Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit
27. ZGJIMI NË KOHËN MË TË RE
Kudo që ndonjëherë Fjala e Zotit është predikuar në mënyrë besnike janë paraqitur rezultatet që e kanë dëshmuar prejardhjen e saj hyjnore. Shpirti Shenjt e ka përcjellur lajmin e shërbëtorëve të tij dhe fjala ka ndikuar fuqishëm. Mëkatarët e kanë ndjerë se po i bren ndërgjegja për gabimet që i kanë bërë. “Drita që e ndriçon çdo njeri i cili vjen në botë” i ka ndriçuar vendet e fshehura të shpirtërave të tyre dhe ua ka zbuluar pjesët e fshehta të errësirës. Pikëllimi i thellë mandej i ka kapluar shpirtërat dhe zemrat e tyre. Përmes mëkatit e kanë dëshmuar të drejtën dhe gjyqin që do të vijë. Kështu e kanë kuptuar drejtësinë e Jehovës dhe e kanë ndjerë frikën se do të detyrohen të paraqiten para hetuesit të zemrës me fajin dhe papastërtinë e tyre. Në frikën e shpirtit të tyre kanë klithur: “Kush do të na çlirojë nga trupi i kësaj vdekje?” Kur u është zbuluar kryqi në Golgotë me viktimën e jashtëzakonshme për shkak të mëkatit të njerëzimit e kanë parë se vetëm meritat e Krishtit mund t'i mënjanojnë gabimet e tyre. Vetëm ato mund ta pajtojnë njeriun me Zotin. Ata me besim dhe përkulje e kanë pranuar Qengjin e Zotit i cili i merr mëkatet e botës. Me gjakun e Krishtit e kanë marrë “faljen e mëkateve të kaluara”. BZ 436.1
Këta shpirtëra i kanë sjellë frytet e denja për pendesë. Kanë besuar, më tutje janë pagëzuar dhe kanë filluar të jetojnë me jetën e re—si krijesa të reja në Jezu Krishtin; jo duke u drejtuar me dëshirat e tyre të mëparshme, por që me besim në Birin e Zotit të shkojnë hapave të tij të shkëlqejnë me karakterin e tij dhe të pastrohen ashtu siç është Ai i pastër. Atë që dikur e kanë urrejtur tani e duan, atë që dikur e kanë dashur tani e urrejnë. Dikur krenarë dhe me plotë vetëbesim, janë bërë me zemra të brishta dhe të përkulur. Njerëzit sugjestiv dhe arrogantë janë bërë modest dhe serioz. Blasfemistët—janë bërë njerëz me frikë dhe respekt, pijanecët—esull kurse njerëzit e bjerrur të—moralshëm. Ata e kanë hedhur vesin e modës së kësaj bote. Si të Krishterë të vërtetë ata nuk e kanë kërkuar “stolisjen e jashtme në gërshetimin e flokëve, në ngjitjen e floririt dhe në veshjen e petkave të shtrenjta”, por stolia e tyre ka qëndruar “në njeriun e mbrendëshëm të zemrës me stolinë e pashkatërrueshme të shpirtit suptil dhe të qetë që para Zotit vlerësohet shumë” (1 Pjetrit 3,3.4). BZ 436.2
Zgjimet kanë shpënë në analizimin e hollësishëm të vetvetes deri në përkulje. Ato janë cilësuar me thirrjen solemne dhe serioze mëkatarëve me mëshirë të sinqertë ndaj atyre që janë shpërblyer me gjakun e Krishtit. Burrat dhe gratë janë lutur dhe kanë luftuar me Zotin për shpëtimin e shpirtërave. Frytet e zgjimeve të këtilla kanë mundur të shihen në shpirtërat që nuk janë frikësuar nga vetëmohimet dhe flijimet por janë gëzuar që janë gjetur të denjë që për hir të Krishtit t'i pësojnë turpin dhe sprovat. Në jetën e atyre që e kanë pranuar emrin e Jezusit është vërejtur ndryshimi. Ndikimi i tyre e ka ngjallur ambientin e vet. Atajanë afruar me Krishtin dhe janë mbjellur në Shpirtin Shenjt për ta korrur jetën e pasosur. BZ 437.1
Për ata do të mund të thuhej: “Sepse trishtimi simbas Zotit prodhon kthmin që sjell shpëtim e nuk tërhiqet më prapa; kurse trishtimi sipas shekullit e sjellë vdekjen. Shikoni pra çka prodhoi trishtimi sipas udhës së Hyut: ç'kujdes, ç'shfajsim, ç'zemrim, ç'frikë, ç'dëshirë, ç'zellë, ç'ndëshkim! Në çdo pikëpamje e dëshmuat se jeni të pastër në këtë punë.” (2 Korintasve 7,10.11) BZ 437.2
Ky është rezultat i punës së Shpirtit Shenjt. Vetëm transformimi është dëshmi për pendesën e vërtetë. Në qoftë se mëkatari e plotëson premtimin, e kthen atë që e ka marrë; në qoftë se i pranon mëkatet e veta, e don Zotin dhe i don të afermit e vet, atëherë mund të jetë i sigurt se është pajtuar me Zotin. Këto kanë qenë veçoritë që viteve të mëparshme i kanë përcjellur zgjimet fetare. Gjykuar sipas këtyre veçorive është parë se Zoti i ka bekuar këto zgjime për shpëtimin e shpirtërave njerëzor dhe për ngritjen e njerëzimit. BZ 437.3
Mirëpo shumë zgjime të kohës së re në mënyrë të dukshme dallohen nga manifestimi i mëshirës hyjnore e cila në kohët e kaluara e ka përcjellur punën e shërbëtoreve të Zotit. Ç'është e vërteta vërehet në të gjitha anët interesim më i madh; shumë njerëz e pranojnë se janë kthyer dhe janë bërë esull; po shtohet numri i anëtarëve të kishës, por megjithatë rezultatet nuk janë të atilla që ta arsyetojnë besimin se është arritur një shtim përkatës i jetës së mirëfilltë shpirtërore. Drita që ndriçon dhe shuhet shpejtë e lë pas vete errësirën edhe më të dendur se ç‘ka qenë më parë. BZ 437.4
Zgjimi shpeshherë shkaktohet në mënyrë që zgjohet imagjinata, shqetësohen ndjenjat dhe plotësohet dëshira për diçka që është e re dhe atraktive. Ata që kthehen dhe bëhen esull në këtë mënyrë, pak dëshirojnë të dëgjojnë për të vërtetat biblike dhe nuk shprehin interesim të veçantë për dëshmitë e profetëve dhe të apostujve. Në qoftë se shërbesa e Zotit nuk përmbars asgjë interesante atëherë nuk i tërheq. Lajmi i cili dërgohet me arsye të shëndoshë nuk has në kurrfarë interesimi. Vërejtjet e qarta të Fjalës së Zotit që kanë të bëjnë me të mirën e tyre të pasosur mbeten të pavërejtura. BZ 438.1
Për çdo shpirt vërtetë të trasnformuar, qëndrimi ndaj Zotit dhe ndaj gjërave të amshimit janë çështje të mëdha jetësore. Mirëpo, në kishat e sotme të mëdha ku mund të gjendet fryma që i kushtohet Zotit? Të transformuarit nuk heqin dorë nga fodullëku e as nga dashuria ndaj botës. Ata më nuk janë tani të prirur që të heqin dorë nga vetvetja, që ta marrin mbi vete kryqin e tyre dhe të nisen pas Jezusit të bekuar dhe subtil, se sa para transformimit të tyre. Religjioni është bërë subjekt i përqeshjes së njerëzve pa besim dhe të skeptikëve sepse shumë sish që e mbajnë emrin e tij nuk i njohin parimet e tij. Forca e devotshmërisë në shumë kisha gati ka vdekur. Eskurzioniet, shfaqjet kishtare, lotaritë kishtare, shtëpitë e bukura, stolisjet personale — të gjitha këto e kanë mënjanuar mendimin për Zotin. Pasuritë, luksi dhe punët botërore i preokupojnë mendjet, kurse çështjet me vlerë të amshueshme përmenden vetëm shkarazi. BZ 438.2
Mirëpo përkundër rënies shumë të përhapur të fesë dhe të përshpirtërisë, megjithatë në këto kisha ka ithtarë të vërtetë të Krishtit. Para se Zoti ta përfshijë botën me gjyqet e tij, do të paraqitet në popullin e tij zgjimi i atillë i devotshmërisë çfarë nuk është parë që nga koha e apostujve. Në fëmijët e Zotit do të derdhet shpirti dhe fuqia e tij. Në atë kohë, shumë njerëz do të ndahen nga kishat në të cilat dashuria ndaj sekularizmit e ka zënë vendin e dashurisë ndaj Zotit dhe Fjalës së Tij. Shumë nga predikuesit dhe besimtarët me gëzim do t'i pranojnë ato të vërteta të mëdha të cilat Zoti do t'i jap që në atë kohë të shpallen për ta përgatitur popullin për ardhjen e dytë të Zotit. Armiku i shpirtërave do të provojë ta pengojë këtë vepër; dhe para se të vijë koha e lëvizjes së tillë do të përpiqet ta evitojë duke i formuar lëvizjet e veta të rrejshme. Në ato kisha të cilat satani do të mund t'i nënshtrojë nën forcën e tij të rrejshme do të krijohet bindja se mbi ta është derdhur bekimi i posaçëm i Zotit; në ta do të zgjohet një ndjenjë e fuqishme religjioze. Shumë njerëz do të brohorisin nga gëzimi për arsye se Zoti po vepron në mënyrë të mrekullueshme për ta, ndërsa në të vërtetë vepra do të burojë nga një shpirt krejtësisht tjetër. Satani do të tentojë që nën maskën e fesë ta përhapë ndikimin e vet në tërë botën e krishterë. BZ 438.3
Në shumë zgjime të cilat janë paraqitur gjatë 50 vjetëve të fundit, pak a shumë kanë qenë në veprim ndikimet e njëjta të cilat do të manifestohen në të ardhmen, në lëvizjet më të mëdha. Do të shqetësohen ndjenjat, e vërteta do të përzihet me gënjeshtrën dhe kështu njerëzit lehtë do të mund të mashtrohen. Mirëpo, askush nuk domethënë se do të detyrohet të mashtrohet. Me dritën e Fjalës së Zotit nuk do të jetë vështirë të konstatohet se të çfarë karakteri do të jenë këto lëvizje. Kudo që lehet pasdore dëshmia e Biblës dhe kudo që urrehen të vërtetat e qarta që kërkojnë vetëmohim dhe ndarje nga bota, mund të jemi të sigurt se aty Zoti nuk do ta jepë bekimin e vet, kurse sipas rregullës të cilën na e ka dhënë Krishti: “Prej fryteve të tyre do t'i njihni profetët e rrejshëm” (Mateu 7,16), kështu që do të mund të konstatohet se këto lëvizje nuk vijnë nga Shpirti Shenjt. BZ 440.1
Në të vërtetat e Fjalës së vet Zoti ua ka zbuluar njerzëve vetveten dhe për të gjithë ata që i pranojnë Fjalët e tij ato janë mburojë kundër mashtrimeve të satanit. Duke i lënë pas dore këto të vërteta, hapen dyert e së keqes e cila sot është përhapur aq shumë në botën fetare. Natyra dhe rëndësia e Ligjit të Zotit humben në masë të madhe nga horizonti i njerëzve, kuptimi i gabuar i karakterit, kohëzgjatjes dhe obligueshmërisë së Ligjit të Zotit ka shpënë në lajthitje në kuptim të transformimit dhe shenjtërimit dhe kjo është bërë shkak i gjendjes së ulët të devotshmërisë në kisha. Këtu gjendet misteri përse në zgjimet e kohës sonë mungon Fryma dhe Fuqia e Zotit. BZ 440.2
Në bashkësitë e ndryshme fetare ka njerëz të cilët karakterizohen me devotshmëri. Ata e pranojnë këtë fakt dhe ankohen. Profesori Edvard Park thotë kësisoji për rrethanat e përgjithshme fetare të Amerikës: “Njëri nga burimet e rrezikut është moskujdesi që nga predikatoret të theksohet Ligji i Zotit. Në ditët e mëhershme predikatorja ka jehuar nga zëri i ndërgjegjes ... predikuesit tanë më të mirë, predikimeve të tyre u kanë dhënë dinjitet të mrekullueshëm në mënyrë që e kanë përcjellur shembullin e Shpëtimtarit dhe e kanë theksuar Ligjin, urdhërat dhe vërejtjet e tij. Ata shpeshherë i kanë përsëritur dy parime të mëdha: se Ligji është shprehje e përsosshmërisë hyjnore dhe se njeriu i cili nuk e don Ligjin dhe nuk e don Ungjillin, sepse Ligji si dhe Ungjilli janë pasqyrë e cila e shkëlqen në mënyrë të vërtetë karakterin e Zotit, kështu që ky rrezik shpie në tjetrin që manifestohet në nënçmimin e së keqes, të mëkatit, të përhapjes së saj dhe të ndëshkimit. Ashtu siç është Ligji i drejtë, poashtu edhe refuzimi i tij është i padrejtë ... BZ 440.3
I ngjashëm me rreziqet që u theksuan është edhe rreziku i nënçmimit të drejtësisë së Zotit. Predikuesi modern anon që drejtësinë hyjnore ta ndajë nga mirësia hyjnore dhe që mirësinë e Zotit më tepër ta reduktojë në ndjenjë se sa ta ngris në parim. Prizmi i ri teologjik e ndan atë që Zoti e ka bashkuar. A është Ligji hyjnor diçka e mirë apo e keqe?—ai është diçka e mirë. Atëherë edhe drejtësia është e mirë sepse është prirje e vullnetit për ta zbatuar Ligjin. Nga shprehia e nënçmimit të drejtësisë dhe Ligjit hyjnor, përhapja dhe domosdoshmëria e ndëshkimit, të padëgjueshmërisë njerëzore shpeshherë krijohen shprehi të nënçmimt të mëshirës e cila ka sjellë pajtim me mëkatin.” Në këtë mënyrë Ungjilli e humb vlerën dhe rëndësinë e vet në zemrat e njerëzve dhe ata së shpejti janë të gatshëm ta hedhin edhe vetë Biblën. BZ 441.1
Shumë mësuesë të fesë pohojnë se Krishti me vdekjen e tij e ka suprimuar Ligjin dhe se prej tani njerëzit janë të çliruar nga obligimet e tij. Ka edhe të atillë të cilët e pasqyrojnë si një zgjedhë të rëndë dhe përkundër nënshtrimit Ligjit e predikojnë lirinë e pakufizuar të cilën gjoja mund ta gëzojnë në Ungjillin. BZ 441.2
Profetët dhe apostujt e kanë shikuar krejtësisht ndryshe Ligjin e Shenjt hyjnor. Davidi ka thënë: “Do të eci udhës së gjërë sepse i kërkoj urdhërimet e tua.” (Psalmi 119,45) Apostulli Jakobi i cili ka shkruar pas vdekjes së Krishtit i ka theksuar dhjetë urdhërat si “Ligj mbretëror, ligj të përsosur të lirisë” (Jakobi 2,8; 1,25). Kurse autori i Zbulesës më tepër se gjysmë shekulli pas kryqëzimit të Krishtit i ka shkruar këto fjalë: “Të lumtë ata që i lanë petkat e veta për të pasur pjesë në pemën e Jetës dhe të hyjnë nëpër dyer në qytet.” (Zbulesa 22,14) BZ 441.3
Pohimi se Krishti me vdekjen e vet e ka hequr Ligjin e Atit të tij nuk ka bazë. Sikur Ligji të kishte mundur të suprimohej, atëhërë Krishti nuk do të ishte i detyruar të vdiste për ta shpëtuar njeriun nga ndëshkimi për shkak të mëkatit. Vdekja e Krishtit, në vend se ta suprimonte Ligjin ka dëshmuar se ai është i pandryshueshëm. Biri i Zotit ka ardhur që “Ligjin ta bëj të madh e të lavdishëm” (Isaia 42,21). Ai ka thënë: “Mos t'ju shkoj ndërmend se erdha për ta shlyer Ligjin ose Profetët.” “Jo s'erdha të shlyej por të përkryej. Deri sa të jetë qielli e toka asnjë germë dhe asnjë presje nuk do t'i hiqet Ligjit por do të zbatohen të gjitha.” (Mateu 5,17.18) Kurse për vetveten ka thënë: “Ja po vij unë. Në librin e Ligjit shkruan për mua: të kryej vullnetin tend, Zoti im dëshiroj, Ligji yt është në thellësinë e zemrës sime.” (Psalmi 40,8) BZ 442.1
Ligji i Zotit është i pandryshueshëm për nga natyra e vet. Ai është zbulesë e vullnetit dhe e karakterit të Krijuesit të tij. Zoti është dashuri dhe ligji i tij është dashuri. Dy parime të mëdha të tij janë dashuria ndaj Zotit dhe dashuria ndaj njeriut. “Pra dashuria është zbatimi i ligjit.” (Romakëve 13,10) Zoti është drejtësia dhe e vërteta; kjo është veçori e ligjit të tij. Autori i psalmeve thotë: “Ligji Yt është e vërteta”, sepse të gjitha urdhërat e tua janë të drejta.” (Psalmi 119,142.172) Kurse apostulli Pali ka thënë: “Kështu pra Ligji është i shenjt dhe urdhëri është i shenjt dhe i drejtë dhe i mirë.” (Romakëve 7,12) Ligji i këtillë i cili është shprehje e shpiritit dhe e vullnetit të Zotit patjetër duhet të jetë gjithashtu i amshueshëm si dhe Krijuesi i tij. Transformimi, shenjtërimi dhe përkushtimi e nënkuptojnë pajtimin me Zotin që ndodhë në aso mënyre që njeriu harmonizohet me parimet e Ligjit të Zotit. Në fillim njeriu ka qenë i krijuar në mostrën e Zotit. Ai ka qenë në pajtim të plotë me natyrën dhe Ligjin e Zotit, kurse parimet e drejtësisë kanë qenë të skalitura në zemrën e tij. Mirëpo mëkati e ka tjetërsuar nga Krijuesi i tij. Në të, më nuk është pasqyruar tipari i Zotit. Zemra e tij ka rënë në armiqësi me parimet e Ligjit të Zotit. “Sepse prirja e trupit është kundër Zotit: nuk i bindet Ligjit të Zotit, madje as nuk mundet.” (Romakëve 8,7) Por, “Zoti aq shumë e dashti botën sa që edhe Birin e vet të vetëm e dha për të”, në mënyrë që njeriu të mund të pajtohet me Zotin. Me meritën e Krishtit njeriu mund ta arrijë unitetin e plotë me Krijuesin e vet. Zemra e tij patjetër duhet të përtritet me mëshirën hyjnore. Ai patejtër duhet ta marrë jetën e re prej së larti. Ky ndryshim është rilindje, pa të cilën thotë Jezusi “njeriu nuk mund ta shohë Mbretërinë hyjnore.” BZ 442.2
Hapi parë drejt pajtimit me Zotin është dëshmia për mëkatin. “Dëshmia është bjerrje.” “Përmes ligjit arrihet njohja e mëkatit.” (1 Gjonit 3,4; Rom 3,20) Për ta parë fajin e vet, mëkatari duhet ta sprovojnë karakterin e vet ndaj kriterit të madh të drejtësisë së Zotit. Ligji është pasqyra e cila e tregon përsosshmërinë e një karakteri të drejtë dhe e aftëson njeriun për t'i zbuluar gabimet në vetvete. Ligji ia zbulon njeriut mëkatet e veta, por nuk jep kurrfarë udhëzimi. Deri sa njerëzve lojal ua premton jetën në të njëjtën kohë shpallë se vdekja është pagë për shkelësit. Vetëm Ungjilli i Krishtit mund ta shpëtojë mëkatarin nga mëkati dhe mallkimi. Ai duhet të pendohet para Zotit, për Ligjin e të cilit e ka shkelur, dhe ta dëshmojë besimin e fuqishëm në Krishtin si falja më e madhe e pajtimit. Në këtë mënyrë ai mund të fitojë “faljen e mëkateve të mëparshme” dhe bëhet pjesëmarrës në natyrën hyjnore. Ai është fëmijë i Zotit, sepse e ka pranuar frymën e birshpirtit me të cilën klithë: “Aman, At!” BZ 443.1
A i lejohet aty tani ta shkelë ligjin e Zotit? Pali pyet:”A e prishim pra ligjin me besim?” Dhe përgjigjet: “Ruajna Zot, pasi vdiqëm përkah mëkati, si atëherë të jetojmë në të?” (Romakëve 3,31; 6,2) Kurse Gjoni thotë: “Dashuria ndaj Zotit është kjo që ne t'i zbatojmë urdhërat e Zotit. Urdhërimet e tija nuk janë të rënda.” (1 Gjonit 5,3) Zemra me rilindje harmonizohet me Zotin dhe me Ligjin e tij. Kur mëkatarit i ndodhë ky ndryshim i madh, atëherë ai e ka kaluar rrugën nga vdekja në jetë, nga mëkati në shenjtëri, nga shkelja dhe rebelimi në dëgjueshmëri dhe në besim. Për të ka pushuar jeta e kaluar e tjetërsimit nga Zoti; ka filluar jeta e re e pajtimit, e besimit dhe e dashurisë. Atëherë në ne plotësohet “drejtësia e Ligjit”, sepse “nuk jetojmë me trup po me shpirt.” (Romakëve 8,4) Atëherë shpirti thotë: “Sa shumë e dua o Zot ligjin tënd: gjithë ditën e bluaj me mend.” (Psalmi 119,97) BZ 443.2
“Ligji i Zotit është i përkryer, ai e freskon shpirtin.” (Psalmi 19,7) Pa ligj njeriu nuk ka kuptim të drejtë për shenjtërinë dhe pastërtinë e Zotit dhe per fajin dhe papastërtinë personale. Ai nuk ka përfytyrim të qartë për mëkatin dhe nuk e ndjen nevojën për t'u penduar dhe transformuar. Pasi që nuk ndihet i humbur si shkelës i Ligjit të Zotit nuk është as i vetëdijshëm se i nevojitet gjaku i pajtimit i Krishtit. Si i tillë shpreson në shpëtim pa e ndryshuar plotësisht zemrën dhe mënyrë e jetës. Për këtë arsye ka shumë ndryshime në dukje dhe shumë njerëz i bashkangjiten beimit, por kurrë nuk bashkohen me Krishtin. BZ 443.3
Teoritë e gabueshme për shenjtërinë të cilat paraqiten për shkak të lënies pas dore ose të hedhjes së ligjit të Zotit zënë vend të rëndësishëm në lëvizjet e sotme fetare. Këto teori janë të rrejshme dhe të rrezikshme për nga rezutlatet praktike; kurse fakti se ato kanë gjetur ithtarë e shtron nevojën edhe më të madhe që të gjithë ta kuptojnë qartë se çka na mëson Shkrimi Shenjt në pikëpamje të kësaj çështje. BZ 444.1
Transformimi dhe shenjtërimi i vërtetë është shkenca biblike. Apostulli Pali në letrën e tij dërguar kishës në Selanik ka thënë: “Vullneti i Zotit është ky: shenjtërimi i juaj—të ruheni nga flligështia”. Dhe ai i lutë çdo lloji të keqeje t'i rrini larg. Dhe Zoti burimi i paqes, ai ju shenjtëroftë krejtësisht.” (1 Selanikasve 4,3; 5,22) Bibla na mëson qartë se çka është shenjtërimi dhe si mund të arrihet ai. Shpëtimtari është lutur për nxënësit e vet: “Shenjtëri në të vërtetën: fjala e jote është e vërteta.” (Gjoni 17,17) Ndërsa Pali thekson se besimtarët do të shenjtërohen me Shpirtin Shenjt (Romakëve 15,16). Çka është puna e Shkrimit Shenjt? Jezusi u ka thënë nxënësve të vet “e kur të vij ai—shpirti i së vërtetës—Ai do t'ju udhëzoj ta njihni tërë të vërtetën” (Gjoni 16,13). Kurse autori i psalmeve thotë: “Të gjitha urdhërimet e tua janë të vërteta.” (Psalmi 119,86) Me Fjalën e Zotit dhe me Shpirtin Shenjt njeriut i zbulohen parimet e mëdha të drejtësisë të cilat janë të mishëruara në Ligjin e Zotit. Pasi që Ligji i Zotit është “i shenjt i drejtë dhe i mirë” kurse ai është shprehje e përsosshmërisë hyjnore, kjo domethënë se edhe karakteri që zhvillohet në përputhje me këtë ligj do të jetë i shenjt. Krishti është shembull i përkryer i këtij karakteri. Ai ka thënë: “Unë i kam dëgjuar urdhërat e Atit tim.” “Sepse bëj çdo gjë që i pëlqen atij.” (Gjoni 15,10; 8,29) Ithtarët e Krishtit duhet të jenë të ngjashëm me të dhe me Mëshirën hyjnore duhet ta ndërtojnë karakterin e vet i cili duhet të jetë në harmoni me parimet e Ligjit të tij të shenjt. Ky është shenjtërimi dhe përkushtimi biblik. BZ 444.2
Kjo vepër mund të kryhet vetëm me besim në Krishtin dhe me fuqinë e Shpirtit Shenjt. Pali i këshillon besimtarët: “Kështu pra të dashurit e mi ju që ishit gjithmonë të dëgjueshëm, jeni jo vetëm në praninë time, por shumë më tepër tani që nuk jam pranë jush; punoni me frikë dhe me drojë të madhe për shpëtimin tuaj. Sepse Zoti është ai që sipas mirësisë së vet ndikon në ju të doni e të veproni.” (Filipasve 2,12.13) Besimtarët do ta ndjejnë nxitjen për mëkat por do të jenë vazhdimisht në luftë kundër tij. Këtu nevojitet ndihma e Krishtit. Dobësia njerëzore bashkohet me fuqinë hyjnore ndërsa besimi klithë: “Ta falënderojmë Zotin që na jep fitoren përmes Jezu Krishtit Zotit tonë.” (1 Korintasve 15,57) BZ 445.1
Shkrimi Shenjt tregon se vepra e shenjtërimit është graudale. Kur mëkatari përmes transformimit e gjen paqen me Zotin përmes gjakut të spastrimit, vetëm atëherë e fillon jetën e krishterë. Tani ai duhet t'i përkushtohet “përssoshmërisë”, të ngritet në njeri të përsosur, “në masën e lartësisë së Krishtit” (Efesianëve 4,13). Apostulli Pali ka shkruar: “Vëllezër unë nuk mendoj se ia kam arritur, di vetëm kaq: harroj çka kam lënë pas dhe zgjatem drejt së ardhmes, sulem drejt qëllimit, drejt shpërblimit të thirrjes qiellore të Zotit në Jezu Krishtin.” (Filipasve 3,13.14) kurse Pjetri thekson shkallët nëpër të cilat arrihet deri te shenjtërimi biblik: “Për këtë arsye përqëndroni të gjitha forcat tuaja t'ia shtoni fesë vyrtytin, vyrtytit dijen, dijes përkushtimin, përkushtimit qëndresën, qëndresës përshpirtninë, përshpirtnisë dashurinë vëllazërore, dashurinë që përfshinë gjithkend. Sepse këto cilësi nëse i keni dhe nëse përparoni në to, nuk ju lënë të papunë, as të pa frytë në njohjen e Zotit tonë Jezu Krishtit. Kurse ai që nuk i ka këto vyrtyte është i verbër ... prandaj o vëllezër nëse bëni kështu kurrë nuk do të bini në mëkat.” (2 Pjetrit 1,5-10) BZ 445.2
Ata që në vete e kanë sprovuar përkushtimin dhe shenjtërimin e vërtetë biblik do ta shprehin në tërësi shpirtin e tyre të devotshëm. Sikur Moisiu, edhe ata e kanë parë madhësinë e mrekullueshme të shenjtërisë dhe vogëlsinë e tyre personale në krahasim me pastërtinë dhe përsosshmërinë madhështore të të Amshueshmit. BZ 445.3
Profeti Daniel ka qenë shembull i shenjtërimit të vërtetë. Jeta e tij e gjatë ka qenë e plotësuar me shërbimin fisnik ndaj Zotit. Ai në qiell ka qenë “njeri i dashur” (Danieli 10,11). Mirëpo, në vend se të pohonte se bota është e pastër, ky njeri i rrespektuar e llogariste veten në Izrael, vërtetë mëkatar kur kishte ndërhyrë te Zoti për popullin e tij: “Jo nuk i paraqesin uratat tona në fuqit e veprave tona të drejta, por në fuqi të mëshirave të tua të shumëta “Kemi mëkatnuar dhe e bëmë të keqen.” Më tutje ai vazhdon: “Deri sa ende po flisja, po lutja e po ia rrëfeja mëkatet e mija e mëkatet e popullit tim, Izraelit dhe po i shtrija lutjet e mija para Zotit tim, Gabrieli duke fluturuar me nxitim më preku në kohën e flisë së mbrëmjes.” Ndërsa kur në një rast tjetër u paraqit Biri i Zotit tha: “Pamja e madhërueshme s'më la pikë fuqie... m'u zbeh fytyra e mbeta pa fuqi fare.” (Danieli 9,18.15.20; 10,8) Kur Jobi e kishte dëgjuar nëpër stuhi zërin e Zotit kishte klithur: “Prandaj veten e qortoj, bëj pendesë në hi dhe në pluhur.” (Jobi 42,6) Kur Isaia në kohën e tij e kishte parë lavdinë e Zotit dhe kerubinët që kishin klithur: “I shenjtë, i shenjtë, i shenjtë është Zoti mbi ushtritë”, kishte klithur: Vajë për mua vdiqa.” (Isaia 6,3.5) Kur Pali ishte dërguar në qiellin e tretë dhe kishte dëgjuar fjalë të padëgjuara të cilat nuk mund t'i shqiptonte asnjë njeri, kishte folur për veten si për “më të voglin prej të gjithë të shenjtëve” (2 Korintasve 12,2-4; Efesianëve 3,8). Ndërsa, Gjoni i përkdhelur i cili kishte qëndruar në kraharorin e Jezusit dhe e kishte parë lavdinë e tij kishte rënë si i vdekur para këmbëve të engjullit (Zbulesa 1,17). BZ 445.4
Në ata që jetojnë në hijen e kryqit nga Golgota nuk ka pohime të lavdisë dhe të ngrijtes se janë pa mëkate. Ata janë të vetëdijshëm se mëkatin e tyre e ka shkaktuar frika shpirtërore e cila e ka thyer zemrën e Birit të Zotit; dhe ky mendim ka shpënë në devotshmëri. Ata që jetojnë në bashkësi unike me Jezusin më së miri i njohin dobësitë dhe mëkatet e njerëzimit, kurse shpresa e tyre e vetme mbështetet në meritat e Shpëtimtarit të kryqëzuar dhe të ngjallur nga të vdekurit. BZ 446.1
Shenjtërimi që tani paraqitet në botën e krishterë, në vete ngërthen edhe frymën e vet lartësimit dhe të indiferencës ndaj Ligjit të Zotit të cilin e pasqyrojnë si diçka të huaj në krahasim me besimin biblik. Ithtarët e kësaj linje thonë se shenjtërimi është vepër me të cilën vetëm me besim përnjëherë arrihet shenjtërija e përsosur. “Vetëm beso”, thonë ata “dhe do ta fitosh bekimin.” Nuk nevojiten më tutje kurrfarë përpjekjesh nga ana e atij që e ka marrë bekimin. Ata në të njëjtën kohë e mohojnë rëndësinë e Ligjit të Zotit dhe pohojnë se janë të çliruar nga obligimi që t'u përmbahen urdhërave. Mirëpo, a është e mundshme që njerëzit të bëhen të shenjtë dhe të jenë në harmoni me vullnetin dhe karakierin e Zotit pa i pranuar parimet që janë shprehje e natyrës dhe vullnetit hyjnor dhe që tregojnë se çka i pëlqen Atij? Dëshira për ta pasur një religjion të lehtë që nuk kërkon kurrfarë vetmohimesh, përpjekjesh e as braktisjen e marrëzive të botës—e ka bërë shkencën për fenë e bile edhe vet fenë të popullarizuar. Mirëpo, çka thotë Fjala e Zotit? Apostulli Jakobi thotë: “Ç'dobi o vëllezërit e mi nëse ndokush thot se ka fe, në qoftë se nuk i ka veprat? A thua mundja shpëtojë vetëm feja?” “A dëshiron ta kuptosh more qyqar se feja pa vepra është e pafrytëshme. Abrahami ati ynë, a nuk qe shfajsuar në saje të veprave kur e kushtoi mbi altar Isakun djalin e vet. A po sheh se besimi ka bashkëpunuar me veprat e tija dhe feja me vepra u përsos.' “A po shihni se njeriu shfajsohet me vepra e jo vetëm me fe?” (Jakobi 2,14.20-22.24) BZ 446.2
Dëshmia e Fjalës hyjnore i kundërvehet shkencës së rrezikshme për fenë pa vepra. Të kërkosh përkrahjen e qiellit e të mos i plotësosh kushtet në të cilat mund të arrihet mëshira, nuk është kjo fe por arrogancë; sepse besimi i vërtetë e ka mbështejtjen në premtimet dhe rregullat e Shkrimit Shenjt. BZ 447.1
Le të mos mashtrohet askush se mund të bëhet i shenjt nëse kastile e shkel ndonjë urdhër të Zotit. Mëkati të cilin e bëjmë me vetëdije e heshtë zërin e Shpirtit Shenjt dhe e ndan njeriun prej Zotit. Mëkati është shkelje e Ligjit kurse “ai që mëkatnon (e shkel ligjin), nuk e sheh as nuk e njeh” (1 Gjonit 3,6). Edhe pse Gjoni në letrat e veta aq gjërësisht flet për dashurinë, ai megjithatë nuk ngurron që ta zbulojë karakterin e vërtetë të atyre që pohojnë se janë të shenjtë kurse jetojnë duke i shkelur ligjet hyjnore. “Ai që pohon: e njeh, por urdhërave të tij nuk u përmbahet, është gënjeshtar dhe në të s'jeton e vërteta; ndërsa ai që e mban Fjalën e tij në të është dashuria ndaj Zotit e përkryer; nga kjo e shohim se jemi në të.” (1 Gjonit 2,4.5) Kjo është sprovë e çdo besimi. Ne nuk mund ta konsiderojmë asnjë njeri të shenjtë deri sa të mos e masim me kriterin e shenjtërisë së qiellit dhe të tokës. Në qoftë se njerëzit nuk e pranojnë rëndësinë e ligjit moral, në qoftë se i zhvlerësojnë urdhërat e Zotit dhe i marrin joseriozisht, në qoftë se e shkelin qoftë edhe urdhërim më të vogël dhe kështu i mësojnë të tjerët, Zoti do t'i konsiderojë jo të denjë dhe atëherë mund ta dijmë se pohimi i tyre se janë të shenjtë është i paqëndrueshëm. BZ 447.2
Ai që pohon se nuk ka mëkate, dëshmon kështu se është larg nga shenjtëria. Ai nuk ka kuptim të drejtë për pastërtinë dhe shenjtërinë e pamatshme të Zotit dhe për atë çka duhet të bëhen ata që dëshirojnë të jenë në përputhje me karaterin e Tij; ai nuk ka kuptim të vërtetë për pastërtinë dhe butësinë madhështore të Jezusit, as për të keqen e mëkatit, prandaj e konsideron veten të shenjt. Sa më larg që është dikush nga Krishti, sa më të pasakta t'i ketë kuptimet për karakterin dhe kërkesat e Zotit aq më tepër në sytë e vet do t'i duket se është më i drejtë. Shenjtëria të cilën e thekson Shkrimi Shenjt e përfshinë tërë qenien—frymën, shpirtin dhe trupin. Pali lutej për selanikasit që: “Shpriti, jeta dhe trupi—u ruajt e pa të metë dhe e përsosur për ardhjen e Zotit tonë Jezu Krishtit.” (1 Selanikasve 5,23) Në një vend tjetër ai u shkruan besimtarëve: “Po ju përbej në mëshirën e Zotit o vëllezër, ta kushtoni trupin tuaj fli të gjallë, të shenjtë e të pëlqyeshëm për Zotin—porsi si kultin tuaj shpirtëror.” (Romakëve 12,1) Në kohën e Izraelit të Vjetër çdo fli që i dhurohej Zotit analizohej me kujdes. Në qoftë se i gjendej çfarëdo të mete shtazës për fli ajo nuk pranohej, sepse Zoti e ka caktuar që flija duhe të jetë “pa të meta”. Kështu, besimëtarëve u është urdhëruar që t'i japin trupat e tyre në fli të gjallë, të shenjtë e të pëlqyeshme për Zotin. Për ta bërë këtë, ata të gjitha forcat duhet t'i ruajnë në gjendjen më të mirë. Çdo veprim që e dobëson fuqinë trupore ose shpirtërore të njeriut e paaftëson për t'i shërbyer Krijuesit të vet. A mund të jetë e pëlqyeshme për Zotin në qoftë se i bëjmë fli diçka që nuk është me e mirë? Krishti ka thënë: “Duaje Zotin tënd me gjithë zemër”. Ata qe e duan Zotin me gjithë zemër do të bëjnë përpjekje që t'ia bëjnë shërbimin më të mirë gjatë jetës dhe do të angazhohen vazhdimisht që aftësinë e qenies së tyre ta harmonizojnë me ligjet e caktuara gjë që do t'i përsosë aftësitë e tyre për ta përmbushur vullnetin e tij. Ata nuk do të gjunjëzohen para pasioneve dhe nuk do ta dobësojnë apo ta heqin flinë të cilën ia dhurojnë Atit të vet qiellor. BZ 448.1
Pjetri ka thënë: “T'u ruheni lakmive të mishit dhe të gjakut të cilat bëjnë luftë kundër shpirtit.” (1 Pjetrit 2,11) Çdo kënaqësi mëkatare i topitë forcat mendore dhe i dobëson aftësitë shpirtërore dhe spirituale, kështu që Fjala e Zotit ose Shpirti Shenjt mund të ndikojnë dobët në zemër. Pali u ka shkruar korintianëve: “Të pastrohemi o të dashurit e mi nga çdo ndyrësi e trupit e shpirtit dhe ta përfundojmë shenjtërimin tonë në frikën e Zotit.” (1 Korintasve 7,1) Kurse fryteve të Shpirtit Shenjt që janë: “Dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirësia, mëshira, besimi, butësia” ia shton edhe “përmbajtjen.” (Galatasve 5,22.23) BZ 448.2
Por sa janë ata që quhen të krishterë, përkudnër këtyre vërejtjeve frymëzuese që i dobësojnë fuqitë e veta në vrapimin pas fitimeve të ndryshme dhe duke iu përkulur modës. Sa të krishterë e përulin dinjitetin e vet njerëzor duke kollofitur, dhe duke u dehur me kënaqësi të ndaluara! Ndërsa kisha në vend që ta ndëshkojë këtë të keqe e kurajon duke rënë edhe vet në kënaqësi me dëshirë për fitime dhe kënaqësi të ndryshme për ta mbushur arkën e vet, por kjo nuk i shërben për nderë sepse në këtë mënyrë nuk mund ta sigurojë dashurinë e Krishtit. Sikur të hynte Jezusi në kishën e sotme dhe atje ta shihte sjelljen jo të hijshme dhe tregtinë jo të hijshme që bëhet në emër të fesë, vallë a nuk do t'i kishte dëbuar këta përdhosës ashtu siç i kishte përzënë nga tempulli dikur këmbyesit e parave? BZ 449.1
Apostulli Jakobi thotë se mençuria që vjen prej së larti është “së pari e pastër” (Jakobi 3,17). Sikur Jakobi t'i kishte takuar ata që e marrin emrin e shenjtë të Jezusit nëpër gojën e tyre të fryrë, të ndotur, trupat dhe shpirti i të cilëve janë të përshkuar nga ky kundërmim i flligët dhe që me të e helmojnë ajrin qiellor dhe çdo gjë rreth vetes detyrojnë që ta thithhin këtë helm—vallë apostulli i engjëllit të pastër a nuk do ta kishte gjykuar këtë zakon të flligësht si tokësor, pasionant dhe djallëzor? Skllevërit e duhanit mund të pohojnë se janë të shenjtë, mund të flasin për shpresën e tyre për qiellin, por Fjala e Zotit u thotë qartë: “Në të nuk do të hyjë asgjë e flligësht.” (Zbulesa 21,27) BZ 449.2
“Apo nuk e dini se trupi i juaj është tempulli i Shpirtit Shenjt që banon në ju, që e keni prej Hyut dhe se ju nuk i përkitni vetvetës? Sepse jeni blerë me çmim. Prandaj jepni lavdi Hyut në trupin tuaj.” (1 Korintasve 6,19.20) Ai, trupi i të cilit është kisha e Shpritit Shenjt kurrë nuk do të bëhet skllav i ndonjë shprehie të dëmshme. Forcat e tij i përkasin Krishtit i cili i ka blerë me gjakun e tij. Çdo gjë që ka i përket Zotit. Si mund të jetë i pafajshëm në qoftë se e shkapërderdhë begatinë që i është besuar? Shumë të krishterë për çdo vit shpenzojnë shuma jashtëzakonisht të mëdha për kënaqësi të padobishme dhe të dëmshme, ndërsa sa shpirtra shkatërrohen për shkak të mungesës së bukës së përditshme. Zotit i shkëputen të hyrat dhe dhuratat për arsye se sa njerëzit shpenzojnë më tepër në altarin e kënaqësive të dëmshme se që japin për t'u ndihmuar të varfërve ose për ta përhapur Ungjillin. Sikur të gjithë që flasin se janë pasuesë dhe ithtarë të Krishtit, vërtetë të ishin shenjtëruar, atëherë mjetet e tyre në vend se të shpenzohen për kënaqësi të padobishme dhe të dëmshme do të kishin hyrë në hambarin e Zotit dhe të krishterët do të kishin qenë shembull i maturisë, i vetmohimit dhe i vetsakrifikimit. Atëherë ata do të kishinn qenë dritë për botën. BZ 449.3
Bota i është dhënë kënaqësive të kërkesave të veta “epshit trupor, kënaqësisë së syve dhe krenarisë jetësore” të cilat janë duke sunduar në botë. Mirëpo pasuesit e Krishtit e kanë thirrjen e shenjtë: “Prandaj dilni prej rrethit të tyre dhe rrini në vete, thotë Zoti, e mos prekni asgjë të papastër dhe unë do t'ju pranojë.” (2 Korintasve 6,17) Në dritën e Fjalës së Zotit mund të deklarojmë lirisht se shenjtërimi nuk mund të jetë i vërtetë në qoftë se nuk e sjellë mohimin e plotë të dëshirave mëkatare dhe të kënaqësive trupore. BZ 450.1
Atyre që i plotësojnë kushtet: “Prandaj dilni prej rrethit të tyre dhe mos prekni asgjë të papastër”, Zoti u premton: “Do të jem Ati juaj e ju do të jeni bijtë e mi dhe bijat e mia thotë Zoti i gjithpushteshmi.” (2 Korintasve 6,17.18) Përparësia dhe obligimi i çdo të krishteri është që të arrijnë përvojë të pasur në çështjet hyjnore. “Unë e kam parë shenjtërinë” ka thënë Shëlbuesi “kush vjen pas meje nuk do të ecë nëpër errrësirë por do ta ketë dritën e jetës.” (Gjoni 8,12) “Kurse rruga e drejtësisë është si drita që ndriçon gjithnjë deri sa të mos vijë dita e vërtetë.” (Fjalët e Urta 4,18) Çdo hap i besimit dhe i dëgjueshmërisë e sjellë shpirtin në lidhje të ngushtë me dritën e botës në të cilën “nuk ka kurrfarë errësire.” Rrezet e shkëlqyeshme të diellit të drejtësisë shkëlqejnë mbi shërbëtorët e Zotit dhe ata duhet të shkëlqejnë me dritën e tij. Ashtu siç na flasin yjet se në qiell ekziston një dritë e madhe shkëlqimi i së cilës ndriçon, ashtu edhe të krishterët duhet ta dijnë se në fronin e gjithësisë qëndron Zoti, karakteri i të cilit është i denjë për lavdi. Frytet e Shpritit Shenjt, dhe pastërtia e shenjtëria e karakterit të Tij do të zbulohen në dëshmitarët e tij. Në letrën dërguar Kolosianëve Pali i përshkruan bekimet e pasura që i premtohen fëmijëve të Zotit: “Prandaj ... nuk pushojmë të lutemi për ju dhe të kërkojmë prej Zotit të fitoni me çdo urti e kuptim shpirtëror njohurinë e plotë të vullnetit të tij, që të jetoni në mënyrë të denjë për Zotin dhe t'i pëlqeni Atij plotësisht duke dhënë fryte veprash të mira dhe duke përparuar në njohuritë e Zotit, që të forcuar në çdo fuqi si i përgjigjë pushtetit të hyjnisë së tij, të jeni të fortë në çdo provë me gëzim.” (Kolosianëve 1,9-11) BZ 450.2
Pali përsëri shkruan për dëshirën e vet që vëllezërit në Efes ta njohin plotësisht madhështinë e përparësive të të krishterëve. Ai me shprehjet më të qarta ua zbulon fuqinë e mrekullueshme dhe dijen që do të mund ta kishin si bijë dhe bija të të Gjithpushtetshmit. Përparësia e tyre është se mund ta zbulojnë “me Shpirtin Shenjt mbrendësinë e njeriut”, që të jenë “të mbështetur dhe të rrënjosur në dashuri”, në mënyrë që “të kuptohen me të gjithë të shenjtit se çka është gjërësia, edhe gjatësia, edhe thellësia, edhe lartësia dhe ta njohin me arsye të kthjellët dashurinë e Krishtit.” Lutja e apostullit e arrin kulmin e përparësisë kur lutet: “Që të mbusheni me tërë plotësinë e Zotit.” (Efesianëve 3,16-19) BZ 451.1
Këtu na pasqyrohet qëllimi i lartësuar të cilin mund ta arrijmë me besimin në premtimet e Atit tonë qiellor, në qoftë se i plotësojmë kërkesat që i shtron ai. Me meritën e Krishtit mund të hyjmë në Fronin e fuqisë madhshtore “Ai as birin e vet nuk e kursen por e dorëzoi të flijohet për të gjithë ne, e si atëherë bashkë me Të nuk do të na jap çdo gjë?” (Romakëve 8,32) Ati ia ka dhënë Birit Shpirtin e vet pa masë dhe ne mund të jemi pjesëmarrës në plotësinë e tij. Jezusi thotë: “Nëse, pra ju edhe pse të këqijë dini fëmijëve tuaj t'u jepni dhurata të mira, sa më tepër, Ati qiellor do t'ju jap Shpirtin atyre që ia kërkojnë.” (Luka 11,13) “Nëse do të më kërkoni ndonjë send në emër tim do ta bëjë.” “Deri tani asgjë nuk kërkuat në emër tim. Kërkoni dhe do të merrni që gëzimi i juaj të jetë i plotë.” (Gjoni 14,14; 16,24) BZ 451.2
Edhe pse jeta e krishterëve cilësohet me devotshmëri në ta nuk duhet të vërehet pikëllimi dhe shqetësimi. Ne duhet të jetojmë ashtu që Zotit kjo t'i pëlqejë dhe që të na bekojë. Ati ynë qiellor nuk dëshiron që gjithënjë të ndjejmë se jemi nën gjykim dhe në errësirë. Nuk është dëshmi e devotshmërisë së vërtetë në qoftë se gjithënjë shkojmë kokëulur kurse zemrën e kemi të ngarkuar me sheqetësime për veten. Mund të shkojmë te Jezusi që të na spastrojë; atëherë do të gjendemi pa u turpëruar dhe pa na brejtur ndërgjegjja para Ligjit “Nuk ka pra tani kurrëfarë dënimi për ata që janë me Jezu Krishtin, që nuk jetojnë nën ndikimin e trupit por të Shpirtit Shenjt. BZ 451.3
Me meritën e Jezusit bijtë e rënë të Adamit bëhen “fëmijët e Zotit.” “Sespe si shenjtëruesi ashtu edhe të shenjtëruarit janë të gjithë prej Njërit. Prandaj as nuk turpërohet t'i quaj vëllezër.” (Hebrenjëve 2,11) Jeta e të krishterëve duhet të jetë jetë e besimit, ngadhënjimit dhe e gëzimit në Zotin. “Sepse gjithçka lind prej Zotit ngadhnjen mbi botën. Dhe kjo është fitorja që e mundi botën—feja jonë.” (1 Gjoni 5,4) Me të drejtë ka thënë shërbëtori i Zotit Nehemia “Sepse gëzimi në Zotin është fuqia e juaj.” (Nehemiu 8,10) Kurse Pali shkruan: “Gëzohuni gjithmonë. Lutuni pa pushim. Gjithçka falënderohuni. Sepse në lidhje me ju ky është vullneti i Zotit në Jezu Krishtin.” (1 Selanikasve 5,17.18) BZ 452.1
Këto janë frytet e transformimit dhe të shenjtërimi biblik; mirëpo pasi që bota e krishterë sillet me aq indiferencë ndaj parimeve të mëdha të drejtësisë të zbuluara në Ligjin e Zotit, për këtë arsye këto fryte shihen aq rrallë. Kjo është arsyeja përse aq pak manifestohet veprimi aq i thellë dhe i përhershëm i Shpirtit Shenjt që ka karakterizuar zgjimet në periudhat e mëparshme. BZ 452.2
Duke e shikuar Zotin ne transformohemi. Mirëpo pasi që janë lënë pas dore rregullat e shenjta me të cilat Zoti ua ka zbuluar përsosshmërinë dhe shenjtërinë e karakterit të vet, ndërsa vëmendjen e njerëzve e tërheqin shkencat dhe teoritë sekulariste, atëherë nuk është çudi që në kisha është paraqitur dukuria e rënies së devotshmërisë së vërtetë. Zoti ka thënë: “Sepse, dy të këqija i ka bërë populli im: më ka braktisur mua burimin e ujit dhe ka çelur puse për vete, puse të shpërthyera që nuk mund ta mbajnë ujin.” (Hebrenjëve 2,13) BZ 452.3
“Lum njeriu që nuk i ndjekë këshillat e keqbërësve, që nuk qëndron në udhën e mëkatarëve dhe nuk rrin së bashku me përqeshës por kënaqet me Ligjin e Zotit dhe kujton atë ditë e natë. Ai është porsi pema e mbjellur në bregun e ujit që rrjedhë e cila fry tin e vet e jep në stinë dhe gjethet kurrë s'i vyshken: i ecën mbarë gjithçka të ndërmarrë.” (Psalmi 1,1-3) Vetëm atëherë kur Ligjit të Zotit t'i kthehet vendi i merituar, mund të vijë zgjimi i besimit të kulluar dhe i devotshmërisë së vërtetë ndër ata që konsiderohen popull i Zotit. “Kështu thotë Zoti: qëndroni në udhë e shikoni, pyetni për shtigjet e vjetra, cila udhë është e mirë, asaj ecni e paqe do të gjeni për shipirtrat tuaj.” (Jeremiu 6,16) BZ 452.4