Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit
21. VËREJTJA E REFUZUAR
Vilijam Mileri dhe bashkëpunëtorët e tij e predikonin shkencën për ardhjen e sërishme të Krishtit me një qëllim: që të afërmit e tyre t'i motivonin që të përgatiteshin për gjyq. Ata përpiqeshin që t'ua përkujtonin ithtarëve të fesë shpresën e mirëfilltë të kishës dhe tua theksonin nevojën e thellimit të përvojës së krishterë. Gjithashtu punonin që heretikët t'i bindnin se është detyrë e tyre e pashmangëshme që të pendohen dhe t'i drejtohen Zotit. “Ata nuk bënin përpjekje që cilindo njeri ta drejtonin në ndonjë sektë apo grup fetar, prandaj punonin me të gjitha grupet dhe sektet duke mos u përzier në organizatat dhe dispozitat e tyre kishtare.” BZ 356.1
“Në tërë këtë punë”—ka thënë Mileri—“kurrë nuk kam dëshiruar dhe nuk kam pasur për qëllim ta krijojë ndonjë drejtim të ri jashtë kishave ekzistuese apo një kishe në çfarëdo aspekti t'i jap përparësi ndaj tjetrës. E kam pasur për qëllim që t'u shërbej të gjithëve. Duke supozuar se të gjithë të krishterët do t'i gëzohen shpresës në ardhjen e shpejtë të Krishtit dhe që ata të cilët nuk kanë mundur ta kuptojnë këtë të vërtetë siç e kam kuptuar unë, nuk do t'i donin më pak ata që e pranojnë këtë shkencë, as që kam menduar se ndonjëherë do të duhen mbledhje të posaçme. Qëllimi im i vetëm ka qenë që shpirtërat t'i drejtoj nga Zoti që botës t'ia shpall gjyqin që vjen dhe që të afërmit e mi t'i nxis që t'i përgatisin zemrat dhe t'i aftësojnë që në paqe ta presin Zotin e tyre. Shumica e atyre të cilët me punën time qenë kthyer u bashkuan me kishat e ndryshme ekzistuese.”275Bliss, op. cit., 328. BZ 356.2
Pasi që puna e Milerit qe e dobishme për përcaktimin e kishave, një kohë ndaj tij kishte një qëndrim përkrahës. Mirëpo, kur predikuesit dhe prijësit fetarë u kthyen kundër kishës adventiste dhe vendosën që ta ngulfasin çdo përhapje të shkencës, iu kundërvunë asaj jo vetëm nga sallat e predikimeve por ua ndaluan besimtarëve të vet që t'i dëgjojnë predikimet për ardhjen e dytë dhe që në mbledhjet e tyre të flisnin për këtë shpresë. Në këtë mënyrë besimtarët ranë në pozitë të vështirë dhe filluan të përtrolliten. Ata i donin kishat e tyre dhe rrallë ndaheshin prej tyre. Mirëpo, kur e panë se dëshmimi i Fjalës së Zotit po shmangej dhe se u mohohej e drejta për t'i studjuar profecitë, qenë të bindur se besimi ndaj Zotit e ndalon këtë. Nuk mundnin, që ata të cilët e refuzonin dëshminë e Fjalës së Zotit t'i konsideronin kishë të Krishtit e cila është “shtyllë dhe kala e së vërtetës.” Për kët arsye ata mendonin se është e arsyeshme që të ndaheshin nga kishat e tyre të deriatëhershme. Në verën e vitit 1844, nga kishat dolën afro 50.000 anëtarë. BZ 356.3
Në atë kohë në shumicën e kishave në Shtetet e Bashkuara vërehej një ndryshim i rëndësishëm, kishte shumë vjet që vërehej përshtatja graduale dhe gjithnjë më e madhe ndaj dokeve dhe shprehive sekulariste për këtë arsye erdhi edhe rënia e jetës së vërtetë shpirtërore. Mirëpo, atë vit, gati në të gjitha kishat e vendit u vërejtën shenjat e rënies së shpejtë dhe të dukshme. Dukej se askush nuk mund ta gjente shkakun e kësaj, por ky fakt ishte i njohur dhe lidhur me të debatohej në shtyp dhe nga sallat e predikimit. BZ 357.1
Në kuvendin e predikuesve në Filadelfi, zotëri Bernsi, autor i një komentari shumë të rëndësishëm Biblik dhe predikuesi i njërës ndër kishat më të shquara të këtij qyteti pat thënë: “Se ka njëzet vjet në shërbimin e predikusit por se kurrë deri në ritualin e fundit të darkës së Zotëriut nuk kishte ndarë kungime e që në kishë të mos kishte pranuar një numër më të madh apo më të vogël të anëtarëve të rinj. Mirëpo, tani më nuk ka zgjime, nuk ka kthime, ndërmjet besimtarëve nuk ka shtim të dukshëm të mëshirës dhe më askush nuk vjen që me të bisedojë për shpëtimin e shpirtit të vet. Me rritjen e afarizmit dhe me lulëzimin gjithënjë më të madh të tregtisë dhe industrisë gjithnjë e më tepër u përhap dukuria e frymës sekulariste. Kështu ndodhi me të gjitha bashkësitë fetare.”276Congregational Journal, May 23, g. 1844. BZ 357.2
Në muajin shkurt të po atij vitit profesori Fini nga kolegji në Oberlin pat thënë: “E kemi konstatuar faktin se gati të gjitha kishat protestante në vendin tonë janë indiferente e bile edhe me disponim armiqësor gati ndaj të gjitha reformave morale të kohës sonë. Ka disa përjashtime, por jo aq sa, që këtë fakt të mos mund ta konsiderojmë si të përgjithshëm. E kam edhe një fakt tjetër i cili e dëshmon këtë: gati mungesën e plotë të atij ndikimi që i ngjallon kishat. Indiferenca shpirtërore i ka përshkuar gati të gjithë dhe është shumë e thellë; këtë e dëshmon dhe shtypi fetar në tërë vendin ... anëtarët e kishës i janë dorëzuar në masë të madhe modës, shkojnë dorë për dore me jobesimtarët në pikniqe, në ballo dhe në argëtime tjera të ndryshme etj. Mirëpo të mos flasim më për këto gjëra të mundimshme. Mjafton që dëshmitë por grumbullohen dhe se po na ngarkojnë rëndë. Kjo dëshmon se kishat janë degjeneruar për pikëllim. Ato janë larguar shumë nga Zoti kurse Ai është tërhequr prej tyre.” BZ 357.3
Një autor në “Teleskopin religjioz” revistën e njohur fetare pohonte: “Deri më tani kurrë nuk kemi qenë dëshmitarë të bjerrjes së përgjithshme të këtillë fetare. Vërtetë kisha duhet të zgjohet dhe t'i analizojë shkaqet e gjendjes së vet të mjerë, sepse kushdo që e don si unë patjetër duhet ta shoh se gjendja e kishës është vërtetë e mjerë. Kur mendojmë për faktin se janë të rralla rastet e pajtimit të vërtetë kurse nga ana tjetër kur e shohim arrogancën dhe kokëfortësinë e pakrahasueshme të mëkatarëve atëherë gati pa dashur detyrohemi të klithim: “Vallë a ka harruar Zoti të jetë i mëshirshëm, apo ndoshta dyert e mëshirës janë mbyllur?” BZ 358.1
Arsyeja e gjendjes së këtillë gjithmonë qëndron në vetë kishën. Errësira shpirtërore e cila i kaplon popujt, kishat dhe individët nuk bën në asnjë mënyrë t'i përshkruhet shkurtimit arbitrar të ndihmës së mëshirës hyjnore nga Zoti por lënies pasdore ose refuzimit të dritës hyjnore nga njerëzit. Shembuli të mirë për këtë të vërtetë na ofron historia e hebrenjëve e kohës së Krishtit. Duke iu dorëzuar botës dhe duke e harruar Zotin dhe Fjalën e tij, mendimet e tyre u errësuan kurse zemrat e tyre u bën trupore dhe pasionante. Për këtë arsye nuk dinin asgjë për ardhjen e Krishtit. Nga fodullëku dhe heretizmi e refuzuan Shpëtimtarin. As atëherë Zoti nuk ia shkurtoi popullit hebraik njohjen e shpëtimit dhe pjesëmarrjen në bekimet e shpëtimit. Mirëpo ata që e refuzuan të vëretën e humbën çdo dëshirë për dhurata qiellore. Bëri prej “errësirës dritë, kurse prej dritës errësirë”, deri sa drita e cila gjendej në ta nuk u bë errësirë; dhe sa qe e madhe kjo errësirë! BZ 358.2
Qëllimeve të satanit u përgjigjet që njerëzit ta mbajnë dukjen e jashtme të fesë por që të mos e kenë frymën e devotshmërisë së vërtetë. Pas refuzimit të Ungjillit, hebrenjët në mënyrë të flakët vazhduan t'i ushtronin ritualet e tyre të vjetra. Me përpikëri e ruanin izolimin e tyre nacional, deri sa nuk u detyruan ta pranonin edhe vet se Zoti më nuk paraqitej në mjedisin e tyre. Profecia e Danielit shpiente aq qartë në kohën e ardhjes së Mesisë dhe aq me saktësi e parashihte vdekjen e tij, sa që klerikët hebrej ua ndalonin njerëzve ta studjonin këtë profeci. Më në fund rabinët i mallkuan të gjithë ata të cilët kishin bërë përpjekje për ta llogaritur kohën e ardhjes së Mesisë. 2000 vjet populli i Izraelit është i verbëruar dhe i papenduar, indiferent ndaj ofertave mëshiruese të shpëtimit dhe i painteresuar për bekimet e engjëjve. Kjo është vërejtje solemne dhe e tmerrshme e cila tërheq vërejtjen për rrezikun e refuzimit të dritës nga qielli. BZ 358.3
Shkaqet e njëjta kanë gjithënjë pasoja të njëjta. Ai që me qëllim e ngulfatë ndjenjën e obligimi të vet për arsye se i pengon prirjeve të veta, më në fund od ta humb forcën për ta dalluar të vërtetën nga gënjeshtra. Arsyeja dobësohet, ndërgjegja rrafshohet, zemra ngurëzohet, shpirti ndahet prej Zotit. Kudo që zhvlerësohet dhe urrehet lajmi i së vërtetës hyjnore aty kisha do të lakohet dhe do të mbështillet në errësirë; feja dhe dashuria do të ftofen do të shkaktohet tjetërsimi dhe përçarja. Anëtarët e kishës e përqëndrojnë interesimin dhe fuqinë e tyre në çështjet sekulariste, kurse mëkatarët bëhen më të ashpër në mospendesë. BZ 360.1
Lajmi i parë engjëllor nga Zbulesa 14 i cili e zbulon kohën e Gjyqit hyjnor dhe i thërret njerëzit që t'i falen Zotit ka qenë i caktuar që ta ndajë popullin e Zotit nga ndikimi i dëmshëm i botës dhe ta zgjojë për ta njohur gjendjen e vërtetë të pastër dhe ate të bjerrjes. Në këtë lajm, Zoti kishës ia ka dërguar vërejtjen e cila sikur të ishte pranuar do ta kishte mënjanuar të keqen e cila njerëzit i ka ndarë prej Tij. Po ta kishin pranuar lajmin nga qielli, ne qoftë se zemrat e tyre do t'i kishin përkulur para Zotit dhe të ishin përgatitur sinqerisht për të qëndruar në afërsinë e tij, fryma dhe fuqia hyjnore do të ishin manifestuar në ta. Atëherë kisha do ta kishte arritur atë gjendje të bekuar të unitetit, besimit dhe dashurisë e cila ka ekzistuar në kohën e apostujve, kur të gjithë besimtarët “kanë qenë një zemër dhe një shpirt” dhe kur “Zoti çdo ditë e ka shumëzuar shoqërinë e atyre të cilët u shpëtuan.” BZ 360.2
Sikur ata që konsideroheshin popull i Zotit ta kishin pranuar dritën e cila shkëlqente nga Fjala hyjnore do ta kishin arritur atë unitet për të cilin lutej Krishti dhe të cilin apostulli e përshkruan si “unitet i shpirtit i lidhur me paqen.” Ky thotë ai, është “një trup i vetëm dhe një shpirt i vetëm—sikurse edhe jeni të grishur në një shpresë të vetme të thirrjes së juaj. Nuk ka pos një Zot, një besim, një pagëzim” (Efesianëve 4,3-5). BZ 360.3
Rezultatet e tilla të bekuara i kanë përjetuar ata të cilët e kanë pranuar lajmin adventist. Ata kanë ardhur nga bashkësitë e ndryshme fetare por i kanë rrëzuar ato pengesa të cilat i kanë ndarë dhe i kanë thyer besimet kontradiktore. Ata e kanë braktisur shpresën jobiblike në mbretërinë mijëvjeçare tokësore, i kanë korrigjuar mendimet e gabueshme për ardhjen e dytë të Krishtit, e kanë mënjanuar fodullëkun dhe adaptimin ndaj sekularizmit. Padrejtësitë janë korrigjuar, zermat janë bashkuar në bashkësinë më të pastër vëllazërore dhe ka mbizotruar dashuria dhe gëzimi. Kur kjo shkencë e ka bërë këtë për disa njerëz që e kishin pranuar, ajo do ta kishte bërë të njëjtën gjë për të gjithë të krishterët po ta kishin pranuar. BZ 361.1
Mirëpo kishat në shumicë nuk e kanë pranuar këtë vërejtje. Predikuesit e tyre si “rojet e shtëpisë së Izraelit” është dashur të parët t'i zbulojnë shenjat për ardhjen e Krishtit. Mirëpo ata nuk e kanë njohur të vërtetën as nga dëshmitë e profetit as nga shenjat e kohës. Pasi që zemrat e tyre qenë mbushur me frymën sekulariste dhe me krenarinë e tepruar, dashuria ndaj Zotit dhe besimi në Fjalën e tij u ftohën dhe kur filloi të predikohej shkenca adventiste ajo vetëm i zgjoi paragjykimet dhe mosbesimin e tyre. Fakti se këtë lajm e kanë predikuar me shumicë anëtarët e rëndomtë të kishës është theksuar si dëshmi kundër saj. Si dikur përkundër dëshmisë së qartë të Fjalës së Zotit kur shtrohej pyetja: “A besoi dikush nga princërit dhe farisejët?” Duke parë se është vështirë të atakohen dëshmitë të cilat u zbuluan me studimin e kohëve profetike ata i kthyen të tjerët kundër studimit të profecive dhe u thoshin se librat profetikë janë të vulosur dhe se nuk mund të kuptohen. Shumë njerëz që u besonin në mënyrë të vërbër barinjëve të tyre shpritërorë refuzonin ta dëgjonin vërejtjen; kurse të tjerët edhe pse të dëshmuar me të vërtetën nuk e merrnin guximin ta pranonin “që të mos përjashtoheshin nga kisha.” Lajmi të cilin e kishte dërguar Zoti për ta sprovuar dhe spastruar kishën e ka zbuluar qartë se sa është i madh numri i atyre që dashurinë ia kanë falur botës në vend Krishtit. Lidhjet që bashkoheshin me botën ishin shumë më të forta se ato që i tërhiqnin drejt qiellit. Kishin vendosur ta dëgjonin zërin e urtisë sekulariste dhe ishin zbrapsur nga lajmi i së vërtetës që e shëron zemrën. BZ 361.2
Duke e refuzuar vërejtjen e engjëllit të parë ata e kanë refuzuar edhe mjetin të cilin qielli e ka paraparë për rilindjen e tyre. E urrejtën lajmëtarin e mëshirës i cili ka mundur t'i mënjanonte pengesat që i ndanin nga Zoti dhe me dëshirë edhe më të madhe iu kthyen kënaqësive botërore. Ky qe shkaku i asaj gjendje të temrrshme të dashurisë ndaj botës, i bjerrjeve dhe i vdekjes shpirtërore që mbretëroi në kisha në vitin 1844. BZ 362.1
Në Zbulesën 14 pas ëngjëllit të parë vjen i dyti i cili e shpallë “ra, ra Babilonia e madhe që i dehi mbarë kombet me verën e zemrimit dhe të lavirësisë së vet” (Zbulesa 14,8). Shprehja “Babilon” vjen nga fjala “Babel” që domethënë rrëmujë—tollovi. Kjo shprehje përdoret në Shkrimin Shenjt për t'i shënuar format e ndryshme të religjioneve të rrejshme apo renegate. Në Zbulesën 17, Babiloni është pasqyruar si grua—figurë me të cilën Bibla shërbehet që simbolikisht ta paraqesë kishën. Gruaja e pastër e paraqet kishën e pastër, kurse gruaja e rënë kishën e rënë. BZ 362.2
Në Bibël karakteri i shenjtë dhe i qëndrueshëm i raporteve ndërmjet Krishtit dhe kishës së tij pasqyrohet si lidhje bashkëshortore. Zoti popullin e vet e ka bashkuar me veten në Besëlidhjen solemne dhe i ka premtuar se do të jetë Zoti i tij, kurse populli është obliguar se do t'i takoj atij, vetëm atij. Ai thotë: “Do ta bëjë fatin tim të përhershëm, do të të fejoj në drejtësi e në të drejtë me dhembshuri dhe dashuri.” (Ozeu 2,19) Dhe përsëritë: “Sepse unë jam burri juaj.” (Jeremiu 3,14) Edhe Pali e përdorë shprehjen e njëjtë në Besëlidhjen e Re kur thotë: “Juve jua kam smirë, por me smirë që vjen prej Zotit sepse ju fejova për një burrë të vetëm dhe por si virgjëreshë të pastër ju solla para Krishtit.” (2 Korintasve 11,2) BZ 362.3
Pabesia e kishës ndaj Krishtit e cila u dëshmua në faktin se besimin dhe dashurinë e vet e ktheu në anën e kundërt të Zotit dhe lejoi që dashuria ndaj botës të mbizotëronte mund të krahasohet me tradhtinë martesore. Mëkati i Izraelit, largimi i tij prej Zotit na pasqyrohet me atë pamje. Ndërsa, dashuria e mrekullueshme hyjnore të cilën Izraeli e urrejti shprehet me këto fjalë pikëlluese: “Atëherë unë t'u përbetova dhe lidha besëlidhjen me ty thot Zoti Perëndi—e ti u bëre imja”. “U bëre shumë e bukur tejet e hijshme e denjë për mbretëreshë. Zëri yt i mirë u hap ndër popull për shkak të bukurisë sate, sepse ishe e përsosur në stolinë time që ta kisha dhënë ... por ty t'i mori mendët bukuria jote dhe e shfrytëzove zërin e mirë tëndin për të bërë flligështi dhe lute me flligështinë tënde gjithkend, të gjithë kalimtarët.” “Por siç e përbuzë grueja dashnorin e vet, poashtu më përbuzët mua—shtepia e Izraelit—thotë Zoti.” “Ndodhi me ty çka s'ndodhi me laviret e tjera e cila në vend të burrit të vet i pranon të tjerët.” (Ezekieli 16,8.13-15; Jeremiu 3,20; Ezekieli 16,32) BZ 362.4
Edhe në Besëlidhjen e Re u janë dërguar fjalët e ngjashme atyre të krishterëve të cilët më tepër e duan miqësinë e botës se sa përkrahjen e Zotit. Apostulli Jakobi thotë: “Njerëz të pabesë! A nuk e dini se miqësia me botën është armiqësi me Zotin! Sepse kushdo që të jetë mik me botën shndërrohet në armik me Zotin.” (Jakobi 4,4) BZ 363.1
Gruaja (Babiloni) në Zbulesën 17 pasqyrohet si “e veshur me porfir dhe me mëndafsh të purpurt, e stolisur me flori, gurë të çmueshëm e margaritarë, me gotën e floririt në duar përplot urrejtje flligështi e turp; dhe në ballë e kishte të shkruar emrin: fshehtësia, Babiloni i Madh, nëna e lavireve dhe e flligështive botërore.” Profeti thotë: “E pashë gruan e dehur nga gjaku i të shenjtëve dhe nga gjaku i dëshmitarëve të Jezusit.” (Zbulesa 17,4-6) Më tutje për Babilonin thuhet: “Gruaja qe pe, e paraqet qytetin e madh që mbretëron mbi mbretërit e dheut.” (Zbulesa 17,18) Fuqia e cila gjatë shumë shekujve mbretëroi në mënyrë despotike mbi pushtetarët e krishterë qe Roma. Purpuri dhe petku i kuq, si gjaku i ngrirë në ar me gurë të çmueshëm dhe me perla e pasqyrojnë në mënyrë të gjallë shkëlqimin dhe luksin mbretëror me të cilin krenohej Roma. Për asnjë pushtet tjetër nuk mund të thuhet me aq të drejtë se është “dehur nga gjaku i shenjtëve” si për atë që i ka ndjekur në mënyrën më të vrazhdët ithatrët e Krishtit. Babiloni është fajtor edhe për shkak të mëkatit të lidhjes së paligjëshme me “mbretërit botëror”. Duke u larguar nga Zoti dhe duke u lidhur me paganët kisha hebreje ishte bërë lavire; ndërsa, Roma e cila po ashtu ishte bjerrur e ka marrë gjykimin e njëjtë. BZ 363.2
Për Babilonin thuhet se është “nëna e lavireve”. Bijat e tija duhet të konsiderohen ato kisha të cilat i përmbahen shkencës dhe mësimeve të tij dhe e ndjekin shembullin e tij sepse e sakrifikojnë të vërtetën dhe përkrahjen e Zotit për të hyrë në lidhjen e paligjëshme me botën. Lajmi në Zbulesën 14 i cili e shpalli rënien e Babilonit patjetër ka të bëjë me bashkësitë fetare të cilat dikur kanë qenë të pastra por janë prishur. Siç pason vërejtja në bazë të këtij lajmi për gjyqin, kjo domehtënë se ai duhet të shpallet në ditët e fundit, prandaj nuk ka të bëjë vetëm me kishën e Romës, sepse ajo ka shumë shekuj që është në gjendje të devijuar. Më tutje, në kaptinën 18 të Zbulesës ftohet populli i Zotit që ta braktisë Babilonin. Në bazë të këtij teksti të Shkrimit Shenjt shumë fëmijë të Zotit ende gjenden në Babilon. Mirëpo në cilat bashkësi fetare gjendet sot pjesa më e madhe e ithtarëve të Krishtit? Padyshim në bashkësitë e ndryshme të cilat e predikojnë fenë protestante. Gjatë kohës së krijimit të tyre këto bashkësi kanë pasur qëndrim të drejtë ndaj Zotit dhe të vërtetës së tij dhe e kanë pasur bekimin e tij. Bile edhe bota jobesimtare është detyruar t'i pranojë pasojat e bekimit që i ka sjellur pranimi i parimeve të Ungjillit siç ka thënë profeti për Izraelin: “Zëri yt i mirë u hap ndër popuj për shkak të bukurisë sate, sepse ishe i përsosur në stolinë time që ta kisha dhënë—thotë Zoti Perëndia.” (Ezekieli 16,14) Mirëpo, këto bashkësi u bastarduan për shkak të synimeve të njëjta të cilat Izraelit ia sollën mallkimin dhe shkatërrimin—për shkak të gjakimeve për t'i pranuar zakonet e pabesimtarëve për ta përfituar miqësinë e tyre. “Por ty ti mori mendët bukuria e jote dhe e shfrytëzove zërin e mirë tëndin për të bërë flligështi dhe e lute me flligështinë tënde gjithkend të gjithë kalimtarët.” (Ezekieli 16,15) BZ 363.3
Shumë kisha protestante e ndjekin shembullin e Romës në lidhjet e palejueshme me “mbretërit botëror”. Kishat shtetërore e bëjnë këtë me raportet e tyre me pushtetet botërore kurse bashkësitë tjera fetare me faktin se e kërkojnë përkrahjen e botës. Shprehja Babilon (rrëmujë) me të drejtë mund të aplikohet në çdo bashkësi fetare sepse të gjitha ato pohojnë mësimet e tyre i shterrojnë nga Bibla e megjithatë janë të ndara në sekta të panumërta që dallohen nga njëra tjetra si në predikimin e fesë ashtu dhe në teori. BZ 364.1
Përveç lidhjes së palejueshme me botën, këto bashkësi që janë ndarë nga Roma i manifestojnë ende edhe tiparet e tjera të saj. BZ 364.2
Një vepër katolike—romane thekson: “Në qoftë se kisha e Romës për shkak të rrespektimit të shenjtërve konsiderohet fajtore për idhujtari, atëherë mund të konsiderohet fajtore edhe e bija e saj kisha anglikane e cila dhjetë tempuj ia ka kushtuar Marisë kurse vetëm një tempull Krishtit.”277Richard Challoner, The Catholic Christian Instructed, Preface, str. 21. 22. BZ 364.3
Dr. Hopkins në studimin e tij për mbretërinë mijëvjeçare thotë: “Nuk kemi arsye që frymën antikrishtere dhe doket e saja t'ia përshkruajmë vetëm asaj kishe e cila quhet kisha e Romës. Kishat protestante kanë në vete shumë antikrishterim dhe janë larg asaj se janë të reformuara ... të çliruara nga bjerrja, paganizmi dhe heretizmi.”278S. Nopkins, Works, vol. II, str. 328. BZ 364.4
Në pikëpamje të ndarjes së kishës prezviteriane nga Roma shkruan Dr. Gatri: “Para treqind vjetësh kisha jonë i braktisi dyert e Romës me Biblën e hapur në flamurin e vet dhe me moton:” “Studjojeni Shkrimin Shenjt!” mandej ai e shtron pyetjen e madhe: “A doli ajo e pastër nga Babiloni?”279T. Guthrie, The Gospel in Ezekiel, str. 237. BZ 365.1
Perxheni thotë: “Duket se e tërë kisha anglikane është e mbushur me mësime për misteret botërore; mirëpo ata që janë ndarë nga kjo kishë, duket gjitashtu se kanë pranuar shumë nga filozofia e të pafeve. Ata prej të cilëve kemi pritur diçka më tepër devijojnë njëri pas tjetrit nga burimet e fesë. Jamë plotësisht i bindur se vetëm zemra e Anglisë është e infektuar me pabesimtari fatale që ende ka guxim të ngritet në predikatore dhe të quhet krishterim.” BZ 365.2
Çfarë ka qenë arsyeja e devijimit të madh? Pasi që kisha në fillim u largua nga thjeshtësia e Ungjillit—ajo iu përshtat zakoneve pagane me qëllim që t'ua lehtësonte pranimin e krishterimit. Apostulli Pali qysh në atë kohë pat deklaruar: “Vërtetë misteri i paudhësisë është në veprim ...” (2 Selanikasve 2,7) Derisa apostujt qenë gjallë kisha në një masë ishte e pastër. Mirëpo, “Nga fundi i shekullit II shumica e kishave morën formë të re. U zhdukë thjeshtësia e mëparshme. Në mënyrë të pahetueshme pasiqë edhe nxënësit më të vjetër patën vdekur, erdhën fëmijët e tyre dhe të posakonvertuarit... dhe u krijua një gjendje e re”280R. Robinson, Ecclesiastical Researches, gl. VI, parth. 17. Ata me qëllim që të përfitonin sa më tepër udhëtarë devijuan nga parimet e larta të fesë së krishterë gjë që pati për pasojë “vërshimin e të pafeve që depërtuan në kishë dhe me vete i sollën zakonet, ceremonitë dhe idhujt e tyre.”281Gavazzi, Luctures, str. 278. BZ 365.3
Kur religjioni i krishterë ia siguroi vetes përkrahjen dhe mbështetjen e shtetarëve botëror masa e pranoi; ndonëse për nga forma e jashtme të krishterë, shumë sish në të vërtetë mbetën paganë duke i respektuar në fshehtësi idhujt e tyre. BZ 365.4
Vallë a nuk u përsërit procesi i njëjtë gati në çdo kishë e cila quhet protestante? Kur vdiqën themeluesit e saj, të cilët qenë të përshkuar nga fryma e vërtetë e reformës erdhën trashëgimtarët e tyre dhe çdo gjë mori pamje të re. Duke iu përmbajtur në mënyrë të verbër besimeve të etërve të tyre dhe duke refuzuar që të pranojnë çfarëdo të vërtete jashtë reformacionit, ithtarët e reformatorëve u larguan shumë nga shembujt etë parëve në pikëpamje të përkuljes, vetëmohimit dhe heqjes dorë nga efemeriteti botëror. Kështu “u zhdukën thjestësitë e para.” Kishën e vërshoi vala e sekularizmit dhe “që vetë i solli zakonet, ceremonitë dhe idhujt e tij.” BZ 365.5
Oh, se si ndërmjet ithtarëve të Krishtit u kultivua miqësia me botën e cila është në “armiqësi me Zotin.” Sa u larguan kishat e mëdha të botës së krishterë nga devotshmëria, vetmohimi, thjeshtësia dhe përkushtimi biblik! Gjon Vesleji duke folur për përdorimin e vërtetë të parasë ka thënë: “Mos e shpenzoni kot asnjë pjesë të dhuratës së tillë të çmueshme për të plotësuar dëshirën për veshje të tepërt dhe të shtrenjtë apo për stolisje të panevojshme! Mos shpenzoni kot asgjë për stolisjen artificiale të shtëpive tuaja, për orendi të shtrenjta, për piktura të shtrenjta dhe për stolisje me flori ... mos shpenzoni asgjë për jetë sugjestive për ta tërhequr vëmendjen e njerëzve dhe për t'i mrekulluar ... deri sa e ke mirë njerëzit për ty do të flasin mirë. Ndërsa, në qoftë se veshesh me purpur dhe me petka të shtrenjta dhe çdo ditë jeton në bollëk të madh, shumë njerëz padyshim do ta madhërojnë shijen, mikëpritjen dhe cilësinë e dorëshilirësisë. Mirëpo mos e paguaj aq shtrenjtë aderimin e tyre; është më mirë të kënaqesh me nderin i cili vjen nga Zoti.282Wesley, Works, sermon 50. Mirëpo, në shumë kisha të kohës sonë nuk ka asnjë gjurmë të mësimit të këtillë. BZ 366.1
T'i përkasish një religjioni në botë është diçka e rëndomtë. Pushtetarët, politikanët, juristët, mjekët, tregtarët—të gjithë këta bëhën anëtarë të kishës me qëllim që shoqëria t'i respektojë më tepër dhe të ketë besim në ta dhe me qëllim që të jenë më të suksesshëm në afarizmin e tyre. Në këtë mënyrë ata përpiqen që punët e tyre të padrejta t'i maskojnë me formën e religjionit të krishterë. Shumë bashkësi fetare të forcuara me begatinë dhe ndikimin e këtyre njerëzve të pagëzuar botëror arrinin që edhe më tepër ta shtonin popullaritetin dhe ta rrisin numrin e patronëve. Nëpër rrugët më të bukura u ngritën kisha madhështore, të stolisura në mënyrë luksoze. Bësimtarët që vijnë në shërbesat Zotit përkatësisht në mesha veshen sipas modës dhe me rroba të shtrenjta. Perdikuesve të shquar u jepen rroga të mëdha për ta argëtuar dhe tërhequr popullin. Predikimet e tyre nuk bën t'i njollosin mëkatet e popullit por duhet të jenë të këndëshme për t'i dëgjuar dhe të tingëllojnë bukur. Në këtë mënyrë mëkatarët autoritativ u regjistruan në librat kishtarë kurse mëkatet perfide i fshehën nën maskën e devotshmërisë. BZ 366.2
Një gazetë e njohur duke folur për raportin e të krishterëve amerikanë ndaj botës shkruan: “Kisha në mënyrë të pahetueshme i është dorëzuar frymës së kohës dhe ia ka përshtatur shërbesat e veta kërkesave bashkëkohore.” “Kisha e vërtetë tani si mjet e përdorë çdo gjë që mund të bëhet atraktive.” Një shkrimtar në gazetën e Nju Jorkut “Indipendent” shkruan për metodizmin e sotëm duke theksuar si vijon: “Gjithnjë e më tepër po shlyhet kufiri që i ndanë të devotshmit nga të pafetë kurse njerëzit e zellshëm nga të dy anët përpiqen që plotësisht të mënjanohet dallimi ndërmjet mënyrës së veprimit dhe argëtimeve të tyre ... popullariteti i religjionit ka kontribuar shumë për t'iu rritur numri i atyre të cilët dëshirojnë t'i gëzojnë bekimet por jo që me nderë t'i plotësojnë detyrat e veta.” BZ 367.1
Havard Krozbi thotë: “Na shqetëson shumë që kisha e krishterë aq pak është duke i plotësuar synimet e Zotit. Ashtu si dikur që hebrenjët ia kishin kthyer shpinën Zotit për shkak të lidhjeve miqësore me idhujtarët... ashtu edhe sot kisha e Krishtit po e braktisë mënyrën hyjnore të jetës së vërtetë për shkak të lidhjeve të pamjaftueshme me botën jobesimtare ...”283Crosby, An Appeal to the Church, str. 141. 142. BZ 367.2
Në këtë vërshim të ndikimit të sekularizmit dhe të dëshirës për kënaqësi gati plotësisht është zhdukur vetëmohimi dhe ndjenja e vetësakrifikimit për hirë të Krishtit. “Disa njerëz të cilët tani punojnë në kishat tona si fëmijë kanë qenë të mësuar të sakrifikohen për t'u bërë të aftë që diçka t'i japin apo të bëjnë për Krishtin. Mirëpo, tani në qoftë se nuk ka mjete, prej askuj nuk kërkohet që të jap dikush. Oh, jo! Përgatiteni tregun, lotarinë, mbrëmjen gazmore, banketin apo çka do tjetër vetëm le të argëtohet populli.” BZ 367.3
Guvernatori i Viskonsinit Vozhbern ka deklaruar me rastin e programit të tij vjetor më 9 janar 1873 kësosji: “Duket se janë të domosdoshme ligjet për t'u suprimuar shkollat që krijojnë bixhozxhinjë. Ato gjenden kudo. Bile edhe kisha (padyshim se në mënyrë të pavetëdijshme) ndonjëherë e kryen këtë vepër satanike. Përgatiten shfaqje me dhurata, me lotaritë për qëllime humanitare dhe me tërheqje të ndryshme, më së shumti për qëllime religjioze dhe humanitare, por këto janë shumë pak të dobishme. Lotaria, shitjet e pakove e të ngjashme e arrijnë qëllimin për t'u realizuar paraja por që të mos jepet kundërvlerë. Nuk ka asgjë më të rrezikshme për moralin dhe asgjë më të helmueshme sidomos për rininë se sa fitimi i parasë dhe pasurisë pa punë. Kur personalitetet me prestigj merren me lotari kurse ndërgjegja e tyre pastrohet nga fakti se kjo para shkon për qëllime humanitare, atëherë të mos çuditemi përse rinia u nënshtrohet shprehive të cilat aq lehtë e shkaktojnë lojën atraktive të lotarisë.” BZ 367.4
Fryma e përshtatjes sekularizmit i përshkon të gjitha kishat e krishtera. Robert Etkins e ka pasqyruar në një ligjeratë të veten të mbajtur në Londër pamjen e errët të bjerrjes morale e cila vërehet në Angli. Ai ka thënë: “Të drejtë të mirëfilltë në botë ka gjithnjë e më pak, kurse kësaj askush nuk i vë veshin. Ithtarët e sotëm të religjionit në çdo kishë e duan botën, sillen sipas saj, e duan komoditetin per¬sonal dhe e synojnë prestigjin. Ata janë të ftuar që të qëndrojnë me Krishtin, por i frikësohen çdo qortimi. Devijim, devijim, devijim—është shkruar në ballin e çdo kishe. Sikur ta dinin ato këtë dhe sikur të mund ta ndjenin, do të kishte ende shpresë; por kuku! Ato bërtasin: jemi të pasura, jemi pasuruar dhe për asgjë nuk kemi nevojë!”284Second Advent Li-brary, tract. No. 39. BZ 368.1
Mëkati i madh që e ngarkon Babilonin është se “me verën e helmuar të flligështisë së vet i dehë të gjithë popujt.” Këtë kupë helmi të cilën ia ofron ai botës e nënkuptojnë shkencat e rrejshme të cilat kisha i ka pranuar si pasojë e lidhjes së palejueshme të saj me të mëdhenjtë e botës. Miqësia me botën e ka prishur fenë e saj dhe ajo është duke bërë ndikim të dëmshëm në botë duke i përhapur shkencat që janë në kundërshtim me mësimin e qartë të Shkrimit Shenjt. BZ 368.2
Roma popullit ia mori Biblën dhe kërkoi prej secilit që t'i pranojë mësimet e saja në vend të shkencës së Shkrimit Shenjt. Detyra e Reformacionit qe që njerëzimit t'ia kthejë përsëri Fjalën e Zotit. Mirëpo a nuk është e vërtetë se në kishat e kohës sonë predikohet se njeriu besimin e tij patejtër duhet ta manifestojë më tepër në ushtrimin e religjionit dhe në dogmat e kishës së vet se sa në Shkrimin Shenjt. Karl Biçer thotë për kishat protestante: “Ato frikësohen nga çdo fjalë e ashpër kundër fesë të cilën e ushtrojnë me ndjeshmëri të njëjtë të cilën e kanë shprehur edhe etërit e shenjtë për shkak të fjalëve të ashpëra kundër rrespektimit të shenjtërve dhe martirëve të cilët ata i përkrahnin ... bashkësitë protestante ungjillore kanë lidhur aq shumë duart njëra tjetrës e bile edhe vetvetes sa që te ata askush nuk mund të jetë predikues e të mos e pranojë edhe ndonjë libër tjetër përveç Biblës ... Nuk teprohet kur thuhet se përfaqësuesit e dogmës në radhët protestante kanë filluar ta ndalojnë Biblën ashtu siç bënte Roma por në mënyrë më dinake.” BZ 368.3
Kur mësuesit besnikë e interpretojnë Fjalën e Zotit atëherë ngriten njerëzit e ditur, për nga profesioni predikuesë të cilët pohojnë se e kuptojnë Shkrimin Shenjt, e quajnë shkencë të shëndoshë pabesimtarinë dhe në këtë mënyrë i nxisin njerëzit që t'ia kthejnë shpinën të vërtetës të cilën e kërkojnë. Sikur bota të mos ishte plotësisht e helmuar nga vera e Babilonit shumë njerëz do të dëshmoheshin dhe do të ktheheshin në rrugë e drejtë me ndihmën e të vërtetave të qarta dhe të caktuara të Fjalës së Zotit. Mirëpo, në sferën e fesë është shkaktuar aq rrëmujë dhe përçarje sa që populli më nuk e di se çka të besoj si të vërtetë. Përgjegjësia për mospendesën e botës i bie kishës. Lajmi i dytë ungjillor nga Zbulesa 14 është predikuar për herë të parë në verën e vitit 1844 dhe sidomos ka pasur të bëjë me kishat e SHBA-së, ku vërejtja për gjyqin është publikuar më së shumti dhe kryesisht është refuzuar dhe ku rënia e kishës ka qenë më e shpejta. Mirëpo lajmi i engjëllit të parë nuk u plotësua në tërësi në vitin 1844. Atëherë kishat të cilat kundërshtonin ta pranonin dritën e lajmit adventist përjetuan rënie morale por megjithatë kjo rënie nuk ka qenë e plotë. Pasi që ato vazhduan t'i refuzojnë të vërtetat e veçanta të caktuara për atë kohë, bienin gjithnjë thellë e më thellë. Megjithatë ende nuk ka mundur të thuhet “ra Babiloni ... sepse me verën e helmueshme të flligështisë së vet i ka dehur të gjithë popujt.” Babiloni ende nuk i ka dehur të gjithë popujt. Fryma e përshtatjes sekularizmit dhe fryma e indiferencës ndaj të vërtetave, të kohës sonë ekziston dhe është përhapur në të gjitha kishat protestante; këto kisha janë të preokupuara me akuzën solemne dhe të tmerrshme kundër engjëllit të dytë. Mirëpo, kjo bjerrje ende nuk e ka arritur kulmin e vet. Bibla na thotë se para ardhjes së Zotit satani do të punojë “do të punojë i paudhi me pushtetin e satanit dhe do të bëjë gjithfarë mrekullishë, shenjash dhe çudish të rrejshme”; dhe ata që “me ngashnjime të padrejta do t'i gnjejë për arsye se nuk e pranuan dashurinë e së vërtetës” do t'i pranojnë të gjitha mashtrimet dhe do t'u besojnë gënjeshtrave (2 Selanikasve 2,911). Vetëm kur të krijohet kjo gjendje dhe kur në tërë krishterimin të realizohet bashkimi i kishës me botën, atëherë rënia e Babilonit do të shkaktohet. Ndryshimi që do të bëhet hap pas hapi kurse plotësimi i parashikimeve në Zbulesën 14, 8 ende është çështje e së ardhmes. BZ 369.1
Megjithë errësirën shpirtërore dhe devijimin nga rruga e Zotit, në kishat të cilat e përbëjnë Babilonin, shumica e ithtarëve të Krishtit ende gjendet në ato bashkësi fetare. Ndërmjet tyre ka shum sish, të cilët kurrë nuk kanë dëgjuar për të vërtetat e veçanta për kohën tonë. Shumë njerëz të pakënaqur me gjendjen e vet të tanishme e gjakojnë dritën më të qartë. Ata më kot e kërkojnë fytyrën e Krishtit në kishat me të cilat janë në lidhje. Pasi që këto bashkësi fetare gjithnjë e më tepër janë duke u larguar nga e vërteta dhe duke u bashkuar me botën, dallimi ndërmjet këtyre dy grupeve do të jetë gjithnjë e më i madh dhe më në fund do të shkaktohet ndarja e tyre. Do të vijë koha kur ata që mbi çdo gjë e vejnë dashurinë ndaj Zotit nuk do të mund të qëndrojnë në lidhje me ata “që s'e duan të mirën, që janë tradhtarë, të ngutshëm, të verbëruar prej krenisë, të dhënë më fortë pas ëndjes se pas Zotit; që e ruajnë dukjen e jashtme të përshpirtënisë por që kanë për ta mohuar fuqinë e saj” (2 Timoteut 3,4.5). BZ 370.1
Zbulesa 18 e thekson kohën kur kisha për shkak të refuzimit të vërejtjes së trefishtë nga Zbulesa 14,6-12 plotësisht do të arrijë në gjendjen të cilën e ka paraqitur engjëlli i dytë kurse populli i Zotit i cili ende gjendet në Babilon do të ftohet që t'i braktisë kishat e veta. Ky është lajmi i fundit i cili do t'i shpallet botës dhe ai do ta kryejë detyrën e vet. Kur ata të cilët nuk i kanë besuar të vërtetës dhe më tepër e kanë dashur padrejtësinë (2 Selanikasve 2,12) t'i dorëzohen fuqisë së mashtrimit, t'i besojnë gënjeshtrës, atëherë drita e së vërtetës do t'i ndriçojë ata që i kanë zemrat e gatshme për ta pranuar dhe tërë fëmijët e Zotit që gjenden në Babilon do ta dëgjojnë thirrjen: “Dilni prej tij populli im!” (Zbulesa 18,4) BZ 370.2