MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 1
N Ë GURISHTE
“Ai, që e ka marrë farën nëpër gurishte është ai që e dëgjon fjalën dhe e pranon menjëherë me gëzim; por nuk ka rrënjë në vetvete dhe është për pak kohë; dhe kur vijnë mundimi dhe përpjekja për shkak të Çalës, skandalizohet menjëherë”.-Mateu 13:20,21 MNJ 28.1
Fjala e mbjellë në gurishte nuk gjen thellësi në terren. Bima mbin me shpejtësi, por rrënja nuk arrin ta çajë shkëmbin për të gjetur ushqimin e nevojshëm për të mbështetur rritjen e saj dhe kështu, shpejt ajo vdes. Shumë nga ata, që thonë se besojnë janë si një terren shkëmbor: i përngjajnë shkëmbenjve të fshehur nën një cipë të hollë dheu. Egoizmi i zemrës së tyre natyrore është thjesht i maskuar nga një shtresë e hollë dëshirash dhe qëllimesh të mira. Tek ata, dashuria e vetvetes nuk është nënshtruar, nuk e kanë kuptuar ende natyrën e vërtetë të mëkatit dhe ende nuk i janë përulur ndjenjës së fajit. Njerëzit, që i përkasin kësaj kategorie mund të binden lehtësisht dhe të ngjajnë besimtarë te shkëlqyer, por besimi i tyre është thjesht sipërfaqësor. MNJ 28.2
Pranimi i menjëhershëm i fjalës, apo gëzimi i shfaqur për pranimin e saj nuk janë në vetvete shkaktarë të braktisjes së rrugës së drejtë të besimit. Mateu, për shembull u ngrit menjëherë në këmbë sapo e dëgjoi thirrjen e Shpëtimtarit, la gjithçka dhe e ndoqi pas. Perëndia dëshiron që ne ta pranojmë fjalën menjëherë, sapo mbërrin në zemrat tona dhe është gjithashtu e drejtë ta pranojmë atë me gëzim. «Në qiell do të këtë gëzim, për një mëkatar të vetëm që pendohet” (Luka 15:7) dhe zemra e atij, që beson tek Krishti është gjithashtu e mbushur me gëzim. Problemi me ata, për të cilët shëmbëlltyra thotë se e pranojnë Çalën menjëherë, është se nuk i përllogarisin kostot e pranimit të saj dhe i shpërfillin kërkesat që ajo shtron para tyre, duke mos i vendosur ato ballëpërballë me zakonet e jetës së tyre dhe duke mos ju nënshtruar plotësisht pushtetit të saj. MNJ 28.3
Rrënjët depërtojnë thellë nën dhë dhe prej atje ku mbërrijnë, të fshehura sysh, ato ushqejnë jetën e bimës. Kështu ndodh edhe me të Krishterin, jeta shpirtërore e të cilit ushqehet nga lidhja e padukshme e shpirtit me Krishtin, nëpërmjet besimit. Dëgjuesit e krahasuar me një gurishte, nga ana tjetër, mbështeten tek vetja dhe jo tek Krishti, kanë besim tek veprat dhe dëshirat e tyre të mira dhe ndjehen të sigurtë në drejtësinë e vet. Siguria e tyre pra, nuk mbështetet tek Zoti dhe tek forca e vullnetit te Tij. Një njeri i tillë “nuk ka rrënjë në vetvete”; pasi ai nuk është i lidhur me Krishtin. MNJ 29.1
Dielli i nxehtë i verës, që e forcon dhe e pjek grurin e shëndoshë, shkatërron çdo bimë tjetër, që nuk ka rrënjë të thella. Kështu, ai i cili “nuk ka rrënjë në vetevete”, “zgjat për pak kohë” por, “kur vijnë mundimi dhe përndjekja për shkak të fjalës skandalizohet menjëherë”.-Mateu 13.21. Shumë vetë e pranojnë ungjillin pasi shikojnë në të një mënyrë për të shpëtuar nga vuajtjet, më tepër sesa rrugën për t’u çliruar nga mëkati. Ata gëzohen fillimisht, pasi mendojnë se besimi do t’i shpëtojë nga vështirësitë dhe mundimet dhe, përsa kohë që jeta ju shkon mbarë mund edhe të ngjajnë të krishterë të devotshëm e të qëndrueshëm në besim. Por të ndodhur përballë provës së zjarrit të tundimit, ata nuk i bëjnë dot ballë qortimeve, që ju vijnë për shkak të Krishtit dhe shkasin nga rruga e drejtë. Kur fjala e Perëndisë ju vë në dukje mëkatet e veta, apo kërkon prej tyre flijime e vetëmohim, ata skandalizohen. Këtyre njerëzve do t’ju duheshin përpjekje të mëdha për ta ndryshuar kryekëput jetën e tyre, pasi ata e përqëndrojnë vëmendjen tek problemet dhe vështirësitë e çastit dhe e harrojnë realitetin e përjetshëm. Ashtu si dishepujt, që i kthyen shpinënjezusit, ata janë gati të thonë: uKjo e folur është e rëndë, kush mund ta kuptojë”?-Gjoni 6:60 MNJ 29.2
Ka shumë persona, që thonë se i shërbejnë Perëndisë, por në të vërtetë nuk kanë një marrëdhënie vetjake me Të. Dëshira për të bërë vullnetin e Tij është rijedhojë e prirjeve të tyre dhe nuk vjen nga bindja e thellë e nxitur nga Fryma e Shenjtë. Sjellja e tyre nuk është në harmoni me ligjin e Perëndisë, pasi thonë se e pranojnë Krishtin si Shpëtimtar, por nuk besojnë se Ai do t’i pajisë me forcën e nevojshme për të mposhtur mëkatet e tyre. Ata nuk kanë një marrëdhënie vetjake me Shpëtimtarin e gjallë dhe karakteri i tyre është plot të meta. MNJ 30.1
Një gjë është të jesh dakord, në vija të përgjithshme, me punën e Frymës së Shenjtë dhe tjetër të pranosh punën e Tij si Ai, që të qorton dhe të kërkon të pendohesh. Shumë persona e pëijetojnë ndjenjën e të qënit larg nga Perëndia dhe e kuptojnë se janë skllevër të vetvetes dhe të mëkatit. Ata përpiqen të ndryshojnë, por nuk e kryqëzojnë Unin e tyre dhe nuk e dorëzojnë veten plotësisht në duart e Krishtit, duke kërkuar ndihmën e fuqisë hyjnore për të bërë vullnetin e Tij. Ata nuk dëshirojnë të mbruhen sipas modelit hyjnor. Në përgjithësi ata e pranojnë papërsosmërinë e tyre, por nuk heqin dorë nga mëkatet e veta të veçanta. Kështu, pas çdo veprimi të gabuar fuqia e natyrës së tyre të vjetër egoiste rifiton terren. MNJ 30.2
Shpresa e vetme për këta persona është që të kuptojnë e të pëijetojnë vërtetësinë e fjalëve të Krishtit drejtuar Nikodemit: “Duhet të lindni përsëri”. uNëse një nuk ka rilindur nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë”.- Gjoni 3:7,3. MNJ 30.3
Shenjtëria e vërtetë kërkon të vihesh tërësisht në shërbim të Perëndisë, pasi kjo është mënyra e vërtetë e jetesës së një të Krishteri. Krishti kërkon përkushtim pa rezerva dhe shërbim të plotë, me mendje, me zemër, me shpirt dhe me të gjitha forcat. Vetja nuk duhet lartësuar, pasi ai që jeton për veten nuk është i Krishterë. MNJ 31.1
Dashuria duhet të jetë parimi në themel të çdo veprimi. Dashuria është parimi në themel të qeverisjes së Perëndisë, në qiell e në tokë dhe duhet të jetë gjithashtu guri i themelit në karakterin e një të Krishteri. Vetëm një themel i tillë mund ta ruajë atë të palëkundur dhe t’i mundësojë qëndrimin e paepur përballë mundimeve dhe tundimit. MNJ 31.2
Dashuria shfaqet përmes flijimeve. Plani i shpëtimit u realizua me anë të një flijimi - të një flijimi me vlerë kaq të madhe, saqë është e pamundur ta matësh. Krishti dha gjithçka për ne dhe ata, që e pranojnë Atë do të jenë të gatshëm të flijojnë gjithçka për hir të çliruesit të tyre. Për ta, lavdërimi dhe nderimi i Tij do të vijnë përherë, para çdo gjëje tjetër. MNJ 31.3
Nëse e duam Jezusin atëherë do të dëshirojmë të jetojmë për Të, t’i shprehim Atij falenderimet tona dhe të punojmë për Të. Puna në vetvete do të na duket tepër e lehtë dhe për Të ne do të dëshirojmë dhimbjen, punën dhe flijimin, do të simpatizojmë me dëshirën e Tij të madhe për të shpëtuar njerëzimin dhe do të ndiejmë të njëjtën dashuri për njerëzit, që ndjente Ai. MNJ 31.4
Kjo është feja e Krishtit! Gjithçka tjetër, që nuk i afrohet këtij ideali është thjesht një mashtrim. Vetëshpallja dishepull i Krishtit, apo njohja teorike e të vërtetës nuk kanë për të shpëtuar askënd. Ne nuk mund t’i përkasim Krishtit, në qoftë se nuk i jepemi Atij plotësisht e me gjithë shpirt. Për këtë arsye pranimi vetëm përgjysmë i jetës së Krishterë e bën njeriun të dobët në qëllimet e veta dhe të lëkundur në atë që dëshiron. Përpjekja për t’i shërbyer njëkohësisht edhe vetes edhe Krishtit e shndërron atë në një dëgjues, i cili, ashtu si fara që ka rënë në një gurishte, nuk do të mund t’i rezistojë dot sprovës. MNJ 31.5