MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 1

17/24

NË KËRKIM T Ë THESARIT.

Fjala e Perëndisë duhet të jetë objekti i studimit tonë. Ne duhet t’ua mësojmë fëmijëve tanë të vërtetat, që gjenden në të. Ajo është një thesar i pashtershëm, por njerëzit nuk arrijnë ta gjejnë, pasi ata nuk kërkojnë derisa ta kenë gjetur dhe ta kenë bërë të tyren. Shumë vetë kënaqen me hamendësime lidhur me të vërtetën e mundshme. Ata mjaftohen me një kërkim thjesht sipërfaqësor, duke besuar se zotërojnë tashmë gjithçka thelbësore. Ata i besojnë atyre, që të tjerë kanë thënë për të vërtetën, pasi janë tepër dembela për të punuar vetë, me zell e sinqerisht, për ta gjetur atë. Fjala e Perëndisë e krahason këtë punë me gërmimin për thesarin e fshehur. Por hamendësimet dhe teoritë e njerëzve lidhur me të vërtetën nuk janë thjesht të pasakta. Ato janë të rrezikshme, pasi vendosin njeriun, në vendin ku duhet të qëndrojë Perëndia. Ato i vendosin thëniet e njerëzve, atje ku duhet lexuar: “Kështu thotë Zoti”. MNJ 88.1

Krishti është e vërteta. Fjalët e Tij janë e vërteta dhe ato kanë një kuptim shumë më të thellë sa ç’duket në sipërfaqe. Të gjitha thëniet e Krishtit kanë vlera, që shkojnë përtej kuptimit të tyre në dukje pa pretendime. Mendjet e gjallëruara prej Frymës së Shenjtë do ta dallojnë vlerën e vërtetë të këtyre thënieve. Ato do t’i dallojnë xhevahiret e çmuara të së vërtetës edhe sikur këto të paraqiten nën formën e thesareve të groposura. MNJ 88.2

Teoritë dhe hamendësimet njerëzore nuk të udhëheqin kurrë drejt kuptimit të Fjalës së Perëndisë. Ata, që kujtojnë se marrin vesh nga filozofia mendojnë se shpjegimet e tyre janë të mjaftueshme për të zbërthyer thesaret e njohurisë dhe për të parandaluar hyrjen e herezive në kishë. Por janë pikërisht këto shpjegime, që kanë sjellë në kishë teori të gabuara dhe heretike. Njerëzit kanë bërë përpjekje të mëdha për të shpjeguar ato që mendoheshin të ishin pjesë të mjegullta të shkrimeve, por tepër shpesh përpjekjet e tyre vetëm sa e kanë errësuar më shumë, atë që donin të qartësonin. MNJ 89.1

Priftërinjtë dhe farisenjtë mendonin se po bënin vepra të mëdha si mësues, duke e interpretuar fjalën e Perëndisë sipas mendjes së tyre, por Krishti iu tha: uNuk i njihni as shkrimet, as pushtetin e Perëndisë”.-Marku 12:24. Ai i fajësoi ata se mësonin udoktrina, të cilat janë porosi nga njerëzit”.-Marku 7:7. Ndonëse ishin mësuesit e orakujve të Perëndisë dhe duhej ta njihnin mirë fjalën e Tij, ata nuk e zbatonin atë. Satani i kishte verbuar, që të mos ta dallonin rëndësinë e saj të vërtetë. MNJ 89.2

Këtë punë e bëjnë shumë vetë edhe në ditët tona. Shumë kisha janë njollosur me këtë mëkat. Rreziku është vërtet i madh, që edhe ata që mbahen si njerëzit e mëdhenj të epokës sonë të përsërisin të njëjtat gabime të mësuesve Hebrenj. Ata i interpretojnë gabim orakujt hyjnorë, duke përhapur mes njerëzve hutim e çoroditje, për shkak të keqkuptimit nga ana e tyre, të së vërtetës hyjnore. MNJ 89.3

Shkrimet nuk kanë nevojë të lexohen nën dritën e zbehtë të traditave, apo të hamendjeve njerëzore. Përpjekja për të shpjeguar Shkrimet me anë të traditave, apo të imagjinatës së njeriut është po aq e kotë sa çdo të ishte ajo për të ndriçuar diellin, me anë të një pishtari! Fjala e Shenjtë e Perëndisë nuk ka nevojë për vezullimin e dobët të tokës për ta bërë të dallueshme lavdinë e vet. Ajo është si vetë drita, është lavdia e shpallur e Perëndisë dhe përpara saj, çdo dritë tjetër ngjan e zbehtë. MNJ 89.4

Studimi i fjalës ama duhet të jetë i sinqertë dhe i detajuar. Dembelët nuk do të shpërblehen kurrë me kuptimin e qartë dhe të saktë të së vërtetës. Asnjë bekim këtu në tokë nuk mund të arrihet pa punuar me zell, me ngulm e me durim. Nëse njerëzit duan të kenë sukses në veprimtaritë e tyre, atëherë ata duhet të punojnë me vullnet dhe të kenë besim në rezultatet e punës. Ne nuk mund të presim që të vërtetat shpirtërore të bëhen tonat, pa punuar me zell për t’i fituar ato. Ata, që dëshirojnë të gjejnë thesaret e të vërtetës duhet të gërmojnë, ashtu siç gërmon një minator për thesaret e fshehura nën dhe’. Puna indiferente e me gjysmë zemre nuk bën dobi. Si të rinjtë, ashtu edhe të moshuarit duhet jo vetëm ta lexojnë fjalën e Perëndisë, por edhe ta studiojnë atë me dëshirë të vërtetë, duke u lutur dhe duke e kërkuar të vërtetën sikur kjo të ishte një thesar i fshehur. Ata, që veprojnë në këtë mënyrë do të shpërblehen, pasi Krishti do t’i rrisë aftësitë e tyre për të kuptuar. MNJ 90.1

Shpëtimi ynë varet nga njohja e të vërtetës, që gjëndet në Shkrimet e Shenjta. Perëndia dëshiron që kjo njohuri të bëhet e jona, prandaj kërkoni në Bibël, me mendje të uritura për dije! Eksplorojeni fjalën e Perëndisë, ashtu siç e eksploron tokën minatori në kërkim të arit. Mos e ndalni kërkimin derisa të keni lidhur marrëdhënien tuaj me Perëndinë dhe të jeni njohur me vullnetin e Tij për ju. Krishti tha: “Çfarëdo të kërkoni në emrin tim, do ta bëj, që Ati të përlëvdohet në Birin. Në qoftë se do të kërkoni diçka në emrin tim, unë do ta bëj”.-Gjoni 14:13,14. MNJ 90.2

Besimtarët e devotshëm dhe njerëzit e zot arrijnë të rrokin copëza të të vërtetave të përjetshme, por shpesh ata nuk arrijnë t’i kuptojnë ato, sepse gjërat e dukshme ua fshehin lavdinë e gjërave të padukshme. Kërkuesi i suksesshëm i thesarit të fshehur duhet të vihet në kërkim të atyre gjërave, që qëndrojnë më lart se ato të kësaj bote. Të gjitha dhuntitë dhe aftësitë e tij i duhen dedikuar plotësisht këtij kërkimi. MNJ 91.1

Mosbindja i ka mbyllur dyert një sasie të madhe njohurish, që mund të ishin fituar prej Shkrimeve. Të kuptosh do të thotë t’iu bindesh urdhëresave të Perëndisë. Shkrimët nuk ju duhen përshtatur paragjykimeve, apo xhelozisë së njerëzve. Ato mund të kuptohen vetëm prej atyre, që kërkojnë me përulje ta njohin të vërtetën, në mënyrë që të mund t’i binden asaj. MNJ 91.2

Ndoshta ti pyet: Çfarë duhet të bëj për t’u shpëtuar? Përgjigjya është: duhet të heqësh dorë nga paragjykimet, nga idetë dhe mendimet e trashëguara dhe ato që ke krijuar vetë, përpara se të fillosh hulumtimin e Shkrimeve. Nëse i studion ato me qëllim që të gjesh aty mbështetje për mendimet e tua, atëherë nuk ke për ta gjetur kurrë të vërtetën. Duhet kërkuar për të gjetur atë që thotë Perëndia. Nëse, ndërkohë që studion bindesh për diçka, nëse e shikon që mendimet e tua të mëparshme bien ndesh me të vërtetën e re që ke zbuluar, atëherë mos e ndrysho të vërtetën, në mënyrë që kjo të përputhet me atë që mendoje më parë, por pranoje dritën e re, që po të jepet. Hape mendjen dhe zemrën tënde, që të mund të shikosh gjëra të mahnitshme, në tjalën e Perëndisë. MNJ 91.3

Besimi tek Krishti si shpëtimtari i botës hedh rrënjë në mendjet e ndriçuara dhe të kontrolluara nga zemra, në gjendje ta njohin dhe ta vlerësojnë thesarin qiellor. Ky besim është i pandashëm nga pendimi dhe nga transformimi i karakterit. Të kesh besim do të thotë ta gjesh dhe ta pranosh thesarin e ungjillit, bashkë me gjithë detyrimet që vijnë me të. MNJ 91.4

“Nëse një nuk ka rilindur, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë”.-Gjoni 3:3. Ai mund të sajojë e të imagjinojë, por pa syrin e besimit, nuk është në gjendje ta shikojë thesarin. Krishti dha jetën për të na e siguruar këtë thesar me vlerë të paçmueshme, por pa rilindur me anë të besimit në gjakun e Tij, nuk ka as laije të mëkateve, as thesare për shpirtin e humbur. MNJ 92.1

Ne kemi nevojë për ndriçimin e Shpirtit të Shenjtë, në mënyrë që t’i dallojmë të vërtetat e fjalës së Perëndisë. Bukuria e natyrës nuk duket, derisa dielli, duke shpërndarë errësirën, e zbulon atë me dritën e tij. Po kështu edhe thesaret e fjalës se Perëndisë nuk do të vlerësohen, derisa të jenë zbuluar nga rrezet e shndritshme të Diellit të Drejtësisë. MNJ 92.2

Shpirti i Shenjtë, i dërguar prej qiellit nga mirësia e dashurisë së pafundme, ua zbulon të vërtetat e Perëndisë, të gjithë atyre që kanë besim tek Krishti. Me anë të fuqisë së Tij, të vërtetat jetike, nga të cilat varet shpëtimi i njeriut nguliten në mendje dhe rruga e jetës bëhet aq e qartë, saqë askush nuk ka pse ta humbasë drejtimin. Ndërsa studiojmë Shkrimet, duhet të lutemi që drita e Shpirtit të Shenjtë të Perëndisë të ndriçojë mbi Çalën, në mënyrë që të jemi në gjendje t’i shohim e t’i vlerësojmë thesaret e saj. MNJ 92.3