MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 2
29—TAKIMI ME DHËNDRIN
Krishti me dishepujt e Tij është ulur në Malin e Ullinjve. Dielli ka perënduar prapa maleve dhe qiejt janë mbuluar nga hijet e mbrëmjes. Në plan të parë ndodhet një shtëpi banimi e ndriçuar si për festë. Drita buron nga të gjitha dritaret dhe përreth saj një grup njerëzish në pritje tregon se së shpejti do të mbërrijë aty një korte martesor. Në shumë pjesë të Lindjes së Mesme dasmat bëhen darkave. Dhëndri shkon të marrë nusen dhe ta sjellë me vete në shtëpinë e tij. Dasmorët me pishtarë të ndezur në duar shkojnë nga shtëpia e të atit të nuses drejt asaj të dhëndrit, ku është shtruar gostia për miqtë e ftuar. Përpara syve të Krishtit, një grup njerëzish po presin dasmorët për t’u bashkuar me ta. MNJ2 220.1
Pranë shtëpisë së nuses ndodhen dhjetë vajza veshur me të bardha. Secila prej tyre ka me vete nga një kandil të ndezur dhe një flakon të vogël me vaj. Të gjitha presin me padurin mbërritjen e dhëndrit. Por ai po vonon. Orët ndjekin njëra-tjetrën dhe ata që prisnin i zë gjumi. Në mesnatë dëgjohet thirija:“Ja, po vjen dhëndri, i dilni para! Ata, që i kishte zënë gjumi zgjohen dhe brofin në këmbë. Ata e shikojnë korteun që po afrohet i tëri i ndriçuar me pishtarë dhe dëgjojnë muzikën, këngët e gëzuara si edhe zërat e dhëndrit e të nuses. Dhjetë virgjëreshat marrin në duar llampat e tyre dhe i bëjnë gati me shpejtësi. Por pesë prej tyre kanë harruar t’i mbushin kandilët me vaj. Ato nuk mendonin se do të prisnin kaq gjatë dhe nuk janë gati t’i bëjnë ballë situatës. Të shqetësuara ato iu thonë shoqeve të tyre: uNa jepni nga vaji juaj, sepse llampat tona po na fiken.” Por pesë të tjerat, që sapo i kanë bërë gati llampat e tyre i kanë zbrazur flakonët rezervë. Ato nuk kanë vaj të tepërt ndaj edhe përgjigjen: ‘Jo, sepse nuk do të mjaftonte as për ne, e as për ju; më mirë shkoni tek tregtarët dhe blini.” MNJ2 220.2
Ndërkohë që ato shkuan të blinin vajin korteu vazhdoi në udhën e vet, duke i lënë pas. Pesë vajzat me kandilat e ndezur u bashkuan me dasmorët dhe hynë në shtëpi bashkë me ta dhe, pas tyre dera u mbyll. Kur virgjëreshat budallaçka mbërritën në shtëpinë e dasmës ato nuk i lanë të hynin. I zoti i dasmës deklaroi: “nuk ju njoh.” Dhe ato mbetën jashtë, në udhën e zbrazët, në mes të natës. MNJ2 221.1
Teksa vështronte ata, që prisnin arritjen e dhëndrit, Krishti u tregoi dishepujve historinë e dhjetë virgjëreshave dhe përmes përvojës së tyre ilustroi atë, që do të pëijetonte kisha në kohën e ardhjes së Tij të dytë. MNJ2 221.2
Dy klasat e atyre që prisnin përfaqësojnë dy klasat e atyre që thonë se presin ardhjen e Zotit të tyre. Ata përfaqësohen nga virgjëreshat pasi thonë se besimi i tyre është i vërtetë. Llampat përfaqësojnë fjalën e Perëndisë. Psalmisti thotë: “Fjala jote është një llampë në këmbën time dhe një dritë në shtegun tim.” Psalmi 119:105. Ndërsa vaji simbolizon Frymën e Shenjtë. Kështu përfaqësohet Fryma në profecinë e Zakarisë: “Pastaj,” thotë ai, “engjëlli që fliste me mua u kthye dhe më zgjoi ashtu si zgjojnë dikë nga gjumi. Dhe më pyeti: ‘Çfarë po shikon?’. U përgjigja: ‘Ja, po shikoj një shandan krejt prej ari dhe që ka në majë një enë, mbi të cilën janë shtatë llampa me shtatë tuba për shtatë llampat, që janë në majë. Afër tyre janë dy ullinj, një në të djathtën e enës dhe tjetri në të majtën e saj.’ Kështu nisa t’i them engjëllit, që fliste me mua: ‘Imzot, ç’kuptim kanë këto gjëra?’ ... atëherë ai, duke u përgjigjur, më tha: ‘Kjo është fjala e Zotit drejtuar Zorobabelit: Jo për fuqinë dhe as për forcën, por për Frymën time’, thotë Zoti i ushtrive ... Për herë të dytë nisa t’i them: ‘Çfarë janë këto dy degë ulliri, qëjanë përbri dy prurësve prej ari nga rrjedh vaji i praruar?’ Ai më tha: ‘Këta janë dy të vajosurit, që rrinë afër Zotit të të gjithë dheut.”‘ Zakaria 4:1-14. MNJ2 221.3
Nga dy degët e ullirit vaji i praruar zbrazej përmes prurësve prej ari në enën mbajtëse të shandanit dhe prej aty shkonte tek llampat prej ari, që ndriçonin shenjtoren. Kështu edhe Fryma e Perëndisë kalon prej shenjtorëve, që qëndrojnë në praninë e Tij tek njerëzit, që i janë dedikuar shërbimit të Tij. Misioni i dy të vajosurve është t’’ju komunikojnë njerëzve të Perëndisë hirin qiellor, që është i vetmi që mund ta bëjë fjalën e Tij një llampë, që ndriçon shtegun e jetës. ” ‘Jo për fuqinë dhe as për forcën, por për Frymën time’, thotë Zoti i ushtrive.” Zakaria 4:6. MNJ2 222.1
Në shëmbëlltyrë, të dhjetë virgjëreshat dolën për ta pritur dhëndrin. Të gjitha kishin me vete llampa dhe enë për të mbajtur vajin. Për një farë kohe, mes tyre nuk pati asnjë ndryshim. Kështu do të jetë edhe me kishën e ditëve të fundit, e cila do të jetojë në kohëil pikërisht përpara ardhjes së dytë të Krishtit. Të gjithë i njohin Shkrimet, e kanë dëgjuar lajmin e mirë të ardhjes së Tij të afërme dhe ndodhë ajo, që ndodhi në shëmbëlltyrë. Koha e pritjes do të shndërrohet në një kohë prove. Dhe kur të dëgjohet thirrja: “Ja, po vjen dhëndri, i dilni para!” Mateu 25:6, shumë prej tyre nuk do të jenë gati. Ata nuk kanë më vaj në llampat e tyre. Atyre u mungon Fryma e Shenjtë. MNJ2 222.2
Pa Frymën e Perëndisë njohuria e tjalës së Tij nuk ka asnjë vlerë. Teoria e të vërtetës e pashoqëruar nga Fryma e Shenjtë nuk mund ta gjallërojë shpirtin dhe as ta shenjtërojë zemrën. Dikush mund t’i njohë urdhërimet dhe premtimet e Biblës, por pa punën e Frymës së Shenjtë, që e shtyn t’i bëjë të vetat këto njohuri, karakteri i këtij personi nuk do të transformohet. Pa ndriçimin e Frymës së Shenjtë njerëzit nuk do të jenë në gjendje ta dallojnë të vërtetën nga gënjeshtra dhe do të bien pre e tundimeve mjeshtërore të Satanit. MNJ2 223.1
Njerëzit, që këtu përfaqësohen nga virgjëreshat budallaçka nuk janë hipokritë. Ata e kanë për zemër të vërtetën, e kanë mbrojtur atë dhe u pëlqen shoqëria e atyre që i besojnë asaj; por ata vetë nuk i janë dorëzuar Frymës së Shenjtë. Nuk kanë rënë mbi Shkëmbin, mbi Jezus Krishtin dhe nuk e kanë dorëzuar natyrën e tyre të vjetër. Kjo klasë njerëzish përfaqësohet edhe nga ata, personazhet e një shëmbëlltyre tjetër, të cilët Krishti i krahasoi me një tokë shkëmbore. Ata e pranojnë fjalën menjëherë, por nuk i bëjnë të tyret parimet e saj. Ndikimi i fjalës tek ata nuk është i vazhdueshëm. Fryma punon për të transformuar zemrat dhe natyrën e njerëzve, në atë masë sa e lejojnë dëshirat e tyre; ata që në shëmbëlltyrë përfaqësohen nga virgjëreshat budallaçka kënaqen me një shndërrim sipërfaqësor. Ata nuk e njohin Perëndinë. Ata nuk e kanë studjuar karakterin e Tij; nuk janë lidhur me Të, ndaj edhe nuk dinë të kenë besim, nuk dinë si të sillen e si të jetojnë. Shërbimi, që i ofrojnë ata Perëndisë degjeneron në një shërbim sa për formë. “Kështu vijnë te ti, ashtu si bën njerëzia, ulen para teje, ashtu si bën populli im dhe dëgjojnë fjalët e tua, por nuk i vënë në praktikë; me gojën e tyre, pra, tregojnë dashuri të madhe, por zemra e tyre shkon pas fitimit të tyre të padrejtë.” Ezekieli 33:31. Apostulli Pal thotë se kjo do të jetë karakteristika kryesore e atyre, që do të jetojnë në periudhën pikërisht përpara ardhjes së dytë të Krishtit. Ai thotë: “Në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira, sepse njerëzit do të jenë egoistë... dëfrimdashës më fort se perëndidashës, të perëndishëm në dukje, por mohues të fuqisë së saj.” 2 Timoteut 3: 1-5. MNJ2 223.2
Njerëzit e kësaj klase përballë rrezikut thërrasin: Paqe dhe siguri! Ata e vënë në gjumë ndërgjegjen e tyre dhe nuk e dallojnë rrezikun që u kanoset. Kur zgjohen papritmas nga gjumi i tyre letargjik, ata e kuptojnë gabimin e tyre dhe u kërkojnë të tjerëve të plotësojnë nevojat e tyre. Por në fushën e gjërave shpirtërore, askush nuk mund të plotësojë mangësitë e tjetrit. Hiri i Perëndisë u është dhënë të gjithëve lirisht. Lajmi i ungjillit është shpallur: “Ai që ka etje, le të vijë; dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës.” Zbulesa 22:17. Karakteri ama, nuk është i transferueshëm. Askush nuk mund të besojë edhe për të tjerët. Askush nuk mund të marrë Frymën në vend të një tjetri. Askush nuk mund t’i përcjellë dikujt tjetër karakterin e formuar nën ndikimin e Frymës së Shenjtë. “Edhe sikur në mes tyre të ishin Noeu, Danieli dhe Jobi, ashtu siç është e vërtetë që unë rroj,” thotë Zoti, Zoti “ata nuk do të shpëtonin as bijtë, as bijat, për drejtësinë e tyre do të shpëtonin vetëm veten e tyre.” Ezekieli 14:20. MNJ2 224.1
Karakteri del në pah në momente krize. Kur në mesnatë u dëgjua thirrja: “Ja, po vjen dhëndri, i dilni para!” dhe virgjëreshat e Çetura u zgjuan nga gjumi, u pa se cilat prej tyre ishin përgatitur për ngjarjen. Të dyja palët u zunë në befasi, por njëra palë ishte gati t’i bënte ballë emergjencës, ndërsa tjetra u gjet e papërgatitur. Kështu edhe sot, një fatkeqësi e papritur, një ngjarje që e sjell shpirtin ballë për ballë me vdekjen, do të tregojë nëse ka besim të vërtetë në premtimet e Perëndisë. Ajo do të tregojë nëse njeriu mbështetet tek hiri. Provimi i madh përfundimtar vjen në fund të kohës së provës, që i është dhënë njerëzimit, kur shpirti nuk do të ketë më kohë për të plotësuar nevojat e veta. MNJ2 224.2
Dhjetë virgjëreshat po presin në mbrëmjen e historisë së kësaj bote. Të gjitha thonë se janë të Krishtera. Të gjitha janë ftuar, kanë me vete një llampë dhe thonë se i shërbejnë Perëndisë. Të gjitha presin, në dukje, shfaqjen e Krishtit. Por pesë prej tyre nuk janë të përgatitura. Pesë prej tyre do ta gjejnë veten të çuditura, jashtë sallës së banketit. MNJ2 225.1
Ditën e fundit shumë vetë do të kërkojnë të pranohen në mbretërinë e Krishtit, duke thënë: “Po ne hëngrëm dhe pimë me ty dhe ti mësove ndër rrugët tona.” “O Zot, o Zot, a nuk profetizuam ne në emrin tënd, a nuk i dëbuam demonët në emrin tënd, a nuk kemi bërë shumë vepra të fuqishme në emrin tënd?” “Por ai do të thotë: “Unë po ju them se nuk e di nga vini; largohuni nga unë, të gjithë ju që bëni paudhësi.”Luka 13:26,27 ; Mateu 7:22. Në këtë jetë ata nuk janë shoqëruar me Krishtin; ndaj edhe nuk e njohin gjuhën e qiellit, gëzimet e saj janë të huaja për ta. “Sepse cili nga njerëzit, pra, njeh gjërat e njeriut, përveçse fryma e njeriut, që është në të? Po kështu, asnjeri s’i njeh gjërat e Perëndisë, përveç Fryma e Perëndisë.” 1 Korintasve 2: 11. MNJ2 225.2
Fjalët më të trishtuara, që ka dëgjuar ndonjëherë veshi i njeriut janë fjalët e fatkeqësisë: “Unë nuk të njoh.” Miqësia e Frymës, që e keni hedhur poshtë ishte e vetmja gjë që mund t’ju lejojnte të merrnit pjesë në dasëm. Pa atë ju nuk mund të merrni pjesë, pasi dritat e saj vezulluese do t’ju verbonin dhe muzika, që luhet në të do t’ju shurdhonte. Dashuria dhe gëzimi, që përjetohen aty nuk mund të zgjonin në ju asnjë emocion, pasi zemra juaj është mpirë nga ndjenjat e kësaj bote. Ju keni zgjedhur të mos jini pjesë e qiellit, duke mos lidhur miqësi me të. MNJ2 225.3
Ne nuk mund të jemi gati për ta takuar Zotin nëse zgjohemi vetëm kur dëgjojmë thirijen: “Ja, Dhëndri po vjen!” dhe na duhet të rendim për të mbushur me vaj llampat tona. Me fjalë të tjera, ne nuk mund ta mbajmë Krishtin largjetëve tona këtu, dhe prapë të jemi miqtë e Tij të mirë në qiell. MNJ2 226.1
Në shëmbëlltyrë virgjëreshat e mençura kishin marrë me vete vaj rezervë dhe flaka e llampave të tyre vazhdoi të ndriçonte fort gjatë gjithë natës së pritjes. Drita e llampave të tyre e shtoi edhe më ndriçimin për nder të dhëndrit. Duke ndriçuar në errësirë, ajo ndihmoi të ndriçonte udhën për tek shtëpia e dhëndrit, ku zhvillohej dasma. MNJ2 226.2
Po kështu edhe pasuesit e Krishtit duhet të hedhin dritë në errësirën e botës. Përmes Frymës së Shenjtë, fjala e Perëndisë është si drita prej së cilës buron fuqia transformuese në jetën e atij, që e pranon. Duke mbjellë në zemrat e tyre parimet e fjalës së Tij Fryma e Shenjtë zhvillon tek njerëzit atributet e Perëndisë. Drita e lavdisë së Tij - karakteri i Tij - duhet të ndriçojë tek pasuesit e Tij. Kështu ata duhet ta përlëvdojnë Perëndinë, të ndriçojnë shtegun për tek shtëpia e Dhëndrit, tek qyteti i Perëndisë, tek darka e dasmës së Qengjit. MNJ2 226.3
Dhëndri erdhi në mesnatë, në orën më të errët. Po kështu edhe ardhja e Krishtit do të ndodhë në periudhën më të errët të historisë së kësaj bote. Ditët e Noes dhe të Lotit na e përshkruajnë qartë gjendjen e botës, pikërisht para ardhjes së Birit të njeriut. Shkrimet që flasin për këtë periudhë deklarojnë se Satani do të punojë me të gjitha forcat, me shenja dhe mrekulli të rreme, dhe me çdo mashtrim ligësie. (2 Selanikasve 2:9, 10.) Puna e tij dallohet qartë nga errësira në rritje, gabimet e shumta, herezitë dhe zhgënjimet e këtyre ditëve të fundit. Satani nuk po tërheq pas vetes në skllavëri vetëm botën, por po arrin me mashtrimet e veta të ndikojë edhe të ashtuquajturat kisha të Krishtera. Apostazia e madhe do të rezultojë në një errësirë të thellë e të padepërtueshme si në mesnatë. Për njerëzit e Perëndisë ajo do të jetë një natë prove, një natë të qarash dhe përndjekjesh për hir të së vërtetës. Por nata e errët do të pasohet nga drita e Perëndisë. MNJ2 226.4
Ai thotë: “Le të ndriçojë drita në errësirë.” 2 Korintasve 4:6. Kur “toka ishte pa trajtë, e zbrazët dhe errësira mbulonte sipërfaqen e humnerës,” “Fryma e Perëndisë fluturonte mbi sipërfaqen e ujërave. Pastaj Perëndia tha: “U bëftë drita!” Dhe drita u bë.” Zanafilla 1:2,3. Kështu edhe natën e errësirës shpirtërore dëgjohet fjala e Perëndisë: “Le të ndriçojë drita në errësirë!”. Njerëzve të Tij Ai u thotë: “Çohu, shkëlqe, sepse drita jote ka ardhur, dhe lavdia e Zotit u ngrit mbi ty.” Isaia 60:1. MNJ2 227.1
“Sepse ja,” thonë shkrimet, “terri mbulon tokën dhe një errësirë e dendur mbulon popujt; por mbi ty ngrihet Zoti dhe lavdia e tij duket mbi ty.” Isaia 60:2. MNJ2 227.2
Botën po e mbulon terri i moskuptimit të Perëndisë. Njerëzit po e humbasin njohurinë e karakterit të Tij. Ai është keqkuptuar dhe përgojuar për keq. Në këtë kohë duhet shpallur një lajm nga Perëndia, një lajm ndikimi i të cilit ndriçon mendjet dhe zemrat dhe që ka fuqi shpëtuese. Karakteri i Perëndisë duhet bërë i ditur. Errësira e kësaj bote duhet larguar nga drita e lavdisë së Tij, drita e mirësisë, e mëshirës dhe e të vërtetës. MNJ2 227.3
Kjo është puna e përshkruar nga profeti Isaia me fjalët: “O Jeruzalem, ti që sjell lajmin e mirë, ngrije zërin me forcë! Ngrije zërin, mos ki frikë! Thuaju qyteteve të Judës: ‘Ky është Perëndia juaj!’. Ja, Perëndia, Zoti vjen i fuqishëm dhe krahu i tij sundon për të. Ja e ka shpërblimin me vete, dhe shpërblimi i tij e pararend.” Isaia 40:9,10. MNJ2 227.4
Ata, që presin mbërritjen e Dhëndrit duhet t’ju thonë njerëzve: “Ja, Perëndia juaj.” Rrezet e fundit të dritës së mëshirshme, lajmi i fundit i mëshirës që do t’i jepet botës është zbulesa e karakterit të Tij të dashurisë. Fëmijët e Perëndisë duhet të shfaqin lavdinë e Tij.Jeta dhe karakteri i tyre duhet të shfaqë atë që Perëndia ka bërë për ta. MNJ2 228.1
Drita e Diellit të Drejtësisë duhet të shprehet në veprat e mira - në fjalët e së vërtetës dhe veprat e shenjta. MNJ2 228.2
Krishti, ndriçimi i lavdisë së Perëndisë erdhi në botë si drita e saj. Ai erdhi për t’iu paraqitur Perëndinë njerëzve, dhe për Të është shkruar se ishte vajosur me “Frymën e Shenjtë dhe me fuqi”dhe e upërshkoi vendin duke bërë mirë.” Veprat e Apostujve 10:38. Në sinagogën e Nazaretit Ai tha: uFryma e Zotit është mbi mua, sepse ai më vajosi për të ungjillizur të varfërit; ai më dërgoi për të shëruar ata që e kanë zemrën të thyer, për të shpallur çlirimin e të burgosurve dhe kthimin e të parit të verbërve, për të çliruar përsëri të shtypurit, dhe për të predikuar vitin e pranueshëm të Zotit.” Luka 4:18,19. Kjo ishte puna, që Ai i dha dishepujve të vet. ‘Ju jeni drita e botës,” tha Ai, ule të ndritë drita juaj para njerëzve, që të shohin veprat tuaja të mira dhe ta lëvdojnë Atin tuaj që është në qiej.” Mateu 5:14,16. MNJ2 228.3
Kjo është puna që përshkruan profeti Isaia me fjalët: ua nuk konsiston vallë në ndaijen e bukës sate me atë që ka uri, në sjelljen në shtëpinë tënde të të varfërit pa strehë, në të veshurit e atij që është lakuriq, pa lënë pas dore ata që janë nga gjaku yt? Atëherë drita jote do të shpërthejë si agimi dhe shërimi yt do të mbijë menjëherë, drejtësia jote do të të pararendë dhe lavdia e Zotit do të jetë praparoja jote.” Isaia 58: 7, 8. MNJ2 228.4
Kështu në natën e errësirës shpirtërore lavdia e Perëndisë duhet të shkëlqejë përmes kishës së Tij, e cila do të punojë për të ngritur në këmbë ata që janë rrëzuar dhe për të ngushëlluar të pikëlluarit. MNJ2 229.1
Ngado, përreth nesh dëgjohen të qarat e një bote që vuan. Nga të gjitha anët shikojmë njerëz nevojtarë dhe të përvuajtur. Eshtë detyrë për ne të përpiqemi për të lehtësuar dhe zbutur vështirësitë dhe mjerimin e jetës. MNJ2 229.2
Puna praktike do të ketë shumë më tepër efekt sesa predikimi. Ne duhet të ushqejmë të uriturit, të veshim ata, që janë zhveshur dhe t’u gjejmë strehë atyre, që nuk e kanë. Dhe ne të gjithë jemi thirrur të bëjmë shumë më tepër se kaq. Vetëm dashuria e Krishtit mund t’i plotësojë nevojat e shpirtit. Nëse Krishti banon tek ne, zemrat tona do të jenë të mbushura me simpati hyjnore. Burimet e vulosura të dashurisë së vërtetë si ajo e Krishtit do të hapen. MNJ2 229.3
Perëndia nuk kërkon nga ne vetëm që t’u japim dhurata nevojtarëve, por edhe sjelljen tonë gazmore, fjalët tona shpresëdhënëse dhe një shtrëngim miqësor duarsh. Kur Krishti shëronte të sëmurët Ai i vinte duart e Tij mbi Ta. Kështu duhet të bëjmë edhe ne, t’i takojmë nga afër ata që duam t’i ndihmojmë. MNJ2 229.4
Ka shumë vetë që kanë humbur çdo shpresë. Silluni atyre sërisht dritën e diellit. Shumë prej tyre kanë humbur kurajon. Foluni fjalë gazmore. Lutuni për ta. Ka nga ata, që kanë nevojë për bukën e jetës. Lexojuni atyre nga fjala e Perëndisë. Shumë të tjerë vuajnë nga një sëmundje e shpirtit, që nuk është në gjendje ta shërojë asnjë ilaç e asnjë mjek njerëzor. Lutuni për këta shpirtra, sillini ata tekjezusi. Thuajuni se në Gilead ka një ilaç dhe një Mjek, që mund t’i shërojë. MNJ2 229.5
Drita është një bekim, një bekim universal, që i derdh thesaret e veta mbi një botë jomirënjohëse, të pandershme dhe të demoralizuar. Kështu është edhe me dritën e Diellit të Drejtësisë. Mbarë bota, e mbështjellë siç është në errësirën e mëkatit dhe të mjerimit dhe të dhimbjes duhet ndriçuar nga njohuria e dashurisë së Perëndisë. Asnjë sekti, rangu, apo klase njerëzish nuk do t’i mungojnë rrezet e dritës, që burojnë nga froni i qiellit. MNJ2 229.6
Lajmi i shpresës dhe i mëshirës duhet çuar deri në skajet e botës. Kushdo, që dëshiron mund të zgjasë dorën dhe të marrë fuqinë e Perëndisë dhe të bëjë paqe me Të dhe ka për të bërë paqe. Paganët nuk do të mbështillen më në errësirën e mesnatës. Terri do të zhduket përballë rrezeve të shndritshme të Diellit të Drejtësisë. Fuqia e ferrit është mposhtur. MNJ2 230.1
Por asnjë njeri nuk është në gjendje t’u japë të tjerëve atë, që nuk e ka marrë. Njerëzimi nuk mund të fillojë asgjë në punën e Perëndisë. Asnjë njeri nuk është në gjendje me forcat e veta të bëhet një lajmëtar drite për Perëndinë. Vaji i praruar, që u zbraz nga lajmëtarët hyjnorë në tubat e artë, për t’u çuar nga legeni i artë tek llampat e shenjtores, ishte ai që prodhonte një dritë të fortë e të vazhdueshme. Kështu është dashuria e vazhdueshme e Perëndisë ajo që i mundëson njeriut t’u japë dritë të tjerëve. Në zemrat e të gjithë atyre, që janë të bashkuar me Perëndinë me anë të besimit vaji i praruar i dashurisë rrjedh lirisht, për t’u shndërruar në dritë përmes veprave të mira dhe në një shërbim të vërtetë dhe me gjithë zemër ndaj Perëndisë. MNJ2 230.2
Në dhuratën e madhe e të pamatë të Frymës së Shenjtë përmbahen të gjitha pasuritë e qiellit. Dhe nuk është për shkak të ndonjë shtrëngimi nga ana e Perëndisë që pasuritë e hirit të Tij nuk rrjedhin drejt tokës dhe njerëzve. Sikur të gjithë të kishin dëshirë të merrnin, atëherë të gjithë do të mbusheshin me Frymën e Tij. MNJ2 230.3
Eshtë privilegji i çdo njeriu të jetë një kanal i gjallë, përmes të cilit Perëndia mund t’i përcjellë botës thesaret e hint të Tij, pasuritë e pallogaritshme të Krishtit. Nuk ka asgjë që Krishti ta dëshirojë më shumë sesa të ketë njerëz, të cilët do të përfaqësojnë tek bota karakterin dhe Frymën e Tij. Dhe gjithashtu, gjëja për të cilën bota ka më shumë nevojë është shfaqja, përmes njerëzimit, e dashurisë së Shpëtimtarit. Qielli mbarë pret të gjejë kanale përmes të cilëve mund të derdhet vaji i shenjtë, që do të jetë një gëzim dhe bekim për zemrat e njerëzve. MNJ2 230.4
Krishti siguroi çdo gjë që duhej, që kisha e Tij të ishte një trup i shndërruar, i ndriçuar me Dritën e botës dhe, që të zotëronte lavdinë e Emanuelit. Ai ka për qëllim të bëjë të mundur që çdo i Krishterë të rrethohet nga një atmosferë shpirtërore drite dhe paqeje. Ai do që ne ta shfaqim gëzimin e Tij në jetët tona. MNJ2 231.1
Banimi i Frymës brenda nesh do të shfaqet së jashtmi në dashurinë hyjnore që ne do të shpërndajmë përreth. Plotësia hyjnore do të rijedhë përmes agjentit të shenjtëruar njerëzor për të mbërritur tek gjithë të tjerët. MNJ2 231.2
Dielli i Drejtësisë ka “shërim në krahët e tij.” Malakia 4:2. Kështu edhe nga çdo dishepull duhet të shpërndahet një ndikim për jetën, kurajon, ndihmën dhe shërimin e vërtetë. MNJ2 231.3
Feja e Krishtit nuk mund të përkufizohet thjesht dhe vetëm si feja e faljes së mëkateve. Veprimi i saj shkon shumë më larg sesa vetëm kaq! Ajo jo vetëm që na pastron nga mëkati, duke e larguar atë prej nesh, por edhe e mbush hapësirën e shpirtit të mbetur bosh, me hiret e Frymës së Shenjtë. Ajo sjell në jetët tona ndriçimin hyjnor, gëzimin dhe harenë e Perëndisë. Ajo i zbraz zemrat tona nga egoizmi dhe i bekon me praninë e Krishtit. Shpirti, ku mbretëron Krishti është i pastër dhe gëzon lirinë nga mëkati. Lavdia dhe plotësia e planit të Ungjillit përmbushen në jetën e besimtarit. Pranimi i Shpëtimtarit i sjell zemrës një paqe të përsosur, një dashuri të përsosur dhe një siguri të plotë. Kur bukuria dhe pastërtia e karakterit të Krishtit shfaqen në jetën e besimtarit, ato dëshmojnë se Perëndia e ka dërguar me të vërtetë Birin e Tij në këtë botë për të qënë Shpëtimtari i saj. MNJ2 231.4
Krishti nuk kërkon nga pasuesit e vet që të shkëlqejnë medoemos. Ai thotë, lejojeni dritën tuaj të shndrisë. Pasi, nëse keni marrë hirin e Perëndisë, kjo dritë është tashmë brenda jush. Hiqni nga rruga e saj çdo pengesë dhe lavdia e Zotit do të shfaqet. Drita do të shkëlqejë duke e depërtuar dhe shpërndarë errësirën. Nëse keni hirin e Perëndisë ju do të ndriçoni patjetër brenda qarkut të ndikimit tuaj. MNJ2 232.1
Shfaqja e lavdisë së Tij në trajta njerëzore do ta sjellë qiellin kaq pranë njerëzve, saqë bukuria, që zbukuron tempullin e brendshëm do të duket në çdo shpirt ku banon Shpëtimtari. Njerëzit do të pushtohen nga lavdia e Krishtit dhe lavdia do të rrjedhë drejt Perëndisë në rrëke lavdesh e falenderimesh nga frymët e shumta, që janë shpëtuar në këtë mënyrë. MNJ2 232.2
“Çohu, shkëlqe, sepse drita jote ka ardhur, dhe lavdia e Zotit u ngrit mbi ty.” Isaia 60:1. Ky mesazh është për ata që dalin për të pritur Dhëndrin. Krishti po vjen me pushtet dhe lavdi të madhe. Ai po vjen me lavdinë e vet dhe atë të Atit. Ai po vjen i ndjekur pas nga gjithë engjëjt e shenjtë. Ndërkohë që mbarë bota do të jetë e zhytur në errësirë, drita do të shndrisë në banesën e çdo shenjtori. Ata që janë zgjuar do të shohin dritat e para të shfaqjes së Tij të dytë. Drita e panjollë do të shndrisë nga shkëlqimi i Tij dhe Krishti Shpenguesi do të admirohet prej të gjthë atyre, që i kanë shërbyer. Ndërkohë që të liqtë marrin arratinë para Tij, pasuesit e Krishtit do të gëzojnë. Patriarku Job, duke parë me sy profetik kohën e ardhjes së dytë të Krishtit tha: “Do ta shoh unë vetë; sytë e mi do ta sodisin, dhe jo një tjetër.” Jobit 19:27. Për ndjekësit e Tij besnikë Krishti ka qënë një mik i përditshëm dhe një shok i ngushtë. Ata kanë jetuar të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe në komunion të vazhdueshëm me Perëndinë. Mbi ta lavdia e Zotit është lartësuar. Tek ata është pasqyruar drita e njohurisë së lavdisë së Perëndisë, që dikur kishte shkëlqyer mbi tokë në fytyrën e Jezus Krishtit. Tani ata gëzojnë nën rrezet e shndritshme e të lavdishme të Mbretit të shfaqur në madhështinë e vet. Ata janë gati për t’u bashkuar me qiellin, pasi a kanë patur atë në zemër gjatë gjithë kohës. MNJ2 232.3
Me kokën të ngritur lart, me rrezet e shndritshme të Diellit të Drejtësisë, që shkëlqejnë mbi ta, me gëzim të papërshkrueshëm se çlirimi i tyre po vjen, ata dalin ta presin Dhëndrin, duke thënë: “Ja, . . . Perëndia ynë,. . . ai do të na shpëtojë.” Isaia 25:9. MNJ2 233.1
uDhe dëgjova një si zë i një turme të madhe, dhe si zë shumë ujërash, dhe si zë bubullimash të forta që thoshte: ‘Aleluja, sepse filloi të mbretërojë Zoti, Perëndia ynë, i Plotfuqishmi! Le të gëzohemi dhe të ngazëllohemi dhe le t’i japim atij lavdi, sepse erdhi dasma e Qengjit dhe nusja e tij është përgatitur!’ ... Dhe më tha: ‘Shkruaj: Lum ata, që janë ftuar në gostinë e dasmës së Qengjit.’” Ai është Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve; dhe ata që janë me të janë të thirrur, të zgjedhur dhe besnikë.” Zbulesa 19: 6-9; 17:14. MNJ2 233.2