MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 1

2/24

2—“SHËMBËLLTYRA E MBJELLËSIT”

MBJELLËSI DHE FARA

SHËMBËLLTYRA E MBJELLËSIT i shërbeu Krishtit për të ilustruar çështje të mbretërisë së qiellit, si edhe punën e kryer nga Punëtori i madh, në favor të njerëzve të Tij. Porsi një mbjellës i fushave, Ai erdhi të hidhte farën qiellore të së vërtetës dhe, fara me anë të së cilës u mbollën të vërtetat më të çmuara ishte pikërisht mësimi i Tij me shëmbëlltyra. Shëmbëlltyra e mbjellësit, për shkak të thjeshtësisë së saj nuk është vlerësuar ashtu siç e meriton. Nga farërat e bimëve të natyrës, Krishti kërkon ta udhëheqë vëmendjen tonë, drejt farës së ungjillit, fryti i mbjelljes të së cilës është rikthimi i njeriut në besnik të Perëndisë. Shëmbëlltyrën e farës së vogël na e tregoi vetë Sovrani i qiellit dhe të njëjtat ligje, që qeverisin rritjen dhe zhvillimin e farërave në natyrë, qeverisin gjithashtu edhe mbjelljen e farërave të së vërtetës. MNJ 15.1

Një grup njerëzish ishte mbledhur buzë Detit të Galilesë për të parë e dëgjuar Jezusin, një turmë kureshtare dhe e etur për dije. Mes tyre kishte edhe të sëmurë mbi barrela, të cilët prisnin çastin e volitshëm për t’i parashtruar Atij brengën e tyre. Krishti gëzonte të drejtën e dhënë nga vetë Zoti për të shëruar brengat e racës tonë mëkatare. Kështu, Ai i qortonte sëmundjet, duke shpërndarë përreth Vetes jetë, shëndet dhe paqe. MNJ 16.1

Turma vazhdonte të rritej në numër dhe për rijedhojë edhe radhët rreth Krishtit shtrëngoheshin, derisa nuk pati më vend. Në atë pikë, pasi iu bëri zë atyre, që rrinin mbi barkat e peshkimit, Ai hipi mbi varkën që duhej ta çonte në anën tjetër të liqenit, i kërkoi dishepujve ta shtynin pak nga bregu dhe prej aty ku mbërriti, u foli turmave. MNJ 16.2

Në krah të detit shtrihej pllaja e bukur e Gjenezaretit, ndërsa përreth ngriheshin kodra të gjelbëruara. Në fusha e në kodra, mbjellësit dhe korrësit ishin të zënë me punë. Të parët duke hedhur farën, ndërsa të dytët duke mbledhur të korrat e para. Tek vështronte këtë pamje, Krishti tha: “Ja, një mbjellës doli për të mbjellë. Ndërsa po mbillte një pjesë e farës ra përgjatë rrugës; dhe zogjtë erdhën dhe e hëngrën. Një pjesë tjetër ra në gurishte, ku nuk kishte shumë tokë dhe mbiu shpejt, sepse terreni nuk ishte i thellë; por kur doli dielli u fishk dhe u tha, sepse nuk kishte rrënjë. Një pjesë tjetër ra midis ferrave dhe ferrat u rritën dhe ia zunë frymën. Një tjetër ra në tokë të mirë dhe dha fryt, duke dhënë njëra njëqindfish, tjetra gjashtëdhjetëfish dhe tjetra tridhjetëfish”. MNJ 16.3

Misioni i Krishtit nuk u kuptua nga njerëzit e kohës së Tij, pasi mënyra e ardhjes së Tij, nuk përputhej me çka ata prisnin. Zoti Jezus ishte themeli i gjithë sistemit fetar, ekonomik e shoqëror Hebraik. Shërbesat madhështore të Hebrenj ve kishin origjinë hyjnore dhe ishin projektuar për t’ju mësuar njerëzve se në kohën e caktuar do të vinte Ai, për të cilin tregonin ritet. Hebrenjtë ama, duke lartësuar format dhe ceremonitë, kishin humbur sysh thelbin dhe qëllimin e tyre. Traditat, ligjet dhe veprat e njerëzve jua kishin fshehur mësimet, që Perëndia kishte për qëllim t’ju përcillte. Këto ligje e tradita u bënë pengesë për kuptimin dhe zbatimin në praktikë nga ana e tyre të fesë së vërtetë. Kështu, kur realited u mishërua në personin e Krishtit, ata nuk qenë në gjendje të dallonin në Të përmbushjen e simboleve të tyre, thelbin e gjithë hijeve. Duke u kapur fort pas simboleve dhe ceremonive të tyre pa vlerë, ata e hodhën poshtë Jezusin, realitetin e gjallë. Biri i Perëndisë kishte ardhur, ndërsa ata vazhduan të kërkonin një shenjë. Mesazhit “Pendohuni, se mbretëria e qiellit është afër” ata iu përgjigjën duke kërkuar një shenjë.-Mateu 3:2. Ungjilli i Krishtit ishte për ta gur pengese, pasi ata kërkonin shenja në vend të Shpëtimtarit. Ata prisnin që Mesia t’i bënte realitet objektivat e Tij përmes pushtimesh madhështore, prisnin që Ai ta themelonte mbretërinë e Tij mbi rrënojat e mbretërive të kësaj bote. Kësaj shprese Krishti i dha përgjigje në shëmbëlltyrën e mbjellësit. Mbretëria e Perëndisë nuk do të triumfonte me dhunë, apo me anë të forcës së armëve, por nëpërmjet mbjelljes në zemrat e njerëzve, të një parimi të ri. MNJ 16.4

“Ai që mbjell farën e mirë është Biri i njeriut”.-Mateu 13:37. Krishti kishte ardhur jo si mbret, por si mbjellës, jo për të rrëzuar mbretëri, por për të mbjellë farën, jo për t’i udhëhequr pasuesit e Tij drejt ngadhnjimit tokësor dhe madhështisë kombëtare, por drejt të korrave, që duheshin mbledhur me durim, pas një pune të lodhshme e duke kalur përmes humbjesh dhe zhgënjimesh. MNJ 17.1

Farisenjve nuk u shpëtoi kuptimi i shëmbëlltyrës së Krishtit, por mësimi që dilte prej saj nuk ishte i mirëpritur për ta, ndaj edhe u shtirën sikur nuk e kishin kuptuar. Ndërkaq, për turmat, shëmbëlltyra e mbështolli me mister të mëtejshëm qëllimin e Mësuesit të ri, fjalët e pushtetshme të të cilit u tingëllonin mallëngjyese, por edhe shembnin gjithashtu njëherazi ambiciet e tyre. As vetë dishepujt nuk e kishin kuptuar shëmbëlltyrën, por interesimi i tyre ishte zgjuar dhe ata shkuan tekjezusi, kur ky ishte vetëm dhe i kërkuan t’jua shpjegonte. MNJ 17.2

Krishti dëshironte të zgjonte pikërisht këtë lloj dëshire për të ditur, në mënyrë që të mund t’u jepte shpjegime më të detajuara. Ai jua shpjegoi dishepujve shëmbëlltyrën, ashtu siç do t’ja bëje të qartë fjalën e Tij të gjithë atyre, që e kërkojnë të vërtetën me gjilhë zemër. Ata, të cilët e studiojnë fjalën e Perëndisë me zemrat të hapura ndaj ndriçimit të Frymës së Shenjtë nuk do të mbesin në terrin e padijes, përsa i përket kuptimit të fjalës. “Në qoftë se dikush do të bëjë vullnetin e Tij”, tha Krishti “do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia, apo jam unë që flas nga vetja ime”.-Gjoni 7:17 Të gjithë ata, që vijnë tek Krishti për të kërkuar më shumë njohuri rreth të vërtetës kanë për t’i gjetur ato. Ai do të shpalosë misteret e mbretërisë së qiellit dhe kuptimi i tyre do t’ju bëhet i qartë të gjithë atyre, që dëshirojnë me gjithë zemër të njohin të vërtetën. Një dritë nga qielli do të ndizet në tempullin e shpirtit dhe ajo do të jetë e dukshme edhe nga të tjerët, porsi shkëlqimi i fortë i një llambe në një shteg të errët. MNJ 18.1

“Mbjellësi doli për të mbjellë”. Situata e përgjithshme në Lindjen e Mesme ishte e pastabilizuar dhe rreziku i të rënit viktimë veprimesh të dhunshme shumë i madh. Për këto arsye njerëzit banonin kryesisht në qytete të rrethuara me mure, prej nga ku fermerët dilnin përditë, për të shkuar drejt vendeve të tyre të punës, jashtë mureve. Porsi ata, edhe Krishti, Mbjellësi hyjnor doli për të mbjellë, duke lënë pas krahëve paqen dhe sigurinë e shtëpisë së Vet. Ai la pas lavdinë që e mbulonte bashkë me Atin, përpara se bota të krijohej, la pozitën e Tij në fronin e universit dhe doli porsi një njeri, i përvuajtur, i tunduar e i shoqëruar nga vetmia, për të mbjellë me lot e për të vaditur me gjakun e Vet, farën e jetës për një botë të humbur. MNJ 18.2

Edhe shërbyesit ejezusit duhet të dalin për të mbjellë, ashtu si Ai. Kur u thirr për t’u bërë mbjellës i farës të së vërtetës Abrahamit iu urdhërua: “Largohu nga vendi yt, nga të afërmit e tu dhe nga shtëpia e babait tënd, dhe shko në vendin që do të të tregoj”.-Zanafilla 12:1. “Dhe ai u nis pa ditur se ku po shkonte”.-Hebrenjve 11:8. Po kështu edhe apostullit Pal, i cili po lutej në një tempull të Jeruzalemit i erdhi mesazhi nga Perëndia: “Shko, sepse unë do të të dërgoj larg, midis johebrenjve”.-Veprat e Apostujve 22:21. Kështu pra, të gjithë ata, të cilët janë thirrur për t’u bashkuar me Krishtin, duhet të lënë pas gjithçka, në mënyrë që ta ndjekin Atë. Miqësitë e vjetra duhen prishur, planet e mëparshme të jetës duhen braktisur dhe çdo shpresë tokësore duhet dorëzuar. Fara duhet mbjellë në vetmi, me punë e lot e përmes shumë sakrificash. MNJ 19.1

“Mbjellësi mbjell farën”. Krishti erdhi ta mbillte mbarë botën me të vërtetën. Satani ka që nga koha e rënies së njeriut që mbjell në botë farën e gabimit. Ai arriti përmes mashtrimit të merrte kontrollin mbi njerëzimin dhe vazhdon të përpiqet edhe sot për ta përmbysur mbretërinë e Perëndisë në tokë dhe për t’i nënshtruar njerëzit ndaj sundimit të tij. Krishti, një Mbjellës nga një botë më e lartë se kjo e jona, erdhi të mbjellë farën e së vërtetës. Ai, i cili merrte pjesë në këshillet e Perëndisë, i cili kishte jetuar në pjesën e brendshme të Shenjtores së të Pëijetshmit’ mund t’ju sillte njerëzve parimet e kulluara të së vërtetës. Krishti kishte qënë për botën Zbulues i të vërtetës që nga rënia e njeriut2 në mëkat. Ajo farë e pashkatërrueshme, që është “Çala e Perëndisë së gjallë që mbetet pëijetë” i komunikohet njerëzve përmes Tij.-lPjetri 1:23. Krishti mbolli farën e ungjillit edhe nëpërmjet premtimit të parë që i bëri racës sonë të rënë në mëkat, në kopshtin e Edenit. Por shëmbëlltyra e mbjellësit flet kryesisht për shërbesën e Tij mes njerëzve dhe për punën që u krye përmes saj. MNJ 19.2

Fjala e Perëndisë është si fara. Çdo farë mbart në vetvete parimin e mbiijes dhe brenda këtij parimi gjendet e qarkshkruar vetë jeta e bimës. Edhe fjala e Perëndisë mbartjetë. Krishti thotë: “Fjalët që po ju them janë frymë dhe jetë”.-Gjoni 6:63. “Ai, që e dëgjon fjalën Time dhe beson në atë që më ka dërguar, ka jetë të pëijetshme”.- Gjoni 5:24. Çdo urdhëresë dhe çdo premtim i fjalës së Perëndisë mbart vetë jetën e Perëndisë dhe gjithashtu fuqinë e nevojshme, përmes së cilës ajo urdhëresë mund të përmbushet dhe ai premtim të realizohet. Ai, i cili njihet me fjalën dhe e pranon atë përmes besimit, po merr në fakt vetë jetën dhe natyrën e Perëndisë. MNJ 20.1

Çdo farë jep fryte sipas llojit të vet. Mbilleni farën në kushtet e duhura dhe ajo do të shndërrohet në një bimë me një jetë të sajën. Me ndihmën e besimit bëjini vend në zemrat tuaja farës së pashkatërrueshme të fjalës dhe ajo do t’i bëjë jetën dhe karakterin tuaj të ngjashme me jetën dhe karakterin e Perëndisë. MNJ 20.2

Mësuesit e Izraelit nuk mbillnin farën e fjalës së Perëndisë, ndaj edhe puna e Krishtit si mësues i së vërtetës ishte në kontrast të dukshëm me atë të rabinëve të kohës së Tij. Ata flisnin me hollësi mbi traditat, mbi teoritë e mbi hamendjet e njerëzve dhe Çala e Perëndisë zëvendësohej shpesh prej tyre, me atë që njerëzit kishin mësuar dhe shkruar rreth saj. Kështu, mësimi i rabinëve nuk ishte në gjendje ta gjallëronte shpirtin. Nga ana tjetër, tema e mësimeve dhe e predikimit të Krishtit ishte fjala e Perëndisë. Atyre që e pyesnin, Ai iu përgjigjej prerazi me fjalët, “Kështu është shkruar”, “Çfarë thonë Shkrimet”? apo, “Çfarë lexon”? Krishti nuk humbte rast pa mbjellë farën e fjalës, sa herë që dikush, qoftë ky mik apo armik, shfaqte interes ndaj Tij, apo punës që Ai kryente. Ai, i cili është Rruga, e Vërteta dhejeta, Ai vetë Fjala e gjallë, thotë për Shkrimet: uAto janë këto, që dëshmojnë për mua”. Dhe, Uduke zënë fill nga Moisiu dhe nga gjithë profetët”, Ai ju shpjegoi dishepujve unë të gjitha shkrimet gjërat që i takonin Atij”.-Gjoni 5:39: Luka 24:27. {COL 38.3} Shërbyesit e Krishtit duhet të kryejnë të njëjtën detyrë. Në ditët tona, ashtu si edhe në kohët e vjetra, të vërtetat jetike të fjalës së Perëndisë lihen mënjanë për t’iu bërë vend teorive dhe hamëndjeve të njerëzve. Shumë punëtorë të vetëshpallur të ungjillit nuk e pranojnë të tërë Biblën si fjalë të frymëzuar. Ka njerëz utë urtë” nga ata, që e hedhin poshtë një pjesë të saj, ndërkohë që Umëndjeditur” të tjerë mohojnë vërtetësinë e një tjetër pjese. Ata e mbajnë gjykimin e vet si të epërm ndaj atij të fjalës dhe atë pjesë të Shkrimeve që zgjedhin t’jua mësojnë ithtarëve te tyre e konsiderojnë nën autoritetin e vet shpjegues. Në këtë mënyrë, mirëfillësia hyjnore e fjalës së Perëndisë shkatërrohet, farat e mosbesimit mbillen gjithandej dhe për rijedhojë njerëzit fillojnë e hutohen dhe nuk dinë më, se çfarë të besojnë. Ka shumë besime e bestytni, të cilat mendja nuk ka të drejtë t’i ushqejë. Rabinët e ditëve të Krishtit shtrembëronin shumë pjesë të Shkrimeve, duke i veshur ato me domethënie mistike. Ata përpiqeshin ta shkatërronin pushtetin e fjalës së Perëndisë, pasi mësimet që vinin prej saj dënonin veprimet e tyre. E njëjta gjë ndodh edhe sot. Punohet shumë që Fjala e Perëndisë të ngjajë e errët dhe e mistershme, në mënyrë që shkeljet e ligjit të Tij të justifikohen më lehtë. Krishti i kundërshtoi këto lloj mënyrash të vepruari në kohën e vet dhe i mësoi njerëzve se Fjala e Perëndisë duhej kuptuar nga të gjithë. Ai i cilësoi Shkrimet si të pajisura me autoritet të padiskutueshëm dhe të njëjtën gjë duhet të bëjmë edhe ne. Bibla duhet paraqitur si fjala e Perëndisë së pafund, si fundi i çdo kontradikte dhe themeli i të gjithë besimeve. MNJ 20.3

Bibla është zhveshur nga pushteti i saj dhe rrjedhojat dallohen në varfërimin e jetës shpirtërore. Shërbesave, që dëgjohen sot nga shumë podiume ju mungon fuqia hyjnore, që është në gjendje të zgjojë ndërgjegjen dhe t’i japë shpirtit jetë. Dëgjuesit e sotëm nuk mund të thonë: “A nuk na digjej zemra përbrenda kur Ai na fliste udhës dhe na hapte Shkrimet”?-Luka 24:32. Sa të shumtë janë ata, që e kërkojnë me ngulm Perëndinë dhe e dëshirojnë me zjarr praninë e Tij hyjnore! Teoritë filozofike, apo veprat letrare, sado të shkëlqyera, nuk janë në gjëndje ta kënaqin zemrën, ndërsa pohimet dhe shpikjet e njerëzve nuk kanë kurrfarë vlere. Lejojeni fjalën e Zotit t’ju flasë njerëzve! Lejojini ata, që deri më sot kanë njohur vetëm traditat, thëniet dhe teoritë njerëzore, të dëgjojnë zërin e Atij, fjala e të cilit është në gjendje t’i japë shpirtit një jetë të re e të pëijetshme. MNJ 22.1

Tema e preferuar e Krishtit ishte dhembshuria atërore dhe mëshira e madhe e Perëndisë. Ai e përshkroi me hollësi shenjtërinë e karakterit dhe të ligjit të Tij dhe iu paraqit njerëzve si rruga, e vërteta dhe jeta. Këto le të jenë edhe temat e trajtuara nga ata, që punojnë për Krishtin. Paraqisni të vërtetën që u shpall në Jezusin, bëjini të qarta kërkesat e ligjit dhe të ungjillit, tregojuni njerëzve për jetën plot sakrifica e vetëmohim të Krishtit, për poshtërimin dhe vdekjen e Tij, tregojuni për ringjalljen dhe ngjitjen në qiell, për ndërmjetësimin për ta në gjykatat e Perëndisë dhe për premtimin e Tij: “Do të kthehem dhe t’ju marr pranë meje”.-Gjoni 14:3. MNJ 22.2

Në vend që të merreni me diskutime teorish të gabuara, apo të humbisni kohë në përpjekje të kota për të luftuar kundërshtarët e ungjillit, ndiqni shembullin e Jezusit dhe paraqisni të vërteta të reja nga thesari i Perëndisë: “Predikoni fjalën”, “Mbillni në breg të të gjitha ujërave”, uAi që ka Qalën time, le ta kallëzojë atë me besnikëri. Ç’punë ka kashta me grurin?”, thotë Zoti. uÇdo fjalë e Perëndisë është e rafinuar me zjarr...Mos u shto asgjë fjalëve të Tij që mos të të qortojë dhe të dalësh gënjeshtar”.-2Timoteut 4:2; Isaia 32:20; Jeremia 23:28; Fjalët e Urta 30:5,6. MNJ 23.1

“Mbjellësi mbjell fjalën”: Ky është parimi i madh, që duhet të qëndrojë në themel të çdo pune edukuese. uFara është Çala e Perëndisë”, por në shumë shkolla të ditëve tona Shkrimet lihen mënjanë dhe lëndë të tjera e mbajnë të zënë mendjen. Studimi i veprave të autorëve jobesimtarë zë një vend të madh në sistemin arsimor dhe lënda e librave shkollorë e trajton besimin me skepticizëm. Kërkimet shkencore janë çorientuese, pasi zbulimet e tyre shtrembërohen dhe keqinterpretohen. Fjala e Perëndisë krahasohet me teori të hamendësuara shkencore dhe paraqitet e tillë që të ngjajë e paqartë dhe e pabesueshme. Kështu, në mendjet e të rinjve mbillen farat e dyshimit, të cilat do mbijnë kur këta të ndodhen përballë tundimit. Kur humbet besimin tek Çala e Perëndisë, shpirti nuk ka më as mbrojte e as udhëheqje dhe të rinjtë udhëhiqen në shtigje, që të çojnë larg Perëndisë dhe jetës së pëijetshme. MNJ 23.2

Padrejtësia e shumëpërhapur sot në botën tonë i detyrohet kryesisht këtij shkaku. Kur fjala e Perëndisë lihet mënjanë, pushteti i saj për t’i mbajtur nën kontroll pasionet negative të zemrës zvenitet. Njerëzit mbjellin në mish dhe prej mishit ata korrin shkatërrim. MNJ 23.3

Këtu gjejmë gjithashtu edhe shkakun madhor të dobësimit dhe të kufizimit të aftësive mendore. Kur i kthen shpinën fjalës së Perëndisë, për t’u ushqyer me vepra të shkruara nga njerëz të pafrymëzuar, mendja mpaket, varfërohet dhe nuk arrin të njihet me parimet e mëdha e të thella të të vërtetës së përjetshme. Mendja mjaftohet me kuptimin e atyre gjërave që dihen, mjaftohet me trajtimin e një numri të kufizuar çështjesh dhe për këtë arsye ajo ndrydhet, fuqia e saj dobësohet dhe pas pak kohësh humbet aftësinë e vet për t’u zgjeruar. MNJ 24.1

Këto janë rijedhojat e një sistemi të gabuar arsimor. Misioni i çdo mësuesi duhet të jetë ai i udhëheqjes së mendjes së të rinjve drejt të vërtetave madhore të Fjalës së frymëzuar, pasi ky është shkollimi thelbësor, për këtë jetë dhe për atë që do të vijë. MNJ 24.2

Dhe askush të mos mendojë se kjo do të pengojë studimin shkencor, do të shkaktojë uljen e standardeve të shkollimit, apo varfërimin e njohurive e të kulturës së përgjithshme: dituria e Perëndisë është e lartë aq sa qielli dhe e gjerë sa mbarë universi. Nuk ka asgjë më fisnikëruese e gjallëruese, sesa studimi i temave të mëdha, që kanë të bëjnë me jetën tonë të përjetshme. Le të përpiqen të rinjtë t’i bëjnë të vetat këto të vërteta dhe përpjekja ka për t’i hapur e për t’i forcuar mendjet e tyre. Ajo do ta udhëheqë çdo student, që e zbaton Çalën drejt zgjerimit të fushave të studimit dhe do ta pajisë atë me një bagazh të pasur njohurish të pashkatërrueshme. MNJ 24.3

Shkollimi i fituar nga hulumtimi i Shkrimeve është një njohuri e përjetuar e planit të shpëtimit. Një shkollim i tillë do të rivendosë në shpirt imazhin e Perëndisë dhe do të gjallërojë forcat e nevojshme për t’i rezistuar tundimit. Ai do ta përgatisë nxënësin të bëhet një bashkëpunëtor i vlefshëm i Krishtit, në misionin e Tij të mëshirës ndaj botës dhe një anëtar i familjes qiellore, i cili do të ndajë trashëgiminë e shenjtorëve. MNJ 24.4

Mësuesi i të vërtetave të shenjta ama, mund të kumtojë vetëm atë që ai vetë ka përjetuar. Krishti ju mësoi të tjerëve të vërtetën, pasi Ai ishte vetë e vërteta. Mendimet e Tij, karakteri dhe përvoja e Tij jetësore u mishëruan në mësimin e Tij. Kështu duhet të ndodhë edhe me ata, që i shërbejnë: kush dëshiron tju mësojë të tjerëve fjalën, duhet ta përvetësojë atë më parë, përmes pëijetimit vetjak. Ata duhet ta dinë se çfarë do të thotë të kesh me veteJezusin, nën formë urtësie, drejtësie, shenjtërimi dhe shpëtimi. Kur t’iu flasin të tjerëve për fjalën e Perëndisë, ata nuk duhet ta paraqesin atë të shoqëruar me ndoshta, apo me ka mundësi, por duhet të deklarojnë ashtu si apostulli Pjetër: “Ne nuk jua bëjmë të njohur fuqinë dhe ardhjen e Zotit tonë Jezus Krishtit, duke shkuar pas përrallave të sajuara me mjeshtëri, por, sepse jemi dëshmitarë okularë të madhështisë së tij”.-2Pjetri 1:16. Çdo ministër i Krishtit dhe çdo mësues i fjalës së Tij duhet të jetë në gjendje të thotë si i dashuri Gjon: “Jeta u shfaq dhe ne e pamë e dëshmojmë për të dhe ju shpallim jetën e përjetshme, që ishte pranë Atit dhe na u shfaq neve”.-lGjoni 1:2. MNJ 25.1