MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 2
HEQJA E TALENTIT
Dënimi që iu dha shërbëtorit përtac ishte: uIa hiqni këtij talentin dhe ia jepni atij që ka dhjetë talenta.” Mateu 24: 28. Këtu, ashtu si në rastin e punëtorit besnik nuk jepet vetëm shpërblimi i gjykimit përfundimtar, por edhe procesi gradual i shpërblimit në këtë jetë. Si në botën natyrore, ashtu edhe në atë shpirtërore: çdo fuqi e papërdorur do të dobësohet dhe prishet. Veprimi është ligj i jetës, mosveprimi është vdekje. “Secilit i jepet shfaqja e Frymës për dobinë e përbashkët.” 1 Korintasve 12:7. Dhuntitë e atij, që i përdor aftësitë e veta për të bekuar të tjerët shtohen. Kurse po të përdoren vetëm për t’i shërbyer vetes ato pakësohen dhe si përfundim i hiqen plotësisht. Ai, që nuk pranon të ndajë me të tjerët atë që ka marrë do ta gjejë dikur veten pa asgjë për të dhënë. Ai po lejon zhvillimin e një procesi, që i varfëron dhe i shkatërron aftësitë e shpirtit. MNJ2 179.2
Askush të mos mendojë se mund ta jetojë jetën me egoizëm dhe pastaj, pasi i ka shërbyer interesave të veta të hyjë në gëzimin e Zotit të vet. Ata, që sillen kështu nuk mund të marrin pjesë në gëzimin e dashurisë jo egoiste. Ata nuk janë të gatshëm të hyjnë në oborret qiellore. Ata nuk do të mund ta vlerësonin si duhet atmosferën e pastër të dashurisë, që mbretëron në qiell. Zërat e engjëjve dhe muzika e harpave të tyre nuk do t’i kënaqnin. Për mendjet e tyre shkenca qiellore do të mbeste një enigmë. MNJ2 180.1
Në ditën e madhe të gjykimit ata, që nuk kanë punuar për Krishtin, ata që e kanë çuar kohën kot, duke mos marrë mbi vete asnjë përgjegjësi, duke menduar vetëm për vete, duke kënaqur vetëm veten e tyre do të vendosen nga Gjykatësi i gjithë tokës bashkë me ata, që kanë vepruar keq. Ata do të marrin të njëjtin dënim. MNJ2 180.2
Shumë nga ata, që thonë se janë të Krishterë i lënë pas dore kërkesat e Perëndisë pa u ndjerë aspak në faj për këtë. Ata e dinë që blasfemuesit, vrasësit, shkelësit e kurorës meritojnë të ndëshkohen, por sa për ata vetë, atyre ju pëlqejnë shërbesat fetare. Atyre u pëlqen shumë të dëgjojnë predikimin e ungjillit, ndaj, për këtë arsye mendojnë se janë të Krishterë. Ndonëse e kanë kaluar gjithë jetën duke u kujdesur vetëm për interesat e veta, ata prapë do të çuditen shumë, ashtu siç u habit shërbëtori i pabesë i shëmbëlltyrës, kur të dëgjojnë dënimin: uIa hiqni talentin.” Ashtu si Hebrenjtë, ata e ngatërrojnë shfrytëzimin e bekimeve për kënaqësinë e vet, me mënyrën e drejtë të përdorimit të tyre. MNJ2 180.3
Shumë vetë, që tërhiqen nga puna që duhet të bëjnë si të Krishterë, nxjerrin si justifikim paaftësinë e tyre. Po a është e vërtetë që Perëndia i ka bërë kaq të paaftë? Aspak. Paaftësia e tyre ka ardhur si rezultat i mosveprimit dhe nëse ka mbetur e tillë kjo ka qënë zgjedhja e tyre e lirë. Këta njerëz po fillojnë të pëijetojnë në jetët e tyre rrjedhojat e vendimit: “Ia hiqni talentin.” Keqpërdorimi i vazhdueshëm nga ana e tyre i talentave, që u janë besuar do ta shuajë Frymën e Shenjtë në ta, që është drita e vetme. Fjalia, “Flakeni në errësirën e jashtme këtë shërbëtor të pavlefshëm.” i vë vulën e qiellit zgjedhjes, që ata vetë kanë bërë për pëijetësinë. MNJ2 181.1