MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 2

33/35

27—KUSH ËSHTË I AFËRMI IM?

NDËR HEBRENJTË pyetja: “Kush është i afërmi im?” shkaktonte debate pafund. Ata nuk ishin në mëdyshje, përsa i përkiste paganëve dhe Samaritanëve, të cilët dihej se ishin të huaj dhe armiq. Çështja, që i shqetësonte ishte se si duhet të dalloheshin mes tyre ata, që i përkisnin të njëjtit komb dhe si duheshin dalluar ata, që i përkisnin klasave të ndryshme shoqërore? Kë duhej të konsideronte si të afërm prifti, rabini, apo kryetari i popullit? Ata e kalonin jetën duke marrë pjesë në shumë ceremoni, që kishin për qëllim t’i pastronin dhe mësonin se kontakti me turmat e shkujdesura e të paditura shkaktonte fëlliqje, që ishte pastaj shumë e vështirë të pastrohej. A duhej pra t’i konsideronin “të papastrit” si të afërmit e tyre? MNJ2 192.1

Kësaj pyetjeje Krishti iu përgjigj me shëmbëlltyrën e Samaritanit të mirë. Ai tregoi se i afërm nuk është vetëm anëtari i kishës ku shkojmë, apo njeriu me të cilin ndajmë të njëjtin besim. Koncepti i të afërmit nuk ka të bëjë me racën, ngjyrën e lëkurës, apo dallime të tjera klasore. I afërmi ynë është çdo njeri, që ka nevojë për ndihmën tonë. I afërmi ynë është çdo shpirt, që është plagosur nga kundërshtari. Të afërmit tanë janë të gjithë ata, që i përkasin Perëndisë. MNJ2 192.2

Shëmbëlltyra e Samaritanit të mirë u dha si përgjigje e një pyetjeje, që i bëri Krishtit një doktor i ligjit. Teksa Shpëtimtari po mësonte, unjë doktor i ligjit u ngrit që ta vinte në provë dhe i tha: ‘Mësues, çfarë duhet të bëj që të trashëgoj jetën e pëijetshme?”‘ Farisejtë ia kishin sugjeruar avokatit këtë pyetje me shpresë se kështu do ta zinin Krishtin në kurth me vetë fjalët e Tij, ndaj e pritën me kërshëri të madhe përgjigjen e Tij. Por Shpëtimtari nuk hyri në kundërshti me ta. Ai i kërkoi të përgjigjej vetë atij, që kishte bërë pyetjen. uÇfarë është shkruar në ligj?” tha Ai, uSi e lexon?” Hebrenjtë vazhdonin ta akuzonin Jezusin se nuk e respektonte sa duhej ligjin e dhënë në Sinai, por Ai e ktheu çështjen e shpëtimit si të varur nga respektimi i urdhëresave të Perëndisë. MNJ2 193.1

Avokati tha: “Duaje Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemrën tënde, me gjithë shpirtin tënd, me gjithë forcën tënde, dhe me gjithë mendjen tënde, dhe të afërmin tënd porsi vetveten.” UU përgjigje drejt,” tha Krishti uvepro kështu dhe do të rrosh.” MNJ2 193.2

Avokati ishte i pakënaqur me pozitën dhe punën e Farisenjve. Ai i kishte studiuar shkrimet pasi dëshironte të njihte kuptimin e tyre të vërtetë. Ai ishte me të vërtetë i interesuar në këtë çështje, ndaj edhe pyeti: uÇfarë duhet të bëj?” Duke iu përgjigjur pyetjes së Jezusit mbi kërkesat e ligjit, ai i anashkaloi ceremonitë masive dhe rregullat rituale. Ai nuk u dha rëndësi atyre, por paraqiti dy parimet e mëdha, nga të cilat varet i gjithë ligji dhe profetët. Lavdërimi i Shpëtimtarit për përgjigjen që dha e ngriti atë më lart se rabinët. Ata nuk mund ta dënonin Atë për aprovimin e diçkaje, që ishte shprehur nga një shpjegues i ligjit. MNJ2 193.3

“Vepro kështu dhe do të jetosh”, tha Krishti. Në mësimet e Tij Ai e paraqiti përherë ligjin si një bashkim hyjnor, duke shpjeguar se është e pamundur të mbash një nga rregullat e tij dhe të shkelësh të tjerat, pasi në themel të të gjithë ligjit është i njëjti parim. Fati i njeriut do të varet nga bindja ndaj ligjit në tërësi. MNJ2 194.1

Krishti e dinte se askush nuk mund t’i bindej ligjit me forcat e veta. Ai dëshironte ta nxiste avokatin të kërkonte më shumë për të gjetur të vërtetën. Ne mund ta respektojmë ligjin vetëm po të pranojmë virtytin dhe hirin e Krishtit. Besimi tek zbutja ndaj mëkatit e mundëson njeriun mëkatar ta dojë Perëndinë me gjithë zemër dhe të afërmin e tij si vetveten. MNJ2 194.2

Avokati e dinte se nuk i kishte respektuar as katër urdhëresat e para, as gjashtë të fundit. Ai u bind nga fjalët e Krishtit, por në vend që ta rrëfente mëkatin e vet u përpoq tajustifikonte. Në vend që ta pranonte të vërtetën ai u përpoq të tregonte sesa vështirë është të respektosh një urdhërim. Në këtë mënyrë, ai shpresonte të evitonte dënimin dhe njëkohësisht të hakmerrej në sytë e njerëzve. Fjalët e Shpëtimtarit kishin treguar se pyetja e tij ishte e panevojshme, duke qënë se ai ishte në gjendje t’i përgjigjej asaj vetë. Por ai këmbënguli, duke bërë një pyetje tjetër: “Kush është i afërmi im?” MNJ2 194.3

Edhe këtë herë Krishti nuk pranoi të hynte në debat. Ai iu përgjigj pyetjes, duke treguar një incident, që kishte ndodhur, kujtimi i të cilit ishte akoma i freskët në mendjet e atyre që e dëgjonin. “Një burrë zbriste ngajeruzalemi për nëJeriko,” tha Ai, udhe ra në duart e kusarëve, të cilët mbasi e zhveshën dhe e bënë gjithë plagë, u larguan dhe e lanë gati të vdekur.” MNJ2 194.4

Për të shkuar ngajeruzalemi nëjeriko, udhëtarët duhet të kalonin përmes një pjese të shkretëtirës sëjudesë. Rruga zbriste nëpër një gryke të egër e të thepisur, ku kishte shumë kusarë dhe që bëhej shpesh skenë e ngjarjeve të dhunshme. Këtu e sulmuan udhëtarin, dhe e zhveshën nga gjithçka me vlerë që kishte me vete, duke e lënë gjysmë të vdekur në anë të rrugës. Teksa ai dergjej aty i kaloi pranë një prift. Ai e pa këtë njeri të shtrirë përdhe mbuluar nga plagët që notonte në gjakun e vet, por nuk iu afrua dhe u largua pa i dhënë asnjë ndihmë. “Ai vazhdoi tutje, në anën tjetër.” Pastaj erdhi një Levit. I nxitur nga kureshtja për të mësuar se çfarë kishte ndodhur ai u ndal e iu afrua të plagosurit. Ai e dinte mirë se çfarë duhej bërë, por nuk ishte diçka e këndshme. Ai do të donte të mos kishte kaluar nga ato anë, që të mos ishte takuar me burrin e plagosur. Ai e bindi veten se nuk ishte puna e tij dhe ai gjithashtu “vazhdoi tutje, në anën tjetër.” MNJ2 194.5

Kurse një Samaritan, që gjithashtu e solli rruga në ato anë e pa të vuajturin dhe bëri atë që duhej të kishin bërë dy të tjerët. Me butësi dhe mirësjellje ai i shërbeu të plagosurit. UE pa dhe kishte dhembshuri. Dhe mbasi iu afrua, ia lidhi plagët, duke ia larë me vaj dhe me verë; pastaj e vuri mbi kafshën e vet, e çoi në një han dhe u kujdesua për të. Dhe të nesërmen, para se të nisej, nxori dy denarë dhe ia dha hanxhiut, duke i thënë: “Kujdesu për të dhe ç’të shpenzosh më shumë, do të ta jap kur të kthehem.” Si prifti, ashtu edhe Leviti thonin se ishin njerëz të Perëndishëm, por Samaritani ishte ai, që tregoi se ishte me të vërtetë i konvertuar. As për të nuk ishte diçka e këndshme të ndalej e të ndihmonte të plagosurin, por me frymën dhe veprat që bëri ai tregoi se ishte në harmoni me Perëndinë. MNJ2 195.1

Me dhënien e këtij mësimi Krishti i paraqiti parimet e ligjit në mënyrë të drejtëpërdrejtë dhe bindëse, duke u treguar atyre që e dëgjonin se nuk i kishin respektuar këto parime. Fjalët e Tij ishin kaq të qarta dhe të mprehta saqë ata, që e dëgjonin nuk mund të gjenin asnjë kleckë për t’i kundërshtuar. Avokati nuk gjeti asgjë për të kritikuar në mësimin e Krishtit. Paragjykimet e tij lidhur me Krishtin ranë poshtë. Por ai nuk e kishte mposhtur ende mospëlqimin, që shfaqnin bashkëkombasit e tij, për ta thirrur në emër Samaritanin. Kur Krishti pyeti: “Cili nga këta të tre pra, të duket se qe i afërmi i atij që ra pre e kusarëve?” ai u përgjigj: uAi që u tregua i mëshirshëm ndaj tij.” MNJ2 196.1

“Atëherë Jezusi i tha: uShko dhe bëj kështu edhe ti.” Shfaq të njëjtën mirësi e butësi ndaj atyre, që kanë nevojë. Kështu do ta tregosh me vepra se ti e respekton të gjithë ligjm. MNJ2 196.2

Ndryshimi i madh mes Hebrenjve dhe Samaritanëve kishte të bënte me besimin fetar, se cili ishte adhurimi i vërtetë. Farisenjtë nuk thonin kurrë asnjë fjalë të mirë për Samaritanët, por vetëm i shanin dhe i mallkonin. Kaq e fortë ishte antipatia mes Hebrenjve dhe Samaritanëve saqë gruas Samaritane iu duk e çuditshme që Krishti i kërkoi t’i jepte për të pirë. “Po qysh,” tha ajo, “ti që jejude, kërkon të pish prej meje që jam një grua Samaritane?” “Sepse,” shton ungjillizuesi, ‘Judenjtë nuk shoqërohen me Samaritanët.” Gjoni 4:9. Dhe kurjudenjtë të mbushur me urrejtje vrastare u ngritën për ta vrarë me gurë në tempull, nuk gjetën fjalë më të mira për ta shprehur urrejtjen e tyre sesa: “A nuk themi me të drejtë se ti je Samaritan dhe ke një demon?” Gjoni 8:48. E pra, si prifti, ashtu edhe Leviti i bënë bisht punës, që u kishte ngarkuar Zoti, duke lënë një Samaritan të urryer e të përçmuar që t’i shërbente bashkëkombasit të tyre. MNJ2 196.3

Samaritani e kishte përmbushur urdhërimin: “Duaje fqinjin tënd si vetveten”, duke treguar kështu, me vepra se ishte njeri më i drejtë se ata që e akuzonin. Duke vënë në rrezik jetën e vet ai e kishte trajtuar të plagosurin sikur ta kishte vëlla. Ky Samaritan përfaqëson Krishtin. Shpëtimtari ynë shfaqi për ne një dashuri të pakrahasueshme me dashurinë e njeriut. Edhe kur dergjej i plagosur në prag të vdekjes Ai pati mëshirë për ne. Ai nuk kaloi nga ana tjetër, duke na braktisur, në nevojë e të pashpresë. Ai nuk qëndroi në shtëpinë e tij të shenjtë e të lumtur, ku e donin të gjitha qëniet qiellore. Ai i mori mbi vete brengat tona, e bëri të Tijën kauzën tonë dhe bashkoi interesat e veta me ato të njerëzimit. Ai vdiq për të shpëtuar armiqtë e Tij. Ai u lut për ata, që do ta vrisnin. Duke treguar shembullin e vet Ai u thotë atyre, që e ndjekin. “Këtë ju urdhëroj: ta doni njëri-tjetrin.”; “sikurse unë ju kam dashur, ashtu edhe ju ta doni njëri-tjetrin.” Gjoni 15: 17; 13:34. MNJ2 197.1

Prifti dhe Leviti kishin shkuar të adhuronin në tempull, shërbesat e të cilit ishin krijuar nga vetë Perëndia. Pjesëmarija në ato shërbesa ishte një privilegj i madh ndaj prifti dhe Leviti menduan se, pas një nderi të tillë, nuk u kishte hije të merreshin me një të panjohur që rasti e kishte sjellë në udhën e tyre. Kështu ata i bënë bisht mundësisë së veçantë, që u dha Perëndia për t’i shërbyer një njeriu tjetër. MNJ2 197.2

Shumë vetë sot bëjnë të njëjtin gabim. Ata i ndajnë detyrat e tyre në dy grupe. Njëri grup përbëhet nga gjëra të mëdha, që duhen qeverisur nga ligji i Perëndisë; kurse tjetri përbëhet nga gjërat e ashtuquajtura “të vogla” në lidhje me të cilat urdhërimi: “duajeni fqinjin si vetveten” lihet pas dore. Këto lloj çështjesh i lihen në dorë kapriços, apo impulseve të çastit. Kështu karakeri prishet dhe feja e Krishtit paraqitet gabim. MNJ2 198.1

Ka nga ata, që mendojnë se u bie nuri po t’i shërbejnë atyre që vuajnë. Shumë të tjerë i shohin me inat dhe zemëratë ata, që e kanë shkatërruar tempullin e shpirtit të tyre. Të tjerë akoma i lënë pas dore të varfërit për një arsye tjetër. Ata po punojnë, ose kështu mendojnë, për kauzën e Krishtit, dhe po përpiqen të realizojnë ndonjë sipërmarije me vlerë. Ata mendojnë se po bëjnë një punë të madhe dhe nuk mund të ndalen për të vënë re nevojat e njerëzve të brengosur dhe nevojtarë. Duke çuar përpara punën e madhe ata janë gati madje edhe t’i shtypin të varfërit. Ata mund t’i shtyjnë në rrethana të vështira, t’i privojnë nga të drejtat e tyre, apo t’i lenë pas dore nevojat që kanë. E prapë të mendojnë se e gjithë kjo është mëse e justifikueshme pasi ata, sipas tyre, po punojnë për të çuar përpara kauzën e Krishtit. MNJ2 198.2

Ka shumë, që nuk iu vijnë në ndihmë vëllezërve apo fqinjëve të tyre, kur këta janë në nevojë. Dhe meqënëse ata thonë se janë të Krishterë, nevojtari mund të mendojë se egoizmi dhe zemërngurtësia e tyre përfaqëson Krishtin. Kur ata, që thonë se i shërbëjnë Zotit nuk bashkëpunojnë me Të, dashuria e Perëndisë, që duhet të burojë prej tyre, nuk mbërrin në shumicën e rasteve tek njerëzit e tjerë. Kështu, një numër i madh falenderimesh dhe lavdesh, që do t’i ishin drejtuar Perëndisë nuk mbërrijnë tek Ai. Atij i vidhet kështu lavdia, që i përket emrit të Tij të shenjtë. Atij i vidhen shpirtërat, për të cilët vdiq Krishti, shpirtëra, që Ai dëshiron shumë t’i marrë në mbretërinë e Tij, që të banojnë në praninë e Tij në jetë të jetëve. MNJ2 198.3

E vërteta hyjnore ushtron një ndikim të dobët mbi botën, në një kohë kur ndikimi i saj duhet të ishte shumë herë më i madh, përmes veprimit tonë. Shpalljet publike të besimit nuk mungojnë, por ato nuk kanë peshë. Ne mund të pretendojmë se jemi pasues të Krishtit, mund të pretendojmë se i besojmë çdo të vërtete në fjalën e Perëndisë; por e gjithë kjo nuk ka për t’i sjellë asnjë përfitim fqinjit tonë, nëse besimi ynë nuk gjen shprehje në jetët tona të përditshme. Ne mund ta shpallim besimin tonë me zë të lartë, por ai nuk ka për të na shpëtuar as ne e as të tjerët, nëse nuk jemi të Krishterë të vërtetë. Shembulli që japim do t’i sillte botës shumë më tepër përfitime sesa gjithë shpalljet tona. MNJ2 199.1

Kauzës së Krishtit nuk mund t’i shërbehet duke vepruar me egoizëm. Kauza e Tij është ajo e të shtypurve dhe të varfërve të botës. Zemrat e atyre, që e shpallin veten pasues të Tij kanë nevojë për simpatinë dhe butësinë e Krishtit, kanë nevojë për një dashuri më të thellë për ata, që Ai i ka vlerësuar kaq shumë sa të japë jetën e vet për shpëtimin e tyre. Këta njerëz janë të çmuar, shumë e shumë herë më të çmuar se çdo ofertë tjetër që mund t’i bëjmë Perëndisë. Shpenzimi i energjive në punë të ashtuquajtura të mëdha, ndërkohë që lemë pas dore nevojtarët dhe shkelim me këmbë të drejtat e të tjerëve nuk është ai lloj shërbimi që Ai kërkon. MNJ2 199.2

Shenjtërimi i shpirtit, përmes punës së Shpirtit të Shenjtë është ngjizja e njerëzimit me natyrën e Krishtit. Feja e Ungjillit është vetë Krishti në jetët tona, një parim i gjallë dhe veprues është hiri i Krishtit i shfaqur në karakter dhe i realizuar në vepra të mira. Parimet e ungjillit nuk mund të shkëputen nga asnjë aspekt i jetës së përditshme. Çdo vijë e përvojës dhe e punës së Krishterë duhet të jetë një përfaqësim i jetës së Krishtit. MNJ2 199.3

Dashuria është baza e perëndishmërisë. Çfarëdo që të shpallë, asnjë njeri nuk shfaq dashuri të pastër për Perëndinë nëse nuk shfaq edhe dashuri të vërtetë për vëllanë e vet. Por ne nuk mund ta fitojmë këtë frymë, duke u përpjekur t’i duam të tjerët. Ajo, për të cilën kemi nevojë është dashuria e Krishtit në zemrat tona. Kur vetja bëhet një me Krishtin dashuria buron në mënyrë spontane. Plotësia e karakterit të Krishterë arrihet atëherë kur impulsi për të ndihmuar dhe bekuar të tjerët buron vazhdimisht nga brenda, atëherë kur drita e qiellit mbush zemrën dhe shfaqet në sjellje. MNJ2 200.1

Nuk është e mundur për zemrën, tek e cila banon Krishti të mos ketë dashuri. Nëse e duam Perëndinë, sepse Ai na deshi në fillim, ne duhet t’i duam të gjithë ata, për të cilët vdiq Krishti. Ne nuk mund ta prekim hyjninë, nëse nuk prekim më parë njeriun; pasi tek Ai që ulet mbi fronin e universit hyjnia dhe njerëzorja janë të kombinuara. Kur jemi të lidhur me Krishtin ne jemi të lidhur edhe me njerëzit e tjerë me hallkat e arta të zinxhirit të dashurisë. Atëherë mëshira dhe dhembshuria e Krishtit do të shfaqen edhe në jetët tona. Ne nuk duhet të presim që nevojtarët dhe të varfërit t’i sjellin tek ne. Nuk duhet që të tjerët të na luten që të angazhohemi për zgjidhjen e problemeve të atyre, që janë në nevojë. Do të jetë po aq e natyrshme për ne t’u shërbejmë atyre që kanë nevojë, sa ç’ishte për Krishtin të bënte mirë përreth vetes. MNJ2 200.2

Sa herë që ka një nxitje dashurie e simpatie, sa herë që zemra vepron për të bekuar dhe inkurajuar të tjerët atje shfaqet puna e Frymës së Shenjtë të Perëndisë. Në thellësitë e paganizmit, ata që nuk e kanë njohur kurrë ligjin e shkruar të Perëndisë, që as nuk e kanë dëgjuar ndonjëherë emrin e Krishtit janë treguar të sjellshëm me shërbëtorët e tij, duke i mbrojtur ata edhe duke vënë në rrezikjetët e tyre. Veprat e tyre tregojnë për punën e fuqisë hyjnore. Fryma e Shenjtë e ka mbjellë hirin e Krishtit në zemrat e njerëzve të egër, duke zgjuar tek ata simpati, që janë kundër natyrës së tyre dhe kundër edukimit që kanë marrë. “Drita, që ndriçon çdo njeri që vjen në botë” (Gjoni 1:9) po ndriçon në shpirtin e tij; dhe kjo dritë, nëse dëgjohet do t’i udhëheqë hapat e tij drejt mbretërisë së Perëndisë. MNJ2 200.3

Lavdia e qiellit shfaqet kur të rënët lartësohen, dhe të brengosurit janë ngushëlluar. Dhe në të gjitha zemrat ku banon Krishti shfaqet në të njejtën mënyrë. Kudo që të veprojë feja e Krishtit sjell bekime. Kudo që vepron ajo sjell dritë. MNJ2 201.1

Perëndia nuk bën dallime kombësie, race, apo klase shoqërore. Ai është Krijuesi i gjithë njerëzimit. Të gjithë njerëzit i përkasin të njëjtës familje nga krijimi dhe të gjithë përbëjnë një të vetme përmes shpengimit. Krishti erdhi për të shembur çdo mur ndarës, që të hapte çdo ndarje të tempullit, që çdo shpirt të mund ta takonte Perëndinë lirisht. Dashuria e Tij është kaq e gjerë, e thellë dhe e plotë saqë depërton kudo. Ajo i shpëton ata mjeranë, që kanë rënë në rrethin e Satanit pasi janë gënjyer nga mashtrimet e tij dhe i afron tek froni i Perëndisë, i cili është i rrethuar nga ylberi i premtimit. MNJ2 201.2

Në Krisht nuk kajudenj, apo Grekë, skllevër, a të lirë. Të gjithë janë afruar nga gjaku i Tij i çmuar. (Galatasve 3:28; Efesianëve 2:13). MNJ2 201.3

Dhe sikur të na ndajë besimi fetar, thirija e dikujt që vuan duhet dëgjuar dhe i duhet dhënë përgjigje. Madje atje ku ka mosmarrëveshje dhe ndasi për shkak të besimit në fe të ndryshme, shërbimi vetjak mund të bëjë shumë të mira. Shërbimi i dashurisë do t’i kapërcejë muret e ngritura nga paragjykimet dhe do të fitojë frymë për Perëndinë. MNJ2 201.4

Ne duhet t’i kuptojmë menjëherë hidhërimet, vështirësitë dhe problemet e të tjerëve. Duhet t’i njohim gëzimet dhe shqetësimet e të pasurve dhe të varfërve, të fisnikëve dhe të vegjëlisë. “Falas morët,” thotë Krishti, “falas jepni.” Mateu 10:8. Nga të gjitha anët, përreth nesh kemi njerëz të varfër dhe të munduar nga jeta, që kanë nevojë për fjalë të ëmbla dhe vepra ndihme. Kemi vejusha, që kanë nevojë për simpatinë dhe ndihmën tonë. Kemi jetimë, të cilët Krishti na fton t’i pranojmë si një trust nga Perëndia. Tepër shpesh ne nuk i vëmë re këta njerëz. Ata mund të jenë të veshur me rrecka, të pagdhendur dhe në dukje aspak tërheqës sido që t’i shikosh, por prapë ata i përkasin Perëndisë. Ata janë blerë me një çmim dhe janë në sytë e Tij, po aq me vlerë sa ç’jemi edhe ne. Ata janë anëtarë të familjes së madhe të Perëndisë dhe të Krishterët, si administratorët e Tij janë përgjegjës për mirëqënien e tyre. “Frymët e tyre” thotë Ai, “do t’i kërkoj nga dora jote.” MNJ2 202.1

Mëkati është e keqja më e madhe dhe ne e kemi për detyrë t’i mëshirojmë dhe t’i ndihmojmë mëkatarët. Por jo të gjithë mund të arrihen në të njëjtën mënyrë. Ka shumë që e fshehin urinë e shpirtit të tyre. Këta mund t’i ndihmonim duke iu thënë një fjalë të mirë, apo duke i kujtuar me dashuri. Ka të tjerë, që janë në nevojë të madhe, por nuk e dinë akoma. Ata nuk e kuptojnë mjerimin e tmerrshëm të shpirtit. Turmat janë zhytur aq thellë në mëkat, saqë e kanë humbur njohurinë e realitetit të pëijetshëm, kanë humbur ngjashmërinë me Perëndinë dhe madje nuk e dinë a kanë apo jo një shpirt për të shpëtuar. Ata nuk kanë besim as tek Perëndia as tek njerëzit. Shumë prej këtyre mund të fitohen vetëm përmes shfaqjes së mirësisë pa kushte e pa interes. Dhe si fillim duhen plotësuar nevojat e tyre fizike. Ata duhen ushqyer, pastruar dhe veshur ashtu siç duhet. Dhe kur të shikojnë provat e dashurisë tuaj ata do ta kenë më të lehtë të besojnë në dashurinë e Krishtit. MNJ2 202.2

Ka shumë, që gabojnë dhe e kuptojnë çmendurinë dhe turpin e sjelljes së tyre. Ata përqendrohen tek gabimet e tyre dhe nuk i shkëpusin sytë prej tyre, duke shkuar deri në dëshpërim. As këta njerëz nuk duhen lënë pas dore. Kur dikujt i duhet të notojë kundër rrymës, atij i duhet të përballojë gjithë forcën e rrymës, që përpiqet ta kthejë mbrapsh. Shtrijini atij dorën tuaj për ta ndihmuar, ashtu siç e ndihmoi Vëllai i Madh Pjetrin që po mbytej. Thuajini fjalë shpresëdhënëse, të cilat do t’i japin besim dhe do të zgjojnë në të dashurinë. MNJ2 203.1

Vëllai juaj, që është shpirtërisht i sëmurë ka nevojë për ju, ashtu siç keni patur nevojë ju për dashurinë e një vëllai. Ai ka nevojë për përvojën e dikujt, që ka qënë po aq i bobët sa ç’është ai vetë, të dikujt që mund të simpatizojë me të dhe ta ndihmojë. Njohuria e dobësisë sonë duhet të na ndihmojë të ndihmojmë dikë tjetër në çastin e nevojës së tij të madhe. MNJ2 203.2

Ne nuk duhet të kalojmë asnjëherë pranë një njeriu, që vuan pa u përpjekur t’i japin atij kurajo, ashtu siç na ka dhënë zemër edhe neve Perëndia. MNJ2 203.3

Shoqërimi me Krishtin, kontakti vetjak me Shpëtimtarin e gjallë, mundëson mendjet, zemrat dhe shpirtërat tanë të triumfojnë mbi natyrën e ulët. Tregojini shtegtarit për dorën e gjithëpushtetshme që do ta ngrejë lart, tregoji për njerëzimin e pafund që, përmes Krishtit ka mëshirë për të. Nuk mjafton të kesh besim tek ligji dhe tek forca, sepse të dyja këto gjëra nuk e njohin mëshirën dhe janë të shurdhëta ndaj klithmave për ndihmë. Shtegtari ka nevojë të shtrëngojë një dorë të ngrohtë, të ketë besim tek zemra e butë e një njeriu. Ndihmojeni ta mbajë të mbërthyer vështrimin mbi praninë hyjnore, që është përherë pranë tij, dhe e kundron gjithnjë me mëshirë dhe dashuri. Ftojeni të mendojë për zemrën e Atit, që vuan për shkak të mëkatit, për dorën e Tij të shtrirë dhe për fjalët e Tij: Le të mbështetet “te forca ime për të bërë paqe me mua, po, për të bërë paqe me mua.” Isaia 27:5. MNJ2 203.4

Dhe teksa përfshiheni në këtë punë, ju jeni të shoqëruar nga miq të padukshëm për sytë njerëzorë. Samaritani, që u kujdes për të plagosurin e huaj kishte pranë vetes engjëjt e qiellit. Engjëj nga oborret qiellore qëndrojnë në krah të të gjithë atyre, që i shërbejnë Perëndisë, duke ju shërbyer njerëzve të tjerë. Dhe ju gëzoni gjithashtu edhe bashkëpunimin e Krishtit Vetë. Ai është Mjeku dhe teksa punoni nën kontrollin e Tij do të arrini rezultate të larta në punën tuaj. MNJ2 204.1

Nga besnikëria e shfaqur në këtë punë varet jo vetëm mirëqënia e të tjerëve, por edhe vetë fati juaj i pëijetshëm. Krishti po përpiqet t’i ngrejë në këmbë të gjithë ata, që e dëshirojnë një gjë të tillë që ne të jemi një me Të ashtu siç është Ai një me Atin. Ai lejon që ne ta njohim dhimbjen dhe fatkeqësitë, në mënyrë që të na shtyjë të heqim dorë nga egoizmi ynë; Ai përpiqet të zhvillojë në ne atributet e karakterit të vet, që janë dhembshuria, butësia dhe dashuria. Duke pranuar të punojmë për të shërbyer ne rregjistrohemi në shkollën e Tij, ku do të përgatitemi për oborret e Perëndisë. Duke e hedhur poshtë thirijen e Tij, ne tregojmë se nuk i pranojmë udhëzimet e Tij dhe zgjedhim të ndahemi nga Ai pëijetësisht. MNJ2 204.2

“Në qoftë se do të ecësh në rrugët e mia,” thotë Zoti, “unë do të të lejoj të hysh lirisht midis këtyre, që rrijnë këtu.” - madje edhe mes engjëjve, që qëndrojnë përreth fronit të Perëndisë. (Zakaria 3:7). Duke bashkëpunuar me qëniet qiellore në punët e tyre këtu mbi tokë, ne përgatitemi për shoqërinë e tyre në qiell. “Frymëra shërbenjës, që dërgohen për të shërbyer për të mirën e atyre, që kanë për të trashëguar shpëtimin,” (Hebrenjve 1:14), engjëj të qiellit do t’i mirëpresin ata, që mbi tokë nuk kanë jetuar “që t’i shërbejnë, por për të shërbyer.” (Mateu 20:28). Në këtë shoqëri të bekuar ne do të mësojmë për gëzimin tonë të pëijetshëm gjithçka, që fshihet brenda pyetjes: “Kush është i afërmi im?”. MNJ2 204.3