MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 2

32/35

26—PASURITË E PADREJTA

Krishti erdhi në një kohë mondaniteti të madh. Për njerëzit e kohës së tij, çështjet materiale kishin përparësi ndaj atyre shpirtërore dhe për ta punët e të tashmes ishin më të rëndësishme se ato, që kishin të bënin me përjetësinë. Ata i ngatërronin fantazmat me gjërat e vërteta, dhe të vërtetat me fantazmat dhe nuk ishin në gjendje të shikonin, me anë të besimit botën e padukshme. Satani ua paraqiste gjërat e kësaj jete sikur të ishin gjërat më të bukura e më të rëndësishme dhe ata kishin rënë pre e tundimeve të tij. MNJ2 182.1

Krishti erdhi për ta ndryshuar këtë gjendje. Ai u përpoq ta thyente magjinë, që i kishte marrë mendjen dhe u kanosej njerëzve. Në mësimet e Tij, Ai u përpoq t’i rregullonte kërkesat e qiellit dhe të tokës dhe t’i kthente mendjet e njerëzve nga e tashmja drejt së ardhmes. Ai u bëri thirije atyre të hiqnin dorë nga ndjekja e gjërave të kësaj jete, për të siguruar ato, që ishin të rëndësishme për pëijetësinë. MNJ2 182.2

“Ishte një njeri i pasur,” tha Ai, “që kishte një administrator; këtë e paditën se po ia shkapërderdhte pasurinë e tij.” I pasuri i shëmbëlltyrës i kishte lënë gjithë pasuritë e veta në dorë të këtij administratori, por ai ishte njeri i pabesë dhe zotëria kishte krijuar bindjen se po e vidhte sistematikisht ndaj vendosi ta largonte nga detyra dhe nisi të hetonte llogaritë e tij. “Ç’është kjo,” tha ai, “që po dëgjoj për ty? Më jep llogari për ato që ke administruar, sepse ti nuk mund të jesh më administratori im.” Luka 16:1,2. MNJ2 183.1

Kur iu desh të përballej me mundësinë e largimit nga detyra, administratori pa para vetes tri rrugë të mundshme veprimi. Për të jetuar do t’i duhej o të punonte, o të lypte, o të vdiste urie. Dhe ai tha me vete: “Çdo të bëj unë tani, që zotëria im po ma heq administrimin? Të gërmoj, s’e bëj dot, dhe të lyp, më vjen turp. E di çdo të bëj që njerëzit të më pranojnë në shtëpitë e tyre kur të hiqem nga administrimi.” I thirri atëherë një nga një ata që i detyroheshin zotërisë së tij dhe i tha të parit: aSa i detyrohesh zotërisë tim?” Ai u përgjigj: “Njëqind bato vaj”. Atëherë ai i tha: “Merre dëftesën tënde, ulu dhe shkruaj shpejt pesëdhjetë.” Pastaj i tha një tjetri: “Po ti sa i detyrohesh?”. Ai u përgjigj: “Njëqind kora grurë”. Atëherë ai i tha: “Merre dëftesën tënde dhe shkruaj tetëdhjetë”. Luka 16: 3-7. MNJ2 183.2

Shërbëtori i pabesë e i pandershëm i bëri edhe të tjerët bashkëfajtorë të tij. Ai e vodhi zotërinë e vet, për t’i ndihmuar ata dhe, duke e pranuar këtë ndihmë ata u detyruan ta pranonin si mik në shtëpitë e tyre. MNJ2 184.1

“Zotëria e lavdëroi shërbëtorin e pandershëm, se kishte vepruar me mençuri.” Zotëria, si njeri i botës e lavdëroi shërbëtorin, që e kishte mashtruar për zgjuarësinë e shfaqur. Por lavdërimi i njeriut pasanik nuk është lavdërimi i Perëndisë. MNJ2 184.2

Krishti nuk e lavdëroi shërbëtorin e padrejtë, por përdori një ngjaije të mirënjohur për të ilustruar mësimin që donte t’u mësontë. “Bëjini miqtë me pasuri të padrejta,” tha Ai, “sepse, kur këto do t’ju mungojnë, t’ju pranojnë në banesat e përjetshme.” MNJ2 184.3

Shpëtimtari ishte qortuar ashpër nga Farisenjtë se përzihej me tagrambledhësit dhe mëkatarët. Por interesimi i Tij ndaj këtyre njerëzve nuk ishte mpakur dhe as nuk ishin ndërprerë përpjekjet e Tij në favor të tyre. Ai e kuptonte se puna, që bënin i shtynte të binin në tundim. Ata ishin të rrethuar nga çdo anë me nxitje për të bërë të keqen. Hapi i parë në drejtim të gabuar ishte i lehtë dhe gjithashtu e shpejtë ishte edhe rrokopuja drejt pandershmërisë dhe krimit më të madh. Krishti po përpiqej me çdo mjet t’i udhëhiqte në rrugën e drejtë drejt qëllimeve më të larta dhe parimeve më fisnike. Ky ishte qëllimi i Tij në shëmbëlltyrën e shërbëtorit të padrejtë. Tagrambledhësve u kishte ndodhur më parë një rast i tillë dhe në përshkrimin e Krishtit ata dallonin mënyrën e tyre të të vepruarit. Vëmendja e tyre u tërhoq dhe nga përshkrimi i praktikave të tyre të pandershme, shumë prej tyre morën një mësim shpirtëror. MNJ2 184.4

Shëmbëlltyra, gjithësesi, iu dha drejtëpërdrejtë dishepujve. Majaja e të vërtetës u jepej më parë atyre dhe përmes tyre duhej të shkonte pastaj edhe tek të tjerët. Dishepujt nuk arrinin t’i kuptonin menjëherë, shumë nga mësimet e Krishtit dhe shpesh mësimet e Tij dukej sikur harroheshin fare. Por, nën ndikimin e Frymës së Shenjtë këto të vërteta u rigjallëruan më pas qartazi dhe përmes dishepujve ato iu përcollën me qartësi të konvertuarve të rinj, që bashkoheshin me kishën. MNJ2 185.1

Shpëtimtari po u fliste gjithashtu edhe Farisenjve. Ai nuk e humbte shpresën se edhe ata mund ta dallonin forcën, me të cilën fliste. Shumë prej tyre ishin bindur thellë dhe kur ta dëgjonin sërisht të vërtetën nën ndikimin e Frymës së Shenjtë jo pak prej tyre do të bëheshin besimtarë të Krishtit. MNJ2 185.2

Farisejtë ishin përpjekur ta shkatërronin reputacionin e Krishtit, duke e akuzuar Atë se përzihej me tagrambledhësit dhe mëkatarët. Tani Ai e ktheu qortimin mbi ta. Ngjaijen, që kishte ndodhur mes tagrambledhësve Ai ua tregoi Farisenjve si pasqyrë të sjelljeve të tyre dhe si rrugën e vetme përmes të cilës ata mund t’i shpengonin gabimet e tyre. MNJ2 185.3

Administratorit të pabesë, të mirat e zotërisë së tij i ishin besuar me qëllime të mira, por ai i kishte përdorur për veten e tij. Kështu kishte ndodhur edhe me Izraelin. Perëndia kishte zgjedhur farën e Abrahamit. Ai i kishte çliruar ata nga skllavëria e Egjiptit dhe u kishte besuar të vërtetat e shenjta për bekimin e botës. Ai u kishte besuar atyre orakujt e gjallë, që ata të mund t’ia komunikonin të vërtetën mbarë botës. Por shërbëtorët e Tij i kishin përdorur këto dhurata për të pasuruar dhe lartësuar vetveten. MNJ2 185.4

Farisejtë fodullë dhe të fryrë me vetëdrejtësi po i shkapërderdhnin pasuritë, që u kishte dhënë Perëndia që t’i përdornin për lavdinë e Tij. MNJ2 186.1

Shërbëtori i shëmbëlltyrës nuk ishte përgatitur për të ardhmen. Ai i kishte përdorur për vete pasuritë, që i ishin besuar për të mirën e të tjerëve, por kishte menduar vetëm për të tashmen. Kur t’i hiqej puna e administratorit ai nuk do të kishte më asgjë të vetën. Por pasuritë e zotërisë së vet i kishte ende në dorë ndaj vendosi t’i përdorte për t’i siguruar vetes diçka për të plotësuar nevojat e të ardhmes. Për t’ia arritur këtij qëllimi ai duhej të punonte me një plan të ri. Në vend që të grumbullonte për vete, ai duhej t’u jepte të tjerëve. Kështu mund të bënte miq, të cilët, po ta flaknin nga shtëpia e vet do ta mikprisnin. Kështu kishte ndodhur edhe me Farisenjtë. Së shpejti administrimi do të hiqej nga duart e tyre dhe po u bëhej thirrje të siguronin të ardhmen. Ata mund të përfitonin akoma diçka, duke punuar në të mirë të të tjerëve. Vetëm duke i ndarë dhuratat e Perëndisë me të tjerët në këtë jetë ata mund të siguroheshin për pëijetësinë. MNJ2 186.2

Pasi u dha shëmbëlltyrën Krishti tha: “Bijtë e kësaj bote, në brezin e tyre janë më të mençur se bijtë e dritës.” Kjo do të thotë se njerëzit e kësaj bote shfaqin më shumë urtësi dhe zell për t’i shërbyer vetes së tyre, sesa ç’shfaqin ata që e mbajnë veten për bij të Perëndisë për t’i shërbyer Atij. Kështu ndodhte në kohën e Krishtit dhe kështu ndodh edhe sot. Shikoni jetën e shumë prej atyre, që thonë se janë të Krishterë. Zoti i ka pajisur me aftësi, fuqi dhe ndikim; Ai u ka besuar edhe para që të bëhen bashkëpunëtorë me Të në punën e madhe të shpëtimit. Të gjitha dhuratat e Tij duhet të përdoren për të bekuar njerëzimin dhe për të lehtësuar ata, që vuajnë dhe janë në nevojë. Ne duhet të ushqejmë të uriturit, të veshim të zhveshurit, të kujdesemi për vejushat dhe jetimët, t’u shërbejmë atyre, që janë të hidhëruar dhe të shtypur. Perëndia nuk e kishte kurrë në plan mjerimin, që ka pllakosur botën tonë. Nuk ka qënë kurrë në planet e Tij që dikush të gëzojë gjithë të mirat e kësaj bote e të notojë në lluks, ndërsa fëmijët e të tjerëve të vuajnë për bukën e gojës. Të ardhurat e tepërta, ato që nuk nevojiten për të plotësuar nevojat e jetës i jepen njerëzve që me to të ndihmojnë njerëzit e tjerë. Zoti thotë: “Shitni pasurinë tuaj dhe jepni lëmoshë.” Luka 12:33.Jini “bujarë dhe të gatshëm për të dhënë.” 1 Timoteut 6:18. “Kur të bësh një gosti, thirr lypësit, sakatët, të çalët, të verbërit.” Luka 14:13. Thyej “zinxhirët e ligësisë”, zgjidh “verigat e zgjedhës,” lëri utë lirë të shtypurit”, dërrmo “çdo zgjedhë,” ndaje “bukën tënde me atë që ka uri,” sille “në shtëpinë tënde të varfërin pa strehë,” vish atë, që është lakuriq, “ngop shpirtin e pikëlluar.” Isaia 58: 6,7,10. “Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese.” Marku 16:15. Këto janë urdhërimet e Perëndisë. A po e kryejnë këtë punë pjesa më e madhe e atyre, që vetëshpallen të Krishterë? MNJ2 186.3

Sa shumë, fatkeqësisht, i mbajnë për vete dhuratat e Perëndisë! Sa shumë ndërtojnë shtëpi pas shtëpie e blejnë tokë pas toke. Sa shumë të tjerë i shpenzojnë paratë e tyre për kënaqësi, për të plotësuar orekset e tyre, për shtëpi, mobilje e veshje ekstravagante. Njerëzit përreth tyre jetojnë në mjerim dhe në krim, mes sëmundjeve dhe vdekjes. Turma të tëra njerëzish po shuhen pa i parë njeri me dhembshuri, pa dëgjuar kurrë një fjalë apo pa parë kurrë një veprim simpatie. MNJ2 187.1

Njerëzit janë fajtorë, sepse kanë vjedhur Perëndinë. Përdorimi egoist nga ana e tyre i pasurive, që u janë besuar i grabit Perëndisë lavdinë, që do t’i kthehej Atij nga lehtësimi i vuajtjeve të njerëzimit dhe shpëtimi i shpirtrave. Ata po vjedhin pasuritë, që Ai u ka besuar. Zoti deklaron: “Unë do t’ju afrohem për gjykim dhe do të jem një dëshmitar i gatshëm kundër ... atyre që vjedhin mëditjen e punëtorit, që shtypin të venë dhe jetimin, që dëbojnë të huajin.” “Një njeri do të vjedhë Perëndinë? Megjithatë ju më vidhni dhe pastaj thoni: ‘Çfarë të kemi vjedhur?’. Të dhjetën dhe ofertat. Mallkimi ju ka qëlluar, sepse më vidhni, po, mbarë kombi.” Malakia 3: 5, 8, 9. uDhe tani ju, o pasanikë ... pasuriajuaj u kalb dhe rrobat tuaja i brejti tenja. Ari dhe argjendi u ndryshkën dhe ndryshku i tyre do të jetë një dëshmi kundër jush. . .. keni mbledhur thesare në ditët e fundit.” “Jetuat mbi tokë ndër qejfe dhe shkapërderdhje.” uJa paga që u keni ngrënë punëtorëve, që ju korrën arat, po këlthet: dhe klithmat e atyre, që korrën, arritën në vesh të Zotit të ushtrive.” Jakobi 5:1-3, 5, 4. MNJ2 187.2

Të gjithëve do t’ju kërkohet t’i kthejnë dhuratat, që iu janë besuar. Ditën e gjykimit të madh, njerëzve nuk do t’ju hyjnë në punë pasuritë që kanë grumbulluar. Ata nuk zotërojnë asgjë, që mund ta quajnë me plot gojën të vetën. MNJ2 188.1

Ata, që e kalojnë jetën e tyre në përpjekje për të grumbulluar pasuri shfaqin më pak urtësi e më pak kujdes për mirëqënien e tyre në pëijetësi, sesa ç’tregoi shërbëtori i padrejtë për të ardhmen e vet në tokë. Ata pra, që e mbajnë veten për fëmijë të dritës shfaqin më pak urtësi sesa fëmijët e botës në këtë brez. Ata janë ata, për të cilët profeti deklaroi: uNë këtë ditë njerëzit do t’ua hedhin minjve dhe lakuriqëve të natës idhujt e tyre prej argjendi dhe idhujt e tyre prej ari, që i kanë prodhuar për t’i adhuruar, për t’u futur në të çarat e shkëmbinjve dhe në greminat e krepave para tmerrit të Zotit dhe shkëlqimit të madhërisë së tij, kur do të ngrihet për ta bërë tokën të dridhet.” Isaia 2:20,21. MNJ2 188.2

uBëjini miqtë me pasuri të padrejta,” thotë Krishti, usepse, kur këto do t’ju mungojnë, t’ju pranojnë në banesat e pëijetshme.” Perëndia, Krishti dhe engjëjt ju shërbejnë atyre që vuajnë, të brengosurve, dhe mëkatarëve. Dorëzohuni në duart e Perëndisë, përdorini aftësitë tuaja për realizimin e kësaj pune dhe do të bëheni bashkëpunëtorë të qënieve qiellore. Zemra juaj do të rrahë me simpati bashkë me ta. Ju do t’i përngjani atyre përherë e më shumë në karakter. Për ju, këta banorë të banesave qiellore nuk do të jenë të huaj. Kur gjërat e kësaj bote të mos jenë më rojet e portave të qiellit do t’ju urojnë mirëseardhjen. MNJ2 188.3

Dhe pasuritë, që do të përdoren për të bekuar të tjerët do të sjellin përfitime. Pasuritë e përdorura ashtu siç duhet do të bëjnë shumë gjëra të mira. Shumë njerëz do të fitohen për Krishtin. Ai, që ndjek planin e jetës që i ka dhënë Krishti do të takojë në oborret e Perëndisë ata, për të cilët ka punuar dhe është sakrifikuar këtu në tokë. Ata, që janë shpenguar do t’i shohin me mirënjohje të madhe ata, që janë përdorur për shpëtimin e tyre. Për ata, që kanë punuar me besnikëri për shpëtimin e shpirtrave qielli do të jetë me të vërtetë i çmuar. MNJ2 189.1

Mësimi i kësaj shëmbëlltyre është për të gjithë. Të gjithë do të jenë përgjegjës për hirin, që u është dhënë përmes Krishtit. Jeta është tepër solemne për t’ia dedikuar çështjeve të kësaj bote. Zoti dëshiron që ne t’ua komunikojmë të tjerëve atë, që bota e pëijetshme dhe e padukshme na komunikon neve. MNJ2 189.2

Çdo vit miliona e miliona qënie njerëzore nisen drejt pëijetësisë të paparalajmëruar e të pashpëtuar. Nga ora në orë ne kemi mundësi, në jetët tona të shpëtojmë njerëz. Këto mundësi vijnë e ikin vazhdimisht. Perëndia dëshiron që ne t’i shfrytëzojmë ato me sa kemi mundësi. Ditët, javët, muajt kalojnë dhe ne mbetemi me një ditë, një javë, një muaj më pak për të kryer detyrën tonë. Mbas pak vitesh, më e shumta dhe do të dëgjojmë edhe ne zërin, të cilit nuk mund t’i shmangemi të na thotë: uEja të japësh llogari për veten tënde!” MNJ2 189.3

Krishti u bën thirrje të gjithëve të mendohen. Bëni një analizë serioze. Vendosni në një shkallë Jezusin, që do të thotë thesar i përjetshëm, jetë, e vërtetë, qiell dhe gëzim në Krisht për shpirtërat e shpenguar dhe në një tjetër shkallë vendosni çdo gjë që bota mund t’ju ofrojë. Në njërën shkallë vendosni humbjen e shpirtit tuaj dhe shpirtrat e atyre, që mund të ishin shpëtuar përmes jush; në tjetrën për vete dhe për të tjerët vendosni një jetë, që matet me jetën e Perëndisë. Peshojeni kohën dhe përjetësinë. Teksa jeni të zënë me këtë punë Krishti flet: “Ç’dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbasë shpirtin e vet?” Marku 8:36. MNJ2 190.1

Perëndia dëshiron që ne të zgjedhim qiellin në vend të gjërave të kësaj bote. Ai na jep mundësinë e investimeve në qiell. Ai do t’i inkurajonte qëllimet tona më lart dhe do t’i jepte siguri thesareve tona më të çmuara. Ai deklaron: “Do ta bëjë njeriun e vdekshëm më të rrallë se ari i kulluar, njerëzinë më të rrallë se arin e Ofirit.” Isaia 13:12. Kur pasuritë, që i bren tenja dhe ndryshku të mos jenë më, pasuesit e Krishtit do të gëzojnë në thesarin e tyre qiellor, pasuritë e paprishshme. MNJ2 190.2

Miqësia e të shpenguarve të Krishtit është më e mirë se miqësia e botës. Titujt e banesave, që po përgatit për ne në qiell Zoti ynë janë shumë më të çmuar se ata të pallateve më fisnike të botës. Dhe fjalët që Shpëtimtari do t’u thotë shërbëtorëve të Tij besnikë do të jenë shumë më të mira sesa fjalët e botës: “Ejani, të bekuar të Atit tim; merrni në trashëgim mbretërinë që u bë gati për ju që nga krijimi i botës.” Mateu 25:34. MNJ2 190.3

Edhe atyre, që i kanë shkapërderdhur pasuritë e Tij Krishd u jep mundësinë të sigurojnë pasuri që zgjasin. Ai thotë: “Jepni dhe do t’ju jepet.” “Bëni për vete trasta që nuk vjetrohen, një thesar të pashterrshëm në qiejt, ku vjedhësi nuk arrin dhe tenja nuk bren.” Luka 6:38, 12:33. “Porositi të pasurit e kësaj bote. . . . që të bëjnë të mira, të bëhen të pasur në vepra të mira, të jenë bujarë dhe të gatshëm për të dhënë, duke mbledhur si thesar një themel të mirë për të ardhmen, për të arritur jetën e pëijetshme.” 1 Timoteut 6:17-19. MNJ2 190.4

Çojeni pra pasurinë tuaj që t’ju paraprijë në qiell. Mblidhini thesaret tuaja pranë fronit të Perëndisë. Sigurojeni të drejtën tuaj për të marrë pasuritë e pahulumtueshme të Krishtit. “Bëjini miqtë me pasuri të padrejta, sepse, kur këto do t’ju mungojnë, t’ju pranojnë në banesat e përjetshme.” MNJ2 191.1