MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 2

5/35

17—“LËRE EDHE KËTË VIT”

NË MËSIMET e Tij, Krishti e lidhi paralajmërimin për gjykimin, që do të vinte së shpejti, me ofertën e mëshirës. Ai tha se “Biri i njeriut nuk erdhi për të shkatërruar shpirtrat e njerëzve, po për t’i shpëtuar” ata.-Luka 9:56. Perëndia pra, “nuk e dërgoi Birin e tij në botë që ta dënojë botën, por që bota të shpëtohet prej tij’Vgjoni 3:17. Lidhjet e misionit të Krishtit me mëshirën, drejtësinë dhe gjykimin e Perëndisë, ilustrohen në shëmbëlltyrën e fikut të pafryt. MNJ2 33.1

Krishti i kishte paralajmëruar njerëzit për ardhjen e afërt të mbretërisë së Perëndisë, duke i qortuar ashpër për paditurinë dhe mospërfilljen që shfaqnin. Ata ishin plotësisht të aftë t’i lexonin shenjat e qiellit për të parashikuar motin, por nuk ishin më në gjendje të dallonin shenjat e kohës, të cilat flisnin qartë për misionin e Tij. MNJ2 33.2

Njerëzit e atëhershëm ishin po aq të gatshëm, sa edhe ata të sotmit, të besonin se ishin të zgjedhurit e qiellit dhe se mesazhi qortues nuk kishte të bënte me ta, por me të tjerët. Dëgjuesit i treguan Jezusit për një ngjarje të sapondodhur, që kishte bërë bujë të madhe. Disa nga masat e marra nga Ponc Pilati, guvernatori i Judesë, i kishin acaruar njerëzit. Në Jeruzalem kishte nisur një revoltë popullore dhe Pilati ishte përpjekur ta shtypte atë me dhunë. Në një rast, ushtarët e tij kishin hyrë edhe në oborrin e tempullit dhe kishin vrarë me shpata disa pelegrinë Galileas, pikërisht teksa këta po bënin gati ofertat e flijimit. Hebrenjtë i konsideronin fatkeqësitë si ndëshkime hyjnore për mëkatet e viktimës dhe ata, që ia treguan Jezusit këtë ngjarje të dhunshme e bënë këtë me një kënaqësi të fshehtë. Kjo, pasi nga pikëpamja e tyre, fati i mbarë, që i kishte shpëtuar ata vetë nga masakra ishte një provë e sigurtë që ata ishin më të mirë sesa njerëzit nga Galilea, dhe për rrjedhojë, gëzonin miratimin e Perëndisë. Ata prisnin që edhe Jezusi t’i dënonte ata njerëz, të cilët, sipas tyre, e meritonin pa dyshim, ndëshkimin që morën. MNJ2 33.3

Dishepujt e Krishtit nuk guxuan ta shprehnin mendimin e tyre, pa dëgjuar më parë atë të Mësuesit. Ai, në fakt, i kishte mësuar të mos e gjykonin karakterin e të tjerëve dhe të mos i llogarisnin ndëshkimet, duke u bazuar në gjykimin e vet të kufizuar. Gjithësesi, ata prisnin që edhe Krishti t’i dënonte ata njerëz, si fajtorë e mëkatarë të mëdhenj, dhe u habitën shumë, kur dëgjuan përgjigjtin e Tij. MNJ2 34.1

Duke iu drejtuar turmave, Shpëtimtari tha: UA mendoni ju se ata Galileas ishin më shumë mëkatarë nga gjithë Galileasit e tjerë, sepse vuajtën të tilla gjëra? Unë po ju them:Jo! Por nëse ju nuk pendoheni do të vdisni të gjithë me të njëjtën mënyrë”.-Luka 13:2,3. Këto fatkeqësi tragjike, duhej t’i shtynin njerëzit të pendoheshin për mëkatet e kryera dhe të përuleshin para Perëndisë, pasi stuhia e hakmarrjes, që do të shpërthente së shpejti mbi të gjithë ata që nuk kishin gjetur strehë nën Krishtin, po bëhej gati. MNJ2 34.2

Ndërsa fliste me dishepujt dhe me turmat, vështrimi profetik ijezusit shihte rrethimin ejeruzalemit nga ushtritë armike. Ai dëgjonte zhurmën e hapave të ushtarëve të huaj, që marshonin drejt qytetit të zgjedhur dhe mijëra e mijëra vetët, që do të humbnin jetën në rrethim. Shumë nga Hebrenjtë, ashtu siç kishte ndodhur me Galileasit, do të therreshin në oborret e tempullit, pikërisht gjatë ofertave të flijimeve. Fatkeqësitë që u kishin ndodhur disave, ishin paralajmërime që Perëndia i jepte kombit, që ishte i gjithi fajtor. “Nëse nuk pendoheni,” tha Jezusi, wdo të vdisni të gjithë në të njejtën mënyrë”. Periudha e provës do të zgjaste për ta edhe për pak kohë, kohë gjatë së cilës mund të mësonin ato gjëra, që mund t’ju siguronin paqen. MNJ2 35.1

Jezusi u tregoi njerëzve këtë shëmbëlltyrë: wNjë njeri kishte një fik të mbjellë në vreshtin e tij; ai erdhi e kërkoi fryte, por nuk gjeti. Atëherë i tha vreshtarit: Ja, u bënë tre vjet tashmë që unë vij e kërkoj frytin e këtij fiku dhe s’po gjej; preje; pse të zërë kot tokën’? ”-Luka 13:6,7. MNJ2 35.2

Dëgjuesit e Krishtit nuk mund t’i keqkuptonin fjalët e Tij. Davidi i kishte kënduar Izraelit si vreshta e dalë nga Egjipti dhe profeti Isaia kishte shkruar: “Vreshti i Zotit të ushtrive është shtëpia e Izraelit dhe njerëzit ejudës janë mbëltesa e kënaqësisë së tij’VIsaia 5:7. Fiku në vreshtën e Zotit, përfaqësonte brezin e Jezusit, që i ishte besuar përkujdesjeve dhe bekimeve të Tij të veçanta. MNJ2 35.3

Plani i Perëndisë për njerëzit e Tij dhe mundësitë e mëdha, që Ai u jep atyre ishin përshkruar nga fjalët e mrekullueshme të profetit Isaia. Ata, thotë profeti, do “të quhen lisa të drejtësisë, mbjellja e Zotit për të paraqitur lavdinë e tij” -Isaia 61:3. Në shtratin e vdekjes, i frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë, Jakobi pati thënë për djalin e vet më të dashur: uJozefi është një degë e një druri frytdhënës; një degë e një druri frytdhënës, që ndodhet pranë një burimi; degët e tij shtrihen mbi murin. ... Perëndia e atit tënd do të të ndihmojë dhe Shumë i Larti do të të bekojë me bekimet e qiellit nga lart, me bekimet e humnerës, që ndodhet poshtë’VZanafilla 49:22,25. Kështu pra, Perëndia e kishte mbjellë Izraelin si një hardhi pjellore, pranë burimeve të jetës. Ai e kishte krijuar vreshtën e Tij unë një kodër shumë pjellore” dhe e urrethoi me një gardh, hoqi gurët, ndërtoi hardhi të cilësisë më të mirë”.- Isaia 5:1,2. MNJ2 35.4

Por, uAi priste që të prodhonte rrush të mirë, kurse prodhoi rrush të egër’VIsaia 5:2. Hebrenjtë e kohës së Krishtit përpiqeshin ta shfaqnin perëndishmërinë e tyre, më tepër se në të kaluarën, ndonëse ju mungonte më shumë se kurrë hiri i Shpirtit Hyjnor. Trajtat e karakterit, që e bënin kaq të bukur e të këndshme jetën e Jozefit, mungonin tek populli i Izraelit. MNJ2 36.1

Biri i Perëndisë kishte kërkuar fryte dhe nuk kishte gjetur. Izraeli zinte tokën kot, vetë ekzistenca e tij ishte kthyer në një mallkim, pasi zinte në vreshtë, vendin që mund t’i shërbente një tjetër peme frutore. Ai e pengonte botën të merrte bekimet, që Perëndia donte t’i jepte, pasi Izraelitët e kishin përfaqësuar keq Perëndinë, para kombeve të tjera. Ata nuk ishin më pra, thjesht të panevojsëm, por ishin bërë një pengesë e vërtetë. Feja e tyre ishte shndërruar thuajse plotësisht në një kult mistik, që sillte shkatërrim në vend të shpëtimit. MNJ2 36.2

Vreshtari i shëmbëlltyrës nuk e kundërshton vendimin që pema, po qe se nuk jep fryte, të pritet, megjithatë, ai e di dhe bashkohet me interesimin e pronarit për atë pemë. Asgjë nuk do ta gëzonte më tepër sesa të shihte atë pemë të rritej e të jepte fryte, ndaj edhe propozon, duke patur të njejtën dëshirë të pronarit: uLëre edhe këtë vit, që ta punoj përreth dhe t’i hedh pleh dhe, po dha fryt, mirë; përndryshe, pastaj do ta presësh”.-Luka 13:8,9. MNJ2 36.3

Vreshtari nuk refuzon t’i shërbejë akoma pemës së pafryt, përkundrazi, ai është i gatshëm t’i kushtojë asaj vëmendje edhe më të madhe, duke i krijuar kushte sa më të favorshme dhe, duke u kujdesur për të në çdo detaj. MNJ2 37.1

Interesimi i vreshtarit dhe i të zotit të vreshtës, që pema e fikut të japë fryt është i përbashkët. Kështu është edhe dashuria e Atit dhe e Birit për popullin e zgjedhur. Krishti po përpiqej t’u thoshte atyre që e dëgjonin, se rastet për të dhënë fryt nuk do t’u mungonin, përkundrazi do të ishin më të shumta e më të favorshme se më parë. Perëndia do të përdorte çdo mjet të mundshëm, për t’i bërë ata pemë drejtësie, që do të sillnin fryte për bekimin e botës. MNJ2 37.2

Jezusi nuk tha gjë për rezultatet e punës së vreshtarit. Në atë pikë historia mbaroi. Përfundimi i saj mbetej në duart e brezit, që dëgjoi fjalët e Tij. Atyre iu dha paralajmërimi solemn: “Përndryshe, pastaj do ta presësh”. Vendimi përfundimtar e i pakthyeshëm varej nga ata. Dita e zemërimit ishte afër dhe përmes fatkeqësive që kishin ndodhur, i Zoti i vreshtës po e paralajmëronte Izraelin për shkatërrimin e shpejtë që i kanosej fikut të pafryt. MNJ2 37.3

Dhe, jehona e këtij paralajmërimi mbërrin deri tek ne. A mos vallë ngjan edhe ti, o lexues i shkujdesur, me një pemë të pafryt në vreshtën e Zotit? A mos vallë do të dënohesh së shpejti edhe ti? Prej sa kohësh merr dhurata prej Tij? Prej sa kohësh, pret Perëndia që edhe ti ta duash, ashtu siç të do? Ty të kanë mbjellë në vreshtën e Tij, dhe je i rrethuar nga përkujdesjet e Vreshtarit: a je i ndërgjegjshëm për privilegjet që të janë dhënë? Sa herë është gëzuar zemra jote nga lajmi i dashur i ungjillit? Ti e quan veten i Krishterë dhe formalisht bën pjesë në kishë, megjithatë e di mirë se të mungon një marrëdhënie e gjallë me burimin e dashurisë, e di se në jetën tënde mungojnë hiri i karakterit të Tij dhe “frytet e Frymës”. (Galatasve 5:22). MNJ2 37.4

Pema e pafryt vaditet nga shiu, merr rrezet e diellit dhe përkujdesjet e vreshtarit dhe toka e ushqen me substancat e nevojshme jetëdhënëse, e megjithatë, degët e saj të panevojshme vetëm sa bëjnë hije, duke penguar edhe zhvillimin e pemëve frutore përreth saj. Kështu ndodh edhe me dhuratat e pasura që jep Perëndia: ato nuk sjellin asnjë përfitim për botën. Ti, madje pengon edhe të tjerët të marrin privilegjet që me siguri do të gëzonin sikur të mos ishte për ty. MNJ2 38.1

Ndonëse në mënyrë të mjegullt, ti e kupton se ke zënë kot tokën, por Perëndia i shtyrë prej mëshirës nuk të ka prerë akoma. Ai nuk të shikon ftohtë, apo me mospërfillje, dhe as nuk të braktis në fatin tënd të trishtuar. Përkundrazi, Ai thërret: “Si mund të të braktis, o Efraim, ose të të lë në dorë të të tjerëve, o Izrael? ... Nuk do ta shfryj zemërimin tim të zjarrtë, nuk do të shkatërroj përsëri Efraimin, sepse jam një Perëndi dhe jo një njeri’VOsea 11:8,9. Shpëtimtari mëshirëmadh po thotë për ty: “Lëre edhe këtë vit, që ta punoj përreth dhe t’i hedh pleh”. MNJ2 38.2

Dashuria e shfaqur prej Jezusit ndaj popullit të Izraelit është e jashtëzakonshme! Ai vazhdoi të lutej për ta edhe në kryq, duke thënë: “O Atë, fali ata, sepse nuk dinë se ç’bëjnë’VLuka 23:34. Pas ngjitjes së Tij në qiell, ungjilli u shpall fillimisht në Jeruzalem. Atje ndodhi edhe zbritja e Shpirtit të Shenjtë dhe po atje, kisha e ditëve të para shpalosi fuqinë e Shpëtimtarit të ringjallur. Atje, Stefani, me fytyrë “posi fytyra e një engjëlli” e vulosi me vdekjen dëshminë e vet. Izraeli pra, kishte marrë të gjitha thesaret që qielli mund t’i jepte. Krishti pyet: “Çfarë mund t’i kisha bërë vreshtit tim, që nuk ia kam bërë”?-Isaia 5:4. Në vend që të zvogëlohen, përkujdesjet e Tij ndaj teje shtohen dhe Ai thotë edhe sot: “Unë, Zoti, e ruaj, e vadis çdo çast, e ruaj natën e ditën me qëllim që askush të mos e dëmtojë’VIsaia 27:3. MNJ2 38.3

Por, “...po dha fryt, mirë; përndryshe, pastaj do ta presësh”. MNJ2 39.1

Zemra, që nuk hapet kur e thërret qielli, ngurtësohet deri në atë pikë, sa nuk është më në gjendje të reagojë nën ndikimin e Frymës së Shenjtë dhe atëherë për të deklarohet vendimi: “Preje; pse të zërë kot tokën”? MNJ2 39.2

Por, sot Ai të fton sërisht: “O Izrael, kthehu tek Zoti, Perëndia yt...Unë do të shëroj shthuijen e tyre, do të dua shumë... Do të jem si vesa për Izraelin; dhe ai do të lulëzojë si zambaku dhe do t’i zgjasë rrënjët e tij në thellësi si kedrat e Libanit... Ata, që jetojnë në hijen e tij do të kthehen dhe do të rigjallërohen si gruri, do të lulëzojnë si hardhia... Fryti yt vjen tek unë’VOsea 14:1-8. MNJ2 39.3