MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 2

15/35

KISHA E DITËVE TONA

Shëmbëlltyra e vreshtës nuk ka të bëjë vetëm me kombin Hebre, por përmban edhe një mësim për ne. Kisha e brezit tonë është pajisur nga Perëndia me bekime dhe privilegje të mëdha dhe Ai pret që edhe kthimi të jetë po kaq i madh. MNJ2 113.1

Çmimi i shpengimit tonë ka qënë shumë i lartë dhe vetëm po ta kemi parasysh madhësinë e këtij shpengimi ne mund të fillojmë t’i kuptojmë rezultatet e tij. Mbi këtë tokë, të vaditur nga lotët dhe nga gjaku i Birit të Perëndisë, duhet të mbijnë frytet e çmuara të Parajsës. Jeta e bijve të Perëndisë duhet të shfaqi lavdinë dhe shkëlqimin e të vërtetave të fjalës së Tij. Përmes popullit të Tij Krishti dëshiron të shfaqë karakterin dhe parimet e mbretërisë së vet. MNJ2 113.2

Satani i kundërvihet punës së Perëndisë dhe në përpjekje për ta penguar atë i nxit vazhdimisht njerëzit të pranojnë parimet e tij. Ai e paraqet popullin e Perëndisë si një turmë personash të zhgënjyer dhe, si akuzues i vëllezërve, e përdor fuqinë e vet akuzuese pikërisht kundër atyre, që punojnë për drejtësinë. Zoti, përmes njerëzve të Tij, dëshiron t’iu përgjigjet akuzave të Satanit, duke treguar rezultatet e bindjes ndaj parimeve të drejtësisë. MNJ2 113.3

Këto parime duhet të shfaqen në jetën e çdo të Krishteri, në familje, në kishë dhe në çdo institucion të themeluar për t’i shërbyer Perëndisë. Ato duhet të jenë të gjitha simbole të asaj cka mund të bëhet për botën. Ato duhet të jenë shembuj të fuqisë shpëtuese të të vërtetave të ungjillit dhe të gjitha janë mjete, që ndihmojnë në përmbushjen e qëllimit të madh të Perëndisë për popullin e Tij. MNJ2 113.4

Krerët e Hebrenjve ishin krenarë për tempullin e mahnitshëm dhe ritet pompoze të shërbesave të tyre fetare, por atyre ju mungonin drejtësia, mëshira dhe dashuria e Perëndisë. Lavdia e tempullit dhe shkëlqimi i shërbesave të tyre nuk mund t’i rekomandonin para Perëndisë, pasi e vetmja gjë që ka vlerë në sytë e Tij është flijimi i një shpirti të përulur e të penduar. Kur parimet thelbësore të mbretërisë së Perëndisë bien në harresë, atëherë fillojnë të shpeshtohen shërbesat dhe ceremonitë ekstravagante. Kur mbrujtja e karakterit lihet pas dore dhe kur vlerat shpirtërore mungojnë, kur thjeshtësia dhe perëndishmëria humbasin sysh, atëherë krenaria dhe dëshira për t’u dukur kërkojnë godina kishe madhështore, zbukurime luksoze dhe ceremoni pompoze. Por nuk janë këto gjëra, që e nderojnë Perëndinë. Në sytë e Tij, feja “sipas modës”, e përbërë nga ceremoni të shtirura dhe spektakolare, nuk është e pranueshme. Fetë, shërbesat e të cilave shfaqin një frymë të tillë, nuk marrin përgjigje nga lajmëtarët qiellorë. MNJ2 113.5

Ndërsa kisha e vërtetë është shumë e çmuar në sytë e Perëndisë. Ai nuk e vlerëson atë edhe aq për vlerat e saj të jashtme, sesa për arsye të besimit të sinqertë, që e dallon atë nga bota. Ai e vlerëson atë në bazë të rritjes së njohurive të anëtarëve të saj rreth Krishtit dhe në bazë të përparimeve të tyre në pëijetimet shpirtërore. MNJ2 114.1

Krishti mezi pret të marrë nga vreshti i Tij frytet e shenjtërisë dhe të altruizmit. Ai pret nga ne të shfaqim parimet e dashurisë dhe të mirësisë. Asnjë vepër arti nuk është në gjendje të krahasohet me bukurinë e karakterit të atyre, që përfaqësojnë Krishtin. Besimtari jeton i rrethuar nga hiri i Perëndisë, mbi ndjenjat dhe mendimet e tij vepron Fryma e Shenjtë, duke e bërë atë një prurës jete, puna e të cilit është bekuar nga Perëndia. MNJ2 114.2

Një bashkësi mund edhe të jetë më e varfra e botës dhe të mos jetë në gjendje të shfaqë asgjë tërheqëse, por nëse anëtarët e saj zotërojnë trajtat e karakterit të Krishtit, atëherë në zemrat e tyre do të mbretërojë gëzimi i Tij. Në adhurim me ta do të bashkohen engjëjt dhe të gjithë së bashku do t’i drejtojnë lavde dhe falenderime mirënjohjeje Perëndisë, si një flijim të ëmbël. MNJ2 114.3

Zoti do që ne t’ju tregojmë edhe të tjerëve për mirësinë dhe për pushtetin e Tij. Atë e nderon shprehja e lavdërimeve dhe falenderimeve nga ana jonë: uAi, që ofron flijime lëvdimi më përlëvdon”. Psalmi 50:23. Populli i Izraelit, ndërsa udhëtonte në shkretëtirë e lëvdonte Perëndinë me këngë të shenjta. Urdhëresat dhe premtimet e Zotit u hodhën në këngë dhe u kënduan nga shtegtarët gjatë gjithë udhëtimit. Edhe në tokën e Kanaanit, kur populli mblidhej për festat e shenjta, mrekullitë që kishte bërë për ta Perëndia ritregoheshin dhe shoqëroheshin me falenderime mirënjohjeje. Perëndia dëshironte që ata ta përlëvdonin gjatë gjithë jetës, që rruga e Tij të bëhej e njohur mbi tokë dhe shpëtimi i Tij i njohur umidis gjithë kombeve”. (shiko Psalmi 67:2.) MNJ2 115.1

Kështu duhet të jetë edhe sot, kur popujt e botës adhurojnë shumë perëndi të rreme. Ne e kemi për detyrë t’i nxisim të heqin dorë nga adhurimi i idhujve, jo duke i sharë ata, por duke iu ofruar diçka më të mirë. Mirësia e Perëndisë duhet bërë e njohur: Uju jeni dëshmitarët e mi, thotë Zoti: Unë jam Perëndi”. Isaia 43:12. MNJ2 115.2

Zoti do të donte që ne ta vlerësonim planin e madh të shpëtimit dhe privilegjin e të qënit fëmijë të Perëndisë dhe t’i shfaqnim Atij bindje dhe falenderime mirënjohjeje. Ai dëshiron që ne të fillojmë një jetë të re dhe t’i shërbejmë Atij çdo ditë me gëzim. Ai pret me padurim që zemrat tona të gufojnë nga mirënjohja, prej faktit se emrat tanë janë shkruar në librin e jetës së Qengjit dhe, sepse najepet mundësia t’i hedhim gjithë shqetësimet tona mbi Atë që na do. Ai na fton të gëzohemi, sepse jemi trashëgimia e Zotit, sepse drejtësia e Krishtit do t’i veshë shenjtorët e Tij me petka të bardha dhe, sepse kemi shpresën e bekuar të ardhjes së shpejtë të Shpëtimtarit tonë. MNJ2 115.3

Ta lëvdosh me gjithë zemër Perëndinë është një detyrë po aq e rëndësishme sa edhe lutja. Ne duhet t’i tregojmë botës dhe gjithë qënieve qiellore se sa shumë e vlerësojmë dashurinë e mrekullueshme të Perëndisë për njerëzimin e rënë në mëkat dhe se presim nga Ai bekime përherë e më të mëdha. Sot më shumë se kurdoherë, ne duhet të ndajmë me të tjerët përvojën tonë me Perëndinë. Pas një mbushjeje të veçantë me Shpirtin e Shenjtë, gëzimi ynë tek Zoti dhe suksesi ynë në punën që kryejmë për Të do të rriteshin ndjeshëm, sikur t’i ndanim me të tjerët mirësinë dhe mrekullitë e kryera prej Tij, për fëmijët e vet. MNJ2 116.1

Këto ushtrime shpirtërore e largojnë fuqinë e Satanit, e përzenë frymën e ankimit dhe bëjnë që tek ne tunduesi të humbasë terren. Ata ndihmojnë gjithashtu, për të ndërtuar ato trajta të karakterit, që i bëjnë gati banorët e tokës për shtëpitë qiellore. MNJ2 116.2

Një dëshmi e këtij lloji do të ndikojë shumë tek të tjerët dhe nuk ka mjet tjetër kaq të efektshëm për të fituar njerëz për Krishtin. MNJ2 116.3

Ne duhet ta përlëvdojmë Perëndinë, duke i shërbyer Atij dhe, duke bërë gjithçka tjetër, që është në dorën tonë për lavdinë e emrit të Tij. Perëndia na jep dhurata që ne të mund t’u japim të tjerëve, duke ia bërë kështu të njohur karakterin e Tij gjithë botës. Për fenë Hebraike dhuratat dhe ofertat përbënin një pjesë thelbësore të adhurimit të Perëndisë. Izraelitët ishin mësuar t’i dedikonin një të dhjetën e të ardhurave të tyre shërbesave në shenjtore. Përveç kësaj ata duhet të sillnin oferta për mëkatet, dhurata vullnetare dhe oferta mirënjohjeje. Me këto mjete mbështetej në atë kohë puna e ungjillit. Perëndia nuk pret nga ne më pak se ç’priste nga populli i Tij në kohët e lashta. Puna e madhe për shpëtimin e shpirtërave duhet çuar përpara. E dhjeta, dhuratat dhe ofertat janë mjetet, që ka siguruar Ai për realizmin e punës. Me këto mjete duhet mbështetur puna e ungjillit. Ai e kërkon të dhjetën si të Tijën dhe ajo duhet konsideruar përherë si një rezervë e shenjtë, që duhet derdhur në thesarin e Tij në të mirë të çështjes. Ai kërkon gjithashtu edhe ofertat tona të dhëna me vullnet të lirë, në shenjë falenderimi dhe mirënjohjeje. Në këtë mënyrë do të realizohet përhapja e ungjillit, në çdo skaj të dheut. MNJ2 116.4

Shërbimi për Perëndinë kërkon përfshirjen tonë personale. Ne duhet të bashkëpunojmë me Të për shpëtimin e botës. Urdhëresa e Krishtit, “Shkoni dhe predikoni ungjillin në gjthë botën” është e vlefshme për të gjithë pasuesit e Tij (Marku 16:15). Të gjithë ata, që janë thirrur të jetojnë në Krishtin duhet të kujdesen edhe për shpëtimin e të tjerëve. Zemrat e tyre duhet të rrahin me të njejtin ritëm me atë të Krishtit dhe tek ata duhet të shfaqet i njëjti pasion i Tiji, për të shpëtuar njerëzit. Natyrisht, punëtorët e Krishtit nuk do të mbulojnë të gjithë të njejtën detyrë, por është e sigurtë se ka dhe do të ketë përherë diçka për të bërë për gjithësecilin. MNJ2 117.1

Në kohët e lashta, Abrahami, Isaku, Jakobi, Moisiu me përulësinë dhe urtësinë e tyre dhe Jozueu me aftësitë e tij të ndryshme punuan të gjithë për Perëndinë. Por kishte nevojë edhe për muzikën e Miriamit, për kurajon dhe perëndishmërinë e Deborës, për dashurinë e Ruthit për fëmijët, për bindjen dhe besnikërinë e Samuelit, për besimin e patundshëm të Elisë dhe për ndikimin zemërbutë të Elizeut. Kështu edhe sot, të gjithë ata, që kanë marrë bekime nga Perëndia duhet të përgjigjen, duke i shërbyer Atij. Çdo aftësi duhet përdorur për të çuar përpara mbretërinë e Perëndisë dhe lavdinë e emrit të Tij. MNJ2 117.2

Të gjithë ata, që e pranojnë Krishtin si Shpëtimtarin e tyre vetjak duhet ta shfaqin në jetën e tyre të vërtetën e ungjillit dhe pushtetin e tij shërues. Perëndia nuk kërkon asgjë prej nesh, pa na siguruar më parë mjetet e nevojshme për realizimin e saj. Përmes hirit të Krishtit ne mund të realizojmë gjithçka që Perëndia kërkon prej nesh. Si popull i Perëndisë ne duhet të shfaqim të gjitha pasuritë e qiellit. Jezusi thotë: uNë këtë është përlëvduar Ati im, që të jepni shumë fryt, dhe kështu do të jeni dishepujt e mi”. Gjoni 15:8. MNJ2 118.1

E gjithë toka është vresht i Perëndisë. Ndonëse sot është në duart e pushtuesit, ajo i përket Perëndisë, sepse Ai e ka krijuar dhe e ka shpenguar. Për të u flijua Krishti: “Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e Tij të vetëmlindurin”. Gjoni 3:16. Përmes kësaj dhurate njerëzimit i është dhënë gjithçka tjetër. Bota merr përditë bekime nga Perëndia. Shiu, dielli, çdo gjethe, çdo lule e çdo fryt dëshmojnë për durimin e madh të Perëndisë dhe për dashurinë e Tij të jashtëzakonshme për botën tonë mosmirënjohëse. MNJ2 118.2

Por çfarë i kthejmë ne Dhuruesit të madh të këtyre bekimeve? Si i përgjigjemi ne kërkesave të Perëndisë? Kujt ia dedikojnë masat e njerëzve jetën e tyre? Ata i shërbejnë idhullit të mamonit, pasurimit, pozitës, kënaqësive të kësaj bote! Pasuria grumbullohet duke grabitur jo vetëm njerëzit, por edhe vetë Perëndinë! Njerëzit i përdorin dhuratat hyjnore për të kënaqur interesat dhe trillet e tyre egoiste. MNJ2 118.3

Mëkatet e botës së sotme janë po ato mëkate, që sollën dikur shkatërrimin e Izraelit: mosmirënjohja ndaj Perëndisë, shpërfillja e bekimeve, si edhe përvetësimi me egoizëm i dhuratave të Tij. Këto ishin shkaqet, që sollën dikur zemërimin e Perëndisë mbi Izrael, dhe po sjellin edhe sot shkatërrimin e mbarë botës. MNJ2 118.4

Nga Mali i Ullinjve, Krishti e vështronte nga lart Jeruzalemin, me sytë e mbushur me lot dhe nuk qante vetëm për qytetin e zgjedhur, pasi tek fati i Jeruzalemit Ai shikonte shkatërrimin e mbarë botës. MNJ2 119.1

“Oh, sikur ti, pikërisht ti, të njihje të paktën në ditën tënde ato, që janë të nevojshme për paqen tënde! Por tashti ato janë të fshehura për sytë e tu”. Luka 19:42. MNJ2 119.2

Bibla na paralajmëron. Historia e njerëzimit po i afrohet fundit dhe periudha e privilegjuar e faljes së mëkateve thuajse ka përfunduar. Mbi kryet e njerëzve po grumbullohen retë e errëta të hakmarijes. Ata, që e kanë hedhur poshtë hirin e Perëndisë do t’i godasë shkatërrimi i shpejtë e i pakthyeshëm. MNJ2 119.3

Por fatkeqësisht, pavarësisht paralajmërimeve biblike, bota vazhdon të jetë në gjumë. Njerëzit ende nuk e dinë se ora e tyre e sprasme po afrohet. MNJ2 119.4

Çfarë po bën kisha gjatë kësaj krize përfundimtare të historisë së njerëzimit? A po i përmbushin anëtarët e saj kërkesat e Perëndisë dhe porositë që kanë marrë nga Ai? A po punojnë për t’ia paraqitur botës karakterin e Tij dhe për t’iu përcjellë njerëzve të tjerë lajmin se fundi po afron? MNJ2 119.5

Njerëzimi është në rrezik! Çdo ditë që kalon merr me vete masa të tëra njerëzish, të cilët humbasin përjetësisht. Por, ah, sa pak janë ata, ndër pasuesit e Krishtit, që shqetësohen vërtet për këto humbje fatale! Në ditët tona po vuloset përfundimisht fati i botës, por as ky fakt i rëndësisë madhore nuk arrin ta shkundë shumicën dërrmuese të atyre, që thonë se besojnë tek e vërteta më e kthjellët, që i është dhënë ndonjëherë njerëzimit. Kjo ndodh pasi botës i mungon dashuria, që e shtyu Krishtin të braktiste banesën e Tij qiellore dhe të merrte trajta njerëzore, për të qënë një njeri mes njerëzve, që të mund t’i tërhiqte ata drejt Hyjnisë. Edhe sot ashtu si dikur, populli i Perëndisë është si i bllokuar nga një formë paralize shpirtërore, që nuk e lejon t’i kuptojë si duhet dhe t’iu përgjigjet kërkesave të kohës. MNJ2 119.6

Kur u vendosën në Kanaan, Izraelitët nuk e përmbushën qëllimin e Perëndisë, pasi nuk e pushtuan të gjithë vendin. Pasi arritën një fitore të pjesshme, ata u ndalën dhe nisën të shijonin frytet e ngadhnjimit të tyre. Mungesa e besimit dhe dëshira për mirëqënie i shtynë të ndaleshin në tokat që kishin pushtuar dhe të mos bënin më përpjekje për t’u zgjeruar. Këtu filloi largimi i tyre nga Perëndia. Duke mos e realizuar plotësisht pjesën e planit hyjnor që u përkiste, ata e bënë të pamundur përmbushjen e bekimeve, që Ai u kishte premtuar. A nuk vepron ashtu si ata edhe kisha e ditëve tona? Në një kohë kur bota përreth tyre ka nevojë urgjente ta njohë lajmin e mirë, ata që e shpallin veten të Krishterë mblidhen kokë më kokë, për t’i shijuar privilegjet e ungjillit në shoqërinë ekskluzive të njëri-tjetrit. Ata nuk e ndiejnë më nevojën për të pushtuar toka të reja, nuk kanë dëshirë ta çojnë lajmin e ungjillit në të tjera krahina. Ata nuk pranojnë ta përmbushin porosinë e Krishtit: “Dilni në mbarë botën dhe i predikoni ungjillin çdo krijese”. Marku 16:15. A është e mundur, pra, të themi se ata janë më pak fajtorë se Izraelitët e dikurshëm? MNJ2 120.1

Ata, që e shpallin veten pasues të Krishtit duhet ta dëshmojnë vërtetësinë e besimit të tyre paragjithë universit qiellor. Ata, që nuk punojnë me zell e me gjithë forcat për t’i shërbyer Perëndisë janë besimtarë të rremë. Sikur të bënin aq sa kanë mundësi ata nuk do të dënoheshin dhe sikur zemrat e tyre t’i dedikoheshin me të vërtetë punës së ungjillit ata do të mund të arrinin rezultate shumë më të larta. MNJ2 120.2

Ata e dinë, ashtu siç e di edhe bota, se e kanë humbur, në një përqindje të madhe, frymën e vetëmohimit dhe kanë hequr dorë nga mbajtja mbi shpatulla e kryqit të tyre. Ka shumë vetë përbri emrave të të cilëve do të shkruhet: Nuk ka qënë prodhues, por konsumator. Paradoksalisht, shumë nga ata, që mbajnë sot emrin e Krishtit kontribuojnë për fshehjen e lavdisë, bukurisë dhe nderit të Tij. MNJ2 120.3

Ka shumë vetë, emrat e të cilëve figurojnë në rregjistrat e kishave, ndonëse ata në fakt nuk jetojnë të udhëhequr nga Krishti. Ata nuk i dëgjojnë më udhëzimet e Tij, e as nuk kryejnë punën që Ai u ka ngarkuar. Këta njerëz kanë rënë pre e armikut. Duke mos bërë të mirën, ata shkaktojnë një dëm të pallogaritshëm; duke mos qënë më në gjendje të japin jetë, ata shndërrohen në përçues të vdekjes. MNJ2 121.1

Zoti thotë: “A nuk do t’i dënoj unë për këto gjëra”? Jeremia 5:9. Meqënëse dështuan në përmbushjen e qëllimit të Perëndisë, fëmijët e Izraelit u mënjanuan dhe Perëndia iu drejtua popujve të tjerë. Në rast se edhe këta do të tregohen të pabesë, a nuk do të trajtohen njëlloj si Izraeli? MNJ2 121.2

Në shëmbëlltyrën e vreshtës, Krishti i dënoi vreshtarët, pasi ishin ata, që nuk kishin pranuar t’ia kthenin zotit të tyre frytet e tokës që i përkiste atij. Në rastin e kombit Hebre, ishin priftërinjtë dhe mësuesit ata që, duke i udhëhequr gabim njerëzit, e kishin grabitur Perëndinë, duke mos i ofruar shërbimin që Ai kërkonte. Ata e nxitën kombin t’i kthente krahët Krishtit. MNJ2 121.3

Krishti e paraqiti ligjin e Perëndisë, të papërzier me ligjet e njerëzve, si standartin e madh, me të cilin duhej matur bindja, duke zgjuar kështu armiqësinë e rabinëve, Ata i kishin vendosur mësimet e njerëzve mbi Çalën e Perëndisë dhe i kishin larguar njerëzit nga ligjet e Tij. Ndaj nuk kishin ndër mend të hiqnin dorë nga urdhëresat, që kishin krijuar vetë, për t’iu bindur kërkesave të fjalës së Perëndisë. Ata nuk kishin ndër mend që, për hir të së vërtetës, të sakrifikonin krenarinë, arsyen dhe lavdinë e tyre. Kur Krishti i paraqiti kombit kërkesat e vërteta të Perëndisë, priftërinjtë dhe krerët e popullit ia mohuan të drejtën për të ndërhyrë mes tyre dhe popullit. Ata i hodhën poshtë qortimet dhe paralajmërimet e Tij dhe vendosën të organizonin kundër Tij një revoltë popullore, që do ta shkatërronte. MNJ2 121.4

Atajanë përgjegjës për mospranimin e Krishtit, si edhe për pasojat që solli ky mospranim. Mëkati dhe shkatërrimi i kombit i detyrohen udhëheqësve të tij fetarë. MNJ2 122.1

A nuk e ndiejmë një frymë të tillë edhe në ditët tona? A nuk janë vallë shumë nga punëtorët e vreshtës së Perëndisë, duke ndjekur hapat e udhëheqësve Hebrenj? A nuk janë, mësuesit e fesë, duke i larguar njerëzit nga kërkesat e Çalës së Perëndisë? A nuk është vallë e vërtetë se shumë mësues të vetëshpallur fetarë u mësojnë ithtarëve të tyre t’i shkelin ligjet e Perëndisë, në vend që t’i respektojnë ato? Nga podiumet e shumë kishave të ditëve tona, njerëzve iu mësohet se ligji i Perëndisë nuk është më i vlefshëm për ta. Vendin e tij e kanë zënë ligjet, traditat dhe zakonet e njerëzve. Ka shumë të Krishterë krenarë dhe të vetëkënaqur për bekimet e marra prej Perëndisë, por janë të paktë ata, që i përgjigjen kërkesave të Tij. MNJ2 122.2

Njerëzit nuk e dinë se çfarë bëjnë, duke lënë mënjanë ligjin e Perëndisë. Ky ligj i shenjtë është shprehja me fjalë e karakterit të Tij. Ai trupëzon parimet e mbretërisë së Perëndisë dhe ai, që vendos të mos i pranojë këto parime i heq vetes mundësinë e marrjes së bekimeve të Perëndisë. MNJ2 122.3

Izraeli mund ta kishte shfrytëzuar potencialin e vet të lavdishëm vetëm duke iu bindur urdhëresave të Perëndisë. Marrja e bekimeve të Perëndisë, për ndërtimin dhe fisnikërimin e karakterit, për shtëpinë, familjen, shëndetin, për këtë jetë dhe për atë që do të vijë, është e mundur vetëm përmes bindjes. MNJ2 122.4

Bindja dhe respektimi i ligjeve të Perëndisë janë kushtet e frytdhënies, si në botën shpirtërore, ashtu edhe në atë natyrore. Ata, që na udhëzojnë të mos ju bindemi më urdhëresave të Perëndisë, na pengojnë të sjellim fryte për lavdinë e Tij. MNJ2 123.1

Ata janë fajtorë, sepse nuk i kanë dhënë Perëndisë frytet e vreshtës së Tij. MNJ2 123.2

Lajmëtarët e Perëndisë, të dërguar nga vetë Mësuesi vijnë tek ne, dhe na kërkojnë po atë që kërkoi edhe Krishti: bindje ndaj fjalës së Perëndisë. Ata na paraqesin kërkesën e Tij për frytet e vreshtës, që janë: dashuria, përulja dhe shërbimi i pakushtëzuar. Por edhe sot, ashtu si dikur udhëheqësit Hebrenj, shumë vreshtarë reagojnë duke shfaqur zemërim. Kur kërkesat e ligjit të Perëndisë ju bëhen të ditura, ata e përdorin ndikimin e tyre për t’i shtyrë njerëzit ta hedhin poshtë Perëndinë dhe ligjin e tij. Këta njerëz Perëndia i quan shërbëtorë të pabesë. MNJ2 123.3

Fjalët e Perëndisë drejtuar Izraelit të lashtë përmbajnë edhe një paralajmërim solemn për kishën dhe udhëheqësit e saj në ditët tona. Zoti tha për Izraelin: uKam shkruar për të gjërat e mëdha të ligjit tim, por ato u konsideruan si një gjë e çuditshme”. Osea 8:12. Kurse mësuesve dhe priftërinjve Ai u tha: “Populli im vdes për mungesë njohurish. Duke qënë se ti ke refuzuar njohjen, edhe unë do të të refuzoj ... duke qënë se ti ke harruar ligjin e Perëndisë tënd, edhe unë do të harroj bijtë e tu”. Osea 4:6. MNJ2 123.4

A do të bien në vesh të shurdhër paralajmërimet e Perëndisë? A do t’i lemë të shkojnë dëm mundësitë që na jepen për t’i shërbyer? A do t’i pengojnë talljet e botës, krenaria intelektuale dhe përshtatja me zakonet dhe traditat njerëzore ata, që thonë se janë pasues të Krishtit, t’i shërbejnë Atij? A do ta hedhin poshtë ata Çalën e Perëndisë, ashtu siç e hodhën poshtë Hebrenjtë Krishtin? Pasojat e mëkatit të Izraelit janë para syve tanë. A do ta dëgjojë kisha e sotme këtë paralajmërim? MNJ2 123.5

“Edhe sikur të këputen disa degë, ti që ishe ullastër u shartove në vend të tyre dhe u bëre pjesëtar i rrënjës dhe i majmërisë së drurit të ullirit, mos u mburr. . . . ato u prenë për mosbesimin, por ti qëndron për shkak të besimit; mos u kreno, por druaj. Sepse nëse Perëndia nuk i kurseu degët natyrore, shiko se mos nuk të kursen edhe ty”. Romakëve 11: 17-21. MNJ2 124.1