MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 2

34/35

28—SHPËRBLIMI I MËSHIRËS

JTUDENJVE JU KISHTE humbur sysh thuajse plotësisht e vërteta e hirit të Perëndisë. Rabinët mësonin se provimi i Perëndisë duhej fituar. Ata shpresonin ta merrnin shpërblimin e të drejtëve përmes veprave të veta. Për këtë arsye, adhurimi i tyre shfaqte një frymë zhvatëse e mercenare. Edhe vetë dishepujt e Krishtit nuk ishin krejtësisht të pandikuar nga kjo frymë dhe Shpëtimtari përpiqej të shfrytëzonte çdo mundësi për t’jua bërë të qartë gabimin e tyre. Pikërisht para se Ai të tregonte shëmbëlltyrën e punëtorëve të orëve të ndryshme ndodhi një ngjaije, që i dha Atij mundësinë të paraqiste parimet e drejta. MNJ2 206.1

Teksa po ecte rrugës një i ri pasanik erdhi me vrap tek Ai dhe, duke u gjunjëzuar e përshëndeti me respekt. “Mësues i mirë,” i tha ai, “çfarë të mire duhet të bëj që të kem jetë të pëijetshme?” Mateu 19:16. MNJ2 206.2

I riu i ishte drejtuar Krishtit thjesht si një rabin i nderuar, por nuk e kishte njohur si Birin e Perëndisë. Shpëtimtari i tha: “Pse më quan të mirë? Askush nuk është i mirë, përveç një të vetmi, Perëndia.” Me ç’kuptim pra, më quan Mua të mirë? Perëndia është i vetmi i mirë. Nëse me njeh si të tillë, atëherë duhet të më pranosh si Birin dhe përfaqësuesin e Tij. MNJ2 206.3

“Në qoftë se ti do të hysh në jetë,” shtoi Ai, uzbato urdhërimet”. Karakteri i Perëndisë gjen shprehje në ligjin e Tij dhe, për të qënë në harmoni me Të, parimet e ligjit të Tij duhet të jenë themeli i çdo veprimi tuaj. MNJ2 207.1

Krishti nuk i zvogëlon kërkesat e ligjit. Me një gjuhë të pangatërrueshme Ai e paraqet bindjen ndaj ligjit si kusht për marijen e jetës së pëijetshme, i njëjti kusht, që i ishte vënë edhe Adamit para se ky të binte në mëkat. Zoti pret nga njeriu të njëjtin respekt dhe bindje ndaj ligjit që priste nga njerëzit e parë, që banonin në Parajsë. Besëlidhja e mëshirës, ashtu si ajo e Edenit kërkon harmoni me ligjin e Perëndisë që është i shenjtë, i drejtë dhe i mirë. MNJ2 207.2

Fjalëve, “zbato urdhërimet,” i riu ju përgjigj, uCilat?” Ai mendoi se Krishti e kishte fjalën për ndonjë nga rregullat e ligjit ceremonial, por Ai po fliste për ligjin që u dha në malin Sinai. Ai përmendi disa nga urdhërimet e tryezës së dytë të Dekalogut dhe pastaj i përmblodhi të gjitha në rregullin: “Duaje të afërmin tënd si veten tënde.” MNJ2 207.3

I riu u përgjigj pa vonuar: uTë gjitha këto gjëra unë i kam zbatuar që në rini; çfarë më mungon tjetër?” Ideja e tij e ligjit ishte e jashtme dhe sipërfaqësore. Po ta gjykoje me standartet njerëzore, ai kishte një karakter të panjollë. Në një masë të madhe jeta e tij e jashtme ishte pa mëkat, dhe ai mendonte me të vërtetë se bindja, që kishte shfaqur ishte e plotë dhe e paqortueshme. Por prapë ai kishte një frikë të fshehtë se jo gjithçka ishte në rregull mes tij dhe Perëndisë. Prandaj edhe pyeti: “Çfarë më mungon tjetër?” “Në qoftë se do të jesh i përsosur,” i tha Krishti, ushko, shit ç’të kesh, jepua të varfërve dhe ti do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja dhe më ndiq mua. Por i riu, kur i dëgjoi këto fjalë, iku i trishtuar, sepse kishte pasuri të madhe.” MNJ2 207.4

Ai, që është i dashuruar pas vetes së tij është shkelës i ligjit. Këtë donte t’i tregonte Jezusi të riut, ndaj edhe e vuri në provë për të nxjerrë në pah egoizmin e zemrës së tij. Ai i tregoi pikën e dobët të karakterit të tij. I riu nuk pati nevojë për sqarime të mëtejshme. Ai kishte mbajtur një idhull në zemër; bota ishte perëndia e tij. Ai thonte se i mbante urdhërimet, por nuk e njihte (ishte nevojtar) parimin që është fryma dhe jeta e gjithë urdhërineve. Ai nuk e donte me të vërtetë Perëndinë dhe as njerëzit. Kjo mangësi e pengonte atë të hynte në mbretërinë e qiellit. Dëshira e tij për të fituar sa më shumë në këtë botë dhe dashuria për veten nuk ishin në harmoni me parimet e qiellit. MNJ2 208.1

Kur i riu erdhi tek Jezusi sinqeriteti i tij i fitoi zemrën Shpëtimtarit, i Cili kur “e vështroi në fytyrë ndjeu dashuri.” Marku 10:21. Tek ky i ri ai pa një njeri, që mund të shërbente si predikues i drejtësisë. Ai do ta kishte pranuar menjëherë këtë të ri fisnik e të talentuar, ashtu siç kishte pranuar edhe peshkatarët e varfër, që e ndiqnin. Sikur t’ja kishte dedikuar aftësitë e veta punës së shpëtimit, i riu do të ishte bërë një punëtor i zellshëm e i suksesshëm për Krishtin. MNJ2 208.2

Por atij i duhet të pranojë një herë kushtet e të qënit dishepull. Ai duhet ta dorëzojë veten tërësisht në duart e Perëndisë. Kur i thirri Zoti, Gjoni, Pjetri, Mateu dhe shokët e tyre “i lanë të gjitha dhe e ndoqën” (Luka 5:28). I shenjti shugurim kërkohej edhe nga i riu pasanik. Dhe, duke vepruar kështu, Krishti nuk kërkonte një sakrificë më të madhe se ajo që kishte bërë Ai vetë. Ai “dukë qënë i pasur, u bë i varfër” për ne, që ne të bëhemi “të pasur me anë të varfërisë së tij.” 2 Korintasve 8:9.1 riu pra duhej vetëm të ndiqte Jezusin. MNJ2 208.3

Krishti kishte shumë dëshirë ta bënte për vete të riun. Ai dëshironte ta dërgonte si lajmëtar për bekimin e njerëzve të tjerë. Në vend të pasurive që i kërkoi të dorëzonte, Krishti i ofroi Atij privilegjin e shoqërimit me Të. “Eja pas meje” tha Ai. Ky privilegj ishte quajtur gëzim nga Pjetri, Jakobi dhe Gjoni. Edhe vetë i riu i shëmbëlltyrës e shihte Krishtin me admirim. Zemra e tij tërhiqej nga Shpëtimtari. Por ai nuk ishte gati ta pranonte parimin e vetëflijimit, që i kërkonte Shpëtimtari. Ai zgjodhi pasuritë e tija në vend tëjezusit. Ai donte të merrte jetën e përjetshme, por nuk deshi të pranonte në zemrën e tij dashurinë joegoiste, e cila është e vetmja që ta jep jetën dhe i trishtuar u largua nga Krishti. MNJ2 209.1

Teksa i riu largohej,Jezusi u tha dishepujve të vet: “Në të vërtetë ju them se një i pasur me vështirësi do të hyjë në mbretërinë e qiejve.” Këto fjalë i çuditën dishepujt. Ata ishin mësuar t’i shikonin të pasurit si të zgjedhurit e qiellit dhe ata vetë shpresonin të merrnin pushtet dhe pasuri tokësore në mbretërinë e Mesisë. Por nëse të pasurit do ta kishin të vështirë të hynin në mbretërinë e qiejve, a mbetej ndonjë fije shprese për njerëzit e tjerë? MNJ2 209.2

Jezusi u përgjigj sërisht, duke u thënë: “është më e lehtë të kalojë deveja nga vrima e gjilpërës, se sa i pasuri të hyjë në mbretërinë e Perëndisë. Kur i dëgjuan këto fjalë, dishepujt u habitën shumë.” Tani e kuptuan se edhe ata vetë përfshiheshin në paralajmërimin solemn. Drita, që hodhën fjalët e Shpëtimtarit nxori në pah edhe dëshirën e tyre sekrete për pushtet dhe për t’u pasuruar. Me frikë për veten e tyre ata britën: “Atëherë kush do të shpëtojë vallë?” MNJ2 209.3

“Dhe Jezusi, duke përqendruar shikimin mbi ta tha: “Për njerëzit kjo është e pamundur, por për Perëndinë çdo gjë është e mundur.” MNJ2 209.4

Një njeri pasanik nuk mund të hyjë në qiell vetëm sepse është i tillë. Pasuria e tij nuk i jep asnjë të drejtë në trashëgiminë e shenjtorëve në dritë. Njeriu mund të hyjë në qytetin e Perëndisë vetëm me anë të hirit të pamerituar të Krishtit. MNJ2 210.1

Fjalët e Shpirtit të Shenjtë u drejtohen të pasurve po aq sa edhe të varfërve: Ju Unuk i përkitni vetvetes; sepse u bletë me një çmim.” 1 Korintasve 6:19,20. Kur njerëzit e besojnë këtë, pronat e tyre do të ruhen nga Perëndia, për t’u përdorur sipas udhëzimeve të Tij për shpëtimin e të humburve dhe ngushëllimin e të vuajturve dhe të varfërve. Për njeriun kjo është e pamundur, pasi zemra e tij është përherë e lidhur me thesaret tokësore. Shpirti i atij, që është i lidhur me Mamonin është i shurdhër ndaj klithmave për ndihmë të atyre që vuajnë. Por me Perëndinë çdo gjë është e mundur. Duke parë dashurinë e pakrahasueshme të Krishtit, akulli i zemrës egoiste shkrihet dhe ajo i nënshtrohet Atij. Pasaniku do të thotë, ashtu si Pali: “Gjërat që më ishin fitim i konsiderova, për shkak të Krishtit, humbje. Dhe me të vërtetë i konsideroj të gjitha këto një humbje në krahasim me vlerën e lartë të njohjes së Jezus Krishtit, Zotit tim.” Filipianëve 3:7,8. Atëherë ata nuk do të konsiderojnë asgjë si të tyren. Ata do të jenë të lumtur që janë administratorët e hirit të shumëfishtë të Perëndisë dhe për Të, shërbëtorë të të gjithë njerëzve. MNJ2 210.2

Pjetri ishte i pari që u gëzua nga bindja e fshehtë e nxitur nga fjalët e Shpëtimtarit. Ai mendoi i vetëkënaqur për të gjitha gjërat, nga të cilat ai dhe vëllezërit e tij kishin hequr dorë për të ndjekur Jezusin. cJa,” tha ai, une i lamë të gjitha dhe të ndoqëm.” Duke patur ndër mend premtimin me kusht, që Krishti i bëri të riut pasanik udo të kesh një thesar në qiell”, ai pyeti se çfarë do të mermin ai dhe miqtë e tij si shpërblim për sakrificat e tyre. MNJ2 210.3

Përgjigjja e Shpëtimtarit i drithëroi zemrat e atyre peshkatarëve Galileas. Ajo përshkruante ndere, që shkonin përtej endërrave të tyre: uNë të vërtetë po ju them, në krijimin e ri, kur Biri i njeriut të ulet në fronin e lavdisë së vet, edhe ju që më kemi ndjekur do të uleni në dymbëdhjetë frone për të gjykuar të dymbëdhjetë fiset e Izraelit. Dhe kushdo që ka lënë, për hir të emrit tim, shtëpi, vëllezër, motra, atë, nënë, grua, bij, ose ara do të marrë njëqindfish dhe do të trashëgojë jetë të pëijetshme.” MNJ2 211.1

Por pyetja e Pjetrit uÇfarë do të fitojmë” kishte nxjerrë në shesh një frymë negative, e cila po të mos korrigjohej do t’i bënte dishepujt të padenjë për të qënë lajmëtarë të Krishtit, pasi ajo ishte fryma e një mëditësi. Ndonëse të tërhequr nga dashuria e Krishtit, dishepujt nuk ishin çliruar ende nga ndikimi i Fariseizmit. Ata vazhdonin të punonin me mendimin se meritonin një shpërblim të drejtë për punën që kryenin. Ata shfaqnin një frymë vetëekzaltimi dhe vetëkënaqësie dhe krahasoheshin me njëri-tjetrin. Kur njëri prej tyre bënte ndonjë gabim të tjerët shfaqnin superioritetin e tyre. MNJ2 211.2

Që dishepujve të mos ju humbnin sysh parimet e ungjillit, Krishti u tregoi një shëmbëlltyrë, që ilustronte mënyrën sesi i trajton Perëndia shërbëtorët e Tij dhe frymën me të cilën Ai dëshiron që ata të punojnë për Të. MNJ2 211.3

“Mbretëria e qiejve,” tha Ai, ui ngjan një zot shtëpie që doli herët në mëngjes për të pajtuar me mëditje punëtorë për vreshtin e vet.” Ata, që kërkonin punë e kishin zakon të prisnin në sheshin e pazarit, ku punëdhënësit shkonin për të gjetur punëtorë. Personazhi i shëmbëlltyrës thuhet se shkoi për të gjetur punëtorë në orë të ndryshme të ditës. Ata që mori në punë në orët e para të mëngjesit binin dakord të punonin për një shumë të caktuar, ndërsa ata që e fillonin punën më vonë e linin pagën në dorë të të zotit të shtëpisë. “Kur erdhi mbrëmja, i zoti i vreshtit i tha kujdestarit të vet: “Thirri punëtorët dhe jepu mëditjen e tyre, duke filluar nga ata të fundit e deri te të parët. Dhe kur erdhën ata të orës njëmbëdhjetë, morën nga një denar secili. Kur erdhën të parët, menduan se do të merrnin më shumë, por edhe ata morën nga një denar secili.” MNJ2 211.4

Mënyra sesi i trajtoi i zoti i shtëpisë punëtorët, që punuan në vreshtin e tij përfaqëson mënyrën sesi e trajton Perëndia familjen njerëzore. Në punët e botës, shpërblimi përllogaritet në bazë të punës së kryer. Punëtori pret të marrë vetëm atë, që ka fituar me punën e tij. Por në shëmbëlltyrë Krishti po ilustronte parimet e mbretërisë së Tij, një mbretëri që nuk i përkiste kësaj bote. Ai nuk udhëhiqet nga parime njerëzore. Zoti thotë: “mendimet e mia nuk janë mendimet tuaja, dhe as rrugët tuaja nuk janë rrugët e mia ... Ashtu si qiejt janë më të lartë se toka, kështu edhe rrugët e mia janë më të larta se rrugët tuaja, dhe mendimet e mia janë më të larta se mendimet tuaja.” Isaia 55:8,9. MNJ2 212.1

Në shëmbëlltyrë, punëtorët e orëve të para pranuan të punonin për një shumë të caktuar dhe morën pikërisht atë, për të cilën kishin rënë dakord dhe jo më shumë. Ata që u punësuan më vonë i besuan premtimit të zotërisë “do të merrni aq sa është e drejtë”. Ata e treguan se kishin besim tek Ai pasi nuk e pyetën për shpërblimin apo pagën e punës së tyre. Ata i besuan drejtësisë dhe barazisë së tij. Ata pra nuk u shpërblyen në bazë të punës që kishin bërë, por në bazë të zemërgjerësisë së shfaqur prej tij. MNJ2 212.2

Pra, Perëndia dëshiron që ne të kemi besim tek Ai, që justifikon të pabesët. Shpërblimi i tij nuk na jepet për meritat tona, por sipas qëllimit të Tij, “qëllimit të pëijetshëm që ai kreu në Krishtin Jezus, Zotin tonë.” Efesianëve 3:11. “ai na shpëtoi jo sipas veprave të drejta që ne bëmë, por sipas mëshirës së tij.” Titit 3:5. Dhe për ata që do të kenë besim Ai “mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë ose mendojmë.” Efesianëve 3:20. MNJ2 212.3

Nuk është sasia e punëve që bëjmë, apo rezultatet e tyre të dukshme, që e bëjnë punën tonë të jetë e vlefshme, por fryma me të cilën e kryejmë atë. Ata që erdhën të punonin në vreshtë në orën e njëmbëdhjetë ishin mirënjohës që ju dha një mundësi për të punuar. Zemrat e tyre ishin të mbushura me mirënjohje për atë, që i kishte punësuar dhe kur në fund të ditës zotëria u pagoi një ditë të plotë pune, ata u habitën shumë. Ata e dinin se nuk i kishin fituar ato paga. Dhe mirësia që tregoi ndaj tyre punëdhënësi i mbushi me gëzim. Ata nuk e harruan kurrë mirësinë e të zotit të shtëpisë apo shpërblimin bujar që u dha ai. Kështu ndodh edhe me mëkatarin, i cili duke e ditur pavlefshmërinë e vet ka hyrë në vreshtë në orën e njëmbëdhjetë. Koha e tij e punës duket shumë e shkurtër dhe ai mendon se nuk meriton të shpërblehet, por është gjithësesi i mbushur me gëzim që Perëndia e ka pranuar. Ai punon me besim me një frymë të përulur, mirënjohës që i është dhënë mundësia të jetë bashkëpunëtor me Krishtin. Perëndia e nderon me shumë kënaqësi shfaqjen e një fryme të tillë. MNJ2 213.1

Zoti dëshiron që ne të pushojmë tek Ai pa pyetur se cili do të jetë shpërblimi ynë. Kur në zemrat tona të banojë Krishti, atëherë mendimi i shpërblimit nuk do të jetë më i rëndësishmi. Shërbimi ynë nuk duhet të nxitet nga ky qëllim. Ne vërtet duhet të shfaqim respekt ndaj shpërblimit, pasi Perëndia dëshiron që ne t’i vlerësojmë aq sa duhet premtimet e bekimeve të Tija. Por Ai nuk dëshiron që ne të përqendrohemi tek shpërblimet, apo të mendojmë se për çdo detyrë që kryejmë na takon një shpërblim. Vëmendja jonë nuk duhet të përqendrohet edhe aq tek shpërblimi, sesa tek bërja e asaj që është e drejtë, pavarësisht nga fitimi që na pret. Motivi ynë duhet të jetë dashuria jonë për Perëndinë dhe për njerëzit e tjerë. MNJ2 213.2

Kjo shëmbëlltyrë nuk i justifikon ata, që e dëgjojnë një herë thirrjen e Perëndisë, por nuk pranojnë të hyjnë në vreshtin e Tij. Kur i zoti i shtëpisë shkoi në treg në orën njëmbëdhjetë dhe gjeti njerëz, që prisnin të papunë, ai tha: “Përse rrini gjithë ditën këtu pa bërë asgjë?”. Dhe ata iu përgjigjën: “Sepse askush nuk na ka marrë në mëditje”. Asnjëri prej atyre, që u thirrën më vonë gjatë ditës nuk ishte i pranishëm në mëngjes. Ata nuk e kishin hedhur poshtë thirrjen. Ata që e hedhin poshtë ftesën e Perëndisë dhe pastaj pendohen, bëjnë mirë të pendohen, por nuk është mirë të bësh shaka me thirrjen e parë të mëshirës. MNJ2 214.1

Kur secili nga punëtorët e vreshtit mori nga një denar, ata që e kishin filluar punën që herët në mëngjes u fyen. A nuk kemi punuar për dymbëdhjetë orë, arsyetuan ata me njëri-tjetrin, dhe a nuk ishte pra, e drejtë, që ata të merrnin më shumë se të tjerët, që kishin punuar vetëm një orë dhe për më tepër pasdite kur dielli nuk digjte më? uKëta të fundit punuan vetëm një orë,” thanë ata, “dhe i trajtove si ne që hoqëm barrën dhe vapën e ditës.” MNJ2 214.2

“Mik,” iu përgjigj i zoti i vreshtit njërit prej tyre, “unë nuk po të ha hakun; a nuk re në ujdi me mua për një denar? Merr atë që të takon ty dhe shko; por unë dua t’i jap këtij të fundit aq sa ty. A nuk më lejohet të bëj me timen ç’të dua? Apo bëhesh sylig, sepse unë jam i mirë?.” MNJ2 214.3

“Kështu të fundit do të jenë të parët dhe të parët do të jenë të fundit, sepse shumë janë të thirrur, por pak janë të zgjedhur.” MNJ2 214.4

Punëtorët e parë të shëmbëlltyrës përfaqësojnë ata që, për shkak të shërbimeve që kanë kryer pretendojnë të trajtohen më mirë se të tjerët. Ata e kryejnë punën e vet me një frymë vetë-përgëzuese dhe nuk shfaqin vetëmohim apo shpirt sakrifice. Ata mund të kenë thënë se do t’i shërbenin Perëndisë gjatë gjithë jetës; mund të kenë qënë ata, që kanë duruar më shumë vështirësi e mungesa ndaj edhe mendojnë se kanë të drejtë të marrin një shpërblim më të madh. Ata mendojnë më tepër për shpërblimin sesa për privilegjin e të qënit shërbëtorë të Krishtit. Sipas tyre, punët dhe sakrificat që kanë bërë ju japin të drejtë të nderohen më shumë se të tjerët, dhe kur kjo kërkesë nuk plotësohet ata ndihen të fyer. Sikur ta kryenin detyrën e tyre, duke shfaqur një frymë dashurie dhe besimi, ata do të vazhdonin të ishin të parët, por ankesat dhe mërmëritjet e tyre shfaqin një karakter që nuk është i ngjashëm me atë të Krishtit dhe tregon se ata nuk mund të gëzojnë besim. Sjellja e tyre nxjerr në shesh dëshirën për të bërë karrierë, mosbesimin ndaj Perëndisë, dhe xhelozinë dhe cmirën që kanë për njerëzit e tjerë. Mirësia dhe bujaria e Zotit bëhet shkak që ata të mërmërisin, duke treguar kështu se mes shpirit të tyre dhe Perëndisë nuk ka asnjë lidhje. Ata nuk e njohin gëzimin e bashkëpunimit me Punëtorin e Madh. MNJ2 214.5

Nuk ka asgjë më fyese për Perëndinë sesa shfaqja e kësaj fryme mendjengushtë dhe egoiste. Perëndia nuk mund të punojë me ata njerëz, që shfaqin këto trajta karakteri, pasi ata janë të pandjeshëm ndaj ndikimit të Frymës së Shenjtë. MNJ2 215.1

Judenjtë ishin të parët, që ishin thirrur të punonin në vreshtin e Perëndisë dhe për këtë arsye ata ishin krenarë dhe të mbushur plot vetëdrejtësi. Ata mendonin se vitet e gjata në shërbim të Perëndisë ju jepnin të drejtë të merrnin një shpërblim më të madh se ai i të tjerëve. Asgjë nuk i shqetësonte më shumë sesa kërcënimi se edhe paganët do të gëzonin të njëjtat privilegje si edhe ata, përsa i përkiste gjërave të Perëndisë. MNJ2 215.2

Krishti i paralajmëroi dishepujt, që ishin thirrur të parët për ta ndjekur Atë, që të mos sëmureshin edhe ata nga kjo e keqe. Ai e pa se pika e dobët, mallkimi i kishës do të ishte shfaqja e një fryme vetëdrejtësie. Njerëzit do të fillonin të mendonin se ata vetë mund të bënin diçka për të fituar një vend në mbretërinë e Perëndisë. Ata do të fillonin të imagjinonin se kur të kishin bërë me forcat e tyre disa përparime, atëherë Zoti do t ju vinte në ndihmë. Kështu vetja do të zinte vendin kryesor, duke e lënë Jezusin në hije. Shumë nga ata, që do të bënin ndonjë hap përpara do të fillonin ta mbanin veten për më të mirë se të tjerët. Ata do të mburreshin para të tjerëve dhe do të ndiheshin xhelozë kur këta nuk do t’i konsideronin si më të rëndësishmit. Krishti përpiqet t’i paralajmërojë dishepujt për këtë rrezik. MNJ2 216.1

Mburrja për meritat tona është e pavend. ” “I dituri të mos lavdërohet me diturinë e tij, njeriu i fortë të mos lavdërohet me forcën e tij, i pasuri të mos lavdërohet me pasurinë e tij. Por kush lavdërohet të lavdërohet me këtë: të ketë gjykim dhe të më njohë mua, që jam Zoti, që bëj mirësinë, ushtroj të drejtën dhe drejtësinë mbi tokë; sepse kënaqem me këto gjëra,” thotë Zoti.” Jeremia 9: 23,24. MNJ2 216.2

Shpërblimi nuk jepet për veprat e kryera, që të mos lavdërohet askush, por vjen prej hirit. “Çfarë do të themi pra, në lidhje me atë që ati ynë Abrahami ka përfituar sipas mishit? Sepse nëse Abrahami ishte shfajësuar nëpërmjet veprave, ai ka përse të lavdërohet; ndërsa përpara Perëndisë ai nuk ka asgjë për t’u lavdëruar. Në fakt çfarë thotë shkrimi? “Por Abrahami i besoi Perëndisë dhe kjo iu numërua për drejtësi.” Edhe atij, që vepron, shpërblimi nuk i konsiderohet si hir, por si borxh; ndërsa atij që nuk vepron, por beson në atë që shfajëson të paudhin, besimi i tij i numërohet për drejtësi.” Romakëve 4:1-5. Nuk ka pra arsye që dikush të mburret, apo të ketë zili dikë tjetër. Askush nuk është më i privilegjuar se të tjerët dhe askush nuk mund ta kërkojë shpërblimin si një e drejtë që i takon. MNJ2 216.3

Të parët dhe të fundit do të ndajnë bashkë shpërblimin e madh, të përjetshëm dhe të parët duhet t’i pranojnë të fundit me gëzim. Ai, që ka zili shpërblimin që i jepet dikujt tjetër harron se edhe ai vetë është shpëtuar vetëm përmes hirit. Shëmbëlltyra e punëtorëve të orëve të ndryshme qorton çdo xhelozi dhe dyshim. Dashuria gëzon në të vërtetën dhe nuk pranon krahasime xhelozie. Ai, që zotëron dashurinë krahason vetëm dashurinë e Krishtit dhe karakterin e vet të papërsosur. MNJ2 217.1

Shëmbëlltyra është një paralajmërim për të gjithë punëtorët, sado i gjatë të jetë shërbimi i tyre, sado të mëdha të jenë punët që kanë kryer, se pa i dashur vëllezërit e tyre, pa shfaqur përulësi para Perëndisë, ata nuk janë asgjë. Feja e vërtetë nuk e pranon lartësimin e vetvetes. Atij, që ka për qëllim lartësimin e vetvetes do t’i mungojë hiri i vetëm, që mund ta bëjë të aftë për t’i shërbyer Krishtit. Atje ku mbizotërojnë krenaria dhe vetëkënaqësia puna prishet. MNJ2 217.2

Nuk është kohëzgjatja e punës tonë, por dëshira dhe besnikëria që shfaqim, që e bëjnë atë të pranueshme për Perëndinë. Në të gjitha punët që kryejmë, prej nesh kërkohet një dorëzim i plotë i vetes në duart e Perëndisë. Detyra më e vogël e bërë me sinqeritet dhe vetëmohim është më e pëlqyeshme për Perëndinë sesa puna më e madhe e kryer me një frymë vetëlartësimi. Ai na vëzhgon për të parë sesa e shfaqim frymën e Krishtit dhe sa dallohet në punët tona ngjashmëria me Të. Për Të pra, dashuria dhe besnikëria, që shfaqim kur punojmë janë më të rëndësishme sesa sasia e punës së kryer. MNJ2 217.3

Vetëm kur egoizmi vdes, kur përpjekjet për të mbizotëruar mbi të tjerët lihen mënjanë, kur zemra mbushet me mirënjohje dhe dashuria është aroma e jetës, vetëm atëherë Krishti banon në shpirtin tonë dhe ne njihemi si bashkëpunëtorë të Perëndisë. MNJ2 217.4

Sado e vështirë të jetë puna, punëtorët e vërtetë nuk e konsiderojnë atë si një angari. Ata janë gati të japin gjithçka, dhe punojnë me gëzim. Gëzimi në Perëndinë shprehet përmes Jezus Krishtit. Edhe ata do të thonë me gëzim, ashtu si Krishti: “Ushqimi im është të bëj vullnetin e atij që më dërgoi dhe të kryej veprën e tij.” Gjoni 4:34. Ata bashkëpunojnë me Zotin e lavdisë dhe ky mendim ua ëmbëlson punët që duhet të kryejnë, ua shton vullnetin dhe e tempron shpirtin për çdo gjë që mund të ndodhë. Duke punuar me altruizëm, të fisnikëruar nga bashkëpunimi me Krishtin, ata i sjellin nder dhe lavdi emrit të Tij. MNJ2 218.1

Kjo është fryma, që karakterizon shërbimin e vërtetë ndaj Perëndisë. Për arsye të mungesës së kësaj fryme shumë prej atyre, që duket sikur janë të parët do të jenë të fundit, ndërkohë që, ata që e zotërojnë atë, ndonëse sot mendohet se janë të fundit, do të jenë të parët. MNJ2 218.2

Ka shumë vetë që i janë dorëzuar Perëndisë, por prapë nuk u është dhënë ndonjë mundësi për të bërë një punë, apo një sakrificë të madhe gjatë shërbimit të Tij. Këta njerëz mund të gjejnë ngushëllim në faktin se vetë-dorëzimi i martirëve nuk është detyrimisht gjesti më i pranueshëm për Perëndinë. Po kështu nuk është e thënë që të jetë misionari i Fjalës, i cili në punën e tij është përballur me rrezikun dhe vdekjen, ai që qëndron më lart në rregjistrat e qiellit. I Krishteri që sillet ashtu siç duhet në jetën e tij të përditshme, duke ia dedikuar çdo ditë të jetës Perëndisë, ai, i cili shfaq sinqeritet dhe zemër të pastër në gjërat që bën, i cili provokimeve ju përgjigjet me përulësi, që shfaq besim, perëndishmëri dhe besnikëri ndaj atyre që janë më të dobët se vetja, ai që shfaq karakterin e Krishtit në jetën e tij familjare mund të jetë më i çmuar në sytë e Perëndisë se misionarët apo martirët e famshëm në gjithë botën. MNJ2 218.3

Sa të ndryshme janë standartet, me të cilat Perëndia dhe njeriu masin karakterin. Perëndia sheh shumë tundime, të cilave u është bërë rezistencë, të cilat as miqtë më të afërt nuk i njohin. Tundime, që ndodhin në sferën e jetës familjare, apo brenda përbrenda zemrës. Ai shikon përulësinë e shpirtit përballë dobësisë së vet; pendesën e sinqertë qoftë edhe për një mendim të gabuar. Ai shikon devotshmërinë zemërplotë ndaj shërbimit të Tij dhe ka shënuar orët e betejave të vështira me vetveten, betejat që kanë sjellë fitoren. Të gjitha këto janë të njohura për Perëndinë dhe për engjëjt. Një libër kujtimesh është shkruar para Tij për të gjithë ata, që e kanë frikë Zotin dhe mendojnë për emrin e Tij. MNJ2 219.1

Sekreti i suksesit nuk gjendet as në njohuritë, as në pozitën, as në dhuntitë, as në pasuritë e as në vullnetin e njeriut. Duke e ndjerë paaftësinë tonë ne duhet të vështrojmë Krishtin dhe përmes Tij, që është fuqia e fuqive, mendimi i mendimeve, të bindurit dhe të vullnetshmit do të korrin fitore pas fitoreje. MNJ2 219.2

Sado e shkurtër të jetë koha e shërbimit tonë, sado e përulur puna që kemi kryer, nëse e ndjekim Krishtin thjesht me besim, nuk do të zhgënjehemi nga shpërblimi ynë. Atë që as më të mëdhenjtë e më të mençurit nuk mund ta fitojnë, mund ta marrin më të dobtit dhe më të përulurit. Portat e arta të qiellit nuk i hapen atyre, që vetëlartësohen. Nuk hapen për krenarët. Por portat e mëdha e të përjetshme do të hapen kanat nga prekja dorëdridhur e një fëmije të vogël. I bekuar do të jetë shpërblimi i hirit për ata, që kanë punuar për Perëndinë në thjeshtësinë e besimit dhe të dashurisë. MNJ2 219.3