MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 2
19—FALJA
Pjetri I ishte drejtuar Krishtit dhe e kishte pyetur: uZot, nëse vëllai im mëkaton kundër meje, sa herë duhet ta fal? Deri shtatë herë”? Mateu 18:21. Rabinët e asaj kohe mësonin se mund ta falje dikë, deri tri herë dhe Pjetri, duke menduar se po zbatonte mësimin e Krishtit, e çoi numrin e faljeve deri në shtatë, numër ky, që simbolizonte përsosmërinë. Por Krishti i shpjegoi se nuk duhet të lodhemi kurrë së faluri: uUnë nuk të them deri shtatë herë, por deri shtatëdhjetë herë shtatë”. Mateu 18:22. MNJ2 59.1
Pasi i dha përgjigje Pjetrit, Krishti shpjegoi se kur dhe si duhej falur, dhe iu foli gjithashtu për rrezikun e pamëshirshmërisë. Në një shëmbëlltyrë, Ai tregoi historinë e një mbreti, që duhej të gjykonte dy njerëz të ngarkuar me administrimin e punëve të tij. Disave prej këtyre funksionarëve u ishin besuar shuma të mëdha parash nga arka e shtetit dhe një ditë, gjatë një kontrolli, mbreti zbuloi se njëri prej tyre kishte përvetësuar padrejtësisht një shumë marramendëse: plot dhjetëmijë talenta! Ky njeri nuk kishte me se të paguante dhe sipas zakonit, mbreti urdhëroi që ai të shitej bashkë me familjen e vet, në mënyrë që të shlyhej borxhi. Por ky funksionar, i terrorizuar, ra në këmbët e mbretit dhe iu lut, duke thënë: “Zot ki durim me mua dhe unë do t’i paguaj të gjitha. I shtyrë nga dhembshuria, zotëria e atij shërbëtori e la të lirë atë dhe ia fali detyrimin”. MNJ2 59.2
“Por ai shërbëtor, si doli, takoi një nga shërbëtorët e tjerë, që i detyrohej njëqind denarë; dhe, mbasi e zuri për fyti, po e mbyste, duke i thënë: ‘Më paguaj detyrimin që më ke.’ Atëherë shërbëtori, shok i tij, i ra ndër këmbë dhe iu Iut, duke i thënë: ‘Ki durim me mua dhe do t’i paguaj të gjitha’. Por ai nuk deshi dhe madje shkoi dhe e futi në burg deri sa ai ta shlyente detyrimin. Por shërbëtorët e tjerë, kur e panë ngjarjen, u pikëlluan shumë dhe shkuan e i thanë zotërisë se tyre gjithçka që kishte ndodhur. Atëherë zotëria e tij e thirri dhe i tha: ‘Shërbëtor i lig, unë ta fala gjithë këtë detyrim, sepse m’u lute. A nuk duhej të kishe mëshirë edhe ti për shokun tënd, ashtu si pata mëshirë unë për ty’? Dhe zotëria i tij, i zemëruar, ua dorëzoi torturuesve deri sa të paguante gjithë detyrimin”. Mateu 18: 26-34. MNJ2 60.1
Kjo shëmbëlltyrë përmban edhe disa detaje, që shërbejnë për t’i dhënë formë historisë, por nuk kanë ndikim në kuptimin e saj shpirtëror. Vëmendja nuk duhet përqendruar tek ato, por tek të vërtetat e mëdha, që ilustrohen këtu. MNJ2 60.2
Falja e dhënë nga mbreti përfaqëson faljen hyjnore të të gjitha mëkateve. Krishti përfaqësohet nga mbreti, të cilit iu dhimbs shërbyesi i vet dhe ia fali atij borxhin. Edhe njeriu ishte i dënuar, pasi kishte shkelur ligjin e Perëndisë. Ai nuk ishte në gjendje ta shpëtonte veten, ndaj në botën tonë zbriti Krishti, që e veshi hyjninë e vet me trajta njerëzore dhe dha jetën e Tij, Ai që ishte i drejtë, për të padrejtët. Ai e dha jetën e Tij për mëkatet tona dhe çdo njeriu i ofron falas faljen e blerë me gjak. “Mbaj shpresa tek Zoti, sepse pranë tij ka dhembshuri dhe shpëtim të plotë”. Psalmi 130:7. MNJ2 60.3
Kjo është arsyeja për të cilën edhe ne duhet të tregohemi të dhembshur e të mëshirshëm me të tjerët: “Në qoftë se Perëndia na ka dashur në këtë mënyrë; edhe ne duhet ta duam njëri-tjetrin”. 1 Gjoni 4:11. “Falas morët”, thotëjezusi, “falas jepni”. Mateu 10:8. MNJ2 61.1
Shëmbëlltyra tregon se, kur borxhliu u lut që t’i jepnin edhe pak kohë për të paguar, duke premtuar uki durim me mua dhe unë do t’i paguaj të gjitha”, dënimi i tij u hoq dhe i gjithë borxhi iu fal. Shumë shpejt pas kësaj, atij iu dha mundësia të ndiqte shembullin e zotërisë së tij. Kur doli nga pallati, ai takoi një shërbyes tjetër, i cili i detyrohej me një shumë të vogël parash. Atij i ishin falur dhjetëmijë talenta, ndërsa borxhliu i detyrohej vetëm 100 denarë. Por ai, që ishte trajtuar me mëshirë kaq të madhe, u soll me tjetrin në mënyrë krejt të ndryshme. Ai, që i kishte borxh iu lut pak a shumë ashtu siç ishte lutur ai vetë përpara mbretit, por rezultatet nuk qenë të njejta. Ai, që sapo ishte falur nuk ishte një njeri zemërmirë dhe MNJ2 61.2
...edhe ne duhet ta duam njëri tjetrin. 1 Gjonit 4:11/b i mëshirshëm dhe nuk pati mëshirë për shokun, ashtu siç patën patur për të. Ky njeri mosmirënjohës nuk ia vuri veshin kërkesës për të qënë i duruar dhe me sy të errësuar mendonte vetëm për shumën e vogël, që tjetri i detyrohej. Ai kërkoi që paratë t’i ktheheshin menjëherë dhe e kërcënoi shokun me një dënim të ngjashëm, me atë, të cilit sapo i kishte shpëtuar vetë. MNJ2 61.3
Sa shumë vetë veprojnë sot me po këtë frymë! Kur huamarrësi iu lut të zotit të shfaqte mëshirë, ai nuk e kuptonte se sa i madh ishte borxhi i tij. Ai u përpoq të dilte nga situata me forcat e veta, duke thënë uki durim me mua dhe unë do t’i paguaj të gjitha”. Ka shumë që, si ai, shpresojnë ta meritojnë miratimin e Perëndisë, me veprat e veta. Ata nuk e kuptojnë se janë të pashpresë dhe nuk e pranojnë hirin e Perëndisë, si dhuratë që jepet falas, por përpiqen të ndërtojnë drejtësinë e tyre, me forcat e veta. Zemrat e tyre nuk janë përulur për shkak të mëkatit dhe ata tregohen të rreptë dhe të pamëshirshëm ndaj të tjerëve. Mëkatet e tyre ndaj Perëndisë, të krahasuar me gabimet, që miqtë kanë bërë kundër tyre, janë si dhjetëmijë talentat, të krahasuara me 100 qindarka, pra si të thuash, 1 milionë me 1, por ata prapë guxojnë të tregohen të pamëshirshëm. MNJ2 62.1
Në shëmbëlltyrë, zotëria e thirri shërbëtorin e pamëshirshëm dhe i tha: “Shërbëtor i lig, unë ta fala gjithë këtë detyrim, sepse m’u lute. A nuk duhej të kishe mëshirë edhe ti për shokun tënd, ashtu si pata mëshirë unë për ty? Dhe zotëria i tij, i zemëruar, ua dorëzoi torturuesve, derisa të paguante gjithë detyrimin.” “Kështu,” tha Krishti, “do të veprojë me ju edhe Ati im qiellor, në qoftë se secili prej jush nuk e fal me gjithë zemër vëllanë e vet, për fajet e tij”. Mateu 18:32-35. Ai pra, që nuk pranon të falë po i heq vizën shpresës së vet të shpëtimit. MNJ2 62.2
Duhet bërë kujdes ama, që mësimi i kësaj shëmbëlltyre të mos keqkuptohet. Falja e Perëndisë, nuk na shmang nga detyrimi për t’iu bindur Atij. Po kështu, edhe mëshira që ne duhet të shfaqim ndaj njerëzve të tjerë, nuk do të thotë heqje dorë nga e drejta jonë. Krishti i mësoi dishepujt e vet të luteshin: uNa i fal fajet tona, ashtu siç ua falim ne fajtorëve tanë”. Mateu 6:12. Por, me këto fjalë, Ai nuk donte të thoshte se falja e mëkateve tona kushtëzohej nga heqja dorë, prej nesh, nga sa na përkiste me të drejtë. Nëse dikush nuk e shlyen detyrimin e vet ndaj nesh, edhe atëherë kur kjo ndodh si rijedhojë e administrimit të keq nga ana e tij, ne nuk duhet ta denoncojmë për ta futur në burg, apo ta trajtojmë keq; por nga ana tjetër nuk duhet as të nxisim përtacinë. Fjala e Perëndisë thotë se, nëse një njeri nuk punon, ai nuk do të hajë. (2 Selanikasve 3:10). Zoti nuk i kërkon atyre, që punojnë të mbajnë mbi shpatulla edhe ata, që rrinë duarkryq. Shumë persona janë të varfër e nevojtarë, pasi e shkojnë kot kohën e tyre dhe nuk kanë dëshirë të bëjnë asgjë. Nëse këto gabime nuk korrigjohen, t’i ndihmosh këta persona është si të futësh një thesar, në një thes të shpuar. Megjithatë nuk mungojnë edhe rastet kur varfëria është e paevitueshme dhe ne duhet të shfaqim mëshirë dhe dhembshuri ndaj të gjithë atyre, që kanë këtë fat të keq. Duhet pra, t’i trajtojmë të tjerët, ashtu siç do të donim që të na trajtonin edhe ne, në situata të ngjashme. MNJ2 63.1
Shpirti i Shenjtë, përmes apostullit Pal na thotë: uNë qoftë se ka ndonjë ngushëllim në Krisht, ndonjë ngushëllim dashurie, ndonjë pjesëmarrje të Frymës, ndonjë mallëngjim e dhembshuri, atëherë e bëni të plotë gëzimin tim, duke pasur të njejtin mendim, të njejtën dashuri, një unanimitet dhe një mendje të vetme. Mos bëni asgjë për rivalitet as për mendjemadhësi, por me përulësi, secili ta çmojë tjetrin më shumë se vetveten. Mos mendojë secili interesin e vet, por edhe atë të të tjerëve. Kini në ju po atë ndjenjë, që ishte në Jezus Krishtin”. Filipianëve 2:1-5. MNJ2 63.2
Por, mëkati nuk duhet trajtuar me mendjelehtësi. Perëndia na ka urdhëruar të mos e lejojmë vëllanë tonë të bëjë të keqen. Ai thotë: uNëse yt vëlla mëkaton kundër teje, qortoje”. Luka 17:3. Mëkati duhet quajtur me emrin që ka dhe i duhet bërë i qartë atij që gabon. MNJ2 64.1
Në letrën e tij drejtuar Timoteut, Pali, i frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë thotë: uNgul këmbë, me kohë e pa kohë, kritiko dhe qorto, këshillo me çdo durim e doktrinë.” 2 Timoteut 4:2. Pali i shkruan gjithashtu edhe Titit: uKa shumë... të pabindur, llafazanë dhe mashtrues..., prandaj qortoji me ashpërsi, që të shëndoshen në besim”. Titi 1:10-13. MNJ2 64.2
uNë qoftë se vëllai yt ka mëkatuar kundër teje”. thotë Krishti, ushko dhe qortoje vetëm për vetëm; në qoftë se të dëgjon, ti e fitove vëllanë tënd; por në qoftë se nuk të dëgjon ti merr me vete një ose dy vetë, që çdo fjalë të vërtetohet nga goja e dy ose tre dëshmitarëve. Në se pastaj refuzon t’i dëgjojë, thuaja kishës; dhe në qoftë se refuzon edhe ta dëgjojë kishën, le të jetë për ty si pagan, ose tagrambledhës”. Mateu 18:15-17. MNJ2 64.3
Zoti ynë na mëson se mosmarrëveshjet mes të Krishterëve duhen zgjidhur brenda kishës. Ato nuk duhen trajtuar në sy të atyre, që nuk i besojnë Perëndisë. Nëse një i Krishterë pëson një padrejtësi nga një sivëlla i tij, ai nuk duhet t’i drejtohet gjykatave të atyre, që nuk besojnë. Ai duhet të ndjekë udhëzimet e Krishtit. Në vend që të përpiqet të marrë hak, ai duhet të përpiqet ta shpëtojë vëllanë e vet. Perëndia do të kujdeset për interesat e atyre, që e duan dhe kanë frikë nga Ai, dhe me besim, ne mund t’ia besojmë problemin tonë Atij, që gjykon me drejtësi. MNJ2 64.4
Tepër shpesh, kur gabimet vazhdojnë të përsëriten dhe ai që gabon pranon rishtaz se kagabuar, duke kërkuar falje, ai që e pëson gabimin lodhet nga kjo sjellje dhe mendon se e ka falur tjetrin edhe më tepër sesa ç’duhej. Por Shpëtimtari na e ka treguar qartë sesi duhet të sillemi me ata, që gabojnë: “Nëse yt vëlla mëkaton kundër teje, qortoje; dhe nëse pendohet, fale”. Luka 17:3. Krishti pra, na mëson të mos ja heqim vizën përfundimisht, por të kemi kujdes mos tundohemi edhe ne. (Galatasve 6:1). MNJ2 64.5
Nëse vëllezërit tuaj gabojnë ju duhet t’i falni. Kur ata vijnë dhe i pranojnë gabimet e tyre para jush, nuk duhet të mendoni se nuk janë aq të përulur sa duhet. Nuk duhet të mendoni se pranimi i tyre nuk është bërë me gjithë zemër. Çfarë të drejte keni t’i gjykoni ata, sikur të ishit në gjendje t’u lexoni zemrat? Fjala e Perëndisë thotë: “Nëse pendohet, fale. Edhe sikur të mëkatonte shtatë herë në ditë kundër teje, dhe shtatë herë në ditë do të kthehet tek ti, duke thënë: ‘Pendohem’, fale”. Luka 17:3,4. Dhe jo vetëm shtatë herë, por shtatëdhjetë herë shtatë, po aq sa ç’ju fal ju Perëndia. MNJ2 65.1
Ne vetë i detyrohemi për gjithçka, hirit të Perëndisë, që na është dhënë falas. Besëlidhja e hirit të Tij na bëri bij dhe bija të Perëndisë dhe hiri i Shpëtimtarit realizoi shpengimin, rimëkëmbjen dhe lartësimin tonë në rangun e trashëgimtarëve, bashkë me Krishtin. Ky hir le t’ju zbulohet edhe të tjerëve. MNJ2 65.2
Mos u bëni shkak që ata, që gabojnë të humbasin kurajon, dhe përpiquni të mos jini zemërgur, si Farisenjtë, duke u sjellë keq me vëllezërit tuaj. Mos mendoni keq për ta dhe mos u tallni me sjelljen e tyre. Sepse kur flisni fjalë të pamenduara, kur tregoheni mospërfillës, shfaqni dyshim, apo mosbesim, sjellja juaj mund të shkaktojë humbjen e një njeriu. Ai ka nevojë për vëllezër, që t’i shfaqin simpati e dashuri, ashtu si Vëllai i Madh. Prandaj shtrijani dorën dhe shtrëngojani me simpati, teksa e ftoni të lutet bashkë me ju. Perëndia do t’ju dhurojë të dyve një pëijetim me të vërtetë të jashtëzakoshëm. Lutja na bashkon me njëri- tjetrin dhe me Perëndinë. Lutja e sjell Jezusin pranë nesh dhe i jep shpirtit të lodhur e në mëdyshje fuqi të re për t’i bërë ballë botës dhe për ta mposhtur djallin. Lutja i largon sulmet e Satanit. MNJ2 65.3
Kur dikush i heq sytë nga papërsosmëritë njerëzore dhe e drejton vështrimin tek Jezusi, karakteri i tij pëson një ndryshim rrënjësor. Shpirti i Shenjtë punon mbi zemrën dhe e shndërron atë, sipas imazhit të Krishtit. Përpiquni pra ta lartësoni Jezusin. Sytë e mendjes suaj le të jenë përherë të drejtuara tek “Qengji i Perëndisë, që heq mëkatin e botës”. Gjoni 1:29. Ndërsa ndërmerrni këtë punë kujtoni se uai që e kthen mëkatarin nga të gabuarit e rrugës së tij, do të shpëtojë një shpirt nga vdekja dhe do të mbulojë një shumicë mëkatesh”. Jakobi 5:20. MNJ2 66.1
uPor në qoftë se ju nuk ua falni njerëzve mëkatet e tyre, as Ati juaj nuk do t’ua falë juve gabimet tuaja”. Mateu 6:15. Asgjë nuk mund ta justifikojë një njeri të pamëshirshëm. Ai, që tregohet i pamëshirshëm ndaj të tjerëve, tregon se as ai vetë nuk e ka marrë hirin falës të Perëndisë. Falja e vendos mëkatarin në qendër të dashurisë së madhe të Perëndisë dhe bën që në zemrën e tij të rijedhë mëshira hyjnore, e cila nga ai do të prekë edhe të tjerë. Dhembshuria dhe mëshira që shfaqi Krishti në jetën e vet të çmuar do të dallohen edhe në jetët e atyre, që ndajnë me të hirin e Perëndisë. Por, unë qoftë se ndokush nuk ka Frymën e Krishtit ai nuk i përket atij”. Romakëve 8:9. Ai njeri bëhet i huaj për Perëndinë, dhe do të ndahet përjetësisht prej Tij. MNJ2 66.2
Ai mund të jetë falur dikur, por shpirti i tij i pamëshirshëm tregon se ai e hedh poshtë tani dashurinë falëse të Perëndisë. Ai është ndarë nga Perëndia dhe mbetet në të njetjat kushte, siç ishte para se të falej. Ai e ka mohuar pendesën e vet dhe mëkatet e tij vazhdojnë të mbeten mbi të, sikur të mos ishte penduar kurrë. MNJ2 66.3
Por mësimi më i madh i kësaj shëmbëlltyre qëndron tek krahasimi mes dhembshurisë së Perëndisë dhe zemërngurtësisë së njeriut. Shëmbëlltyra na mëson të shfaqim të njejtën mëshirë falëse të Perëndisë. UA nuk duhej të kishe mëshirë edhe ti për shokun tënd, ashtu si pata mëshirë unë për ty”? Mateu 18:33. MNJ2 67.1
Ne nuk e marrim faljen, sepse falim, por për mënyrën sesi falim. Themeli i të gjitha faljeve gjendet tek dashuria e pamerituar e Perëndisë, por përmes sjelljes sonë me të tjerët, ne tregojmë nëse e kemi bërë tonën atë dashuri, apo jo. Prandaj Krishti thotë: “Do të gjykoheni sipas gjykimit, me të cilin ju gjykoni; dhe me masën, me të cilën ju masni, do t’ju masin të tjerët”. Mateu 7:2. MNJ2 67.2