Konflikti I Madh

18/44

16.—Etërit Pelegrin

Reformatorët anglezë edhe pse kishin hequr dorë nga doktrinat e Romës, kishin ruajtur akoma shumë nga format e saj. Në adhurimin e Kishës së Anglisë përfshiheshin jo një numër i vogël i zakonëve dhe ceremonive të saj, edhe pse kredoja dhe autoriteti romak ishin mohuar tashmë. Pretendohej se gjëra të tilla nuk kishin të benin me ndërgjegjen dhe meqenëse nuk komandoheshin në Shkrimin e Shënjte nuk ishin të rëndesishme, por nga ana tjetër, nuk ishin të ndaluara, gjë që tregonte se në vetvete nuk ishin të dëmshme. Nderimi i këtyre normave synonte të ngushtonte hendekun midis këtyre kishave të reformuara dhe Romës dhe mendohej se kjo mund të çonte në pranimin e besimit Protestant nga Roma. KiM 281.1

Për konservatorët dhe njerëzit që parapelqenin kompromisin, argumente të tilla ishin vendimtare. Por një klasë tjetër nuk gjykonte kështu. Fakti që këto zakone “synonin të kapercenin hendekun e krijuar mes Romës dhe Reformacionit” (Martyn, vol.5, faqe 22) ishte sipas tyre një arsye vendimtare për të mos i respektuar ato. Ata i konsideronin këto zakone si simbole të skllaverisë, nga e cila sapo ishin çliruar dhe nuk kishin as dëshirën më të vogël për t’u rikthyer. Ata arsyetonin kështu: Ishte Zoti Ai që kishte caktuar rregullat e adhurimit dhe se njerëzit nuk kanë të drejtë as të shtojnë dhe as të heqin gjë prej tyre. Përpjekjet për të zëvendesuar autoritetin e Perëndisë me atë të kishës përbëjnë fillimet e heqjës dorë nga besimi. Roma filloi duke urdhëruar atë që Zoti nuk e kishte ndaluar dhe mbaroi duke ndaluar atë që Ai e kishte urdhëruar haptazi. KiM 281.2

Shumë veta dëshironin seriozisht t’u riktheheshin pastërtisë dhe thjeshtësisë që karakterizonin kishën primitive. Ata i konsideronin shumë nga zakonet e vendosura nga Kisha angleze si monumente idhujtarie dhe nuk mund të bëheshin pjesë e një adhurimi të tillë në mënyrë të ndërgjegjshme. Por kisha, duke pasur mbështetjen e autoriteteve civile nuk mund të lejonte asnjë mospajtim me format e saj. Pjesëmarrja në shërbesa kërkohej me ligj dhe mbledhjet e paautorizuara për adhurim fetar ishin të ndaluara dhe pjesëmarresit në to denoheshin me burgim, mërgim apo vdekje. KiM 281.3

Në fillim të shek. të 17-të, monarke që sapo ishte ulur mbi fronin e Anglisë, shpalli publikisht vendimin e tij që ose do t’i bënte Puritanët “të bindeshin... ose do t’i sulmonte derisa ata të largoheshin ose me keq akoma.” - GeorgeBancroft, “Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, pt 1, k.12,parag.6. Të ndjekur, të përsekutuar dhe të burgosur ata s’mund të shquanin asnjë shpresë për një të ardhme më të mirë dhe ushqyen bindjen se nëqoftese do të vazhdonin t’i bindeshin ndërgjegjës së tyre as Zoti s’kishte ç’tu bënte dhe “Anglia do të kthehej përgjithmonë në një vend të papopulluar.” - J.G. Palfrey, “Historia e Anglisë së Re”, k.3, parag. 43. Së fundi disa vendosen të kërkonin vendstrehim në Hollandë. Ata u ndeshën me vështirësi, burgime dhe humbje. Planet e tyre u prishën dhe ata vetë ranë tradhëtisht në duart e armiqve të tyre. Por këmbengulja e vendosur së fundi triumfoi, dhe ata gjetën strehë në bregdetet miqësore të Republikës Hollandeze. KiM 282.1

Duke u larguar nga vendi i tyre ata lanë pas shtëpite, të mirat materiale dhe mjetet e jetesës. Ishin të huaj në një vend të huaj, mes njerëzve që flisnin një gjuhë tjetër dhe kishin zakone të tjera. Ata u detyruan të punonin në vende të reja dhe të panjohura punë për të siguruar bukën e gojës. Burra të thyer në moshë, që gjatë gjithë jetës së tyre kishin punuar tokën, mësuan tashmë zanate mekanike. Por ata e pritën me gëzim këtë situate dhe nuk humbën kohë me ankime apo përtaci. Edhe pse shpesh e kishin pisk nga varfëria, ata përseri e falendëronin Zotin për bekimet që u dhuronte dhe gjenin gëzim në komunionet shpirtërore që kishin mbetur të pandryshuara. “Ata e dinin se ishin mërgimtarë dhe nuk i vinin rëndësi këtij fakti, por i ngrinin sytë lart në qiell, drejt vendit të tyre më të dashur dhe kjo ua qetësonte shpirtin” - Bancroft, pt.1, k.12,parag.15. KiM 282.2

Dashuria dhe besimi i tyre u forcua mes vështirësive dhe mërgimit. Ata kishin besim tek premtimet e Zotit dhe Ai sa herë që kishin nevojë për Të nuk i braktisi kurrë. Engjëjt e Tij ishin pranë tyre për t’i inkurajuar dhe mbështetur. Kur dora e Perëndisë dukej sikur tregonte përtej detin një vend, i cili mund të bëhej vendi i tyre dhe ku ata mund t’u linin fëmijëve si trashëgim të çmueshëm lirinë e besimit, ata nuk ngurronin por shkonin në rrugën e përgatitur. KiM 283.1

Zoti i kishte vënë në prove njerëzit e Tij që t’i përgatiste ata për përmbushjen e qëllimit të çmuar që Ai kishtë për ta. Kisha kishte rënë shumë poshtë për t’u ngritur. Perëndia ishte gati të shfaqte fuqinë e Tij në emër të saj, për të provuar edhe një herë përpara botës së Ai nuk i harron kurrë ata që e besojnë. Ai i kishte përmbysur ngjarjet me, qëllim që zemërimi i Satanit dhe komplotët e njerëzve të ligj të shërbenin për të lartësuar lavdinë e Tij dhe për t’i sjellë në një vend të sigurt njerëzit e Tij. Përsekutimi dhe mërgimi po i hapnin rrugën lirisë. KiM 283.2

Kur u detyruan për herë të parë që të ndaheshin nga kisha e Anglisë, Puritanët u lidhen në një besëlidhje solemne që si njerëzit e lirë të Zotit “të ecnin së bashku në rrugën që Ai ua kishte hapur apo do t’ua hapte në të ardhmën” - J.Brown, “Etërit shtegtarë 2, faqe 74. Kjo ishte fryma e vërtetë e reformës, parimi jetësor i Protestanizmit. Shtegtarët më këtë qëllim në mendje dhe në zemër u larguan nga Hollanda për të gjetur strehë në Botën e Re. JohnRobinsoni, pastori i tyre, i cili nuk mundi t’i shoqëronte, Fjalët lamtumirëse që iu drejtoi mërgimtarëve tha: “Vellezër, ne së shpejti do të ndahemi nga njëri - tjetri dhe vetëm Zoti e di nëse do të jetoj aq gjaëe sa t’iu shoh përseri me sy. Por sidoqoftë unë ju ngarkoj përpara Zotit dhe engjëjve të Tij të bekuar, me përgjegjësinë që të më ndiqni mua po aq siq unë kam ndjekur Krishtin. Në qoftë se Zoti ju zbulon përmes ndonjë instrumenti tjetër ndonjë gjë të re, qofshi të gatshëm ta pranoni atë siç pranuat çdo të vërtetë të shërbesës time, sepse unë besoj se Perëndia ka akoma shumë të vërteta dhe dritë për t’ua shfaqur përmes Fjalës së Tij të shenjtë.” - Martyn, vol.5, fq.70. KiM 283.3

“Sa për mua nuk mund të ankohem aq sa duhet për gjendjën në të cilën ndodhen kishat e reformuara, që kanë arritur në një periudhë të caktuar në fe dhe tani për tani nuk do të shkojnë me tej se instrumentet e reformaSionit të tyre. Luteranët nuk mund të shkojnë më tej asaj që the Luteri... Calvinistët, siç e shihni janë kapur fort atje ku i la ai njeri i madh i Zotit, i cili as vetë nuk i dinte të gjitha. Kjo është një fatkeqësi që duhet vajtuar, se edhe pse ata ishin dritë që ndriçonin e shkëlqenin në kohën e tyre, përseri ata nuk arritën deri në thelb të këshillave të Zotit, por po të ishin gjallë, do të ishin po aq të gatshëm për të pranuar akoma më shumë drite sa ç’qenë kur e pranuan atë për herë të parë.” - D.Neal, 2 Historia e Puritanëve”, vol. 1; fq.269. KiM 283.4

“Kujtoni besëlidhjen e kishës suaj, me anë të së cilës rate dakort që të ecnit në rrugët që Perëndia ua ka hapur apo do t’ua hapë në të ardhmën. Kujtoni premtimin dhe besëlidhjen me Zotin dhe me njëri - tjetrin, për të pranuar dritën dhe të vertetën që do t’u jepet nga Fjala e Tij e shkruar, por për më tepër, ju lutem që të jeni të vemendshëm për gjithçka qe e merrni si të vërtetë, duke e krahasuar dhe duke e peshuar ate me të tjera tekste nga Shkrimi i së vërtetës përpara se ta pranoni, sepse është e pamundur që bota Kristiane të dalë kaq shpejt nga errësira e dendur antikristianë dhe që përsosshmëria e dijeve të shfaqet menjëherë.” - Martyn, vol. 5; fq. 70,71. KiM 284.1

Ishte dëshira për liri ndërgjëgjeje, që i frymëzoi Shtegtarët për të mos i marrë parasysh rreziqet e udhëtimit të gjatë përmes detit, për t’u bërë ballë rreziqeve dhe vështirësive të shkretëtirës dhe për t’u hedhur në brigjet e Amerikës me bekimin e Zotit, themelet e nje kombi të fuqishëm. Shtegtarët edhe pse ishin të ndershëm dhe e respektonin Perëndinë nuk e kuptonin parimin e madh të lirisë së besimit. Ata nuk ishin plotësisht të gatshëm t’u dhuronin të tjerëve lirinë, për sigurimin e së cilës kishin sakrifikuar aq shumë. “Një grup shumë i vogël njerëzish, ku përfshiheshin mendimtarët dhe moralistët me të shquar të shekullit të 17-të kishin vetëm një ide të atij parimi të madh, që shtihet në Dhiatën e Re dhe e njeh Perëndinë si të vetmin Gjykatës të besimit njerëzor.” - Ibid, vol. 5; fq 297. Doktrina, që pranon se Zoti ia ka dhënë kishës të drejtën për të kontrolluar ndërgjegjën njerëzore për të përcaktuar dhe denuar herëzinë është një nga gabimet me rrënjë më të thella të papatit. Ndërsa Reformatorët mohonin sundimin e Romës ata nuk ishin çliruar plotësisht nga fryma e saj e ngurtë. KiM 284.2

Errësira e dendur me të cilën papati kishte mbështjellë gjatë shekujve të gjatë të sundimit të tij vendet dhe popujt e krishtërë nuk ishte shpërndarë tërësisht. Një nga ministrat kryesorë të kolonisë së Gjirit të Massachusëtss tha: “Tolerenca e bëri botën te antikrishtëre dhe dënimi i heretikëve nuk e ka dëmtuar kurrë kishën.” - Ibid., vol. 5; fq.335. Kolonistët nxorrën rregullin që u jepte mundësi zgjedhjeje në qevërinë civile vetëm anëtarëve të kishës. U formua një lloj shtet - kishe, ku të gjithë njerëzve u kërkohej që të kontribuonin në mbajtjen e klerit dhe magistratëve u kërkohej të shtypnin herëzine. Kështu kisha kishte në duart e veta fuqinë sekulare. Nuk kaloi shumë kohe dhe këto masa çuan në një rezultat të pashmangshëm - përsekutimin. KiM 285.1

Roger Williams erdhi në boten e re njëmbëdhjetë vjet pas vendosjës së kolonisë së parë. Ai erdhi ashtu si edhe Shtegtarët e parë për të gëzuar lirinë e besimit, por ndryshe nga ata ai vuri re - atë që vetëm pak njerëz të kohës së tij e kishin vënë re - se kjo liri është e drejta e pamohueshme e të gjithëve, pavarësisht se çfarë besimi kanë. Ai ishte kërkues i etur i së vërtetës, duke mbeshtetur Robinsonin, që besonte se ishte e pamundur që drita e Fjalës së Perëndisë ishte pranuar tërësisht. Williams ishte i pari që në kristianizmin modern e ngriti qevërinë civile mbi doktrinën, që bazohej tek liria e ndërgjëgjës dhe barazia e opinioneve përpara ligjit.” - Bancroft, pt. 1; kap. 15, par. 16. Ai deklaroi se detyra e magjistratëve është të ndalojnë krimin, për ata s’mund ta kontrollojnë dot kurrë ndërgjëgjën. “publiku apo magjistratët - tha ai- mund të vendosin së ç’është e përshtatshme mes njerëzve, por kur ata përpiqen të paracaktojnë detyrat e njeriut ndaj Perëndisë janë krejtësisht gabim dhe nga kjo s’ka siguri, sepse është e qarte se sikur magjistratët të kishin në dorë pushtetin ata mund të dekretonin një sërë opinionesh dhe besimesh sot dhe një sërë tjetër nesër, ashtu siç kanë bërë mbretërit dhe mbretëreshat e Anglisë, ashtu siç kanë vepruar papët dhe këshillat e ndryshëm të Kishës Katolike. - rrjedhimisht, besimi do të kthehej në një pirg konfuzioni.” - Martyn, vol. 5; fq.340. KiM 285.2

Pjesëmarrja në shërbesat e kishës ishte e detyrueshme me anë të gjobave dhe burgimëve. “Williams e hodhi poshtë këtë ligj. Sipas tij statuti më i shëmtuar i kodit anglez ishte ai që e bënte të detyrueshme pjesëmarrjen në kishën famulltare. T’i shtrëngojë njerëzit të bashkoheshin me të tjerë që nuk kishin të njëjtin besim me ta ishte për të shkelje flagrante e të drejtavë të tyre ligjitime, të tërhiqje zvarrë drejt adhurimit publik të pafete dhe ata që nuk kishin dëshirë të merrnin pjesë në të dukej sikur kërkojë me zor hipokrizi...” Askush nuk duhet të detyrohet të adhurojë - shtoi ai - ose të marrë pjesë në një adhurim që nuk i pëlqen.” “Çfarë! - thirrën kundërshtarët e tij të çuditur nga ky parim.” - nuk ia vleka barra qiranë?”. “po, - iu përgjigj ai, - ia vlen për ata që kanë caktuar qiranë.” - Bancroft, pt 1, kap. 15; par. 2. KiM 286.1

Roger Williams njihej dhe respektohej si një ministër* besnik, një njëri me dhunti të rralla, integritet të patundur dhe mirëdashje të sinqertë; e megjithatë, as mohimi i vendosur i pushtetit të magjistratëve civile dhe as kërkesa e tij për liri besimi nuk mund të toleroheshin. Mendohej se zbatimi i kësaj doktrine të re do të “rrezonte shtetin dhe qeverinë e vendit nga themelet”. - Ibid., pt. 1; kap. 15; par. 10. Ai u dënua me dëbim nga kolonite dhe me qëllim që të shmangte arrestimin u detyrua të syrgjynosej në pyje të pashkelura, pavarësisht nga i ftohti dhe stuhitë e dimrit. KiM 286.2

“Për katërmbëdhjetë javë rresht - thotë ai - unë u vërtita i vetëm në një stinë të papërshtatshme dhe në të ftohtë, pa ditur se çdo të thoshin buke dhe shtrat.” Por “korbat me ushqyen në shkretë-tirë” dhe shpesh një e çarë pemë i shërbente si strehë. - Martyn, vol. 5; fq. 349,350. Kështu ai vazhdoi udhëtimin e tij të dhimbshëm përmes borës dhe pyllit të dendur derisa më së fundi u strehua në një fis indian, duke fituar besimin dhe dashurinë e tyre, ndërsa përpiqej t’u mësonte të vërtetat e Ungjillit. KiM 286.3

Pas muajsh ndryshimi dhe endjeje, ai arriti përfundimisht në brigjet e Gjirit Narragensett, ku hodhi themelet e shtetit të parë të kohëve moderne; shtet i cili njohu të drejtën e lirisë së besimit në kuptimin e vërtetë të kësaj të drejte. Parimi themelor i kolonisë se Rogerit ishte “se çdo njeri duhet të jetë i lirë ta adhurojë Zotin sipas dritës së ndërgjegjës së tij” - Ibid., vol. 5; fq. 354. Shteti i tij i vogël, Ishulli Rhode, u kthye në azilin e të shtypurve, duke u rritur e duke lulëzuar derisa parimet e tij më të rëndësishme - liria civile dhe fetare - hodhën themelet ë Republikës Amerikane. KiM 286.4

Në atë dokument të vjetër e madheshtor që u krijua nga stërgjyshërit tanë si dëshmi e të drejtave të tyre - në Deklaratën e Pavarësisë - thuhet: “Ne i pranojmë këto të vërteta si plotësisht të qarta, se njerëzit u krijuan të gjithë të barabartë, se Krijuesi i tyre i ka pajisur ata me disa të drejta të pamohueshme siç janë jeta, liria dhe lufta për të arritur lumturi.” Kushtetuta garanton në terma të qarta mbrojtjen e ndërgjegjës: “Në asnjë post në SHBA nuk do të kërkohet kriteri fetar si kualifi-kim”. “Kongresi nuk do të miratojë ligje përsa i përket vëndosjes së një feje të caktuar, nga ku rrjedhimisht, nuk mund të ndalojë ushtrimin e lirë të saj”. KiM 287.1

“Sistemi i vendosur nga Kushtetuta njohu parimin e përjetshëm sipas të cilit marrëdhenia e njeriut më Perëndinë qëndron mbi legjislaSionin njerëzor dhe i konsideroi si të pakunder-shtueshme të drejtën njerëzore të ndërgjegjës. Arsyetimi nuk është i nevojshem në vendosjën e kësaj të vërtete, sepse ne jemi të ndërgjegjshëm për të, në thellësi të zemrave tona. Ky ndërgje-gjesim, duke mos përfillur ligjet njerëzore u ka dhënë zemër kaq shumë martirëve për të duruar torturat dhe flakët. Ata ndjenë se detyra e tyre ndaj Zotit qëndronte më lart se dekretet njerëzore dhe se njerëzit nuk mund të ushtronin autoritet mbi ndërgjegjet e tyre. Është një parim që ka lindur bashkë me njeriun dhe asgjë nuk mund ta zhdukë.” - Dokumenti i Kongresit (SHBA), seria nr. 200, dokumenti nr. 271. KiM 287.2

Me t’u përhapur lajmi për një vend në të cilin çdo njeri mund t’i kënaqej fryteve të punës së tij dhe të ndiqte bindjet e ndërgjegjës së vet, me mijëra njerëz nga vendet e Evropës nxituan drejt brigjeve të Botës së Re. Kolonitë u shtuan me shpejtësi. “Massachusetts, me anë të një ligji të veçantë me shpenzimet e shtetit u ofronte ndihmë dhe mirëpriste të krishterët e çdo kombësie që kishin mundësinë të kapërcenin Atlantikun për t’u shpëtuar luftrave, zisë së bukës apo shtypjes së përsekutorëve të tyre. “Kështu, të shtypurit dhe të ikurit konsideroheshin nga statuti si miq të shtetit.” - Martyn, vol.5; faqe 417. Njëzet vjet pas zbritjes së parë në Playmouth po aq shtegëtarë ishin vendosur në Anglinë e Re. KiM 287.3

Për të arritur objektivin për të cilin luftuan “ata ishin të kënaqur nga jeta e kursyer dhe e mund-imshme. Nuk i këkonin tokës asgjë më tepër nga frytet e arsyeshme të punës së tyre. Asnjë vizion i artë nuk pati ndonjë shkelqim mashtues në rrugën e tyre. .. KiM 288.1

Ishin të kënaqur nga progresi i ngadaltë, por i palëkundur i qeverimit social. Ata i përballuan me durim mungesat e shkretëtirës, duke e ujitur pemën e lirisë me lotët e tyre dhe me djersën e ballit derisa ajo hodhi rrënjë thellë në tokë”. KiM 288.2

Minister* - në gjuhën fetare ka kuptimin e pastorit, drejtuesit të shërbesës fetare. KiM 288.3

Bibla përbënte themelin e besimit, burimin e mençurisë dhe kartën e lirisë. Parimet e saj mëso-heshin me zell në shtëpi, në shkollë dhe në kishë, ndërsa frytet e saj manifestoheshin në ekonomi, inteligjencë, pastërti dhe rregull. Dikush mund të ishte banorë për vite me radhë në ngulimin Puritan “dhe të mos kishte parë asnjë pijanec, të mos kishte dëgjuar asnjë mallkim, të mos kishte takuar asnjë lypës”. - Bancroft, pt 1, kap 19, parag. 25. KiM 288.4

U vërtetua edhe një herë se parimet e Biblës janë mbrojtesit me të sigurt të madhështisë së një kombi. Kolonitë e dobëta dhe të izoluara u kthyen në nje konfederatë shtetesh të fuqishme dhe bota vuri re me habi paqën dhe lulëzimin “e një kishe pa pafe dhe e një shteti pa mbret”. Por një numër gjithnjë e më i madh njerëzish erdhen në brigjet e Amerikës dhe u banuan atje nga motive krejtë-sisht të ndryshme nga ato të Shtegëtarëve të parë. KiM 288.5

Edhe pse besimi dhe pastertia e hershme ushtronin një pushtet të gjërë dhe shndërrues, përsëri ndikimi i tyre u dobësua gjithnjë e më tepër me rritjën e numrit të atyre që kërkonin vetëm përfitim tokesor. KiM 288.6

Rregulli i ndjekur nga kolonistët e parë, sipas të cilit e drejta e votës apo emërimit në postë të rëndësishme të qevërisë civile u njihej vetëm anetarëve të kishës çoi në rezultate shkatërrimtare. Kjo masë u pranua për të ruajtur pastërtinë e shtetit, por rezultoi në korrupsionin e kishës. KiM 288.7

Duke qenë se feja ishte kusht për të drejtën e votës dhe emërimin, shumë njerëz, të nisur vetëm nga motive të politikës botërore, u bashkuan me kishën pa përjetuar ndryshim në zemrat e tyre. Kështu kishat përbenin, në një mase të konsiderueshme, nga persona të pashndërruar shpirtërisht, e madje edhe mes pastorëve kishte nga ata që jo vetem predikonin rreth një doktrine të gabuar, por edhe qe nuk e njihnin fuqinë rinovuese të Shpirtit të Shenjtë. U manifestuan përseri rezultatet e mbrapshta, që janë ndeshur shpesh në historinë e kishës që nga koha e Kostandinit deri në ditet tona, rezultate, që kanë të bëjnë me ndërtimin e kishës me anë të ndihmës se shtetit, me mbështetjën nga pushteti sekular i Ungjillit të Atij që deklaron: “Mbreteria ime nuk rrjedh nga kjo botë” - Gjoni 18:36. Bashkimi qoftë në shkallë të vogël mes kishës dhe shtetit duket sikur sjell botën me afër kishës, por në realitet çon kishën më afër botës. KiM 289.1

Pasardhësit e Robinsonit dhe Roger Williamsit nuk e përfillën më parimin e madh të përkrahur dikur nga etërit e tyre, që e vërteta është progresive dhe që të krishterët duhet të pranojnë të gjithë dritën që mund të rrezatohet nga Fjala e shenjtë e Perëndisë. Kishat Protestante të Amërikës - ashtu si ato të Evropës - patën dobi nga bekimet që morën nga ReformaSioni, por dështuan atëherë, kur duhej të çanin përpara në rrugën e reformës. Megjithëse herë pas herë u shfaqen njerëz besnikë, që shpallën të vërteta të reja dhe nxorrën në pah gabimet e së kaluarës, pjesa më e madhe ashtu si çifutët e kohës se Jezusit dhe papistët e kohës së Luterit, ishin më se të lumtur që të besonin atë, që patën besuar baballarët e tyre dhe të jetonin ashtu, si patën jetuar ata. Kështu feja degradoi përseri drejt formalizmit dhe gabimet dhe superstiSionet që do të ishin flakur tej sikur kisha të kishte vazhduar të ecte në dritën e Fjalës së Zotit, u forcuan dhe u mbajtën gjallë. Gradualisht fryma e ushqyer nga ReformaSioni vdiq derisa në kishat protestante ndjehej nevoja e reformës, po ashtu siç ndjehej kjo nevojë në Kishat Katolike të kohës së Luterit. Ekzistonte e njejta lidhje me tokësoren, e njëjta pandjeshmëri shpirtërore, i njëjti respekt për opinionet e njerëzve dhe i njëjti zëvendesim i mësimëve të Fjalës së Perëndisë me teoritë njerëzore. KiM 289.2

Përhapja e madhe e Biblës në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe njëkohësisht e dritës që ajo solli në botë nuk u pasua nga i njëjti përparim në dijet mbi të vërtetat e zbuluara apo të fesë së rinovuar. Satani nuk mund t’i mbante me njerëzit larg Fjalës se Zotit siç kishte bërë më parë; ajo tashmë ishte afër tyre, por që të arrinte akoma qëllimin e tij, ai i bëri shumë prej tyre që të mos e merrnin Biblën seriozisht. Njerëzit i mohuan Shkrimet e Shenjta dhe rrjedhimisht vazhduan të pranonin interpretime të rreme dhe të ushqenin doktrina që s’kishin asnjë bazë në Bibël. KiM 290.1

Duke vënë re dështimin e përpjekjeve të tij për të shtypur të vërtetën me anë të përsekutimit, Satani vuri në zbatim planin e kompromisit, që rezultoi në heqjen dorë nga besimi dhe në formimin e Kishës së Romës. Ai i nxiti të krishterët të bashkoheshin, tashme jo me paganët, por me të gjithë ata, që nëpërmjet përkushtimit të tyre ndaj gjërave tokësore, provuan se ishin po aq idhujtare sa edhe adhuruesit e këtyre imazheve. Rezultatet e këtyre bashkimëve ishin po aq shkatërruese sa ato të shekujve të mëparshëm, mbizotëruan nën maskën e fesë krenaria dhe ekstravaganca dhe kishat u korruptuan. Satani vazhdoi të shtrebëronte doktrinat e Biblës, ndërsa traditat që u sollën rrenim miliona njerëzve, po rrënjoseshin gjithnjë e më thellë. Kisha në vend që të ruante “besimin që dikur ia dha shenjtorëve”, ngriti lart dhe mbrojti këto tradita. Kështu parimet për të cilat kishin punuar dhe vuajtur aq shumë Reformatorët u moren nëpër këmbë. KiM 290.2

1. Besëlidhja e Pelegrinëve për të “ecur së bashku në gjithçka” me mënyrat (e Zotit), mënyra të njohura apo mënyra për tu bërë të njohura, ishin një “parim jetësor për Protestantizmin.” A keni bërë ndonjë besëlidhje me Perëndinë për të ndjekur Atë në të gjithë të vërtetën që Ai na zbulon? KiM 290.3

2. “Rregullat e adoptuara nga kolonizatorët e hershëm i lejimit për të votuar apo për të mbajtur poste zyrtare në qeverisje i vetëm anëtarëve të kishës, çoi në rezultatet më të dëmshme.” Cilat janë pasojat e kufizimit të pjesëmarrjes politike vetëm për një klasë njerëzish? KiM 291.1

3. RogerWilliam besonte se liria e besimit ishte “e drejta e të gjithëve”, çfarëdo qoftë kredoja e tyre.” Si na hedh dritë mbi këtë çështje parabola e Jezusit për grurin dhe egjrën tek (Mateu 13:24-30)? KiM 291.2

4. Pelegrinët nuk mund ta praktikonin besimin e tyre në Angli sepse “kisha e mbështetur nga autoritete civile, nuk lejonte disidentët.” E megjithatë, kur ata shkuan në Botën e Re, Pelegrinët imponuan të njejtat kufizime tek të tjerët. Cili ishte qëllimi i tyre dhe cilat qenë pasojat? KiM 291.3