MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 1
TOKA PËRGJATË RRUGËS
Çështjakryesore që nënvizon shëmbëlltyrae mbjellësit është ndikimi që ka mbi rritjen e farës lloji i tokës, mbi të cilën bie ajo. Përmes kësaj shëmbëlltyre Krishti u thotë dëgjuesve të vet: nuk është mirë për ju të kritikoni punën Time, apo të shfaqeni të zhgënjyer, pasi ajo nuk përputhet me atë çka ju prisnit. Për ju, çështja më e rëndësishme është: si do ta trajtoni mesazhin Tim? Pasi nga pranimi, apo refuzimi i tij, varet fati juaj i pëijetshëm. MNJ 25.2
Duke interpretuar kuptimin e farës, që bie përgjatë rrugës, Ai tha ” Kur dikush dëgjon fjalën e mbretërisë dhe nuk e kupton , vjen i ligu dhe i merr atë, që ishte mbjellë në zemrën e tij. Ky është ai njeri, që ka marrë fara përgjatë rrugës”. MNJ 25.3
Fara e mbjellë përgjatë rrugës përfaqëson Qalën e Perëndisë, që troket në zemrën e një njeriu të pavëmendshëm. E ngjashme me një shteg të rrahur, të sheshuar e të ngjeshur nga këmbët e shumë njerëzve e kafshëve, zemra shndërrohet në një rrugë të madhe, mbi të cilën kalon trafiku i botës, kënaqësitë dhe mëkatet e saj. I përqendruar në synimet e veta egoiste, i përfshirë nga pasione mëkatare, shpirti “ngurtësohet prej mashtrimit të mëkatit”.-Hebrenjve 3.13 dhe aftësitë shpirtërore paralizohen. Njerëzit e dëgjojnë Çalën, por nuk e kuptojnë se ajo ju drejtohet atyre, nuk janë në gjendje të kuptojnë se për çfarë kanë nevojë dhe aq më pak të shquajnë rrezikun, që ju kanoset. Ata nuk e dallojnë dashurinë e Krishtit dhe e shpërfillin mesazhin e Tij të mëshirës, si diçka që nuk ka të bëjë me ta. MNJ 26.1
Porsi zogjtë, që janë gati për ta gllabëruar farën që bie gjatë rrugës, ashtu edhe Satani është i gatshëm ta rrëmbejë nga mendjet dhe zemrat farën e të vërtetës hyjnore. Ai ka frikë se mos fjala e Perëndisë i zgjon të shkujdesurit dhe vepron me sukses në zemrat e ngurtësuara. Satani dhe engjëjt e tij janë të pranishëm në takimet ku predikohet ungjilli. Ndërkohë që engjëj të qiellit punojnë për t’i prekur zemrat me Çalën e Perëndisë, armiku qëndron në gadishmëri dhe bën çmos që ijala të mos ketë efekt. Me një këmbëngulje, që është e barabartë vetëm me ligësinë e tij, ai përpiqet ta pengojë punën e Shpirtit të Shenjtë. Kur Krishti e tërheq shpirtin me anë të dashurisë së Tij, Satani përpiqet ta devijojë vëmendjen e atij që kërkon Shpëtimtarin, duke ia zënë mendjen me plane e projekte mondane, duke nxitur në të shpirtin kritik, ose duke zgjuar dyshime dhe mosbesim. Mënyra e të shprehurit e zgjedhur nga folësi, gjestet, apo sjellja e tij mund të mos ju përshtaten shijeve të dëgjuesve dhe ata e përqendrojnë vëmendjen e tyre tek këto difekte. Kështu, e verteta për të cilën ata kanë nevojë, të cilën me mëshirë Perëndia po jua dërgon nuk lë tek ta mbresa të thella e të qëndrueshme. MNJ 26.2
Satani ka shumë ndihmësa. Shumë nga ata, që e shpallin veten të Krishterë e ndihmojnë tunduesin të rrëmbejë nga zemrat e tyre farat e së vërtetës; ka plot, psh., nga ata, që dëgjojnë predikimin e Çalës së Perëndisë dhe e kritikojnë atë haptaz në shtëpitë e tyre. Ata e komentojnë dhe e gjykojnë shërbesën, ashtu siç do të bënin edhe me fjalët a fjalimet e një cilido lektori apo politikani. Mesazhi, që duhet konsideruar si Çala e vetë Zotit drejtuar atyre personalisht, trajtohet me mendjelehtësi dhe shoqërohet madje me komente sarkastike. Karakteri i ministrit, qëllimet dhe mënyra e tij e jetesës, sjellja e tij dhe ajo e anëtarëve të tjerë të kishës gjykohen rëndë dhe përgojohen lirisht. Qarkullojnë shpifje e thashetheme dhe kjo ndodh shpesh edhe në prani të atyre, që ende nuk besojnë. Ndodh gjithashtu që këto biseda të zhvillohen nga prindërit, në sy të fëmijëve të tyre. Në këtë mënyrë shkatërrohet nderimi për lajmëtarët e Perëndisë, respekti ndaj lajmit të tyre dhe shumë vetëve iu mësohet të mos e marrin shumë seriozisht Çalën e Perëndisë. MNJ 27.1
Në këtë mënyrë, në shtëpitë e shumë prej atyre, që e mbajnë veten për të Krishterë, të rinjtë rriten dhe edukohen me një frymë mosbesimi, për habi të prindërve të tyre, që sakaq pyesin veten: si është e mundur që fëmijët tanë janë kaq pak të interesuar rreth Ungjillit dhe kaq të gatshëm të vënë në dyshim të vërtetën e shpallur në Bibël? Ata nuk e kuptojnë se, pse është kaq e vështirë t’jua transmetojnë atyre ndjenjën e moralit dhe të fesë. Ata nuk e kuptojnë se zemrat e bijve të tyre, i ka ngurtësuar shembulli i tyre i keq, ndaj fara e mirë nuk gjen se ku të lëshojë rrënjë dhe Satani vjen dhe e rrëmben. MNJ 27.2