MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 2

18/35

DHURATAT E FRYMËS SË SHENJTË

Dhuntitë, me të cilat Krishti e pajis kishën e Tij, përfaqësojnë kryesisht dhuratat dhe bekimet e dhëna nga Shpirti i Shenjtë. wDikujt, pra, i jepen me anë të Frymës fjalë diturie; një tjetri, sipas të po atij Frymë, fjalë njohurie; një tjetri besim nga po ai Frymë; një tjetri dhuntitë e shërimeve, nëpërmjet po atij Frymë; një tjetri pushtet për të kryer veprime të fuqishme; një tjetri profeci; një tjetri të dallojë frymërat; një tjetri larmi gjuhësh; një tjetri interpretimi i gjuhëve. Dhe të gjitha këto i bën i njëjti dhe i vetmi Frymë, duke i ndarë secilit dhunti veç e veç, ashtu si do vetë.” 1 Korintasve 12: 8-11. Njerëzit nuk marrin të gjithë të njëjtat dhunti, por, ndonëse të ndryshme, secilit prej shërbëtorëve të Mësuesit i janë premtuar disa dhunti. MNJ2 140.1

Përpara se të ndahej nga dishepujt e Tij, Krishti “hukati mbi ta dhe tha: ‘Merrni Frymën e Shenjtë!’”. Gjoni 20:22. Ai tha akoma: “Dhe ja, unë po dërgoj mbi ju premtimin e Atit tim.” Luka 24:49. Por dhurata u bë plotësisht e efektshme vetëm pasi Ai u ngjit në qiell. Zbrazja e Frymës së Shenjtë ndodhi atëherë kur dishepujt vendosën t’ia dedikonin plotësisht jetën e tyre shërbimit të Tij. Në atë pikë pasuesit e Krishtit do të marrin të mirat e qiellit. wKur ai u ngjit lart, ai e burgosi burgosjen dhe u dha dhurata njerëzve.” Efesianëve 4:8 ,7 “Por secilit nga ne iu dha hiri sipas masës së dhuntisë së Krishtit,” dhe Shpirtit duke “i ndarë secilit dhunti veç e veç ashtu si do vetë.” 1 Korintasve 12:11. Dhuratat janë tonat përmes Krishtit, por zotërimi i tyre konkret varet nga pranimi i Shpirtit të Perëndisë. MNJ2 140.2

Premtimi i Frymës nuk vlerësohet aq sa duhet. Përmbushja e këtij premtimi nuk realizohet ashtu siç duhet. Mungesa e Shpirtit në fakt është arsyeja që shpesh puna e ungjillit është e pafuqishme. Njohuria, talenti, elokuenca, çdo dhunti natyrore, apo e fituar mund të zotërohet, por në mungesë të pranisë së Shpirtit të Perëndisë, asnjë zemër nuk do të preket dhe asnjë mëkatar nuk do të fitohet për Krishtin. Nga ana tjetër, nëse janë të lidhur me Krishtin, nëse i kanë bërë të tyret dhuratat e Frymës, edhe më të varfërit dhe më të paditurit ndër dishepujt e Krishtit do të zotërojnë një pushtet, që do të ndikojë mbi zemrat. Perëndia i bën ata kanale, përmes të cilëve përcillet ndikimi më i fuqishëm i universit. MNJ2 141.1