MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 2
DHRAHMIA E HUMBUR.
Pas shëmbëlltyrës së deles së humbur, Krishti tregoi një (jetër, duke pyetur: “Cila grua që ka dhjetë dhrahmi dhe humbet një nga ato, nuk ndez llambën, nuk e fshin shtëpinë dhe nuk kërkon me kujdes derisa ta gjejë”?-Luka 15:8. MNJ2 14.1
Në Lindjen e Mesme shtëpitë e të varfërve përbëheshin zakonisht nga një dhomë e vetme, shpesh e errët e pa dritare. Dhoma pastrohej rrallë e tek dhe nëse një monedhë binte në tokë, atë shpejt e mbulonte pluhuri dhe papastërtitë. Për ta gjetur duhej ndezur një qiri, kjo edhe gjatë ditës dhe dhoma duhej fshirë me kujdes. MNJ2 14.2
Paja e një gruaje zakonisht përbëhej nga disa monedha, që ajo i ruante si pronat e saj më të vyera, për t’ia përcjellë pastaj të bijave. Humbja e njërës prej këtyre monedhave konsiderohej fatkeqësi e madhe dhe gjetja e saj sërisht, sillte gëzim të madh, në të cilin bashkoheshin edhe gratë e shtëpive fqinje. MNJ2 14.3
uDhe kur e gjen,” vazhdoi Krishti, ajo “fton tok shoqet dhe fqinjët, duke thënë: ‘Gëzohuni bashkë me mua, sepse e gjeta dhrahminë që e kisha humbur.’ Po kështu po ju them: do të ketë gëzim në mes të engjëjve të Perëndisë për një mëkatar të vetëm, që pendohet’VLuka 15: 9,10. MNJ2 14.4
Kjo shëmbëlltyrë, ashtu si ajo e mëparshmja, flet për humbjen e diçkaje që, po të kërkohet me kujdes mund të gjendet përsëri, duke sjellë gëzim të madh. Megjithatë, dy shëmbëlltyrat bëjnë fjalë për situata të ndryshme. Kështu, delja e humbur e di se ka humbur. Ajo është larguar nga bariu e nga tufa dhe nuk është në gjendje të ribashkohet me ta. Ajo përfaqëson ata, që e kuptojnë se janë ndarë nga Perëndia dhe ngecin në një rijetë mëdyshjesh, poshtërimi dhe tundimesh të forta. Ndërsa monedha e humbur përfaqëson ata, që kanë humbur mes mëkatesh e shkeljesh të ligjit të Perëndisë, por nuk janë ndërgjegjësuar ende për gjendjen e tyre. Ata janë larguar nga Perëndia, por nuk e kanë kuptuar këtë gjë. Shpirti i tyre është në rrezik, por ata nuk janë në dijeni, ndaj edhe nuk shqetësohen për këtë. Kjo shëmbëlltyrë na mëson se Perëndia i do dhe i mëshiron edhe ata, që tregohen shpërfillës ndaj thirijeve të Tij. Ata duhen kërkuar, që të mund të kthehen tek Perëndia. MNJ2 14.5
Delja që largohet nga tufa humbet në shkretëtirë, apo në male, kurse monedha humbet brenda në shtëpi. Ajo është fare afër, por prapë, për ta gjetur, duhet kërkuar me imtësi. MNJ2 15.1
Në këtë shëmbëlltyrë gjejmë edhe një mësim për familjet. Ndodh shpesh që anëtarët e të njejtës familje të mos interesohen aspak për shpëtimin e njëri-tjetrit. Njëri prej tyre mund të jetë larguar nga Perëndia dhe të tjerët, të cilëve Perëndia ua ka besuar, nuk e vënë aspak ujin në zjarr. MNJ2 15.2
Monedha, ndonëse e mbuluar me pluhur e me papastërti mbetet një copë e çmuar argjendi dhe pronaija e saj e kërkon, pasi ajo ka vlerë. Kështu, të gjithë njerëzit, sado të degraduar nga mëkati, mbeten të çmuar në sytë e Perëndisë. Siç mban monedha pamjen dhe mbishkrimin e pushtetit qeverisës, ashtu edhe njeriu mbante, kur u krijua, pamjen dhe mbishkrimin e Perëndisë. Megjithëse tani ai është prishur e shëmtuar nga mëkati, gjurmët e këtij mbishkrimi vazhdojnë të mbesin të skalitura në shpirtin e secilit. Perëndia kërkon të na rifitojë, për të skalitur edhe njëherë mbi ne, imazhin e drejtësisë dhe të shenjtërisë së vet. MNJ2 15.3
Gruaja e shëmbëlltyrës e kërkon me kujdes monedhën e humbur. Ajo ndez llambën dhe e pastron shtëpinë, duke lëvizur nga vendi çdo gjë, që mund ta pengojë kërkimin e saj. Ndonëse i ka humbur vetëm një monedhë, ajo nuk do të rreshtë së kërkuari, derisa ta ketë gjetur. Kështu duhet të ndodhë edhe brenda familjes: edhe sikur vetëm një nga anëtarët e saj të jetë larguar nga Perëndia, për të duhen bërë të gjitha përpjekjet, për ta ndihmuar të kthehet. Anëtarët e familjes duhet ta shqyrtojnë me kujdes sjelljen dhe mënyrën e tyre të jetesës, për të kuptuar se mos ka qënë ndonjë gabim i tyre, që e ka shtyrë atë njeri drejt rebelimit dhe mosbindjes. MNJ2 16.1
Nëse njëri nga fëmijët e një familjeje nuk është i ndërgjegjshëm për faktin se është mëkatar, atëherë prindërit nuk duhet të rrinë duarkryq. Duhet ndezur llamba, duhen studiuar Shkrimet dhe nën dritën e tyre, çdo gjë brenda shtëpisë duhet kontrolluar me kujdes, për të gjetur arsyet që e kanë shtyrë fëmijën në rrugën e gabuar. Prindërit pra, duhet të kontrollojnë zemrat, zakonet dhe sjelljen e tyre. Fëmijët janë trashëgimia e Perëndisë dhe ne jemi përgjegjës për ta, përpara Tij. MNJ2 16.2
Ka nëna e baballarë, që kanë dëshirë të madhe të shkojnë e të punojnë si misionarë në dhera të huaja; ka shumë të tjerë, që kanë një jetë të Krishterë mjaft aktive, jashtë shtëpive të veta, ndërkohë që vetë fëmijët e tyre nuk e njohin Shpëtimtarin dhe dashurinë e Tij. Shumë prindër ia besojnë punën e konvertimit të fëmijëve, pastorëve, apo mësuesve të shkollës së Sabatit. Ata duhet ta kuptojnë se, duke vepruar kështu, po heqin dorë nga përgjegjësia që ju ka ngarkuar vetë Perëndia. Edukimi dhe shkollimi i fëmijëve për t’u bërë të Krishterë është shërbimi më i madh që prindërit mund t’i bëjnë Perëndisë. Kjo është një punë, që kryhet me durim dhe kërkon zell e përpjekje të vazhdueshme, gjatë gjithë jetës. Duke e lënë pas dore këtë detyrë që na është besuar, ne tregojmë se nuk jemi shërbëtorë besnikë. MNJ2 16.3
Por ata që kanë gabuar, duke neglizhuar, nuk duhet të dëshpërohen. Gruaja, që kishte humbur monedhën kërkoi derisa e gjeti. Si ajo le të punojnë edhe prindërit: me dashuri, me besim dhe me Iutje, për shtëpinë e tyre, derisa të mund të vijnë me gëzim para Perëndisë, duke thënë: ‘Ja, unë dhe fëmijët që Zoti më ka dhënë”.-Isaia 8: 18. MNJ2 17.1
Kjo është puna e vërtetë misionare që duhet të zhvillohet brenda shtëpisë dhe mund të themi se është e vlefshme për ata që e bëjnë, po aq sa edhe për ata që përfitojnë prej saj. Duke u treguar besnikë në rrethin tonë familjar, ne përgatitemi të punojmë për anëtarët e familjes së Zotit, me të cilët, nëse i qëndrojmë besnikë Krishtit, do të jetojmë në përjetësi. Për vëllezërit dhe motrat tona në Krisht ne duhet të tregojmë të njëjtin interesim, sikur të ishin anëtarë të familjes sonë. MNJ2 17.2
Plani i Perëndisë parashikon që ne të stërvitemi në këtë mënyrë, për të punuar edhe për të tjerë akoma. Ndërsa simpatia dhe dashuria jonë për të tjerët do të rriten ne do të gjejmë kudo një punë për të bërë. Familja e madhe e Perëndisë përfshin mbarë botën dhe asnjëri prej anëtarëve të saj nuk do të neglizhohet. MNJ2 17.3
Kudo që të ndodhemi do të ketë përherë një monedhë argjendi, që pret që ta kërkojmë. A po e kërkojmë? Përditë takojmë njerëz, të cilëve nuk iu interesojnë feja apo besimi, ne flasim me ta dhe shkëmbejmë vizita, po a interesohemi për mirëqënien e tyre shpirtërore? A jua paraqesim Krishtin si Shpëtimtarin e tyre që ju fal mëkatet? Kur zemrat tona janë të ngrohura me dashurinë e Krishtit, a e ndajmë atë dashuri edhe me ata? Nëse përgjigya e këtyre pyetjeve është jo, atëherë si do të mund t’i shohim sërisht në sy këta njerëz, të humbur tashmë pëijetësisht, kur të qëndrojmë së bashku me ta përpara fronit të Perëndisë? MNJ2 17.4
Kush është në gjendje ta çmojë vlerën e një njeriu? Po deshëm me të vërtetë ta dimë, atëherë le të përpiqemi, me anë të imagjinatës, të shkojmë në Gjetsemani, atje ku Jezusi vuajti orë të tëra ankthi, duke djersitur gjak. Le t’i vëmë veshin Shpëtimtarit, që thërret nga kryqi i Kalvarit: “Perëndia im, Perëndia im, përse më ke braktisur”?-Marku 15:34. Vështroni kokën e plagosur, brinjët dhe këmbët e shpuara. Kujtoni se Krishti kaloi përmes gjithë këtyre vuajtjeve për ne, dhe për shpengimin tonë, vetë qielli u rrezikua. Në këmbë të kryqit, duke mbajtur parasysh se Krishti do ta kishte dhënë jetën edhe për një mëkatar të vetëm, mund të fillojmë ta kuptojmë vlerën që ka një njeri i vetëm. MNJ2 18.1
Nëse kemi një marrëdhënie me Krishtin, atëherë do të dimë t’i çmojmë si duhet të tjerët dhe do të ndiejmë për ta të njëjtën dashuri, që Ai ndjeu për ne. Atëherë do të jemi në gjendje t’i tërheqim tek vetja e jo t’i largojmë, t’i fitojmë e jo t’i humbasim ata, për të cilët ai vdiq. Askush nuk do ta kishte gjetur rrugën që të çon tek Ati, sikur Krishti të mos ishte angazhuar personalisht për secilin dhe i njëjti impenjim personal kërkohet edhe nga ne në punën tonë në favor të mbretërisë së Perëndisë. Nuk do të jemi më në gjendje të shikojmë me indiferencë dhe moskokëçarje sesi njerëzimi rend drejt shkatërrimit. Përkundrazi, sa më të rënda të jenë mëkatet dhe më i thellë mjerimi i tij, aq më të zellshme e më të dhembshura do të jenë përpjekjet tona për ta shpëtuar. Ne do të arrijmë të kuptojmë nevojat e atyre, që vuajnë dhe të atyre, që kanë mëkatuar ndaj Perëndisë dhe jetojnë të shtypur nga ndjenja e fajit. Zemra jonë do të mbushet plot me simpati për ta dhe do të jemi përherë të gatshëm t’i ndihmojmë. Do t’i sjellim ata tek Krishti, duke i mbështetur në çdo hap me dashuri e besim, do të vigjëlojmë mbi ta për t’iu dhënë kurajo dhe simpatia dhe besimi ynë do t’i ndihmojnë të vazhdojnë të ecin në rrugën e drejtë. MNJ2 18.2
Me nejanë gati të bashkëpunojnë gjithë engjëjt e qiellit për realizimin e kësaj vepre. Të gjitha pasuritë e qiellit janë vënë në dispozicionin tonë për të kërkuar ata, që kanë humbur. Engjëjt do të na ndihmojnë të mbërrijmë edhe tek mëkatarët më të mëdhej dhe tek ata, që nuk duan t’ia dijnë për besimin, dhe kur njëri prej tyre të kthehet tek Perëndia i gjithë qielli do të gëzohet. Serafinët dhe kerubinët, duke u rënë harpave të tyre të arta i këndojnë lavde Perëndisë dhe Qengjit për mëshirën dhe mirësinë që shfaqin kundrejt bijve të njeriut. MNJ2 19.1