Konflikti I Madh
17.—Lajmëtarët e Mëngjesit
Një nga të vërtetat më solemne e njëkohësisht më të çmueshme, që zbulohen në Bibël është ajo e Ardhjës së Dytë të Krishtit për të përfunduar punën e nisur të çlirimit. Njerëzve shtegtarë të Perëndisë, atyre që qëndruan për një kohë kaq të gjatë nën “mbretërimin dhe hijën e vdekjës”, premtimi i Atij “që është vetë Ringjallja dhe Jeta” për “t’i rikthyer në shtëpi të gjithë mërgimtarët e Tij” u jep shpresë, frymëzim dhe gëzim. Doktrina e Ardhjës së Dytë është pika kyçe e Shkrimëve të Shenjta. Fëmijët e besimit kanë pritur Ardhjen e Të Premtuarit, që nga dita kur çifti i parë u largua i trishtuar nga Edeni, për të mposhtur fuqinë e shkatërruesit dhe për t’i çuar ata përseri drejt parajsës së humbur. Shenjtorët e kohëve të hershme mezi po pritnin Ardhjen me lavdi të Mesisë; Ardhje që do të përmbushte shpresën e tyre. Enokut, pasardhës i brezit të shtatë të atyre që dikur jetonin në Eden, i cili eci me zotin e tij për tri shekuj në tokë, iu lejua ta parashikonte kohë më parë Ardhjen e Çliruesit. “Ja, - deklaroi ai, - Zoti po vjen me dhjetra — mijëra engjej të Tij, për t’i gjykuar të gjithë” - Letra e Judës 14,15. Patriaku Jobi gjatë natës së fatkeqësisë që i ndodhi deklaroi me besim të patundur. “Por unë e di që Shpëtimtari im jeton dhe që në fund të kohërave do të ngritet mbi tokë. Mbas shkatërrimit të lëkurës sime, në mishin tim do të shohë Perëndinë tim. Do ta shoh unë vetë, sytë e mi do ta sodisin dhe jo një tjeter. Po, po më shkrihet zemra”. - Jobi 19:25-27. KiM 292.1
Ardhja e Krishtit për të shpallur mbreterinë e drejtësisë ka frymëzuar thëniet me sublime dhe të flakta të shkrimtarëve të shenjtë. Poetet dhe profetet e Biblës e përshkruan atë me fjalë të ndezura nga zjarri qiellor. Psalmisti i këndoi kështu fuqisë dhe madhështisë së mbretit të Izraelit: “Në Sion, në malin më të bukur prej të gjitha maleve, Perëndia shfaqet me shkelqim madhështor. Perëndia ynë po vjen, nuk hesht më... AMEN. Qiellin e tokën i thërret për dëshmitarë, sepse popullit të Tij do t’i kërkojë llogari” - Psalmi 50:2-4. “Të gëzohet qielli, të ngazëllohet toka..., sepse po vjen Zoti, Ai po vjen për të siguruar drejtesinë në botë. Ai do të mbrëterojë mbi të gjitha vendet si Gjyqtar i drejtë e i paanshem” - Psalmi 96:11-13. KiM 292.2
Profeti Isaia tha: “Zgjohuni dhe gëzohuni”, o ju që banoni në pluhur! Sepse vesa jote është si vesa e një dritë që shkëlqen dhe toka do të nxjerrë në dritë të vdekurit.” “Do të shkatërroje përgjithnjë vdekjen, Zoti. Zoti do t’i thaje lotët nga çdo fytyrë, do të heqë nga tërë dheu turpin e popullit të Tij, sepse Zoti ka folur. Atë ditë do të thuhet: “Ja, Ky është Perëndia ynë: tek Ai kemi shpresuar dhe Ai do të na shpëtojë. Ky është Zoti tek i cili kemi shpresuar, të ngazëllojmë dhe të gëzohemi në shpëtimin e Tij”. - Isaia 26:19; 25:8,9. KiM 293.1
Habakuku, pa në një nga vizionet e tij të shenjta Ardhjen e Tij: “Zoti zbret nga temjani, Perëndia i shenjtë vjen nga mali i Paranit. Madhështia e Tij ndriçon qiellin, shkëlqimi i Tij mbush gjithë botën. Ai ndriçon përreth si drita e diellit...” “Ai ndalej dhe maste tokën, shikonte dhe i bënte kombët të dridheshin, malet e përjetshme zhdukeshin, kodrat e lashta uleshin; rrugët e Tij janë të përjetshme.” “Kundër kujt del ti me kuajt e tu dhe me karrocën së cilës nuk mund t’i bëjë ballë askush?” “Malet të panë dhe u drodhën... humnera ka bërë të dëgjohet zëri i Tij dhe ka ngritur duart lart. Dielli dhe hëna kanë mbetur në banësen e tyre, në dritën e shigjetave të tua lëvizën me të shpejtë, në vetëtimën e ushtës sate flakëruese.” “Ti je ngritur për të ndihmuar popullin tënd, atë dhe mbretin që ka emëruar...” - Habakuku 3:3,4,6,8,10,11,13. KiM 293.2
Kur Shpëtimtarit do t’i duhej që të ndahej nga nxënesit e Tij, Ai i ngushëlloi ata gjatë kohës së trishtuar, duke i siguruar se do të vinte përsëri: “Mos u trembni dhe mos kini frikë!... Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa... Po shkoj pra, për t’ju përgatitur një vend. Pastaj do të kthehem për t’ju marrë me vete, që edhe ju të jeni atje ku do të jem unë” - Gjoni 14:1-3. “Kur të vijë Biri i njeriut më madhështinë e tij dhe bashkë me të gjithë engjëjt, atëherë do të ulet mbi fronin e Tij madhështor. Para Tij do të mblidhen njerëz nga të gjithë popujt” - Mateu 25:31,32. KiM 293.3
Engjujt që qëndruan në malin e Ullinjve pas ngritjes së Krishtit në Qiell u përsëriten nxënësve premtimin e rikthimit të Tij: “Ky Jezus që u mor në Qiell do të kthehet pikërisht kështu siç e patë duke u larguar prej jush”. - Veprat e Apostujve 1:11. Ndërsa Pali i nxitur nga Shpirti i Profëtësisë dëshmoi: “Kur të dalë urdhëri i Zotit, kur të thërrasë kryeengjëll, kur t’i bjerë borisë, vetë Zoti do të zbresë nga Qielli” 1 Thesalonikasve 4:16. Profeti i Patmosit, Gjoni thotë: “Ja, Jezusi Mesia po vjen me re. Të gjithë do ta shohin...” -Zbulesa 1:7. KiM 294.1
Ardhja e Tij përmbledh lavdinë e “rikthimit të të gjithave që ishte parashikuar që prej kohesh nëpërmjet profetëve të Tij”. - Veprat e Apostujve 3:21. Dhe kështu do të shfuqizohet sundimi i gjatë i së keqës “Tani sundimi mbi tokë i përket Perëndisë tonë dhe Mbretit Jezus, Mesisë që e emëroi...” - Zbulesa 11:15. “Atëherë madheshtia e Zotit do të shfaqet dhe do ta shohë i gjithë njerëzimi”... Zoti do të bëjë që të mbijë drejtësia dhe lavdërimi përpara tërë kombëve.” Ai do të jetë “si një kurore madhështore me lule për popullin e Tij që do të mbetet gjallë”. - Isaia 40:5; 61:11; 28:5. KiM 294.2
Pikërisht atëherë do të vendoset në tokë mbreteria paqëdashëse dhe e dëshiruar prej kohësh e Mesisë. “Do të tregoj mëshirë për Jeruzalemin, për të gjithë ata që banojnë në gërmadhat e tij. Megjithëse toka e tij është shkretëtirë Unë do ta bëj kopsht si kopshtin që mbolla në Eden.” “...ajo do të jetë e bukur si malet e Libanit dhe pjellore si fushat e Karmelit dhe të Sharonit” “Nuk do të të quajnë me “i braktisuri”: toka jote nuk do të quhet më “gruaja e braktisur”. Do të të quajnë “Kënaqësia e Perëndisë”, kurse tokën tënde do ta quajnë “e martuara lumturisht” “Zoti do të gëzohet me ty ashtu si gëzohet dhënderi për nusen e tij” - Isaia 51:3; 35:2; 62:4,5. KiM 294.3
Ardhja e Zotit ka qenë në shekuj shpresa e ndjekësve të Tij të vërtetë. Premtimi i Shpëtimtarit përpara nisjes në Malin e Ullinjve se do të vinte përsëri i dha dritë të ardhmës së nxënësve të tij, duke i mbushur zemrat e tyre me një gëzim dhe shpresë të tillë që s’mund të shuheshin nga trishtimi sado të errësoheshin nga provat. Përmes vuajtjës dhe përsekutimit “shfaqja e Perëndisë së plotfuqishëm dhe e Shpëtimtarit Jezu Krisht”, përbënte “shpresën e bekuar”. Kur Selanikasit e krishterë trishtoheshin sa herë varrosnin te dashurit e tyre, që kishin shpresuar ta shihnin me sytë e tyre Ardhjen e Zotit, Pali, mesuesi i tyre, u fliste për Ringjalljen që do të ndodhte me Ardhjen e Shpëtimtarit. “Më parë do të ringjallen të gjithë ata që vdiqen (duke i besuar Zotit). Vetëm atëherë ne që mbetemi gjallë do të rrëmbehemi bashkë me ta në takim me Zotin. Jepini zemër njëri-tjetrit me këto fjalë!” - 1 Thesalonikasve 4:16-18. KiM 294.4
Nxënësi i dashur, në Patmosin e gurtë dëgjon premtimin “Po, po vij shpejt!” dhe në përgjigjen e tij u përfshi lutja e të gjithë kishës në mërgim, “Amen! Po, Eja, o Zoti Jezus!” - Zbulesa 22:20. KiM 295.1
Nga qelitë e burgjeve, nga turrat e druve, nga trekëmbeshat, nga ku martiret dhe shenjtorët dëshmuan për të vërtetën, vinte shprehja e qarte e besimit dhe shpresës së tyre shekullore. Një nga këta të krishterë tha: “Ata e përçmonin vdekjen dhe qëndronin mbi të duke qënë të sigurt për Ringjalljen e Tij personale dhe rrjedhimisht për Ringjalljen e tyre që do të ndodhte me Ardhjen e Tij”. - Daniel T. Taylor, “Mbretërimi i Krishtit në tokë: ose Zëri i Kishës ndër shekuj”, f. 33 Ata dëshironin të shkonin në varr që të “ringjalleshin të lirë” - Ibid., faqe 54. Ata kërkonin “Zotin që të vinte nga qielli mes reve me lavdinë e Atit të Tij” “duke ju sjellë njerëzve të drejtë mbretërinë e Tij”. Waldensianët ushqenin të njejtin besim. - Ibid.,faqe 129-132. Vikliffi mezi po priste shfaqjen e Çliruesit si shpresa e kishës. - Ibid., faqet 132-, 134. KiM 295.2
Sa herë mendoj për Ardhjen e Zotit - tha Bescter - ndjehëm i çliruar dhe i gëzuar”. — Richard Bascter, ” Punime, vol. 17, faqe 555. “Është puna e besimit dhe karakteri i shenjtorëve të Tij, që mezi presin shfaqjen e Tij dhe kërkojnë atë shpresë të bekuar”. “Në qoftë së vdekja është armiku i fundit që shkatërrohet nga Ringjallja, në mund ta kuptojmë sesa shumë e dëshirojnë besimtarët dhe me sa seriozitet luten ata për Ardhjen e Dytë të Krishtit, kur do të realizohet Fitorja e plotë dhe finale”. - Ibid., vol. 17; f.500. “Të gjithë dëshmitarët duhet ta dëshirojnë, të shpresojnë dhe ta presin këtë ditë si përfundimin e punës së shpëtimit të tyre dhe si përmbushjën e gjithë përpjekjeve dhe dëshirave të shpirtrave të tyre”. “O Zot përshpejtoje Ardhjen e kësaj dite të bekuar!” - Ibid.,vol.17.f.182,183. E tillë ishte shpresa e kishës apostolike, “kishës në shkretëtirë” dhe e Reformatorëve. KiM 295.3
Me anë të profecisë nuk parashikohen vetëm mënyra dhe qëllimi i Ardhjes së Krishtit, por paraqiten edhe shenja në baze të të cilave njerëzit do të kuptojnë se Ardhja e Tij është e afert. Jezusi tha: “Në diell, në hënë dhe në yje do të shfaqen shenja kërcenuese” - Luka 21:25. “Pak pas kësaj kohe të tmerrit, dielli do të nxihet, hëna nuk do të ndritë me, trupat qiellore do të bien nga qielli dhe planetet do të lëkunden. Pastaj Biri i njeriut do të vijë mbi re me fuqi e madheshti të hyjnueshme, e do ta shohin të gjithë”. - Marku 13:24-26. Më pas zbuluesi përshkruan shënjen e parë që paraprin Ardhjen e Dytë: “... Atëherë ra një termet i madh. Dielli u errësua si veshje e zezë që mbajnë vajtuesit, kurse hëna u skuq si gjaku”. — Zbulesa 6:12. KiM 296.1
Njerëzit i panë me sytë e tyre këto shenja përpara fillimit të shekullit të 19-të. Në vitin 1755 u regjistrua termeti më i tmerrshëm që kishte rënë ndonjëherë, i cili përmbushi këtë profeci. Edhe pse përgjithësisht njihet si termeti i Lisbonës ai u ndje në pjesën më të madhe të Evropës, Afrikës dhe Amerikës. ai preku Grenlandën, ishujt e Indisë perëndimore, ishullin Madeira, Norvegjinë, Suedinë, Britaninë e Madhe dhe Irlandën. Ai u përhap në një zonë jo më pak se 4 000 000 milje. Pjesa më e madhe e Algjerëve u shkatërrua dhe nje fshat i vogël me tetë apo dhjetë mijë banorë afër Marokos, u zhduk. Nga tronditja pati përmbytje në bregdetin spanjoll dhe afrikan ku u përmbyten qytete të tëra dhe pati shkatërrime në pjesë të tjëra. KiM 296.2
Në Spanje dhe Portugali tronditja e tij u manifestua në një dhunë ekstreme. Në Kadiz thuhej se valet ishin 60 fit50 të larta. Malet “disa nga më të lartët në Portugali, u drodhen vrullshem që nga bazat e tyre dhe disa u çanë në maja, të cilat rrëshqiten dhe u shkëputen në mënyrë të mrekullueshme dhe masa të stërmëdha gurore ranë në lëndinat pranë tyre. Tregohej se në këto male janë ndezur zjarrë”. - SercharlesLyell, “Parimet e gjeologjisë”, f.495. KiM 296.3
Në Lisbonë “u dëgjua një gjëmim nëntokësor dhe menjëherë pas tij një tronditje e fuqishme rrënoi pjesën më të madhe të qytetit. Vetëm brenda gjashtë minutash u zhdukën 60 000 njerëz. Në fillim deti u tërhoq duke zbuluar bregun dhe me pas vërshoi me furi 50 fit apo më shumë nga niveli i zakonshëm”. “Thuhet se mes ngjarjeve të jashtëzakonshme që ndodhen gjatë kësaj katastrofe ishe fundosja e një tempulli të ri, i ndërtuar i tëri në mermer dhe tepër i shtrenjtë. Një grup i madh njerëzish ishin grumbulluar aty për shpëtim, duke qenë se ky vend ishte larg forcës rrënuese, por papritur, tempulli u zhyt bashkë me njerëzit dhe asnjë nga trupat pa jetë të tyre nuk doli ndonjëherë mbi sipërfaqe. - Ibid.,f.495. KiM 297.1
“Tronditja” e tërmetit u pasua menjëherë me rënien e çdo kishe dhe manastiri e të gjitha ndërtesave publike dhe më shumë se një të katërtës së shtëpive. Në lagje të ndryshme vetëm dy orë pas tronditjës shpërtheu zjarri, i cili pati një force të tillë saqe e izoloi qytetin terësisht brenda tri ditëve. Tërmeti ra në një ditë të shenjtë kur të gjitha kishat dhe manastirët ishin mbushur plot me njerëz, nga të cilët shpëtuan vetëm pak”. - KiM 297.2
Enciklopedia amerikane, art. “Lisbona” shënim (ed. 1831). “Tmerri i njerëzve s’mund të përshkruhej. Askush nuk qante, tragjedia ua kishte tharë lotët. Vraponin andej-këtej në përçartje nga tmerri dhe çudia, duke i rënë kokës me grushtë dhe duke bërtitur “Misericordia! Botës i erdhi fundi!” Nënat harruan fëmijët e tyre duke vrapuar drejt imazheve të figurave të kryqëzuara. Fatkeqësisht shumë veta vrapuan drejt kishave për shpëtim, por me kot u krye kungata, me kot përqafuan krijesat e shkreta altarët, imazhet, priftërinjtë dhe njerëzit u varrosen nga i njëjti rrënim”. Të dhënat tregojnë se 90 000 mije njerëz humbën jetën gjatë asaj ditë fatale. KiM 297.3
Shenja tjetër që përmendet në profeci u shfaq pas 25 vjetësh - errësimi i diellit dhë hënes. Fakti që koha e përmbushjës së saj ishte treguar më parë bëri këtë ngjarje me emoSionuese. Gjatë bisedës me nxënësit e Tij mbi Malin e Ullinjve pasi përshkroi periudhën e gjatë të provës për kishën - 1260 vitet e përsekutimit të papatit, për të cilat Ai prëmtoi së koha e kësaj fatkeqësie do të shkurtohej — Shpëtimtari përmendi disa ngjarje të caktuara, që do të paraprinin Ardhjen e Tij dhe përcaktoi kohën kur do të ndodhte ngjarja e parë: “Pas kësaj kohë të tmerrit, dielli do të nxihet dhe hëna nuk do të ndrije më”. - Marku 13:24. 1260 ditët apo vitet51 përfunduan në vitin 1798-të. Përsekutimi kishte përfunduar një çerek shekulli më parë. Sipas fjalëve të Krishtit, errësimi i diellit duhet të pasonte këtë përsekutim. Kjo profeci u përmbush me 19 Maj 1780. KiM 297.4
“Dita e errët e 19 Majit të vitit 1780 qëndron mes dukurive me misterioze dhe të pashpjegu-eshme të llojit të vet - për të mos thënë e vetmja dukuri — një errësim i paparishikuar i qiellit dhe atmosferës në Angli”. - R.M.Devens, “Shekulli ynë i parë”, faqe 89. KiM 298.1
Një dëshmitar që jetonte në Massachusetts e përshkruan këtë ngjarje si vijon: “Në mëngjes dielli lindi i qartë, por shumë shpejt u errësua, u vrenjti, retë e zeza dhe kërcënuese sollën bubullima, vetëtima dhe shi. Rreth orës 9, retë u holluan dhe morën ngjyrë bakri apo tunxhi dhe në këtë pikë toka, shkëmbinjtë, pemët, ndërtesat, uji dhe njerëzit reflektuan këtë dritë jotokësore. Pas ca minutash, qielli u mbulua plotësisht nga një re e zezë përveç vijës së hollë të horizontit dhe u errësua sikur të ishte ora 9 e një mbremjeje vere... KiM 298.2
“Mendjet e njerëzve, gradualisht u trazuan nga frika, ankthi dhe shqetësimi. Gratë qëndronin tek dera, duke parë errësirën përreth, burrat u kthyen nga puna në fusha, zdrukthtari la veglat e tij, farkëtari farkën e tij, tregtari banakun. Shkollat u mbyllen dhe fëmijët u drejtuan për në shtëpitë e tyre, duke u dridhur. Udhëtarët ndaluan në fermën më të afert. “Çfarë do të ndodhë? - pyeste çdo zemër dhe çdo gojë. Dukej sikur një uragan do të përfshinte tokën apo sikur ishte dita që do t’i vinte kapak gjithçkaje. KiM 298.3
“U përdoren qirinjtë, zjarrët në oxhaqe ndrinin si të ishte një mbrëmje vjeshte pa hënë... Shpendët pushuan në kotecët e tyre dhe fjetën, bagetia u grumbullua në vathe dhe filloi të pëlliste, bretkosat u qetësuan, zogjtë kënduan këngët e mbrëmjes dhe lakuriqët e natës filluan fluturimin e tyre. Por njerëzit e dinin. Nara s’kishte ardhur akoma... KiM 298.4
“Doktor NathanaelWhittaker, pastor i kishës së Rrëshajave në Salem, organizoi shërbesa fetare në faltore dhe mbajti një shërbesë gjatë së cilës ai mbrojti idenë se errësira ishte mbinatyrore. Njerëzit patën grumbullime të tilla në shumë vende të tjera. Tekstet e shërbesave të improvizuara aty për aty tregonin se errësira përputhej plotësisht me profecinë e Shkrimeve të Shenjta... Errësira u bë më e dendur pak pas orës 11-të”. - The EssexAntiquarian, Prill, 1899, vol.3, Nr.4, faqe 53,54. “Në pjesën më të madhe të vendit errësira gjatë ditës ishte aq e plotë sa njerëzit nuk mund të shihnin as orën e dorës as orën e murit, nuk mund të hanin dhe as të bënin punët e shtëpisë pa dritën e qirinjve... KiM 299.1
“Shtrirja e errësirës ishte e jashtëzakonshme. Në lindje ajo u shfaq deri në Talmouth. Në drejtimin perëndimor arriti në pikën më të largët të Connecticutit dhe në Albany. Në jug u vëzhgua përgjatë bregdetëve, në veri përfshiu të gjitha ngulimet amerikane.” - WilliamGordon. “Historia e ngritjës, progresit dhe vendosjës së Pavarësisë së SHBA”, vol. 3,f.57. KiM 299.2
Një apo dy orë përpara mbrëmjes, errësira e dendur e ditës u pasua nga një qiell pjesërisht i kthellët dhe nga shfaqja e diellit edhe pse ky i fundit ishte akoma i errësuar nga veprimtaria e një mjegulle të trashë dhe të zezë. “Pas perëndimit retë u rishfaqen dhe u errësua shumë shpejt”. “Errësira e natës ishte po aq e jashtëzakonshme dhe e frikshme sa ajo e ditës. Edhe pse hëna ishte e plotë asnjë objekt nuk mund të dallohej pa ndihmen e dritës artificiale, e cila po të shihej nga shtëpitë fqinjë apo nga një vend i distancuar dukej përmes një lloj errësire egjiptiane e padepërtu-eshme nga rrezët”. - IsaiahThamas, “Spiuni i Massachussets apo Profecia amerikane e Lirisë” vol. 10,Nr.472 (15 Maj 1780). Një dëshmitar i skenës thotë; “Në atë kohë nuk mund të mos mendojë se edhe sikur çdo trup i ndritshëm në univers të ishte fshehur mes hijesh të padepërtueshme ose të mos ekzistonte më, errësirë s’mund të ishte më e plotë”. - Letër nga Doktor SamuelTenney i Exeterit, New Hampshire, Dhjetor 1785 (Në Përmbledhjet historike të Shoqërisë së Massachussets, 1792, seria e parë, vol. 1, f.97). Edhe pse në orën 9 u shfaq hëna e plotë “ajo nuk ndikoi aspak në shpërndarjen e hijëve që ishin si hije vdekjeje”. Errësira u zhduk në mesnatë dhe hëna, me t’u shfaqur, kishte ngjyrën e gjakut. KiM 299.3
19 Maji i vitit 1780 njihet në histori si “Dita e Errët”. Që nga koha e Moisiut nuk ka të dhëna për një periudhë errësire me të tillë dendësi, gjatësi dhe shtrirje. Përshkrimi, që dëshmitarët e kohës i bënë kësaj ngjarjeje është thjesht një përsëritje e fjalëve të Zotit, të cilat u shkruan nga profeti Joel 2 500 vjet përpara përmbushjes së tyre: “Dielli do të shndërrohet në terr dhe hëna në gjak, para se të vijë dita e madhe dhe e tmerrshme e Zotit.” Joeli 2,31 KiM 300.1
Krishti i udhëzoi njerëzit e Tij që t’i vëzhgonin shenjat e Ardhjës dhe t’i gëzoheshin, sepse ato trgonin se Zoti po vinte. “Kur të fillojnë këto shenja - thotë Ai - drejtohuni dhe ngrini kokat lart, sepse çlirimi juaj është afër.” Ai u tregoi ndjekësve të Tij pemët me sythët e parë në pranverë dhe tha: “Kur dalin gjethet e para, vetvetiu e dini se vera është afër. Po ashtu kur t’i shihni këto (shenja kozmike), ta dini se mbretëria e Perëndisë është afer”. - Luka 21:28, 30, 31. KiM 300.2
Meqe fryma e përuljës dhe përkushtimit në kishe ishte zëvendesuar nga krenaria dhe formalizmi, dashuria për Mesinë dhe besimi ne Ardhjen e Tij ishin zbehur. Njerëzit e shpallur të Perëndisë, të zhytur në kënaqesitë tokësore ishin verbuar dhe s’mund t’i shikonin udhëzimet e Shpëtimtarit, përsa i përkiste shenjave të Ardhjës së Tij. Doktrina e Ardhjës së Dyte u mohua, keqinterpretimet i errësuan kaq shumë shkrimet që kishin të bënin me të, saqë ato nuk u përfillën deri në harresë. Kjo ndodhi veçanërisht në kishat e Amerikës. Liria dhe rahatia që gëzonin të gjithë klasat e shoqërisë, dëshira ambicioze për pasuri dhe luks, lindja e një përkushtimi shkatërrues ndaj pasurimit, nxitimi i etur për popullaritet dhe pushtet nga i cili ishin infektuar të gjithë bëri që njerëzit t’i përqëndronin interesat dhe shpresat e tyre në gjërat e kësaj jete dhe ta shtynin larg në të ardhmën atë ditë solemne kur do të zhvleftësohet rregulli i tanishëm i gjërave. KiM 300.3
Kur Shpëtimtari u tregoi ndjekësve të Tij shenjat e rikthimit, Ai u paratregoi atyre gjendjën e kaosit që do të ekzistonte përpara Ardhjes së Tij të Dytë. Do të kishte, ashtu si në kohën e Noes aktivitet dhe lëvizje të biznesit tokësor dhe zhytje në kënaqësi - shitje, blerje, mbjellje, ndërtim, martesë - por do të harrohej Perëndia dhe Jeta që do të vinte. Paralajmërimi i Krishtit për ata që do të jetojnë në një kohë të tillë është ky: “Kujdes, mos t’ju mjegullohet mendja nga dehja dhe shqetësimet e kësaj jete. Ndryshe kjo ditë do t’ju zërë si në kurth.” “Rrini zgjuar pra dhe mos pushoni së luturi, që të kaloni me sukses nëpër të gjithë këtë që do të ndodhin dhe të paraqiteni plot besim para Birit të njeriut.” - Luka 21:34,36. KiM 301.1
Fjalët e Shpëtimtarit në Zbulesë, zbulojnë vërtetë gjëndjen e Kishës në këtë kohë: “Veprat e tua i di: e di edhe se mbahesh si bashkësi e gjallë, por në të vërtetë je e vdekur.” Atyre që rëfuzojnë të çlirohen nga siguria e tyre e shkujdesur u drejtohet paralajmërimi solemn: “...Në qoftë së nuk zgjohesh do të të zë në befasi si vjedhës: nuk do të dish në ç’orë do të vij kundër teje.”—Zbulesa 1:1,3. KiM 301.2
Duhej që njerëzit të zgjoheshin për të kuptuar rrezikun që i priste që ata të ngriheshin për t’u përgatitur për ngjarjet solemne që lidhen me fundin e provës. Profeti i Zotit deklaron: “Është e tmerrshme dita kur do të ndërhyjë Zoti: Kush do ta mbijetojë?” “Por sytë e tu janë tepër të pastër për ta duruar të keqën, nuk mund të shikosh duarkryq, kur njerëzit keqëtrajtohen dhe mundohen”. - Joel 2:11; Habakuk 1:19. Për ata që thonë “Zoti ynë në të njohim”, por vazhdojnë të thyejnë besëlidhjen e Tij, të vrapojnë pas perëndive të tjera, të fshehin poshtërsi në zemrat e tyre dhe të përqafojnë rrugët e padrejtësisë. - për ta dita e Perëndisë është: “errësirë e jo dritë, ajo është ditë e zezë, nuk do t’ju lërë asnjë vegim shpresë”. - Hosea 8:2,1; Psalmi 16:4; Amosi 5:20. “Atëherë, Unë - thotë Zoti - do të ndriçoj çdo qoshe të Jeruzalemit për të gjurmuar njerëzit e vetëkënaqur, që gëzojnë të qetë mirëqenien e tyre e thonë: “Zoti nuk bën asgjë, as të mira as të keqija!” - Sofonia 1:12. “Do të sjellë fatkeqësi mbi tokë dhe do t’i ndëshkojë të gjithë njerëzit e keqinj për mëkatet e tyre. Do të poshtëroj cilindo që është mendjemadh dhe do të ndëshkoj cilindo që është kryelartë dhe mizor”. - Isaia 13:11. “Nuk do të mund t’i shpëtojë argjendi e ari i tyre...” “pasuria e tyre do të plaçkitet, shtëpitë e tyre do të rrafshohen me tokën”. - Sofonia 1;18,13. KiM 301.3
Profeti Jeremia duke pritur këtë kohë të frikshme thërret: “Zemra më rreh fort, pothuajse përplaset brenda në gjoks. Nuk mund të hesht më. Dëgjoj brirët e alarmit dhe kushtrimin e luftës”. - Jeremia 4:19,20. KiM 302.1
“Kjo ditë do të jetë dita e gjyqit, ditë plot frikë dhe rrezik, plot stuhi dhe shkretim, plotë re të zeza e të frikshme, ditë e errët, ditë kur lëshohet thirrja e betejës, kur i bihet bririt, burisë për të sulmu-ar...” - Sofonia 1:15,16. “Po vjen dita e Zotit... Toka do të bëhet si shkretëtirë dhe çdo mëkatar do të shkatërrohet” - Isaia 13:9. KiM 302.2
Duke pasur parasysh këtë ditë madhështore Fjala e Perëndisë, me gjuhë shprehëse dhe solemne, u bën thirrje njerëzve të Tij që të zgjohen nga leturgjia shpirtërore dhe të kërkojnë fytyrën e Tij me pendim dhe përulje: “Bjerini bririt të alarmit në Sion, jepni alarmin në malin e shenjtë të Zotit! Dridhuni banore të vendit! Dita kur Zoti do të bëjë gjyq, është afër!” “... Shpallni një ditë agjërimi, jepni urdhër për një shërbesë pendimi. Mblidhni popullin dhe shikoni që të paraqitet i pastër para Zotit! Të mblidhen të gjithë, nga foshnjat në gji deri tek pleqtë! Edhe dhëndëri me nusën duhet të dalin nga dhoma e dasmës! Priftërinjtë, shërbëtorët e Zotit duhet të qajnë e të luten në vendin midis shenjtorës dhe altarit”. “Por madje edhe tani mund të ktheheni tek unë. Kthehuni tek unë me gjithë zemër, agjëroni, qani e vajtoni! Grisni zemrat e jo rrobat!... Ju e dini: Ai është plotë dashuri dhe meshirë. Ai ka durim, dashamirësia e Tij nuk ka kufi. Ai nuk lejon që fatkëqesia të shkojë deri në fund”. - Joeli 2:1; 15-17;12,13. KiM 302.3
Në mënyrë që njerëzit t’i qëndronin ditës së Perëndisë duhej të zbatohej reforma. Zoti vuri re se shumë nga njerëzit e Tij nuk po ecnin drejt rrugës së përjetësisë dhe i mëshirshem siç është Ai dërgoi një mesazh paralajmerimi për t’i zgjuar nga shtangia e tyre dhe për t’i përgatitur për Ardhjen e Mesisë. KiM 302.4
Këtë paralajmerim e hasim tek Zbulesa 14-të. Këtu shfaqet një mesazh i tre engjuve përfaqesuar nga tri qenie qiellore dhe i pasuar menjëherë nga Ardhja e Birit të njeriut për të korrur “frytet e tokës”. Paralajmerimi i parë deklaron afrimin e kohës se gjykimit. Profeti pa një engjëll në fluturim “kishte një mesazh që kurrë nuk do ta humbase vlerën e tij. Duhej t’ua shpallte atë të gjithë banorëve të tokës dhe çdo kombi, çdo populli si dhe njerëzve të të gjitha gjuhëve. Ai bërtiti me zë të lartë: “Nderojeni Perëndinë dhe jepini Atij lavdi! Erdhi koha e gjyqit të Tij. Adhurojeni Krijuesin e Qiellit dhe të Tokës, të detit dhe të burimëve!” — Zbulesa 14:6,7. KiM 302.5
Ky mesazh deklarohet si pjesë e “Ungjillit të përjetshëm”. Përgjëgjesia për të predikuar mbi Ungjillin - Lajmin e Mirë, nuk iu është dhënë engjëjve, por u është besuar njerëzve. Engjëjt e shenjtë janë përfshirë në këtë drejtimin e kësaj pune, ata kanë përgjëgjësi për lëvizjet e mëdha për shpëti-min e njerëzve, por janë shërbëtorët e Zotit në Toke që e shpallin aktualisht Ungjillin. KiM 303.1
Njerëzit besnike, të bindur ndaj shtytjës që iu jepte Shpirti i Perëndisë dhe ndaj mësimëve të Fjalës së Tij ishin ata që ia shpallën botës këtë paralajmërim. Ishin ata që i “kishin besuar premtimet e profetëve” dhe që i ngjanin “një kandili që ndrit në errësire derisa të zbardhë dita dhe zemrat tuaja t’i ndriçoje Ylli i Mëngjesit”. — 2.Pjetrit 1:19. Ata kishin kërkuar me shumë njohurinë për Perëndinë sesa thesarët e fshehura, duke besuar se: “të kesh urtësi është më mirë se të kesh argjend, është më i vlefshëm se të kësh ar të kulluar”. - Fjalet e Urta 3:14. Dhe Zoti u zbuloi atyre të fshehtat e mëdha të mbretërisë. “Atij, që e nderon Zotin më jetën e tij, Ai i hap mendjen dhe i tregon të fshehtat e besëlidhjës së Tij”. - Psalmi 25:14. KiM 303.2
Teologët e shkolluar nuk e kuptuan të vërtetën dhe nuk bënë asgjë për t’ua shpallur këtë të vërtetë të tjerëve. Sikur ata të ishin vëzhgues besnikë, duke kërkuar me vullnet dhe me anë të lutjës në Shkrimet e Shenjta, ata do ta kishin dalluar kohën e errësirës; profecitë do t’ua kishin hapur sytë për të shquar ngjarjet që do të ndodhnin. Por ata nuk ishin të tillë dhe mesazhi u dha nga njerëz më të prulur. Jezusi tha: “...Ecni derisa keni Dritën, që të mos ju zërë nata...” - Gjoni 12:35. Ata që i kthejnë kurrizin dritës që ju jep Zoti ose që nuk e kërkojnë Atë kur mund ta gjejnë mbetën në errësirë. Por Shpëtimtari deklaron: “...Kush vjen pas meje e ka dritën që çon në jetë dhe nuk do të jetojë në terr”. - Gjoni 8:12. Kushdo që ka si qëllim të vetëm që të veprojë sipas vullnetit të Perë-ndisë, që i kushton vemëndje të madhe dritës që i është dhënë tashmë, do të marrë akoma më shumë dritë, atij shpirti do t’i dërgohet një yll më shkëlqim qiellor për të udhëhequr drejt së vërtetës. KiM 303.3
Gjatë kohës së ardhjës së parë të Krishtit në Tokë, priftërinjtë dhe mësuesit e ligjit të Qytetit të Shenjtë, të cilëve u ishin besuar Shkrimet e Perëndisë, mund t’i kishin dalluar shenjat e shfaqura në kohë dhe mund ta kishin shpallur Ardhjen e të Premtuarit. Profecia e Mikea tregonte vendlindjën e Tij, Danieli specifikonte kohën e Ardhjës së Tij. — Mikeu 5:2; Danieli 9:25. Perëndia ua dorëzoi këto profeci udhëhëqësve çifute, ata s’mund të shfaqësoheshin nëqoftëse nuk e dinin dhe nuk deklaruan përpara njerëzve që Ardhja e Mesisë ishte kaq afër. Mohimi mëkatar pati si rezultat injorancën e tyre. Çifutet po ndërtonin përmendore për profetët e vrarë të Zotit, ndërsa ata, po nderonin shërbëtorët e Satanit nëpërmjet respektit që tregonin për njerëzit e mëdhenj të Botës. Të zhytur në luftën ambicioze për pozitë dhe pushtet mes njerëzve ata nuk i përfillën nderet që u kishte ofruar Mbreti i Qiellit. KiM 304.1
Pleqësia e Izraelit duhet t’i kishte studiuar me intëres të thellë dhe me respekt vendin, kohën, rrethanat e ngjarjës më madhështore në historinë botërore - Ardhjen e Birit të Perëndisë për të sjellë shpëtimin e njerëzimit. Të gjithë njerëzit duhet të ishin në gadishmëri dhe në pritje, në mënyrë që të ishin mes të parëve për t’i uruar Shpëtimtarit të Botës mirëseardhjen. Por shikoni, dy udhëtarë të rraskapitur që kanë ardhur që nga kodrat e Nazaretit përshkojnë rrugën e ngushtë deri në skajin lindor të qytetit, duke kërkuar me kot një strehë për të kaluar natën dhe një vend për të pushuar. Të gjitha dyert u mbyllen për ta. Së fundi ata gjetën strehë në një kasollë ndërtuar për bagetinë dhe pikërisht aty lindi Shpëtimtari i Botës. KiM 304.2
Engjëjt qiellorë kishin parë lavdinë që Biri i Perëndisë kishte ndarë me Atin përpara se të krijohej Bota dhe ata e kishin pritur me interes të madh shfaqjen e Tij në Tokë, si ngjarjen më të gëzueshme për njerëzimin. Engjëjt duhej t’ia çonin lajmin e gëzuar të gjithë atyre që ishin përgatitur për ta pritur atë dhe që njëkohësisht do t’ua bënin të ditur bënorëve të tjerë të Botës. Krishti kishte pranuar të poshtërohej, duke marrë mbi vete natyrën njerëzore; Ai do të duronte një peshë të pamatë mallkimi, ndërsa shpirti i Tij do të bëhej flijim për mëkatin, e megjithatë engjëjt dëshironin që edhe në këtë poshtërim Biri i të Lartit të shfaqej përpara njerëzve me dinjitetin dhe lavdinë që i përshtateshin karakterit të Tij. A do të grumbulloheshin njerëzit e mëdhenj të Tokës në kryeqytetin e Izraelit për të përshendetur Ardhjen e Tij? Do ta shoqëronin turmat e engjëjve përpara grupit që e priste? KiM 304.3
Një engjëll vizitoi tokën për të parë se cilët ishin përgatitur për të mirëpritur Jezusin. Por Ai nuk dallon asnjë shenjë pritjeje. Ai nuk dëgjon asnjë zë triumfues apo lavdërues që të tregojë se koha e Ardhjes së Mesisë është afër. Engjëlli sillet për një farë kohe mbi qytetin e zgjedhur dhe mbi tempullin në të cilin ishte manifestuar për shekuj me radhë prania hyjnore, por edhe këtu mbizotëron e njejta indiferencë. Priftërinjtë me atë krenarinë dhe pompozitetin e tyre po ofrojnë flijime të ndotura në tempull. Farisenjtë po u flasin njerëzve apo po luten me mburrje në cepat e rrugëve. Në pallatet mbretërore, në asambletë e filozofëve, në shkollat e rabivë të52 gjithë janë po aq të pavëmendshëm ndaj faktit të mrekullueshëm që kishte sjellë gëzim dhe lavdërime në Qiell - që Shpëtimtari i njerëzve do të shpallej shpejt në Tokë. KiM 305.1
Nuk ekziston asnjë provë që të tregojë se Krishti po pritet, dhe nuk është bërë asnjë përgatitje për Princin e jetës. Lajmëtari qiellor i habitur është gati të rikthehet në Qiell me lajmet e turpshme, kur ai zbulon një grup barinjsh, që po ruajnë bagëtitë e tyre gjatë natës dhe po shikojnë qiellin me yje, që po mendojnë për profecinë e Ardhjes së Mesisë në tokë dhe që mezi po e presin Shpëtimtarin e Botës. Ja ku është një grup njerëzish që janë gati për ta marrë mesazhin Qiellor. Dhe engjëlli i Zotit shfaqet papritmas, duke u deklaruar atyre Lajmin e Mirë të një gëzimi të tillë. Lavdia qiellore mbulon fushën, shfaqet një turme e panumërt engjëjsh dhe duke qenë se gëzimi ishte tepër i madh për t’u shprehur nga një lajmëtar i vetëm, një kor zërash u bashkuan në një himn që një ditë do ta këndojnë kombet e të shpëtuarve: “Lavdi Perëndisë në Qiell dhe paqe popullit të Tij në tokë!” - Luka 2:14. KiM 305.2
Oh, çfarë mësimi është për në kjo histori e mrekullueshme e Betlehemit! Çfarë qortimi për mosbesimin tonë, për krenarinë tonë, për pavarësinë tonë! Na paralajmeron kaq shumë që t’i mbajmë sytë hapur, përndryshe nga indiferenca jonë vdekjeprurëse nuk do të mund të dallojmë shenjat në kohëra dhe rrjedhimisht nuk do të dimë kur është dita e vizitës. KiM 306.1
Engjujt gjetën vëzhgues të Ardhjes së Mesisë jo vetëm në kodrat e Judesë mes barinjve të përulur. Në vendet paganë kishte njerëz që po e prisnin Atë, njerëz të mençur, të pasur dhe fisnikë — filozofët e Lindjës. KiM 306.2
Magit 53, studiues nga natyra, e kishin parë Perëndinë në punën e Tij të dorës. Ata kishin mësuar nga Shkrimet e Shenjta për Yllin që do të ngrihej nga Jakobi dhe po pritnin Ardhjen e Tij me një dëshirë të zjarrtë, Ardhjen e Atij që nuk ishte vetëm “shpëtimi i Izraelit”, por edhe “drita që do t’u zbulohej joçifutëve”, “dritë për popujt e tjerë” - Luka 2:25,32; Veprat e Apostujve 13:47. Ata kërkonin dritën dhe drita nga froni i Zotit ndriçoi rrugën ku ecën ata. Ndërsa priftërinjte dhe mësuesit e Jerzalemit, të cilët ishin caktuar në detyrën e mbrojtësve dhe shpjeguesve të së vërtetës ishin zhytur në errësirë, Ylli i dërguar nga qielli i udhëhoqi këta të huaj - joçifutë drejt vendlindjës së Mbretit të porsalindur. KiM 306.3
“Kur të shfaqet herën e Dytë, do të vijë, jo për të shlyer mëkatet, por për të përsosur të gjithë ata që e presin.” — Hebrenjtë 9:28. Edhe mesazhi i Ardhjes së Dytë, ashtu si lajmi i lindjës së Shpëtim-tarit nuk iu besua udhëheqësve fetare. Ata nuk e kishin ruajtur lidhjen me Zotin dhe e kishin rëfuzuar dritën e Qiellit, prandaj ata nuk përfshihen në numrin që përshkruan apostulli Pal: “Por ju nuk jetoni në terr, që të mos ju zërë në befasi Dita e Zotit, ashtu siç do të zërë vjedhësin, ju të gjithë jeni njerëz që i takoni dritës dhe ditës”. — 2 Thesalonikasve 5:4,5. KiM 306.4
Vëzhguesit mbi muret e Sionit duhet të ishin të parët për të rrokur lajmin e Ardhjes së Shpëtimtarit, të parët për të shpallur me zë të lartë kohën e afërt të kësaj ardhjeje, të parët për t’i paralajmë-ruar njerezit për t’u përgatitur për Ardhjen e Tij. Por ata ishin rahat me ëndrrat e tyre për paqe dhe siguri, ndërsa njerëzit flinin në mëkate. Jezusi e pa kishen e Tij si një pemë e zhveshur fiku, mbuluar me gjethe të rreme, por nevojtare për fryte të çmuara. Ekzistonte një respektim mendjemadh i formave fetare, ndërsa fryma e përulësisë, pendese dhe besimit - këto dhe vetëm këto mund ta bejnë shërbesën të pranueshme nga Zoti - mungonte. Në vend të fryteve të Shpirtit të Shenjtë manifestoheshin krenaria, formalizmi, egoizmi, shtypja dhe mendjemadhësia. Një kishë në rrënim e sipër mbylli sytë përpara shenjave të kohërave. Perëndia nuk i braktisi ata e as nuk hoqi dorë nga besnikëria e Tij, por ata u larguan nga Ai dhe iu menjanuan dashrisë së Tij. Meqe ata refuzuan që t’i përgjigjeshin këtyre kushteve, premtimet e Tij nuk u përmbushen tek ta. KiM 307.1
I tillë është rezultati i mohimit të privilegjëve që jep Zoti. Rezultati i sigurt i mosvlerësimit dhe mospërmirësimit nga drita e Tij është i tillë. Feja do të dëgradojë në mënyrë të pashmangshme në respektim formash dhe fryma jetësore e Zotit do të zhduket, në qofte se ajo nuk do të ndjekë rrugën e hapur nga maturia e Zotit, duke pranuar çdo rreze drite dhe duke përmbushur çdo detyrë që mund t’i ngarkohet. Shembuj të kësaj të vërtetë janë përsëritur në historinë e kishës. Perëndia kërkon nga njerëzit e Tij vepra besimi dhe akte bindjeje, që të korrespondojnë me bekimet dhe privilegjet që u jep Ai. Bindja kërkon sakrifice dhe përfshin një kryq e prandaj shumë nga të ashtuquajturit ndjekës të Krishtit e refuzuan dritën e ardhur nga Qielli dhe si çifutët e hershem nuk e kuptuan kohën e vizitës së Tij. - Luka 19:44. Për shkak të krenarisë dhe mosbesimit të tyre Zoti i la ata të kalonin dhe ua zbuloi të vërtetën e Tij atyre, që si barinjtë e Betlehemit dhe Maget e Lindjës i kushtuan vëmendje dritës që morën. KiM 307.2
1. Lexoni përshkrimin e tërmetit të Lisbonës. Sa krahasohet ajo me katastrofat e fundit natyrore si ajo e tsunamit të 2004 dhe urraganit Katrina në SHBA? Përse njerëzit u frikësohen asaj që do të vijë nga lart? A është kjo një shenjë e ardhjes së afërt të Jezusit? KiM 308.1
2. Dita e errët e 19 Majit 1780 do të ishte subjekt i kërkimeve shkencore nëse do të ndodhte sot. Si ka ndryshuar qëndrimi i botës ndaj Perëndisë në dy shekujt e fundit? KiM 308.2
3. “Ardhja e Zotit ka qenë në të gjitha kohërat, shpresa e ndjekësve të Tij të vërtetë.” A besoni se Jezusi po vjen së shpejti? Nëse po, pse? KiM 308.3