MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 2
18—“UDHËVE DHE PËRGJATË GARDHEVE”
Shpëtimtari ishte një ditë i ftuar në shtëpinë e një Fariseu. Ai i pranonte ftesat e të gjithëve, të pasur e të varfër dhe, ashtu siç e kishte zakon, përfitoi edhe këtë herë nga rasti, për të shpjeguar të vërtetën. Hebrenjtë i festonin festat e tyre kombëtare dhe fetare me gosti solemne, që për ta simbolizonin njëkohësisht edhe përfitimet e jetës së përjetshme. Atyre iu pëlqente shumë të tregonin për festën e madhe, ku ata do të uleshin bashkë me Abrahamin, Isakun dhejakobin, ndërkohë që paganët e mbetur jashtë i vështronin me zili dhe digjeshin nga dëshira për të qënë bashkë me ta. Krishti, i cili donte t’i paralajmëronte e t’i udhëzonte si të vepronin, e ilustroi mësimin e Tij me anë të shëmbëlltyrës së një gostie të madhe. Hebrenjtë mendonin se do t’i mbanin të gjitha bekimet e Perëndisë për vete, si në këtë jetë, ashtu edhe në atë që do të vinte, ndaj edhe e kishin të pamundur të imagjinonin se Perëndia mund të shfaqte mëshirë edhe ndaj paganëve. Me anë të shëmbëlltyrës, Krishti u tregoi se ishin pikërisht ata vetë, që po e hidhnin poshtë ftesën mëshirëmadhe për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë dhe u shpjegoi se ftesa, që ata kishin kthyer mbrapsh do t’iu bëhej tani, atyre që ata përçmonin dhe përpiqeshin të shmangnin. MNJ2 40.1
Fariseu i kishte zgjedhur të ftuarit në festë në bazë të interesave vetjake, ndaj Krishti i tha: “Kur shtron drekë a darkë, mos i thirr miqtë e tu, as vëllezërit e tu, as farefisin tënd, as fqinjët e pasur, se mos ata një herë të ftojnë ty, dhe kështu ta kthejnë shpërblimin. Por, kur të bësh një gosti, thirr lypësit, sakatët, të çalët, të verbërit; dhe do të jesh i lum, sepse ata nuk kanë se si të ta kthejnë shpërblimin; por shpërblimi do të të jepet në ringjallje të të drejtëve”.- Luka 14: 12-14. MNJ2 41.1
Krishti po përsëriste këtu, një udhëzim që i kishte dhënë Izraelit, përmes Moisiut: në rastet e festave të shenjta “i huaji, jetimi dhe e veja, që gjenden brenda portave të tua, do të vinë, do të hanë dhe do të ngopen”.-Ligji i Përtërirë 14:29. Këto festa duhej të ishin për Izraelin mësime të qarta praktike. Aty njerëzit duhej të mësonin gëzimin e mikpritjes, që do t’i shtynte pastaj të kujdeseshin për të varfërit dhe jetimët gjatë gjithë vitit. Festat mbartnin gjthashtu edhe një mësim tjetër, akoma më të madh. Ato tregonin se bekimet shpirtërore nuk ishin vetëm për Izraelin, por i ishin besuar atij nga Perëndia, në mënyrë që t’ia shpërndante mbarë botës. MNJ2 41.2
Por Izraelitët nuk e kishin kryer këtë detyrë, ndaj Krishti i qortoi për egoizmin e tyre. Farisenjve, natyrisht, nuk iu pëlqyen fjalët e Tij dhe me qëllim që ta kthente bisedën në tjetër drejtim, njëri prej tyre, me shenjtëri të shtirur thirri: “Lurn kush do të hajë bukë në mbretërinë e Perëndisë”.-Luka 14:15. Ky njeri fliste me siguri të madhe, sikur të ishte mëse i sigurtë se ai vetë e kishte një vend në mbretëri. Sjellja e tij ishte e ngjashme me atë të atyre, që gëzohen se janë shpëtuar nga Krishti, ndërkohë që nuk i përmbushin kushtet, nga të cilat varet realizimi i premtimit të shpëtimit. Fryma e shfaqur prej tij ishte ajo e Balaamit, që lutej: “Vdeksha unë si njerëzit e drejtë dhe qoftë fundi im i njëllojtë me atë të tyrin”!-Numrat 23:10. Fariseu nuk e vriste mendjen në ishte apo jo, gati për të hyrë në qiell, por ishte i përqendruar vetëm tek gjërat që shpresonte të fitonte, duke mbërritur atje. Ai ndërhyri në bisedë, me qëllim që ta largonte vëmendjen e të ftuarve nga detyrimet e jetës së tanishme, për ta drejtuar tek dita e largët e ringjalljes së të drejtëve. MNJ2 41.3
Krishti ia bleu mendjen Fariseut të shtirur dhe me sytë mbërthyer mbi të, u shpjegoi atyre, që ishin mbledhur karakterin dhe vlerën e privilegjeve që gëzonin. Ai u tregoi se kishin një rol për të luajtur, pikërisht në atë kohë, në mënyrë që të mund të merrnin edhe ata një pjesë të bekimeve që do të vinin. MNJ2 42.1
uNjë njeri,” tha Ai, “përgatiti një darkë të madhe dhe ftoi shumë veta”. Kur erdhi koha e darkës, ai e dërgoi shërbëtorin e vet tek të ftuarit me një lajm të dytë: “Ejani, sepse gjithçka është tashmë gati”. Por ftesa e tij u prit me një shpërfillje të habitshme. “Të gjithë, pa pëijashtim filluan të kërkojnë ndjesë. I pari tha: ‘Bleva një arë dhe më duhet të shkoj ta shoh; të lutem të më falësh.’ Dhe një tjetër tha: ‘Bleva pesë pendë qe dhe po shkoj t’i provoj; të lutem të më falësh.’ Dhe një tjetër akoma tha: ‘Mora grua e prandaj nuk mund të vij’. ”-Luka 14: 16-20. MNJ2 42.2
Asnjë nga justifikimet e paraqitura nuk mbështetej në një nevojë reale. Kështu psh., ai, që duhej të shkonte e të shikonte tokën, ishte bërë tashmë zot i saj dhe nxitimi i tij për të shkuar e për ta parë mund të shpjegohet vetëm me faktin se tashmë ara ishte bërë objekti qëndror i interesimit të tij. Edhe qetë ishin blerë, ndaj vënia e tyre në provë bëhej vetëm për të shuar kureshtjen e blerësit, vëmendja dhe interesimi i të cilit ishin përqendruar mbi to. Kurse justifikimi i tretë është akoma më i palogjikshëm se dy të parët. Fakti që, sapo ishte martuar nuk e pengonte aspak të ftuarin, të merrte pjesë në festë, pasi gruaja e tij do të kishte qënë gjithashtu mëse e mirëpritur. E vërteta është se ai kishte planet e veta për t’u dëfryer dhe këto i dukeshin shumë më të pëlqyeshme sesa festa, ku kishte premtuar të merrte pjesë. Ai ishte mësuar tashmë të bënte qejf me të tjerë, në vend të mikut që e kishte ftuar, ndaj nuk kërkoi falje dhe as nuk u përpoq ta refuzonte ftesën me mirësjellje. Fjalët e tij, “nuk mundem” fshihnin arsyen e vërtetë që ishte: “nuk dua të vij”. MNJ2 42.3
Të gjitha justifikimet e paraqitura, të lënë të kuptosh se mendja e të ftuarve ishte e përqendruar në të tjera interesa, ndaj edhe e hodhën poshtë ftesën, që kishin premtuar të pranonin, duke e fyer kështu mikun bujar me sjelljen e tyre mospërfillëse. MNJ2 43.1
Krishti e përdor shëmbëlltyrën e darkës së madhe për të ilustruar bekimet e ofruara përmes ungjillit. Ushqimi është vetë Krishti, buka që zbret nga qielli dhe uji i jetës. Lajmëtarët e Perëndisë jua kishin shpallur Hebrenjve ardhjen e Shpëtimtarit, duke e treguar Krishtin si “Qengji i Perëndisë që heq mëkatin e botës’VGjoni 1:29. Në festën që kishte organizuar, Perëndia u ofroi atyre dhuratën më të madhe të qiellit, një dhuratë me vlerë të paçmueshme. Banketi i kushtueshëm ishte përgatitur me dashuri nga Perëndia, i Cili kishte siguruar një sasi të pashtershme ushqimesh. “Nëse një ha nga kjo bukë,” tha Krishti, “do të jetojë pëijetë’VGjoni 6:51. MNJ2 43.2
Por, për ta pranuar ftesën në festën e ungjillit, interesat vetjake duhet të vinë, në shkallën e përparësive, pas pranimit të Krishtit dhe të drejtësisë së Tij. Perëndia dha gjithçka për njeriun dhe i kërkon atij t’i shërbejë dhe ta vendosë Atë, mbi çdo interes vetjak dhe material. Ai nuk mund të pranojë një zemër të dyzuar, pasi zemra e dashuruar me të mirat materiale të kësaj bote, nuk dorëzohet në duart e Perëndisë. MNJ2 43.3
Ky mësim është i vlefshëm për të gjitha kohët. Ne duhet ta ndjekim Qengjin e Perëndisë ngado që shkon, duhet ta zgjedhim Atë si udhëheqësin tonë dhe ta vlerësojmë shoqërinë e Tij, mbi çdo shoqëri tokësore. Krishti thotë: “Ai që e do atin ose nënën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua; dhe ai që e do birin ose bijën më shumë se unë, nuk është i denjë për mua’VMateu 10:37. MNJ2 44.1
Përreth tryezës familjare, kur thyenin bukën e përditshme, shumë vetë, në ditët e Krishtit, përsërisnin fjalët: uLum kush do të hajë bukë në mbretërinë e Perëndisë”. Por Krishti u tregoi sesa e vështirë ishte të gjeje të ftuar për tryezën e shtruar me një çmim të pallogaritshëm. Ata, që i dëgjuan fjalët e Tij, e kuptuan se e kishin hedhur poshtë ftesën e mëshirës. Për ta pronat tokësore, pasuritë dhe qejfet ishin bërë gjithçka. Të gjithë pa përjashtim kishin gjetur nga një justifikim. MNJ2 44.2
Kështu ndodh edhe sot. Justifikimet e përdorura atëherë, për të mos marrë pjesë në festë, pasqyrojnë gjithë repertorin e justifikimeve që përdoren në ditët tona, për të mos e pranuar ungjillin. Ka njerëz psh., që thonë se nuk mund t’i vënë në rrezik karrierat dhe perspektivën e tyre në këtë botë, duke i dedikuar vëmendje kërkesave të ungjillit. Për ta, interesat materiale të kësaj bote, kanë më shumë vlerë sesa pëijetësia. Për ta pra, bekimet që kanë marrë nga Perëndia bëhen një pengesë që i ndan nga Krijuesi dhe Shpëtimtari i tyre. Ata nuk heqin dorë nga projektet e tyre mondane dhe i thonë lajmëtarit të mëshirës: “Për tani shko, dhe kur të kem rast, do të dërgoj të të thërrasin”.-Veprat e Apostujve 24:25. Njerëz të tjerë nxjerrin si justifikim vështirësitë, që do të lindnin në marrëdhëniet e tyre shoqërore, sikur ata t’i bindeshin thirrjes së Perëndisë. Ata thonë se nuk mund t’ia lejojnë vetes të bien në kundërshti me kushërinjtë, apo të njohurit e tyre. Kështu, edhe këta njerëz e tregojnë me fakte, se janë pikërisht si ata, personazhet e përshkruara në shëmbëlltyrë, ndaj dhe i Zoti i festës i merr justifikimet e tyre të pabaza, si një shenjë përçmimi ndaj flesës së Tij. MNJ2 44.3
Personazhi i shëmbëlltyrës, që thotë: “rnora grua, prandaj nuk mund të vij”, përfaqëson një grup të madh njerëzish. Ka shumë, që i lejojnë gratë, apo burrat e tyre, t’i pengojnë të dëgjojnë thirrjen e Perëndisë. Ka bashkëshortë që thonë: “Unë nuk mund ta ndjek bindjen time fetare, përsa kohë gruaja ime nuk është dakord. Ndikimi i saj do ta bënte zbatimin e besimit tim jashtëzakonisht të vështirë”. Ka edhe shumë gra, që e dëgjojnë ftesën: “Ejani, sepse gjithçka është gati”, dhe thonë, “Të lutem të më falësh. Im shoq nuk e pranon ftesën e mëshirës, pasi është i zënë me punët e tij. Unë jam e detyruar të shkoj pas tim shoqi e për rrjedhojë nuk mund të vij”. Zemrat e fëmijëve preken nga mesazhi i ungjillit. Ata kanë dëshirë të marrin pjesë në festë, por pengesë për ta bëhet dashuria për prindërit e tyre. Meqënëse këta të fundit nuk e pranojnë ftesën e ungjillit, fëmijët mendojnë se pa prindërit, as ata nuk kanë për t’i lënë të hyjnë, ndaj edhe përgjigjen: “Edhe mua të më falësh”. MNJ2 45.1
Të gjithë këta persona e hedhin poshtë thinjen e Shpëtimtarit, sepse i druhen ndasive në rrethin e tyre familjar. Ata mendojnë se, duke mos e pranuar Perëndinë, do të sigurojnë paqen dhe mbarësinë e shtëpive të tyre. Çfarë gabimi tragjik! Ata, që mbjellin egoizëm do të korrin gjithashtu egoizëm. Duke hedhur poshtë dashurinë e Krishtit, këta njerëz mohojnë të vetmen fuqi, që mund ta pastrojë dhe t’i japë qëndrueshmëri dashurisë njerëzore. Ata jo vetëm që nuk do të hyjnë në parajsë, por nuk do të arrijnë as të shijojnë gëzimin e vërtetë të kësaj jete, qëllim për të cilin, qielli flijoi pasurinë e vet më të madhe. MNJ2 45.2
Në shëmbëlltyrë, kur organizuesi i festës mësoi sesi i ishin përgjigjur të ftuarit ftesës së tij, u zemërua dhe i tha shërbëtorit të vet: “Shpejt, shko nëpër sheshet dhe nëpër rrugët e qytetit e sill këtu lypës, sakatë, të çalë dhe të verbër”.-Luka 14:21. MNJ2 46.1
I zoti i shtëpisë u ktheu krahët atyre, që e përçmuan mirësinë e tij dhe ftoi në gosti një klasë njerëzish të përulur, të cilët nuk zotëronin as shtëpi, as toka. Ai ftoi ata, që ishin të varfër e të uritur dhe që do ta vlerësonin siç duhej tavolinën e shtruar për ta. “Tagrambledhësit dhe prostitutat”, tha Krishti, udo të hyjnë në mbretërinë e Perëndisë, përparajush’VMateu 21:31. Sado të mbrapshtë të jenë disa lloje njerëzish, aq sa të tjerët përpiqen përherë t’i evitojnë, ata nuk janë kurrë tepër të ulët, apo tepër të këqinj, për vëmendjen dhe dashurinë e Perëndisë. Krishti dëshiron shumë që të shtypurit e të brengosurit të vijnë tek Ai, pasi dëshiron t’u japë atë dritë, gëzim dhe paqe, që ata nuk mund t’i gjejnë askund tjetër. Mëkatarët më të mëdhenj duhen dhe mëshirohen prej Tij edhe më shumë se të tjerët. Ai dërgon Shpirtin e Shenjtë që t’i bindë me butësi të kthehen tek Ai. MNJ2 46.2
Pasi solli në shtëpi të varfërit dhe të verbërit, shërbëtori i raportoi të Zotit: “Zot, u bë ashtu siç urdhërove ti, por ka vend edhe më”. Atëherë i zoti i tha: “Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë, që të mbushet shtëpia ime”.-Luka 14: 22,23. Këtu Krishti i referohet punës së ungjillit jashtë kufijve të Izraelit, në rrugët e mëdha e të vogla të mbarë botës. MNJ2 46.3
Kështu, duke zbatuar urdhëresën e Tij, Pali dhe Barnaba i deklaruan Judenjve: “Ishte e nevojshme që fjala e Perëndisë t’iu shpallej ju më së pari; por, ngaqë ju e hidhni poshtë dhe nuk e çmoni veten të denjë për jetën e përjetshme, ja, ne po u drejtohemi johebrenjve. Sepse kështu ka urdhëruar Zod: ‘Unë të vura si dritën e johebrenjve, që ti ta çosh shpëtimin deri në skajin e dheut’. Johebrenjtë, kur dëgjuan, u gëzuan dhe lëvdonin fjalën e Zotit; dhe të gjithë sa ishin të paracaktuar për jetën e pasosur besuan’VVeprat e Apostujve 13:46-48. MNJ2 46.4
Mesazhi i ungjillit, që u shpall nga dishepujt e Krishtit ishte lajmi i ardhjes së Tij të parë në botë; lajmi i mirë i shpëtimit, përmes besimit tek Ai. Ky lajm fliste gjithashtu edhe për ardhjen e dytë të Krishtit në lavdi, për të çliruar njerëzit e Tij, dhe i bënte njerëzit të shpresonin se, me anë të besimit dhe bindjes, do të ndanin trashëgiminë e shenjtorëve. Lajmi i ardhjes së dytë të Krishtit vazhdon të përhapet edhe në ditët tona, i ndërthurur tashmë edhe me shpalljen se ardhja e dytë e Krishtit është afër. Shenjat, që sipas vetë Atij do të shoqëronin ardhjen e dytë janë përmbushur dhe, duke studiuar fjalën e Perëndisë ne e dimë sot, se Zoti është tek porta. MNJ2 47.1
Gjoni, në librin e Zbulesës parathotë se lajmi i ungjillit do të shpallet në kohën përpara ardhjes së dytë të Krishtit. Ai sheh një engjëll që fluturon “në mes të qiellit dhe që kishte ungjillin e pëijetshëm, që t’ua predikojë banorëve të dheut dhe çdo kombi, dhe fisi, dhe gjuhe, dhe populli, dhe thoshte me zë të madh: ‘Druani Perëndinë dhe i jepni lavdi, sepse ora e gjyqit të tij erdhi”.-Zbulesa 14:6,7. MNJ2 47.2
Në profeci, paralajmërimi i gjykimit që po vjen, bashkë me lajmet e tjera të lidhura me të, ndiqet nga ardhja e Birit të njeriut në retë e qiellit. Shpallja e gjykimit lajmëron ardhjen e shpejtë të Krishtit për të dytën herë. Kjo shpallje quhet “ungjilli i përjetshëm” dhe kjo na bën të kuptojmë se predikimi i ardhjes së dytë të Krishtit, lajmërimi i afrimit të saj është një nga pjesët thelbësore të lajmit të ungjillit. MNJ2 47.3
Bibla thotë se në ditët e fundit, njerëzit do të jenë krejtësisht të zënë me punët e tyre, do të jepen pas kënaqësive dhe grumbullimit të parave. Ata do ta kenë humbur sysh pëijetësinë. Krishti thotë: “Ashtu si qe në ditët e Noeut, kështu do të jetë edhe në ardhjen e Birit të njeriut. Sepse, ashtu si në ditët përpara përmbytjes, njerëzit hanin dhe pinin, martoheshin dhe martonin, derisa Noeu hyri në arkë; dhe nuk kuptuan asgjë, derisa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë; kështu do të ndodhë në ardhjen e Birit të njeriut’VMateu 24: 37-39. MNJ2 47.4
Situata e përshkruar këtu, i përket ditëve tona. Njerëzit rendin pas fitimit dhe punojnë për të plotësuar dëshirat e veta egoiste, sikur Perëndia, parajsa dhe jeta e përjetshme të mos ekzistonin. Në kohën e Noes, paralajmërimi i përmbytjes iu dha njerëzimit për ta shkëputur nga e keqja dhe për t’i bërë thirrje të pendohej. Po kështu, edhe lajmi i ardhjes së shpejtë të Krishtit është krijuar posaçërisht për t’i nxitur njerëzit ta shkëpusin vëmendjen nga të mirat materiale. Ai ka për qëllim t’i zgjojë e t’i ndërgjegjësojë ata lidhur me realitetin e përjetësisë, në mënyrë që ta pranojnë ftesën për t’u ulur në tryezën e Perëndisë. MNJ2 48.1
Ftesa e ungjillit i duhet bërë gjithë botës, “çdo kombi, dhe fisi, dhe gjuhe, dhe populli”.-Zbulesa 14:6. Mesazhi i fundit paralajmërues, shfaqja e fundit e mëshirës, duhet ta ndriçojë botën mbarë me lavdinë e vet. Ai duhet të mbërrijë tek njerëzit e çdo klase shoqërore, tek të pasurit, e tek të varfërit, tek fisnikët dhe tek vegjëlia. Zoti urdhëron: “Dil nëpër udhë dhe përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë që të mbushet shtëpia ime”. MNJ2 48.2
Bota po tretet nga mungesa e ungjillit. Njerëzimi ka uri për fjalën e Perëndisë, por janë shumë të paktë ata, që e predikojnë fjalën, pa e përzier atë me teori njerëzore. Shumë njerëz kanë Bibla në duar, por nuk arrijnë t’i bëjnë të tyret bekimet, që Perëndia ka vendosur aty për ta. Perëndia i kërkon shërbyesve të Tij, që t’jua çojnë lajmin e mirë të gjithë njerëzve. Fjala, që jep jetën e pëijetshme u duhet dhënë atyre, që po shkatërrohen bashkë me mëkatet e tyre. MNJ2 48.3
Tek urdhëresa për të shkuar udhës dhe përgjatë gardheve, Krishti paraqet punën e të gjithë atyre, që Ai thërret për të shërbyer në emrin e vet. Fusha e punës së atyre, që punojnë për Krishtin është mbarë bota. Në bashkësinë e tyre bën pjesë e gjithë familja njerëzore. Zoti dëshiron që fjalët e Tij të mëshirës të mbërrijnë në zemrën e gjithësecilit. MNJ2 49.1
Kjo detyrë duhet realizuar kryesisht përmes punës individuale. Kjo ishte edhe metoda e zgjedhur prej Krishtit. Puna e Tij përbëhej kryesisht prej bisedash personale. Ai i vlerësonte shumë dhe kishte besim në rezultatet e bisedave kokë më kokë, pasi ndodhte shpesh, që përmes një personi të vetëm, lajmi të përhapej pastaj tek mijëra të tjerë. MNJ2 49.2
Ne nuk duhet të presim që njerëzit të vijnë tek ne, por, përkundrazi, duhet të shkojmë e t’i kërkojmë atje ku ndodhen. Predikimi i fjalës së Perëndisë nga podiumet e kishave është vetëm fillimi i punës. Ka masa të mëdha njerëzish, që nuk kanë për ta njohur kurrë ungjillin, nëse dikush nuk shkon ta çojë atë mes tyre. MNJ2 49.3
Ftesa për të marrë pjesë në gosti iu bë fillimisht popullit Hebre, i cili ishte zgjedhur si mësues dhe udhëheqës i popujve të tjerë. Në duart e Izraelitëve ishin besuar rrotullat profetike, që flisnin për ardhjen e Krishtit, si edhe shërbimi ritual, që simbolizonte misionin e Tij. Sikur priftërinjtë dhe populli ta kishin pranuar ftesën e Perëndisë, ata do të ishin bashkuar me lajmëtarët e Krishtit për ta përcjellë ftesën e ungjillit-në mbarë botën. Atyre iu ishte dhënë e vërteta, në mënyrë që ta ndanin atë me të tjerët, ndaj kur ata e hodhën poshtë, ajo iu dërgua të varfërve, të gjymtuarve, sakatëve dhe të verbërve. Ftesa morën gjithashtu edhe tagrambledhësit dhe mëkatarët. Edhe në ditët tona, plani i përhapjes së lajmit të ungjillit është i njëjtë: ai duhet shpallur fillimisht unë udhë”, pra i duhet thënë atyre njerëzve, që luajnë një rol aktiv në punët e'botës, mësuesve dhe krerëve të njerëzimit. MNJ2 49.4
Lajmëtarët e Zotit duhet ta kenë përherë parasysh: ftesa për të dalë “nëpër rrugë dhe përgjatë gardheve” i drejtohet të gjithë barinjve të tufës dhe mësuesve, që punojnë për Perëndinë. Duhet t’i kërkojmë dhe t’i trajtojmë me dashuri dhe vlerësim vëllazëror, ata që i përkasin rangjeve të larta të shoqërisë: sipërmarrësit, ata që kanë role me përgjegjësi, njerëzit e talentuar, ata me aftësi krijuese e shpikëse, shkencëtarët, gjenitë, predikuesit e ungjillit, të cilët nuk e njohin ende të vërtetën e veçantë të kësaj epoke, këta duhet të jenë të parët që e dëgjojnë thirrjen e ungjillit. Ftesa ju duhet bërë fillimisht atyre. MNJ2 50.1
Edhe me të pasurit duhet punuar. Ata duhen ndërgjegjësuar për përgjegjësitë që kanë si persona, të cilëve u janë besuar dhuratat e qiellit dhe ju duhet kujtuar se do të japin llogari përpara Atij, që do të gjykojë të gjallët dhe të vdekurit. Edhe të pasurit kanë nevojë për punën tonë, e cila duhet kryer me dashuri dhe me frikën e Zotit. Tepër shpesh ata e mbështesin besimin tek pasuritë e veta dhe nuk e ndiejnë rrezikun që u kanoset. Sytë e mendjes së tyre duhen drejtuar tek ato gjëra, që kanë një vlerë që zgjat në kohë. Ata duhet ta pranojnë autoritetin e drejtësisë së vërtetë, e cila thotë: “Ejani tek unë o ju të gjithë të munduar dhe të rënduar, dhe unë do t’ju jap çlodhje. Merrni mbi vete zgjedhën time dhe mësoni nga unë, sepse unë jam zemërbutë dhe i përulur nga zemra; dhe ju do të gjeni prehje për shpirtrat tuaj. Sepse zgjedha ime është e ëmbël dhe barra ime është e lehtë”!-Mateu 11: 28-30. MNJ2 50.2
Ata, që qëndrojnë lart në këtë botë, për arsye të shkollimit të tyre, të pasurisë, apo të talentit, rrallë herë kontaktohen personalisht, për të biseduar për çështjet e besimit. Shumë predikues të Krishterë hezitojnë t’u afrohen këtyre njerëzve edhe pse nuk duhet të ndodhë kështu. Sikur dikush të ishte duke u mbytur, ne nuk do të rrinim duarkryq, duke e parë tek vdiste, vetëm sepse ky është një avokat, tregtar apo gjykatës. Sikur të shihnim njerëz që po rendin drejt greminës, ne nuk do të hezitonim t’i paralajmëronim, cilido që të ishte zanati, apo pozita e tyre shoqërore. Nuk duhet pra të hezitojmë, as për t’i paralajmëruar njerëzit për rrezikun që i kanoset shpirtit të tyre. MNJ2 51.1
Askush nuk duhet lënë pas dore, për shkak të devotshmërisë së shfaqur, në dukje, ndaj gjërave të botës. Shumë nga ata, që mbajnë poste të larta shoqërore, në të vërtetë janë njerëz me zemër të thyer, të cilëve u janë mërzitur gjërat e kota e sipërfaqësore. Ata dëshirojnë të gjejnë paqen, që u mungon. Në rangjet më të larta të shoqërisë do të gjejmë njerëz të uritur për shpëtimin. Shumë prej tyre do ta pranonin ndihmën, sikur punëtorët e Zotit t’iu afroheshin personalisht, me mirësjellje dhe me zemrën të mbushur nga dashuria e Krishtit. MNJ2 51.2
Suksesi i mesazhit të ungjillit nuk varet nga fjalimet e mësuara përmendësh, nga dëshmitë elokuente, apo nga argumentat e mprehtë të përdorur. Ai varet nga thjeshtësia me të cilën përcillet lajmi i mirë dhe nga aftësia për t’iu përshtatur nevojave të atyre, që vuajnë nga mungesa e bukës së jetës. “Çfarë duhet të bëj që të shpëtohem”? - Kjo është njohuria për të cilën kanë nevojë shpirtërat e njerëzve. MNJ2 51.3
Me mijëra vetë mund të arrihen në mënyrën më të thjeshtë e më të përulur. Edhe intelektualët më të mëdhenj, ata që shihen si burrat dhe gratë më të talentuara të botës, shpesh freskohen nga fjalët e thjeshta të dikujt që e do Perëndinë dhe mund të flasë për atë dashuri, po aq natyrshëm sa ç’flet dikush tjetër për gjërat, që i interesojnë më shumë. MNJ2 51.4
Shpesh, fjalët e studiuara e të përgatitura me kujdes, nuk ushtrojnë kurrfarë ndikimi. Nga ana tjetër, dëshmia e vërtetë dhe e ndershme e një biri, apo bije të Perëndisë, e shprehur në mënyrë të thjeshtë dhe të natyrshme zotëron pushtetin e nevojshëm për të hyrë në ato zemra, që kanë qëndruar gjatë të mbyllura për Krishtin dhe dashurinë e Tij. MNJ2 52.1
Ata, që punojnë për Krishtin nuk duhet të harrojnë se nuk duhet të punojnë vetëm më forcat e veta. Ata duhet të lidhen me fronin e Perëndisë, dhe të kenë besim tek pushteti i Tij për të shpëtuar. Le të luftojnë ata me Perëndinë në lutje, dhe pastaj të punojnë me mjetet që do t’u japë Perëndia. Kujt punon për Perëndinë i sigurohet ndihma e Shpirtit të Shenjtë dhe në krah të tij punojnë engjëjt, për të lënë mbresa në zemrat e njerëzve. MNJ2 52.2
Sikur udhëheqësit dhe mësuesit nëjeruzalem ta kishin pranuar të vërtetën që u solli Krishti, imagjinoni çfarë qëndre misionare madhështore do të kishte qënë qyteti i tyre! Izraeli i rënë në mëkat do të ishte konvertuar dhe një ushtri e madhe do të ishte mbledhur për Zotin. Sa shpejt do ta kishin çuar ata ungjillin në çdo cep të botës! Kështu është edhe sot. Sikur të fitohen për Krishtin njerëz me aftësi të mëdha dhe ndikim të madh në shoqëri, atëherë përmes tyre mund të realizohej një punë e jashtëzakonshme, për të ngritur sërisht në këmbë, ata që janë rrëzuar, për të grumbulluar ata, që janë shpërndarë dhe për ta përhapur anë e mbanë lajmin e mirë të shpëtimit. Ftesa mund të shpëmdahej me shpejtësi dhe miqtë të mblidheshin në tryezën e Zotit. MNJ2 52.3
Kjo, natyrisht, nuk do të thotë se duhet të mendojmë vetëm për njerëzit e mëdhenj e të talentuar, duke lënë pas dore klasat më të varfëra. Krishti i udhëzon lajmëtarët e vet të shkojnë edhe tek ata, që gjenden shtigjeve e rrugicave, tek të varfërit dhe tek vegjëlia e tokës. Në oborret dhe rrugët e qyteteve të mëdha, në shtigjet e parrahura të fshatrave, ka plot familje e individë në nevojë, ka të huaj që jetojnë në një tokë të huaj, që nuk kanë lidhje me asnjë kishë dhe në vetminë e tyre mendojnë se Perëndia i ka harruar. Këta njerëz nuk e dinë se çfarë duhet bërë për t’u shpëtuar. Shumë prej tyre janë të zhytur në mëkat, të tjerë vuajnë nga brengat dhe shqetësimet e vazhdueshme. Sëmundje të të gjitha llojeve godasin trupin dhe shpirtin e tyre. Ata kërkojnë me ngulm një lehtësim nga vuajtjet e tyre dhe Satani shpesh i tundon ta gjejnë atë, tek lakmia dhe qejfet, që të çojnë drejt shkatërrimit dhe vdekjes. Ai u ofron atyre mollët mashtruese të Sodomës, që shndërrohen në hi, kur prekin buzët e tyre. Ata nuk i shpenzojnë paratë e veta për bukë dhe e çojnë dëm frytin e mundit të tyre, për gjëra që nuk të ngopin. MNJ2 52.4
Tek këta persona që vuajnë, ne duhet të dallojmë ata, që erdhi të shpëtonte Krishti. Ai i fton ata: “O ju të gjithë që keni etje, ejani tek ujërat, dhe ju që nuk keni para ejani, blini dhe hani! Ejani, blini pa para dhe pa paguar verë dhe qumësht! ... Dëgjomëni me kujdes dhe hani atë që është e mirë dhe shpirti juaj do të shijojë ushqime të shijshme. Vini veshin dhe ejani tek unë, dëgjoni dhe shpirti juaj do të jetojë’VIsaia 55: 1-3. MNJ2 53.1
Perëndia na ka udhëzuar posaçërisht që të kujdesemi për të huajt, për të mënjanuarit e shoqërisë dhe për ata, që kanë fuqi të dobët morale. Shumë nga ata, që ngjajnë krejtësisht të painteresuar në lidhje me fenë kërkojnë në fakt qetësi dhe paqe. Megjithëse mund të kenë rënë kokë e këmbë në mëkat, prapë, për ta ka ende një mundësi shpëtimi. MNJ2 53.2
Shërbëtorët e Krishtit duhet të ndjekin shembullin e Tij. Teksa shkonte nga një vend në tjetrin, Ai i ngushëllonte ata që vuanin dhe shëronte të sëmurët. Pastaj u tregonte atyre të vërtetat e mëdha, që kishin të bënin me mbretërinë e Tij. Kjo është puna që duhet të bëjnë edhe pasuesit e Tij. Teksa i shërbeni vuajtjeve të trupit, do të gjeni patjetër edhe mënyrën për t’i shërbyer edhe nevojave të shpirtit. Ju mund të tregoni për Shpëtimtarin e ngritur në qiell dhe për dashurinë e Mjekut të madh, i Cili është i vetmi që ka fuqi rimëkëmbëse. MNJ2 54.1
Thuajini atyre që kanë shkarë nga rruga e drejtë, se nuk duhet të dëshpërohen. Ndonëse kanë gabuar dhe nuk kanë ndërtuar një karakter të drejtë, Perëndia i rimëkëmb ata me gëzim dhe i shpëton. Ai punon me gëzim me ata, që ngjajnë të pashpresë dhe shfaq mëshirë ndaj atyre, me të cilët ka punuar më parë Satani. Ai i çliron me gëzim nga zemërimi, që do bjerë mbi të pabindurit dhe u tregon se ka shërim dhe pastrim për çdo njeri. Për ta është rezervuar një vend në tryezën e Perëndisë. Ai pret t’iu urojë mirëseardhjen. MNJ2 54.2
Ata, që do të kërkojnë udhëve dytësore do të gjejnë aty edhe njerëz të tjerë me karakter krejt të ndryshëm, që kanë nevojë për shërbimin e tyre. Ka nga ata që jetojnë, duke respektuar atë pjesë të ligjeve të Perëndisë që njohin dhe i shërbejnë atij me aq sa dinë dhe munden. Por ata e kuptojnë se duhet bërë një punë e madhe, për ata vetë dhe për ata përreth tyre. Ata dëshirojnë ta njohin më mirë Perëndinë, por për momentin dallojnë vetëm disa shkëndija, të një drite më të madhe. Ata luten me lotë në sy që Perëndia t’i bekojë dhe me anë të besimit të arrijnë t’i dallojnë bekimet e Tij. Shumë nga këta njerëz gjenden mes ligësisë së qyteteve të mëdha. Shumë prej tyre jetojnë në rrethana të vështira dhe për këtë arsye, ata janë thuajse të padukshëm për botën. Ka shumë vetë, për të cilët pastorët dhe kishat nuk dinë asgjë. Në atë kënd të botës ku jetojnë, këta njerëz janë dëshmitarët e Perëndisë. Njohuritë e tyre mund të jenë të kufizuara dhe mundësitë për t’u përgatitur si të Krishterë shumë të kufizuara, por mes lakuriqësisë, urisë dhe të ftohtit, ata përpiqen t’iu shërbejnë të tjerëve. Shërbëtorët, që kanë marrë bekimet e shumëfishta të Perëndisë duhet të dalin e t’i kërkojnë këta njerëz, t’i vizitojnë shtëpitë e tyre dhe përmes fuqisë së Shpirtit të Shenjtë t’iu shërbejnë nevojave të tyre. Ata duhet të studiojnë së bashku Biblën dhe të luten me ta me thjeshtësinë e frymëzuar nga Shpirti i Shenjtë. Krishti do t’i japë shërbyesve të vet një mesazh, që do të jetë për ta si buka e qiellit. Kështu, bekimet e çmuara do të përcillen nga zemra në zemër dhe nga familja në familje. MNJ2 54.3
Urdhëri “detyroji të hyjnë”, që përmendet në shëmbëlltyrë, shpesh është keqinterpretuar, duke thënë psh., se ky pasazh na mëson se duhet t’i detyrojmë të tjerët ta pranojnë ungjillin. Në të vërtetë, ai ka të bëjë më tepër me urgjencën e ftesës dhe efektshmërinë e motiveve të paraqitura. Ungjilli nuk përdor kurrë forcën, për t’i sjellë njerëzit tek Krishti. Lajmi i tij është: uO ju të gjithë që keni etje, ejani tek ujërat’VIsaia 55:1. “Fryma dhe nusja thonë: ‘Eja!’... dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës’VZbulesa 22:17. Forcat e vetme, që na detyrojnë t’i afrohemi Perëndisë janë hiri dhe dashuria e Tij. MNJ2 55.1
Shpëtimtari thotë: uJa, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua”.-Zbulesa 3:20. Ai nuk bezdiset nga talljet dhe as nuk tërhiqet nga frika e kërcënimeve, por i kërkon vazhdimisht ata, që kanë humbur, duke thënë: uSi mund të të braktis”?-Osea 11:8. Ndonëse dashuria e Tij hidhet poshtë nga kokëfortësia e njeriut, Ai vazhdon të lutet me forcë akoma më të madhe, uJa unë qëndroj te dera dhe trokas”. Fuqia fitimtare e dashurisë së Tij i shtyn njerëzit të hyjnë dhe ata i thonë: “Mirësia jote më ka bërë të madh’VPsalmi 18:35. MNJ2 55.2
Krishti do t’ua përcjellë edhe lajmëtarëve të Tij pasionin e madh për të kërkuar ata, që kanë humbur. Ne nuk duhet t’u themi thjesht “Eja”. Ka nga ata që e dëgjojnë thirrjen, por nuk janë në gjendje ta kuptojnë rëndësinë e saj. Sytë e tyre janë verbuar deri në atë pikë, sa që nuk janë më në gjendje të shohin asgjë të mirë në të ardhmen e tyre. Shumë vetë e kuptojnë se kanë rënë poshtë. Ata thonë, nuk jam gati për t’u ndihmuar, më lini të qetë. Por punëtorët nuk duhet të heqin dorë. Me dashuri e mëshirë ata duhet të punojnë me të pashpresët dhe me ata, që kanë humbur kurajon. Atyre ju duhet dhënë kurajoja, shpresa dhe forca jonë. Me mirësi detyrojini të vijnë. uKini dhembshuri për njërin duke përdorur dallim, por shpëtojini të tjerët me druajtje, duke ia rrëmbyer zjarrit dhe duke urryer edhe rrobën e ndotur nga mishi”.-Juda 22,23. MNJ2 56.1
Nëse shërbëtorët e Perëndisë do të ecin me Të në besim, Ai do ta pajisë me fuqi mesazhin e tyre. Ata do të bëhen aq të aftë në punën e paraqitjes së dashurisë së Tij dhe të rreziqeve, që vijnë nga mohimi i hirit të Perëndisë, sa t’i detyrojnë njerëzit ta pranojnë ungjillin. Krishti është gati të bëjë mrekullira, sikur njerëzit ta bëjnë pjesën që u ka caktuar atyre Perëndia. Në ditët tona, transformimi i zemrave është po aq i mundshëm sa ç’ka qënë përherë. Përmes punës së atyre, që bashkëpunojnë me forcat hyjnore mund të shpëtohen shumë mëkatarë, që nga ana e vet do të përpiqen pastaj, ta përcjellin mesazhin tek të tjerët. Drita do të prekë edhe ata, që deri në atë çast kanë patur vetëm pak mundësi të kufizuara dhe kanë bërë të keqen, sepse ajo ishte e vetmja rrugë që njihnin. Fjala do të mbërrijë tek ta, ashtu si fjalët që Krishti i tha Zakeut: uSot duhet të rri në shtëpinë tënde”. (Luka 19:5); dhe ata që mendohej të ishin mëkatarë të regjur, do të dalë se kanë zemra të buta, si ato të fëmijëve, sepse Krishti ka vendosur të tregojë vëmendje ndaj tyre. Shumë vetë do të vijnë nga ata, që kanë mëkatuar e kanë gabuar tej mase, për të zënë vendin e disa të tjerëve, që kanë patur shumë mundësi dhe privilegje, por nuk i kanë vlerësuar ato. Ata do të quhen të zgjedhurit e Perëndisë dhe kur Krishti të ketë ardhur në mbretërinë e Tij, ata do të qëndrojnë pranë fronit të Tij. MNJ2 56.2
Por “shikoni se mos refuzoni atë që flet’VHebrenjve 12:25. Jezusi tha: “Asnjë nga ata njerëz që ishin të ftuar, nuk do ta shijojë darkën time’VLuka 14: 24. Ata e kishin refuzuar ftesën dhe asnjë prej tyre nuk do të ftohej sërisht. Duke e mohuar Krishtin, Hebrenjtë e bënë zemrën gur dhe e dorëzuan veten në duart e Satanit, duke e bërë të pamundur pranimin e hirit të Tij. Kështu ndodh edhe sot. Nëse dashuria e Perëndisë nuk vlerësohet sa duhet dhe nuk banon brenda nesh, duke e zbutur dhe e nënshtruar shpirtin, ne jemi përfundimisht të humbur. Zoti nuk mund të na shfaqë një dashuri më të madhe se ajo që kemi njohur. Nëse zemrën nuk e nënshtron dashuria për Krishtin, atëherë nuk ka asnjë mjet tjetër, që t’ia arrijë këtij qëllimi. MNJ2 57.1
Sa herë që nuk pranoni ta dëgjoni mesazhin e mëshirës, ju forconi mosbesimin tuaj. Sa herë që zgjidhni të mos ia hapni derën e zemrës suaj Krishtit, vullneti juaj për ta dëgjuar zërin e Atij që ju flet bëhet më i dobët. Mundësitë që ju t’i përgjigjeni apelit të fundit të mëshirës, sa vijnë e pakësohen. Për ju mos u shkroftë si për Izraelin e vjetër: “Efraimi u bashkua me idhujt, lëre të veprojë’VOsea 4:17. Mos ndodhtë që Krishti të qajë për ju, ashtu siç qau për Jeruzalemin, duke thënë: uSa herë desha t’i mbledh bijtë e tu, sikurse klloçka i mbledh nën krahë zogjtë e vet, por ju nuk deshët. Ja, shtëpia juaj ju lihet e shkretë’VLuka 13:34,35. MNJ2 57.2
Ne po jetojmë në kohën kur për fëmijët e njeriut po bien këmbanat e lajmit të fundit të mëshirës, ato të ftesës përfundimtare. Urdhëri “Dilni në rrugë e përgjatë gardheve” po arrin përmbushjen e vet përfundimtare. Ftesa e Krishtit do t’i bëhet çdo njeriu. Lajmëtarët po thonë “Ejani, se tani gjithçka është gati”. Engjëj të qiellit po veprojnë në bashkëpunim me njerëzit. Shpirti i Shenjtë po përdor çdo mjet për t’iu bindur të vini tek Perëndia. Krishti po pret një shenjë, që do t’i tregojë se shulet u hoqën dhe dyert e zemrave tuaja janë hapur që të hyjë Ai. Engjëjt po presin të çojnë në qiell lajmin e shpëtimit të një mëkatari tjetër. Ushtritë e qiellit po presin, gati t’i bien harpave të tyre dhe të këndojnë një këngë gëzimi për një tjetër frymë, që ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në festën e ungjillit. MNJ2 58.1