Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit
28. GJYQI HETUES
Profeti Danieli shkruan: “Vrojtoja dhe ja, u shtruan fronet dhe i Tejetlashti ndenjë. Petku i tij i bardhë por si bora, flokët e kokës së tij por si leshi i pastër, froni i tij por si flaka e zjarrit, rrotat e tij zjarr i ndezur flakë. Lum i zjarrtë rridhte, e dilte përpara tij, mijëra e mijëra i shërbenin, e miliarda, miliarda qëndronin përpara tij: po bëhej gjyqi, u hapën librat!” (Danieli 7,9-10) BZ 453.1
Në këtë mënyrë profetit në vizion i është përfytyruar dita e madhe dhe solemne në të cilën Gjyqtari i tërë botës do ta kontrollojë karakterin dhe jetën e çdo njeriu dhe kur secilit do t'i jepet merita sipas verpave. Laku është Zoti Perëndi. Autori i psalmeve thotë: “Para se të lindin malet, para se të bëhej toka dhe rruzulli, prej amshimit të amshimit ti je o Zot.” (Psalmi 90,2) Ai që është nismëtar i çdo gjëje të gjallë dhe burim i të gjitha ligjeve do ta kryesojë këtë gjyq. Si shërbëtorë dhe dëshmitarë në këtë gjyq të madh do të marrin pjesë engjëjt e shenjtë në numrin prej “mijëra e mijërash dhe nga dhjetë mijëra e nga dhjetë mijëra.” BZ 453.2
“Unë po shikoja kështu në vegimin e natës: kur qe në retë e qiellit po vinte dikush si Biri i njeriut. Arriti deri te i Tejetlashti i motit dhe qe paraqtiur para tij. Ai i dha pushtetin, nderin, mbretërinë. Të gjithë popujt, fiset e gjuhët u shtruan nën shërbimin e tij: pushteti i tij pushtet i amshuar që kurrë s'do të merret, mbretëria e tij kurrë nuk do të prishet.” (Danieli 7,13.14) Këtu përshkrimi i ardhjes së Krishtit nuk është ardhja e tij e dytë në tokë. Ai vjen para “plakut” në qiell për ta marrë pushtetin, lavdinë dhe mbretërinë e cila do t'i jepet në fundin e shërbimit të tij të ndërmjetësimit. Kjo ardhje, dhe jo ardhja e tij e dytë në tokë kanë ndodhur në bazë të profecisë në fund të 2300 vjetëve përkatësisht në vitin 1844. Në përcjelljen e engjëjve qiellor, kryeprifti ynë ka hyrë në shenjtroren e shenjtroreve dhe atje ka arritur para Zotit për ta kryer pjesën e fundit të shërbimit të vet për njerëzit — për ta kryer veprën e gjyqit hetues dhe për ta bërë pajtimin për të gjithë ata që konstatohet se janë të denjë për mëshirën e tij. BZ 453.3
Në shërbimin simbolik, në Ditën e pastrimit kanë pasur të drejtë të marrin pjesë vetëm ata të cilët i kanë pranuar para Zotit mëkatet dhe janë penduar dhe mëkatet e të cilëve janë bartur me gjakun e flisë në shenjtrore. Kështu edhe në Ditën e madhe të pastrimit final dhe të gjyqit hetues janë marrë në konsideratë vetëm raste e atyre që i përkasin popullit të Zotit. Gjyqi ndaj të pafeve është vepër e ndarë posaçërisht i cili do të bëhet me vonë. “Sepse arriti dita të fillojë gjyqi nga shtëpia e Zotit. E nëse më së pari fillon prej nesh, po si do të jetë mbarimi i atyre që nuk i binden Ugjillit të Zotit? (1 Pjetrit 4,17). Librat qiellorë në të cilët janë të shënuar emrat dhe verpat njerëzve do të jenë të vlefshme për marrjen e vendimeve në gjyq. Profeti Danieli thotë: “Po bëhet gjyqi, librat u hapën.” (Danieli 7,10) Autori i Zbulesës duke e përshkruar këtë ngjarje shton: “U hap edhe një libër tjetër: libri i jetës. Të vdekurit u gjykuan sipas shkrimeve që ishin në libra—sipas veprave të tyre.” (Zbulesa 20,12) BZ 454.1
Libri i jetës i përmbanë emrat e të gjithë atyre të cilët ndonjëherë kanë qenë në shërbim të Zotit. Jezusi u ka thënë nxënësve të vet: “Por mos u gëzoni pse ju nënshtrohen shpirtërat por gëzohuni se emrat tuaj janë të shkruar në qiell.” (Luka 10,20) Pali thotë për ndihmësit e tij besnik “emrat e tyre janë në librin e jetës” (Filipasve 4,3). Danieli duke e parë “kohën e pikëllimit çfarë kurrë nuk ka qenë” thotë se populli i Zotit do të shpëtohet, secili që është i shënuar në libër” (Danieli 12,1). Kurse, Zbulesa flet se vetëm ata mund të hyjnë në qytetin e Zotit emrat e të cilëve “janë të shkruar në librin e jetës të Qengjit” (Zbulesa 21,27). BZ 454.2
“Libri për kujtim” është i shkruar para Zotit dhe në të janë të shënuara veprat e mira të artyre që “e druan Zotin dhe e kujtojnë emrin e tij.” (Malakia 3,16) Fjalët e tyre të besimit, veprat e tyre të dashurisë, të gjitha janë shënuar në qiell. Nehemia ka menduar për këtë libër kur ka thënë: “Më përkujto Zoti im, prandaj mos më shlyej nga të mirat e mija që i bëra në shtëpinë e Zotit tim dhe në shërbimin e tij.” Nehemiu 13,14. Në këtë libër me saktësi është shënuar çdo ngadhnjim mbi sporvat, çdo e keqe e përballuar dhe çdo fjalë e butë e ngushëllimit. Në të është shënuar çdo vepër e flijimit, çdo dhimbje apo çdo vuajtje e pësuar për hirë të Krishtit. Autori i psalmeve thotë: “Ti i ke numruar ditën e mërgimit tim, lotët e mi mblidhi në rrëshqin tënd, a thua s'janë shkruar në librin tënd.” (Psalmi 56,8) Atje mbahet evidenca për mëkatet njerëzore. “Sepse çdo vepër Zoti e nxjerr në gjyq si dhe çdo fshehtësi qoftë e mirë apo e keqe.” (Predikuesi 12,14) Shpëtimtari ka thënë: “Unë po ju them: njerëzit do të përgjigjen në ditën e gjyqit, për secilën fjalë të kotë që do ta thënë. Sepse, në saje të fjalëve tua do të shfajsohesh ose në saje të fjalëve tua do të dënohesh.” (Mateu 12,36.37) Qëllimet dhe motivet e fshehta gjenden në raportin e pagabueshëm sepse Zoti “ju dha hirin hyjnor me anë të Jezu Krishtit, ju u bëtë të pasur me gjithçka—në çdo fjalë dhe në çdo dije” (1 Korintasve 4,5). “Shih të gjitha janë të shkruara para meje ... fajet tuaja e të etërve tuaj të gjithëve së bashku—është Fjala e Zotit.” (Isaia 65,6.7) BZ 454.3
Çdo vepër njerëzore i nështrohet hetimit para Zotit dhe do të shënohet si besim apo mosbesim. Krahas çdo emri në librat qiellor do të shënohet me saktësi tmerruese çdo fjalë e keqe, çdo veprim egoist, çdo obligim i paplotësuar, çdo mëkat i fshehtë dhe çdo hipokrizi. Vërejtjet dhe qortimet e neglizhuara të cilat na i dërgon qielli, koha e shpenzuar kot, gjasat e pashfrytëzuara, ndikimi i ynë për të mirë apo për të keq me pasoja afatgjata—të gjitha këto i ka shënuar besnikërisht engjëlli procesmbajtës. BZ 455.1
Ligji i Zotit është kriter me të cilin në gjyq do të matet jeta dhe karakteri i çdo njeriu. Kishtari ka thënë: “Druaje Zotin dhe dëgjoj urdhërat e tija sepse ato janë për njerëzit. Sepse çdo vepër Zoti do ta nxjerrë në gjyq si dhe çdo fshehtësi qoftë të mirë apo të keqe.” (Predikuesi 12,13.14) Apostulli Jakobi ua tërheq vërejtjen vëllezërve të vet “flitni ashtu edhe ashtu veproni si ata që do të gjykohen me ligjin e lirisë” (Jakobi 2,12). BZ 455.2
Ata të cilët në gjyq do të vlerësohen si të denjë do të ta kenë fatin e ringjalljes së të drejtëve. Jezusi ka thënë: “Kurse ata që u gjetën të denjë të kenë pjesë në atë gotë e në ringjallje të të vdekurve ... janë porsi engjëjt dhe për arsye se e rifituan jetën me ringjallje, janë bijt e Zotit.” (Luka 20,35.36) Mandej përsëri thotë: “Dhe do të dalin: ata që bën mirë—do të ngjallen për të jetuar.” (Gjoni 5,29) Të drejtit që kanë ndërruar jetë nuk do të ngjallën nga të vdekurit deri sa të mos përfundojë gjyqi në të cilin do të shpallen të denjë “për t'u ngjallur nga të vdekurit”. Prandaj ata nuk do të jenë të pranishëm personalisht në gjyq kur të shqyrtohet raporti për jetën e tyre dhe të zgjidhet rasti i tyre. BZ 455.3
Jezusi do të vijë si përfaqësues i tyre para Zotit për t'u angazhuar për ta. “Por edhe nëse dikush mëkatnon e kemi mbrojtësin te Ati—Jezu Krishti, i Drejti.” (1 Gjoni 2,1) “Sepse Krishti nuk hyri në shenjtroren e shenjtroreve të punuar me dorë që është vetëm shëmbëllesë e thjeshtë e asaj të vërtetë por drejt në qiell: që tani të ndërmjetësojë për ne para fytyrës së Zotit.” “Këndej edhe mund t'i shpëtojë plotësisht ata që nëpër Të ia afrohen Zotit—sepse gjithëmonë jeton për të ndërmjetësuar për ta.” (Hebrenjëbr 9,24; 7,25) BZ 456.1
Kur librat e gjyqit të hapen para Zotit atëherë do të vështrohet jeta e secilit që ka besuar në Jezusin. Pëfaqësuesi ynë do të fillojë së pari me ata të cilët në fillim kanë jetuar në tokë, e pastaj do të shkojë më tutje, prej brezi në brez dhe më në fund do të përfundojë me të gjallët. Çdo emër do të jetë i përmendur, çdo rast i individit do të vështrohet me saktësi. Disa emra do të pranohen e disa do të refuzohen. Në qoftë se në libra gjenden mëkate të dikuj të cilat as nuk janë pranuar as falur, emrat e tyre do të shlyhen nga libri i jetës, kurse raporti për veprat e tyre të mira do të shlyhet nga “libri për kujtim.” Zoti i ka thënë Moisiut: “Do ta shlyej prej librit tim atë që ka mëkatnuar kundër meje.” (Dalja 32,33) BZ 456.2
Kurse profeti Ezekieli thotë: “Por në qoftë se i drejti largohet nga drejtësia e vet dhe bën padrejtësinë ... vallë a do të jetojë? Asnjë prej drejtësive të tij që i ka bërë nuk do t'i merren parasysh.” (Ezekieli 18,24) BZ 456.3
Përveç emrave të atyre që janë penduar sinqerisht për mëkatet e veta dhe të cilët me besim e kanë pranuar gjakun e Jezusit si fli të vetën të pastrimit do të shënohet edhe falja në librat qiellor. Pasi të bëhen pjesëmarrës në drejtësinë e Krishtit, do të konstatohet se karakteri i tyre është në haromoni me Ligjin e Zotit, mëkatet e tyre do të shlyhen kurse vet ata do të shpallen të denjë për jetën e amshueshme. Zoti përmes profetit Isaia thotë: “Unë, unë vet i shlyej fajet e tua, për nder tim s'i kujtoj mëkatet e tua.” (Isaia 43,25) Jezusi ka thënë: “Kush fiton, ai do të veshet me petka të bardha dhe emri i tij nuk do të shlyhet nga libri i jetës, do t'i pranohet emri para Atit dhe engjëjve të tij.” “Kushdo, pra që pranon para njerëzve se është imi edhe unë do ta pranojë para Atit tim që është në qiell se jam i tij. E atij që më mohon para njerëzve edhe unë do ta mohoj para Atit tim qiellor.” (Zbulesa 3,5; Mateu 10,32.33) BZ 456.4
Interesimi i madh i njerëzve gjatë marrjes së vendimeve në gjyqet tokësore është vetëm një përfytyrim i dobët i interesimit jashtëzkonisht të madh që mbretëron në gjyqin qiellor para Gjykatësit të tërë botës për ta paraqitur hulumtimin e emrave në librin e jetës. Përfaqësuesi hyjnor ndërmjetson që të gjithë ata që kanë ngadhnjyer me besim në gjakun e tij ta marrin faljen e gabimeve të veta dhe të kthehen në Eden dhe që si bashkëtrashëgimtarë të pusthetit të parë të kurorëzohen me të (Mikea 4,8). Me përpjekjet e veta që njerëzit t'i sprovojë dhe mashtrojë satani ka tentuar që ta pengojë planin hyjnor për krijimin e njeriut; por tani Krishti lutet që ky plan të realizohet ashtu sikur njeriu kurrë të mos ishte bjerrur. Ai për popullin e vet nuk e kërkon vetëm faljen dhe shfajsimin e plotë por edhe pjesëmarrjen në lavdinë e tij dhe vendin në fronin e tij. BZ 457.1
Derisa Jezusi i përfaqëson ithtarët e mëshirës së vet, satani i akuzon para Zotit si mëkatarë dhe kriminelë. Mashtruesi i madh përpiqet që njerëzit t'i fusë në dyshim, t'i nxisë që ta hubmin besimin në Zotin dhe të shkëputen nga dashuria e tij në mënyrë që ta shkelin ligjin e tij. Ai tani tregon në raportin për jetën e njerëzve për labilietetin e karakterit të tyre, për antinominë e tyre në krahasim me Krishtin në ç‘mënyrë gjoja e kanë turpëruar vetë Shpëtimtarin duke i numruar mëkatet në të cilat i ka shtyrë që t'i bëjnë dhe duke u thirrur në të gjitha këto kërkon që ata të jenë veglat e tij. BZ 457.2
Jezusi nuk i arsyeton mëkatet e tyre, por e thekson pendesën dhe besimin e tyre dhe kërkon falje për ta duke i ngritur duart e tyre të lënduara para Atit dhe engjëjve të shenjtë duke u thënë: “I njoh me emër, ua kam shënuar në shuplakat e duarve të mia.” “Flija e vërtetë për Hyun: shpirt i penduar, ti o Hyj, nuk e përbuzë zemrën e penduar të thërmuar.” (Psalmi 51,17) Kurse të bjerrurit të popullit të vet i përgjigjet: “Të t'u kërcënoftë Zoti o satan! Të të mposhtë Zoti që e zgjodhi Jerusalemin! Pse a nuk është ky druri i nxjerrë nga zjarri?” (Zakariu 3,2) Krishti besimtarët e tij do t'i veshë në petkun e drejtësisë së vet që të mund t'ua tregoj Atit të vet si “kishë që nuk ka njollë apo diç të tillë” (Efesianëve 5,27). Emrat e tyre janë shkruar në librin e jetës dhe për ta është shkruar: “Ata do të më përcjellin të veshur me petka të bardha sepse janë të denjë.” (Zbulesa 3,4) BZ 457.3
Në këtë mënyrë do të realizohet plotësimi i saktë i premtimeve të Besëlidhjes së Re: “Sepse do t'ua falë paudhësitë dhe mëkatet e tyre, më nuk do t'i përmendë.” (Jeremiu 31,34) Në ato ditë dhe në ato kohë—thotë Zoti—do të kërkohet devijimi i Izraelit por nuk do të gjendet; as mëkatet e Judës nuk do të gjenden, sepse do t'ua falë atyre që i lë” (Jeremiu 50,20). “Dhe atë ditë pinjolli i Zotit do të jetë nder dhe lavdi, fryti i tokës do të jetë mbunje e galdim për të shpëtuarit e Izraelit. Dhe do të ngjajë: kush do të mbetet gjallë në Sion, kush do të shpëtojë në Jerusalem do të quhen të gjithë “shenjtër”, e do të regjistrohen se në Jerusalem jetojnë.” (Isaia 4,2.3) BZ 458.1
Gjyqi hetues dhe shlyerja e mëkateve duhet të përfundohen para ardhjes së dytë të Zotit. Pasi që të vdekurve do t'u bëhet gjyqi në bazë të asaj që është shkurar në libra është e pamundshme që mëkatet e njerëzve të shlyhen para përfundimit të gjyqit në të cilin do të shqyrtohet jeta e tyre; apostulli Pjetri ka thënë qartë se mëkatet e besimtarëve duhet të shlyhen në mënyrë që të vijnë kohët e pushimit nga fytyra e Zotit dhe që të dilet para Mesisë—Jezu Krishtit (Veprat 3,19.20). Kur gjyqi hetues të përfundojë Krishti do të vijë dhe do t'ia sjellë me vete pagën secilit në bazë të veprave të tij. BZ 458.2
Kur kryeprfiti në shërbimin simbolik e ka përfunduar pastrimin për Izraelin ka ardhur dhe e ka bekuar popullin. Kështu, Krishti do të paraqitet në fund të shërbimit të tij të ndërmjetësimit “pa mëkate për shpëtimin e atyre që e presin” (Hebrenjëve 9,28). Ashtu siç i ka mënjanuar prifti nga shenjtrorja mëkatet duke u rrëfyer në kokën e capit për mëkat, poashtu edhe Krishti të gjitha mëkatet e pranuara do t'i vejë mbi satanin, shkaktarin dhe nxitësin e mëkatit. Capi i cili i ka bartur mëkatet e Izraelit është dërguar në “shkretëtirë” (Levitiku 16,22). Kështu edhe satani në të cilin do të shkarkohet faji për mëkatet për të cilat e ka nxitur popullin e Zotit do të jetë i burgosur njëmijë vjet në këtë vend i cili atëherë do të jetë i shkretë dhe pa banorë dhe më në fund do ta pësojë dështimin dhe ndëshkimin e plotë për mëkatin në Zjarr i cili së bashku me të do t'i shkatërrojë të gjithë të pafetë. Në këtë mënyrë plani i madh i shpëtimit do të realizohet plotësisht me mënjanimin definitiv të mëkatit dhe me çlirimin e të gjithë atyre të cilët me vullnet kanë hequr dorë nga e keqja. BZ 458.3
Në kohën e caktuar për gjykim—në fund të 2300 ditëve—ka filluar vepra e hetimit dhe e shlyerjes së mëkateve. Të gjithë ata që ndonjëherë e kanë pranuar emrin e Krishtit do të jenë subjekt të hetimit. Të gjallët dhe të vdekurit do të gjykohen “ashtu siç është shkruar në libra, sipas veprave të tyre.” (Zbulesa 20,12) BZ 460.1
Mëkatet për të cilat nuk jemi penduar dhe të cilat nuk i kemi braktisur nuk do të falen dhe nuk do të shlyhen nga libri, por në ditën e gjyqit të Zotit do të jenë dëshmitarë kundër mëkatarit. Në qoftë se njeriu i bën veprat e këqija në dritën e ditës ose në natën e errët, ato megjithatë do të zbulohen para Atij të cilit të gjithë duhet t'i japim llogari. Engjëjt e Zotit e shohin çdo mëkat të bërë dhe e shënojnë në librat e pagabueshëm. Mëkati mund të mohohet, të fshihet vetëm para babait, nënës, gruas, fëmijëve dhe miqëve. Ndoshta askush përveç mëkatarëve aspak nuk ka njohuri për fajin që ai e ka bërë, por para qenieve qiellore çdo gjë do të zbulohet. Edhe errësira e natës sterrë, edhe misterioziteti i mashtrimit më të shkathët nuk mund ta fshehë as të vetmin mendim para dijes së lartë të të Amshueshmit. Zoti e ka raportin e saktë për çdo padrejtësi dhe çdo vepër të pandershme. Atë nuk mund ta mashtrojmë me dukjen e jashtme të devotshmërisë. Ai nuk mashtrohet në vlerësimin e karakterit. Njerëzit me zemër të prishur mund ta mashtrojnë njeriun por Zoti e vëren çdo hipokrizi dhe e njeh tërë jetën e brendshme të njeriut. BZ 460.2
Çfarë mendimesh solemne! Ditë pas dite po humben në amshim dhe po mbushen librat qiellorë me raporte. Fjalët që janë thënë njëherë, veprat që janë bërë njëherë, më kurrë nuk mund t'i kthejmë prapa. Engjëjt e shënojnë të mirën dhe të keqen. Edhe pushtuesi më i madh në botë nuk mund ta anulojë raportin e vetëm një dite të vetme. Veprat tona, fjalët tona bile edhe motivet tona më të fshehta—të gjitha këto ndikojnë në marrjen e vendimeve për jetë apo për vdekje. Edhe në qoftë se ne i harrojmë, ato megjithatë ato do të dëshmojnë për shfajsimin apo për gjykimin tonë. BZ 460.3
Ashtu siç i reprodukon fotografia vijat e fytyrës me saktësi, në të njëjtën mënyrë do të shënohet edhe karakteri ynë në librat qiellorë. Mirëpo, pak jemi duke u kujdesur për raportin i cili duhet të vijë para syve të qenieve qiellore. Sikur të mund të mënjanohej veli që e ndan botën e dukshme nga ajo që është e padukshme, dhe sikur njerëzit të kishin mundur t'i shihnin engjëjt që e shënojnë çdo fjalë dhe çdo vepër me të cilat patjetër do të ballafaqohemi në gjyq, atëherë sa fjalë i themi për çdo ditë nuk do t'i kishim thënë, dhe sa vepra të pahijshme nuk do t'i kishim bërë! BZ 460.4
Në gjyq me saktësi do të vështrohet dhe analizohet si i kemi përdorur dhuratat e besuara. Si i kemi përdorur mjetet që na i ka besuar qielli? A do t'i marrë Zoti të vetët kur të paraqitet me dhuratë? A i kemi përsosur fuqitë që na i ka dhuruar Zoti—fuqitë fizike, mendore dhe shpirtërore—për lavdinë e Zotit dhe për bekimin e shenjtë? Si e kemi përdorur kohën tonë, si e kemi përdorur penën, zërin, paranë dhe ndikimin tonë? Çka kemi bërë për Krishtin në personalitetin e të varfërve, të hallexhinjëve, të vejushave dhe të jetimave? Zoti na ka caktuar roje të fjalës së tij të shenjtë. Çka kemi bërë me dritën e së vërtetës e cila na është besuar që njerëzit t'i mësojmë për shpëtimin? Nuk është e mjaftueshme të themi se besojmë në Krishtin; vetëm dashuria e përcjellur me vepra është dashuri e vërtetë. Dashuria është vetëm ajo që me sytë e qiellit i jep vlerë veprave tona. Çka do që është bërë nga dashuria dhe sado që në sytë e njerëzve kjo të duket e imtë, nga ana e Zotit do të jetë e miratuar dhe e shpërblyer. BZ 461.1
Egoizmi i fshehur i njerëzve zbulohet në librat qiellorë. Atje gjendet raporti për obligimet e paplotësuara ndaj të afërmëve dhe për lënien pasdore të obligimeve tona ndaj Shpëtimtarit. Vetëm aty shihet se sa njerëzit ia kanë dhuruar satanit kohën, mendimet dhe forcën e tyre që i kanë takuar Krishtit. I pikëllueshëm është raporti të cilin engjëjt e bartin në qiell. Krijesat e arsyeshme, pasuesit e ashtuquajtur të Krishtit, plotësisht janë të preokupuar me dëshirën për të fituar pasuri ose për të përjetuar kënaqësitë e kësaj bote. Paraja, koha dhe fuqia po përdoren për stolisje dhe kënaqësi; pak kohë po i kushtohet lutjeve, studimit të Shkrimit Shenjt, analizimit të vetvetes dhe rrëfimit të mëkatit. BZ 461.2
Satani trillon plane të panumërta në mënyrë që t'i preokupojë mendimet tona që të mos merremi me atë që duhet më së miri ta njohim. Mashtruesi i vjetër i urrenë të vërtetat e mëdha të cilat e tregojnë flinë e pajtimit dhe Ndërmjetësuesin e fuqishëm. Ai e di se suksesi i tij qëndron në kthimin e mendimeve tona kundër Jezusit dhe të vërtetës së tij. BZ 461.3
Ata që dëshirojnë të jenë pjesëmarrës në bekimin e ndërmjetësimit të Krishtit nuk bën kurrsesi të kthehen kundër obligimeve të veta dhe në frikën e Zotit duhet ta ndërtojnë shenjtërinë e vet. Në vend që çastet e vlefshme të kohës së tyre t'ia kushtojnë kënaqësive, stolisjeve dhe pispillosjeve apo gjakimeve për të fituar, duhet t'i kushtohen studimit serioz dhe me zell të fjalëve të së vërtetës. Objektin e shenjtrores dhe të gjyqit hetues, populli i Zotiti duhet ta kuptojë qartë dhe drejt. Të gjithë duhet ta arrijnë njohjen e drejt personale për pozitën dhe veprën e kryepriftit tonë të madh; pëmdryshe do ta kenë të pamundshme që në kohën e tyre ta kenë besimin e vërtetë ose ta zënë pozitën të cilën Zoti dëshiron që ta kenë. Secili duhet ta shpëtojë ose ta humbë shpirtin e vet. Secili para gjyqit të Zotit e paraqet një subjekt të veçantë. Secili duhet të dalë para fytyrës së gjykatësit të madh. Për këtë arsye është shumë e arsyeshmë që çdo individ të mendojë më shpesh për skenën solemne kur gjyqi të fillojë të veprojë dhe kur të hapen librat; kur secili do të duhet, si dhe Danieli të ngritet “për trashëgiminë e vet në mbarim të ditës” (Danieli 12,13). BZ 461.4
Secili njeri i cili për këto lëndë e ka pranuar dritën duhet të dëshmojë për të vërtetat e mëdha të cilat ia ka besuar Zoti. Shenjtroija në qiell është qendra e veprës së Krishtit për njerëzit. Ajo është me rëndësi për çdo qenie njerëzore në tokë. Ajo na i hap horizontet për planin e shpëtimit deri në mbarimin e drejtpërdrejtë të kohës dhe njëherit na e zbulon fundin e lavdishëm të luftës ndërmjet drejtësisë dhe mëkatit. Ka jashtëzakonisht rëndësi të madhe nëse këto çështje i studjojmë thellësisht dhe nëse jemi të gatshëm që secili që na pyet t'ia japim përgjigjen për shpresën tonë. BZ 462.1
Ndërmjetësimi i Krishtit për njeriun në shenjtroren qiellore është gjithashtu i rëndësishëm në planin e shpëtimit sa dhe gjaku i tij në kryq. Me vdekjen e tij, Krishti e filloi veprën të cilën pas ringjalljes shkoi për ta përfunduar në qiell. Ne me besim duhet të hyjmë pas perdes ku “Jezusi hyri para nesh” (Hebrenjëve 6,20). Atje me shkëlqim ndriçon drita e kryqit nga Kalvari. Atje mund ta kemi një kuptim të shkëlqyeshëm për fshehtësinë e shpëtimit. Shpëtimi i njerëzve është fituar mc flinë e jashtëzakonshme të qiellit; flijimi i bërë i plotëson të gjitha kërkesat e ligjit të shkelur hyjnor. Jezusi e ka hapur rrugën drejt fronit të Atit të tij. Përmes tij, para Zotit mund t'i paraqesin dëshirat e sinqerta të gjithë ata që i dalin përpara me besim. BZ 462.2
“Kush i fshehë mëkatet nuk do të jetë i lumtur; ndërsa kush i pranon dhe i lenë do ta ketë mëshirën.” (Fjalët e Urta 28,13) Sikur të kishin mundur të gjithë ata që i fshehin mëkatet dhe shfajsohen ta shohin se si gëzohet satani për këtë, se si e përqesh Krishtin dhe shenjtërit duke ua thënë veprimet e këtyre, do të ishin ngutur t'i pranonin mëkatet dhe t'i hedhnin. Satani tenton që me ndihmën e të metave të karakterit të tyre t'ua mbizotërojë tërë qenien dhe e di se këtë do ta arrijë në qoftë se ata edhe më tutje i ruajnë këto të meta. Për këtë arsye vazhdimisht përpiqet që t'i mashtrojë pasuesit e Krishtit me dinakërinë e vet fatale duke u thënë se nuk mund të mbizotërojnë të keqen. Mirëpo për ta Jezusi ndërmjetëson me duart e lënduara dhe trupin e thyer të tij duke i thënë secilit që dëshiron ta ndjek: “Të majfton bekimi im.” (2 Korintasve 12,9) “Merrni mbi vete zgjedhën time e pranoni t'ju mësoj unë që jam zemërbutë e i përvuajtur. Kështu do të gjeni pushim për shpirtërat tuaj, sepse vërtetë zgjedha ime ëshë e ëmbël e barra ime është e lehtë.” (Mateu 11,29.30) Për këtë arsye, askush le të mos mendojë se të metat e tij janë të pashërueshme. Zoti do të na japë besim dhe do të na mëshirojë që t'i mënjanojmë. BZ 462.3
Ne tani jetojmë në kohën e ditës së madhe të pastrimit. Në shërbimin simbolit të Besëlidhje së Vjetër deri sa kryeprifti e bëri pastrimin për Izraelitët të gjithë u detyruan “t'i martirizonin shpirtërat” duke i rrëfyer mëkatet dhe duke u përkulur para Zotit që të mos shfaroseshin nga populli. Në të njëjtën mënyrë ata që dëshirojnë që emrat e tyre të mbeten në librin e jetës duhet tani edhe në këto disa ditë që kanë mbetur të kohës së mëshirës që u është dhënë—të përkulen para Zotit me pikëllim për shkak të mëkateve dhe duke u penduar sinqerisht. Ata me ndërgjegje të thellë duhet t'i analizojnë zemrat e veta. Duhet të ta flakin egoizmin naiv dhe zemrimin e ngushtë në të cilin kanë rënë shumë të krishterë. Të gjithë ata që duan të ngadhnjejnë mbi prirjet e këqija të cilat duan të udhëheqin me ta—i pret edhe më tutje luftë e rëndë. Vepra e përgatitjes është punë personale. Ne nuk do të shpëtohemi në mënyrë grupore. Devotshmëria dhe pastërtia e disave nuk mund t'i heq mangësitë e të tjerëve. Edhe pse të gjithë popujt kanë për të dalur para gjyqit të Zotit, Ai megjithatë do t'i gjykojë individët me aso saktësie, ashtu si përveç tij të mos ekzistonte asnjë qenie tjetër në botë. Secili do të merret ne pyetje dhe duhet të jetë pa të meta dhe pa mëkate. BZ 463.1
Ngjarjet që janë në lidhje me veprën e përfunduar të pastrimit janë shumë solemne. Faktet në lidhje me to kanë rëndësi vendimtare. Tani është duke vepruar gjyqi në shenjtroren qiellore. Ka shumë vjetë që është duke u kryer kjo vepër. Së shpejti—askush nuk e di kur—do të kalohet në rastet të gjallëve. Jeta jonë do të analizohet në praninë e Zotit të shenjtë. Në këtë kohë më tepër se kurrë çdo shpirt duhet ta pranojë vërejtjen e Shpëtimtarit: “Rrini me kujdes! Rrini zgjuar se nuk e dini kur do të vijë ai çast.” (Marku 13,33) “Po nuk qëndrove i zgjuar, do të vijë si vjedhësi dhe nuk do të dish në ç‘orë do të vijë kundër teje.” (Zbulesa 3,3) BZ 463.2
Ndërsa, kur të përfundojë gjyqi hetues, atëherë fati i të gjithve do të vuloset për jetë apo vdekje. Koha e mëshirës do të kalojë pak para ardhjes së Shpëtimtarit në retë qiellore. Në Zbulesë Krishti na flet duke menduar për këtë kohë: “I padrejti, ani, le të vazhdojë të bëjë padrejtësi. I ndyti, në dasht le të vazhdojë të zhytet më zi. I drejti le të vazhdoj të bëjë drejtësi. Shenjti le të vazhdoj të shenjtërohet gjithënjë. Ja, unë po vijë për së shpejti. Edhe shpërblimi im me mua, për të shpërblyer gjithkend sipas veprave të tij.” (Zbulesa 22,11.12) BZ 464.1
Të drejtit dhe mëkatarët atëherë ende do të jetojnë në tokë në gjendjen e vet mëkatare—do të mbjellin dhe do të ndërtojnë, do të hanë dhe do të pinë, të pavetëdijshëm se lartë në shenjtrore është shqiptuar vendimi i fundit i parevokueshëm. Para përmbytjes, pasi që Noeu kishte hyrë në arkë, Zoti pas tij i kishte mbyllur dyert dhe ua kishte pamundësuar të pafeve që të hynin. Edhe shtatë ditë njerëzit kishin vazhduar të bënin jetë të shkujdesur dhe të flligësht duke përqeshur vërejtjet e gjyqit kërcënues pa e ditur se fati i tyre ishte vulosur. “Kështu thotë Shpëtimtari do të jetë “edhe në ardhjen e Birit të njeriut.” (Mateu 24,39) E qetë, e pahetueshme, si vjedhësi në mesnatë do të vijë ora vendimtare e cila do ta vendosë fatin e çdo njeriu dhe përgjithmonë do t'ua heq njerëzve mëkatarë mëshirën e ofruar. BZ 464.2
“Prandaj: rrini zgjuar, që nëse vjen paptritmas të mos ju gjej fjetur.” (Marku 13,35.36) Është gjendja e rrezikshme për ata që janë lodhur duke bërë roje dhe më në fund janë dorëzuar nga atraksionet e botës. Derisa tregtari i është përkushtuar plotësisht garës për fitim, ndërsa gjakuesi i argëtimeve kërkon kënaqësi dhe derisa e bija e modës e vë mbi vete stolinë—gjykatësi i tërë botës do ta shqiptojë aktgjykimin: “U peshove në peshore dhe u gjete i papeshë.” (Danieli 5,27) BZ 464.3