MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 2
20—FITIMI, QË ËSHTË HUMBJE.
Krishti ishte duke dhënë mësim dhe si zakonisht, përreth Tij ishin mbledhur edhe të tjerë, përveç dishepujve. Ai sapo u kishte përshkruar dishepujve rolin, që duhej të luanin së shpejti. Ata duhej të shpallnin edhe jashtë Izraelit të vërtetat, që Ai u kishte besuar dhe për këtë do të ndesheshin me sundimtarët e botës. Atyre do t’ju duhej të dilnin në gjyq, para gjykatësve dhe mbretërve, por Ai i kishte siguruar se do t’i pajiste me një urtësi të pakundërshtueshme. Vetë fjalët e Tij, që ngashërenin turmat dhe i ngatërronin kundërshtarët e Tij dinakë, dëshmonin për fuqinë e Shpirtit, që Ai u kishte premtuar pasuesve të vet. MNJ2 68.1
Kishte shumë vetë, që i donin hiret e qiellit vetëm për të kënaqur qëllimet e veta egoiste. Ata e dallonin forcën e jashtëzakonshme të Krishtit për ta treguar të vërtetën me qartësi dhe e dëgjuan premtimin, që u bëri pasuesve të vet, për t’i pajisur me urtësi për të folur para sundimtarëve dhe gjykatësve. A nuk mund t’ju jepte edhe atyre nga ky pushtet, që ta përdornin për përfitimet e tyre tokësore? MNJ2 68.2
“Atëherë dikush nga turma i tha: ‘Mësues, i thuaj vëllait tim, të ndajë me mua trashëgiminë’. ” Lukal2:13. Përmes Moisiut, Perëndia u kishte dhënë Izraelitëve udhëzime lidhur me trashëgiminë e pasurisë. Pjesa e djalit më të madh ishte dy herë më e madhe se ajo e vëllezërve të tjerë, të cilët e ndanin mes tyre pasurinë e mbetur, në pjesë të barabarta. (Ligji i Përtërirë 21:17). Njeriu i historisë, që tregohet këtu, mendonte se i vëllai e kishte mashtruar, duke i vjedhur trashëgiminë. Përpjekjet për të rimarrë atë që, sipas tij, i përkiste me të drejtë, deri atëherë kishin dështuar, por ai mendonte se me ndërhyrjen e Krishtit kishte për t’ia arritur me siguri qëllimit. Ai i kishte dëgjuar thirrjet e pushtetshme të Krishtit, si edhe fjalët e Tij qortuese ndaj skribëve dhe Farisenjve dhe mendoi: sikur Çalë të tilla urdhëruese t’i thuhen tim vëllai, ai nuk do të guxojë ta refuzojë kërkesën time për ta ndarë trashëgiminë. MNJ2 69.1
Ndërsa Krishti po u jepte dishepujve porosi dhe udhëzime solemne, ky njeri ndërhyri, duke shfaqur natyrën egoiste të karakterit të vet. Ai e vlerësonte aftësinë e Zotit, pasi mendonte se mund t’i shërbente për të arritur qëllimet e veta, por të vërtetat shpirtërore nuk kishin hedhur rrënjë në mendjen dhe zemrën e tij. Gjithë vëmendja e tij ishte e përqendruar tek pjesa e trashëgimisë. Jezusi, Mbreti i Lavdisë, i cili ishte i pasur dhe për ne u varfërua, po hapte para tij thesaret e dashurisë hyjnore. Shpirti i Shenjtë po i lutej të bëhej edhe ai një nga trashëgimtarët e trashëgimit “të paprishshëm, të panjollë dhe të pafishkur”. 1 Pjetri 1:4. Ai kishte qënë dëshmitar i fuqisë së Krishtit dhe tani ishte radha e tij t’i fliste mësuesit të Madh, duke shprehur dëshirën më të madhe të zemrës së vet. Por, sytë e tij ishin në gjendje të shihnin vetëm gjërat e botës materiale. Ashtu si Simon Magjistari, ai e mendonte dhuratën e Perëndisë, si një mjet për të nxjerrë fitime këtu në tokë. MNJ2 69.2
Misioni i Shpëtimtarit po i afrohej fundit. Atij i mbeteshin vetëm pak muaj për të përfunduar atë, për të cilën kishte ardhur, themelimin e mbretërisë së Tij të mëshirës. E pra, lakmia njerëzore donte ta devijonte rrjedhën e punës së Tij, për ta vënë të zgjidhte një mosmarrëveshje mbi një copë toke. Por Krishti nuk lejonte askënd ta devijonte nga puna e Tij, ndaj u përgjigj: uO njeri, kush më vuri mua gjykatës, ose ndarës përmbi ju”? Luka 12:4. MNJ2 70.1
Jezusi mund t’ia kishte thënë këtij njeriu se çfarë ishte e drejtë të bëhej. Ai e dinte zgjidhjen e drejtë të mosmarrëveshjes, por vëllezërit grindeshin me njëri- tjetrin, sepse të dy ishin kopracë dhe Krishti, praktikisht, po thoshte se nuk i takonte Atij të zgjidhte mosmarrëveshje të këtij lloji. Ai kishte ardhur për një qëllim tjetër, për të predikuar ungjillin, duke u hapur kështu sytë njerëzve për të parë realitetin e pëijetësisë. MNJ2 70.2
Mënyra sesi e trajtoi Krishti këtë çështje përbën mësim edhe për të gjithë ata, që shërbejnë sot në emrin e Tij. Kur dërgoi të dymbëdhjetët Ai tha: uShkoni dhe predikoni, duke thënë: ‘Mbretëria e qiejve u afrua’. Shëroni të sëmurët, pastroni lebrozët, ngjallni të vdekurit, dëboni demonët; falas morët, falas jepni”. Mateu 10:7,8. Ata nuk duhej të merreshin me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të përditshme të njerëzve. Puna e tyre ishte të bindnin njerëzit të pajtoheshin me Perëndinë dhe vetëm përmes kësaj pune mund t’i sillnin njerëzimit bekime. Ilaçi i vetëm për mëkatet dhe brengat e njerëzve është Krishti. Vetëm ungjilli i Tij i mëshirës mund t’i shërojë të këqijat, që kanë pllakosur shoqërinë e sotme. Padrejtësia e të pasurve ndaj të varfërve dhe urrejtja e këtyre ndaj pasanikëve i kanë rrënjët të dyja tek egoizmi, që mund të ç’rrënjoset vetëm përmes nënshtrimit ndaj Krishtit. Vetëm Ai është në gjendje ta zëvendësojë zemrën e vjetër mëkatare me një zemër të re dashurie. Prandaj, punëtorët e Krishtit duhet të predikojnë ungjillin me Frymën e dërguar nga qielli dhe të punojnë, ashtu si Ai, për të mirën e njeriut. Dhe rijedhojat e kësaj pune do të shfaqen në bekimin dhe lartësimin e njerëzimit, që nuk mund të arrihet kurrë nga fuqia e njeriut. MNJ2 70.3
Zoti ynë iu përgjigj thelbit të shqetësimit të atij që e pyeti, si edhe gjithë shqetësimeve të ngjashme duke thënë: “Kini kujdes dhe ruhuni nga kopracia, sepse jeta e njeriut nuk qëndron në mbushullinë e gjërave që zotëron”. Luka 12:15. MNJ2 71.1
“Dhe ai u tha atyre një shëmbëlltyrë: ‘Tokat e një pasaniku dhanë të korra të bollshme; dhe ai arsyetonte me vete, duke thënë: ‘Ç’të bëj, sepse nuk kam vend ku t’i shtie të korrat e mia?’ Dhe tha: ‘Këtë do të bëj: do të shemb hambaret e mia dhe do t’i bëj më të mëdhenj, ku do të shtie të gjitha të korrat dhe pasuritë e tjera dhe, pastaj do t’i them shpirtit tim: Shpirt, ti ke pasuri të shumta të shtëna për shumë vjet; pusho, ha pi dhe gëzo’. Por Perëndia i tha: ‘O i pamend, po atë natë, shpirtin tënd do të ta kërkojnë dhe ato që përgatite të kujt do të jenë?’ Kështu i ndodh atij, që mbledh thesare për vete dhe nuk është i pasur ndaj Perëndisë”. Luka 12: 16-21. MNJ2 71.2
Me anë të shëmbëlltyrës së pasanikut të pamend, Krishti tregoi çmendurinë e atyre, që i lidhin gjithë shpresat e tyre pas botës. Pasaniku kishte marrë gjithçka nga Perëndia. Dielli ishte lënë të ndriçonte mbi tokën e tij, pasi ai shndrit mbi të drejtin dhe mbi të padrejtin, ashtu si edhe shirat e qiellit, që bien mbi të mirë e të këqinj. Zoti kishte bërë që bimët të mbinin me bollëk dhe pasaniku nuk dinte si të bënte me prodhimin e fushave të tij. Hambaret e tij ishin plot dhe ai nuk dinte më se ku t’i fuste të korrat e tepërta. Ai nuk mendonte për Perëndinë, burimin e gjithë bollëkut të vet. Ai nuk e kuptonte se Perëndia e kishte bërë administrator të bekimeve të veta, në mënyrë që ai të ndihmonte të varfërit. Atij po i jepej mundësia të bëhej lëmoshëtar për Perëndinë, por zgjodhi t’i shërbente vetëm rehatisë së vet. MNJ2 71.3
Ai e dinte mirë se kishte shumë të varfër, jetimë, vejusha dhe njerëz, që vuanin nga uria; kishte pra se ku t’i çonte pasuritë e tij të tepërta. Ai mund t’i kishte shpërndarë ato, duke ndihmuar kështu shumë familje nevojtare, mund të kishte ushqyer të uriturit dhe të kishte veshur të zhveshurit, duke sjellë gëzimin në shumë zemra dhe, duke bërë që drejt qiellit të ngriheshin shumë e shumë lutje falenderimi. Zoti i kishte dëgjuar lutjet e nevojtarëve, dhe në miresinë e Tij ishte kujdesur për të varfërit. (Psalmi 68:10). Bekimet, që iu dhanë njeriut pasanik ishin siguruar nga Perëndia për t’iu shpërndarë njerëzve në nevojë. Por ai e bëri zemrën gur, përballë klithmave të nevojtarëve dhe i tha shërbëtorëve të vet: “Këtë do të bëj: do të shemb hambaret e mia dhe do t’i bëj më të mëdhenj, ku do të shtie të gjitha të korrat dhe pasuritë e tjera, dhe pastaj do t’i them shpirtit tim: Shpirt, ti ke pasuri të shumta të shtëna për shumë vjet; pusho, ha pi dhe gëzo”. MNJ2 72.1
Qëllimet e këtij njeriu nuk ishin më largpamëse se ato të bishave, që një ditë do të ngordhin. Ai jetonte sikur të mos kishte as Perëndi, as qiell, as jetë të ardhme, sikur gjithçka që zotëronte të ishte e tija dhe të mos i detyrohej asgjë, as Perëndisë, as njerëzve. Këtë lloj njeriu pasanik e përshkroi psalmisti: UI pamendi ka thënë në zemër të tij: ‘Nuk ka Perëndi’. ” Psalmi 14:1. MNJ2 72.2
Një njeri i tillë jeton dhe bën plane vetëm për veten e tij. Ai e shikon se e ardhmja është e siguruar dhe nuk i duhet të bëjë më asgjë, veç ta grumbullojë pasurinë dhe t’i shijojë frytet e punëve të tij. Ai e mban veten për më të mirë se njerëzit e tjerë dhe është krenar për administrimin e mençur. Bashkëqytetarët e nderojnë si një njeri të drejtë dhe të suksesshëm. Pasi, “në fakt, njerëzia të nderon kur pasurohesh”. Psalmi 49:18. MNJ2 72.3
Por, “dituria e kësaj bote është marrëzi pranë Perëndisë”. 1 Korintasve 3:19. Ndërkohë që pasaniku parashikonte vite qejfi e rnbarësie, Zoti kishte për të plane krejt të tjera. Lajmi, që i erdhi këtij shërbëtori të pabesë ishte: “O i pamend, po atë natë, shpirtin tënd do të ta kërkojnë”. Përballë kësaj kërkese, pasuria e tij nuk vlen asgjë, pasi nuk është në gjendje të fitojë kohë. Në një çast të vetëm, gjithçka që ka grumbulluar, duke punuar një jetë të tërë humbet, për të, çdo vlerë. “Ato, që përgatite të kujt do të jenë”? Fushat e tij të gjera dhe hambaret e tij të mbushura plot nuk do të jenë më të tijat. Ai grumbulloi pasuri “pa ditur se kush do t’i mbledhë”! Psalmi 39:6. MNJ2 73.1
Të vetmen gjë me vlerë, për të cilën do të kishte patur nevojë, ai nuk e ka siguruar. Duke jetuar vetëm për vete, ai e ka hedhur poshtë dashurinë hyjnore, që do të ishte shndërruar në një rrëke mëshire ndaj të tjerëve. Në këtë mënyrë ai ka hedhur poshtë vetë jetën, pasi Perëndia është dashuri dhe dashuria është jetë. Ky njeri ka zgjedhur gjërat materiale, në vend të atyre shpirtërore dhe bashkë me to duhet të vdesë. Pasi “njeriu që jeton në mes të pasurive pa pasur gjykim është njëlloj si kafshët që zhduken”. Psalmi 49:20. MNJ2 73.2
“Kështu i ndodh atij, që mbledh thesare për vetë dhe nuk është i pasur ndaj Perëndisë”. Ky shembull është i vërtetë për të gjitha kohërat. Ju mund ta planifikoni jetën tuaj në bazë të qëllimeve tuaja egoiste, mund të grumbulloni pasuri, mund të ndërtoni pallate të mëdha e të larta, ashtu siç bënë ndërtuesit e Babilonisë së lashtë, por nuk do të jeni në gjendje të ndërtoni mure aq të larta, apo porta aq të forta sa t’i rezistojnë lajmëtarëve të fatkeqësisë. Mbreti Belshatsar, “dha një banket të madh” dhe ata, që ishin aty “lëvduan perënditë prej ari, argjendi, bronzi, hekuri, druri dhe guri”. Por një dorë e padukshme shkroi mbi muret e pallatit të tij fjalët e fatkeqësisë dhe zërat e ushtrive armike u dëgjuan në portat e pallatit të tij. “Atë natë, Belshatsari, mbreti i Kaldeasve u vra” dhe një monark i huaj u ul mbi fronin e tij. (Danieli 5:30) MNJ2 73.3
Të jetosh për veten, do të thotë të vdesësh. Kopracia, dëshira e përfitimeve vetjake e shkëput njeriun nga jeta. Kërkimi i pasurive nxitet nga Satani. Ndërsa Krishti na shtyn të japim dhe të sakrifikojmë nga vetja për të tjerët. “Dhe dëshmia është kjo: Perëndia na dha jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij. Ai që ka Birin ka jetën; ai që nuk ka Birin e Perëndisë, nuk ka jetën”. 1 Gjoni 5:11,12. MNJ2 74.1
Prandaj Ai thotë: “Kini kujdes dhe ruhuni nga kopracia, sepse jeta e njeriut nuk qëndron në mbushullinë e gjërave që zotëron”. Luka 12:15. MNJ2 74.2