MËSIME NDRYSHE NGA JEZUSI - VËLLIMI 1

18/24

SHPËRBLIMI.

Askush të mos mendojë se nuk ka më njohuri të pazbuluara. Thellësia e intelektit njerëzor është e matshme dhe veprat e njerëzve mund të përvetësohen, por, sado të fluturojmë me imagjinatë, nuk mund ta gjejmë Perëndinë. Përtej botëkuptimit tonë shtrihet pafundësia. Ajo, që kemi parë ne është vetëm një vezullim i dobët i lavdisë hyjnore, një grimcë e njohurisë dhe e urtësisë së pafundme. Deri tani ne kemi gërvishtur, si të thuash, vetëm në sipërfaqen e minierës, në një kohë kur ari ndodhet nën këtë shtresë dhe pret të shpërblejë atë, që do të gërmojë për ta gjetur. Në minierën e të vërtetës, lopata duhet ngulur përherë e më thellë dhe rezultati përfundimtar do të jetë thesari i lavdishëm. Po të besojmë siç duhet, njohuritë hyjnore do të bëhen tonat. MNJ 92.4

Të gjithë ata që do t’i hulumtojnë Shkrimet e Shenjta me frymën e Krishtit do të shpërblehen. Kur njeriu dëshiron që ta mësojnë, ashtu siç mësohen fëmijët e vegjël, kur e dorëzon plotësisht veten në duart e Perëndisë, atëherë ai do ta gjejë të vërtetën në fjalën e Tij. Nëse njerëzit do të shfaqnin bindje, ata do ta kuptonin planin e qeverisjes së Perëndisë. Bota qiellore do t’i hapte sallat e saj të hirit e të lavdisë për t’u eksploruar. Qëniet njerëzore do të ishin krejtësisht të ndryshme nga ç’janë tani, pasi duke eksploruar minierat e të vërtetës njerëzit do të fisnikëroheshin. Misteri i shpëtimit, mishërimi i Krishtit dhe flijimi i Tij për shlyerjen e mëkateve tona, nuk do të ishin më të errët, siç janë tani, në mendjet tona. Ato jo vetëm do të kuptoheshin më mirë, por edhe do të vlerësoheshin shumë më tepër. MNJ 93.1

Në lutjen e Tij drejtuar Atit, Jezusi i dha botës një mësim, që duhet skalitur në mëndje e në zemra. uKjo është jeta e pëijetshme,” tha ai, “të të njohin ty, të vetmin Perëndi të vërtetë, dhe Jezus Krishtin që ti ke dërguar”.- Gjoni 17:3. Ky është shkollimi i vërtetë, në gjendje të përcjellë fuqi. Njohja përmes përjetimit me Perëndinë dhe Jezus Krishtin e dërguar prej Tij e transformon njeriun, duke e bërë të ngjashëm me imazhin e Perëndisë. Ajo i jep atij kontrollin mbi vetveten, duke bërë që çdo impuls dhe pasion i ulët, t’i nënshtrohet kontrollit dhe pushtetit të lartë të mendjes. Zotëruesi i saj bëhet bir i Perëndisë dhe trashëgimtar i qiellit. Ai lidh një marrëdhënie të ngushtë me mendjen e të Pafundmit dhe i ka të hapura thesaret e pasura të universit. MNJ 93.2

Kjo është njohuria, që mund të fitohet, duke hulumtuar Çalën e Perëndisë. Ajo mund të gjendet nga çdo njeri, që është i gatshëm të japë gjithçka për ta fituar. MNJ 94.1

“Në rast se kërkon me ngulm gjykimin dhe ngre zërin për të siguruar mirëkuptim, në rast se e kërkon si argjendin dhe fillon të rrëmosh si për një thesar të fshehur, atëherë do të ndjesh frikën e Zotit dhe ke për të gjetur kuptimin e Perëndisë”.-Fjalët e Urta 2:3-5. MNJ 94.2