Konflikti I Madh
15.—Bibla dhe RevoluSioni Francez
Në shek.16. ReformaSioni, duke ua hapur Biblën njerëzve, u përpoq që të ishte i pranueshëm në të gjitha vendet e Evropës. Disa kombe e pritën atë me gëzim, tamam si lajmëtarin e Qiellit. Në disa vende të tjera papati e ndaloi me sukses hyrjen e tij dhe drita e njohurisë mbi Biblën, si edhe ndikimi i saj frymëzues u përjashtuan tërësisht... Në një vend, edhe pse drita gjeti shtegun e hyrjës, ajo nuk u kuptua nga errësira. Për shekuj me radhë e vërteta dhe e gënjeshtra luftuan për të mbizotëruar. Më së fundi e keqja triumfoi dhe e vërteta e Qiellit u flak tej. “E ky është shkaku i denimit: Drita erdhi në botë, por njerëzve u pelqeu më shumë errësira, sepse ata vazhdojnë të veprojnë keq” - Gjoni 3:19. Kombit iu desh të vilte rezultatet e rrugës që kishte zgjedhur. Kufizimi që sjell Shpirti i Perëndisë i braktisi këta njerëz, që e kishin përbuzur dhuratën e mëshirës së Tij. E keqja u lejua që të fitonte epërsi. Dhe bota mbarë pa frutin e mohimit me kokëfortësi të dritës. KiM 259.1
Lufta kundër Biblës, që kishte vazhduar për vite me radhë në Francë, arriti pikën kulmorë gjatë skenave të RevoluSionit. Ai shpërthim i tmerrshëm ishte rezultat i ligjshëm i shtypjes që Roma u bëri Shkrimeve të Shenjta. Ajo përfaqëson shembullin më të dukshem të shfaqjës së politikës së papatit që bota ka përjetuar - ilustrim i rezultatëve drejt të cilave prirej mesimi mijëvjeçar i Kishës së Romës. KiM 259.2
Profetët e kishin paralajmëruar shtypjën që do t’u bëhej Shkrimeve të Shenjta gjatë pushtetit suprem të papatit si dhe pikat kyçe të rezultateve të tmerrshme që do të kishte ky zoterim “i njeriut të mëkatit”, veçanërisht në Francë. KiM 259.3
Engjëlli i Zotit tha: “Për 42 muaj ata do ta shkretojnë Jeruzalemin, qytetin e shenjtë. Unë do t’i dërgoj dy dëshmitarët e mi. Ata mbajnë zi e do të shpallin, nën frymëzimin e Shpirtit të Perëndisë, për 1260 dite atë me të cilën i ngarkoi Perëndia... Kur ta mbarojnë shpalljen e lajmit të tyre, Egërsira, Bisha që del nga Humnera, do të luftojë me ta, do t’i mundë dhe do t’i vrasë. Kufomat e tyre do të rrinë në tregun e Jeruzalemit, qytetit të madh ku u kryqëzua Zoti i tyre. Emri i figurshëm i atij qyteti do të jetë Sodoma ose Egjipti. Banorët e tokës do të gëzohen për vdekjen e tyre dhe do t’i ndajnë dhurata njeri - tjetrit, sepse të dy këta profetë u shkaktuan tortura. Por pas tri ditësh e gjysëm, Perëndia i gjallëroi përsëri profetët me frymën e Tij dhe ata u ngritën përsëri në këmbë. Të gjithë ata që e panë këtë u tremben shumë.” Zbulesa 11:2-11. KiM 260.1
Përmendën këtu dy periudha - “42 muaj” dhe “1260 ditë” - që përfaqësojnë saktësisht kohën gjatë së cilës Roma shtypi kishën e Krishtit. Të 1260 vjetët e epërsisë së papatit filluan në vitin 538 e.s. dhe kështu duhej të përfundonin në vitin 451798. KiM 260.2
Pikërisht në atë kohë, një ushtri franceze pushtoi Romën dhe e burgosi Papën derisa ai vdiq në mërgim. Edhe pse u zgjodh menjëherë një papë i ri, hierarkia e ushtruar nga papati s’ka qenë kurrë aq e fuqishme sa ajo e mëparshmja. KiM 260.3
Përsekutimi i kishës nuk vazhdoi gjatë gjithë kësaj periudhe 1260- të vjeçare. Perëndia mëshirë-plotë e shkurtoi kohën e kësaj prove të vështirë. Duke paratreguar për “shpagimin e madh”, që do të rëndonte mbi kishën, Shpëtimtari tha: “Në qoftë se Zoti nuk do ta shkurtonte atë kohë të terrorit, asnjëri nuk do të shpëtonte gjallë. Por Ai e shkurtoi për hir të të zgjedhurve të Tij.” - Mateu 24:22. Përsekutimit iu dha fund përpara vitit 1798, falë ndikimit të ReformaSionit. KiM 260.4
Duke pasur parasysh dy dëshmitarët, profeti më tej deklaron: “Dy dëshmitarët janë dy ullinjtë dhe dy shandanët, që qëndrojnë para Zotit të botës” — Zbulesa 11:4; Psalmisti thotë: “Fjala jote është pishtar para hapave të mi, është një dritë që ndriçon rrugën time.” - Psalmi 119:105. Dy dëshmitarët përfaqësojnë Shkrimet e Shenjta, Dhiatën e Re dhe Dhiatën e Vjetër. Ato janë dëshmi të rëndësishme të origjinës dhe përjetësisë së Ligjit të Perëndisë. Ato dëshmojne gjithashtu për planin e shpëtimit. Simbolet, flijimet dhe profecitë e Dhiatës së Vjetër përqendrohen në figurën e një Shpëtimtari që po vinte. Ungjillët dhe letrat e Dhiatës se Re tregojnë për një Shpëtimtar, qe ka ardhur pikerisht ashtu siç e kishin paratreguar ardhjen e Tij simbolet dhe profecia. KiM 261.1
“Ata do të mbajnë zi për 1260 ditë.” Dëshmitarët e Perëndisë gjatë pjesës më të madhe të kësaj periudhe qëndruan në errësirë. Fuqia e papatit u përpoq t’ua fshihte njerëzve fjalën e së vërtetës dhe u shpalli atyre dëshmitarë të rremë për ta kundërshtuar dëshminë e saj. Kur autoritet fetare dhe sekulare e ndaluan Biblën; kur njerëzit dhe demonët u përpoqen me sa mundën për t’i larguar mendjet njerëzore prej saj, duke shtrëmbëruar dëshminë që ajo përfaqesonte, kur të gjithë ata që guxuan t’i shpallnin të vërtetat e saj të shenjta u gjurmuan, u tradhëtuan, u torturuan, u groposen në qeli, u kthyen në martirë për besimin e tyre u detyruan të syrgjynoseshin në kështjellat e maleve apo të mbylleshin në strofullat dhe guvat e tokës - atëherë ishin në zi edhe dëshmitarët besnikë. E megjithatë ata vazhduan të dëshmonin pa u ndalur gjatë gjithë periudhes 1260 - vjeçare. Edhe në kohët më të errëta kishte njerëz besnikë, që e donin Fjalën e Zotit dhe e ngriten lart nderin e Tij. Pikërisht këtyre njerëzve iu dha mençuri, energji dhe autoritet për të shpallur të vërtetat e Tij gjatë kësaj periudhe. KiM 261.2
“Në qoftë se ndokush kërkon t’u bëjë keq, nga goja do t’u dalë zjarr dhe do t’i përpijë armiqtë e tyre. Në këtë mënyrë mbarojnë të gjithë ata që kërkojnë t’u bëjnë dëm.” — Zbulesa 11:5. Njerëzit që marrin nëpër këmbë Fjalën e Perëndisë nuk mund të mos ndëshkohen. Kuptimi i këtij denoncimi të frikshëm qartësohet në kapitullin e fundit të Zbulesës:... “Unë, Gjoni, paralajmeroj cilindo që i dëgjon fjalët profetike të këtij libri: kush u shton këtyre fjalëve ndonjë send, atij do t’ia shtojë Perëndia plagët e përshkruara në këtë libër. Por kush i heq ndonjë fjalë këtij libri, atij do t’ia heqe Perëndia pjesën në pemën e jetës dhe në qytetin e shenjtë që janë përshkruar në këtë libër.” Zbulesa 22:18,19. KiM 261.3
Të tilla janë paralajmerimet që ka dhënë Perëndia për t’i mbajtur njerëzit larg nga çfarëdo lloj ndryshimi që ata mund të ndërmarrin mbi ato që ua ka zbulluar apo komanduar vetë Ai. Këto denoncime solemne u drejtohen të gjithë atyre që përdorin influencën e tyre për të udhëhequr të tjerët drejt nënvleftësimit të Ligjit të Perëndisë. KiM 262.1
Të gjithë ata që paturpësisht e konsiderojnë bindjen apo mosbindjen ndaj Ligjit të Zotit si problem pa rëndesi duhet të dridhen nga frika e këtyre denoncimëve. Të gjithë ata që lartësojnë opinionet e tyre mbi zbulesën hyjnore, ata që ndryshojnë kuptimin e qartë të Shkrimit te Shenjtë në përputhje me rehatinë e tyre apo për t’u pajtuar me botën, po marrin mbi supe një përgjegjësi të frikshme. Fjala e shkruar, Ligji i Zotit do të përcaktojë karakterin e çdo njeriu dhe do të denojë të gjithë ata që e konsiderojnë të paplotë këtë kriter të pagabueshëm. KiM 262.2
“Kur ata të kenë mbaruar (të jenë duke mbaruar) dëshminë e tyre”... Periudha e dëshmisë së dy dëshmitarëve në zi përfundoi në vitin 1798-të. E ndërsa ata po i afroheshin fundit të punës së tyre në errësisë, fuqia e përfaqësuar si “Egërsira, Bisha që del nga Humnera” u shpalli luftë atyre. Në shumë vënde të Evropës, Satani kishte kontrolluar për shekuj më radhë, nëpërmjet papatit, forcat shtetërore dhe fetare. Por këtu del në pah një manifestim i ri i fuqisë satanike. KiM 262.3
Dhënia e Biblës në gjuhë të panjohura dhe fshehja e saj nga njerëzit nën preteksin e shfaqjës së nderimit ndaj saj, kishte qenë politika e Romës për një kohë të gjatë. Nën sundimin e saj dëshmitarët dëshmuan: “në zi”. Por u ngrit një fuqi tjetër — Egërsira, Bisha e humnerës - që i shpalli luftë Fjalës së Perëndisë. KiM 262.4
“Qyteti i madh”, në rrugët e të cilit u therën dëshmitarët dhe ku u derdhën trupat e tyre pa jetë, është “shpirtërisht, frymërisht” Egjipti. Nga të gjitha kombet që prezantohen në historinë biblike është Egjipti ai që e mohoi me këmbëngulje ekzistencën e Perëndisë që jeton dhe i rezistoi Urdhëresave të Tij. Mbreti i Egjipti, faraoni ishte monarku që guxoi me shumë se të tjerët të rebëlonte haptazi ndaj autoritetit të Qiellit. Kur Moisiu në emër të Zotit i solli mesazhin ai u pergjigj me krenari: “E kush është Zoti? Përse ta dëgjoj dhe ta lejoj popullin e Izraelit të shkojë?” - Libri i Daljës, Eksodi 5:2 A.R.V. Ky është ateizëm. Kombi i përfaqësuar nga Egjipti do t’i mohonte në të njejetën mënyrë kërkesat e Zotit që jeton dhe do të manifestonte të njejtin shpirt mosbesimi dhe provokimi. “Qyteti i madh” krahasohet gjithashtu “shpirtërisht, frymërisht” me Sodomen. Korrupsioni që thyerja e Ligjit të Perëndisë solli në Sodom u shpreh veçanërisht në shthurje morale. Kombi që do të përmbushte kushtet e përshkruara në Shkrimin e Shenjtë do të karakterizohej nga i njëjti mëkat. KiM 262.5
Sipas fjalëve të profetit, një fuqi me origjinë dhe karakter satanik, do të shfaqej për t’i shpallur luftë Biblës, pak përpara vitit 1798. Dhe pikërisht aty, ku dëshmia e dy dëshmitarëve të Perëndisë nuk do të dëgjohej më, do të manifestoheshin ateizmi i faraonit dhe shthurja e Sodomit. KiM 263.1
Kjo profeci është përmbushur plotësisht dhe dukshem në historinë e Francës. Gjatë RevoluSionit, në vitin 1793 “bota dëgjoi për herë të parë një asamble njerëzish, të lindur e të edukuar në qytetë-rim, që kishin marrë mbi vete të drejtën për të qeverisur një nga kombet më të shquar evropiane zërin së bashku për të mohuar të vërtetën me solemne që pranon shpirti njerëzor dhe që unanimisht hoqen dorë nga besimi dhe adhurimi i një madhërie”. - Z. Walter Scott; “Jeta e Napoleonit”, vol.I., kap. 17. “Franca është i vetmi vend në Botë, në të cilin kanë mbijetuar të dhëna autentike që provojnë se ajo rebeloi haptazi kundër Autorit të Universit. Kanë ekzistuar e vazhdojnë të ekzistojnë me mijëra blasfemuesë, me qindra ateistë në Angli, Gjermani, Spanje e në vende të tjera, por Franca qëndron veç në historinë e botës, si i vetmi shtet që deklaroi me anë të një dekreti të asamblesë Kushtetuese se nuk ka Zot dhe duke dëgjuar këtë njoftim e gjithë popullsia e kryeqytetit si edhe pjesa më e madhe e popullsisë së fshatit, burra dhe gra, kënduan dhe kërcyen nga gëzimi.” - Blackwood’s Magazine, nëntor 1870. KiM 263.2
Franca mishëroi gjithashtu karakteristikat që shquan Sodomen. Gjatë RevoluSionit u manifestua e njejta gjendje poshtërimi moral dhe korrupsioni që kishte sjellë dikur shkatërrimin e qytetëve të rrafshinës. Dhe historiani paraqet dhe ateizmin edhe shthurjen e Francës, pikërisht ashtu si janë dhënë edhe në profeci: “Lidhja e ngushte me ligjet që prekën fenë ishte arsyeja e dobësimit të martesës si bashkim - lidhja më e shenjtë që formohet mes dy qeniësh njerëzore, qëndrueshmeria e se cilës çon në konsolidimin më të fortë të shoqërisë - deri në atë pikë, saqe ajo u kthye thjesht në një kontratë civile me karakter kalimtar, të cilin mund ta lidhnin dy persona çfarëdo dhe të zgjidhej nga kënaqësitë... Në qoftë së shokët do t’i hynin punës për të zbuluar një mënyrë efikase për të shkatërruar gjithçka të nderëshme, të hijshme dhe të qëndrueshme në jetën familjare dhe te kishin në të njejtën kohë sigurinë që demi - krijimi i të cilit kishte qenë qëllimi i tyre - do të përjetonte nga brezi në brez, ata nuk do të mund të zbulonin një plan më efikas se shkatërrimi i martesës... Sophie Arnoult, aktore e famshme për gjërat e mençura që thoshte, e përshkroi martësen publike si “simbol të tradhëtisë bashkëshortore” - Scott, vol. I, k. 17. KiM 264.1
“Kur u kryqëzua Zoti i tyre” Franca përmbushi gjithashtu edhe këtë karakteristikë të profecisë. Në Francë shpirti i armiqësive kundër Krishtit ishte shfaqur me dukshëm se kudo tjetër. Në asnjë vend tjetër e vërteta nuk ishte ndeshur me një kundërshtim të tillë mizor dhe të ashpër. Përsekutimi që ra mbi dëshmitarët e lajmit të mirë tregoi se Franca e kryqëzoi Mesinë sa herë dënoi nxenësit e Tij. KiM 264.2
Gjaku i shenjtorëve u derdh për shekuj me radhë. Albigenset46 e Francës dëshmuan mbi të vërte-tën ashtu si edhe vëllezërit e tyre, Waldenset, që dhanë jetën në malin Piemond “për Fjalën e Perën-disë dhe për dëshminë e Jezus Krishtit”. Gjatë ditëve të ReformaSionit, nxënësit e Tij gjetën vdekjën nga torturatë e tmërrshme. Mbreti dhe fisnikët, gratë e familjëve të larta dhe vajzat e reja, krenaria dhe fisnikëria e kombit, kishte bërë festë mbi agonite e këtyre martirëve të Jezusit. Huguenatsit e guximshëm, duke luftuar për ato të drejta që konsideroheshin si të shenjta nga çdo zemër njerëzore, kishin derdhur gjakun mbi shumë fusha betejash të veshtira. Protestanët dolën jashtë Ligjit, një çmim u vu për kokat e tyre dhe ata ndiqeshin si kafshë të egra. KiM 264.3
“Kisha e shkretëtirës”, ai grup i vogël i pasardhësve të kristianëve të hershëm, që ekzistonte akoma në Francë në shekullin e 18-të, duke u fshehur maleve të jugut, mbajti akoma gjallë besimin e etërve të tyre. Kalorët i ndiqnin, ndërsa ata udhëtonin për t’u takuar natën në male ose në shqopishta të shkreta, duke i mbyllur në burgje dhe në skllavëri të përjetshme. Njerëzit më të pastër, më të zgjedhur e më inteligjentë të Francës u vunë në zinxhirë, duke u torturuar barbarisht si vjedhës dhe vrasës. Të tjerët, me të cilët u sollën më me mëshirë, u vranë më gjakftohtësi, ndërsa ata gjunjëzoheshin, të paarmatosur e të pashpresë, për t’u lutur. Trupat pa jetë të qindrave të moshuarve, grave të pambrojtura dhe fëmijëve të pafajshëm, u lanë në tokë pranë vendëve të takimit. Ishte e zakonshme që të gjejë “trupa pa jetë, që ndotnin lëndinën në çdo katër hapa dhe skelete që vareshin në pemë”, ndërsa udhëtoje në malet dhe pyjet, që ishin vendet ku ata e kishin bërë zakon të mblidheshin. Vendi i tyre, shkatërruar nga shpata, nga sëpata dhe nga turrat e druve “ishte kthyer në një shkretëtirë të errët dhe të madhe”. Këto barbarizma nuk ndodhën... në mesjetë, por në kohën e shkelqyer të Luigjit të 14-të. Gjatë asaj kohe u kultivua shkenca, shkëlqeu letërsia dhe teologët e oborrit mbretëror dhe të kryeqytetit ishin njerez të ditur dhe elokuent, të prekur thellësisht nga mëshira për të përulurit dhe nga mirësia”. - Ibid.,b.22,k.7. KiM 265.1
Por Masakra e Bartolomeut ishte më e errëta e katalogut të zi të krimëve, më e tmerrshmja ndër aktet mizore të të gjithë kohërave. Bota akoma mban mend më tmerr drithërues skenat e atij sulmi mizor dhe prelatët e Romës e aprovuan këtë punë të tmerrshme. Këmbana që ra në errësirën e natës ishte sinjali i therjës. Me mijëra protestante, që flinin të qetë në shtëpitë e tyre duke i besuar fjalës së nderit të mbretit u tërhoqen zvarrë dhe u vranë pa paralajmerim dhe me gjakftohtësi. KiM 265.2
Ashtu si Mesia ishte udhëheqësi i padukshëm i njerëzve të Tij gjatë çlirimit të tyre nga Egjipti, ashtu edhe Satani ishte udhëheqësi i padukshëm i varësve të tij gjatë punës mizore për të shtuar numrin e martirëve. Masakra vazhdoi në Paris për shtatë ditë, tri ditet e para me një furi të pabesueshme. Ajo madje nuk u kufizua vetëm brenda qytetit, por me një urdhër të veçante të mbretit u zgjërua edhe në provincat dhe qytetet e tjera ku jetonin protestante. Nuk u respektuan as mosha dhe as gjinia. Nuk u kursye as foshnja dhe as burri me thinja të bardha në kokë. Fisniku dhe fshatari, i vjëtri dhe i riu, nëna dhe fëmija patën të njejtin fund. Kjo masakër vazhdoi në të gjithë Francën për dy muaj. U zhdukën 70 000 veta nga lulja e kombit. KiM 266.1
“Kur lajmi i masakrës arriti Romën, ngazëllimi i klerit s’kishte kufi. Kardinali i Lorenës i dha lajmëtarit 1000 korona si shpërblim, topi i ShënAngelos gjëmoi në një përshëndetje gëzimi; ranë këmbanat e çdo kulle, zjarrët e mëdha e kthyen natën në ditë dhe Gragori i 13-të, i ndjekur nga kardinalë dhe autoritete të larta kishtare, shkoi në kishën e ShënLuizit, ku kardinali i Loren e skendoi psalmin e Të Deum-it... Për të përkujtuar masakrën u derdh një medalje dhe sot në Vatikan mund të shihen tre afreskët e Vasarit, që përshkruajnë sulmin mbi admiralin, mbretin në këshill, duke komplotuar masakrën dhe në të tretën vetë masakrën. Gregori i dërgoi Karlit “Trëndafilin e Artë” dhe vetëm katër muaj pas masakrës... ai dëgjoi i vetëkënaqur shërbesën e një prifti francez që foli mbi “atë ditë të mbushur me lumturi dhe gëzim, kur ati i shenjtë mori lajmin dhe shkoi solemnisht për të falendëruar Perëndinë dhe Shën Luizin”. — Henry White, “Masakra e Shën Bartolomeut”, k.14; parag.34 KiM 266.2
I njëjti shpirt drejtues që nxiti Masakrën e ShënBartolomeut udhëhoqi gjithashtu skenat e RevoluSionit. Jezu Krishti u quajt mashtrues dhe britma tallëse e të pafeve franceze ishte kjo: “Shtypni të këqin, duke pasur parasysh Krishtin!!! Blasfemia e marrë kundër qiellit dhe e keqja e urryer punuan kokë me kokë dhe kështu njerëzit me të ulët, përbindëshat më të harruar të mizorisë dhe vesëve u ngjitën në shkallët më të larta. Nga e gjitha kjo Satanit iu bënë nderimet e rastit, ndërsa Krishti u kryqëzua, pavarësisht nga karakteristikat e Tij, të së vërtetës, të pastërtisë dhe të dashurisë pa kufi. KiM 266.3
“Egërsira, Bisha që del nga Humnera do të luftojë me ta, do t’i mundë dhe do t’i vrasë”. Në France, fuqia ateiste në pushtet gjatë RevoluSionit dhe periudhës që njihet në histori si Mbretërimi i Terrorit, ndërmori një luftë të tillë kundër Zotit dhe Fjalës së Tij të shenjtë, që nuk kishte parë ndonjëherë më parë. Adhurimi i Këshillit47 u ndalua nga Asambleja Kombetare. Urrejtja u manifestua hapur në mbledhjen dhe djegien publike të Biblave. Ligji i Perëndisë u shkel më këmbë. U anulluan të gjitha instituSionet që kishin të bënin me Biblën. Dita e pushimit të përjavshëm u harrua dhe në vend të saj çdo dhjetë ditë bëhej aheng dhe blasfemohej. U ndaluan si pagëzimi ashtu edhe shërbesa e komunionit, Darka e Zotit. Shpalljet e vëna me ndërgjegje në varreza e konsideronin vdekjen si një gjumë të përjetshëm. KiM 267.1
Të kishe frikë nga Zoti nuk ishte zgjuaresi, përkundrazi ishte budallallëk. U ndalua çdo lloj adhurimi fetar, përveç adhurimit të lirisë dhe atdheut. “Peshkopi i plotëfuqishëm i Parisit doli para popullit për të luajtur rolin kryesor në farsën më të paturpshme dhe skandaloze qe ishte luajtur ndonjëherë në një përfaqësim kombëtar... Ai u shfaq i ndjekur nga një procesion i gjatë, për të deklaruar përpara Kuvendit së feja mbi të cilën ai kishte dhënë mësime për kaq vjet me radhe ishte në çdo aspekt krijim i duarve të një prifti, që nuk bazohej as në histori dhe as në të Vërtetën e shenjtë. Ai e mohoi, në terma të sakta e solemne, ekzistencën e një Madhështie, adhurimit të të cilit ai i kishte përkushtuar jetën e tij dhe deklaroi se në të ardhmën do t’i kushtohej nderimit të lirisë, barazisë, virtytit dhe moralit. Pas kësaj ai vendosi mbi tavolinë dekoraSionet e tij peshkopale dhe u përqafua vëllazërisht me presidentin e Kuvendit. Shembulli i këtij prelati u ndoq nga një numër i madh priftërinjsh femohues.” - Scott, vol. I, k.17 KiM 267.2
“Banorët e tokës do të galdojnë për vdekjën e tyre dhe do t’i ndajnë dhurata njeri - tjetrit, sepse të dy këta profetë u shkaktuan tortura”. Franca e pafe ia mbylli gojën zërit akuzues të dy dëshmitarëve të Zotit. Fjalët e së vërtetës u shtrinë pa jetë në rruget e saj dhe të gjithë ata që urrenin kufizimet dhe kërkesat e Ligjit të Perëndisë, u ngazëllyen. Njerëzit sfiduan publikisht Mbretin e Qiellit. Ata bërtitën ashtu si mëkatarët e hershëm: “Perëndia nuk vë re asgjë. E si mund ta dijë Ai lart në qiell se çfarë bëhet këtu poshtë?” - Psalmi 73:11 KiM 268.1
Njëri nga priftërinjtë e urdhërit të vjetër, me një guxim blasfemik të pabesueshëm tha: “Perëndi, në qoftë së ekziston hakmerru për emrin Tënd të plagosur. Po! Të sfidoj! Ti qëndron i heshtur; Ti nuk guxon të lëshosh bubullimat e Tua. Kush do të besojë pas kësaj në ekzistencën Tënde?” - Lacretelle, Histori, vol. I,k.10. Sa e ngjashme është kjo me pyetjen e Faraonit: “E kush është Zoti? Përse ta dëgjoj dhe ta lejoj popullin e Izraelit të shkojë? Unë nuk e njoh Zotin...” KiM 268.2
“Janë të marrë ata që thonë: Nuk ka Perëndi që t’i japim llogari!” - Psalmi 14:1. Dhe vetë Zoti ka deklaruar kështu për ata që shtrëmberojnë të vërtetën: “... do të jetë e qartë për të gjithë se veprojnë pa mend...” - 2 Timoteut 3:9. Pasi Franca hoqi dorë nga adhurimi i Perëndisë që jeton, “i të Lartit dhe Kryelartit që jeton përjetësisht”, iu desh pak kohe për të zbritur në idhulltari, nëpërmjet adhurimit të perëndeshës së arsyës, e personifikuar në figurën e një gruaje të çthurur. E kjo ndodhi në asamblenë përfaqësuese të kombit nga autoritetet më të larta civile dhe legjislative! Historiani thotë: “Një nga ceremonitë e kësaj periudhe të çorientuar nuk mund të krahasohet me të tjerat për kombinimin e absurditetit me mungesën e respektit. Dyert e Kuvendit iu hapen një bande muzikantësh që paraprinin hyrjen e procesionit solemn të anetarëve bashkiakë, duke kënduar një himn në lavdërim të lirisë dhe duke shoqeruar objektin e adhurimit te tyre të ardhshëm, një grua të mbuluar me vello, të cilën ata e quajtën Perëndesha e Arsyes. Me t’u futur në salle ajo u zbulua me temena dhe u vendos në krah të djathtë të presidentit, zakonisht e mëshiruar nga nje prej kërcimta-rëve të operas... Kuvendi Kombëtar i Francës i bëri këtij personi nderim publik, si përfaqësuesi më i denjë i arsyes që ata adhuronin. KiM 268.3
“Kjo pantonimë qesharake dhe fallso hyri në modë, dhe vendosja e Perëndeshës së Arsyes u rinovua dhe u imitua në të gjithë vendin, në ato vende, banorët e të cilëve dëshironin të shfaqeshin si të barabartë me të gjitha nivelet e RevoluSionit”.- Scott,vol.I,k.17. KiM 269.1
Oratori që paraqiti adhurimin e Arsyës tha: “Legjislatorë! Fanatizmi i hapi rrugën arsyës. Sytë e tij të mjegulluar nuk mund ta duronin shkëlqimin e dritës. Sot, poshtë këtyre varreve gotike, është shfaqur një bashkëpërkim i pafund, i cili rikujton për herë të parë të vërtetën. Atje, francezët festuan adhurimin e vetëm të vertete - atë të Lirisë. atë të Arsyës. Atje ne kemi uruar prosperitetin e krahëve të Republikës. Atje ne kemi braktisur idhuj të pajetë për të rrokur Arsyen, imazhin e gjatë, kryeveprën e natyrës”. - M.A. Thiers. “Historia e RevoluSionit francez”, vol.2; fq.370,371. KiM 269.2
Kur perëndesha erdhi në Kuvend, oratori e mori ate nga dora dhe duke iu drejtuar asamblese tha: “Mortale mos u dridhnë më përpara gjëmimëve të pafuqishme të një Zoti, që ka krijuar vetëm frikën tuaj, që tani e tutje njihni vetëm Arsyën, asnjë hyjni tjetër. Unë ju afroj imazhin me fisnik e më të pastër, në qoftë së duhet të keni idhuj, flijojuni vetëm një të tilli... Gjunjëzohuni përpara Senatit madhështor të Lirisë, oh! Vellos së Arsyës”. KiM 269.3
“Perëndesha pasi u përqafua nga presidenti, i hipur në një makinë të mrekullueshme u çua përmes një turme pafund, në katedralën e NotreDamit, për t’u vendosur në vend të madhështisë. Atje, ajo u ngrit mbi një altar të lartë dhe u adhurua nga të gjithë të pranishmit”. - Alison, vol. 1, k. 10 KiM 269.4
Pak më pas, kjo ngjarje u pasua nga djegia publike e Biblave. Një herë “Shoqeria Popullore e Muzeut” hyri në hollin e bashkisë, duke bërtitur: “rroftë arsyeja!” dhe duke mbajtur në maje të një shkopi mbetjet gjysmë të djegura të librave të ndryshëm, mes të cilëve libra lutjesh, meshtare dhe Dhiata të Reja e të Vjetra. “Digjni në zjarr, - tha presidenti, - të gjitha budallallëqet që ato ia kishin diktuar racës njerëzore.” — Journal of Paris (Gazeta e Parisit), 1793, nr. 318. Duke iu referuar “Mbledhjës së Historisë Parlamentare” në Buckesrouse, vol. 30; faqe 200,201. KiM 269.5
Ateizmi përfundoi punën e nisur nga papati. Politika e Romës krijoi kushtet e duhura sociale, politike dhe fetare, që përshpejtuan rrënimin e Francës. Shkrimtarët, duke iu referuar tmerreve të revoliSionit, thonë se froni mbreteror dhe kisha janë përgjegjës për këto mizori. Po të themi të vërtetën, vetëm kisha është përgjegjëse për to. Papa dhe klika e tij helmuan mendjet e mbretërve dhe i ngritën ata kundër ReformaSionit, duke e paraqitur këtë të fundit si armik të fronit, mollë sherri që do të ishte fatal për paqën dhe harmoninë e kombit. Gjeniu i Romës frymëzoi nëpërmjet një mase të tillë, mizorite më të tmerrshme dhe shtypjen më poshtëruese që e patën zanafillën tek froni mbretëror. KiM 270.1
Bibla solli kudo shpirtin e lirisë. Mëndjet e njerëzve u zgjuan, kudo ku u pranua Lajmi i Mirë. Ata filluan të flaknin tutje prangat që i patën kthyer në skllevër të injorancës, vesit dhe superstiSionit. Filluan të mendonin e të vepronin si qenie njerëzore. Monarkët e vunë re këtë dhe patën frikë nga despotizmi i tyre. KiM 270.2
Roma nxitoi ta ringjallte frikën e tyre. Në vitin 1525 Papa i tha regjentit1 francez: “Kjo mani — Protestanizmi - nuk do të shtrembërojë dhe nuk, do të shkatërrojë vetëm fenë, por edhe të gjitha principatat, fisnikërinë, ligjet, urdhërat dhe klasat e tjera poshtë saj.” - G. de Felice, “Historia e Protestanteve franceze”, b.1, k.2, par.8. Pas disa vitesh, një nun i papatit e paralajmeronte kështu mbretin: “mos u mashtro! Protestantet do të trondisin si rregullin fetar, ashtu edhe atë civil... Fronin mbretëror e kërcënon i njëjti rrezik si altarin... Paraqitja e një feje të re do të sillte padyshim vendosjen e një qeverie të re”. - D’Aubigne, “Historia e ReformaSionit në Evropë gjatë kohës së Calvinit, b.12; k.36. Teologët u bënë thirrje paragjykimeve njerëzore, duke deklaruar se doktrina Protestante” i josh njerëzit drejt së resë dhe budallallëkut, ajo i rrëmben mbretit dashurinë e devotshme të shtetasve të tij dhe shkatërron si kishën ashtu edhe shtetin”. Kështu Roma ia doli mbanë që ta rrështonte Francën krah kundërshtarëve të ReformaSionit. “Shpata e përsekutimit u zhvesh në Francë, së pari për të lartësuar fronin mbretëror, për të kursyer fisnikët dhe për të ruajtur ligjin”. - Wylie, b.13; k.4 KiM 270.3
Sundimtarët e vendit nuk i parashikuan dot rezultatet e një politike të tillë fatale. Mësimet e Biblës do të kishin mbjellë në mendjet dhe zemrat e njerëzve ato parime të drejtësise, të rregullit, të së vërtetës, të paanësisë dhe të mirëdashjës, që përbejnë themelet e prosperitetit të një kombi. “Drejtësia e bën popullin të madh”, kështu “sundimi i tyre forcohet me drejtësi - Fjalët e Urta 14:34, 16:22. “Meqe të gjithë do të bëjnë atë që është e drejtë” rrjedhimisht “do të ketë paqe dhe siguri përgjithmonë” - Isaia 32:17. Ai që i bindet Ligjit hyjnor padyshim do t’u bindet dhe do t’i respektojë ligjet e vendit të tij. Ai që respekton Perëndinë do të nderojë mbretin sa herë ai ushtron autoritet të drejtë e ligjor. Por Franca e trishtuar e ndaloi Biblën dhe i nxorri jashtë ligjit nxenësit e saj. Shekuj pas shekujsh, njerëz me principe dhe integritet, njerëz me përpikmëri intelektuale dhe fuqi morale, që patën guximin t’i shprehin haptazi bindjet e tyre dhe patën besimin e duhur për të vuajtur për të vërtetën - për shekuj me radhë njerëz të tillë punuan si skllevër nëpër burgje, u zhduken mbi turrat e druve apo u kalbën në qeli. Me mijëra të tjerë shpëtuan, duke u arratisur dhe kjo vazhdoi për 250 vjet pas fillimit te ReformaSionit. KiM 271.1
“Gjatë asaj periudhe të gjatë, të gjithë brezat e francezëve u bënë dëshmitarë të largimit të nxënësve të Ungjillit për shkak të tërbimit të çmendur të përsekutorëve, duke marrë me vete inteligjencën, artin, industrinë dhe rregullin, që si rregull përbënin karakteristikat e këtyre njerëzve për të pasuruar me to vendët në të cilat gjetën strehë. E ndërsa u dhuronin vendëve të tjera të tilla dhunti të mira, ata zbraznin vendin e tyre në të njejtin raport. Në qoftë se gjithçka që u largua do të kishte mbetur në Francë, në qoftë së aftësitë industriale të të mërguarve gjatë këtyre 300 vjetëve do të kishin kultivuar truallin e saj, në qoftë së prirjet e tyre artistike, gjatë këtyre 300 vjetëve, do të kishin përmirësuar manifakturat e saj, në qoftë së gjenialiteti i tyre krijues dhe fuqia e tyre analiti-ke, gjatë këtyre 300 vjetëve, do të kishte pasuruar letërsine dhe do të kishte kultivuar shkencën e saj, në qoftë se mençuria e tyre do të kishte udhehëqur këshillat e saj, guximi i tyre do te kishte luftuar në betejat e saj, drejtesia e tyre do t’u kishte dhënë formë ligjeve të saj dhe feja e Biblës do të kishte fuqizuar intelektin dhe do të kishte qeverisur ndërgjegjen e njerëzve... çfarë lavdie do të kishte qarkuar Francën! Çfarë vendi madhështor, i lulëzuar dhe i lumtur - shembull për kombet e tjerë - do të ishte ajo. KiM 271.2
“Por fanatizmi i pamëshirshëm dhe i verbër dëboi nga trualli i saj çdo mësues virtyti, çdo kampion rregulli, çdo mbrojtës të ndershëm të fronit mbretëror, ai i tha njerëzve që mund t’i kishin dhënë vendit të tyre “famë dhe lavdi” mbi tokë: “Zgjidhni çfarë doni, turrën e druve apo mërgimin”. Së fundi rrënimi i shtetit ishte tëresor, nuk mbeti më ndërgjegje për t’u nxjerrë jashtë ligji, s’meti më fe për t’u tërhequr zvarrë drejt turrës së druve, s’meti më patriotizëm për t’u syrgjynosur”. - Wylie, b.13, k.20. RevoluSioni më tmerrët e tij ishte i vetmi rezultat mizor. KiM 272.1
“Lufta e Huguenotësve solli një rënie të përgjithshmoheshin në 250 000 veta, ndërsa miliona të tjerë për të kënaqur ata ishin denuar të jetonin një jetë të pashpresë dhe degraduese. KiM 272.2
Gjyqi u dorëzua përpara luksit dhe rryshfetit. Mes popullit dhe sunduësve ekzistonte farë pak besim. Të gjitha masat e marra nga qeveria shiheshin me dyshim si të qëllimta dhe egoiste. Për më shumë se gjysëm shekulli përpara RevoluSionit froni ishte në duart e Luigjit të 15-të, i cili edhe në ato kohë të mbrapshta u shqua si një monark dembel, mendjelehtë dhe i dhënë pas qejfit. Me një aristokraci mizore dhe të korruptuar, me klasat e uleta të shoqërisë kaq të varfera dhe injorante, me një gjendje financiare kaq të lëkundur dhe me një popullsi kaq të zemëruar, nuk duhej syri i profetit për të parashikuar një shpërthim të afërt. Mbreti ishte mësuar t’i përgjigjej para lajmërimeve të këshilltarëve të tij kështu: “Përpiquni t’i mbani gjërat në këtë nivel për aq gjatë sa mendohet se do të jetoj unë, pas vdekjes simë të ndodhë çfarë të dojë.” Me kot u parashtrua nevoja e reformës. Ai i vuri re të këqijat, por s’pati as guximin as fuqinë për t’u prerë rrugën atyre. Fati qe e priste Francën vizohet shumë qartë në përgjigjën e tij fyese dhe egoiste: “Pas meje, le të përmbytet!”. KiM 272.3
Roma, duke punuar përmes xhelozisë së mbretërve dhe klasave në pushtet, kishte ndikuar që ata t’i mbanin njerëzit në robëri, duke e ditur mirë se kjo do ta dobësonte shtetin dhe duke synuar, që nëpërmjet kësaj, t’i mbërthënte si sundimtarët, ashtu edhe popujt në skllavërinë e saj. Ajo e dinte, nga një politike e tillë largpamëse, se për t’i robëruar me efektivisht njerëzit prangat duheshin vënë në shpirtin e tyre; e dinte se mënyra më e sigurt për t’i pasur ata gjithmonë në skllavëri ishte që t’i bënte ata të paaftë për të fituar lirinë. Degradimi moral dhe politik ishte një mijë herë më i tmerrshëm se vuajtja fizike që rezultonte nga politika e saj. Njerëzit të braktisur në mësimet e fanatizmit dhe egoizmit dhe të mbetur pa Biblën, kishin përqafuar injorancen dhe superstiSionin dhe ishin zhytur në vese, duke qenë kështu të paaftë për t’u vetëqeverisur. KiM 273.1
Por rezultati i të gjithë kësaj situate ishte krejt ndryshe nga ai që Roma kishte planifikuar. Puna e saj bëri që në vend që masat t’i nënshtroheshin vërberisht dogmave të saj, ata u kthyen n revoluSionare dhe jo besimtare. Romanizmi konsiderohej me përçmim prej tyre si puna e krijuar nga një prift. Ata ia vinin klerit një pjesë të fajit për shtypjen e tyre. I vetmi Zot që njihnin ishte Zoti i skicuar nga Roma; mësimet e saj përbenin të vetmën fe. Kështu që, duke menduar së lakmia dhe mizoria romane ishin frytë të ligjshme të Biblës, ata nuk donin te kishin të bënin fare me Të. KiM 273.2
Roma e kishte këqpërfaqësuar karakterin e Zotit dhe i kishte shtrembëruar kërkesat e Tij dhe tani Herzitë i mohonin si Biblën ashtu edhe Autorin e Saj. Ajo kishte kërkuar një besim të verbër ndaj dogmave të saj, nën të ashtuquajturin shenjtërim të Shkrimeve të Shenjta. Si kundërpërgjigje, Voltaire 49-i dhe shoket e tij hoqën dorë krejtësisht nga Fjala e Zotit dhe përhapen kudo helmin e pabesisë. Roma i kishte gjunjëzuar njerëzit nën thundrën e saj të hekurt dhe tashme, masat, të degraduara e të egërsuara, duke iu zbrapsur tiranisë së saj flaken tej çdo kufizim. Të tërbuar nga mashtrimi shkelqyes, të cilin e kishin ndëruar, ata mohuan bashkë me mashtrimin edhe të vërtetën e ndërsa keqkuptonin shthurjen si liri, skllevërit e vesit iu gëzuan lirisë së tyre të imagjinuar. KiM 273.3
Në fillim të revoluSionit, njerëzve iu dha nga një koncesion i mbetur e drejta e përfaqesimit, që e kalonte numrin e fisnikëve dhe klerit së bashku. Edhe pse pushteti ishte në duart e tyre ata, nuk ishin të përgatitur ta përdornin këtë mundësi me zgjuarsi dhe tolerancë. Të etur për të ndrequr gabimet, të cilat i kishin vuajtur mbi kurriz, ata vendosen të ndërmerrnin rikonstruksionin e shoqerisë. Një popullsi e tillë e inatosur, që ruante në mendje për një kohë të gjatë kujtime të hidhura vuajtjesh, vendosi ta shndërronte rrënjësisht këtë gjendje mjerimi, që ishte bërë e padurueshme dhe të hakmerrej ndaj atyre që i konsideronte si autore të vuajtjeve pafund. Të shtypurit vunë në praktike mësimin që patën mësuar nën zgjedhen e tiranisë, duke u kthyer në shtypës të atyre që dikur i patën shtypur ata vetë. KiM 274.1
Franca e trishtuar korri me gjak atë që pati mbjellë. Nënshtrimi i saj ndaj fuqisë kontrolluese të Romës kishte sjellë rezultate të tmerrshme. Atje ku Franca, nën ndikimin e romanizmit kishte ngritur turrën e parë të druve në fillim të ReformaSionit, RevoluSioni ngriti gijotinen e parë. Pikërisht atje ku u dogjen martirët e parë të besimit Protestant të shek. 16-të, iu pre koka viktimave të para të shek. të 18-të. Me të larguar lajmin e mirë, që do t’i kishte sjellë shërim, Franca i hapi dyert pabesisë dhe rrënimit. Me t’u flakur tej kufizimet e Ligjit të Perëndisë, u kuptua se ligjet njerëzore nuk ishin të përshtatshme për të kontrolluar rrymat e fuqishme të pasionit njerëzor dhe kombi rrëshqiti drejt revoltës dhe anarkisë. Lufta kundër Biblës inaguron një periudhë që njihet në histori si Mbretërimi i Terrorit. Paqja dhe lumturia nuk kishin më vend në shtëpite dhe zemrat e njerëzve. Askush nuk ndjehej i sigurt. Ai që triumfonte sot, dyshohej dhe dënohej nesër. Pushteti ishte krejtesisht në duart e dhunës dhe epshit. KiM 274.2
Mbreti, kleri dhe fisnikët u detyruan t’i nënshtroheshin barbarizmit të popullit të ngacmuar dhe të marrosur. Etja e tyre për hakmarrje vetëm sa u stimulua nga ekzëkutimi i mbretit dhe ata që kishin urdhëruar vdekjen e tij e ndoqën shumë shpejt në podiumin e vdekjës. U vendos vdekja në gijotine (me therje) e të gjithë atyre që dyshoheshin për armiqësi ndaj kauzes së RevoluSionit. Burgjet u mbushen plot, madje një herë arriten edhe në shifrën 200 000 të burgosur. Qytetet e mbretërisë u bënë dëshmitarë të skenave të tmerrshme. Një grup revoluSionarësh luftonte kundër tjetrit dhe Franca u kthye në një fushë betëje mes masave, ku sundonte tërbimi i pasionit të tyre. “Në Paris njëra trazirë ndiqte tjetrën dhe njerëzit ishin ndarë në një përzierje fraksionesh, qëllimi i vetëm i të cilëve ishte shfarosja reciproke.” Si për t’i shtuar diçka mjerimit të përgjithshëm, kombi u përfshi në një luftë të gjatë dhe shkatërruese me fuqitë më të mëdha të Evropës. “Vendi ishte në prag të falimentimit, ushtritë e huaja kërkonin t’u paguheshin borxhët, parisienët po vdisnin urie, provincat po shkatërroheshin nga kusarët dhe civilizimi po shnërrohej në anarki dhe shthurje.” KiM 274.3
Njerëzit i kishin mësuar shumë mirë mësimet e mizorisë dhe tortures që Roma ua kishte dhënë me aq zell. Dita e shpagimit me së fundi kishte ardhur. Tashme nuk ishin nxënesit e Jezusit që rraseshin në burgje dhe që tërhiqeshin zvarrë drejt turrës së druve. Ata ishin zhdukur apo kishin mërguar shumë kohë më parë. Roma që nuk kursente askënd, ndjeu fuqinë vdekjeprurëse të atyre që ajo vetë i kishte stërvitur të kënaqeshin, duke kryer vepra të përgjakshme. “Shëmbulli i përsekutimit që ishte dhënë nga kleri i Francës u kthye kundër tyre me forcë të madhe. Podiumet e ekzekutimit u skuqën nga gjaku i priftërinjve. Qelitë dhe burgjet, dikur të mbushur me Huguenotë, tani ishin mbushur me përsekutorët e tyre. Të lidhur me zinxhirë tek bregu apo të sfilitur, duke u dhënë rremave, kleri katolik roman përjetoi të gjitha ato mallkime që kisha e tyre ua kishte dhënë heretikëve fisnike.” KiM 275.1
“Kështu erdhi ajo ditë kur gjykata më barbare nxorri kodin me barbar, kur askush s’mund të përshëndeste fqinjin e tij apo që lutej... pa pasur rrezikun se po kryente krim kapital, kur spiunët përgjonin nga çdo qoshe, kur gijotina punonte me orë të zgjatura çdo mëngjes, kur burgjet ishin mbushur aq plot sa hambarët e anijëve të skllevërve, kur rrëketë derdhnin gjak në Sene... Ndërsa çdo ditë karrot e ngarkuara me viktima kalonin mes rrugëve të Parisit për të shkuar drejt fatit të tmerrshëm që i priste, lajmëterët që kishte dërguar komiteti i pavarur në seksionet e tjera tregonin për një mizori ekstravagante të paparë, madje as në kryeqytet. Thika e makinës vdekjeprurëse ngrihej dhe binte shumë ngadalë për të kryer punën e tyre të therjës. Kështu, radhe të tëra robërish kositeshin me goditje topi, duke hapur vrima në barkat e mbushura me njerëz. Lioni u kthye në shkretëtirë. Në Arras, të burgosurve iu mohohej edhe mëshira mizore e një vdekjeje të shpejtë. Gjatë gjithë rrugës së Lorenës, nga Saumuri deri në det, turma të tëra sorrash dhe skifterësh bënin feste mbi kufomat e zhveshura, duke u përdredhur me njeri - tjetrin në përqafime të neveritshme. Nuk pati mëshirë as për moshën as për seksin, gjininë. Numri i djemve dhe vajzave shtatëmbëdhjetë vjeçare, që u vranë nga kjo qeveri e urryer arriti në disa qindra. Foshnjet, hequr nga gjiri i nënave, hidheshin nga maja e njërës urë tek tjetra mes ushtarëve jakobinë.” Vetëm brenda një periudhe dhjetë vjeçare u zhduken grumbuj qeniesh njerëzore. KiM 275.2
Kjo i shkoi tamam pas shtatit Satanait. Ky ishte rezultati për sigurimin e të cilit ai kishte punuar për shekuj me radhë. Mashtrimi nga i pari tek i fundit përbën politikën e tij dhe i vetmi qëllim që ka është që të sjellë mallkim dhe fatkeqësi mbi njerëzit, të shëmtojë dhe të korruptojë mjeshtërinë e Zotit, të shtrembërojë qëllimet hyjnore të mirëdashjes dhe dashurisë, duke shkaktuar kështu trishtim në qiell. Pas kësaj nëpërmjet artit të tij të mashtrimit i vërbon mendjet e njerëzve dhe i bën ata që t’ia hedhin fajin e punës së tij Zotit, sikur i gjithë ky mjerim të ishte rezultat i planit të Perëndisë. Në të njejtën mënyrë, kur ata që nëpërmjet fuqisë së tij mizore kanë rënë në degradim dhe kafshëri fitojnë lirinë, ai i nxit drejt barbarizmit dhe veprimëve ekstremiste. Kështu tiranët dhe shtypësit e përdornin një gjendje të tillë shthurjeje pafre si shembull i rezultatëve të lirisë. KiM 276.1
Me t’u diktuar një gabim Satani e mbështillte atë me një maskë tjetër dhe njerëzit e pranonin gënjeshtrën e dytë aq me zell sa edhe të parën. Kur njerëzit vunë re se romanizmi ishte mashtrim dhe ai nuk mund të vazhdonte t’i udhëhiqte me ata nëpërmjet një agjensie të tillë drejt mosbindjës ndaj Ligjit të Perëndisë, ai i nxiti ata që ta konsideronin fenë në tërësi si mashtrim dhe Biblën si përrallë; kështu duke flakur tutje statutet hyjnore ata iu kushtuan poshtërsisë pafre. KiM 276.2
Gabimi fatal që solli një mallkim të tillë mbi shtetasit francezë ishte injorimi i kësaj të vërtete të madhe, që liria e vërtetë gjendet vetëm brenda normave të Ligjit të Perëndisë. “Ah, sikur t’i kishte dëgjuar urdhërat e mia! Atëherë bekimet do të kishin rrjedhur për ty, si një përrua që nuk thahet kurrë! Fitorja do të kishte ardhur tek ti si valët që shtrihën në breg.” “kush ngre krye kundër meje, do të humbasë - thotë Zoti.” “por kush u kushton vëmendje fjalëve të mia, ai nuk do të ketë as frikë dhe as halle.” - Isaia 48:18,22 dhe Fjalët e Urta 1:33 KiM 277.1
Ateistët, jobesimtarët dhe femohuesit e kundërshtuan dhe hoqen dorë nga Ligji i Perëndisë, por rezultatet e ndikimit të tyre mbi të tjerët vërtetuan edhe një herë faktin, se mirëqenia e njeriut, është e lidhur me bindjen që ai tregon ndaj statuteve hyjnore. Ata që nuk lexojnë mësimin nga libri i Zotit janë të detyruat ta lexojnë atë në historinë e kombëve. KiM 277.2
Kur Satani përdori Kishën Katolike që t’i udhëhiqte njerëzit drejt mosbindjës, agjensia e tij ishte aq e fshehtë dhe puna e tij e maskuar aq mirë sa mjerimi dhe degradimi që rezultuan nga kjo nuk u konsideruan si fryte të thyerjës së Ligjit të Zotit. Fuqia e tij u ndesh me punën e Shpirtit të Shenjtë që nuk e la t’i realizonte plotësisht qëllimet e tij. Njerëzit nuk e ndoqën efektin deri tek rrënjet e tij dhe nuk e zbulluan dot burimin e mjerimit të tyre. Por Ligji i Perëndisë u menjanua krejtësisht gjatë RevoluSionit nga Këshilli Kombëtar. Në periudhen që pasoi gjatë mbretërimit të terrorit të gjithë do ta shihnin punën e shkakut të vërtetë dhe efektin e tij. KiM 277.3
Kur Franca e mohoi dhe e flaku tej publikisht Biblën, njerëzit e këqinj dhe shpirtrat e errësirës u ngazëlluan në arritjen e qëllimit që e kishin dëshiruar për një kohë kaq të gjatë — një mbretëri të lirë nga kufizimet e Ligjit të Zotit. Meqenëse denimi kundër krimit nuk u ekzekutua shpejt zemra e bijve të njeriut”... bën krime lirisht. Sepse krimi nuk denohet aq shpejt.” Predikuesi 8:11. Por mjerimi dhe rrënimi janë rezultatet e pashmangshme të thyerjës së një Ligji të drejtë. Ligësia e njerëzve edhe pse nuk u ndëshkua menjëherë me denim, po përcaktonte hap pas hapi fatin e tyre. Shekujt e mohimit të besimit dhe krimit kishin grumbulluar zemërim për ditën e shpagimit, kështu kur u mbush kupa e padrejtësive të tyre, ishte tepër vonë për mohuesit e Perëndisë për të kuptuar se t’i japësh fund durimit hyjnor, është diçka e frikshme. U menjanua në një masë të konsidërueshme Shpirti kufizues i Perëndisë që kontrollon fuqinë mizore të Satanit, kështu që ai, kënaqësia e vetme e të cilit është që t’u ndjellë fatkeqësi njerëzve, u la i lirë të punonte. Ata që zgjodhen rebelimin u lanë të vetëm të vilnin frytet e tij derisa krimet u bënë aq të tmerrshme sa nuk kishte pënë që t’i përshkruante. Një britmë e tmerrshme u dëgjua nga provincat e shkatërruara dhe qytetet e rrënuara - britma e një ankthi mbytës. Franca u drodh si nga një tërmet. Feja, ligji, rregulli social, familja, shteti, kisha - të gjitha u shkatërruan nga dora mashtruese që u ngrit kundër Ligjit të Perëndië. Bukur tha njeriu i mençur: “... keqbërësit ia sjell rrënimin e keqja e tij.” “Mëkatari mund të bëjë njëqind krime e megjithatë të mbetet gjallë. Po, e di çdo të më thuash: “në qoftë se e dëgjon Perëndinë, gjithçka do të shkojë mbarë, por njerëzve të këqinj nuk do t’u shkojë mbarë.” - Fjalët e Urta 11:5; Predikuesi 8:12,13 “Kush nuk do të hajë arsye dhe nuk pranon të nderojë Perëndinë më jetën e tij ...” “...ai duhet t’i durojë pasojat dhe t’i mbajë mbi kurriz telashet që i ka hapur vetës.” - Fjalët e Urta 1:29,31 KiM 277.4
Dëshmitarët besnikë të Zotit, që i vrau fuqia blasfemike “që doli nga Humnera” nuk do të heshtnin për një kohë të gjatë. “Por pas tri dite e gjysmë Perëndia i gjallëroi përsëri profetët me frymën e Tij dhe ata u ngritën përsëri në këmbë. Të gjithë ata që e panë këtë, u trembën shumë.” - Zbulesa 11:11. Dekretet që ndalonin fenë e krishtërë dhe mohonin Biblën u miratuan nga Asambleja Franceze në vitin 1793. Pas tri vjetësh e gjysëm e njëjta Asmble me anë të një rezolute i çfuqizoi këto dekrete, duke toleruar Shkrimet e Shenjta. Bota vuri re me tmerr fajin që kishte rezultuar nga mohimi i Profecivë të Shenjta dhe njerëzit kuptuan nevojën e besimit tek Zoti dhe tek Fjala e Tij, si të vetmet themele të virtytit dhe moralit, Zoti tha; “Kë mendon të fyesh dhe të vësh në lojë? Ti je sjellë me mospërfillje ndaj meje, Perëndisë së shenjtë të Izraelit.” - Isaia 37:23. “Prandaj kësaj herë do të bëj që kombet ta provojnë fuqinë Time madhështore dhe ato do të pranojnë se Unë jam Zoti.” - Jeremia 16:21. A.K.V. KiM 278.1
Përsa i përket dy dëshmitarëve, profeti vazhdon të deklarojë: “Pastaj të dy profetët dëgjuan një zë të lartë nga qielli që i urdhëroi: “Ngrihuni këtu!” Armiqtë e tyre panë se si u ngritën në qiell mbi re.” - Zbulesa11:12. Qëkur Franca u shpalli luftë, dy dëshmitarët e Zotit janë nderuar si kurrë më parë. Në vitin 1804 u organizua Shoqata Angleze dhe e Huaj për Biblën. Kur u formua Shoqata Angleze, Bibla ishte shtypur dhe përhapur në pesëdhjetë gjuhë të botës. Që atëherë është përkthyer në disa qindra gjuhë dhe dialekte të ndryshme. KiM 279.1
Për pesëdhjetë vjet pas vitit 1792, fare pak vemëndje iu kushtua punës se misionëve në vende të tjera. Nuk u formuan shoqëri të tjera dhe vetëm një numër i vogël kishash u përpoqën për ta shpërndarë kristianizmin edhe në vendet pagane. Në fund të shek. të 18-të ndodhi një ndryshim i madh. Njerëzit ishin të pakënaqur nga rezultatet e raSionalizmit dhe ndjenë nevojën e zbulimit hyjnor dhe fese së rinovuar. Që në këtë kohë, puna e misionëve njohu një rritje të paparë. KiM 279.2
Përmirësimet në fushen e shtypjes i kanë dhënë një shtytje të re punës për përhapjen e Biblës. Lehtësitë e komunikimit mes vendeve të ndryshme, rënia e barrieravë të hershme të paragjykimëve dhe mendjemadhësive kombëtarë dhe humbja e pushtetit sekular të Papës së Romës i hapen rrugën fjalës së Perëndisë. Për vite me radhë Bibla ishte shitur pa pëngesa në rrugët e Romës dhe tani ajo po shkontë në çdo pjesë të populluar të globit. KiM 279.3
Një herë Voltairi tha me mburrje: “Me ka ardhur shpirti në maje të hundës, duke dëgjuar njerëzit që thonë se feja kristiane u vendos nga 12 veta. Unë do të provoj së një njeri është mëse i mjaftueshëm për ta rrëzuar atë.” Që nga vdekja e tij kanë kaluar breza të tërë. Me miliona njerëz janë bashkuar në luftën kundër Biblës. Por ajo qëndron shumë larg shkatërrimit, sepse atje ku kishte njëqind Bibla në kohën e Voltairit, tani ka dhjetë mijë, më shumë, njëqind mijë kopje të Librit të Zotit. Fjalët e një reformatori të hershëm përsa i përket kishës kristiane që the se: “Bibla është një kudhër që ka thyer shumë çekiçe.” Fjalët e Zotit e përforcojnë. Por asnjë armë nuk do të jetë në gjendje të të dëmtojë Ty; do t’u japësh përgjigjen e duhur të gjithë atyre që të padisin...” - Isaia 54:17 KiM 279.4
“Po, bari fishkët dhe lulet veniten, por Fjala e Perëndisë sonë qëndron përgjithmonë.” “Ajo që bën Ai është i besuar dhe i drejtë. Urdhërimet e Tij meritojnë besim, përgjithmonë qëndrojnë të patundura dhe duhen zbatuar me saktësi dhe besnikëri.” - Psalmi 111:7,8. Gjithçka që ndertohet mbi autoritetin njerëzor do të rrëzohet, por ajo që hedh themelet në shkëmbin e patundur të Fjalës së Perëndisë do të qëndrojë përgjithmonë. KiM 280.1
1. Çfarë paralelesh të goditura mund të gjeni midis F KiM 280.2
2. Zbulesa 11:3 thotë: “Dy dëshmitarët do të profetizojnë 1,260 ditë, të veshur me thasë.” Krahasoni vështirësitë me të cilat u përballën Reformatorët në Francë më sfidat që përballen të Krishterët e sotëm në vende ku dëshmimi është ilegal. KiM 280.3
3. Lexoni 1 Pjetrit 5:6-8. Si mund të përgatitemi kundra sulmit final të Satanit në ditët e fundit? KiM 280.4