Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit

24/47

20. NJË ZGJIM I MADH FETAR

Profecia të cilën e gjejmë në kaptinën XIV të Zbulesës e parasheh dukurinë e një zgjimi të madh fetar si rezultat të predikimit të lajmit për ardhjen e shpejtë të krishtit. Gjoni e sheh engjëllin “që po fluturonte për midis të qiellit. Kishte për t'ua kumtuar Ungjillin e amshuar banuesëve të tokës: të çdo kombi, të çdo fisi, të çdo gjuhe dhe të çdo populli”. Ai me zë të madh thoshte: “Druani Zotin dhe jepni Atij lavdi sepse arriti koha e Gjyqit të tij! Adhuronie krjuesin e qiellit e të tokës, të detit dhe të burimeve të ujërave!” (Zbulesa 14,6.7) BZ 338.1

Eshte fakt i rendesishem se nje engjell eshte mjeti te cilit i eshte besuar ky lajm i vërejtjes. Urtia hyjnore ka dashur që me pastërtinë, lavdinë dhe fuqinë e një lajmëtari qiellor ta tregojë karakterin madhështor të veprës që duhet të kryhet dhe fuqinë e lavdinë i cili duhet ta përcjellë. Kurse fluturimi i engjëllit “nëpër qiell”, “zëri i madh” me të cilin predikohet përhapja e këtij lajmi ndër të gjithë ata që jetojnë në botë”—“për çdo komb, çdo fis, çdo gjuhë dhe çdo popull”—e tregon shpejtësinë e përhapjes së lëvizjes dhe shtrirjen e tij në përmasa botërore. BZ 338.2

Vet lajmi e zbulon kohën kur kjo lëvizje do të krijohet. Thuhet se ai është pjesë e Ungjillit të amshueshëm dhe e shpallë fillimin e Gjyqit. Lajmi i shpëtimit është predikuar në të gjitha kohët, por ky lajm është pjesë e Ungjillit i cili mund të shpallet vetëm në ditët e fundit sepse vetëm atëherë do të jetë e vërtetë se ka ardhur ora e gjyqit. Profecitë shpallën një varg ngjarjesh e të cilat do të ndodhin deri në fillimin e gjyqit. Kjo posaçërisht është spikatuar në librin e profetit Daniel. Mirëpo atë pjesë të profecisë së tij që ka të bëjë me kohën e fundit, Danieli është dashur ta mbyllë dhe ta vulosë “deri në kohën e fundit”. Vetëm atëherë kur të vijë koha do të mund të shpallet lajmi për gjyqin i cili bazohet në plotësimin e kësaj profecie. Mirëpo në atë kohë të fundit thot profeti “shumë njerëz do të studjojnë dhe dija do të shumëzohet” (Danieli 12,4). BZ 338.3

Apostulli Pali ia kishte tërhequr vërejtjen kishës se ardhja e Krishtit nuk pritet në ditët e tij: “Sepse njëherë duhet të ndodhë rënia nga feja (apostazia) dhe të shfaqet Njeriu i fajit, Biri i bjerrjes.” (2 Selanikasve 2,3) Vetëm pas bjerrjes së madhe dhe sundimit të njeriut të paudhësisë” mund ta presim ardhjen e Zotit tonë. “Njeriu i bjerrur”, i quajtur edhe “misteri i paudhësisë”, “biri i rënë” dhe “i paudhi” e nënkupton papatin i cili siç është thënë në profeci do të mbisundojë 1260 vjet. Kjo kohë ka përfunduar në vitin 1798. Ardhja e Krishtiti nuk ka mundur të bëhet para këtij viti. Vërejtja e Palit e përfshinë tërë periudhën e krishterë deri në vitin 1798. Vetëm pas këtij viti ka mundur të predikohet lajmi për ardhjen e dytë të Krishtit. BZ 339.1

Lajmi i tillë kurr nuk është shpallur në të kaluarën. Siç e kemi parë Pali nuk e ka predikuar; ai vëllezërve të vet ua ka kumtuar lajmin se Zoti do të vijë në të ardhmen e largët, reformatorët gjithashtu nuk e kanë predikuar. Martin Luteri e priste gjyqin përafërsisht 300 vjet pas kohës së tij. Mirëpo pas vitit 1798 u noq vula nga libri i Danielit, kështu që kuptimi i profecisë filloi të zbërthehet dhe shumë njerëz e shpallnin lajmin solemn për gjyqin e ardhshëm. BZ 339.2

Si dhe Reformacioni i madh në shekullin XVI, ashtu edhe lëvizja adventiste u paraqit në të njëjtën kohë në vendet e ndryshme të krishtera. Në Evropë si dhe në Amerikë njerëzit besitmarë dhe të devotshëm filluan t'i studionin profecitë dhe duke i hulumtuar raportet e frymëzuara nga Fjala e Zotit gjetën dëshmi të bindshme se është afër fundi i të gjitha gjërave. Në vendet e ndryshme u paraqitën grupe të vetmuara të krishterësh të cilët duke e studjuar Shkrimin Shenjt fituar bindjen se ardhja e Shpëtimtarit është e afërt. BZ 339.3

Në vitin 1821, tri vjet pasi që Mileri i kishte shpjeguar profecitë që shpiejnë në kohën e gjyqit, dr. Jozef Volf “misionar i tërë botës” kishte filluar ta shpallte ardhjen e shpejtë të Zotit. Volfi ishte me prejardhje nga Gjermania dhe me origjinë hebreje. I ati i tij ka qenë rabin. Qysh në rininë e hershme Jozef Volf ishte dëshmuar në vërtetësinë e fesë së krishterë. Ky ishte shumë i vendosur dhe me shpirt të fuqishem studioz, prandaj në shtëpinë e prindërve ku për çdo ditë takoheshin hebre të devotshëm, me interesim të madh i dëgjonte bisedat që i zhvillonin ata për shpresat dhe pritjet për popullin e vet, për lavdinë e ardhjes së Mesisë dhe për vendosjen e mbretërisë Izraelite. Duke dëgjuar një ditë se po e përmendnin Jezusin nga Nazareti, djali i kishte pyetur se kush ishte Ai. Ata iu kishin përgjigjur se kishte qenë një hebre me talent të madh, por me që kishte pohuar se ishte Mesi, gjyqi hebrenj e kishte gjykuar me vdekje. “Përse”—kishte pyetur Jozefi—“Përse është shkatërruar Jerusalemi dhe përse ne jemi në robëri?”—“Oh, oh!”—iu kishte përgjigjur i jati “sepse hebrenjët i kishin vrarë profetët.” Të birit menjëherë i kishte shkrepur mendimi: “Ndoshta Jezusi nga Nazareti ka qenë profet kurse hebrenjët e kanë vrarë edhe pse ka qenë i pafajshëm.” Këtë ndjenjë ai e kishte aq të fuqishme sa që edhe përkundër ndalesës që të hynte në kishën e krishterë megjithatë, shpeshherë qëndronte pranë dyerve për t'i dëgjuar predikimet. BZ 339.4

Kur i kishte mbushur vetëm 7 vjet iu kishte lavdëruar fqiut plak të krishterë me lavdinë e ardhshme të Izraelit me rastin e ardhjes së Mesisë kurse plaku iu kishte përgjegjur me dashuri: “Djalosh i dashur do të them se kush është Mesia i vërtetë: Ai është Jezusi nga Nazareti ... të cilin stërgjyshërit e ty e kanë kryqëzuar në kalvar, ashtu siç i kanë vrarë në të kaluarën profetët. Shko në shtëpi dhe lexoje kaptinën 53 të profetit Isaia dhe do të bindesh se Jezu Krishti është Biri i Zotit.” Djaloshi menjëherë ishte bindur se kjo është e vërtetë. Kishte shkuar në shtëpi dhe e kishte lexuar atë kaptinë duke u çuditur se si vargjet kishin të bëjnë plotësisht me Jezusin nga Nazareti. Vallë a ishin këto fjalë të të krishterit të vërteta? Djaloshi e luti të jatin që t'ia interpretonte këtë profeci por ky iu përgjigj me një heshtje të zymtë sa që ai kurrë më nuk e mori guximin t'ia përmendte këtë çështje. Mirëpo kjo vetëm e zgjoi kurreshtjen e tij që të mësonte sa më tepër për fenë e krishterë. BZ 340.1

Dijen që e kërkonte ishte te ai në rrethin familjar hebrej e fshehur me kujdes; por kur i mbushi vetëm 11 vjet e braktisi shtëpinë e të jatit dhe u nis nëpër botë për t'u arsimuar dhe për ta zgjedhur fenë dhe profesionin. Një kohë u vendosë te farefisi por së shpejti e përzunë si të bjerrur dhe kështu vet e pa mjete u detyrua ta hapte rrugën ndër të huaj. Ai udhëtonte nga një vend në tjetrin dhe në të njëjtën kohë mësonte me zell duke punuar si arsimtar i leksioneve të gjuhës hebreje. Nën ndikimin e një mësuesi katolik më vonë e pranoi besimin e Romës dhe vendosi që të bëhet misionar për popullin e tij. Për këtë qëllim pas disa vitesh shkoi në shkollën e propagandës në Romë që atje t'i vazhdonte studimet. Këtu për shkak të shprehive për të menduar në mënyrë origjinale dhe për të folur publikisht së shpejti ia dhanë nofkën e heretikut. Ai publikisht i sulmonte keqpërdorimet që bëheshin në kishë dhe kërkonte reformë. Edhe pse në fillim e kishte përkrahjen e një shtrese të klerikëve të papës, megjithatë pas një kohe u detyrua të largohej nga Roma. Nën mbikqyijen e kishës shkonte nga një vend në tjetrin deri sa nuk u bindën se atë kurrë nuk do të mund ta kthenin që t'i nështrohej zgjedhës së Romës. Më në fund e shpallën të papërmirësueshëm dhe e liruan të shkonte ku të donte. U nis për në Angli dhe duke e pranuar fenë protestante hyri në kishën angleze. Pas studimeve dyvjeçare në vitin 1821 e filloi misionin e tij. BZ 340.2

Pasi që Volfi e kishte e pranuar të vërtetën e madhe për ardhjen e parë të Krishtit “i cili ishte i urrejtur dhe i hudhur nga njerëzit, që u përballoi vuajtjeve dhe sëmundjeve”—e kuptoi se profecitë me qartësi e përshkruajnë edhe ardhjen e dytë në fuqi dhe lavdi. Dhe, deri sa popullit të tij ia shpjegonte se Jezusi nga Nazareti ishte Mesia i premtuar si dhe ardhjen e parë të tij si viktimë për mëkatin e njerëzve në të njëjtën kohë ua shpjegonte edhe profecitë për ardhjen e tij të dytë. BZ 342.1

Ai thoshte: “Jezusi nga Nazareti, Mesia i vërtetë, duart dhe këmbët e të cilit u shpërthyen, i cili u dërgua si qengj për therrje, i cili ishte i njohur si njeri i dhimbjeve dhe i vuajtjeve që kishte ardhur për herë të parë si njeri i skeptrit dhe si shkop i prijësit që kishte rënë fli nga Juda—do të vijë për së dyti në retë qiellore me borinë e Kryeengjëllit “dhe këmbët e tij atë ditë do të zbresin në Malin e Shenjt”. Ndërsa, ai pushtet mbi krijesat, i cili dikur i qe dhënë Adamit që ai e humbi (Zanafilla 1,26; 3,17) do t'i jepet Jezusit. Ai do të jetë mbret i tokës së tij. Do të pushojnë gjëmët dhe ankesat e të gjitha krijesave dhe do të dëgjohen këngë kremtimi e lavdie ... “sepse Biri i njeriut do të vijë në lavdinë e Atit të tij me engjëjt e vet”, ... “dhe të vdekurit do të ngjallen në Krishtin së pari” (Mateu 16,27; 1 Selanikasve 4,16; 1 Korintasve 15,23). Kjo është ajo që ne të krishterët e quajmë ringjallja e parë. Atëherë edhe mbretëria shtazore do ta ndryshojë natyrën e vet (Isaia 11,6-9) dhe do t'i nënshtrohet Jezusit (Psalmi 8). Do të mbretërojë paqja e përgjithshme, Zoti përsëri do ta shikoj tokën dhe do të thotë: “Shih, çdo gjë është shumë bukur!” BZ 342.2

Volfi besonte se ardhja e Zotit është e afërt. Interpretimi i tij i kohëve profetike dallohej vetëm për disa vite nga koha kur Mileri e priste plotësimin e madh. Atyre që në bazë të atij vendi: “kurse për ditën dhe orën askush nuk e din” që përpiqeshin të dëshmonin se njerëzit në pikëpamje afërsisë së kohës së ardhjes së Krishtit asgjë nuk mund të dijnë, Volfi iu kishte përgjegjur: “Vallë a ka thënë Zoti ynë se dita dhe ora kurrë nuk do të jenë të njohura? A nuk na i ka dhënë shenjat e kohës që të mund ta dijmë së paku afrimin e ardhjes së tij, ashtu siç mund të dihet nga fiku kur i piqen gjethet se vera është afër? (Mateu 24,32). Athua kurrë nuk do ta dijmë atë kohë, kur ai na e tërheqë vërejtjen jo vetëm që ta lexojmë profetin Daniel por edhe ta kuptojmë? Kurse pikërisht te Danieli qëndron se këto fjalë do të vulosen deri në kohën e fundit (gjë që kishte të bënte me kohën e tij), se shumë njerëz “do të bëjnë hulumtime” (shprehje hebreje për studime dhe meditime për kohën) dhe se “dija do të shtohet” (në pikëpamje të asaj kohe) Danieli 12,4. Përndryshe, me këtë Shpëtimtari nuk ka dashur të thotë se afrimi i kohës nuk do të jetë i njohur por se “dita dhe ora” e caktuar nuk do të dihen nga askush. Ai thotë se do të dihet shumë për nga shenjat e kohës, me qëllim që të na nxisë të përgatitemi për ardhjen e tij ashtu siç e kishte përgatitur Noeu arkën.”272Wolff, Researches and Missionary Labors, str. 404. 405. BZ 343.1

Për interpretimin e rëndomtë dhe për shtrembërimin e Shkrimit Shenjt Volfi shkruante: “Pjesa më e madhe e kishës së krishterë është larguar nga kuptimi i qartë i Shkrimit Shenjt dhe i është kthyer mashtrimeve të mësimeve budiste të cilat thonë se lumturia e ardhshme e gjinisë njerëzore qëndron në lëvizjen e vazhdueshme andej këtej nëpër ajr. Ata mendojnë kur e lexojnë fjalën hebreje se me këtë emër duhet kuptuar paganët; kurse kur e lexojnë fjalën Jerusalem mendojnë se kjo është kisha; kur shkruhet toka, kjo do me thënë qielli; se me ardhjen e Zotit duhet kuptuar përparimin e shoqatave të misionarëve; kurse të shkohet në Malin e Zotit, në shtëpinë e Zotit të Jakobit se kjo domethënë të shkohet në një tubim të madh të metodistëve.”273Journal of the Rev. J. Wolff, str. 96. BZ 343.2

Gjatë 24 vjetëve, prej vitit 1821 e deri në vitin 1845 Volfi udhëtoi nëpër botë. Në Afrikë e vizitoi Egjiptin dhe Etiopinë; në Azi udhëtoi nëpër Palestinë, Siri, Persi, Buhara dhe Indi. I vizitoi Shtetet e Bashkuara, pasi që paraprakisht në rrugë për SHBA predikoi në ujdhesën Shën Helena. Në gusht të vitit 1837 arriti në Nju Jork; pasi që foli në këtë qytet predikoi në Filadelfi dhe në Baltimor e mandej shkoi në Vashington. “Këtu” pat thënë ai, “me propozimin e ish kryetarit Xhon Kuinsi Adams njëzërit m'u la në dispozicion salla e kongreseve për një ligjëratë të cilën e mbajta një të shtune i nderuar nga pjesëmarra e të gjithë anëtarëve të kongresit, të peshkopit nga Virxhinia si dhe të klerikëve, qytetarëve të Vashingtonit. Nder të njëjtë më bënë anëtarët e qeverisë në Nju Xhersi dhe në Pensilavani, në praninë e të cilëve mbajta ligjërata për studimet e mia kërkimore në Azi si dhe për pushtetin personal të Jezu Krishtit.”274Ibid., str. 398. 399. BZ 343.3

Dr. Volf udhëtoi nëpër vende të paqytetëruara, pa mbrojtjen e ndonjë qeverie evropiane dhe atje përjetoi shumë halle duke qenë i rrethuar nga rreziqet e panumërta. Atje e kishin rrahur në shputat e këmbëve, kishte duruar nga uria, qe shitur si skllav dhe tri herë qe gjykuar me vdekje. Pat qenë i sulmuar nga piratët dhe shumë herë gati se kishte vdekur nga etja. Një herë ia plaçkitën çdo gjë që kishte dhe u detyrua të ecte këmbë qindra kilometra nëpër pyje deri sa fërfllaza e borës i përplasej në fytyrë, ndërsa këmbët e zbathura i bëheshin të pandjeshme për shkak të ecjes nëpër tokën e ngrirë. BZ 344.1

Kur e këshilluan që të mos ecte pa armë nëpër fiset e egra dhe armiqësore ai u përgjigj se ishte i armatosur me armë të mirë: “Me lutjet dhe gjakimin për Krishtin dhe me shpresën për ndihmën e tyre,” — “unë jam”—pat thënë ai “i armatosur në zemër me dashuri për Zotin dhe të afërmit, kurse në duar e kam Biblën.” Me vete gjithnjë e bartte Biblën në gjuhën angleze dhe hebreje. Për një rrugë të tij të mëvonshme pat thënë: “Ne duar e mbaja Biblën e hapur ... e ndjeja se e tërë fuqia ime gjendej në atë libër dhe se ajo forcë do të më ruante.” BZ 344.2

Në këtë mënyrë ai qëndroi në punën e tij, deri sa lajmi mbi gjykimin nuk qe shpallur në pjesën më të madhe të globit tokësor. Ndër hebrenjët, turqit, persët, indusët dhe shumë popuj e fise të tjera e përhapi Fjalën e Zotit, në gjuhë të ndryshme dhe gjithkund e shpallte mbretërinë e Mesisë që do të vinte. BZ 344.3

Në udhëtimet e tija në Buharë e gjeti shkencën për ardhjen e Zotit në mes të një popullit të largët dhe të vetmuar. Ai thotë: “Arabët në Jemen e kanë librin që e quajnë “Seera” i cili e përmban lajmin për ardhjen e Krishtit dhe mbretërinë e lavdinë e tij dhe ata presin se ngjaijet e mëdha do të ndodhin në vitin 1840. “Në Jemen ... kam qenë 6 ditë me bijtë e Rihababit. Ata nuk pijnë verë, nuk mbjellin vreshta, nuk mbjellin drith, banojnë nën tenda dhe u tërhiqet vërejtja për fjalët e Jonadabit birit të Rihababit (Jeremiu 35,6.7). Te ata vijnë edhe fëmijët e Izraelit nga fisi Danit ... të cilët së bashku me bijët e Rihababit e presin ardhjen e Mesisë në retë qiellore. BZ 344.4

Një besim të ngjashme e kishte gjetur edhe një misionar tjetër në Tataristan. Një klerik tatar e kishte pyetur një misionar se kur do të vinte Krishti për herë të dytë. Kur iu kishte përgjigjur misionari se për këtë nuk di asgjë, kleriku ishte habitur shumë me padijen e tillë të njeriut i cili pohonte se është mësues i Biblës dhe i kishte thënë se sipas bindjes së tij personale të mbështetur në profeci, Krishti do të vinte rreth vitit 1844. BZ 345.1

Në Angli qysh në vitin 1826 kishte filuar të predikohej lajmi adventist. Këtu lëvizja ende nuk kishte marrë formë ashtu të caktuar si në Amerikë. Koha e saktë e ardhjes së Krishtit nuk predikohej në mënyrë të përgjithshme, por shpallej e vërteta e madhe për ardhjen e Krishtit në fuqi dhe lavdi dhe këtë jo vetëm ndërmjet disidentëve dhe jokonformistëve. Mourant Brok, shkrimtar anglez pohon se afro 700 predikuesë të kishës anglikane e kishin shpallur këtë “Ungjill për mbretërinë.” Lajmi që i dedikohej vitit 1844 si kohë e ardhjes së Krishtit shpallej në Britaninë e Madhe. Shkrimet e shtypura për lëvizjen adventiste përhapeshin nga Shtetet e Bashkuara në të gjitha anët. Në Angli u rishtypën libra dhe revista kurse në vitin 1842 Robert Vinteri me prejardhje angleze i cili shpresën adventiste e kishte pranuar në Amerikë u kthye në atdheun e vet për ta shpallur ardhjen e Zotit. Shumë njerëz i bashkoheshin në këtë vepër, kurse lajmi për Gjykimin shpallej në pjesët e ndryshme të Anglisë. BZ 345.2

Në Amerikën Jugore Lakuncën, jezuitin spanjoll e kishte zënë në padije nga mashtrimi i klerikëve por ai vetë e kishte gjetur rrugën deri te Shkrimi Shenjt dhe kështu e kishte mësuar të vërtetën për ardhjen e shpejtë të Krishtit. I motivuar për ta kumtuar të vërtetën por duke dëshiruar që t'i shmanget ndëshkimit kishtar të Romës, pikëpamjet e tija i botonte me emrin “Rabi Ben—Ezra” duke u paraqitur si një hebre i krishterizuar. Lakunca jetonte në shekullin XVIII, por vetëm rreth vitit 1825 libri i tij pasi që kishte arritur në Londër ishte përkthyer në gjuhën angleze. Botimi i tij kishte ndikuar që në Angli të shtohej interesimi i zgjuar për ardhjen e Zotit. BZ 345.3

Këtë shkencë në Gjermani në shekullin XVIII e predikonte Bengeli peshkop i kishës luterane dhe shkencëtar kritik i njohur i Biblës. Pas shkollimit Bengeli iu kishte përkushtuar studimeve të teologjisë për të cilat e tërhiqte fryma e tij e devotshmërisë së natyrshme të cilën e kishte qartësuar përmes arsimimit dhe me disiplinë që nga rinia e hershme. Si edhe njerëzit tjerë të rinjë serioz, para dhe pas tij, edhe ai qe detyruar të luftonte kundër dyshimeve dhe vështirësive të natyrës religjioze. Në shkrimet e tija, ai me shumë ndjenja i përmendë “shumë shigjeta të cilat e therrnin në zemër dhe rininë ia bënin vështirë të përballueshme.” Kur u bë anëtar i këshillit kishtar në Vytenberg ai luftonte për çështjen e lirisë fetare. “Edhe pse kishës ia pranonte të gjitha të drejtat dhe përparësitë, kërkonte që të lejohet të dilnin nga kisha shtetërore të gjithë ata të cilët për arsye të ndërgjegjës këtë e kërkojnë.” Pasojat e mira të këtij veprimi edhe sot ndjehen në atdheun e tij. BZ 346.1

Kur me një rast po e përgatiste predikimin për javën adventiste nga Zbulesa, kaptina 21, papritur i shkëlqeu drita për ardhjen e dytë të Krishtit. Profecitë nga Zbulesa iu bënë më të qarta se kurrë më parë. Njohuria për rëndësinë aq të madhe dhe lavdinë e paçmueshme të skenave të cilat i përshkruanin profetët, aq shumë e shqetësuan sa që një kohë qe i detyruar ta ndërpriste studimin e kësaj lënde. Mirëpo në predikatore përsëri iu paraqit pamja e njëjtë me tërë fuqinë dhe qartësinë. Prej asaj kohe iu përkushtua studimit të profecive, posaçërisht atyre në Zbulesë dhe së shpejti u bindë se ato shpiejnë në ardhjen e Krishtit e cila nuk është e largët. Datën të cilën ai e përcaktoi si kohë të ardhjes së dytë të Krishtit dallohej vetëm për disa vjet nga data të cilën më vonë e pranoi Mileri. Shkrimet e Bengelit u përhapën nëpër tërë botën e krishterë. Në shtetin e tij, Vytengerg e deri diku edhe nëpër pjesët e tjera të Gjermanisë në masë të madhe qenë pranuar pikëpamjet e tija për profecitë. Lëvizja pas vdekjes së tij u përhap edhe më tutje kurse lajmi adventist u dëgjua në Gjermani njëkohësisht kur edhe në vendet tjera ua kishte tërhequr vërejtjen për veten. Edhe më parë disa besimtarë kishin shkuar në Rusi dhe atje i kishin themeluar kolonitë, kurse besimi në ardhjen e shpejtë të Krishtit ende ruhej në kishat Gjermane të këtij vendi. BZ 346.2

Në Francë dhe në Zvicër gjithashtu kishte shkëlqyer drita. Në Gjenevë ku Fareli dhe Kalvini i kishin përhapur të vërtetat e reformacionit, Goseni e predikonte lajmin per ardhjen e dytë të Krishtit. Derisa ende ishte student i universitetit në Gosenin kishte ndikuar fryma e racionalizmit e cila në gjysmën e dytë të shekullit XVIII dhe në fillim të shekullit XIX kishte mbizotëruar në tërë Evropën ndërsa kur hyri në shërbimin e predikuesit jo vetëm që nuk e kishte njohuri për besimin e vërtetë por shpeshherë kishte prirje edhe për dyshime. Në rininë e vet me ëndje i kishte studjuar profecitë. Duke e lexuar “Historia e kohës së vjetër” të Rolenit vëmendja e tij qe përqëndruar në kaptinën e dytë të Danielit. Ai ishte befasuar nga saktësia e mrekullueshme me të cilën ishin plotësuar profecitë ashtu siç mund të shihej nga pasqyrimi i këtij historiani. Aty gjendej dëshmia për frymëzimin hyjnor të Shkrimit Shenjt i cili në rreziqet e ndryshme të viteve të ardhshme i shërbeu si balsam. Më nuk mundi të kënaqej me shkencën e racionalizmit, ndërsa duke e studjuar Biblën dhe duke kërkuar dritë më të qartë pas një kohe e krijoi bësimin e fuqishëm. BZ 346.3

Kur vazhdoi t'i studjonte profecitë u bind se ardhja e Zotit është e afërt. Nën mbresën e solemnitetit dhe të vlerës së kësaj të vërtete atë dëshiroi ta paraqiste para popullit. Por besimi i përhapur në popull se profecitë e Danielit janë sekrete dhe se nuk mund të kuptohen ishte një pengesë e madhe për realizimin e qëllimit të tij. Më në fund vendosi—ashtu siç kishte bërë para tij Fareli kur në Gjenevë e solli Ungjillin—që të fillojë me fëmijët përmes të cilëve shpresonte se do t'i tërhiqte edhe prindërit. BZ 347.1

Duke folur më vonë për qëllimin e tij kur i ndërmori këta hapa kishte thënë: “Kam dëshiruar që këte ta kuptojnë, jo për arsye se këto mësime kanë rëndësi të vogël, por përkundrazi për arsye se kanë rëndësi shumë të madhe kam dashur t'i përgatis në këtë formë të kuptueshme dhe që me ndihmën e saj t'u drejtohem fëmijëve. Dëshiroja që të më dëgjonin por friksohesha se nuk do të më dëgjonin në qoftë se së pari do t'u drejtohesha të rriturëve.” “Për këtë arsye vendosa që t'u afrohem më të vegjëlve. I tubova si dëgjuesë vetëm fëmijët. Në qoftë se numri i tyre do të rritej, në qoftë se do të shihej se më dëgjonin, se u pëlqente, se i tërheq, se e kuptojnë lëndën dhe se mund ta shpjegojnë, atëherë do të isha i sigurtë se do ta kisha edhe rrethin e dytë të dëgjuesve sepse të rriturit do ta shohin se u shpaguhet të ulen dhe ta studiojnë të vërtetën. Në qoftë se bëhet kështu, atëherë suksesi do të jetë i sigurt.” BZ 347.2

Përpjekja qe e suksesshme. Kur Goseni u drejtohej fëmijëve vinin edhe njerëzit më të vjetër për ta dëgjuar. Galeritë e kishës së tij ishin përplot dëgjuesë të kujdesshëm. Ndër ta kishte edhe njerëz të ditur dhe me prestigj si dhe të huaj që e vizitonin Gjenevën; përmes tyre lajmi përhapej në vise të tjera. BZ 348.1

I kurajuar nga ky sukses, Goseni i botoi mësimet e tij me shpresë se në komunat kishtare ku flitej frengjisht do të nxitej studimi i librave profetikë. Ai thotë: “Duke i publikuar mësimet që u jepen fëmijëve ne u themi të rriturve që i injorojnë këto libra me pretekste të rrejshme se janë të pakuptueshme: si mund të jenë të pakuptueshme kur i kuptojnë fëmijët tuaj?” “Dëshiroj shumë”—shton ai—“që njohja e profecive mundësisht të bëhet e përgjithshme në komunat tona kishtare.” Më duket se nuk ka mësime tjera të cilat do t'i përgjigjeshin më mirë nevojave të kohës sonë. Me to patjetër duhet të përgatitemi për hallet e ardhshme dhe ta presim Jezu Krishtin.” BZ 348.2

Edhe pse Goseni ishte njëri ndër predikuesit më të shquar dhe më të dashur të gjuhës frenge megjithatë, pas një kohe e shkarkuan nga detyra me arsyetim se me rastin e mësimeve të rinisë e përdorte Biblën në vend të katekizmit kishtar një libri monoton dhe racionalist i cili në vete nuk ngërthente gati kurrfarë besimi pozitiv. Më vonë u bë profesor në një shkollë teologjike ndërsa të dielave e vazhdonte punën me fëmijë duke i mësuar për Shkrimin Shenjt. Veprat e tij për profecitë zgjonin interesim të madh. Nga katedra e mësimdhënësve, përmes shtypit dhe profesionit të tij më të dashur si mësues i fëmijëve gjatë viteve të shumëta ushtroi ndikim të fuqishëm dhe ishte subjekti nga i cili vëmendja e shumë njerëzve u orientua në studimin e profecive të cilat dëshmonin se ardhja e Zotit është e afërt. BZ 348.3

Edhe në Skandinavi u predikua lajmi për ardhjen e dytë të Krishtit dhe zgjonte interesim të madh. Shumë njerëz u motivuan nga siguria e tyre e papendesë që më në fund t'i pranonin mëkatet, t'i braktisnin dhe që në emër të Krishtit të kërkonin falje. Mirëpo kleri i kishës shtetërore i kundërvihej lëvizjes, ndërsa nën ndikimin e tij disa njerëz që e predikonin lajmin i futën në burgje. Në shumë vende ku predikuesit e ardhjes së shpejtë të Krishtit u heshtën në këtë mënyrë, Zoti vendosi që ta shpallë lajmin në një mënyrë të pazakonshme, përmes fëmijëve. Pasi që ende ishin të mitur, ligjet shtetërore nuk mund t'i kufizonin dhe ata mund të flitnin të papenguar. BZ 348.4

Lëvizja u përhap sidomos në shtresat e ulëta. Në banesat modeste të punëtorëve tubohej populli për t'i dëgjuar vërejtjet. Fëmijët predikuesë, edhe vet me shumicë ishin banorë të këtyre shtëpizave. Disa prej tyre nuk ishin më të moçëm se 6 deri më 8 vjet dhe derisa jeta e tyre dëshmonte se e duanin Shpëtimtarin dhe se dëshironin t'i dëgjonin ligjet e shenjta hyjnore, pamja e tyre e përgjithshme e tregonte vetëm arsyen e rëndomtë të fëmijëve të moshës së tyre dhe asgjë më tepër se të aftësive fëmijërore. Mirëpo, kur qëndronin para burrave bëhej e qartë se ata nxiteshin nga një ndikim që i tejkalonte aftësitë e tyre natyrore. Atëherë zëri dhe e tërë qenia e tyre ndryshohej dhe me një forcë solemne e shpallnin lajmin për gjykimin duke u shërbyer me këtë rast me saktësi me fjalët e Shkrimit Shenjt: “Druani Zotin dhe jepni atij lavdi sepse erdhi çasti i gjyqit të tij.” Ata i qortonin mëkatet e popullit, i gjykonin jo vetëm bjerrjet dhe veset por edhe pabesinë dhe etjen për jetë botërore duke ua tërhequr vërejtjen dëgjuesve të tyre se duhet të pendoheshin për t'iu shmangur mllefit të ardhshëm. BZ 349.1

Populli i dëgjonte duke u dridhur. Zemrave të tyre u fliste Fryma hyjnore. Shumë njerëz u motivuan që me gjakim të ri dhe më të thellë ta studjonin Shkrimin Shenjt. Të pamaturit dhe të pamoralshmit e filluan jetën e re; të tjerët hoqën dorë nga shprehitë e pandershme dhe u krye një vepër e jashtëzakonshme sa që edhe vet predikuesit e kishës shtetërore u detyruan ta pranonin se në këtë lëvizje ka dorë vet Zoti. BZ 349.2

Vullneti i Zotit bëri që lajmi për ardhjen e Shpëtimtarit të përhapet në vendet skandinave, kurse kur shërbëtorët e tij u heshtën, Zoti nga shpirti i vet i nxiti fëmijët me qëllim që vepra të kryhet. Kur Jezusi i përcjellur nga populli i cili me klithma galduese duke e përshëndetur me degët e palmave i brohoriste si birit të Davidit ndërsa ai i afrohej Jerusalemit, farisejët plot smirë kërkonin që popullit t'i urdhërohet që të heshtej. Mirëpo, Jezusi iu përgjigj se e gjithë kjo është plotësim i profecisë dhe në qoftë se ata heshten edhe gurët do të flasin. Populli i frikësuar nga kërcënimet e klerikëve dhe prijësve pushoi ta shprehte galdimin e vet kur po kalonte nëpër dyert e Jerusalemit, mirëpo fëmijët në hyrje të shenjtores vazhduan të brohorisnin dhe të këndonin duke i lëvizuar degët e palmave: “Hosana Birit të Davidit!” kur farisejët plot mllef i thanë: “A po dëgjon se çka po thuan?”, Jezusi iu përgjigj: “Po! Vallë a nuk keni lexuar kurrë:—prej gojës së foshnjeve e të ferishteve ia përgatite lavdinë vetes!” (Mateu 21,8-16) Ashtu siç kishte bërë Zoti gjatë kohës së ardhjes së parë të Krishtit përmes fëmijëve, po në atë mënyrë ishte kujdesur për ta shpallur lajmin për ardhjen e dytë të Krishtit. Fjala e Zotit se lajmi për ardhjen e Shpëtimtarit do t'u shpallet të gjitha kombeve, fiseve, gjuhëve dhe popujve u plotësua. BZ 349.3

Vilijam Milerit dhe bashkëpunëtorëve të tij u ishte caktuar për detyrë që ta predikonin lajmin adventist në Amerikë. Ky vend u bë qendër e lëvizjes së madhe adventiste. Këtu profecia për lajmin e parë engjëllor u plotësua drejtpërsëdrejti me shkrimet e Milerit dhe shkrimet e shokëve të tij që u shpërndanë në vendet më të largëta. Kudo që vinin misionarët shpallej lajmi i gëzueshëm për ardhjen e shpejtë të Krishtit. Në të gjitha anët përhapej lajmi i Ungjillit të amshueshëm: “Druani Zotin dhe jepni lavdi, sepse erdhi koha e Gjyqit të Tij.” BZ 350.1

Dëshmia e profecive që dërgohej siç dukej, atëherë ardhjen e Krishtit e paralajmronte në pranverën e vitit 1844 dhe kjo linte mbresa të fuqishme në bashkëkohanikët. Ashtu siç përhapej lajmi nga shteti në shtet, ashtu shkaktohej zgjim i madh. Shumë njerëz ishin të bindur se dëshmitë ishin të bazuara në llogaritjen profetike të kohës dhe ishin të sakta, kështu që duke i braktisur mendimet e veta personale me gëzim e pranonin të vërtetën. Disa predikuesë i braktisnin pikëpamjet dhe ndjenjat e tyre të ngushta dhe hiqnin dorë nga rrogat dhe kishat e veta duke u bashkuar në shpalljen e ardhjes së sërishme të Jezusit. Mirëpo proporcionalisht kishte pak predikuesë të cilët e pranonin këtë lajm; për këtë arsye ai në pjesën më të madhe u besohej laikëve të devotshëm. Bujqët i braktisnin fushat e veta, zejtarët dyqanet, tregtarët mallin e tyre, nëpunësit pozitat e veta; megjithatë numri i punëtorëve ishte i pamjaftueshëm në krahasim me veprën që duhej të kryhej. Gjendja në të cilën ishte kisha e bjerrur dhe bota e batisur në të keqe i shqetësone shpirtrat e rojeve besnike, prandaj ata me vullnet i përballonin hallet, vuajtjet dhe skamjen me qëllim që t'i ftonin njerëzit për pendesë dhe shëlbim. Edhe pse u kundërvihej satani, vepra megjithatë përhapej vazhdimisht, kurse të vërtetën për ardhjen e sërishme të Krishtit e pranonin mijëra njerëz të rinj. BZ 350.2

Kudo shpallej lajmi serioz i cili ua tërhiqte vërejtjen mëkatarëve, njerëzve sekularist si dhe anëtarëve të kishave të ndryshme që t'i shmangeshin mllefit të ardhshëm. Si Gjoni Pagëzuesi, pararendësi i Krishtit, predikuesit e lëshonin sëpatën në rrënjën e drurit, duke kërkuar nga të gjithë që t'i sillnin frytet e vërteta të pendesës. Thirrjet e tyre prekëse ishin në kundërshtim të dukshëm në krahasim me bindjet për paqen dhe sigurinë që dëgjoheshin nga predikatorët e kishave zyrtare. Kudo që predikohej lajmi, populli lëvizej. Dëshmia e thjeshtë dhe e drejtpërdrejtë e Shkrimit Shenjt e përcjellur me fuqinë e Shpirtit Shenjt ishte aq e fuqishme sa që pak kush mund t'i kundërvihej. Të krishterët e pagëzuar ishin të lëvizur nga siguria e tyre e rrejshme. Ata e kishin vërejtur bjerrjen e vet nga feja, dashurinë ndaj botës dhe pabesinë, fodullëkun dhe egoizmin e vet. Shumë sish e kërkonin Zotin në pendesë dhe përkulje. Prirjet që i shprehnin ndaj gjërave sekulariste tani i drejtonin nga qielli. Në ta kishte hyrë Fryma hyjnore, kështu që me zemër të thjeshtë dhe plotë gjakim bashkoheshin në klithjen: “Druani Zotin dhe jepni lavdi, sepse erdhi ora e Gjyqit të tij!” BZ 350.3

Mëkatarët duke qarë pyesnin: “Çka të bëjmë që të shpëtojmë?” Ata të cilët nuk kishin bërë jetë të ndershme përpiqeshin ta përmirësonin padrejtësinë. Të gjithë ata që në Krishtin e gjenin paqen gjakonin që edhe të tjerët t'i shihnin si hisetarë të bekimeve të veta. Zemrat e prindërve u drejtoheshin fëmijëve të tyre kurse zemrat e fëmijëve prindërve të tyre. Pengesat e fodullëkut dhe të paudhësisë mënjanoheshin. Dëgjoheshin pranime të sinqerta kurse anëtarët e familjeve përpiqeshin që t'i shpëtonin ata të cilët i kishin më të afërt dhe më të dashur. Shpeshherë dëgjoheshin lutje serioze për të tjerët. Gjithkah shpirtërat në frikë të madhe luftonin me Zotin. Shumë njerëz luteshin tërë natën me qëllim që mëkatet t'u faleshin ose që anëtarët e familjeve dhe fqinjët e tyre të ktheheshin në rrugë të mbarë. BZ 351.1

Njerëzit e të gjitha shtresave vraponin në tubimet e adventistëve. Të pasurit dhe të varfërit, të mëdhenjtë dhe të vegjlët donin që për arsyera të ndryshme ta dëgjonin fjalën për ardhjen e Krishtit. Zoti e pat frenuar frymën e rrezistencës kur shërbëtoret e tij i mbarshtronin bazat e fesë së vet. Shpeshherë mjetet ishin të dobëta por Fryma hyjnore e së vërtetës ia jepte fuqinë. Në këto tubime ndjehej prania e engjëjve të shenjtë dhe çdo ditë shumë njerëz u bashkangjiteshin besimtarëve. Kur përsëriteshin dëshmitë për ardhjen e shpejtë të Krishtit dëgjohej një shumësi njerëzish e qetë dhe pa frymë. Dukej se nga këto fjalë solemne qielli dhe toka afroheshin. Fuqinë e Zotit e ndjenin të rinjët dhe pleqtë si dhe njerëzit e moshave mesatare. Burrat ktheheshin në shtëpi me këngë lavdie në zemër ndërsa zëri i tyre i gëzueshëm kumbonte nëpër ajrin e qetë të natës. Askush prej atyre që merrnin pjesë në këto tubime nuk mund t'i harronte ato skena aq të rëndësishme. BZ 351.2

Shpallja e kohës së caktuar e ardhjes së Krishtit shkaktoi rezistencë të madhe të shumë njerëzve nga shtresat e ndryshme duke filluar nga predikuesit prej predikatoreve e deri te mëkatarët më fanatikë. U plotësuan fjalët e profecisë: “Më së pari duhet ta dini: në ditët e fundit do të vijnë përqeshës që do të përqeshin; ata do të jetojnë sipas prirjeve të veta të ulëta dhe do të pyesin: ku është premtimi i ardhjes së tij? Sepse qysh se vdiqën të parët tanë gjithçka mbetet si në fillim të krijimit.” (2 Pjetrit 3,3.4) Shumë njerëz që pohonin se e donin Shpëtimtarin e vet deklaronin se nuk kanë kurrfarë vërejtje ndaj mësimeve për ardhjen e tij të dytë por se janë vëtëm kundër kohës së caktuar. Mirëpo syri i Zotit që i sheh të gjitha, e shihte se çka fshihej në zemrat e tyre. Ata nuk dëshironin të dëgjojnë asgjë për faktin se Krishti do të vinte për t'ia bërë botës gjyqin e drejtësisë. Ata ishin shërbëtorë jobesnik. Veprat e tyre nuk do të mund ta përballonin shikimin e Zotit i cili i vështron zemrat, prandaj frikësoheshin që të ballafaqoheshin me Zotin e tyre. Si dhe hebrenjët në kohën e ardhjes së parë të Krishtit, edhe këta nuk ishin të gatshëm për ta përshëndetur Krishtin. Ata nuk refuzonin vetëm t'i dëgjonin dëshmitë e qarta nga Shkrimi Shenjt por i përqeshnin edhe ata që e prisnin Zotin. Satani dhe engjëjt e tij kishin brohoritur nga gëzimi dhe e kishin shpotitur Krishtin dhe engjëjt e shenjtë për arsye se populli që konsiderohej i Krishtit kishte në vete aq pak dashuri dhe nuk e dëshironte ardhjen e tij. BZ 352.1

“E kur do të jetë ajo ditë dhe ajo orë askush s'di” shpeshherë ishte dëshmia e kundërshtarëve të lajmit adventist. Mirëpo kjo thënie e plotë duket kësisoji: “E kur do të jetë ajo ditë dhe ajo orë askush s'di gjë, as engjëjt e qiellit, as Biri, përveç vetëm Atit.” (Mateu 24,36) Ata që e prisnin Zotin e tyre e jepnin interpretimin e kuptueshëm dhe të saktë të këtij vendi në Bibël, kështu që qartë dëshmohej se si e shtrembëronin kundërshtarët atë varg. Këto fjalë Krishti i kishte thënë në bisedën e rëndësishme me nxënësit e vet në Malin e Shenjt kur kishte dalur për herë të fundit nga shenjtorja: nxënësit e kishin pyetur: “Na trego kur do të ndodhin këto dhe cila është shenja e ardhjes sate?” Jezusi ua kishte përmendur disa shenja dhe u kishte thënë: “Kështu edhe ju kur t'i shihni të gjitha këto, dinie se Biri i njeriut është afër te dera.” (Mateu 24,3.33) Një deklaratë e Shpëtimtarit nuk bën të interpretohet në mënyrë që ta kundërshtojë tjetrën. Edhe pse askush nuk e din ditën e as orën e ardhjes së tij, megjithatë prej nesh kërkohet ta dijmë se kur është ardhja e afërt. Jezusi më tutje ka thënë se lënia pas dore e vërejtjeve të tij për kohën e ardhjes së tij të shpejtë qoftë edhe e pavetëdijshme do të jetë gjithashtu fatale siç ka qenë injoranca e botës së para përmbytjes e cila e ka shkaktuar ardhjen e përmbytjes. Shembëlltyra e Krishtit në kaptinën e njëjtë e cila e krahason shërbëtorin besnik me jobesnikun dhe e gjykon atë i cili me zëmër ka thënë: “Jo Zoti im nuk do të vijë edhe shumë kohë,” dëshmon se si Krishti kur të vijë do t'i gjykojë dhe do t'i paguaj ata që bëjnë roje dhe e shpallin ardhjen e tij si dhe ata që e mohojnë. “I lumi ai shërbëtor që kur të vijë zotëria e gjen duke vepruar kështu.” (Mateu 24,42-51) BZ 352.2

“Po nuk qëndrove i zgjuar do të vijë si vjedhësi dhe nuk do të dish në ç‘orë do të vijë kundër teje.” (Zbulesa 3,3) BZ 353.1

Pali flet për ata njerëz për të cilët ardhja e Zotit do të jetë ë papritur. “Sepse ju të gjithë jeni bijtë e dritës dhe të ditës! Pra nuk jeni të natës dhe të territ. Sepse kur thonë paqe është dhe s'kemi çka frikësohemi, atëherë befasisht do t'i sulmojë i bjerruri ... dhe nuk do të ikin.” Për ata të cilët e vlerësonin vërejtjen e Zotit shton: “Por ju vëllezër nuk jeni në errësirë që dita t'ju zërë si vjedhësi. Sepse ju jeni bijt e dritës dhe të ditës: nuk jeni natë as errësirë.” (1 Selan. 5,2-5) BZ 353.2

Prej kësaj shihet qartë se Bibla nuk e arsyeton që njeriu të mbetet në injorancë në pikëpamje të afërsisë së ardhjes së Krishtit. Por, ata të cilët vetëm kërkojnë pretekst për ta refuzuar të vërtetën dhe për t'i mbyllur veshët për këtë shpjegim dhe për përqeshësit si dhe gjoja predikuesit e Jezu Krishtit vazhdojnë të përsërisin: “E kur do të jetë ajo ditë dhe ajo orë askush s'di gjë.” Kur populli u zgjua dhe filloi ta kërkonte rrugën e shpëtimit, mësuesit fetarë qëndruan në mes tij dhe të së vërtetës, duke u përpjekur që frikën e popullit ta qetësonin me interpretime të rrejshme të Fjalës së Zotit. Rojet jobesnike iu bashkëngjitën veprës së mashtruesit të madh dhe ulurisnin: “Paqe! Paqe!”, kur Zoti nuk kishte thënë: Paqe! Ashtu si farisejët në ditët e Krishtit, shumë njerëz refuzuan të hynin në mbretërinë qiellore dhe i penguan ata që donin të hynin. Nga duart e tyre do të kërkohet gjaku i këtyre shpirtërave. BZ 353.3

Anëtarët më të përkulur dhe më të devotshëm të kishave qenë zakonisht ata që të parët e pranuan lajmin. Ata që personalisht e studjonin Biblën domosdo e shihnin se sa ishte mendimi i rëndomt për profecitë në kundërshtim me Shkrimin Shenjt. Kudo që populli nuk ishte i mashtruar nga ndikimi i klerikalizmit dhe kudo që vet e kërkonte Fjalën e Zotit ishte e mjaftueshme që vetëm të krahasohej mësimi advent me Shkrimn Shenjt për ta parë prejardhjen e tij hyjnor. BZ 354.1

Shumë njerëz qenë dëbuar nga vëllezërit e tyre jobesimtarë. Disa kishin vendosur që të mos e pranonin publikisht shpresën e tyre për ta ruajtur pozitën e vet në kishë; mirëpo disa të tjerë e ndjenin se besimi ndaj Zotit nuk ua lejon ta fshehin të vërtetën të cilën Zoti ua kishte besuar. Shumë njerëz qenë përjashtuar nga kisha vetëm se e kishin shprehur besimin në ardhjen e Shpëtimtarit. Ata që e kishin përballuar sprovën e besimit të vet u kishin besuar shumë fjalëve të vlefshme të profetit: “Dëgjojeni fjalën e Zotit, ju që dridheni në fjalën e tij thonë vëllezërit tuaj që ju urrejnë, që ju përbuzin për shkak të emrit tim: le ta dëftojë lavdinë e vet që ta shohin gëzimin tuaj! Të turpëruar ata do të mbesin.” (Isaia 66,5) BZ 354.2

Engjëjt e Zotit me interesimin më të madh e kanë përcjellur suksesin e vërejtjes. Kur kishat e refuzuan lajmin engjëjt ua kthyen shpinën të pikëlluar. Mirëpo pati edhe shumë individë të cilët nuk qenë të sprovuar në pikëpamje të besimit në ardhjen e Krishtit. Shumë të mashtruar nga bashkëshortja apo bashkëshorti, nga prindërit apo fëmijët besonin se është mëkat të dëgjoheshin mësimet e tilla “heretike” të cilat i predikonin adventistët. Engjëjve iu urdhërua që me kujdes t'i vështrojnë këta shpirtë; sepse duhej që drita e re nga Froni i Zotit t'i shkëlqente shtigjet e tyre. BZ 354.3

Me një nostalgji të pamatshme prisnin të gjithë ata të cilët e kishin pranuar lajmin për ardhjen e Shpëtimtarit të tyre. Atë kohë të cilën e prisnin se do të vinte e kishin para dyerve. Kësaj ore i afroheshin të qetë dhe solemnisht. Ata ishin në një bashkësi të ëmbël me Zotin — garancinë e paqes i cili në lavdinë e ardhshme do t'ua jepte si pronë. Secili që personalisht e kishte përjetuar këtë shpresë dhe këtë besim nuk mund t'i harrojë ato orë të mrekullueshmë te pritjes. Disa javë para kohës së pritur shumica e njerëzve i kishin ndërprerë punët në tokë. Ata që besonin sinqerisht e analizonin me kujdes çdo mendim dhe çdo dëshirë të zemrës së vet sikur të gjendeshin në shtratin e vdekjes dhe sikur vetëm per disa orë të gjithë që janë në botë duhej t'i mbyllnin sytë. Nuk qepeshin “rroba për ngritje në qiell” por të gjithë e ndjenin nevojën e dëshmimit të brendshëm se janë të gatshëm ta takonin Shpëtimtarin; rrobat e tyre të bardha ishin pastërtia e shpritit, karakteri i pastruar në gjakun e Krishtit të pajtimit. Oh, sikur populli i Zotit sot ta kishte frymën e njëjtë që ta analizojë zemrën e vet, besimin e njëjtë serioz dhe të vendosur! Sikur të vazhdonte në atë mënyrë të ecte i përkulur para Zotit dhe t'ia dërgonte lutjet e veta Fronit të mëshirës, tani do të kishte përvoja shumë më të vlefshme se që i ka. Ka pak urata, pak dëshmi të sinqerta për mëkatësisnë personale ndërsa mungesa e besimit të gjallë i privon nga shumë mëshira të begatshme të cilat Shpëtimtari ynë është i gatshëm t'ua japë. BZ 354.4

Zoti ka dashur që ta sprovojë popullin e vet. Dora e tij e ka mbuluar një gabim në llogaritjen e kohës profetike. Adventistët nuk e kanë zbuluar gabimin por nuk e zbuluan as kundërshtarët e tyre të ditur. Të gjithë kanë thënë: “Llogaritja e juaj e kohës profetike është e saktë, ndonjë ngjarje e madhe do të zhvillohet në kohën më të afërt; por ajo nuk është atë që e profetizon Mileri; ky është arsimimi i botës e jo ardhja e dytë e Krishtit. (Shih: Shtojca historike). BZ 355.1

Koha e pritjes kaloi kurse Krishti nuk erdhi për ta çliruar popullin e vet. Ata që me besim të sinqertë dhe me dashuri të përzemërt e prisnin Shpëtimtarin e vet pëijetuan dëshprim të hidhur. Mirëpo qëllimi i Zotit qe arritur. Ai i sprovoi zemrat e atyre që pohonin se po e prisnin ardhjen e tij. Ndër të këtillë kishte shumë sish të cilët nuk qenë nxituar me kurrfarë motivesh tjera të larta, përveç nga frika. Besimi i tyre nuk ndikonte as në zemrat as në jetën e tyre. Kur ngjarja e pritur nuk u plotësua, këta njerëz thoshin se nuk janë të dëshpruar; ata në të vërtetë as që kishin besuar ndonjëherë se Krishti do të vinte. Ata qenë ndër të parët të cilët i përqeshnin dhimbjet e besimtarëve të sinqertë. BZ 355.2

Mirëpo Jezusi dhe të gjitha ushtritë qiellore i shikonin me dashuri dhe ngushëllim besimtarët e sprovuar dhe të dëshpruar. Sikur të ngritej veli i padukshëm i cili e ndan botën e dukshme nga e padukshmja atëherë do të mund të shiheshin engjëjt se si u afrohen këtyre shpirtërave të paluhatshëm dhe si i mbrojnë nga shigjetat e satanit. BZ 355.3