MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 2

9/35

21—VENDOSJA E FATIT TONË

NË SHËMBËLLTYRËN e pasanikut dhe të lypësit Llazar, Krishti tregon se njerëzit e vendosin fatin e përjetësisë së tyre në këtë jetë. Gjatë periudhës së provës, hiri i Perëndisë i ofrohet çdo njeriu. Por, nëse njerëzit e humbasin rastin, duke u dhënë pas qejfeve, ata e largojnë veten nga jeta e përjetshme. Atyre nuk do t’u jepet një mundësi e dytë. Ata vetë zgjedhin të krijojnë një humnerë të pakalueshme, mes tyre dhe Perëndisë. MNJ2 75.1

Kjo shëmbëlltyrë tregon ndryshimin mes të pasurve, që kanë zgjedhur të mos varen nga Perëndia dhe të varfërve, që zgjedhin të varen prej Tij. Krishti thotë se po afron koha, kur rangjet e këtyre dy klasave do të shkëmbehen. Ata, që janë të varfër në këtë botë, por prapë kanë bësim dhe i durojnë vuajtjet, do të ngrihen një ditë, përmbi ata, që mbajnë sot postet më të larta, që bota mund të japë, por që nuk ia kanë dorëzuar jetën e tyre Perëndisë. MNJ2 75.2

uIshte një njeri i pasur,” tha Krishti, uqë vishej me të purpurta dhe me rroba të çmueshme prej liri dhe për ditë e kalonte shkëlqyeshëm. Atje ishte edhe një lypës, i quajtur Llazar, që rrinte para derës së tij dhe trupin e kishte plot me plagë të pezmatuara dhe dëshironte të ngopej me thërrimet, që binin nga tryeza e pasanikut”. Luka 16:19-21. MNJ2 75.3

Pasaniku i kësaj shëmbëlltyre, nuk i përkiste asaj klase, që përfaqësohej nga gjykatësi i padrejtë, njerëzit e së cilës e shfaqin haptazi mungesën e respektit ndaj Perëndisë dhe njerëzve. Ai thoshte se ishte një bir i Abrahamit dhe nuk e keqtrajtonte lypësin, e as nuk i kërkonte të largohej, pasi pamja e tij ishte e shëmtuar. Nëse qënia e varfër dhe e neveritshme arrinte të gjente prehje, duke e parë atë tek hynte në portat e tij, pasaniku e lejonte të qëndronte aty. Por atij nuk i bëhej vonë për nevojat e këtij vëllai të vet nevojtar. MNJ2 76.1

Në atë kohë nuk kishte spitale, ku të sëmurët të mund të mjekoheshin. Nevojtarët dhe ata, që vuanin silleshin pranë atyre, të cilëve Perëndia u kishte besuar pasuri, për të gjetur ndihmë dhe mbështetje. Kështu kishte ndodhur edhe me lypësin Llazar. Ai kishte nevojë të madhe për ndihmë, pasi nuk kishte as miq, as shtëpi, as para e as me se të ushqehej. E prapë ai vazhdonte të jetonte në atë gjendje të mjerueshme ditë pas dite, ndërkohë që fisniku pasanik kishte gjithçka që dëshironte. Ai, që kishte mundësi të mëdha të shpëtonte nga skamja shumë nevojtarë jetonte vetëm për vete, ashtu siç bëjnë shumë vetë sot e kësaj dite. MNJ2 76.2

Pranë nesh, edhe sot ka shumë njerëz të uritur, të zhveshur e të pastrehë. Nëse nuk i ndihmojmë këta nevojtarë të përvuajtur, ngarkohemi me një faj të rëndë, që një ditë do ta kemi të pamundur ta shlyejmë. Kopracia dënohet përherë si idhujtari. Sjellja egoiste është fyerje në sytë e Perëndisë. MNJ2 77.1

Perëndia e kishte bërë pasanikun, administrator të pasurive të Tij dhe ai e kishte për detyrë t’i ndihmonte njerëzit si Llazari. Atij i ishte urdhëruar: uTi do ta duash pra, Zotin, Perëndinë tënd me gjithë zemër, me gjithë shpirt, dhe me tërë forcën tënde”. (Ligji i Përtërirë 6:5). Dhe “do ta duash të afërmin tënd, si veten tënde”. (Levitiku 19:18). Pasaniku ishte Izraelit dhe i njihte mirë urdhëresat e Perëndisë, por kishte harruar se do t’i duhej të jepte llogari për përdorimin e pasurive dhe të aftësive të veta. Perëndia e kishte bekuar me bollëk, por ai i kishte përdorur bekimet me egoizëm, për të nderuar veten dhe jo Krijuesin e vet. Në përpjestim me bollëkun ishte edhe detyrimi për t’i përdorur dhuratat e marra nga Perëndia për të ndihmuar njerëzimin. Ky ishte urdhëri i Zotit, por pasaniku nuk kishte menduar për detyrimet që kishte ndaj Tij. Ai jepte para hua dhe i merrte mbrapsh bashkë me interesat, por nuk i kthente asgjë Perëndisë nga ato që merrte prej Tij. Atij nuk i mungonin njohuritë, apo talenti, por nuk bënte asgjë për t’i shtuar ato. Harrestar për faktin se duhej t’i jepte llogari Perëndisë, ai ia dedikonte të gjitha energjitë e veta qejfeve dhe dëfrimit. Çdo gjë që e rrethonte, nga festat e shfrenuara, tek komplimentat e miqve të vet, i shërbente dëfrimit të tij egoist. Kaq mendjemadh ishte bërë ai, duke u shoqëruar me miq, që vetëm e lavdëronin, saqë e kishte harruar fare ndjenjën e përgjegjësisë ndaj Perëndisë dhe bashkëpunimin me Të në shërbimin e Tij të mëshirës. Ai i kishte të gjitha mundësitë për ta kuptuar fjalën e Perëndisë dhe për t’i zbatuar mësimet e saj, por shoqëria qejf-dashëse që kishte zgjedhur, ia hante gjithë kohën dhe nuk e linte të kujtohej për Perëndinë e përjetshëm. MNJ2 77.2

Por erdhi një kohë, kur gjendja e këtyre dy njerëzve ndryshoi. I varfëri kishte vuajtur gjithë ditët e jetës së vet, por kishte duruar. Me kalimin e kohës ai vdiq dhe u varros. Askush nuk mbajti zi për të, por duke e duruar vuajtjen dhe, duke besuar në Krishtin, ai e kishte kaluar provën e besimit dhe pas vdekjes thuhet se fluturoi në krahët e engjëjve drejt prehërit të Abrahamit. MNJ2 78.1

Llazari përfaqëson të varfërit e përvuajtur, që besojnë tek Krishti. Kur të bjerë trumpeta dhe të gjithë ata, që janë në varre të dëgjojnë zërin e Krishtit dhe të ngrihen, atëherë ata do ta marrin shpërblimin e tyre, sepse besimi i tyre tek Perëndia nuk është thjesht një teori, por një realitet i gjallë. MNJ2 78.2

Pastaj, uVdiq edhe pasaniku dhe e varrosën. Dhe duke pasur mundime në ferr, i çoi sytë dhe pa nga larg Abrahamin dhe Llazarin në gji të tij. Atëherë ai bërtiti dhe tha: ‘O atë Abraham, ki mëshirë për mua, dhe dërgoje Llazarin të lagë majën e gishtit të vet në ujë që të më freskojë gjuhën, sepse po vuai tmerrësisht në këtë flakë”. Luka 16:22-24. MNJ2 78.3

Në këtë shëmbëlltyrë Krishti përdori një gjuhë të kuptueshme për njerëzit. Doktrina, sipas së cilës njeriu ishte i ndërgjegjshëm gjatë periudhës që shkonte nga vdekja e tij deri tek ringjallja kishte shumë ithtarë ndër dëgjuesit e Tij. Shpëtimtari e dinte këtë, ndaj edhe e ndërtoi shëmbëlltyrën e vet, në mënyrë që t’i lejonte të përdorte këto paragjykime, për t’iu përcjellë të vërteta të rëndësishme. Ai vuri një pasqyrë para dëgjuesve të vet, tek e cila ata mund të shikonin sesi ishte në të vërtetë marrëdhënia e tyre me Perëndinë. Ai përdori mendimin mbizotërues, për të përcjellë idenë, të cilën donte ta ngulisnin mirë në mendje të gjithë dëgjuesit, atë sipas së cilës, asnjë njeri nuk vlerësohet për pasurinë që ka, pasi gjithçka që i përket i është dhënë borxh nga Zoti. Shpërdorimi i këtyre dhuratave do të bëjë që ai të renditet nën njeriun më të varfër e më të përvuajtur, por që e do Perëndinë dhe i beson Atij. MNJ2 78.4

Krishti dëshiron që dëgjuesit e Tij ta kuptojnë se është e pamundur për njerëzit ta fitojnë me forcat e veta shpëtimin pas vdekjes. “O Bir” thuhet se i thotë Abrahami, “kujto se ti i ke marrë të mirat e tua gjatë jetës sate, kurse Llazari të këqijat; tashti, përkundrazi, ai po përdëllehet dhe ti vuan. Dhe, veç të gjithash, midis nesh dhe jush është një humnerë e madhe, kështu që ata, që do të donin të kalonin që këtej tek ju, nuk munden; po ashtu, askush nuk mud të kalojë që andej te ne”. Kështu e përshkroi Krishti gjendjen e pashpresë të atyre, që kërkojnë një mundësi tjetër. Kjo jetë është mundësia e vetme e njeriut, për t’u bërë gati për përjetësinë. MNJ2 79.1

Pasaniku nuk e kishte harruar se ishte bir i Abrahamit dhe mes mundimeve të veta thuhet se e thirri atë, për t’i kërkuar ndihmë. “Atë Abraham,” i tha, “kij mëshirë për mua”. Ai nuk iu lut Perëndisë, por Abrahamit, duke treguar kështu se për të, Abrahami qëndronte më lart se Perëndia dhe shpresat e tij për shpëtim ishin varur mbi të. Hajduti i kryqëzuar iu lut Krishtit. “Kujtohu për mua kur të vish në mbretërinë tënde”. (Luka 23:32). Dhe përgjigjya që iu dha ishte e menjëhershme: Në të vërtetë po të them se sot (ndërsa jam edhe vetë i poshtëruar e i përvuajtur në kryq) ti do të jesh me Mua në Parajsë. Kurse pasaniku iu lut Abrahamit dhe kërkesa e tij nuk u plotësua. Vetëm Krishti është lartësuar që të jetë uprinc dhe shpëtimtar për t’i dhënë Izraelit pendimin dhe faljen e mëkateve”. Veprat 5:31. uDhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim”. Veprat e Apostojve 4:12. MNJ2 79.2

Pasaniku e kishte kaluar jetën duke bërë qejf, dhe u kujtua shumë vonë që nuk i kishte marrë masat për pëijetësinë. Ai e kuptoi sjelljen e vet të pamend dhe u kujtua për vëllezërit e tij, që do të vazhdonin të jetonin siç kishte bërë ai, duke u dëfryer. Atëherë ai bëri këtë kërkesë: “Atëherë o atë, të lutem ta dërgosh atë (Llazarin) te shtëpia e tim eti, sepse unë kam pesë vëllezër e le t’i paralajmërojë rreptësisht që të mos vijnë edhe ata në këtë vend mundimesh”. Por, uAbrahami iu përgjigj: ‘Kanë Moisiun dhe profetët, le t’i dëgjojnë ata’. Ai tha: ‘Jo, o atë Abraham, por nëse dikush nga të vdekurit do të shkojë tek ata, do të pendohen’. Atëherë ai i tha: ‘Nëse ata nuk e dëgjojnë Moisiun dhe profetët, nuk do të binden edhe nëse dikush ringjallet prej të vdekurish”. Luka 27:31. MNJ2 80.1

Kur pasaniku kërkoi që vëllezërve të tij t’u jepej një provë tjetër, sipas tij më bindëse, atij iu tha qartë se edhe sikur atyre t’u jepej kjo provë, ata prapë nuk do të besonin. Kërkesa e tij të bën të meditosh mbi Perëndinë. Pasaniku është sikur të kishte thënë, po të më kishe paralajmëruar më shkoqur, sot nuk do të isha këtu. Në shëmbëlltyrë, thuhet se Abrahami iu përgjigj duke i thënë, vëllezërit e tu janë paralajmëruar aq sa duhet. Ata kanë marrë dritë, por prapë nuk shohin; e vërteta iu është dhënë, por ata nuk duan të dëgjojnë. MNJ2 80.2

”Nëse ata nuk e dëgjojnë Moisiun dhe profetët, nuk do të binden edhe nëse dikush ringjallet prej të vdekurish”. Këto fjalë i vërtetoi historia e popullit Hebre. Mrekullia e fundit dhe njëkohësisht më e madhja e Krishtit ishte ngritja nga të vdekurit e Llazarit nga Betania, pasi ky kishte vdekur prej katër ditësh. Hebrenjve ju dha edhe kjo dëshmi e mëtejshme e hyjnisë së Shpëtimtarit, por ata e hodhën poshtë, ashtu si të tjerat. Llazari u ringjall nga vdekja, por ata i mbyllën sytë edhe përballë kësaj prove dhe madje kërkuan ta vrisnin. (Gjoni 12:9-11). MNJ2 81.1

Ligji dhe profetët janë mjete të caktuara nga Perëndia për shpëtimin e njerëzve. Krishti u tha njerëzve t’i dëgjonin këto prova, pasi nëse nuk e dëgjojnë zërin e Perëndisë, që u flet nga faqet e fjalës së Tij, atëherë ata nuk do të dëgjonin as dëshminë e një dëshmitari të ngritur nga të vdekurit. MNJ2 81.2

Ata, që i dëgjojnë fjalët e Moisiut dhe të profetëve, nuk do të kërkojnë më tepër dritë sesa ajo që u ka dhënë Perëndia; por nëse nuk e pranojnë fjalën e Tij, dhe nuk i vlerësojnë mundësitë që u janë dhënë, atëherë ata nuk do të bindeshin as nga fjalët e një lajmëtari të ngritur nga të vdekurit; nuk do të bindeshin as nga kjo provë, pasi ata që e hedhin poshtë ligjin dhe profetët e ngurtësojnë zemrën e tyre deri në atë pikë, saqë ajo refuzon çdo dritë të mëtejshme. MNJ2 81.3

Biseda mes Abrahamit dhe ish-pasanikut është thjesht figurative. Mësimi që nxjerrim prej saj është se çdo njeriu i është dhënë dritë e mjaftueshme për kryeijen e detyrave, që shtrohen para tij. Përgjegjësitë e njeriut janë në përpjestim të drejtë me aftësitë dhe mundësitë e tij. Perëndia e pajis secilin prej nesh me njohuri dhe hir të mjaftueshëm, për të kryer punën që na ngarkon. Nëse njeriu nuk kryen detyrat e vogla që i besohen, atëherë ai nuk është i përshtatshëm për të marrë përgjegjësi më të mëdha. “Kush është besnik në të vogla është besnik edhe në të mëdhatë; dhe kush është i padrejtë në të vogla ëshët i padrejtë edhe në të mëdhatë”. Luka 16:10. Ata, që nuk pranojnë të ndriçohen nga Moisiu dhe profetët dhe kërkojnë si provë ndonjë mrekulli të jashtëzakonshme nuk do të bindeshin edhe sikur kjo dëshirë e tyija të plotësohej. MNJ2 81.4

Shëmbëlltyra e pasanikut dhe e lypësit Llazar na tregon gjithashtu edhe sesi vlerësohen njerëzit e klasave shoqërore, që ata përfaqësojnë në botën e përtejme. Nuk është mëkat të jesh i pasur, nëse pasuria nuk është fituar padrejtësisht. Një njeri i pasur nuk dënohet për shkak të pasurive që zotëron, por atëherë kur e shpenzon pasurinë që i është besuar, në mënyrë egoiste. I pasuri bën mirë t’i grumbullojë paratë pranë fronit të Perëndisë, duke i përdorur ato për të bërë të mirën në këtë botë. Vdekja nuk do ta varfërojë një njeri, i cili ia ka dedikuar jetën kërkimit të pasurive të përjetshme. Nga ana tjetër, njeriu që grumbullon thesare për veten e vet, nuk do të jetë në gjendje t’i marrë ato me vete në qiell. Ai ka dhënë prova se është një shërbyes i padrejtë. Gjatë jetës, ai zotëronte shumë të mira materiale, por i harroi detyrimet që kishte ndaj Perëndisë dhe kështu, nuk siguroi për veten një thesar në qiell. MNJ2 82.1

Pasaniku i shëmbëlltyrës sonë, që gëzonte kaq shumë privilegje, na paraqitet si dikush, që duhej t’i kishte shumëfishuar dhuratat e veta, në mënyrë që veprat e tij të mbërrinin deri në botën e përtejme. Shpëtimi nuk ka për qëllim vetëm fshirjen e mëkatit, por edhe pajisjen e njeriut me dhuntitë shpirtërore që kishte humbur për shkak të fuqisë varfëruese të mëkatit. Paratë nuk mund t’i marrësh me vete në jetën e përtejme, pasi nuk nevojiten më atje, por veprat e mira të bëra për të fituar frymë për Krishtin merren me vete në oborret qiellore. Por ata, që i shpenzojnë me egoizëm dhuratat e Perëndisë për veten e tyre, duke i lënë vëllezërit e tyre nevojtarë në mëshirë të fatit dhe nuk bëjnë asgjë për ta çuar përpara punën e Perëndisë në këtë botë, e çnderojnë Krijuesin e tyre. Në rregjistrat e qiellit, pranë emrit të tyre shënohet: kanë vjedhur Perëndinë. MNJ2 82.2

Pasaniku kishte gjithçka, që mund të blihej me para, por nuk zotëronte ato pasuri që do ta kishin mbajtur në rregull llogarinë e tij me Perëndinë. Ai kishte jetuar sikur gjithçka që zotëronte të ishte e tija, duke i hedhur poshtë thirrjet e Perëndisë dhe kërkesat e të varfërve të përvuajtur. Por në fund i erdhi një thirrje, që nuk mund të mos e dëgjonte. Një fuqi, së cilës ai nuk mund t’i bënte ballë i urdhëroi t’i linte pasuritë, të cilave u kishte shërbyer deri atëherë, dhe njeriu, që dikur ishte i pasur, u bë i varfër dhe i pashpresë. Rroba e drejtësisë së Krishtit, e thurur në tezgjahun e qiellit nuk mund ta mbulonte dhe ai, që dikur vishej me rroba të purpurta prej linit më të shtrenjtë e gjeti veten lakuriq. Koha e provës, për të kishte përfunduar. Ai nuk kishte sjellë asgjë në botë, ndaj nuk mundi të marrë me vete asgjë prej saj. MNJ2 83.1

Krishti e ngriti siparin dhe e paraqiti këtë pamje para priftërinj ve dhe krerëve, skribëve dhe farisenjve. Shikojeni edhe ju që jeni të pasur në këtë botë, por nuk zotëroni asgjë në sytë e Perëndisë! Ai që vlerësohet shumë nga njerëzit është i urryer në sytë e Perëndisë. Krishti pyet: “Ç’dobi do të ketë njeriu të fitojë gjithë botën, nëse më pas do të humbasë shpirtin e vet? Ose çfarë mund të japë njeriu, si shkëmbim për shpirtin e vet”? Marku 8:36, 37. MNJ2 83.2