MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 2

4/35

16—RIMËKËMBJA E NJERIUT

Shëmbëlltyrat e deles dhe të monedhës së humbur, si edhe ajo e djalit plangprishës tregojnë në mënyrë të qartë, se Perëndia i do dhe ka mëshirë për ata, që janë larguar prej Tij. Ai nuk i lë ata në mjerimin e tyre, ndonëse kanë zgjedhur të largohen prej Tij dhe shfaq mirësi, mëshirë e dhembshuri ndaj të gjithë atyre, që janë të ekspozuar ndaj tundimeve të armikut. MNJ2 20.1

Shëmbëlltyra e djalit plangprishës flet për mënyrën sesi i trajton Perëndia ata, që e kanë njohur dikur dashurinë e Atit, por e kanë lejuar tunduesin t’i robërojë e t’i nënshtrojë ndaj vullnetit të vet. MNJ2 20.2

“Një njeri kishte dy bij. Më i riu prej tyre i tha babait: ‘Atë, më jep pjesën e pasurisë që më takon’. Dhe i ati ua ndau mes tyre pasurinë. Mbas pak ditësh, biri më i ri mblodhi çdo gjë dhe shkoi në një vend të largët’VLuka 15:12,13. MNJ2 20.3

Djali më i vogël ishte mërzitur me kufizimet e shtëpisë së atit të vet. Ai mendonte se aty liria e tij cënohej dhe i merrte për keq dashurinë dhe përkujdesjet e të atit, ndaj vendosi të ndiqte rrugën që i pëlqente. MNJ2 20.4

I riu i shëmbëlltyrës nuk ndjen ndonjë detyrim ndaj të atit dhe nuk i shpreh atij kurrfarë mirënjohjeje, por nuk harron të kërkojë privilegjet që i takojnë, si i biri i tij. Trashëgiminë që do ta merrte pas vdekjes së të atit, ai e kërkon menjëherë, pasi vëmendjae tij është e përqendruar tek kënaqësitë e çastit dhe ai nuk e vret shumë mendjen për të ardhmen. MNJ2 21.1

Pasi e merr trashëgiminë e vet, ai shkon unë një vend të largët”, larg nga shtëpia e atit. Me xhepin plot dhe i lirë të veprojë sipas qejfit, ai jepet pas qejfeve dhe pasioneve të zemrës së vet lakmitare. Askush nuk i thotë: mos vepro kështu se do marrësh më qafe veten tënde, apo bëj këtë, sepse kështu është e drejtë. Shokë të këqinj e ndihmojnë të zhytet përherë e më thellë në mëkat, derisa e uprish gjithë pasurinë, duke bërë një jetë të shthurur”. MNJ2 21.2

Bibla na tregon për njerëz që, Uduke e deklaruar veten të urtë, u bënë të marrë”. (Romakëve 1:22). I tillë është edhe rasti i të riut në këtë shëmbëlltyrë. Ai e prishi me prostituta pasurinë, që me egoizëm ia kërkoi të atit, dhe e çoi dëm thesarin e rinisë së tij. Vitet e çmuara të jetës, fuqia e intelektit, vizionet e kthjellta të rinisë, aspiratat shpirtërore u konsumuan të gjitha në zjarrin e lakmisë. MNJ2 21.3

Dikur, në vendin ku kishte shkuar pllakosi një zi buke. Djali i ri fillon të ndihet ngushtë dhe shkon të punojë për një banor të zonës, i cili e dërgon në fushat e veta të ushqejë derrat. Për një hebre, kjo ishte puna më e ulët dhe degraduese. Djali, që ishte mburrur me lirinë e tij, tani e gjen veten thuajse në skllavëri. Ai është madje nën zgjedhën më të keqe, pasi është i lidhur unga litarët e mëkatit të tij”. (Fjalët e urta 5:22.). Shkëlqimi i rremë, që e joshte tani është zhdukur dhe ai e ndjen barrën e rëndë të zinxhirëve të vet. Ulur përdhë në atë tokë të shkretuar e të goditur nga zija e bukës, pa asnjë shok, përveç derrave, ai është aq i uritur saqë ushqehet me lendet e lisit që hanë derrat. Nga shokët gazmorë, që i silleshin rrotull kur kishte ende para, dhe hanin e pinin në xhep të tij, nuk vjen ta takojë më askush. Ku është tani hareja e tij e shthurur? Duke e detyruar ndërgjegjen të heshtte, duke i mpirë ndjenjat e veta, ai mendonte se ishte i lumtur, por tani që paratë i kanë mbaruar, i uritur, i poshtëruar, moralisht i varfëruar, me vullnetin të dobët. e të paqëndrueshëm dhe thuajse i pandjeshëm, ai është njeriu më i mjeruar. MNJ2 21.4

Çfarë përshkrimi i gjendjes së mëkatarit! Ndonëse i rrethuar nga bekimet e dashurisë së Tij, dëshira më e madhe e mëkatarit është të ndahet nga Perëndia, për t’u dhënë pas pasioneve e kënaqësive të tij të shthurura. Ashtu si djali mosmirënjohës, ai i kërkon për vete të mirat e Perëndisë, si diçka që i përket me të drejtë dhe i merr ato pa shprehur mirënjohje, apo dashuri. Siç u largua Kaini nga prania e Perëndisë, për të kërkuar një vend për vete, siç u largua djali plangprishës unë një vend të largët”, ashtu edhe mëkatarët e kërkojnë lumturinë, tek mosnjohja e Perëndisë. (Romakëve 1:28.) MNJ2 22.1

Sido që të duken gjërat, jeta e përqendruar tek vetja është një jetë e dështuar. Ai, që zgjedh të jelojë larg Perëndisë humbet gjithçka, i çon dëm vitet më të çmuara të jetës, fuqinë e mendjes, të zemrës e të shpirtit, dhe punon për shkatërrimin e vetvetes, në përjetësi. Njeriu, që shkëputet nga Perëndia për t’i shërbyer vetes bëhet skllav i pasurive. Njeriu i krijuar nga Zoti për t’u shoqëruar me engjëjt degradohet deri në atë pikë, sa të vihet në shërbim të gjërave tokësore dhe çnjerëzore. Ky është fundi i atij që i shërben vetvetes! MNJ2 22.2

Nëse ke zgjedhur një jetë të tillë, duhet ta dish se po shpenzon para për gjëra, që nuk të ngopin dhe po punon për gjëra që nuk të kënaqin. Do të ketë momente kur do ta kuptosh mjerimin tënd dhe me dëshpërim do të bërtasësh: uOh, njeri i mjerë që jam! Kush do të më çlirojë nga ky trup i vdekjes”?-Romakëve 7:24. Këtë pohim të një të vërtete universale e gjejmë edhe në fjalët e profetit: “Mallkuar qoftë njeriu që ka besim te njeriu dhe e bën nga mishi krahun e tij, dhe zemra e të cilit largohet nga Zoti! Ai do të jetë si një brukë në shkretëtirë; kur vjen e mira, nuk ka për ta parë. Do të banojë në vende të thata në shkretëtirë, në një vend të kripur pa banorë’VJeremia 17: 5,6. Perëndia “bën të lindë diellin e tij mbi të mirët dhe mbi të këqinjtë dhe bën të bjerë shi mbi të drejtët dhe të pabesët”. (Mateu 5:45.), por njerëzit kanë në dorë t’i fshihen shiut dhe dritës së diellit. Kështu, ndërkohë që Dielli i Drejtësisë shkëlqen dhe shirat e bekimeve bien lirisht për të gjithë, ne, duke u ndarë nga Perëndia vazhdojmë të banojmë “në vende të thata në shkretëtirë”. MNJ2 23.1

Megjithatë, Perëndia, i shtyrë prej dashurisë së madhe, vazhdon ta kërkojë atë që ka zgjedhur të ndahet prej Tij, dhe vepron me mjete të ndryshme për ta sjellë atë sërisht pranë Vetes. Kështu, djali plangprishës i rënë në mjerim “erdhi në vete”. Fuqia mashtruese që Satani kishte ushtruar mbi të u këput. Ai e pa se vuajtjet e tij ishin rijedhojë e marrëzisë së vet dhe tha: “Sa punëtorëve mëditës të atit tim ju tepron buka, kurse unë po vdes nga uria! Do të çohem dhe do të shkoj tek im atë”. I mjeruar siç ishte djali plangprishës gjeti shpresë tek bindja se i ati e donte akoma. Kjo dashuri ishte pikërisht ajo që e shtyu të kthehej në shtëpi. Po kështu, edhe mëkatari kthehet tek Perëndia, sepse është i sigurtë për dashurinë e Tij. “Mirësia e Perëndisë të prin në pendim”.-Romakëve 2:4. Mëshira, dhembshuria dhe dashuria hyjnore rrethojnë si një zinxhir i artë, çdo shpirt të rrezikuar. Zoti deklaron: “Të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashamirësi”.-Jeremia 31:3. MNJ2 23.2

Djali plangprishës vendos ta rrëfejë fajin e vet. Ai vendos të shkojë tek i ati dhe t’i thotë: uO atë, mëkatova kundër qiellit dhe para teje dhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt”. Por shton, duke treguar sesa pak e njeh dashurinë e të atit: “trajtomë si një nga mëditësit e tu”. MNJ2 24.1

Djali i ri i braktis lendet dhe tufën e derrave dhe merr rrugën për në shtëpi. Duke u lëkundur nga lodhja dhe nga uria, ai vazhdon në rrugën e tij. Nuk ka me se t’i mbulojë rreckat e veta, por mjerimi e ka mposhtur krenarinë dhe ai nxiton të lutet për një vend si shërbyes, atje ku dikur ishte djali i shtëpisë. MNJ2 24.2

Kur ishte laguar nga shtëpia atërore, i riu, mendjelehtë e i shkujdesur, nuk e kishte vrarë fare mendjen për dhimbjen dhe mallin për ta parë sërisht, që ishte lënë pas në zemrën e të atit. Kur kërcente e dëfrehej me miqtë e tij të shthurur, atij nuk i shkonte mendja tek hija e trishtimit, që kishte rënë mbi shtëpinë e tij. Dhe tani, teksa çapitet i lodhur e me dhimbje në rrugën drejt shtëpisë, ai nuk e di se dikush po e pret kthimin e tij. Kështu, kur ai është “ende larg”, i ati ia dallon siluetën. Dashuria e ka shikimin të mprehtë. As degradimi i viteve të kaluara në mëkat nuk mund ta fshehin djalin nga sytë e të atit. Ai e pa dhe me dhembshuri “u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe e puthi, duke e përqafuar fort”. MNJ2 24.3

Ati nuk do të lejojë askënd të tallet me mjerimin dhe leckat e të birit, ndaj heq nga krahët e vet një mantel të gjatë e të bukur dhe e mbështjell rreth trupit të mpakur të të birit, që qan i penduar, duke thënë: uO atë, kam mëkatuar kundër qiellit dhe para teje dhe nuk jam më i denjë të quhem biri yt”. Ati e mban shtrënguar për krahu dhe së bashku kthehen në shtëpi. Atij nuk i jepet rast të kërkojë një punë si shërbëtor. Ai është djali i shtëpisë dhe do të marrë të gjitha nderimet që meriton e do të respektohet e shërbehet nga të gjithë shërbyesit. MNJ2 25.1

Ati u tha shërbëtorëve: “Sillni këtu rrobën më të bukur dhe visheni, i vini një unazë në gisht dhe sandale në këmbë. Nxirrni jashtë viçin e majmur dhe therreni; të hamë dhe të gëzohemi, sepse ky, biri im kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri. Dhe filluan të bënin një festë të madhe”. MNJ2 25.2

Në rininë e tij të hedhur, djali plangprishës e konsideronte të atin një njeri të rreptë e të egër. Sa ndryshe e sheh atë tani! Si ai, edhe ata që mashtrohen nga Satani e konsiderojnë Perëndinë të egër dhe kërkues. Ata e konsiderojnë Atë si dikë, që i vëzhgon për t’i denoncuar e dënuar, si një që nuk dëshiron ta ndihmojë mëkatarin, përsa kohë ka një justifikim ligjor për të mos e bërë një gjë të tillë. Ligjin e Tij, ata e shohin si një kufizim të lumturisë së njeriut, si një zgjedhë të rëndë, nga e cila arratisen me gëzim. Por ai, të cilit i janë hapur sytë nga dashuria e Krishtit do ta shohë Perëndinë të mbushur me dhembshuri. Ai nuk shfaqet si një qënie tiranike dhe e pamëshirshme, por si një Atë, i cili mezi pret ta përqafojë djalin e tij të penduar. Mëkatari do të shpallë bashkë me psalmistin: uAshtu si një baba është i mëshirshëm me fëmijët e tij, kështu është i mëshirshëm Zoti me ata, që kanë frikë prej tij’VPsalmi 103:13. MNJ2 25.3

Në shëmbëlltyrë, djali plangprishës nuk qortohet për sjelljen e tij të gabuar. Ai e ndjen se e kaluara i është falur, gabimet e tij janë harruar dhe janë fshirë përgjithnjë. Kështu i thotë edhe Perëndia mëkatarit: “I fshiva shkeljet e tua si një re e dendur, dhe mëkatet e tua si një mjegullinë”.- Isaia 44:22. “Unë do ta fal paudhësinë e tyre dhe nuk do ta kujtoj më mëkatin e tyre’VJeremia 31:34. “I pabesi le ta lerë rrugën e tij dhe njeriu i padrejtë mendimet e tij dhe le të kthehet tek Zoti që të ketë dhembshuri për të, tek Perëndia ynë, që fal bujarisht”.-Isaia 55:7. ” ‘Në ato ditë, në ato kohë’, thotë Zoti, ‘do të kërkohet paudhësia e Izraelit, por nuk do të ketë fare dhe mëkatet e Judës nuk do të gjenden”.-Jeremia 50:20. MNJ2 26.1

Shikoni çfarë premtimi bën Perëndia, për ta pranuar mëkatarin e penduar! Po ti, i dashur lexues, a ke zgjedhur edhe ti të shkosh në rrugën tënde? A je larguar nga Perëndia për të shijuar frytet e mëkatit? Ke zbuluar se ato janë pa shije, apo më keq të hidhura mbi buzët e tua? Dhe tani që i ke çuar dëm dhuratat dhe bekimet e Perëndisë, tani që planet e jetës tënde kanë dështuar dhe shpresat e tua për të ardhmen kanë vdekur, a nuk je edhe ti i vetëm e i pangushëllueshëm? Dëgjoje pra zërin, që për shumë kohë i ka folur zemrës tënde, por të cilin ti nuk ke dashur ta dëgjosh: “Çohuni dhe ikni, sepse ky nuk është një MNJ2 26.2

vend prehjeje; duke qënë i ndotur do t’ju shkatërroj me një shkatërrim të llahtarshëm”.-Mikea 2:10. Kthehu në shtëpinë e Atit tënd i Cili të fton: “Kthehu tek unë, sepse unë të kam çliruar”.-Isaia 44:22. MNJ2 26.3

Mos i dëgjoni sugjerimet e armikut për të qëndruar larg nga Krishti, derisa të jeni përmirësuar, apo derisa të jeni të mirë aq sa duhet, për t’ju afruar Perëndisë. Nëse prisni deri atëherë, nuk keni për të ardhur më kurrë pranë Tij. Kur Satani t’i tregojë më gisht rrobat tuaja të papastra, ju përsërisni premtimin e Jezusit: “Atë që vjen tek unë, nuk do ta nxjerr jashtë kurrë”.-Gjoni 6:37. Thuajini armikut se gjaku i Jezus Krishtit të pastron nga çdo mëkat. Bëjeni tuajën lutjen e Davidit: uMë pastro me hisop dhe do të jem i pastruar; më laj dhe do të jem më i bardhë se bora”.-Psalmi 51:7. MNJ2 26.4

Ngrihuni dhe shkoni tek Ati juaj! Ai do të dalë t’ju takojë që larg. Edhe sikur një hap të vetëm të ndërmerrni në drejtim të Tij me pendesë, Ai do të nxitojë t’ju shtrëngojë në krahët e Tij me dashuri të madhe. Veshi i Tij e dëgjon përherë klithmën e njeriut të penduar. Ai e di që në fillim kur zemra nis ta kërkojë. Edhe sikur njeriu vetëm të ketë belbëzuar një lutje, sikur të ketë derdhur vetëm një lot, apo të ketë shprehur vetëm një dëshirë të dobët, por të sinqertë për t’u kthyer tek Perëndia, Shpirti i Shenjtë do të dalë ta presë menjëherë. Akoma më parë se ai ta ketë bërë lutjen e vet, apo ta ketë shprehur dëshirën e zemrës, hiri i Krishtit është vënë në veprim dhe është gati ta takojë hirin, që po vepron në shpirtin e njeriut. MNJ2 27.1

Ati qiellor do të t’i heqë rrobat e fëlliqura nga mëkati. Në alegorinë e shkëlqyer profetike të Zakarisë, kryeprifti Jozue, që qëndron para Perëndisë i veshur me rroba të papastra simbolizon mëkatarin. Perëndia urdhëron: ” ‘la hiqni nga trupi ato rroba të papastra!’ Pastaj i thajozueut: ‘Shiko, kam zhdukur prej teje paudhësinë tënde dhe do të të bëj të veshësh rroba të shkëlqyera.’ ... dhe ata i vunë mbi kokë një çallmë të pastër dhe e vunë të veshë rroba”.- Zakaria 3:4,5. Kështu Perëndia do të të veshë “me rrobat e shpëtimit” dhe do të mbulojë “me mantelin e drejtësisë”.- Isaia 61:10. uEdhe nëse keni mbetur për të pushuar ndër vatha, ju jeni si krahët e pëllumbeshës, të mbuluara me argjend dhe si pendët e saj të arta, që shkëlqejnë”.-Psalmi 68:13. MNJ2 27.2

Ai do të të sjellë në shtëpinë e banketit dhe flamuri i tij përmbi ty do të jetë dashuria. (Kantiku i Kantikëve 2:4). “Në qoftë se do të ecësh në rrugët e mia,” thotë Ai, udo të të lejoj të hysh lirisht midis këtyre që hyjnë këtu”. - madje edhe midis engjëjve, që qëndrojnë rreth fronit të Tij. (Zakaria 3:7) MNJ2 27.3

“Si i martuari gëzohet me nusen, kështu Perëndia do të gëzohet për ty’VIsaia 62:5. Ai të shpëton. uAi do të mbushet me gëzim për ty, në dashurinë e Tij do të qëndrojë në heshtje, do të gëzohet për ty me britma gëzimiVSofonia 3:17. Oielli dhe toka do të bashkohen në këngën e gëzimit të Perëndisë: usepse ky, biri im kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri”. MNJ2 28.1

Deri këtu, në shembëlltyrën e Shpëtimtarit nuk gjejmë asnjë notë negative, që ta prishë harmoninë e skenave të gëzuara që përshkruhen aty. Në këtë pikë, Krishti paraqet një element tjetër. Kur djali plangprishës u kthye në shtëpi, djali i madh uishte në ara; dhe kur u kthye e iu afrua shtëpisë, dëgjoi këngë e valle. Atëherë thirri një shërbëtor dhe e pyeti ç’ishte e gjithë kjo? Dhe ai i tha: ‘U kthye yt vëlla dhe yt atë therri viçin e majmur, sepse iu kthye djali shëndoshë e mirë’. Kur dëgjoi këto, ai u zemërua dhe nuk donte të hynte”.-Luka 15:25,28. Djali i madh nuk është brengosur si i ati, për fatin e atij që kishte humbur, ndaj edhe nuk e ndan me të atin gëzimin për kthimin e tij. Këngët e gëzimit nuk zgjojnë në të kurrfarë hareje. Ai pyet një nga shërbyesit për arsyen e festimeve dhe kur e merr vesh bëhet xheloz. Ai nuk do të hyjë për ta përshëndetur vëllanë e kthyer. Nderin që po i bëhet plangprishësit, ai e quan një fyeije ndaj tij. MNJ2 28.2

Kur i ati del për ta bindur të hyjë, djali i madh shfaq gjithë krenarinë dhe ligësinë e karakterit të vet. Jetën e deriatëhershme në shtëpinë e atit, ai e përshkruan si një shërbim të vazhdueshëm e të pashpërblyer dhe pastaj e krahason me zemëratë nderin që i ati po i bën djalit të sapokthyer, me trajtimin që i ka rezervuar atij. Sipas tij, puna që ka kryer ka qënë ajo e një shërbëtori dhe jo ajo e një djali të shtëpisë. Kështu pra, në një kohë kur duhej të ishte i lumtur për faktin se ka jetuar bashkë me atin, ai mendon vetëm për përfitimet personale. Fjalët që thotë, tregojnë se pikërisht kjo është arsyeja që e ka penguar të ndjekë edhe ai rrugën e qejfeve dhe të mëkatit. Tani që edhe i vëllai po merr dhurata nga ati, djali i madh e ndjen veten të mashtruar. Ai ka smirë për nderin që po i bëjnë të vëllait dhe e tregon qartë se, po të kishte qënë në vënd të të atit, nuk do ta kishte pranuar plangprishësin. Ai madje as nuk e njeh më atë si vëllanë e vet dhe i drejtohet atij, në bisedë e sipër, si ubiri yt”. MNJ2 28.3

Babai e trajton të birin me butësi. uBir”, i thotë Mti je gjithmonë me mua, dhe çdo gjë që kam është jotja”. Gjatë gjithë këtyre viteve që vëllai yt plangprishës ka qënë larg, a nuk e ke gëzuar ti privilegjin e shoqërisë sime? MNJ2 29.1

Babai u kishte dhënë fëmijëve, pa u kursyer, çdo gjë që mund t’i shërbente lumturisë së tyre, ndaj edhe nuk ka asnjë arsye që djali të dyshojë për bujarinë e të atit. MÇdo gjë që kam” i thotë në fakt ai uështë e jotja”. Ti duhet vetëm t’i besosh dashurisë sime dhe ta pranosh dhuratën që po të jap dorëhapur. MNJ2 29.2

Njëri nga dy djemtë ishte shkëputur nga familja për një kohë, pasi e kishte humbur sysh dashurinë e të atit. Por tani ai është kthyer dhe vala e gëzimit merr me vete çdo mendim të keq. uKy vëllai yt kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri”. MNJ2 29.3

A e kuptoi vëllai i madh shpirtligësinë dhe mosmirënjohjen që shfaqi? A e kuptoi Ai se, ndonëse i vëllai ishte sjellë keq, prapë mbeteshin vëllezër? A u pendua ai për xhelozinë dhe zemërngurtësinë që shfaqi? Përsa i përket këtyre çështjeve, Krishti heshti. Kjo pasi ngjarjet, të cilave iu referohej shëmbëlltyra ishin akoma në zhvillim e sipër dhe dëgjuesit e kishin në dorë vetë përfundimin e saj. MNJ2 29.4

Djali i madh përfaqësonte Hebrenjtë e kohës së Krishtit, të cilët nuk pendoheshin dhe gjithashtu edhe Farisenjtë e të gjitha kohërave, të cilët i shikojnë me përçmim të gjithë ata, që i konsiderojnë tagrambledhës e mëkatarë. Meqënëse ata vetë nuk janë ndotur edhe aq shumë në vese, e dinë veten për njerëz të drejtë. Krishti u ndesh me ta në fushën e tyre. Ashtu si djali i madh i shëmbëlltyrës, edhe ata kishin gëzuar privilegje të mëdha nga Perëndia. Ata thonin se ishin bij, në shtëpinë e Perëndisë, por mendonin e vepronin sikur të ishin mëditës. Ata nuk punonin të nxitur nga dashuria, por me shpresë se do të shpërbleheshin dhe në sytë e tyre, Perëndia ishte një mbikqyrës i rreptë. Ata e panë Krishtin t’iua ofronte falas tagrambledhësve dhe mëkatarëve dhuratën e hirit të Tij, të cilën Farisenjtë shpresonin ta fitonin përmes punës dhe pendesave, dhe kështu u fyen nga sjellja e Tij. Kthimi i djalit plangprishës, që i solli veç gëzim zemrës së atit, i mbushi ata plot me xhelozi. MNJ2 30.1

Në shëmbëlltyrë, lutja e dhembshur e atit drejtuar djalit të madh, përfaqëson lutjen e dhembshur të Qiellit drejtuar Farisenjve. “Gjithçka që kam është jotja”, jo si shpërblim, por si dhuratë. Ashtu si plangprishësi, ju mund ta merrni atë, vetëm si dhuratën e pamerituar të dashurisë së Atit. MNJ2 30.2

Krenaria, jo vetëm që i shtyn njerëzit të flasin keq për Perëndinë, por i bën ata të jenë të ftohtë dhe kritikë ndaj vëllezërve të tyre. Djali i madh, i nxitur nga egoizmi dhe xhelozia, ishte i gatshëm të kritikonte çdo veprim të të vëllait dhe ta akuzonte atë për gabimin më të vogël. Ai dallonte çdo gabim dhe bënte namin për çdo veprim të gabuar. Në këtë mënyrë, ai përpiqej të justifikonte shpirtin e vet të pamëshirshëm. Shumë vetë sot veprojnë si ai. Kur dikush fillon të bëjë përpjekjet e para për ta kundërshtuar rrymën e tundimeve, ata rrinë dhe e shohin duke kritikuar, qortuar, akuzuar. Ndoshta ata mendojnë se janë fëmijë të Perëndisë, por veprojnë të nxitur nga Satani. Me sjelljen e tyre ndaj vëllezërve, këta akuzues heqin dorë me vullnetin e vet nga drita hynore. MNJ2 30.3

Shumë vetë pyesin vazhdimisht: “Me se do të vij përpara Zotit dhe do të përkulem përpara Perëndisë së lartë? Do të vij përpara tij me olokauste, me viça motakë? Do të pëlqejë Zoti mijëra desh, ose mori rrëkesh vaji”? Përgjigjja është e thjeshtë: “O njeri, ai ta ka bërë të njohur atë që është e mirë; dhe çfarë tjetër kërkon Zoti nga ti, përveç se të zbatosh drejtësinë, të duash mëshirën dhe të ecësh përulësisht me Perëndinë tënd”?-Mikea 6: 6-8. MNJ2 31.1

Ky është shërbimi që ka zgjedhur Perëndia: “të thyesh zinxhirët e ligësisë, të zgjidhësh verigat e zgjedhës, t’i lësh të lirë të shtypurit, të dërmosh çdo zgjedhë, ... pa lënë pas dore ata, që janë nga gjaku yt”. -Isaia 58: 6,7. Kur të ndërgjegjësoheni për gjendjen tuaj si mëkatarë të shpëtuar vetëm nga dashuria e Atit tuaj qiellor, atëherë do të keni mëshirë e dhembshuri për të gjithë ata, që ende vuajnë nën mëkat. Ju nuk do ta prisni më mjerimin dhe pendesën me xhelozi dhe kritika. Kur akulli i egoizmit të ketë shkrirë në zemrat tuaja, ju do të jeni në një mendje me Perëndinë dhe do të ndani me Të gëzimin për shpëtimin e të humburve. MNJ2 31.2

Nëse jeni vërtetë bijtë e Perëndisë, ashtu siç thoni, atëherë vëllai juaj është ai që “kishte vdekur dhe u kthye në jetë, kishte humbur dhe u gjet përsëri.” Ai është i lidhur shumë ngushtë me ju, pasi Perëndia e njeh edhe atë, si birin e Tij. Duke e mohuar marrëdhënien me të, ju tregoni se nuk jeni tjetër veç mëditës, dhe jo bij të familjes së Perëndisë. MNJ2 31.3

Edhe sikur të mos bashkoheni me përshëndetjet ndaj atyre që kishin humbur, gëzimi do të shkojë gjithësesi përpara, të rimëkëmburit do të ketë vendin e vet në krah të Perëndisë dhe pjesën e vet në punën e Tij. Ai, të cilit i është falur shumë, kthen edhe shumë dashuri. Por pa atë, ju do të mbesni në errësirë. Pasi “ai që nuk ka dashuri, nuk e ka njohur Perëndinë, sepse Perëndia është dashuri”. 1 Gjoni 4:8. MNJ2 32.1