Konflikti I Madh

22/44

20.—Një Zgjim i Madh Besimi

Profecia e mesazhit të engjëllit të parë, që përmëndet tek ka-pitulli 14të i Apoaklipsit, parashikon një zgjim të madh fetar për shkak të shpalljes së ardhjes së afërt të Krishtit. Shihet një engjëll që fluturon “lart në qiell. Kishte një mesazh që kurrë nuk do ta humbasë vlerën e tij. Duhej t’ua shpallte atë të gjithë banorëve të tokës, dhe çdo kombi, çdo populli, si dhe njerëzve të të gjitha gjuhëve.” “Ai bërtiti me zë të lartë; “Nderojeni Perëndinë dhe jepini Atij lavdi! Erdhi koha e gjyqit të Tij. Adhurojeni Krijuesin e qiellit dhe të tokës, të detit dhe të buri-meve!” - Apokalipsi 14:6,7 KiM 343.1

Fakti që engjëlli është mbartësi i këtij paralajmërimi është kuptimplotë. Mënçuria hyjnore ka dashur të na paraqesë nëpërmjet pastërtisë, lavdisë dhe fuqisë së lajmëtarit qiellor, karakterin fisnik të punës që do të përmbushë ky mesazh, si dhe lavdinë dhe fuqinë që do të kishte. Dhe flututimi i engjëllit “lart në qiell” shqyrtimi i tij “me zë të lartë” dhe shpallja e këtij lajmi përpara të gjithë banorëve të tokës” - “Çdo kombi, çdo populli, si dhe njerëzve të të gjtitha gjuhëve” - provojeni shpejtësinë dhe përhapjen mbarëbotërore të kësaj lëvizjeje. KiM 343.2

Vetë mesazhi hedh dritë mbi kohën e saj. Konsiderohet si pjesë “e mesazhit që kurrë s’do ta humbasi vlerën” dhe shpall ardhjen e kohës së gjykimit. Mesazhi i shpëtimit, është shpallur gjatë gjithë kohërave; por ky mesazh është pjesë e lajmit të mirë qëmund të shpallej vetëm në ditët e fundit, sepse vetëm atëhrë do të ishte e vërtë thënia se ora e gjykimit kishte ardhur. Profecitë përfaqsojnë një varg ngjarjesh që shkojnë drejt fillimit të kohës së gjykimit. Kjo është mëse e vërtetë, veçanërisht për bi-rin e Davidit. Danieli u tha që ta shkruante dhe ta vuloste atë pjesë të profecisë që lidhej me ditët e fundit “që të hapet në kohën e fundit”. Mesazhi që ka të bëjë me gjykimin, bazhar në përmbushjen e këtyre profecive, do të mund të shpallej vetëm atëherë kur të vinte kjo kohë. Profeti thotë se në kohën e fundit “shumë veta do të enden pa këshillë dhe pa ia ditur nga t’ia mbajnë, por në këtë libër do të gjejnë dituri dhe këshillë.” - Danieli 12:4. KiM 343.3

Apostulli Pal paralajmëron kishën që të mos e presë ardhjen e Krishtit gjatë kohës që ai vetë jetoi. Ai thotë: “Më parë duhet të vijë apostazia e madhe dhe të shfaqet Mesia i rremë ...” - Letra e Dytë e Selanukut 2:3. Ne mund ta presin ardhjen e Zotit vetëm pas apostazisë” “Njeriu i mëkatit” që njihet ndryshe edhe si “misteri i padrejtësisë” “biri i shkatërrimit” dhe “i ligu” përfa-qëson papatin, i cili do kishte epërsi, ashtu siç thuhet edhe në profeci, për 1260 vjet. Kjo periudhë përfundoi në vitin 1788. Krishti nuk mund të vinte përpara atij viti. Pali kishte parasysh pikërisht këtë periudhë, deri në vitin 1788, kur u shkroi Selani-kasve, Në këtë hohë duhej të shpallej edhe mesazhi i ardhjes së dytë të Krishtit. KiM 344.1

Në të shkuarën nuk ishte dhënë kurrë një mesazh i tillë. Siç e vumë re, Pali nuk predikoi për të, Ai i drejtoi bashkëkohësit e Tij drejt ardhjes së Zotit në një të ardhme të largët për atë kohë. As Reformatorët nuk e përmëndën atë. Martin Luteri mendoi se gjykimi do të vinte pas treqind vjetësh nga koha në të cilën ai jetoi. Por libri i Danielit është zbuluar ë nga viti 1798, profecitë kanë qënë burime më të plota dijesh dhe shumë njerëz kanë shpallur mesazhin solemn se gjykimi është afër. KiM 344.2

Ashtu si ReformaSioni i shekullit të gjashtëmbëdhjetë, edhe lëvizja adventiste (e ardhjes) filloi njëkohësisht në vende të ndryshme kristiane. Në Evropë dhe në Amerikë, njerëz besnikë, duke u lutur i hynë studimit të profecisë dhe duke shqyrtuar dëshminë e frymëzuar, ata zbuluan prova bindëse se fundi i gjithshkaje ishte i afërt. Në vende të ndryshme, të krishterë që s’patën asnjë lidhje me njëri-tjetrin, vetëm me anë të studimit të Shkrimeve të Shenjta, arritën në bindjen se ardhja e Shpëtimtarit po afrohej. KiM 344.3

Në vitin 1821, vetëm tre vjet pasi i kishte shqyrtyar imtësisht profecitë duke treguar kohën e gjykimit, Doktor Jozef Wolff “misionari i botës filloi të shpallte mesazhin e ardhjes së shpejtë të Zotit. Wolff - kishte prejardhje çifute, por kishte lindur në Gjermani. Babai i tij kishte qënë mësues çifut. Ai u bind për të vërtetën e besimit kristian që në moshë të re. Mendjemprehtë dhe kërkues, kishte qënë një dëgjues i vëmëndshëm i çifutëve të devotshëm që mblidheshin çdo ditë në shtëpinë e babait të tij për të folur rreth shpresave dhe parashkimeve të popullit të tyre, për lavdinë e Mesisë që do të vijëm për rindërtimin Izraelit. Një ditë, kur dëgjoi se u përmënd Jezusi i Nazaretit, djali pyeti se cili ishte Ai. “Një çifut nga më të talentuarit, - iu përgjigj - por duke qënë se pretendonte se ishte Mesia, gjykata çifute e dënoi me vdekje.” “Pse është shkatërruar Jeruzalemi, - pyeti ai përsëri, - dhe pse jetojmë në skllavëri?” “Ah mor djalë, - iu përgjigj i ati, - sepse çifutët vranë profetët.” Ndërsa atij i lindi menjëherë mendimi. “Ndoshta edhe Jezusi ishte profet dhe çifutët e vranë edhe pse ishte i pafajshëm.” - “Udhëtimet dhe aventurat e Rev. Jozef Wolff” vol 1, fq 6. Këto mendime ishin kaq shqetësuese sa ai megjithatë e kishte të ndaluar të shkonte në kishën e krishtere, shpesh ndalonte jashtë që të dëgjonte shërbesat fetare që mbaheshin atje.” KiM 345.1

Jozefi shtatë vjeçar, një ditë po i mburrej një fqinji të moshuar kristian për triummfin e ardhshëm të Izraelit kur të vinte Mesia, dhe ndërsa ai po fliste, burri plak e ndërpreu duke i thënë me dashamirësi: “O djalë, dua të të tregoj se kush ishte Mesia i vërtetë, ishte vetë Jezusi i Nazaretit ... të cilin paraardhësit e tu e kryqëzuan ashtu siç kishin vepruar me profetët e lashtësisë. Shko në shtëpi dhe lexo kapitullin pesëdhjetë e tre të librit të Jeshajës dhe do të bindesh se Jezus Krishti është biri i Perëndisë.” - Ibid, vol 1, f 7. Ai dyshoi menjëherë. Shkoi në shtëpi dhe lexoi Shkrimin e Shenjtë, duke dashur të shikojë sesa plotësisht ishte pëmbushur ai në figurën e Jezusit të Nazaretit. A tha vallë të vërtetën ai i krishteri? Ai i kërkoi babait që t’i shpjegonte profecinë por ndeshi në një heshtje kaq të nderë, sa s’guxoi më kurrë që ta hapte këtë temë. Sidoqoftë kjo, ai e shtoi edhe më shumë dëshirën për të mësuar për fenë kristiane. KiM 345.2

Ajo që ai përpiqej të mësonte i fshihej qëllimisht nga familja e tij çifute; kështu që u largua nga shtëpia e babait pas njëmbëdhjetë vjetëve dhe u ballafaqua me botën, për t’u shkolluar dhe për të zgjedhur fenë dhe profesionin që pëlqente. Ai shkoi të jetonte për një farë kohe në shtëpinë e të afërmve, por ata e përzunë duke e quajtur femohues dhe aty, i vetëm dhe pa asnjë lek në xhep, iu desh të çante përpara mes të huajve. Shkoi nganjëri vend tek tjetri, duke studiuar me zell dhe duke jetuar me anë të mësimit të hebraishtes. Ai u ndikua ndjeshëm nga një mësues katolik dhe pranoi të ketë qëllim në zemër, ai shkoi për të vazhduar studimet në Kolegjin e Propagandës në Romë. Këtu ai u akuzua për herezi për shkak të mendimeve të tij të pavarura dhe shprehjes së hapur të këtyre mendimeve. Sul-moi haptazi akuzimet e kishës dhe shtroi me ngulm nevojën e një reforme. Megjithatë fillimisht autoritetet e papatit e trajtuan me dashamirësi pas një farë kohe, ai u transferua nga Roma. Shkoi nga njëri vend në tjetrin nën mbikëqyrjen e kishës, derisa u bë i qartë fakti se nuk do t’i nënshtrohej kurrë skllavërisë së Romës. Ai u konsiderua si i pakorrigjueshëm dhe u la i lirë që të shkonte ku t’i pëlqente. Në atë kohë ai u nuk drejt Anglisë dhe duke pranuar Protestianizmin, u bashkua me kishën angleze. Në vitin 1821, pas dy vjet studimi, ai hyri në misionin e tij. KiM 346.1

Wolff-i, ndërsa pranonte të vërtetën e madhe që kishte të bënte me ardhjen e Krishtit “si njeri të vuajtjeve dhe që e njihte hidhërimin”, ai vuri re që profecitë hidhnin dritë edhe mbi lav-dinë dhe fuqinë e ardhjes së Tij të dytë. E ndërsa përpiqej që t’i drejtonta njerëzit tek Jezusi i Nazaretit, tek i Premtuari, dhe t’u tregonte për ardhjen e Tij të parë si flijim i përulur për mëkatet e njerëzve, ai përpiqej gjithashtu t’u tregonte atyre për ardhjen e Tij të dytë si mbret dhe çlirues. KiM 346.2

“Jezusi i Nazaretit, Mesia i vërtetë, - ta ai, - këmbët dhe duart e të Cilit u shpuan nga gazhdët; Ai që erdhi si qengj për t’u therur, që ishte Njeriu i Vuajtjeve dhe që e njihte hidhërimin; Ai që u tradhëtua nga Juda; Ai që erdhi herën e parë, do të vijë mes reve të qiellit edhe herën e dytë i shoqëruar nga trumpeta e Kryeengjëllit.” (Jozef Wolff, “Reseaches and Missionary faqe62) labours” dhe do të qëndrojë mbi Malin e Ullinjve; dhe gjithçka që iu besua Adamit që nga krijimi por që ai e humbi (Libri i Zanafillës 1:27, 3:17), do t’i jepet Jezusit. Ai do të mbretërojë mbi tokë. Do t’u vijë fundi rënkimeve dhe ankesave të të gjithë krijesave, dhe do të dëgjohen himne dhe fjalë lavdërrimi ... Kur Jezusi të vijë i mbështjellë me lavdinë e Atit të Tij dhe me engjëjt e shenjtë, ... më parë do të ringjallen të gjithë ata që vdiqën (duke i besuar Zotit) - Letria e parë e drejtuar Selanikasve 4:16; Letra e parë e drejtuar Korintasve 13:32. Pikërisht këtë ne të krishterët e quajmë ringjallja e parë. Të gjithë kafshët e kësaj mbretërie do të ndryshojnë natyrën e tyre (Isaia 11:6-3) dhe do t’i nënshtro-hen Jezusin. Do t’i nënshtrohen Jezusit. Do të mbizotërojë kudo në botë paqja” - “Journal of Rev. Joseph Wolff”, f 378, 373. “Zoti Perëndi do të hedhë përsëri shikimin mbi tokë dhe do të thotë; “Është shumë mirë” - Ibid, f 224. KiM 346.3

Wolff-i i besonte se ardhja e Zotit Jezus ishte shumë e afërt. Sipas premtimit të tij kjo ndodhte vetëm pas disa vjetësh nga koha e dhënë nga Milleri. Atyre që nisen nga thënia “për atë ditë dhe për atë orë askush nuk di gjë” dhe konkludonin së njerëzit nuk duhet të dinë asgjë për kohën e ardhjes, Wolff-i u përgjigj kështu; “S’ka gjë Perëndia jonë se ajo ditë dhe ajo orë nuk do të dihen kurrë. A nuk na dha Ai shenja të caktuara në kohra në mënyrë që të paktën ne të dimë afrimin e ardhjes së Tij, ashtu siç e dimë se vera është afër kur i çelin gjethet fikut? - Mateu 24:32. A nuk duhet ta dimë kurrë afrimin e asaj periudhe ndërsa Ai vetë na bën thirrje që ajo jo vetën të lexojmë për të në librin e Danielit, por edhe të përpiqemi të kuptojm.” Pikërisht në librin e Danielit thuhet se gjithçka do të vuloset deri në kohën e fundit (sepse ky nuk ishte problem i kohës së tij - Danielit)” se “shumë do të enden pa këshillë dhe pa ditur nga t’ia mbajnë (shprehja origjinale në hebraisht do të thotë; duke vëzhguar dhe menduar për tokën) dhe se “do të gjejmë në këtë libër këshillë dhe dituri” - Danieli 12:4. Përveç kësaj Zoti nuk ka për qëllim të na thotë se afrimi i kësaj kohe do të mbetet i panjohur, por që “ditën dhe kohën ekzakte nuk do ta dijë askush.” Ai thotë se shenjat e kohrave do të jenë të mjaftueshme për të ba shtytje që të përjashtojmë për ardhjen e Tij, ashtu si Noa përgatiti varkën” - Wolff, “Reseaches and mossionary Labours” f 404, 405. KiM 347.1

Wolff-i shkroi kështu përsa i përket sistemit popullor të inter-pretimit apo keqinterpretimit: “Pjesa më e madhe e kishës kris-tiane i është shmangur kuptimit të qartë të Shkrimit të Shenjtë dhe përkrahur sistemin iluminist të Budistëve, të cilët besojnë” Çifutë, duhet të kuptojnë “Të huaj” kur të lexojmë (Jeruzalem” duhet të kuptojmë “Kishë” në qoftë se thuhet “tokë” ka kupti-min “qiell” me ardhjen e Zotit ata kuptojnë progresin shoqërive misionare; dhe ngjijta drejt malit të shtëpisë së Perëndisë, nënkupton një mbledhje të madhe klasike të Metodistëve - Journal of the Rev. Joseph Wolff, f 96. KiM 348.1

Nga viti 1821 deri në vitin 1845, për njëzet e katër vjet, Wolff-i udhëtoi kryesisht në Afrikë, ku vizitoi Etiopinë dhe Azinë, në Azi ku përshkoi Palestinën, Sirinë, Persinë dhe Baharanë si dhe Indinë. Dhe ndërsa shkonte për të predikuar në ishullin Shesi Helena, ai vizitoi Shtetet e Bashkuara. Arriti në Filadelfja dhe Bal-timore dhe së fundi, vazhdoi udhëtimin e tij drejt Washingtonit. “Këtu, -thotë ai - sipas propozimit të ish-Presidentit JohnQuincy Adams, Kongresi unanimisht më dha tëdrejtën që të përdorej sallën e Kongresit për të mbajtur një nga leksionet e mia; leksionin të cilin e mbajta një të shtunë i nderuar nga prania e të gjithë anëtërve të kongresit, e peshkopit të Virrhinias, si dhe të klerikut dhe banorëve të Washingtonit. I njëjti nder m’u bë edhe nga anëtarët e qeverisë së New Jesey-it dhe, Penikanisë në prani të të cilëve, mbajta disa leksione mbi kërkimet e mia në Azi, si edhe mbi mbretërimin e vetë Jezus Krishtit.” - Ibid, f 398, 399. KiM 348.2

Doktor Wolff-i përshkoi pjesën më të madhe të vendeve barbare pa pasur mbrojtjen e autoriteteve europiane, duke u ndeshur më shumë vështirësi dhe i kërcënuar nga rreziqe të pa-numërta. Ai ishte i rraskapitur dhe i uritur; u shit si skllav dhe u dënua tre herë me vdekje. Grabitësit i vinin rrotull disa herë, ishte gati duke vdekur nga etja. Njëherë rrëmbyen gjithçka që ishte, dhe ai u detyrua të udhëtonte me qindra milje më këmbë në një terren malor ndërsa dëbora i rrihte fytyrën dhe këmbët e zhveshura iu mpinë nga kontakti me tokën e ngrirë. KiM 348.3

Kur e paralajmëruan që të udhëtonte i paarmatosur përmes fiseve primitive dhe armiqësore ai deklaroi “se ishte i armatosur me lutjen, zellin për të kryer vullnetin e Perëndisë dhe besimin tek ndihma e Tij” Unë jam gjithashtu i armatosur, - tha ai, - me dashurinë për Zotin dhe të afërmin tim në zemër, dhe me Biblën në dorë.” - W.H.D.Adams, In Perils Oft,page 192. Kudo që shkonte ai merrte me vete Biblën në anglisht dhe hebraisht. Për një nga udhëtimet e tij të mëvonshme ai thotë; “E vetmja Bibël” të hapur në dorë. Ndjenja se merrja fuqi tek Biri dhe se kjo fuqi më inkurajonte të ecja përpra” - Po aty, f 201. KiM 349.1

Kështu ai punoi me këmbëngulje derisa pjesa më e madhe e banuesvemes turqve, çifutëve, hinduve, parsisë1, kombeve dhe raca të tjera dhe kudo, paralajmëroi afrimin e mbretërisë së Mesisë. KiM 349.2

Ai zbuloi gjatë udhëtimeve në Barhaba se Arabët e Jemenit, një kombi i largët dhe i veçuar, besonin në dokrinën e ardhjes së shpejtë të Zotit. Ai thotë: “Ata kanë një libër me titull Seera, në të cilin gjenden të dhëna mbi ardhjen e dytë të Krishtit dhe mbretërimin e Tij të lavdishëm, dhe ata presin që në vitin 1840 të ndodhin ngjarje të mëdha.” - “Journal of the Rev. Joseph Wolff”, f 377. “Unë ndenja gjashtë ditë me fëmijët e Rehab-it ... në Jemen. Ata nuk pinë verë, nuk merren e vreshtari, nuk mbjellin, jetojnë në tenda dhe kujtojnë Jonadabin babashan, djalin e Re-hab-it. Bashkë me ta gjeta edhe izraelitë, që i përkisnin fisit të Danit, të cilët pritnin si dhe pasardhësit e Rehabit, ardhjen e shpejtë të Mesisë në retë e qiellit.” - Po aty, f 383. KiM 349.3

Një Misionar tjetër u ndesh me të njëjtin besim në Tatari. Një prift tatar e pyeti misionin se kur do të vinte Krishti për herë të dytë. Kur misioninari iu përgjigj se nuk dinte asgjë për këtë, prifti u çudit shumë nga padija e një personi që deklaronte se ishte një mësues i Biblës, dhe theksoi besimin e tij të bazuar në profeci, se Krishti do të vinte rreth vitit 1844. KiM 349.4

Mesazhi Adventist (I ardhjes) filloi të predikohej në vitin 1826 më Angli. Këtu kjo lëvizje nuk mori një formë të plotë si në Amerikë; u shpall gjerësisht të vërteta e amdhërishme e ardhjes së shpejtë të Krishtit me pushtet dhe lavdi, por jo koha e saktë e kësaj ardhje. Dhe kjo nuk ndodhi vetëm mes jokonformistëve dhe sektarëve. Marin Brock një shkrimtar anglez, deklaron se rrethshtatëqind ministra të Kishës së Anglisë u përfshinë në punën për shpërndarjen “e lajmit të mirë të mbretërisë”. Mesazhi që tregonte vitin 1844 si kohë e ardhjes së Zotit u përhap edhe në Britaninë e Madhe. Qarkullonin gjithashtu edhe botime nga Shtetet e Bashkuara që kishin të bënin me ardhjen e Tij. Libra dhe gazeta u ribotuan në Angli. Dhe në vitin 1842, Robert Winter, me origjinë angleze, rikthihet në vendlindje, pasi ishte njohur me besimin adventist në Amerikë mesazhi i gjykimit, u përhapnë vende të ndryshme të Anglisë. KiM 349.5

Në Amerikën e Jugut, në mes të barbarizmit dhe politikës ambicioze dhe materiale të priftërinjve, Lakunza, një Jezuit spanjoll u dha pas studimit të Shkrimeve të Shenjta duke njohur këshut mesazhin e rikthimit të Krishtit. Duke dashur që t’i para-lajmëronte të tjerët dhe njëkohësisht t’i shpëtonte çensurës së Romës ai botoi pikëpamjet e veta me pseudonimin “Rabi2 Ben - Ezra”, duke u prezantuar si një çifut i shndërruar shpirtërisht. La-zunra jetoi në shekullin e 18-të, por libri i tij arriti Londrën në vitin 1825, ku edhe u përkthye ne anglisht. Botimi i tij i shërbeu thel-limit të interesit tashmë të zgjuar në Angli rreth ardhjes së dytë. KiM 350.1

Në Gjermani kjo doktrinë u përhap në shekullin e tetëmbëdhjetë nga Bengeli, ministër i Kishës Luteriane dhe një studiues dhe kritik i njohur i Biblës. Me të përfunduar studimet Rengeli “iu përkushtua studimeve teologjike, drejt të cilave ishte prirur, falë natyrës së tij serioze dhe fetare; natyrë që ishte thelluar nga disiplina e hershme. Si më parë ashtu edhe në atë kohë, atij i duhej të luftonte, si të gjithë të rinjtë e vëmendshëm, me dyshimet e vështirësitë e një natyre të tillë fetare dhe ai vetë,flet, i prekur thellësisht, për “shigjetat që i shponin zemrën dhe ia bënë vitet e rinisë të vështira dhe të padurueshme.” Me t;u bërë anëtar i këshillit priftëror të Vytembergut, ai përkrahu idenë e lirisë së besimit. “Megjithëse mbronte të drejtat e kishës, ai mbetej përkrahës i lirisë së arsyeshme që i duhej dhënë të gjithë atyre që e ndjenin veten të detyruar nga ndërgjegja e tyre, që të tërhiqeshin nga bashkësia kishtare.” - Encyclopeadia Britanica, ediSioni i 3-të, art “Bengel”. Rezultatet dobiprurëse të një politike të tillë ndjehen akoma në vendin e tij. KiM 350.2

Mendja e Bengelit u ndriçua nga drita e ardhjes së dytë të Krishtit ndërsa përgatiste një shërbesë mbi kapitullin 21 të Apokalipsit për një të dielë. Profecitë e Apokalipsit u shpalosën përpara tij si kurrë më parë. I pushtuar nga ndjenja e rëndësisë së madhe dhë lavdisë së pashoqe të skenave që kishte paraqitur profeti, ai u detyrua që ta hiqte mendjen për një farë kohe nga kjo temë. Por ndërsa fliste përpara kishës, ajo erdhi përsëri në mendje me të njëjtën forcë qartësi. Pikërisht atëherë, ai iu kushtua studimit të profecive në përgjithësi dhe atyre të Apoka-lipsit në veçanti dhe shumë shpejt, u bind se ato e paraqitnin të afërt ardhjen e Krishtit. Sipas tij kjo ardhje do të ndodhë vetëm pas pak vjetësh nga koha e caktuar nga Milleri. KiM 351.1

Shkrimet e Bengelit janë përhapur në të gjitha vendet dhe popujt e krishterë. Pikpamjet e tij u pranuan gjerësisht në provincën e tij, në Vyrtemberg, dhe deri diku, edhe në vendi të tjera të Gjermanisë. Kjo lëvizje vazhdoi edhe pas vdekjes së tij, dhe mesazhi adventist u dëgjua në Gjermani në të njëjtën kohë, kur ai po tërhiqte vëmendjen edhe të vendeve të tjera. Në atë kohë, shumë besimtarë shkuan në Rusi dhe atje formuan kolonitë e tyre;besimi tek ardhja e shpejtë e Krishtit, është ako-ma i fortë në kishat gjermane të këtij vendi. KiM 351.2

Drita depërtoi gjithashtu në Francë dhe në Zvicër. Në Gjenevë, atje ku Fareli dhe Calvini kishin përhapur dikur të vër-tetën e Reformimit, Gausseni predikoi mesazhin e ardhjes së dytë. Duke qënë akoma në bankat e shkollës si student, Gausseni ishte ndeshur me frymën raSionalizimit që mbizotëronte në Europën e fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe fillimit të shekullit të nëntëmbëdhjetë, kështu që kur filloi punë si misionar, ai jo vetëm që s’dinte se ç’do të thoshte besimi i vërtetë, por ishte i prirur drejt shpëtimit. Që në moshë të re-ishte interesuar në studimin e profecive. Pas leximit të “Historisë antikes të Rollin-it vëmendja e tij u përqëndrua tek kapitulli i dytë i librit të Danielit dhe ai u mahnit nga saktësia e përmbushjes së profecive duke u bazuar në të dhënat historike. Ja ku ishte një dëshmi pro frymëzimit të Shkrimeve të Shenjta, që i shërbeu atij si spirancë në mes fortunave të rrezikshme të viteve të mëvon-shme. Ai s’mund të gjente qetësi në mësimet e raSionalizimit, por falë studimit të Biblës dhe kërkimit të vazhdueshëm të një drite sa më të plotë, pas një farë kohe ai njohu besimin e vër-tetë. KiM 351.3

Ndërsa këmbëngulja në studimin e profecive arriti në konkluzionin se ardhja e Zotit ishte afër. I frymëzuar nga solem-niteti dhe rëndësia e kësaj të vërtete të madhe, ai dëshironte t’ua shpaloste atë të tjerëve; por pengonte seriozisht bindja popullore se profecitë e Danielit janë mistere dhe s’mund të kuptohen. Më së fundi ai vendosi - ashtu siç kishte bërë edhe Fareli gjatë punës së tij evangjeliste në Gjenevë - të fillonte me fëmijët, duke shpresuar që nëpërmjet tyre, do të ngjallte in-teresin e prindërve. KiM 352.1

“Dua që kjo të jetë e qartë. - tha ai më pas, duke folur për qëllimin e detyrës që ndërmori. - Dëshiroja që ta filloja punën në një formë të tillë familjare sepse janë të rëndësishëm. Unë doja që të më dëgjonin dhe kisha frikë se nuk do ta arrija këtë duke iu drejtuar fillimisht të rriturve.” “Prandaj vendosa që të shkoja tek më të rinjtë. Mblodha një grup fëmijësh; në qoftë se grupi zgjerohet, në qoftë se vë re se ata dëgjojnë, janë të kënaqur dhe të interesuar, se kuptojnë dhe janë në gjendje ta shpjegojnë këtë subjekt atëherë jam i sigurtë se do të kem një grup të dytë, shumë shpejt, dhe të rriturit nga ana e tyre do ta kuptojnë që ia vlen të ulen e të studiojnë pë një farë kohe. Kur të ndodhi kjo, qëllimi është realizuar.” - L. Gaussen “Daniel, të Prophet” (Danieli, profeti); Vol 2, parathënia. KiM 352.2

Përgjigja u kurorëzua me sukses. Duke iu adresuar fëmijëve ai tërhoqi vëmendjen e më të rriturve. Dëgjues të vëmëndshëm mbushën kishën ku ai predikonte. Mes tyre gjeje njerëz të ditur dhe me pozitë apo të huaj që vizitonin Gjenevën; dhe kështu mesazhit iu hap rruga drejt vendeve të tjera. KiM 352.3

I inkurajuar nga një sukses i tillë, Gausi botoi mësimet e tij duke shprehur që t’i jepte shtytje kështu, studimit të librave profetikënë kishat e gjenovezëve që flisnin frengjisht. “Botimi i mësimit që u jepen fëmijëve, - thotë Gausseni, - është njësoj si t’u thuash të rritur, të cilët refuzojnë t’i lexojnë këto libra nën pretekstin se ato janë të paqartë: “Si mund të jenë këto libra të paqartë kur fëmijët tuaj i kuptojnë ato?” “Dëshiroja me gjithë shpirt po të ishte e mundur, - shënon ai, - që profecitë të bëheshin popullore.” “Mua më duket se s’ka asnjë studim tjetër që mund t’i përgjigjet më mirë nevojave të kohës.” “Nëpërmjet tij, ne do të përgatitemi për fatkeqësitë e kohës së fundit që është afër, të vëzhgojmë dhe të presim Jezu Krishtin.” KiM 352.4

Gaussenit pas një farë kohe, iu ndalua predikimi, edhe pse ishte një nga predikuesit më të shquar dhe më të dashur të gjuhës frenge, me akuzën se i kishte udhëzuar të rinjtë duke u bazuar tek Bibla, në vënd që të bazohej tek manuali i kishës, një produkt ky i zbuluar nga raSionalistët dhe pothuajse i shkëputur kryesisht nga besimi i vërtetë. Më pas, ai filloi punë si mësues në një shkollë teologjike, ndërsa të Dielave vazhdonte punën e nisur duke iu adresyar fëmijëve dhe duke i drejtuar ata drejt Shkrimeve të Shenjta. Punimet e tij mbi profecitë ngjallën gjithashtu një interes të madh. Nga katedra e profesioneve, nëpërmjet shtypit dhe falë pozitës së tij të preferuar si mësues i fëmijëve, ai vazhdoi për vite me rradhë të ushtronte një ndikim të ndjeshëm, dhe të ishte një instrument për të tërhequr vëmendjen e shumë njerëzve drejt studimit të profecive, të cilat tregonin se ardhja e Zotit ishte e afërt. KiM 353.1

Mesazhi adventist u shpall edhe në vendet skandinave ku zgjoi një interes të gjerë. Shumë veta u shkundën nga siguria e tyre e pakujdesshme për të rrëfyer dhe hequr dorë nga mëkatet në emër të Krishtit. Por kleri i kishës dominuese e kundërshtoi këtë lëvizje dhe disa nga ata që predikuan këtë mesazh u bur-gosën. Në ato vende ku predikuesve të mesazhit të ardhjes së shpejtë të Zotit u mbyllej goja, Perëndia e dërgonte këtë mesazh në një mënyrë të mrekullueshme; përmes fëmijëve të vegjël. Dhe meqë ata s’e kishin mbushur ende moshën, ligji nuk mund t’i pengonte dhe kështu ishin të lirë të lisnin të qetë. KiM 353.2

Lëvizja u përkrah kryesisht nga klasat e ulta të shoqërisë dhe pikërisht, banesat modeste të punëtorëve ishin vendtakimet e njerëzve që dëshironin të dëgjonin këtë paralajmërim. Vetë fëmi predikuesit ishin në më të shumtën e rasteve fshatarë të varfër. Disa prej tyre ishin jo më shumë se gjashtë apo tetëvjeçarë; dhe zakonisht ata manifestonin inteligjencën dhe aftësinë që vihet re në fëmijët e asaj moshe edhe pse mënyra se si jetonin, dëshmonte se ata e donin Zotin dhe përpiqeshin që t’i respektonin urdhëresat e shenjta të Perëndisë. Sidoqoftë, kur qëndronin përpara njerëve dukej qartë se ata nxiteshin nga nga një forcë më e madhe se dhuntitë e tyre natyrore. Mënyra e të folurit dhe tani i zërit ndryshonin dhe ata paralajmëronin të tjerët për ditën e gjykimit me një fuqi solemne, duke përdorur fjalët e vetë Shkrimit të Shenjtë. “Nderojeni Perëndinë dhe jepini Atij lavdi! Erdhi koha e gjyqit të Tij.” Ata qortuan njerëzit për mëkatet e tyre, duke dënuar jo vetëm imoralitetin dhe vesin, por edhe sjelljen e keqe materializmin dhe duke paralajmëruar dëgjuesit e tyre që të nxitonin për t’i shpëtuar valës së zemërimit që po afrohej. KiM 353.3

Njerëzit dëgjonin të frikësuar. Shpirti i Perëndisë u foli zemrave të tyre me aftësi bindëse. Shumë prej tyre filluan t’i lexonin Shkrimet e Shenjta me një interesim të ri dhe më të madh, u transfomuan si moskokçarësit ashtu edhe imoralët, të tjerët hoqën dorë nga praktikat e pandershme të jetës dhe ky shndërrim ishte aq i dukshëm, sa edhe ministrat e kishës do-minuese u detyruan të pranonin se në këtë lëvizje ndihej dora e Perëndisë. KiM 354.1

Ishte vullneti i Perëndisë që vendet skandinave ta dëgjonin lajmin e ardhjes së Shpëtimtarit; dhe kur zërat e shërbëtorëve të Tij s’u dëgjuan më, në mënyrë që të arrihej ky qëllim, Ua e dërgoi Shpirtin e Tij të Shenjtë tek fëmijët. Kur Jezusi iu afrua Jeru-zalemit i shoqëruar nga një turmë gjithnjë e në rritjenjerëzish, të cilët me thirrje triumfi dhe valëvitje degësh palmash lajmëronin Ardhjen e Tij si Biri i Davidit, Farisenjtë xhelozë i bënë thirrje Atij që t’i jepte fund këtij entuziazmi, por Jezusi iu përgjigj se gjith-shka që po ndodhte bëhej për të përmbushur profecinë, dhe se, sikur ata të heshtnin, vetë gurët do të thërrisnin me të madhe. Njerëzit, të trembur nga kërcënimet e priftërinjve dhe sundim-tarëve, i dhanë fund thirrjeve të tyre të gëzueshme ndërsa po hynin në portat e Jeruzalemit, por ishin fëmijet ata, që në obor-ret e tempullit më pas, ia rifilluan këtij refreni duke tundur degët e tyre të palmave dhe thirrën: “Hosana, o Biri i Davidit!” - Mateu 21:8-16. Jezusi iu përgjigj “Sigurisht! A nuk e keni lexuar në Shkrimin e Shenjtë: Ti bën që të lavdërojnë foshnjet dhe të mi-turit.” Ashtu si punoi Zoti përmes fëmijëve gjatë kohës së ardhjes së parë të Krishtit në tokë, në të njëjtën mënyrë Ai punoi përmes tyre, për të përhapur mesazhin e ardhjes së Tij të dytë. Fjala e Perëndisë duhet të përmbushet plotësisht, mesazhi i ardhjes së Shpëtimtarit duhet t’u jepet të gjithë paralajmërimin në Amerikë. Ky vend u bë pikëqëndra e lëvizjes së madhe ad-ventiste. Këtu u përmbush në mënyrë të drejtpërdrejtë mesazhi i engjëllit të parë. Shkrimtarë të Millerit dhe bashkëkohësve të tij iu hap rruga drejt vendeve të largëta. Me depërtimin e mision-erëve në vende të ndryshme të botës, depërtoi edhe lajmi i mirë i ardhjes së shpejtë të Krishtit. Afër e larg u përhap mesazhi i Ungjillit: “Nderojeni Perëndinë dhe jepini Atij lavdi! Erdhi koha e gjyqit të Tij.” KiM 354.2

Mendjet e njerëzve u përqëndruan tek dëshmitë e profecive që krijonin përshtypjen se ardhja e Krishtit do të ndodhte në pranverë të vitit 1844. Mesazhi, duke kaluar nga vendi në vend, zgjoi kudo një interesim të madh. Shumë njerëz ishin të bindur se argumentet e nxjerra nga perjudhat profetike ishin të sakta, dhe duke flijuar krenarinë e opinioneve të tyre, e pranuan të vërtetën me gëzim. Disa ministra i lanë mënjanë pikpamjet dhe ndjenjat e tyre sekulare, hoqën dorë nga pagat dhe u larguan nga kishat duke u bashkuar për të shpallur ardhjen e Jezusit. Si-doqoftë, numri i ministrave që e pranuan këtë mesazh ishte i vogël, prandaj ai përgjithsisht iu bazua vullnetarëve të përulur. Fermerët lanë pas fushat, mekanikët veglat, tregtarët mallrat, profesionistët pozitat, e përsëri numri i punëtorëve ishte i vogël në krahasim me punën që duhej të kryhej. Një gjendje e tillë, me një kishë të padenjë dhe një botë që ishte zhytur në ligësi, ishte barrë e rëndë për shpirtrat vëzhguesve të vërtetë dhe këta duruan me vullnet punën e rëndë, mungesat dhe vuajtjet me qëllimin e vetëm që t’u bënin thirrje njerëzve që të pendoheshin dhe t’u flisnin atyre për shpëtimin. Puna eci përpara ritmikisht pavarësisht nga kundërshtimi i Satanit dhe me mijëra veta e pranuan të vërtetën adventiste. KiM 355.1

U dëgjua kudo dëshmia ngulmuese që i paralajmëronte të gjithë mëkatarët si anëtarët e kishës, ashtu edhe të tjerët, që t’i shpëtonin valës së zemërimit që po afrohej. Si Gjon Pagëzori, paralajmëruesi i Mesisë, predikuesit e ngulën sëpatën në rrënjët e pemës duke i këshilluar të gjithë të jepnin fryte pendese. Thirrjet e tyre tronditëse ndryshonin tërësisht nga mesazhet e paqës dhe sigurisë që dëgjonin nga podiumet kishëtare, dhe njerëzit gjallëroheshin sa herë që i dëgjonin këto thirrje. Dëshmia e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë e Shkrimeve të Shenjta që u bë e njohur falë fuqisë së Shpirtit të Shenjtë, mbarste argumente kaq bindëse vetëm një numër i vogël njerëzish mund ti refuzonte. Njerëzit e ditur të fesë u zgjuan nga ajo siguria e tyre e rreme. Atyre iu hapën sytë përpara materializmit, mosbesimit, krenarisë, egoizmit dhe padrejtësisë së tyre. Shumë prej tyre iu drejtuan Zotit të penduar dhe me përulje. Të gjithë dashurinë që deri atë kohë ua kishin kushtuar gjërave tokësore, tani ia kushtuan Perëndisë. Shpirti i Perëndisë vepronte brënda tyre dhe me zemra të lehtësuara dhe të gëzuara, ata bashkuan zërat në thirrjen: “Nderojeni Perëndinë dhe jepini Atij lavdi! Erdhi koha e gjyqit të Tij. KiM 355.2

Mëkatarët pyesin duke qarë: “Çfarë duhet të bëj që të fitoj jetën e përjetshme?” Ata që kishin jetuar në mënyrë të pan-dershme ishin të gatshëm qe të ndryshonin. Të gjithë ata që gjetën tek Krishti paqen shpirtërore mezi prisnin që t’u tregonin të tjerëve për këtë bekim. Prindrit ndjeheshin të lidhur me fëmijët e tyre dhe fëmijët ndjeheshin të lidhur me prindërit e tyre. Pengesat që kishin krijuar krenaria dhe rezervimi u kishte ardhur fundi. Përfitimet dilnin nga zemra dhe anëtarët e familjes punonin së bashku për shpëtimin e njerëzve më të afërt e më të dashur. Shpesh dëgjoheshin ndërmjetësime të tilla. Kudo kishte njerëz që në ankth të madh i luteshin Zotit. Shumë prej tyre s’vinin gjumë në sy gjithë natën duke u lutur dhe që të afërmit dhe fqinjët tyre të përjetonin një shndërrim shpirtëror. KiM 356.1

Njerëz nga të gjitha klasat e shoqërisë mernin pjesë në takimet e Adventistëve. Për arsye të ndryshme të pasurit dhe të varfrit, të pushtetshmit dhe të zakonshmit mezi prisnin që ta dëgjonin me veshët e tyre dokrinën e ardhjes së dytë. Perëndia i kontrolloi forcat kundërshtare ndërsa shërbëtorët e Tij shpjegonin arsyet e besimit të tyre. Ngandonjëherë, instrumenti që përdorej ishte i dobët; por ishte Shpirti i Perëndisë që e fuqizonte të vërtetëne Tij. Në këto grumbullime ndjehej prania e engjëjve të shenjtë dhe çdo ditë numërit të besimtarëve i shtoheshin shumë të tjerë. Ndërsa përsëriteshin provat e ardhjes së shpejtë të Krishtit, turma të mëdha njerëzish dëgjonin në qetësi të plotë njëri-tjetrit. Fuqia e Zotit ndjehej nga të rinjtë, të moshuarit dhe të gjithë të tjerët. Njerëzit ktheheshin në shtëpitë e tyre me këngë lavdërimi në gojë dhe tingujt e gëzueshëm prishnin qetësinë e natës. Ata që morën pjesë në ato takime s’mund t’i harrojnë kurrë ato skena emocionuese dhe prekëse. KiM 356.2

Dhënia e kohës së ardhjes së Krishtit ngjalli një kundërshtim të hapur nga shumë njerëz të klasave të ndryshme, që nga ministri që fliste nga podiumi kishtar, e deri tek mëkatari më i shturur dhe kokëkrisur. Fjalët e profecisë u përmëndën: “Ata do t’ju përpqeshin e do të thonë: “A mos premtoi të kthehet? E ku është ai? Të parët tanë kanë vdekur ndërkohë, por gjithshka mbetet si në krijimin e botës” - Letra e dytë e Pjetrit 3:3, 4. Kundërshtuan dokrinën e ardhjes së dytë; ata e hodhën kundër kohës së caktuar për këtë ardhje. Por syri depërtues i Zotit lexoi zemrat e tyre. Ata nuk donin të dëgjonin për një Krisht që vinte ta gjykonte drejtësisht botën. Ata nuk kishin qënë shërbëtorë besnikë, veprat e tyre nuk ishin të denja për t’i qëndruar inspektimit të Perëndisë që është në gjendje të depërtojë në zemër, dhe ata trembeshin takimit me Zotin e tyre. Ashtu si çifut gjatë kohës së ardhjes së parë të Krishtit, ata nuk ishin përgatitur për t’i uruar mirëseardhjen Jezusit. Ata jo vetëm që refuzuan që t’u vinin veshin argumenteve të qarta të Biblës, por edhe u tallën me ata që po prisnin Zotin. Satani dhe engjëjt e Tij u gëzuan dhe u tallën me Jezusin dhe engjujt e shenjtë duke thënë se edhe njerëzit e Tij “të shpallur” nuk e donin fare dhe nuk dëshironin që Ai të shfaqej pësëri. KiM 357.1

“Askush nuk e di ditën ose orën ...”; ky është argumenti që perdorej shpesh nga mohuesit e besimit adventist. Në Shkrimin e Shenjtë shkruhet; “Por askush nuk e di ditën ose orën kur do të ndodhë kjo - askush, as engjëjt në qiell, as Biri, vetëm Ati e di.” - Mateu 24:36. Ata që po e pritnin me padurim Zotin dhanë një shpjegim të qartë dhe harmonik të këtij Teksti dhe kështu u duk qartë keqpërdorimi i tij nga kundërshtarët e tyre. Vetë Krishti i tha këto fjalë gjatë asaj bisede të paharrueshme me nxënësit e Tij në malin e Ullinjve, pasi u largua nga tempulli për të fundit herë. Nxënësit i kishin bërë pyetjen: “... Cila do të jetë shenja e ardhjes sate dhe e mbarimit të kësaj epoke?” Jezusi u tregoi atyre shenjat dhe tha: “Kur të shihni se po afrohen të gjitha këto; atëherë dijeni se ju pret menjëherë fundi.”- vargjet 3, 33. Nje thenie e Shpëtimtarit s’mund të kundërshtojë tjetrën. Megjithëse askush nuk e di as ditën dhe as orën e ardhjes së Tij. Ne na janë dhënë udhëzime dhe na kërkohet që ta dimë kur kjo ardhje është afër. Më pas na është bërë e ditur se të mospërfillësh paralajmërimin e Tij, të refuzosh të njohësh apo të mohosh afërsinë e ardhjes së Tij do të jetë aq fatale për ne, sa ç’ishte për bashkëkohësit e Noas që nuk e dinin se kur do të ndodhte përmbytja. Parabola e të njëjtit kapitull, duke krahasuar shërbëtorin besnik me atë jobesnik dhe duke paraqitur fatin e atij që me vete mendonte “Zoti im do të vonohet”, tregon se si do t’i konsiderojë dhe shpërblejë Krishti ata që do t’i gjejë duke e pritur dhe duke i treguar të tjerëve pë ardhjen e Tij dhe ata që e mohojnë një gjë të tillë. “Lum ai shërbëtor, - thotë Ai, - kur të kthehet i Zoti, e gjen në punë.” - vargjet 42, 46. “Në qoftë se nuk zgjohesh do të thotë të zë në befasi si vjedhës: nuk do të dish në ç’orë do të vij kundër teje.” - Apokalipsi 3:3. KiM 357.2

Pali flet për një grup njerëzish që ardhja e Zotit do t’i gjejë të përgatitur. “Zoti do të vijë në mënyrë të parashikuar, pikërisht njëlloj siç vjen vjedhësi natën. Kur njerëzit thonë: “Gjithshka është e qetë dhe e sigurtë” papritmas do të bjerë rrënimi ... askush nuk do t’i shpëtojë.” Por për ata që i kanë kushtuar vëmëndje që të mos ju zënë në befasi. Dita e Zotit ... Përkundrazi, ju të gjithë jeni njerëz që i takoni dritës dhe ditës ... nuk jetojmë më në natë ose në terr ...” - Letra e parë e Selanikasve 5:2-5. KiM 358.1

Kështu duket qartë se Shkrimi i Shenjtë nuk justifikon injo-rancën e njerëzve në lidhje me afërsinë e ardhjes së Krishtit. Por ata që kërkonin vetëm një pretekst për ta mohuar të vërtetën i mbyllën veshët përpara këtij shpjegimi dhe fjalët, “Askush nuk e di as ditën dhe as orën ...” përsëriteshin nga tallësit kokëfortë, e madje edhe nga ministrat e Krishtit. Ndërsa në skenë dolën mësuesit fetarë duke e shtrembëruar të vërtetën dhe duke u përpjekur që ta zbusnin frikën e tyre përmes një interepretimi të gabuar të fjalës së Zotit. Vëzhgues jobesnikë u bashkuan me mashtruesin e madh duke thirrur: “Paqe, paqe” Kur Perëndia nuk kishte shpallur paqe. Ashtu si Farisenjtë në kohën e Mesisë, shumë njerëz nuk pranuan ti hynin asaj rruge. Atyre do t’u kërkohet llogari për jetët e këtyre njerëzve. KiM 358.2

Zakonisht ishin njerëz më të thjeshtë e më të devotshëm që e pranuan të parët këtë mesazh. Ata që e studioni Biblën vetë vunë re se karakteri i pikëpamjeve popullore mbi profecinë nuk bazohej në Shkrimet e Shenjta; dhe atje ku njerëzit ishin të lirë nga ndikimi i klerit, atje ku ata i drejtoheshin vetë Fjalës së Zotit, dokrina adventiste e krahasuar me Shkrimet e Shenjta vendoste lehtësisht autoritetin e saj hyjnor. KiM 359.1

Shumë veta u persekutuan nga vllezërit e tyre që s’besoni. Në mënyrë që të ruanin pozitën që kishin në kishë, disa pranuan që të mos bënin zë për shpresën që ushqenin; por të tjerë ndjenin se besnikëria ndaj Zotit nuk i lejonte që t’i fshihnin të vërtetat që Ai ua kishte besuar. Një numër jo i vogël njerëzish u shkishëruan për të vetmen arsye se besonin në ardhjen e Krishtit. Për ata që po ndjenin mbi supe peshën e provës së besimit të tyre fjalët e profetit morën një kuptim të ri: “Meqë jeni besnikë ndaj meje, - thotë Zoti, - disa prej popullit tuaj urrejnë dhe nuk duan t’ia dinë për ju. Ata ju përqeshion duke thënë: “Le ta tregojë Zoti madhështinë e tij dhe t’ju shpëtojë, që të mund të shohim se si gëzoheni.” Por ata do të turpërohen.” - Isaia 66:5. KiM 359.2

Engjëjt e Zotit po e vëzhgonin me interes të madh rezultatin e paralajmërimit. Më të vënë re se kishat përgjithësisht e mohuan këtë mesazh, engjejt u larguan të trishtuar. Por kishte akoma shumë njerëz që s’kishin akoma në provë përsa i përkiste të vërtetës adventiste. Ata ishin gënjyer nga burrat, gratë, prindrit apo fëmijët, dhe i kishin detyruar ta konsideronin si mëkat, edhe dëgjimin e herezive që pëhapnin Adventistët. Engjëjve iu ngarkua detyra që t’i vëzhgonin vazhdimisht këta shpirtra njerëzorë sepse mbi ta nga frone do të ndriçonte një dritë e re. KiM 359.3

Ata që e kishin pranuar mesazhi, prisnin me një dëshirë të papërsëritshme ardhjen e Shpëtimtarit të tyre. Koha kur ata pritnin ta takonin Atë ishta afër. Ata i afroheshin asaj me një solemnitet të admirueshëm. Jetonin në një marrëdhënie të qëndrueshme me Perëndinë, në pritje të paqes që do të vinte për ta pas pak. Askush nga ata që përjetuan këtë shpresë dhe këtë besim nuk mund t’i harrojë ato orë të çmuara pritjeje. Disa javë përpara kohës së caktuar3dukej sikur çdo veprimtari që trillohej nuk ngjallte më interesin e mëparshëm. Besimtarët e sinqertë kontrollonin me kujdes çdo mendim dhe çdo emoSion të zemrave të tyre sikur të ishin në shtratin e vdekjes, disa orë para se të mbyllnin sytë përpara skenave tokësore. Nuk pati përgatitje “rrobash për largim”; por të gjithë ndjenin nevojën e një prove të brendshme që të tregonte se ata, ishin gati për ta takuar Shpëtimtarin, rrobat e tyre të bardha përfaqësonin pastërtinë shpirtërore - karaktere të pastruara nga mëkati nëpërmjet gjakut pajtues të Krishtit. Por kjo, do të ndodhte sikur njerëzit e Zotit të zotëronin të njëjtën frymë transformuese, të njëjtin besim të frytshëm dhe të qëndrueshëm. Kështu, sikur të kishin vazhduar të qëndronin të përulur përpara Perëndisë dhe të kërkonin sinqerisht mëshirën e Tij, ata do të përjetonin një eksperiencë shumë më të pasur se aho që kanë tani. Me fjalë të tjera ata luteshin shumë pak, ishin pak të ndërgjegjshëm për mëkatet e tyre dhe mungesa e besimit të frytshëm bën që shumë njerëz të mos marrin pjesë në mëshirën e treguar kaq bujarisht nga Çliruesi ynë. KiM 359.4

Zoti synonte t’i vinte në provë njerëzit e Tij. Dora e Tij mbuloi një gabim që u bë nga njerëz në llogaritjen e periudhave pro-fetike. Adventistët nuk e kuptuan këtë gabim. Dhe gabimi mbeti gabim edhe për kundërshtarët më të tërbuar të tyre. Këta të fundit thonin “Llogaritja që i bëni periudhave profetike është e saktë. Një ngjarje e madhe do të ndodhë; por nuk është ngjarja që parashikon Zoti Miller; ka të bëjë me shndërimin shpirtëror të botës marë, dhe jo me ardhjen e dytë të Krishtit.” KiM 360.1

Koha që pritej me padurim kaloi, por Jezusi nuk u shfaq që të çlironte njerëzit e Tij; Ata që pritnin me besim të vërtetë dhe dashur pakufi Shpëtimtarin e tyre, u zhgënjyen. Megjithatë qëllimet e Zotit u realizuan; Ai po vinte në provë zemrat e atyre që deklaronin se po e pritnin me gëzim ardhjen e Tij. Mes tyre kishte shumë nga ata që shtyheshin nga një qëllim i vetëm: frika. “Besimi i tyre nuk kishte prekur zemrat e tyre dhe nuk ishte reflektuar në jetën e tyre. Me të ndodhur një gjë e tillë, me të parë se ngjarja që pritej të ndodhte nuk ndodhi, këta njerëz deklaruan se nuk ishin zhgënjyer, sepse ata nuk kishin besuar kurrë se Krishti do të vinte. Ata ishin ndër të parët që u tallën me trishtimin e besimtarit të vërtetë. KiM 360.2

Por Jezusi dhe të gjithë engjëjt qiellorë u qëndruan pranë besnikëve të vërtetë që ishin zhgënjyer nga një provë e tillë. Sikur shtresa që ndan dukshëm nga e padukshmja të ishte zhdukur, do të shiheshin engjëj që u afroheshin këtyre shpirtrave të papërkulur duke mbrojtur ata nga shigjetat e Satanit. KiM 361.1

1. Kur predikuesit në Skandinavi ishin të heshtur, Perëndia përdori fëmijët për të shpallur mesazhin. Çfarë na thotë kjo për përmbushje të caktuara të planit të Perëndisë? KiM 361.2

2. Në Gjenevë, Gausseni u mësoi ardhjen e Krishtit fëmijëve. A ka fëmijë në lagjen tuaj, të cilëvë mund tju mësoni këtë të vërtetë të madhe? KiM 361.3

3. Përse tha Ellen White që Krishti nuk mund të vinte para 1798? Shihni 2 Selanikasve 2:3. KiM 361.4

4. Shumë vite kanë kaluar që nga “zgjimi i besimit” Adventist dhe Krishti ende nuk ka ardhur. Cila është qëndrimi juaj për këtë vonesë? KiM 361.5