Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit
22. PROFECITË E PLOTËSUARA
Kur mbaroi koha në të cilën për herë të parë pritej ardhja e Krishtit—në pranverën e vitit 1844, ata të cilët me besim e prisnin ardhjen e tij, një kohë mbetën në dilema dhe në pasiguri. Deri sa bota i shikonte këta njerëz si të dështuar dhe të dëshpruar dhe u thoshte se e gjithë kjo ka qenë lajthitje, burimi i ngushëllimit të tyre të vetëm mbeti Shkrimi Shenjt. Shumë njerëz vazhduan ta studjonin Shkrimin Shenjt. Përsëri i analizonin dëshmitë e besimit të tyre dhe me kujdes i analizonin profecitë për të arritur te një pikë më e fuqishme e dritës. Dukej se Bibla në mënyrë të qartë dhe të saktë i dëshmonte pikëpamjet e tyre. Shenjat të cilat nuk kanë mundur të kuptoheshin gabimisht shpienin në ardhjen e shpejtë të Krishtit. Bekimet e posaçme të Zotit si në pikëpamje të pendesës së mëkatarëve ashtu edhe në pikëpamje të zgjimit të jetës shpirtërore të të krishterëve dëshmonin se lajmi për ardhjen e Krishtit vinte nga qielli. Dhe, ndonëse besimtarët nuk mund ta shpjegonin dëshprimin e vet, megjithatë ndjenin siguri se Zoti i kishte udhëhequr në arritjen e përvojave. BZ 371.1
Në profecitë të cilat flitej për ardhjen e shpejtë të Krishtit gjendeshin edhe mësime të cilat në veçanti i përgjigjeshin gjendjes së tyre të pasigurisë dhe të pritjes dhe i kurajonin që me durim të qëndronin duke besuar se ajo që për arsyen e tyre tani dukej e errët për një kohë të caktuar do të bëhej e qartë. BZ 371.2
Ndër këto profeci ishte edhe ajo e Hababukut 2,1-4: “Do të qëndroj në rojen time, do të ngjitem në majë të vrojtores, do të vëzhgoj të shoh çfarë do të më thotë ç‘do të më përgjigjë në ankimin tim. Zoti atëherë me përgjegji e tha: Shkuraje vegimin, gdhende përmbi rrasa që lexuesi ta lexojë njedhshëm. Është vegim për kohë të caktuar, kah përmbushja shkon, nuk rren; nëse vonon prite me shpresë se do të vijë e s'do të vonojë! Sharron ai që i drejtë s'është në shpirt: në saje të fesë së vet jeton i drejti.” BZ 371.3
Udhëzimi në profeci: “Shkuraje vegimin, gdhende përmbi rrasa që lexuesi ta lexojë rrjedhshëm” e kishte nxitur Karl Fiçin qysh në vitin 1842 që ta hartojë kartën profetike dhe që në mënyrë figurative t'i paraqiste vizionet e profetit Danielit dhe të Zbulesës. Publikimi i kësaj karte konsiderohej si plotësim i urdhërit të dhënë përmes profetit Habakuk. Mirëpo, askush as atëherë nuk e kishte vërejtur se në këtë profeci ishte përmendur një farë shtyerje në plotësimin e këtij vizioni për një kohë të caktuar të pritjes. BZ 372.1
Pas dëshprimit kjo pjesë e profecisë dukej shumë e rëndësishme: “Është vegim për kohë të caktuar, kah përmbushja shkon, nuk rren; nëse vonon prite me shpresë se do të vijë e s'do të vonojë ... në saje të fesë së vet jeton i drejti.” BZ 372.2
Një pjesë e profecisë së Ezekielit gjithashtu për besimtarët ishte burim i forcës dhe i ngushëllimit: “Më qe drejtuar kjo fjalë e Zotit: Biri i Njeriut çka ju thotë ajo fjalë që shkoni duke e përsëritur në tokën e Izraelit; ditët po kalojnë e po zhduket çdo vegim. Unë Zoti çdo fjalë që do ta them do të plotësohet; më nuk do të shtyhet por në ditët tuaja ... do ta them fjalën dhe do ta zbatoj; më nuk do të ketë shtyerje ... ja izraelitët po thonë vegimi që vjen është për ditë të largëta ... për kohë të largëta; prandaj thuaju: kështu thotë Zoti Hyji: asnjë fjalë e imja nuk do të shtyhet më; fjalën që ta kam thënë do ta çoj në vend.” (Ezekieli 12,21.25.27.28) BZ 372.3
Ata të cilët prisnin u gëzuan nga këto fjalë, duke besuar se Ai i cili nga fillimi e di fundin shikon nëpër shekuj dhe Ai, pasi që paraprakisht e ka parë dëshprimin e tyre ua ka dërguar fjalët e kurajimit dhe të shpresës. Në qoftë se nuk do të kishte në Shkrimin Shenjt vende të tilla të cilat ua tërhiqnin vërejtjen që me durim të presin dhe fuqishëm të mbështeten në Fjalën e Zotit, besimi i tyre do të shuhej në këtë çast të vështirë të sprovave. BZ 372.4
Rrëfimi për dhjetë vajzat në Ungjillin sipas Mateut 25 gjithashtu e tregon përvojën e atyre që e presin ardhjen e Krishtit. Te Mateu 24, Zoti në pyetjen e nxënësve për shenjat e ardhjes së Tij dhe të fundit të botës i ka përmendur disa nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e botës dhe të kishës të cilat do të ndodhin ndërmjet ardhjes së Tij të parë dhe ardhjes së dytë që ishin dëshprimi i Jerusa- lemit, hallet e mëdha të kishës së Zotit nga ndjekjet e paganëve dhe të papatit, zënia e diellit dhe e hënës dhe rënia e yjeve. Mandej kishte folur për ardhjen e Tij në mbretërinë e vet dhe ua kishte rrëfyer tregimin për dy lloje të shërbëtorëve që në mënyrë të ndryshme e kishin parë ardhjen e Tij. Kaptina 25 fillon me fjalët: “Atëherë mbretëria qiellore do të jetë si e dhjetë virgjërave.” Këtu na paraqitet po ajo kishë e njëjtë e cila jeton në ditët e fundit, e cila përmendet edhe në fund të kaptinës 24. Në rrëfimin për dasmën e lindjes paraqitet përvoja e saj. BZ 372.5
“Atëherë mbretëria e qiellit do t'u përngjajë dhjetë virgjërave të cilat i morën dritëzat e veta e i dolën përpara dhëndërrit. Pesë prej tyre ishin të mençura e pesë marroqe. Tashti, këto marroqet morën me vete dritëzat por nuk e morën vajin. Ndërsa ato të mençurat morën bashkë me dritëzat e veta edhe vajin në enë. Pasi dhëndërri u vonua u kotën të gjitha dhe i zuri gjumi. Rreth mesnatës u dha lajmi ja dhëndërri: dilni përpara!” BZ 373.1
Ardhja e Krishtit siç e ka shpallur lajmi i parë ungjillor është pasqyruar si ardhje e dhëndërrit. Përhapja e Reformacionit e shkaktuar me predikimin e lajmit për ardhjen e dytë të Krishtit është paraqitur si dalje e virgjëreshave para dhëndërrit. Në këtë shembëlltyrë si dhe në atë te Mateu 24 na paraqiten dy lloje njerëzish. Të gjitha vajzat i kanë marrë qirinjët e vet, Biblën dhe me dritën e saj i kanë dalë për ballë dhëndërrit. “Dhe marroqet i morën dritëzat por nuk e morën vajin me vete. Ndërsa të mençurat e morën vajin në enët me dritëzat e tyre.” Ky grup i fundit e ka pranuar mëshirën e Zotit duke e rilindur dhe iluminizuar forcën e Shpirtit Shenjt e cila Fjalën e Tij e bën dritë për këmbët dhe dritë që e ndriçon rrugën. Ato nga frika prej Zotit e kanë studjuar Shkrimin Shenjt për ta mësuar të vërtetën dhe seriozisht e kanë synuar pastërtinë e zemrës dhe të jetës. Këto virgjëresha të mençura kanë pasur përvojë personale besimin në Zotin dhe një Fjalën e Tij dhe dëshprimi i pritjes nuk ka mundur t'i thyej. Të dytat “duke i marrë dritëzat e veta nuk e morën vajin me vete”. Ato kanë vepruar në bazë të pasioneve. Lajmi solemn në to e ka zgjuar frikën; por ato janë mbështetur në besimin e vëllezërve të vet të kënaqura me dritën drithëruese të motiveve të mira, pa e kuptuar me themel të vërtetën dhe frytin e vërtetë të mëshirës në zemrat e tyre. Ato kanë dalur përballë Zotit, përplotë shpresë në shpërblimin e shpejtë por nuk kanë qenë të gatshme për kohëzgjatje të madhe dhe për dëshprim. Kur janë sprovuar, besimi i tyre është dobësuar dhe dritëzat e tyre kanë filluar të shuhen. BZ 373.2
“Por pasi që dhëndërri u vonua i zuri gjumi të gjitha dhe fjetën.” Vonesa e dhëndërrit e ka simbolizuar theksimin e kohës kur është pritur Zoti, dëshprimin dhe vonesën në dukje. Në këtë kohë të pasigurisë sipërfaqësore edhe të pavendosurit kanë filluar të luhaten; përpjekjet e tyre janë dobësuar. Mirëpo ata të cilët besimin e kanë mbështetur në njohjen personale të Biblës kanë shkelur në kreshtën të cilën valët e dëshprimit nuk kanë mundur ta rrëzojnë. Ato “i zuri gjumi dhe të gjitha fjetën”—një grup që ishte në indiferencë dhe duke e braktisur besimin e vet, kurse grupi tjetër në pritje të durueshme të dritës më të qartë. Mirëpo duket se edhe grupi i dytë në natën e sprovës në një masë të caktuar e ka humbur gjakimin dhe përshpirtëninë e vet. Sipërfaqësorët dhe të pavendosurit më nuk kanë mundur të mbështeten në besimin e vëllezërve të vet. Secili është dashur të qëndrojë për vete apo të bjerret. BZ 374.1
Përafërsisht në të njëjtën kohë u paraqit fanatizmi. Disa të cilët kishin pohuar se e besonin fuqishëm lajmin e hodhën Fjalën e Zotit si prijëse të vetme të sigurtë. Duke pohuar se i udhëheq Shpirti Shenjt ata plotësisht iu dorëzuan ndjenjave, mbresave dhe imagjinatës personale. Disa shprehnin gjakime të verbëra dhe hipokrizi duke i gjykuar të gjithë ata të cilët nuk pajtoheshin me veprimet që i bënin. Kuptimet dhe veprimet e tyre fanatike nuk gjetën mirëkuptim te shumica e madhe e adventistëve dhe kontribuan shumë që të turpërohet vepra e së vërtetës. BZ 374.2
Satani në këtë mënyrë përpiqej të ngritej kundër veprave të Zotit dhe t'i shkatërrojë. Lëvizja advente në mënyrë të fuqishme e lëvizi popullin. Mijëra mëkatarë u penduan dhe u kthyen. Kurse besimtarët iu përkushtuan qysh në kohën e vonesës veprës së shpalljes së të vërtetës. Princi i së keqes i humbi të nënshtruarit e vet. Mirëpo për ta turpëruar veprën e Zotit, ai punoi në drejtim që t'i mashtrojë ata të ciiët besonin për t'i futur në fanatizëm. Veglat e satanit qenë gjithënjë të gatshëm që çdo lajthitje, çdo gabim dhe çdo veprim të pashkathët t'ia pasqyronin popullit në ngjyrën sa më të zezë me qëllim që ai t'i urrente adventistët dhe fenë e tyre. Për këtë arsye, në qoftë se ishte më i madh numri i atyre të cilët satani i nxiti që vetëm në dukje të besonin në ardhjen e sërishme, deri sa ai ua pushtonte zemrat, aq më tepër kishte levërdi më të madhe duke ua tërhequr vëmendjen atyre si përfaqësuese të të gjithë besimtarëve. BZ 374.3
Satani është “paditësi i vëllezërve”; fryma e tij i inspiron njerëzit që t'ia gjejnë gabimet dhe mangësitë e popullit të Zotit për t'i paraqitur në opinion, ndërsa veprat e tija të mira as që i përmenden. Ai gjithnjë është shumë aktiv dhe gjakues kur Zoti punon për shpëtimin e shpirtërave. Kur fëmijët e Zotit vijnë përballë Zotit, atëherë edhe satani vjen me ta. Në çdo zgjim shpirtëror ai është i gatshëm t'i sjellë të atillët që janë me zemra të papërkushtuara dhe me shpirt të pabalancuar. Kur të këtillët i pranojnë disa pika të së vërtetës dhe e zënë vendin ndër besimtarët, atëherë satani vepron përmes tyre për t'i futur teoritë në të cilat i mashtron të pakujdesshmit. Nuk domethënë se dikush eshtë i krishter i mirë në qoftë se mund të shihet në shoqërinë e fëmijëve të Zotit, në shtëpinë e Zotit ose pranë tryezës së Zotit. Satani shpesherë është i pranishëm edhe në rastet më solemne në personat e atyre të cilët mund t'i përdorë si vegla të veta. Princi i së keqes lufton për çdo pëllëmbë të tokës nëpër të cilën lëvizë populli i Zotit në rrugën e vet për qytetin qiellor. Në tërë historinë e kishës kurrë nuk është zbatuar ndonjë reformacion i cili nuk është ndeshur me pengesa serioze. Kështu ka qenë edhe në ditët e Palit. Kudo që apostulli e themelonte ndonjë kishë qëllonin disa që pohonin se e pranonin fenë por megjithatë në të fusnin gjëra të rrejshme të cilat sikur të pranoheshin do ta ndrydhnin dashurinë ndaj të së vërtetës. Edhe Luteri ka pasur vështirësi dhe probleme të mëdha për shkak të veprimeve të fanatikëve të cilët pohonin se Zoti po fliste drejtpërsërdrejt përmes tyre. Ata mendimet dhe kuptimet e tyre i venin përmbi dëshmitë e Shkrimit Shenjt. Shumë njerëzve të cilëve u mungonte besimi dhe përvoja, por të cilët për vete kishin mendim të lartë dhe dëshironin të dëgjonin dhe të predikonin diçka të re qenë mashtruar nga mësimet e këtyre mësuesve të rinjë dhe qenë bashkuar me veglat e satanit për ta shkatërruar atë që Luteri e kishte ndërtuar me Frymën e Zotit. Të dy vëllezërit Veslej dhe të tjerët të cilët me ndikimin dhe besimin e tyre botës i sollën bekime të mëdha, në çdo hap u ballafaquan me të keqen e satanit e cila njerëzit me gjakime të tepruara, që ishin të paqëndrueshëm dhe të papërkushtueshëm i shtyri në çdo lloj të fanatizmit të mundshëm. BZ 376.1
Vilijam Mileri nuk i përkrahte këto ndikime që shpienin në fanatizëm. Ai, si edhe Luteri pat deklaruar se çdo shpirt duhet të sprovohet nga Fjala e Zotit. Satani—ka thënë Mileri—“në kohën tonë në disa njerëz ka ndikim të madh. Por si ta dijmë se me çfarë fryme janë ata? Bibla na përgjigjet: do t'i njihni për nga veprimet... shumë shpirtëra kanë ardhur në botë dhe ne na udhërohet që t'i sprovojmë. Fryma që nuk na nxitë të jetojmë esull, drejtë dhe me devotshmëri nuk është Shpirti i Krishtit. Jam gjithënjë e më i bindur se satani është i përzier në këto lëvizje të egra. Shumë njerëz ndër ne që pohojnë se janë plotësisht të përkushtuar mashtrohen pas zakoneve njerëzore dhe me siguri se nuk dijnë për të vërtetën më tepër se ata që nuk lavdërohen me njohjen e së vërtetës.”285Bliss, op. cit., str. 236. “Fryma e lajthitjes na zbraps nga e vërteta, kurse fryma e Zotit na prinë drejt të vërtetës. Mirëpo, ju thoni njeriu mund të jetë i lajthitur dhe të mendojë se është me të vërtetën. Ç'të bëhet atëherë? Ne përgjigjemi: Fryma dhe Fjala e Zotit përputhen. Në qoftë se njeriu e vlerëson veten me Fjalën e Zotit dhe në qoftëse është në harmoni të plotë me tërë Fjalën, atëherë duhet të besojë se e ka të vërtetën. Mirëpo, në qoftë se e konstaton se fryma që i prinë nuk është në haromoni me frymën e tërë ligjit hyjnor apo të librit të Zotit, atëherë duhet të jetë i kujdesshëm që të mos zihet në kurthin e satanit.”286The Advent Herald, vol. VIII, No. 23, (Jan. 15, 1845.) “Shpeshherë kam qenë më tepër i bindur ne devotshmërinë e dikujt të brendshme kur ia kam parë sytë e përlotur, faqet e lagura dhe fjalët e pendesës se sa kur e kam dëgjuar lavdërimin e zhurmshëm të gjoja krishterëve.”287Bliss, op. cit., str. 282. BZ 376.2
Në kohën e Reformacionit armiqët e tij, të gjitha të këqijat e fanatizmit ia përshkruanin pikërisht atyre që fanatizmit i kundërviheshin në mënyrë energjike. Ngjashëm vepronin edhe kundër lëvizjes advente. Nuk kënaqeshin me faktin se në mënyrë të keqe i paraqitnin dhe i stërmadhonin lajthitjet e fanatikëve por përhapnin lajme shumë të pakëndëshme të cilat fare nuk kishin të bëjnë me të vërtetën. Këta njerëz kanë qenë nën ndikimin e paragjykimeve dhe të urrejtjes. Paqja e tyre ka qenë e çregulluar me shpalljen se Krishti është para dyerve. BZ 377.1
Ata janë frikësuar se kjo do të mund të ishte e vërtetë, por megjithatë kanë shpresuar se nuk është ashtu dhe kjo ka qenë arsyeja e armiqësisë së tyre ndaj adventistëve dhe fesë së tyre. BZ 377.2
Fakti se disa fanatikë janë futur në radhët e adventistëve nuk mund të jetë arsye për të pohuar se lëvizja nuk është e nxitur nga Zoti, ashtu siç prania e fanatikëve dhe e mashtruesve në kohën e Palit dhe të Luterit nuk ka mundur të jetë arsye për ta gjykuar punën e tyre. Le të zgjohet populli i Zotit nga gjumi dhe le ta fillojë seriozisht veprën e pendesës dhe të Reformacionit; le ta studiojë Shkrimin Shenjt për ta njohur të vërtetën e cila është në Jezusin; le t'i dorëzohet plotësisht Zotit; në qoftë se e bën këtë, atëherë së shpejti do të shihet se satani ende është i zgjuar dhe aktiv. Ai me të gjitha mashtrimet e mundshme do ta zbulojë fuqinë e vet duke i thirrë në ndihmë të gjithë engjëjt e devijuar të mbretërisë së vet. BZ 377.3
Nuk e krijoi shpallja e ardhjes së sërishme të Krishtit fanatizmin dhe përçarjen. Ato u shkaktuan në verën e vitit 1844 kur adventistët ranë në pasiguri dhe u hutuan në pikëpamje të qëndrimit të tyre të vërtetë. Predikimi i lajmit të parë engjëllor dhe i “Klithjes së mesnatës” ishte drejtuar në linjën e fashitjes së fanatizmit dhe të përçarjes. Ata të cilët morën pjesë në këtë shpallje ceremoniale ishin të përshkuar reciprokisht nga dashuria ndaj Krishtit të cilin shpresonin se do ta shihnin shumë shpejt. Një besim, një shpresë e bekuar i pat ngritur mbi çdo ndikim njerëzor dhe kjo ishte mburojë kundër të gjitha sulmeve të satanit. BZ 378.1
“Pasi dhëndërri u vonua, u kotën të gjitha dhe i zuri gjumi. Rreth mesnatës u dha lajmi: Ja dhëndërri! Dilni përpara! Atëherë të gjitha virgjërat u çuan dhe i rregulluan dritëzat e veta.” (Mateu 25,57) Në verën e vitit 1844 në mesin e kohës kur për herë të parë pritej ardhja e Krishtit dhe në vjeshtën e atij viti kur vërtetë mbusheshin 2300 ditë siç u dëshmua më vonë siç ishte predikuar në mënyrë të saktë nga Shkrimi Shenjt: “Ja dhëndërri erdhi!” BZ 378.2
Ajo që e krijoi këtë lëvizje ishte zbulimi se urdhëri i Artakserksit për ringritjen e Jerusalemit i cili ishte pikënisje e kohës profetike prej 2300, ditësh kishte hyrë në fuqi në vjeshtën e vitit 457 para Krishtit e jo në fillim të atij viti siç mendohej më parë. Në qoftë se i llogarisim 2300 vjet prej vjeshtës së vitit 457 para Krishtit, atëherë kjo periudhë përfundon në vjeshtën e vitit 1844. BZ 378.3
Dëshmitë nga shërbesat simbolike të Besëlidhjes së Vjetër në shenjtore gjithshtu shpienin në vjeshtë si në kohën kur do të ndodhte ngjarja e shënuar si “pastrim i shenjtores.” Kjo u bë shumë e qartë kur iu kushtua kujdes mënyrës se si qenë plotësuar parashenjat të cilat kanë pasur të bëjnë me ardhjen e parë të Krishtit. BZ 378.4
Therrja e qengjit të pashkëve ka qenë parashenjë e vdekjes së Krishtit. Pali thotë: “Sepse Krishti—Qengji ynë i pashkëve tani më është flijuar.” (1 Korintsve 5,7) Duaji i drithit nga korrja e cila gjatë pashkëve ishte rrotulluar para Zotit ka qenë parshenja e ringjalljes së Krishtit. Duke folur për ringjalljen e Zotit dhe ringjalljen e tërë popullit të tij Pali thotë: “Një herë fryti i parë Krishti e mandej në ditën e gjyqit ata që i përkasin Krishtit.” (1 Korint. 15,23) Ashtu siç ka qenë duaji i rrotulluar drithi i parë i pjekur i korrur para korrjeve ashtu edhe Krishti është i pari nga korrja e pavdekshme të të shpëtuarve të cilët gjatë ringjalljes së ardhshme do të shpihen në drithnikët e Zotit. BZ 378.5
Këto parashenja janë plotësuar jo vetëm për sa i përket ngjaijeve por edhe në pikëpamje të kohës. Në ditën e 14 të muajit të parë hebrej, ditën e njëjtë dhe në muajin në të cilin koha e 15 shekujve të gjatë ka qenë therrja e qengjit të pashkëve, Krishti duke ngrënë me nxënësit e tij darkën e pashkëve e kishte konstatuar dekretin solemn i cili duhej të ishte kujtim për vdekjen e vet si “Qengj Zotit i cili i mori mbi vete mëkatet e botës.” (Gjoni 1,29) Të njëjtën natë ai ra në duart e të pafeve të cilët e sakrifikuan dhe e vranë. Dhe si plotësim i asaj që e simbolizonte duajin e korrur, Shpëtimtari ynë në ditën e tretë u ngjallë nga të vdekurit dhe u bë “i pari i atyre që vdiqën.” Ai është simbol i të gjithë të drejtëve të ngjallur të cilët “trupin e përkulur” do ta transformojnë” “për të qenë njësoj trup i lavdisë së tij” (1 Korintasve 15,20; Filipasve 3,21). BZ 379.1
Gjithashtu duhet të plotësohen parashenjat që kanë të bëjnë me ardhjen e dytë të Krishtit në kohën e profetizuar me shërbesën simbolike në shenjtore. Sipas shërbesës së Besëlidhjes së Vjetër, dita e madhe e pastrimit ose pastrimi i shenjtores ka qenë dita e dhjetë e muajit të shtatë të hebrenjëve (Levitiku 16,29-34). Kur kryeprifti e kishte bërë pastrimin për tërë Izraelin dhe në këtë mënyrë i kishte hequr të gjitha mëkatet e tyre, dilte përjashta dhe e bekonte popullin. Kështu besohej se Krishti, kryeprifti ynë do të vinte për ta pastruar vendin duke shkatërruar mëkatin dhe mëkatarët dhe që popullit të tij t'ia sillte pavdeksinë. Dita e dhjetë e muajit të shtatë—koha e pastrimi të shenjtores dhe dita e madhe e pastrimit e cila në vitin 1844 ishte më 22 tetor konsiderohej ditë e ardhjes së dytë të Krishtit. Kjo ishte në pajtim me dëshmitë e paraqitura se 2300 ditë do të mbusheshin në vjeshtë. Ky konkluzion dukej i sigurtë. BZ 379.2
Në rrëfimin nga Ungjilli sipas Mateut 25, kohës së pritjes dhe fjetjes i pason ardhja e dhëndërrit. Kjo përputhej pikërisht me dëshmitë e paraqitura në profeci dhe në shërbesën simbolike. Këto dëshmi flisnin qartë në favor të vërtetësisë së vet; dhe mijëra besimtarë e shpallnin “klithjen e mesnatës”. BZ 379.3
Kjo lëvizje u përhap nëpër botë si batica. Shkonte nga qyteti në qytet, nga katundi në katund deri sa populli i Zotit i cili e priste ardhjen e Krishtit nuk u zgjua plotësisht. Para kësaj shpallje u zhdukë fanatizmi dhe acari i mëparshëm ashtu sikur të lindte dielli. Te besimtarët u zhdukë dyshimi dhe hutia kurse shpresa dhe guximi i plotësonin zemrat e tyre. Vepra ishte pa teprime të cilat gjithnjë paraqiten kur shprehet shqetësimi njerëzor të cilin nuk e frenon Fjala e Zotit dhe Fryma e Shenjt. Kjo kohë ka qenë e ngjashme me kohën e devotshmërisë kur njerëzit i ktheheshin Zotit, kthime të cilat në Izraelin antik bëheshin pas vërejtjeve dhe qortimeve të shërbëtorëve të Zotit. Kjo kohë i kishte veçoritë të cilat në të gjitha kohët e shënonin veprën e Zotit. Atëherë aty pati më pak entuziazëm e më tepër analizë themelore të zemrës, pranim të mëkatit dhe heqje dorë nga bota. Të përgatiteshim për takimin me Zotin, ky ishte qëllimi i këtyre shpirtërave të cilët luftonin me Zotin. Besimtarët gjendeshin vazhdimisht në shërbesa dhe urata dhe pa rezerva i dorëzoheshin Zotit. BZ 380.1
Duke e përshkruar këtë vepër, Mileri pat thënë: “Nuk ka shprehje të madhe të gëzimit; ajo si duket është rezervuar për rastin e ardhshëm kur qielli dhe toka do të gëzohen, përplot lavdi dhe me gëzim të papërshkrueshëm. Nuk dëgjohet as klithma; edhe ajo është ruajtur për çastin kur do të dëgjohet klithma nga qielli. Këngëtarët heshtin; ata presin që t'i bashkëngjiten ushtrisë engjëllore, koreve qiellore ... nuk ka kundërshti në ndjenja; të gjithë kanë një zemër dhe një mendim.”288Bliss, op. cit., str. 270. 271. BZ 380.2
Pjesëmarrësi tjetër në këtë lëvizje dëshmon: “Kjo lëvizje gjithkund e ka krijuar situatën e ekzaminimit të thellë të zemrës dhe pendesën e tyre të madhe para Zotit të madhërishëm qiellor. Kjo ka sjellur për pasojë që njerëzit t'i urrejnë gjërat e kësaj bote, kontestet i kanë rregulluar, mëkatet i kanë pranuar kurse zemra e thyer dhe e penduar e tyre ka gjëmuar para Zotit për mëshirë dhe falje. Kjo situatë i ka sjelur njerëzit në përkuljen personale dhe në pendesë para Zotit çfarë kurrë më parë nuk kishte ndodhur. Ashtu siç kishte urdhëruar Zoti përmes profetit Joelit për orën kur do të afrohet dita e Zotit ata shqyen zemrat e jo petkun e tyre dhe iu afruan Zotit me agjërim, vajtim dhe pikëllim. Ashtu siç kishte thënë Zoti përmes Zakarisë fryma e mëshirës dhe e lutjeve kishte mbizotëruar në fëmijët e tij; ata e shikonin Atë që e kishin therrur; atëherë mbretëronte pikëllim i madh në tokë ... kurse ata që e prisnin Zotin i mundonin para tij shpritërat e vet.”289Bliss, Advent Shield and Herald, vol. I, str. 271. (Jan. 1845). BZ 380.3
Prej të gjitha lëvizjeve të mëdha që nga koha e apostujve, asnjë lëvizje tjetër nuk ka qenë më e pastër nga papërsosshmëria njerëzore dhe mashtrimet e satanit se sa lëvizja e vjeshtës së vitit 1844. Bile edhe tash pas aq vitesh të gjithë ata që kanë marrë pjesë në lëvizje dhe kanë qëndruar fuqishëm në themelin e së vërtetës e ndjejnë ndikimin e shenjtë të asaj vepre të bekuar dhe dëshmojnë se kjo ka qenë vepër e Zotit. BZ 381.1
Ndaj klithjes: “Ja dhëndërri po vjen, dilni përballë!” U ngritën të gjithë ata që e prisnin dhe “i stolisnin dritëzat e veta.” Ata e studjonin Fjalën e Zotit me një gjakim deri atëherë të panjohur. Engjëjt ishin dërguar nga qielli për t'i zgjuar ata që ishin të dekurajuar dhe për t'i përgatitur ta pranonin lajmin. Kjo vepër nuk bazohej në dijen dhe mençurinë e njerëzve por në fuqinë e Zotit. Jo njerëzit më të mençur, por njerëzit më të thjeshtë dhe më besnikë kanë qenë ata të cilët e kanë lexuar të parët lajmin dhe e kanë besuar. Bujqit e lanë drithin e tyre në fushë, zejtarët veglat e tyre dhe u nisën me lot në sy dhe me gëzim të madh për ta shpallur vërejtjen. Ata që më parë ishin prijës tani mbetën ndër të fundit që iu bashkuan kësaj lëvizje. Kishat gjithkund ia mbyllnin dyert këtij lajmi, kurse një numër i madh i njerëzve të atyre që e pranonin këtë lajm dilnin prej kishave. Në saje të providencës hyjnore ky lajm bazohej në lajmin e dytë engjëllor dhe ia jepte fuqinë e veçantë kësaj vepre. BZ 381.2
Lajmi: “Ja dhëndërri ku po vjen!” Nuk u përhap aq shumë në bazë të dëshmimit ndonse dëshmitë nga Shkrimi Shenjt ishin të qarta dhe të bindshme. Atë e përcillte një fuqi e papërballueshme e cila i lëvizte shpirtërat. Aty nuk kishte dyshime as pyetje. Me rastin e hyrjes ngadhnjimtare në Jerusalem, populli i cili nga të gjitha anët e vendit tubohej në kremte vrapoi kah Mali i Shenjt dhe kur u përzie me një shumësi njerëzish që e përcillte Jezusin e pushtoi një entuziazëm i përgjithshëm dhe kështu u bashkua për ta shtuar brohorinë: “Bekuar qoftë ai që vjen në emër të Zotit.” (Mateu 21,9) Gjithashtu edhe të pafetë që vraponin në tubimet adventiste—disa nga kurreshtja, kurse disa tjetër për t'i përqeshur—e ndjenin një fuqi të pamatshme që përcillej nga lajmi: “Ja dhëndërri ku po vjen!” BZ 381.3
Në atë kohë besimtarët cilësoheshin nga besimi të cilin e pranonte Zoti. Besimin i cili e shikonte pagën. Ashtu si shiu që e freskon tokën e etur, Fryma e Mëshirës kishte zbritur në ata që seriozisht e kishin studjuar Fjalën e Zotit. Ata që kishin pritur që së shpejti ta shihnin Shpëtimtarin e tyre sy më sy ndjenin gëzim aq të madh i cili nuk mund të përshkruhej. Fuqia e Frymës së Shenjt e cila i zbutë dhe i nënshtron njerëzit i pat shkrirë zemrat kur bekimi i Zotit qe shkrirë në besimtarët. BZ 382.1
Ata që e pranonin këtë lajm afroheshin me kujdes dhe solemnisht drejt kohës kur shpresonin se do ta takonin Zotin e tyre. Çdo mëngjes ndjenin se detyra e tyre e parë është të bindeshin se Zoti i pranon. Zemrat e tyre bashkoheshin me dashuri dhe luteshin shumë njëri për tjetrin. Shpeshherë takoheshin në ndonjë vend të vetmuar për t'iu lutur Zotit. Zëri i lutjeve të tyre ngritej në qiell nga fushat dhe malet. Sigurinë se e gëzon përkrahjen e Shpëtimtarit e konsideronin më të rëndësishme se bukën e tyre të përditshme; ndërsa kur ndonjë re i errësonte shpirtërat e tyre nuk pushonin deri sa nuk e mënjanonin. Duke e ndjerë dëshminë e mëshirës së faljes ata gjakonin ta shihnin Atën të cilin shpirti i tyre e donte pa masë. BZ 382.2
Mirëpo u desht që përsëri të përjetonin dëshprim. Koha e pritjes kaloi kurse Shpëtimtari nuk erdhi. Ata me besim të paluhatshëm e pritnin ardhjen e tij kurse tani e ndjenin atë që e kishte ndjerë Maria kur kishte ardhur në varrin e Shpëtimtari dhe e kishte gjetur të zbrazët. Ajo me lotë kishte klithur: “E morën Zotërinë tim e nuk di ku e vunë.” (Gjoni 20,13) BZ 382.3
Ndjenja e respektit dhe frika se lajmi do të mund të kishte qenë i vërtetë, një kohë e pengoi botën heretike, sepse kjo ndjenjë nuk mund të zhdukej menjëherë. Ata menjëherë nuk galduan para viktimave të dëshprimit. Mirëpo kur shenjat e mllefit hyjnor nuk u manifestuan, atëherë u këndellën dhe filluan sërish të përqeshnin e të shpotiteshin. Një numër i madh i atyre që pohonin se besojnë në ardhjen e shpejtë të Zotit e braktisën fenë e tyre. Disa të cilët qenë shumë të bindur në krenarinë e tyre u fyen aq shumë sa që kishin dëshirë të zhdukeshin nga kjo botë. Ata ankoheshin në Zotin si në Jonin dhe më tepër e gjakonin vdekjen se jetën. Ata që besimin e tyre e bazonin në mendimin e të tjerëve e jo në Fjalën e Zotit ishin të gatshëm t'i ndryshonin pikëpamjet e tyre. Përqeshësit i përfituan të dobëtit dhe qyqarët në radhët e veta mandej u bashkuan të gjithë dhe deklaruan se më nuk duhet friksuar ose pritur diçka sepse koha kaloi, Zoti nuk erdhi dhe bota mund të mbetet e tillë për mijëra vjet. BZ 382.4
Besimtarët e sigurtë dhe të sinqertë hoqën dorë prej çdo gjëje për hirë të Krishtit dhe e ndjenin afërsinë e tij si kurrë më parë. Ata qenë të bindur se ia kanë shpallur botës vërejtjen e fundit dhe duke pritur se së shpejti do të pranoheshin në shoqërinë e Mësuesit të tyre hyjnor dhe të engjëjve qiellorë u tërhoqën gati plotësisht nga bashkësia e atyre që nuk e pranonin lajmin. Me nostalgji të flakët luteshin: “Po, eja o Zot Jezus!” Mirëpo ai nuk erdhi. Kurse tani ta bartësh peshën e rëndë të halleve dhe të vështirësive të kësaj jete, të përballosh përqeshjet dhe shpotitjet të kësaj bote ishte vërtetë sprovë e rëndë për besimin dhe durimin e tyre. BZ 383.1
Mirëpo ky dëshprim nuk ishte aq i madh sa ai që e kishin përjetuar nxënësit në kohën e ardhjes së parë të Krishtit. Kur Krishti në lavdi pat hyrë në Jerusalem, nxënësit e tij mendonin se Ai e kishte ndërmend të hipte në Fronin e Davidit dhe ta çlironte Izraelin nga shtypësit e tij. Me shpresa të mëdha dhe me një pritje të gëzueshme garonin se si t'ia shprehnin perandorit të tyre respektin më të madh. Shumë prej tyre gunat e veta të jashtme i shtruan si qilima në rrugën e tij dhe përpara i shtronin degë të palmave. Në galdimin e tyre bashkoheshin në klithjen e gëzueshme: “Hosana Birit të Davidit!” Kur farisejët u shqetësuan dhe të hidhëruar për shkak të shprehjes së këtillë të gëzimit, kërkuan që Jezusi t'i qortonte nxënësit e tij ai u përgjigj: “Nëse këta do të heshtin, gurët do të klithin.” (Luka 19,40) Profecia patjetër duhej të plotësohej. Nxënësit e plotësonin qëllimin e Zotit por megjithatë detyroheshin që ta shijonin dëshprimin e hidhur. Kaluan vetëm disa ditë prej kësaj ngjarje e ata qenë dëshmitarë të vdekjes martire të Shpëtimtarit e mandej e varrosën. Pritjet e tyre nuk u plotësuan në asnjë detaj të vogël kurse shpresat e tyre u vdiqën se bashku me Jezusin. Vetëm atëherë kur Zoti i tyre u ngjallë në mënyrë të lavdishme nga varri, e kuptuan se e gjithë kjo më parë ishte shpallur në profeci dhe se Krishti është dashur ta pësojë e të ngjallet prej së vdekuri.” (Veprat 17,3) BZ 383.2
Pesëqindë vjet para kësaj kohe Zoti përmes profetit Zakaria e kishte shpallur “Gëzo me gjithë shpirt, Bija e Sionit, galdo Bija e Jerusalemit! Ja perandori yt po vjen te ti; është i drejtë e Shpëtimtar, por i përvujtur e në shpinë të gomarit, në shpinë të gaçit zogut të gomarit.” (Zakaria 9,9) Sikur ta kishin ditur se Krishti do të shkonte në gjyq dhe në vdekje, nxënësit nuk do të mund ta kishin plotësuar këtë profeci. BZ 383.3
Ngjashëm, Mileri dhe shokët e tij e plotësuan profecinë dhe e shpallën lajmin të cilin Fjala e Zotit e kishte paraparë se do t'i shpallej botës. Mirëpo ata nuk do të kishin mundur ta shpallnin sikur t'i kishin kuptuar plotësisht profecitë të cilat kanë pasur të bëjnë me dëshprimin e tyre dhe të cilat në të njëjtën kohë e ngërthenin lajmin e dytë i cili duhej t'u predikohej të gjithë popujve para ardhjes së sërishme të Zotit. Lajmi i parë dhe i dytë engjëllor u shpallën në kohën e duhur dhe e kryen veprën të cilën Zoti e kishte synuar ta realizonte përmes tyre. BZ 384.1
Bota priste që të braktiseshin të gjitha mësimet e adventizmit në qoftë se koha kalon kurse Krishti nuk vjen mirëpo deri sa disa të shtrënguar nga sprovat e rënda e braktisën fenë e tyre të tjerët qëndruan edhe më tutje fuqishëm. Frytet e lëvizjes adventiste: fryma e përkuljes, e sprovimit të zemrës vetiake, e heqjes dorë nga bota dhe ndryshimi i jetës që e përcjellin këtë vepër dëshmon se ajo është prej Zotit. Ata nuk mermin guxim të mohonin se fuqia e Shpirtit Shenjt ka dëshmuar predikimin e lajmit për ardhjen e Krishtit dhe nuk mund ta zbulonin asnjë gabim në llogaritjen e prerjeve kohore profetike. As kundërshtarit të tyre më të aftë nuk i shkoi për dore ta rrëzojë sistemin e tyre të interpretimit të profecive. Pa dëshmi biblike këta besimtarë nuk mund të pranonin që ta braktisnin pikëpamjen që e kishin përkapur me studimin serioz dhe të përkushtuar të Shkrimit Shenjt, me mendjen e ndriçuar nga Fryma e Zotit dhe me zemrën që u digjej flakë nga fuqia e tij e gjallë. Ata nuk mund t'i braktisnin konkluzionet të cilat i përballonin kritikat më të ashpra dhe sulmet më të hidhura të mësuesve të fesë dhe të njerëzve të mençur të kësaj bote, përpjekjeve të bashkuara të dijes dhe oratorisë e as shakave dhe përqeshjeve të njerëzve të shtresave të larta e të ulëta. BZ 384.2
Ç'është e vërteta ngjarja e pritur nuk erdhi, por as kjo nuk mundi ta luhasë besimin e tyre në Fjalën e Zotit. Kur Jona në rrugët e Ninivës e shpallte se qyteti në afat prej 40 ditësh do të shkatërrohet, Zoti e mori pendesën e banorëve të Ninivës dhe ua zgjati kohën e mëshirës; megjithatë lajmi i Jonës qe dërguar nga Zoti. Ndërsa, Niniva u sprovua me vullnetin e Tij. Adventistët besonin se gjithashtu edhe ata Zoti i kishte nxitur ta shpallnin vërejtjen për gjyqin. “Ajo”—thoshin ata “i sprovoi zermat e të gjitha atyre që e dëgjuan dhe me ta u zgjua dashuria ndaj ardhjes së Zotit por në anën tjetër e shkaktuan pak a shumë urrejtjen e hetueshme, por për Zotin të njohur, kundër kësaj ardhje. Kjo vërejtje e tërhoqi vijën e kufirit, kështu që ata që dëshironin t'i sprovonte zemrat e tyre mund ta dinin se në cilën anë do të gjendeshin në qoftë se do të kishte ardhur Zoti; a do të klithnin: “Ja ky është Zoti ynë, atë e prisnim dhe do të na shpëtojë!” Apo do t'u bërtisnin maleve dhe shkëmbinjëve që të binin mbi ta për t'i fshehur nga fytyra e Atij i cili qëndron në fron dhe nga mllefi i qengjit. Besojmë se Zoti në këtë mënyrë i ka sprovuar fëmijët e tij, e ka sprovuar besimin e tyre se a do të tërhiqen në çastin e sprovave nga vendet ku i kanë gjetur për të mirë dhe a do të heqin dorë nga kjo botë dhe të shprehin besim të pakushtëzuar në Fjalën e Zotit.”290The Advent Herald, vol. VIII, No. 14, (Nov. 13, 1844.) BZ 384.3
Ndjenjat e atyre të cilët ende besonin se Zoti i kishte shpënë në përvojat e tyre të kaluara, Mileri i ka shprehur me këto fjalë: “Sikur të kisha jetuar edhe një herë me dëshmitë e njëjta të cilat i kam pasur në jetën e parë , edhe në jetën e dytë do të kisha bërë ashtu siç kam bërë në jetën e parë për të qenë i ndershëm para Zotit dhe njerëzve.” “Shpresoj se rrobat e mia i kam pastruar nga gjaku i shpirtërave. Besoj se aq sa kam pasur mundësi jam çliruar nga çdo fajësi në pikëpamje të gjykimit të tyre.” “Edhe pse kam qenë dy herë i dëshpëruar”—shkruante ky njeri i Zotit—“megjithatë ende nuk kam dështuar dhe nuk jam dekurajuar. Shpresa ime në ardhjen e Krishtit është më e fuqishme se kurrë më parë. Unë e kam bërë vetëm atë që pas shumë viteve të meditimit serioz e kamë konsideruar si obligim të shenjtë për ta bërë. Në qoftë se kam gabuar, kjo ka qenë nga dashuria e krishterë ndaj të afërmëve të mi dhe në bindjen time për obligimin ndaj Zotit.” “E di një gjë: Kam predikuar atë në të cilën kam besuar, me mua ka qenë dora e Zotit. Fuqia e tij është zbuluar në vepër dhe janë bërë shumë të mira.” “Mijëra njerëz nga predikimi i kohës profetike janë nxitur për ta studijuar Shkrimi Shenjt dhe kështu me këtë mjet dhe me spërkatje me gjakun e Krishtit janë pajtuar me Zotin.”291Bliss, op. cit., str. 256. 255. 257. “Unë kurrë nuk jam përpjekur që ta kem mëshirën e njerëzve fodull, dhe nuk jamë luhatur kur më janë kërcënuar. As tani nuk dua ta blejë përkrahjen e tyre, e as që do ta shkaktojë urrejtjen e tyre duke e tejkaluar obligimin tim. Nuk do ta kërkojë kurrë jetën nga duart e tyre, e shpresoj se nuk do të refuzojë ta sakrifikojë në qoftë se kështu do ta caktojë Zoti në providencën e tij të mirë.”292J. White, Life of Wm. Miller, str. 315. BZ 385.1
Zoti nuk ka hequr dorë nga populli i tij; Fryma e Tij është ende me ata të cilët nuk kanë hequr dorë nga drita të cilën e kanë pranuar dhe nuk janë ngritur kundër lëvizjes adventiste. Në letrën dërguar hebrenjëve janë shkruar këto fjalë të kurajës dhe të vërejtjes për ata që në këtë çast të halleve janë sprovuar: “Mos e humbni pra besimin! Ai ka shpërblim të madh! Vërtetë keni nevojë për qëndrësë që duke kryer vullnetin e Zotit t'i fitoni të mirat e premtuara. Sepse: edhe pak, krejt edhe pak kohë dhe do të vijë Ai që duhet të vijë—nuk do të vonojë! Dhe i drejti im do të jetojë prej fesë, por nëse bie nga feja, shprti im nuk do të kënaqet në të. Ne veç nuk jemi asi që bien nga feja për tu bjerrë, por asi që besojnë për t'u shpëtuar.” (Hebrenj. 10,35-39) BZ 386.1
Se kjo vërejtje i është dërguar kishës në ditët e fundit shihet qartë nga fjalët që e theksojnë afërsinë e ardhjes së Zotit: “Sepse edhe pak, krejt edhe pak kohë dhe do të vijë Ai që duhet të vijë—nuk do të vonojë!” Prej kësaj del qartë se është dashur të kishte një vonesë në dukje dhe se Zoti në dukje luhatet a të vijë?! Ky mësim i përgjigjet shumë mirë përvojës së adventistëve të asaj kohe. Ata të cilëve u janë dërguar këto fjalë kanë qenë në rrezik të devijojnë nga besimi. Ata e kanë plotësuar vullnetin e Zotit duke iu dorëzuar udhëheqjes së Frymë dhe Fjalës së Tij, por nuk kanë mundur ta kuptojnë synimin e tij në përvojën e kaluar, e as ta shohin rrugën para vetes prandaj kanë qenë në sprova për të dyshuar se a i ka udhëhequr vërtetë Zoti. Kësaj kohe i përkasin fjalët: “Kurse i drejti do të jetojë nga feja.” Kur drita e qartë e “klithjes së mesnatës” ua ka ndriçuar rrugën, dhe kur duke e hequr vulën nga profecia e mbyllur e kanë parë se po plotësohen shpejt shenjat të cilat kanë paraljamëruar ardhjen e shpejtë të Krishtit, vërtetë kanë jetuar sikur duke e parë ardhjen e Krishtit. Mirëpo tani të thyer nga shpresat e paplotësuara kanë mundur të mbahen vetëm duke besuar në Zotin dhe në Fjalën e tij. Bota që i ka përqeshur u ka thënë: “Jeni mashtruar! Braktisnie fenë tuaj dhe thuani se lëvizja advenstiste ka qenë prej satanit.” Mirëpo Fjala e Zotit ka thënë: “Në qoftë se do të devijojnë nuk do të jetë me vullnetin e shpirtit tim.” Të heqësh tani dorë nga besimi dhe nga fuqia e Shpirtit Shenjt që e ka përcjellur këtë lajm do të kishte nënkuptuar të kthehesh në shkatërrim. Fjalët e apostullit Palit i kanë nxitur që të qëndrojnë: “Prandaj mos i flakni liritë tuaja që e kanë pagën e lartë. Sepse keni nevojë për durim ... Sepse: edhe pak, krejt edhe pak kohë dhe do të vijë Ai që duhet të vijë—nuk do të vonojë! Rruga e tyre e sigurtë ka qenë që drita të cilën e kanë pranuar nga Zoti të kultivohet edhe më tutje, që fuqishëm t'u përmbahen premtimeve të tij, që të vazhdojnë ta studjojnë Shkrimin Shenjt dhe me durim të presin dhe të bëjnë roje deri sa mos të marrin edhe më tepër dritë. BZ 386.2