MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 2
24—DREJTËSIA E KRISHTIT
SHËMBËLLTYRA E DASMËS përmban një mësim jashtëzakonisht të rëndësishëm. Martesa simbolizon bashkimin e Perëndisë me njerëzit, ndërsa rrobat e dasmës përfaqësojnë llojin e karakterit që duhet të shfaqin të gjithë ata, që dëshirojnë të marrin pjesë në dasëm. MNJ2 125.1
Edhe kjo shëmbëlltyrë, ashtu si ajo e gostisë së madhe flet për mospranimin nga ana Hebrenjve të ftesës së ungjillit, e cila më pas u drejtohet popujve paganë. Ndryshe nga shëmbëlltyra e mëparshme ama, këtu nënvizohen pesha e madhe e fyeijes që i bëhet të zotit të gostisë dhe ndëshkimi i tmerrshëm që i pret ata, që e hedhin poshtë ftesën e tij. Në këtë shëmbëlltyrë ftesa thuhet se vjen nga një mbret, pra nga dikush, që zotëron autoritetin e nevojshëm për të urdhëruar. Ajo është një nder i madh, por, çuditërisht, asnjë nga të ftuarit nuk e vlerëson ashtu siç duhet. Këtu, autoriteti i mbretit përçmohet. Ndërkohë që ftesa e të zotit të shtëpisë, në shëmbëlltyrën e mëparshme, trajtohet me mospërfillje, ajo e mbretit pritet akoma më keq, me fyeije dhe vrasje: të ftuarit i tallin shërbëtorët e mbretit, i keqtrajtojnë dhe në fund madje i vrasin! MNJ2 125.2
Kur ftesa e tij u kthye mbrapsh, i zoti i shtëpisë vendosi që askush nga ata, që ishin ftuar të mos merrte më pjesë në darkën e tij; ndërsa ata, që kishin fyer mbretin i priti një ndëshkim shumë më i rëndë, sesa thjesht pëijashtimi nga festa: ai “u zemërua dhe dërgoi ushtritë e veta për të shfarosur ata gjakësorë dhe dogji qytetin e tyre”. Mateu 22:7. MNJ2 126.1
Në të dyja shëmbëlltyrat, festat si përfundim i gjejnë të ftuarit e tyre, por shëmbëlltyra e dytë na tregon se të gjithë ata, që marrin pjesë në festë duhet të përgatiten, përndryshe do të flaken jashtë: “Atëherë mbreti hyri për të parë të ftuarit dhe gjeti aty një njeri, që nuk kishte veshur rrobë dasme; dhe i tha: ‘Mik, si hyre këtu pa pasur rrobë dasme’? Dhe ai mbylli gojën. Atëherë mbreti u tha shërbëtorëve: ‘Lidheni duar dhe këmbë, kapeni dhe hidheni në errësirat e jashtme. Atje do të jetë e qara dhe kërcëllim dhëmbësh’. ” Mateu 22:11-13. MNJ2 126.2
Ftesat e vërteta ishin shpërndarë nga dishepujt e Krishtit. Zoti kishte dërguar fillimisht të dymbëdhjetët e më pas të shtatëdhjetët për të shpallur se mbretëria e Perëndisë ishte afër. Dishepujt duhet t’i ftonin njerëzit të pendoheshin dhe të besonin tek ungjilli, por thirijet e tyre ranë në vesh të shurdhër dhe të ftuarit nuk u paraqitën. Për këtë arsye mbreti i dërgoi edhe një herë të dytë, për t’u thënë të ftuarve: “Ja, unë e kam shtruar drekën time, viçat e mi dhe bagëtia ime e majmur janë therrur dhe gjithçka është gati; ejani në dasmë”. Mateu 22:4. Ftesa e dytë ishte lajmi, që iu përcoll hebrenjve pas kryqëzimit të Krishtit, por, ata që e mbanin veten për popullin e zgjedhur të Perëndisë e hodhën sërisht poshtë ungjillin, që këtë herë iu shpall me fuqinë e Shpirtit të Shenjtë. Shumë vetë e bënë këtë, duke e shprehur haptazi përçmimin e tyre; të tjerë akoma e pritën ofertën e shpëtimit dhe të faljes së mëkatit të hedhjes poshtë të Zotit të lavdishëm me një urrejte të atillë, që shkoi deri në përndjekjen dhe goditjen për vdekje të lajmëtarëve të ungjillit. uNë atë kohë u bë një përndjekje e madhe kundër kishës, që ishte në Jeruzalem”. Veprat e Apostujve 8:1. Shumë lajmëtarë të Zotit, burra dhe gra u burgosën dhe disa, si Stefani dhe Jakobi edhe u vranë. MNJ2 126.3
Duke vepruar kështu, Hebrenjtë e vulosën përfundimisht refuzimin e mëshirës së Perëndisë. Rrjedhojat e këtij vendimi u përshkruan nga Krishti në këtë shëmbëlltyrë. Mbreti “dërgoi ushtritë e veta për të shfarosur ata gjakësorë dhe dogji qytetin e tyre”. Ky gjykim u bë realitet me shkatërrimin e Jeruzalemit1 dhe shpërndaijen nëpër botë të popullit të Izraelit. MNJ2 127.1
Ftesa e tretë për të marrë pjesë në festë simbolizon predikimin e ungjillit edhe ndër paganët. Mbreti tha: “Dasma është gati, por të ftuarit nuk ishin të denjë. Shkoni, pra, në udhëkryqe dhe ftoni në dasmë këdo që të gjeni”. Mateu 22:8,9. MNJ2 127.2
uDhe ata, shërbëtorët dolën nëpër rrugë, mblodhën të gjithë ata që gjetën, të këqinj dhe të mirë, dhe vendi i dasmës u mbush me të ftuar”. Mateu 22:10. Të ftuarit, që u mblodhën formonin një turmë të larmishme. Disa prej tyre nuk kishin më shumë respekt për të zotin e festës, sesa ata, që nuk e kishin pranuar fare ftesën e tij. Të ftuarit e parë kishin përparësi të tjera në këtë botë dhe nuk donin të hiqnin dorë prej tyre vetëm për të marrë pjesë në banketin e mbretit, ndërsa ndër ata, që e pranuan ftesën kishte disa që mendonin thjesht si e si të përfitonin dhe kishin ardhur për t’u ngopur e për të bërë qejf, pa patur aspak ndër mend ta nderonin mbretin, që i kishte ftuar. MNJ2 127.3
1 Jeruzalemi u shkatërrua nga romakët në vitin 70 Pas Krishtit MNJ2 127.4
Kur mbreti erdhi për t’i parë të ftuarit, karakteri i tyre i vërtetë i ra menjëherë në sy. Ai i kishte dhuruar secilit nga një rrobë dasme; veshja e saj ishte një shenjë respekti për të zotin e festës. Por njëri nga të ftuarit kishte akoma në trup rrobat e tij të përditshme. Ai nuk kishte pranuar të përgatitej, ashtu siç kishte kërkuar mbreti, duke e përçmuar veshjen e kushtueshme, që i kishin dhuruar. Ai e kishte fyer të zotin, duke vepruar kështu, ndaj nuk diti si t’i përgjigjej pyetjes së mbretit: uMik, si hyre këtu pa patur rrobë dasme”? Ky njeri dënoi vetveten: “Atëherë mbreti u tha shërbëtorëve: ‘Lidheni duar dhe këmbë, kapeni dhe hidheni në errësirat e jashtme”. MNJ2 128.1
Kontrolli që u bën mbreti të ftuarve të festës përfaqëson gjykimin përfundmitar. Të ftuarit e festës së ungjillit janë ata, që thonë se i shërbejnë Perëndisë. Emrat e tyre janë të shkruar në librin e jetës, por jo të gjithë ata, që thonë se janë të Krishterë janë dishepuj të vërtetë. Përpara se të jepet shpërblimi përfundimtar duhet vendosur se kush është me të vërtetë i denjë për të ndarë trashëgiminë e të drejtëve. Ky vendim do të merret përpara ardhjes së dytë të Krishtit në retë e qiellit, pasi kur të vijë Ai do ta ketë shpërblimin me vete upër t’i dhënë gjithësecilit sipas veprave që ai ka bërë”. Zbulesa 22:12. Përpara ardhjes së Tij pra, duhet të shfaqen qartë karakteri dhe natyra e punës së secilit prej ndjekësve të Krishtit, të cilët do të shpërblehen sipas veprave që kanë bërë. MNJ2 128.2
Kontrolli hetimor do të ndodhë në oborret qiellore, ndërkohë që njerëzit banojnë ende në tokë. Perëndia do t’i kontrollojë një për një jetët e secilit prej atyre, që thonë se janë pasues të Tij. Të gjithë do të hetohen në bazë të të dhënave të rregjistruara në librat e qiellit dhe fati i përjetshëm i secilit do të vendoset në bazë të veprave të bëra. MNJ2 128.3
Rroba e dasmës në shëmbëlltyrë përfaqëson karakterin e pastër e të panjollë të pasuesve të vërtetë të Krishtit. Kishës “i është dhënë të vishet me li të hollë, të pastër dhe të shkëlqyeshëm”, “pa njolla a rrudha a ndonjë gjë të tillë”, “sepse liri i hollë janë veprat e drejta të shënjtorëve”. Zbulesa 19:8; Efesianëve 5:27. Drejtësia e Krishtit dhe karakteri i Tij i panjollë iu jepen, me anë të besimit, të gjithë atyre, që e pranojnë Atë si Shpëtimtarin e tyre. MNJ2 129.1
Rroba e bardhë e pafajësisë u vesh si fillim nga paraardhësit tanë të parë, që u vendosën nga Perëndia në kopshtin e Edenit. Ata jetonin duke e zbatuar me përpikmëri vullnetin e Perëndisë dhe e donin me gjithë zemër Atin e tyre qiellor. Çiftin e shenjtë e rrethonte përherë një dritë e bukur dhe e këndshme, që buronte nga Perëndia. Ky mantel drite simbolizonte pafajësinë e tyre dhe do të vazhdonte t’i vishte pëijetë, sikur t’i kishin qëndruar besnikë Perëndisë. Por mëkati i ndau ata nga Perëndia dhe drita, që i rrethonte u zhduk. Lakuriq dhe të turpëruar ata u përpoqën t’i zëvendësonin veshjet qiellore, duke u mbuluar me gjethe fiku. MNJ2 129.2
Shkelësit e ligjit hyjnor vazhdojnë të veprojnë në të njejtën mënyrë, që nga koha e Adamit dhe Evës. Ata përpiqen, duke u mbuluar me ugjethe fiku”, ta fshehin lakuriqësinë, që është pasojë e mëkatit të tyre. Ata vishen me rroba të bëra vetë, pra përpiqen t’i mbulojnë mëkatet e veta, me veprat e tyre të mira, në mënyrë që Perëndia t’i pranojë sërisht. MNJ2 129.3
Por përpjekja e tyre është e kotë. Njeriu nuk është në gjendje të bëjë asgjë për të zëvendësuar rrobën e humbur të pafajësisë. Ata, që do të mbulohen me këto “gjethe fiku”, apo me veshjet e tyre të zakonshme, nuk do të lejohen të ulen në të njejtën tryezë me Krishtin dhe me engjëjt ditën e dasmës së Qengjit. MNJ2 129.4
Vetëm veshja, që na ka përgatitur Krishti mund të na lejojë të paraqitemi përpara Perëndisë. Këtë veshje, rrobën e drejtësisë së Tij, Krishti do t’jua dhurojë të gjithë atyre, që janë penduar dhe i besojnë. uTë këshilloj”, thotë Ai, “të blesh nga unë ... petka të bardha, që të vishesh dhe të mos duket turpi i lakuriqësisë sate”. Zbulesa 3:18. MNJ2 130.1
Kjo veshje e thurur në tezgjahet qiellore nuk përmban as edhe një fill të vetëm të përgatitur nga dora e njeriut. Krishti, ndonëse mori mbi vete trajta njerëzore shfaqi një karakter të përsosur, që sot na e ofron edhe neve, meqënëse utë gjitha veprat tona të drejtësisë janë si një rrobë e ndotur”. Isaia 64:6. Gjithçka që jemi në gjendje të bëjmë me forcat tona mban vulën e mëkatit, por Biri i Perëndisë Uu shfaq për të hequr mëkatet tona; dhe në të nuk ka mëkat”. Mëkati përkufizohet si ushkelje e ligjit”. 1 Gjoni 3:5,4. Por Krishti iu bind të gjitha kërkesave të ligjit dhe mundi të thoshte për veten: uPerëndia im, unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd dhe ligji yt është në zemrën time”. Psalmi 40:8. Kur ishte në tokë Ai u tha dishepujve: uUnë i zbatova urdhërimet e Atit tim”. Gjoni 15: 10. Përmes bindjes së Tij të përsosur Ai tregoi se kushdo mund t’iu bindet urdhërimeve të Perëndisë. Kur ne e dorëzojmë veten në duart e Krishtit, zemra jonë, vullneti ynë, mendimet tona e gjithçka tjetër bëhen një me Të dhe jeta e Tij bëhet jeta jonë„ Ja çfarë do të thotë të vishesh me rrobën e drejtësisë së Tij! Atëherë, kur Perëndia na vështron nuk na sheh më të mbuluar me gjethe fiku, nuk sheh më lakuriqësinë dhe shëmtinë e mëkatit tonë, por rrobën e vet të drejtësisë, që është bindja e plotë ndaj ligjit të Jehovait. MNJ2 130.2
Mbreti i kontrolloi vetë të ftuarit në dasëm dhe pranoi vetëm ata, që iu ishin bindur kërkesave të tij dhe kishin veshur rrobat e dasmës. Kështu do të ndodhë edhe me të ftuarit e festës së ungjillit. Të gjithë duhet të kalojnë kontrollin e Mbretit të madh dhe në dasëm do të marrin pjesë vetëm ata, që kanë veshur rrobën e drejtësisë së Krishtit. MNJ2 130.3
Drejtësia dallohet nga veprat e mira dhe gjykimi do të bazohet pikërisht mbi këto vepra. Karakteri ynë shfaqet në gjërat që bëjmë dhe veprat tona tregojnë nëse besimi ynë është i vërtetë. MNJ2 131.1
Nuk mjafton të besojmë se Jezusi nuk ishte një mashtrues, apo se feja Biblike nuk është një përrallë e sajuar me dinakëri. Ne mund të besojmë se emri i Jezusit është i vetmi, që mund ta shpëtojë njeriun dhe prapë të mos e zgjedhim Atë, me anë të besimit, si Shpëtimtarin tonë. Nuk mjafton t’i besojmë teorikisht të vërtetës. Nuk mjafton të shpallim se i besojmë Jezusit dhe t’i rregjistrojmë emrat tanë në rregjistrat e kishës. uAi, që zbaton urdhërimet e tij qëndron në Perëndinë, dhe Ai në të; dhe prej kësaj ne dimë se ai qëndron në ne; nga Fryma që ai na dha”. uDhe nga kjo e dimë se e kemi njohur atë, në qoftë se i zbatojmë urdhërimet e tij”. 1 Gjoni 3:24; 2:3. Kjo është prova e vërtetë e konvertimit. Shpalljet tona janë të pavlefshme, nëse Krishti nuk shfaqet në veprat tona të mira. MNJ2 131.2
E vërteta duhet mbjellë në zemër dhe duhet t’u japë trajtë mendimeve, ndjenjave dhe karakterit tonë. Çdo detaj i fjalës së Perëndisë duhet zbatuar përditë në praktikë. MNJ2 131.3
Ai, që bëhet pjesëtar i natyrës hyjnore do të jetojë në harmoni me standartin e madh të drejtësisë së Perëndisë, ligjin e Tij të shenjtë. Ligji është metri me të cilin Perëndia i mat veprat e njerëzve dhe me anë të tij do të gjykohen edhe karakteret e njerëzve ditën e gjykimit. MNJ2 131.4
Shumë vetë pretendojnë se pas vdekjes së Krishtit ligji u shfuqizua. Ata, që mbrojnë këtë tezë kundërshtojnë fjalët e vetë Krishtit: “Mos mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin, ose profetët ... Derisa qielli dhe toka të kalojnë asnjë jotë a asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë”. Mateu 5:17,18. Krishti e dha jetën e vet pikërisht për të shlyer shkeljet e ligjit nga ana e njeriut. Sikur ligji të mund të ndryshohej, apo të lihej mënjanë, atëherë Krishtit nuk do t’i ishte dashur të vdiste. Krishti e nderoi ligjin e Perëndisë gjatë gjithë kohës që jetoi mbi tokë dhe me vdekjen e Tij, Ai e konfirmoi atë. Ai nuk e flijoi veten për ta shkatërruar ligjin e Perëndisë, apo për të krijuar standarte të reja më pak kërkuese, por pikërisht për arsyen e kundërt, pra që drejtësia të ruhej dhe ligji të shfaqej i pandryshueshëm në jetë të jetëve. MNJ2 131.5
Satani kishte deklaruar se ishte e pamundur për njeriun t’iu bindej urdhëresave të Perëndisë, dhe në fakt, duke u bazuar vetëm tek forcat tona, për ne është e pamundur t’ju bindemi atyre. Por, Krishti erdhi porsi një njeri për të na treguar, përmes bindjes së Tij shembullore, se kur njeriu bashkohet me Perëndinë, bindja e plotë ndaj ligjeve hyjnore është plotësisht e mundshme. MNJ2 132.1
uTë gjithë atyre, që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre, që besojnë në emrin e tij”. Gjoni 1:12. Ky pushtet nuk ka origjinë njerëzore, por vjen nga Perëndia. Ai, që e pranon Krishtin, pajiset edhe me forcën e nevojshme për të jetuar një jetë si ajo e Krishtit. MNJ2 132.2
Perëndia kërkon që fëmijët e Tij të jenë të përsosur. Ligji pasqyron karakterin e Tij dhe shërben si model për karakterin e çdo njeriu. Ky model iu bëhet i njohur të gjithëve, në mënyrë që të mos ketë dyshime mbi llojin e njerëzve që Perëndia dëshiron të bëjnë pjesë në mbretërinë e Tij. Jeta e Krishtit në tokë iu përshtat në mënyrë të përsosur ligjeve të Perëndisë dhe, kur ata, që e shpallin veten fëmijë të Perëndisë të kenë një karakter si ai i Krishtit, atëherë do të jenë në gjendje t’ju binden urdhëresave të Perëndisë. Atëherë, Zoti do të mund t’iu besojë dhe t’i lejojë të bëjnë pjesë në familjen e qiellit. Veshur me rrobën e lavdishme të drejtësisë së Krishtit ata do të kenë një vend në festën e Mbretit dhe do të gëzojnë të drejtën të bashkohen me turmën e besimtarëve, që i kanë larë veshjet e veta në gjakun e Krishtit. MNJ2 132.3
Njeriu, që u paraqit në festë pa veshjen e dasmës përfaqëson gjendjen e shumë vetëve në botën e ditëve tona. Këta njerëz deklarojnë se janë të Krishterë dhe kërkojnë të marrin bekimet dhe privilegjet e ungjillit, por nuk e ndiejnë nevojën e shndërrimit të karakterit të tyre. Ata nuk janë penduar kurrë me të vërtetë, për mëkatet që kanë kryer, e as nuk e kanë kuptuar nevojën që kanë për Krishtin, duke mos e ushtruar asnjëherë besimin e tyre. Ata nuk i kanë mposhtur impulset e trashëguara, apo të fituara gjatë jetës, për të bërë të keqen, por janë gjithësesi të bindur se janë të mirë aq sa duhet, ndaj edhe i mbështesin shpresat tek veprat e tyre të mira, në vend që të kenë besim tek Krishti. Ata e dëgjojnë fjalën e Perëndisë dhe vijnë në dasmë, por nuk janë të veshur me rrobën e drejtësisë së Krishtit. MNJ2 133.1
Shumë nga ata, që e quajnë veten të Krishterë nuk janë gjë tjetër veçse moralistë. Ata e kanë hedhur poshtë dhuratën e vetme, që mund t’iu mundësonte ta nderonin Krishtin, duke e përfaqësuar Atë në këtë botë. Puna e Shpirtit të Shenjtë për ta është e huaj, pasi nuk janë nga ata, që e zbatojnë atë në praktikë. Parimet qiellore që i dallojnë ata që janë një me Krishtin, nga ata që janë një me botën janë bërë sot thuajse të padallueshme. Ndjekësit e vetëshpallur të Krishtit nuk janë më një popull i veçantë e i dallueshëm nga të tjerët. Vija shquese është tashmë e padukshme. Njerëzit po i nënshtrohen botës, zakoneve, mënyrës së jetesës dhe egoizmit të saj. Kisha është bashkuar me botën në shkeljen e ligjit, në një kohë kur duhet të kishte qënë bota, ajo që duhej të ishte bashkuar me kishën, duke treguar bindje ndaj ligjit. Asimilimi i kishës nga ana e botës është një proces i vazhdueshëm e i përditshëm. MNJ2 133.2
Të gjithë këta gjoja të Krishterë presin të shpëtohen nga vdekja e Krishtit, ndërkohë që nuk pranojnë të jetojnë duke u sakrifikuar, ashtu siç bëri Ai. Ata flasin shumë për hirin, që është dhënë falas dhe përpiqen të duken të drejtë me shpresë se kështu do t’i fshehin papërsosmëritë e karakterit të tyre, por përpjekjet e tyre nuk do të kenë asnjë vlerë ditën e gjykimit! MNJ2 134.1
Drejtësia e Krishtit nuk do të mbulojë asnjë mëkat të ushqyer prej nesh me vetëdije. Dikush mund të jetë shkelës i ligjit në zemrën tij dhe prapë të duket i panjollë në sytë e botës, pasi nuk kryen asnjë shkelje të dukshme. Por ligji i Perëndisë zhbirron edhe skutat më të fshehta të zemrës dhe çdo vepër do të gjykohet, duke filluar nga shkaqet, që çuan në kryerjen e saj. Vetëm ato gjëra, që janë në harmoni me parimet e ligjeve të Perëndisë do të mund ta kalojnë provën e gjykimit. MNJ2 134.2
Perëndia është dashuri dhe na e ka treguar këtë duke na dhuruar Jezusin. Kur udha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme”, Ai e tregoi se s’do t’iu kursente asgjë, atyre që kishte shpenguar. (Gjoni 3:16). Ai na ka dhënë gjithë forcën e qiellit, që të mos mposhtemi nga armiku ynë i madh. Por dashuria nuk e shtyn Perëndinë t’i justifikojë mëkatet tona. Ai nuk i justifikoi mëkatet e Satanit dhe as ato të Adamit dhe të Kainit, ndaj nuk ka për t’i justifikuar mëkatet e asnjërit prej fëmijëve të tjerë të njeriut. Ai nuk do të bëhet bashkëfajtor i mëkateve tona dhe nuk do t’i tolerojë papërsosmëritë e karakterit tonë. Përkundrazi, Perëndia pret që ne të triumfojmë në emrin e Tij. MNJ2 134.3
Ata, që e hedhin poshtë dhuratën e drejtësisë së Krishtit hedhin poshtë ato trajta karakteri, që do t’i bënin bij dhe bija të Perëndisë. Ata hedhin poshtë mundësinë e vetme për t’u pranuar në dasmë. MNJ2 134.4
Në shëmbëlltyrë, kur mbreti pyeti: “Si hyre këtu pa patur rrobë dasme?”, njeriu nuk did si t’i përgjigjej. Kështu do të ndodhë edhe në ditën e madhe të gjykimit. Ndoshta sot njerëzit mendojnë se mund t’i justifikojnë papërsosmëritë e karakterit të tyre, por në atë ditë nuk do të jenë në gjendje. MNJ2 135.1
Kishat e krishtera gëzojnë sot privilegje të mëdha. Në ditët tona Zoti i shfaqet njerëzimit në mënyrë përherë e më të qartë. Privilegjet tona janë shumë më të mëdha sesa ato që gëzonte populli i Perëndisë në kohët e lashta. Ne nuk zotërojmë sot vetëm njohuritë e mëdha që iu besuan Izarelit, por edhe shumë prova të mëtejshme, që na i ofron vepra e madhe e shpëtimit që Krishti kreu për ne. Ato, që për Hebrenjtë ishin vetëm shenja dhe simbole janë për ne një realitet i gjallë. Izraelitët kishin vetëm historinë e Dhiatës së Vjetër, kurse ne kemi edhe të Renë, e cila na tregon për një Shpëtimtar që erdhi, u kryqëzua e u ringjall, duke shpallur nga varri i huazuar i Jozefit: “Unë jam ringjallja dhe jeta”. Gjoni 11:25. Mbretëria e Perëndisë vjen tek ne, falë njohjes me Krishtin dhe me dashurinë e Tij. Ne kemi mundësi të njihemi me Krishtin në këngët dhe në shërbesat dedikuar Atij, pasi banketi shpirtëror, që është shtruar para nesh është mjaft i pasur. Veshja e dasmës që u ble me një çmim të pallogaritshëm i jepet falas secilit prej nesh. Lajmëtarët e Perëndisë na e paraqesin drejtësinë e Krishtit, faljen me anë të besimit, premtimet e mëdha e të çmuara të fjalës së Perëndisë dhe sigurinë e përmbushjes së premtimit të jetës së përjetshme në mbretërinë e Perëndisë. Ç’mund të bëjë më shumë, për ne, Perëndia, nga ç’ka bërë deri më sot, duke përgatitur këtë gosti të madhe, këtë banket qiellor? MNJ2 135.2
Engjëjt e qiellit shpallin: E kryem detyrën tonë dhe i sprapsëm ushtritë e engjëjve të të ligut. U dhamë dritë mendjeve të njerëzve, duke ua freskuar kujtesën për dashurinë e Perëndisë, që u shfaq në Jezusin. Ne i drejtuam sytë e tyre tek kryqi i Krishtit. Zemrat e tyre u prekën thellë nga pesha e fajit, që çoi në kryqëzimin e Birit të Perëndisë. Ata u bindën dhe u ndërgjegjësuan për hapat që duhen ndjekur për t’u konvertuar, e ndjenë fuqinë e ungjillit dhe zemrat e tyre u zbutën, kur panë dashurinë e madhe të Perëndisë. Ata kundruan bukurinë e karakterit të Krishtit, por, fatkeqësisht, në shumicën prej tyre, përpjekjet tona nuk dhanë fryt. Ata nuk deshën të hiqnin dorë nga zakonet e tyre dhe nuk pranuan ta ndryshonin karakterin. Ata nuk deshën t’i hiqnin rrobat e tokës për t’u veshur me veshjet e qiellit. Zemrat e tyre u dhanë pas Iakmisë dhe ata deshën jetën e tyre mbi tokë më shumë se Perëndinë. MNJ2 136.1
Dita e vendimit përfundimtar do të jetë një ditë solemne. Apostulli Gjon e përshkruan atë me vizion profetik: uPashë një fron të madh të bardhë dhe atë që ulej mbi të, nga prania e të cilit iku dheu dhe qielli, dhe nuk u gjet vend për ata. Dhe pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që rrinin në këmbë përpara Perëndisë, edhe librat u hapën; dhe u hap një libër tjetër, që është libri i jetës; dhe të vdekurit u gjykuan në bazë të gjërave të shkruara në libra, sipas veprave të tyre”. Zbulesa 20:11,12. MNJ2 136.2
Sa e trishtueshme do të duket e kaluara, ditën kur njerëzit do të gjenden përballë përjetësisë. Gjithë jeta do t’iu kalojë para syve, ashtu siç ka qënë. Kënaqësitë, pasuritë, nderi, asgjë nuk do të duket më me vlerë. Njerëzit do ta kuptojnë atëherë se drejtësia, që kanë përbuzur është vlera e vetme. Ata do ta kuptojnë se i kanë ndërtuar karakteret e tyre të mikluara me mashtrim nga Satani dhe se veshjet, që kanë zgjedhur janë prova e besëlidhjes së tyre me të ligun. Atëherë ata do t’i shohin pasojat e zgjedhjes që kanë bërë. Atje do ta kuptojnë se çfarë do të thotë të shkelësh urdhërimet e Perëndisë. MNJ2 136.3
Nuk do të ketë një periudhë të dytë prove, për t’u përgatitur për përjetësinë. Ne duhet ta veshim rrobën e drejtësisë së Krishtit në këtë jetë. Kjo është mundësia e vetme, që na është dhënë për të formuar karaktere të përshtatshme me jetën në shtëpinë, që Krishti ka përgatitur për ata që i binden urdhërimeve të Tij. MNJ2 137.1
Mbyllja e periudhës së provës po afrohet. Fundi është afër dhe ne jemi paralajmëruar: “Kini kujdes, që zemrat tuaja mos rëndohen nga të llupurit, nga të dehurit dhe nga preokupimet e kësaj jete; që ajo ditë të mos iu zerë në befasi”. Luka 21:34. Kini kujdes mos iu zerë të papërgatitur dhe mos ju gjejnë në festën e Mbretit pa rrobën e dasmës. MNJ2 137.2
uBin i njeriut do të vijë në atë orë, kur ju nuk mendoni” “Lum ai që rri zgjuar dhe ruan rrobat e veta, që të mos ecë i zhveshur dhe të duket turpi i tij”. Mateu 24:44; Zbulesa 16:15. MNJ2 137.3