MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 2
25—DHUNTITË
NË MALIN E ULLINJVE, Krishti u kishte folur dishepujve për kthimin e Tij, duke iu përshkruar disa shenja të caktuara, që do të tregonin se ardhja e Tij ishte afër. Duke i porositur të vigjëlonin dhe të rrinin gati, Ai fillimisht i paralajmëroi, duke iu thënë: “Prandaj edhe ju jini gati, sepse Biri i njeriut do të vijë në atë orë kur ju nuk mendoni”. Mateu 24:44 dhe pastaj iu shpjegoi se ardhjen e Tij nuk duhet ta prisnin duarkryq, por duke punuar me zell. Këtë mësim të rëndësishëm ua dha në shëmbëlltyrën e talentave. MNJ2 138.1
“Mbretëria e qiejve,” tha Ai, “i ngjan gjithashtu një njeriu, që, kur po nisej për një udhëtim, i thirri shërbëtorët e tij dhe u besoi pasuritë e veta. Njërit i dha pesë talenta, tjetrit dy dhe një tjetri një; secilit sipas zotësisë së tij dhe u nis fill”. Mateu 25:14,15. MNJ2 138.2
Njeriu, që u nis për një udhëtim në një vend të largët përfaqëson Krishtin, i cili, kur e tregoi këtë shëmbëlltyrë do të largohej së shpejti nga toka për të shkuar në qiell. Shërbëtorët e shëmbëlltyrës përfaqësojnë pasuesit e Krishtit. Ne duhet të kujtojmë se nuk i përkasim më vetes sonë, pasi jemi blerë me një çmim (1 Korintasve 6:20), dhe jo me uanë gjërash, që prishen si argjendi ose ari, . . . por nga gjaku i çmuar i Krishtit” (1 Pjetri 1:18, 19), “me qëllim që ata, të cilët jetojnë, të mos jetojnë që sot e tutje për veten e tyre, po për atë, që vdiq dhe u ringjall për ta.” (2 Korintasve 5:15.) MNJ2 138.3
Të gjithë njerëzit janë blerë me këtë çmim të pallogaritshëm. Duke e derdhur gjithë thesarin e qiellit në këtë botë, duke na dhënë përmes Krishtit gjithë qiellin, Perëndia bleu vullnetin, ndjenjat, mendjen dhe shpirtin e çdo qënieje njerëzore. Qofshin ata besimtarë apo jo, të gjithë njerëzit i përkasin Zotit. Të gjithë janë thirrur t’i shërbejnë Atij dhe për mënyrën sesi e kanë përmbushur këtë detyrë, do t’ju duhet të japin llogari ditën e gjykimit të madh. MNJ2 139.1
Por kërkesat e Perëndisë nuk njihen nga të gjithë. Në shëmbëlltyrë, shërbëtorët përfaqësojnë ata, që thonë se kanë pranuar t’i shërbejnë Krishtit. MNJ2 139.2
Ndjekësit e Krishtit u shpenguan që t’i shërbejnë Atij. Zoti ynë na mëson se shërbimi është qëllimi i vërtetë i jetës. Vetë Krishti ishte një punëtor i madh dhe Ai i porosit të gjithë ndjekësit e Tij t’ju shërbejnë sa njerëzve, aq edhe Perëndisë. Këtu Krishti ka paraqitur një botëkuptim të jetës, që e kapërcen çdo koncept të filozofisë njerëzore. Duke jetuar për t’i shërbyer të tjerëve njeriu lidhet me Krishtin. Ligji i shërbimit bëhet kështu hallka lidhëse, që na bashkon me Perëndinë dhe me njerëzit e tjerë. MNJ2 139.3
Shërbëtorëve të tij Krishti u beson “pasuritë e veta”, të cilat duhen përdorur që të japin fryt për Të. Ai i jep çdo njeriu një detyrë të caktuar, “secilit sipas zotësisë së tij”, pasi secili prej nesh ka vendin e vet në planin e pëijetshëm të qiellit. Të gjithë duhet të bashkëpunojnë me Krishtin për shpëtimin e shpirtrave. Vendi ku duhet të punojmë për Perëndinë këtu në tokë është i përcaktuar me po aq kujdes sa ç’është caktuar edhe vendi ynë në banesat qiellore. MNJ2 139.4