk mund ta ruanin pozitën e tyre nëpërmjet Shkrimeve të Shenjta, ata u drejtoheshin dhe bazoheshin tek thëniet dhe doktrinat njerëzore, tek traditat e Etërve. Por predikuesit e të vërtetës, që kishte të bënte me ardhjen pranonin fjalën e Zotit si të vetmen dëshmi. “Bibla dhe vetëm Bibla” ishte parulla e tyre. Mungesën e argumenteve nga Bibla, kundërshtarët e tyre e zëvendësonin me tallje dhe përqeshje. Kohë, mjete, talente u harxhuan vetëm që të vi-heshin në lojë ata, i vetmi gabim i të cilëve ishte se prisnin me gëzim rikthimin e Zotit të tyre, se orvateshin të jetonin shen-jtërisht dhe se i bënin thirrje të tjerëve për t’u përgatitur për ardhjen e Tij. KiM 327.1
U bënë përpjekje të ethshme për t’i larguar mendjet e njerëzve nga idea e ardhjes së dytë. Të studiojë profecitë që lidheshin me ardhjen e Krishtit dhe fundin e botës konsiderohej diçka e turpshme, mëkat. Kështu ky lloj predikimi i vuri shkelmin besimit tek fjala e Perëndisë. Mësimet e tyre i kthyen njerzit në të pafe dhe shumë prej tyre ndjeheshin të lirë për të ndjekur epshet e tyre të shfrenuara. Autorët e së keqes ia ngarkuan të gjitha këto mbi supe Adventistëve 60. KiM 327.2
Edhe pse Milleri tërhiqte pas vetes turma të tëra dëgjuesish të vëmendshëm dhe inteligjentë, shtypi fetar e përmendte shumë rrallë emrin e tij dhe kjo bëhej vetëm për ta denoncuar apo për t’u tallur me të. Njerëzit moskokëçarës dhe të ligj, që morën zemër nga qëndrimi i mësuesve fetarë përdorën epitete përbuzëse, thënie të ulëta dhe fyese në mënyrë që ta poshtëro-nin atë dhe punën e tij. Njeriu me flokë të bardha, që kishte hequr dorë nga rehatia e shtëpisë për të udhëtuar me shpen-zimet e veta nga qyteti në qytet, nga fshati në fshat, duke punuar papushim për ta paralajmëruar solemnisht botën se gjykimi ishte afër, denoncohej me përçmim si fanatik, gënjeshtar, batakçi. KiM 327.3
Talljet, gënjeshtra dhe abuzimi që iu bë emrit të tij ngjallën indinjatën madje edhe të shtypit sekular. Njerëz të ndryshëm deklaruan se: “të trajtosh një subjekt me një madhështi të tillë të pamasë dhe me rjedhoja të tilla të frikshme”, me nënvleftësim dhe përçmim “nuk do të thotë që vetëm të luash me ndjenjat e propaganduesve dhe përkrahësve të tij”, por “edhe të bësh shaka me ditën e gjykimit, të tallesh me vetë Madhërinë dhe të përçmosh tmerret e gjykimit të Tij”. - Bliss, faqe 183. KiM 327.4
Nxitësi i së keqes u përpoq jo vetëm që të sulmonte mesazhin e ardhjes, por edhe që të shkatërronte vetë lajmëtarin. Milleri e zbatoi praktikisht të vërtetën e Shkrimit të Shenjtë në jetën e dëgjuesve të tij, duke i qortuar për mëkatet e tyre, duke sulmuar vetëkënaqësinë e tyre, por duke ngjallur kështu me anë të fjalëve të tij të prera dhe të qarta, armiqësinë e tyre. Klasat më të ulëta të shoqërisë morën zemër nga kundërshtimi që i bënë anëtarët e kishës mesazhit të tij dhe armiqtë komplotonin për të organizuar vrasjen e tij, ndërsa do të largohej nga vendi i takimit. Por aty kishte me mijëra engjëj, dhe njëri prej tyre me formë njerëzore e kapi këtë shërbëtor të Zotit nga krahu dhe e shpëtoi nga zemërimi i turmës. Puna e tij s’kishte përfunduar ende, kështu që Satani dhe agjentët e tij nuk ia dolën në krye realizimit të qëllimit të tyre. KiM 328.1
Interesi ndaj lëvizjes adventiste (të ardhjes) vazhdoi të rritej, pavarësisht nga kundërshtimi me të cilin u ndesh ajo. Anëtarësia e kishave nga disa qindra, u rrit në disa mijëra. Kjo rritje u vu re në kisha të ndryshme, por pas një farë kohe u manifestua shpirti i kundërshtimit edhe ndaj këtyre anëtarëve të rinj dhe kishat filluan të ndërmerrnin masa disiplinore kundër atyre që për-qafuan pikëpamjet e Millerit. Një veprim i tillë nxiti përgjigjen e tij me shkrim drejtuar të krishterëve të çdo sekti fetar, duke kërkuar që t’i provohej nga Shkrimet e Shenjta nëse doktrinat e tij ishin të rreme. KiM 328.2
“Çfare kemi besuar, - tha ai, - që nuk na është urdhëruar nga fjala e Perëndisë, të cilën ju vetë e konsideroni si udhërrëfyese, si të vetmen udhërrëfyese të besimit dhe jetës sonë? Çfarë paskemi bërë që të sulmohemi kaq ashpër si nga podiumet e kishave, ashtu edhe nga shtypi dhe të gjeni kështu shkak për të na përjashtuar ne [Adventistëve nga kishat dhe adhurimi?” “Ju lutem, nëse jemi të gabuar na tregoni ku qëndron gabimi ynë, jemi ngopur me talljet tuaja, ato s’mund të na bindin se jemi të gabuar, vetëm fjala e Perëndisë mund të ndryshojë pikëpamjet tona. Ne kemi arritur në të tilla konkluzione me ndërgjegje dhe duke u lutur falë provës që kemi gjetur në Shkrimet e Shenjta.” - Ibid,faqe 250,252. KiM 328.3
Nga shekulli në shekull, paralajmërimet që Zoti ka dërguar me anë të shërbëtorëve të Tij janë pritur me përçmim dhe mos-besim. Kur poshtërsia e njerëzve bëri që ai të përmbyste tokën, Ai fillimisht ua bëri të ditur qëllimin që kishte në mënyrë që ata të kishin mundësi që të largoheshin nga rruga e keqe. Paralajmërimi për t’u penduar u kumboi në vesh për 120 vjet me radhë, përn-dryshe zemërimi i Perëndisë do t’i çonte në rrënim. Por ky mesazh iu duk atyre një përrallë e kotë dhe ata nuk e besuan. Të frymëzuar nga ligësia e tyre ata u tallen me lajmëtarin e Zotit, i nënvleftësuan lutjet e Tij e madje e akuzuan për mendjema-dhësi. Si mund të guxonte një njeri i vetëm që të kundërshtonte kokat e mëdha të botës? Pse nuk e vinte re bota dhe pse nuk e besonte ajo mesazhin e Noes, në qoftë se ai ishte i vërtetë? Lajmërimi i një njeriu kundër mençurisë së botës mbarë! Ata nuk do t’i vinin veshin paralajmërimit dhe nuk do të kërkonin strehë në barkë. KiM 329.1
Njerëzit që qeshën me të, treguan shenjat e natyrës - stinët që ia linin vendin njëra -tjetrës pa u lodhur, qielli blu nga i cili s’kishte rënë kurrë më parë shi, fushat e gjelbërta që fresko-heshin nga vesa e natës - dhe britën më të madhe: “A nuk flet ai përçart?” Ata deklaruan me përbuzje se ai predikues i së vër-tetës nuk ishte asgjë tjetër veçse një ëndërrues primitiv, ata va-zhduan më të zellshëm se kurrë në kërkim të kënaqësive, më të prirur se kurrë drejt së keqes. Por mosbesimi i tyre nuk e pengoi përmbushjen e paralajmërimit. Perëndia e duroi gjatë ligësinë e tyre, duke u dhënë mundësi për t’u penduar, por në kohën e caktuar gjykimet e Tij ranë mbi ata që kishin mohuar mëshirën e Tij. KiM 329.2
Krishti deklaron se i njëjti mosbesim do të manifestohet edhe përsa i përket ardhjes së Tij të dytë. Ashtu si njerëzve të kohës së Noes “nuk u shkonte nëpër mend që do t’u ndodhte gjë deri-sa erdhi përmbytja dhe i fshiu. Kështu do të jetë kur të vijë Biri i njeriut.” -Mateu 24:39. Kur “të ashtuquajturit” njerëz të Perëndisë do të shkrihen me botën, duke jetuar siç jetojnë dhe duke u dhënë si të tjerët pas kënaqësive të ndaluara, kur luksi i botës bëhet luks i kishës, kur të bien këmbanat e dasmave dhe të gjithë të jenë duke pritur që të jetojnë vite të tëra prosperiteti tokësor - atëherë, papritur ashtu siç vetëtin qielli, do t’u vijë fun-di vizioneve shumëngjyrëshe dhe shpresave të rreme. KiM 329.3
Ashtu siç dërgoi shërbëtorin e Tij për ta paralajmëruar botën për ardhjen e Përmbytjes, Perëndia dërgoi lajmëtarë të zgjedhur për të lajmëruar afërsinë e gjykimit përfundimtar. Dhe ashtu si bashkëkohësve të Noes u pëlqente që të talleshin me parashi-kimet e predikuesit të së drejtës edhe në kohën e Millerit shumë njerëz, madje edhe njerëz “të shpallur” të Perëndisë, qeshën me thëniet e tij. KiM 330.1
Por pse nuk i mirëpritën kishat doktrinën dhe predikimin mbi ardhjen e dytë të Krishtit/ Ardhja e Zotit edhe pse u sjell të ligjve shkatërrim dhe mallkim, është për të drejtët gëzim dhe shpresë. Kjo e vërtetë e madhe kishte ngushëlluar besnikët e Perëndisë përmes vështirësive të shekujve; pse ishte kthyer, ashtu si Auto-ri i tij në “gur pengesës dhe “shkëmb bezdie” për “të ash-tuquajturit” njerëz të Tij? Ishte vetë Zoti që u premtoi nxënësve të Tij: PO shkoj, pra, për t’iu përgatitur një vend. Pastaj do të kthehem për t’iu marrë më vete, që edhe ju të jeni atje ku do të jem unë”. - Gjoni 14:3 KiM 330.2
Ishte Shpëtimtari i dhembshur i cili duke parashikuar vetminë dhe trishtimin e ndjekësve të Tij, ngarkoi engjëj, që të vinin dhe t’i ngushëllonin ata me sigurinë që Ai vetë do të vijë përsëri edhe pse shkoi në qiell. Ndërsa nxënësit qëndronin aty me sy të ngulur në lartësi që të mund të shquanin për herë të fundit Atë që e donin aq shumë, vëmendjen ua tërhoqën fjalët: “Ju galileas, - thanë ata, - përse rrini këtu e shikoni lart? Ky Jezus, që u mor në qiell, do të kthehet pikërisht kështu, siç e patë duke u larguar prej jush” - Veprat 1;11. Mesazhi i engjëjve u ngjalli përsëri shpresën. Nxënësit “...u kthyen të gëzuar në Jeruzalem dhe va-zhdimisht ishin në Tempull, duke lavdëruar Perëndinë.” - Luka 24:52,53. Ata nuk u gëzuan, sepse Jezusi u largua prej tyre, duke i lënë që të luftonin me vështirësitë dhe tundimet e kësaj bote, ata u gëzuan nga siguria që u dha engjëlli se ai do të vinte sërish. KiM 330.3
Shpallja e ardhjes së Krishtit, ashtu sikur engjëjt ua shpallën barinjve të Betlehemit, duhet të jetë edhe sot lajm i mirë gëzimi. Ata që me të vërtetë e duan Zotin e përshëndesin me gëzim thënien që bazohet në fjalën e Perëndisë se Ai, tek i cili janë përqëndruar shpresat e tyre për jetën e përjetshme, po vjen përsëri jo për t’u poshtëruar, përbuzur apo mohuar, siç ndodhi gjatë ardhjes së Tij të parë, por me pushtet dhe lavdi për të çli-ruar njerëzit që i përkasin. KiM 331.1
1. Cilat ishin dy themelet e eksperiencës së besimit të William Millerit? A janë ato ende themelet dokrinale dhe frymore të Kishës Adventiste të ditës së Shtatë? KiM 331.2
2. Milleri në mënyrë pasionante studio Biblën dhe zbuloi përmbushjet e jashtëzakonshme profetike të Danielit dhe Zbulesës. A i keni studiuar keto libra me zell të madh siç bëri edhe Miller? Rishikoni edhe njëherë aspektet kryesore të profecive paralele tek Danieli 2, 7, 8 dhe 9. KiM 331.3
3. Fokusi i Millerit ishte në Ardhjen e Dytë të pashmangshme, fizike, të dukshme dhe personale të Jezusit. Përshkruani besimin tuaj personal, në këtë event kaq të rëndësishëm dhe pse besoni se ai do të ndodhë së shpejti. KiM 331.4
4. Si mund ta drejtonte Perëndia Millerin nëse ky i fundit ishte gabim në lidhje me ngjarjen që parashikoi të ndodhte në 1844? A ka shembuj biblik të njerëzve të drejtuar nga Perëndia, të cilët keqkuptuan aspekte të caktuara të së vërtetës? Shihni Veprat e Apostujve 10. KiM 331.5