Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit
17. PARALAJMËTARËT E MËNGJESIT
Njëra ndër të vërtetat më solemne dhe më të lavdishme në Bibël është e vërteta për ardhjen e dytë të Shpëtimtarit i cili do të vijë për ta përfunduar veprën e madhe të shpagimit. Premtimi për ardhjen e Atij i cili është “ringjallje dhe jetë” e cila “të ndjekurit përsëri do t'i këthej në shtëpi” ia ofron popullit rrugëtues të Zotit i cili aq gjatë është i detyruar të udhëtojë “nëpër luginën e hijeve të vdekjes” shpresën e lavdishme dhe të bekuar. Shkenca për ardhjen e dytë të Krishtit është shkenca kryesore e Shkrimit Shenjt. Që nga dita kur prindërit tanë të parë me zemër të pikëlluar e kanë braktisur Edenit, fëmijët e besimit e kanë pritur ardhjen e të Premtuarit i cili do ta thejë forcën e armikut dhe përsëri do t'i kthejë në parajsën e humbur. Njerëzit e Shenjt të shekujve të kaluar e kanë parë në ardhjen e lavdishme të Mesisë plotësimin e shpresave të veta. Enoku, i shtati nga Adami “i cili jetoi treqind vjet me dëshirën e Zotit” e pati nderin që prej së largu ta vështronte ardhjen e Shpëtimtarit. “Shih!”—tha ai—“po vjen Zoti me mijëra engjëj të Shenjt për t'ua bërë gjykimin të gjihtëve.” (Juda 14.15) Patriku Jobi në mesnatën e mundimeve të tija ka klithur me shpresën e pathyeshme: “E pra e di se gjallë e kam shpaguesin, ai i sprasmi është përmbi dhe do të ngritet, e pas kësaj lëkure që ma ropën, në mishin tim Zotin do ta shoh. Unë, vet Atë do ta shikoj, për sytë e mi s'do të jetë i huaj!” (Jobi 19,25-27) BZ 288.1
Ardhja e Krishtit me të cilën do të vendoset Mbretëria e drejtësisë i ka frymëzuar shkrimtarët e shenjt me fjalët më madhështore dhe më entuziaste. Poetët dhe profetët për këtë kanë shkruar fjalë të përshkuara nga zjarri qiellor. Këngëtari i psalmeve ka shkruar për fuqinë dhe madhështinë e Perandorit të izraelit: “Nga Sioni, shkëlqim bukurie Zoti ndriçon! Zoti ynë do të vijë e nuk do të heshtojë para atij shkon zjarri që përpinë përreth tmerrshëm tërbohet thëllimi. E thërret qiellin prej së larti edhe tokën për të gjykuar popullin e vet“Galdo o qiell! Gëzo o tokë! Le të buças deti me ç‘ka në të, le të gërthasin me hare lëndët e pyjeve, para fytyrës së Zotit sepse Ai po vjen, sepse po vjen për të gjykuar tokën! Do ta gjykoj botën me drejtësi dhe do t'i gjykojë popujt me të vërtetën e tij.” (Psalmi 50,2-4; 11,13) BZ 288.2
Profeti Isaia kishte klithur: “Por përsëri do të rijetojnë të vdekurit, të vrarët e mi do të ringjallen. Çohuni e brohoritni, ju që banoni në pluhur sepse vesa Jote është vesa e dritës edhe toka hijet e të vdekurve do t'i qes në dritë.” “Përgjithmonë do ta zhdukë vdekjen, Zoti Perëndi nga çdo fytyrë do tu fëshijë lotin, nga çdo vend Ai do ta zhduk turpin e popullit të vet, sepse Zoti kështu ka thënë. Dhe do të thuhet po atë ditë “Ja ky është Zoti ynë! Në të shpresuam ai na shpëtoi! Ky është Zoti, në Të shpresuam: le të gëzojmë, të galdojmë për shpëtimin që na solli.” (Isaia 26,19; 8.9) BZ 289.1
Edhe Habakuku i galduar nga një vizion i shenjt e përshkruan ardhjen e Shpëtimtarit: “Prej Temanit do të vijë Zoti, Shenjti prej malit Paran. Madhëria e tij e mbulon qiellin, plot është toka me Lavdinë e tij! Shkëlqimi i tij është porosi drita, qesin rreze duart e tija: aty fshihet fuqia e tij! Ecën vdekja para tij, gjurmët e tija i ndjekë murtaja! Kur i Amshueshmi për rrugë niset, në këmbë ngritet, shikimin lëshon, toka trandet, kodrat përkulen e popujt poshtë bien! I pashë ngushtë të Kushanit çadrat, dridhen tendat e dheut të Madianit! Pse, a në lumenj u hidhorëve, o Zot? Fëlgrimi yt kundër lumenjësh, zëmrimi yt, thua, kundër detit, që po hyp mbi kuajt e tu, mbi karrocat e tua ngadhënjyese? Frikë e nxore harkun tënd, me shigjeta e mbush kukurrën tënde! Me lumenj tokën e ndan, të panë malet e i kapën dhimbat! Derdhi retë shi me stuhi, humnera lëshoi vigmën e vet e lart i ngriti duart e veta. Diell e hënë në banesë të vet ndryhen, strukën prej dritës të shigjetave të tua, prej shkëlqimit të heshtës sate vetëtuese! Idhshëm tokës pash me pash i bie, me furi kombet i shtypë. Dole popullin tënd të shpëtosh, ta shpëtosh të Vajosurin tënd. Kulmin e shtëpisë ia shembe të patenzonint, deri në shkëmb ia zbulove themelet.” (Habakuku 3,3-13) BZ 289.2
Pak para se të ndahej me nxënësit e vet Shpëtimtari i ngushëllonte për kthimin e tij: “Mos t'ju shqetësohet zemra! Në shtëpinë e Atit tim ka shumë banesa ... po shkoj t'ju bëjë gati vendin. Kur të shkoj e t'ju përgatis vendin, do të vij e prap do t'ju marrë tek unë, që aty ku jam unë, tëjeni edhe ju.” (Gjoni 14,1-3) BZ 289.3
“E kur të vijë Biri i Njeriut në madhërinë e vet e megjithë engjëjt, do të ulet mbi fronin e vet të madhërueshëm. Atëherë para tij do të mblidhen të gjithë popujt dhe Ai do t'i ndaj njërin prej tjetrit sikurse bariu ndan delet prej cjepëve.” (Mateu 25,31-32) BZ 290.1
Engjëjt që iu paraqitën nxënësve në Malin e Shenjt pas ngritjes në qiell të Krishtit ua përsëritën premtimin për kthimin e tij: “Ky Jezus që prej jush u ngrit në qiell, do të kthehet pikërisht kështu, si e pat që shkoi në qiell.” (Veprat 1,11) Apostulli Pali i frymëzuar nga Shkrimi Shenjt dëshmon kësisoji: “Sepse vet Zoti—kur të jepet urdhëri, në zë Kryeengjëlli, në zë të borisë së Zotit do të zbres nga qielli e më së pari do të ngjallen të vdekurit në Krishtin.” (1 Selanikasve 4,16) Poeti nga Patmosi thotë: “Ja po vjen me re dhe do ta shoh çdo sy”. (Zbulesa 1,7) BZ 290.2
Nga ardhja e tij e lavdishme varet “vendosja e gjithë asaj për të cilën dëshmon Zoti përmes gojës së të gjithë profetëve të tij të shenjt që nga krijimi i botës”. Atëherë do të thehet pushteti aq i madh i mëkatit; “mbretëria e kësaj bote” do të bëhet “mbretëria e Zotit tonë dhe e Krishtit të tij dhe do të mbretërojë për jetë të jetëve”. “Do të vijë lavdia e Zotit dhe do ta shoh çdo sy.” Perëndia Zoti do të bëjë që të mbijë drejtësia dhe lavdia para të gjithë popujve. “Në atë kohë mbreti i të gjithë ushtrive do të jetë kurora e lavdishme dhe krenare për pjesën e popullit të vet.” (Veprat 3,21; Zbulesa 11,15; Isaia 40,5; 61,11; 28,5) BZ 290.3
Atëherë mbretëria aq shumë e pritur e paqes e Mesisë do të vendoset në tërë qiellin. “Sepse Zoti do ta ngushëllojë Sionin, do t'i ngushëllojë të gjitha rrënojat e tij dhe shkretëtirën e tij do ta bëjë të jetë si Edeni kurse shkretëtirën si kopshtin e Zotit”. “Le të lulëzojë e le të lulëzojë. Ju dhurua lavdia e Libanit, e Karmelit stolia dhe e Saronit”. “Nuk do të quhesh më e lënë, toka jote më s'do të quhet e shkretuar, por do të quhesh “kënaqësia ime” e toka jote “e martuara” sepse ti i pëlqeve Zotit e toka jote do të jetë e martuar. “E njëmend sikurse i riu që martohet me të fejuarën, kështu me ty do të martohet ndërtuesi yt, sikruse dhëndërri që i gëzohet nuses, kështu do të gëzohet Zoti yt.” (Isaia 51,3; 35,2; 62,4.5) BZ 290.4
Ardhja e Krishtit në të gjithë shekujt ka qenë shpresë e bekuar e nxënësve të tij besnik. Premtimin që ua kishte dhënë Shpëtimtari kur u ndanë në Malin e Shenjt se përsëri do të vinte ua kishte ndriçuar nxënësve ardhmërinë, ua kishte plotësuar zemrat me gëzim dhe shpresë të cilat kurrfarë pikëllimi nuk ka mundur t'ia ndrydhin as kurrfarë ndjekje t'ua errësojnë. Në mes të pësimeve dhe persekutimeve “paraqitja e lavdisë së Zotit të madh dhe Shpëtimtarit tonë Jezu Krishtit” ishte “shpresë e bekuar”. Kur selanikasit e vajtonin humbjen e të dashurëve të vet të cilët shpresonin se do të jetonin deri në kthimn e Krishtit, apostulli Pali i ngushëllonte duke u folur për ringjalljen e cila do të ndodhte me ardhjen e Krishtit. Atëherë të gjithë të vdekurit në Krishtin do të ngjallen dhe së bashku me të gjallët do të shkojnë në takim me Krishtin në qiell. “Kështu”—thoshte Pali—“ngushëllojeni njëri tjetrin me fjalë.” (1 Selanikasve 4,16-18) BZ 290.5
Në Patmosin kreshtor nxënësi i përkdhelur e dëgjoi premtimin: “Do të vij së shpejti” kurse përgjigjja e tij përplot nostalgji e shprehë uratën e besimëtarëve të Zotit nëpër të gjithë shekujt: “Po, eja Zot Jezus!” (Zbulesa 22,20) BZ 292.1
Nga thellësia e burgjeve, nga turrët e zjarrit dhe vendet e ekzekutimit ku të shenjtit dhe martirët e dëshmonin të vërtetën jehon në të gjithë shekujt klithja e njëjtë e besimit dhe e shpresës. I bindur në ringjalljen e Krishtit prandaj edhe në ringjalljen e vetvetes, në kohën e ardhjes së tij, njëri nga të krishterët ka thënë se “ata e kanë urrejtur vdekjen dhe janë ngritur mbi të.”241Daniel Taylor, The Reign of Christ on Earth, str. 33. Ata kishin pasur guxim të zbresin në varr që të mundë të dilnin prej tij të lirë në kohën e ringjalljes. E kishin pritur “ardhjen e Zotit në re, në lavdinë e Atit të tij” kur të vijë “koha e mbretërisë së të drejtëve.” Valdenzianët e kanë kultivuar besimin e njëjtë. Gjon Viklifi e priste paraqitjen e Shpëtimtarit—shpresën e kishës.242Ibid., str. 132—134. BZ 292.2
Luteri thoshte: “Unë jam i bindur se nuk do të kalojnë as tre shekuj deri në ditën e gjykimit. Zoti nuk dëshiron dhe më nuk mund ta durojë këtë botë të bjerrur. Po afrohet dita e madhe në të cilën do të hiqet mbretëria e urrejtjes.”243Ibid., str. 158. 134. BZ 292.3
“Kjo botë e vjetëruar nuk është larg nga fundi i saj” kishte thënë Melanhtoni. Kalvini i luste të krishterët “që të mos jenë të pavendosur dhe që nga zemra ta gjakojnë ditën e ardhjes së Krishtit si ngjarjen më të shenjtë”; ai kishte deklaruar se e tërë familja e besimtarëve i ka të drejtuar sytë në këtë ditë. “Patejtër duhet ta dëshirojmë Krishtin, ta kërkojmë, dhe për të mendojmë deri në ardhjen e asaj ditë të madhe”, kishte thënë ai, “kur Zoti plotësisht do ta zbulojë lavdinë e mbretërisë së vet.”244Ibid., str. 158. 134. BZ 292.4
“A nuk u ngrit Zoti ynë, Shpëtimtari në qiell në trupin tonë” thoshte reformatori Skocez Noksi “dhe a thua nuk do të vijë përsëri? Ne e dimë se Ai do të vijë përsëri dhe shumë shpejt.” Ridli dhe Latimeri të cilët i kishin dhënë jetërat e tyre për të vërtetën e kishin parë me besim ardhjen e Krishtit. Ridli kishte shkruar: “Bota, padyshim — unë besoj në këtë dhe prandaj ju them—është duke shkuar nga fundi i vet. Të klithim së bashku me Gjonin shërbëtorin e Krishtit: “O Zot Jezus eja!”245Ibid., str. 151. 145. BZ 293.1
“Mendimi për ardhjen e Zotit ka thënë Baksteri është për mua jashtëzakonisht i çmueshëm dhe i dashur.”246Richard Baxter, Works, vol. 17, str. 555. Vepra e fesë dhe veçoria e shenjtërve të tij është që ta duan ardhjen e tij dhe ta presin shpresën e bekuar”. “Në qoftë se vdekja është armiku i fundit i cili do të shkatërrohet në çastin e ringjalljes, atëherë mund ta kuptojmë përse besimtarët gjakojnë dhe përse luten për ardhjen e Krishtit kur do të arrihet ngadhnjimi i plotë dhe i fundit.”247Ibid., vol. XVII, str. 500. Kjo është dita të cilën të gjithë besimtarët duhet ta presin dhe për të cilën duhet të gjakojnë sepse atëherë do të realizohet plotësisht vepra e shpëtimit të tyre dhe do të plotësohen të gjitha synimet dhe dëshirat e tyre”. “Shpejtoje o Zot atë ditë të bekuar!”248Ibid., vol. XVII, str. 182. 183. Kjo ka qenë shpresa e kishës apostullike, e “kishës së shkretëtirës” dhe e reformatorëve. BZ 293.2
Profecia flet jo vetëm për mënyrën dhe qëllimin e ardhjes së Krishtit por u jep edhe shenjat të cilat na mësojnë se ajo ngjarje është e afërt. Jezusi ka thënë: “ Do të ketë shenja në diell, në hënë dhe në yje.” (Luka 21,25) “Porse, në ato ditë, pas aso vështirësish, dielli do të terratiset, hëna nuk do ta lëshojë dritën e vet, yjet do të bien prej qiellit e trupat qiellorë do të lëkunden. Atëherë do ta shohim “Birin e njeriut duke ardhur mbi re” me fuqi të madhe e me lavdi (Makru 13,2426). Gjoni në Zbulesë i përshkruan parashenjat që do t'i paraprijnë ardhjes së Krishtit “u bë tërmet i madh, dielli u bë i zi porsi thesi i leshit të dhisë dhe e tërë hëna u bë si gjak” (Zbulesa 6,12). BZ 293.3
Këto shenja janë paraqitur para shekulit XIX. Si plotësim i kësaj profecie në vitin 1755 pas erës sonë, u bë tërmeti më i tmerrshëm që ka ndodhur ndonjëherë edhe pse i njohur si dridhje në Lisbonë ai u ndie në pjesën e madhe të Evropës, të Afrikës dhe Amerikës. U ndie në Grenlandë, në Antile, në Ujdhësën Madera, në Norvegji, në Suedi, në Britaninë e Madhe dhe në Irlanë. Ky tërmet e përfshiu një sipërfaqe prej 6.000.000 km2. Në Afrikë tërmeti u ndie gati njësoj fuqishëm si dhe në Evropë. Një pjesë e madhe e Algjerisë u shkatërrua; kurse jo fort larg nga Maroku u shkatërrua një qytezë që kishte 8-10.000 banorë. Një valë e madhe u përplasë në brigjet e Spanjës dhe të Afrikës duke i përpirë qytetet e tëra dhe duke shkaktuar shkretërime të mëdha. BZ 293.4
Në Spanjë dhe Portugali tërmeti ishte më i fuqishmi. Pohohet se në Kadiz një valë ngritur e kishte arritur lartësinë prej 18 metrash “disa nga malet më të larta në Portugali qenë lëkundur që nga themeli, në disa prej tyre qenë hapur vrima nëpër maje mandej qenë thyer dhe copëtuar në mënyrë të çuditshme në ç‘rast copat e mëdha të kreshtave kishin ranë në luginat fqinje. Thuhet se nga këto male shpërthyen edhe flaka zjarresh.”249Sir Charles Lyell, Principles of Geology, str. 495. BZ 294.1
Në Lisbonë “së pari u dëgjua bubllima nëntokësore e menjëherë pas një goditje e fuqishme e shkatërroi pjesën më të madhe të qytetit. Për 6 minuta vdiqën 60.000 njerëz. Deti së pari u tërhoq duke lënë pas vetes bregun e thatë ranorë e mandej u kthye dhe u ngrit mbi 15 metra mbi lartësinë e vet të rëndomtë.” “Krahas ngjarjeve tjera të jashtëzakonshme që ndodhën në Lisbonë gjatë kohës së katastrofës përmendet edhe zhdukja e sheshit të ri të ndërtuar me shpenzime jashtëzakonisht të mëdha nga mermeri i pastër. Një numër i madh i njerëzve ishte tubuar në këtë shesh si në një vend të sigurt që të ishte jashtë shkatërrimeve të cilat po ndodhnin; mirëpo papritur i tërë sheshi fundos së bashku me të gjithë njerëzit dhe asnjë trup i vdekur nuk doli në sipërfaqe.250Ibid., str. 495. BZ 294.2
“Goditja e tërmetit i shkatërroi të gjitha kishat dhe manastiret, pjesën më të madhe të ndërtesave publike si dhe më tepër se një të katërtën e shtëpive private. Afro dy orë pas tërmetit në pjesët e qytetit shpërtheu zjarri i cili gati tri ditë shkretëroi me një fuqi aq të madhe sa që qyteti u shkatërrua plotësisht. Tërmeti ndodhi në ditën e një kremte kur kishat dhe manastiret ishin të mbushura me popull; dhe shumë pak njerëz shpëtuan.”251Encyclopedia Americana, art »Lisbon«. Populli ishte i tmerruar. Askush nuk qante; fatkeqësia ua kishte shterrur lotët. Njerëzit vraponin herë andej herë këndej të çmendur nga frika dhe tmerri duke e goditur fytyrën dhe gjoksin dhe duke bërtitur: “Mëshirë! Mëshirë! Erdhi fundi i botës!” Nënat i kishin harruar fëmijët e tyre dhe vraponin rrugëve si të çmendura. Për kob shumë prej njerëzve kërkonin vendstrehime në kisha: mirëpo, më kot hostia shtrohej në lter; më kot njerëzit fatkqijë i përqafonin altaret; ikonat e shenjta, klerikët dhe populli ishin varrosur së bashku nën rrënoja.” Llogaritet se në atë ditë fatale kishin vdekur afro 90.000 njerëz. BZ 294.3
Pas njëzet e pesë vjetësh u paraqit edhe shenja e dytë e përmendur në profeci—zënia e diellit dhe hënës ... ky simptom qe edhe më i qartë sepse koha e paraqitjes së tij ishte e caktuar më qartë. Në bisedë me nxënësit e tij në Malin e Shenjt, pasi që e kishte përshkruar kohën e gjatë të halleve për besimtarët—1260 vjet të sundimit të papatit për të cilat kishte thënë se do të shkurtohen—Shpëtimtari i kishte përmendur disa ngjarje të cilat do t'i paraprinin ardhjes së tij në kohën e caktuar kur do të paraqiteshin shenjat e para: “Porse, në ato ditë, pas aso vështirësi, dielli do të terratiset, hëna nuk do ta lëshoj dritën e vet.” (Marku 13,24) njëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë ose vite kryhen në vitin 1798. Afro një çerek shekulli ndjekjet e mëparshme gati patën pushuar plotësisht. Pas ndjekjeve, sipas fjalëve të Krishtit dielli duhet të terratisej. Kjo profeci u plotësua më 19 maj 1780. BZ 295.1
“Gati i vetmuar ndër fenomenet e këtij lloji është edhe dita e errët misterioze dhe deri më sot e pashpjegueshme e 19 majit 1780 — terratisja e pashpjegueshme e tërë qiellit dhe atmosferës së dukshme në Anglinë e Re.”252R. M. Devens, Our Firtcentury, str. 89. BZ 295.2
Një dëshmitar që gjendej në shtetin Masaçuesets e ka përshkruar këtë ngjarrje në këtë mnyrë: BZ 295.3
“Dielli në mëngjes lindi shkëlqyeshëm, por së shpejti filloi ta humb shkëlqimin. U dukën retë e dendura, të ndërprera me vetëtima; filluan bubullimat me rrufe dhe filloi të bijë shi i imët. Rreth orës 9,00 retë u bën më të ndritshme dhe e morën pamjen e bakrit; toka, shkrepat, drunjët, ndërtesat, uji dhe njerëzit dukeshin krejt ndryshe pranë asaj drite të çuditshme dhe misterioze. Disa minuta më vonë sfondin qiellor e kaploi një re e rëndë dhe e zezë përveç një vije të ngushtë në horizont; errësira u bë aq e dendur, siç ndodhë rëndom rreth orës 9,00 në mbrëmje në kohën verore ... BZ 295.4
Frika, shqetësimi dhe tmerri gradualisht i kapluan të gjithë njerëzit, gratë qëndronin në dyer duke e vështruar viset e errëta; njerëzit ktheheshin nga punët e fushës; marrangozi i palonte veglat e veta, farkëtari e braktiste farkëtoren kurse tregtari e braktiste tezgën e tij. Shkollat u mbyllën, fëmijët duke u dridhur iknin në shtëpi. Udhëtarët strehoheshin në shtëpitë e para të cilat i hasnin në rrugë. “Çka do të ndodhë?” Kjo pyetje vërehej në të gjitha buzët dhe i shqetësonte të gjitha zemrat. Dukej se do të shpërthente stuhia dhe se i kishte ardhur fundi çdo gjëje. BZ 295.5
Ishin ndezur qirinjët; zjarri nëpër oxhaqe flakëronte si në kohët e netëve të vjeshtës kur nuk ka hënë. Pulat kishin shkuar në kotec; bagëtia ishte tubuar dhe pëlliste në dalje nga kullosat; bretkosat krrakatnin; shpendët i këndonin këngët e mbrëmjes kurse lakuriqat fluturonin përreth. Mirëpo njerëzit e dinin se ende nuk kishte ardhur nata. BZ 296.1
Dr. Natanael Viteker, predikues në kishën e Salemit në predikimin e vet theksonte se kjo terratisje është mbinatyrore. Në shumë vende të tjera mbaheshin mbledhje. Në ato mblehdje lexoheshin tekste biblike nga të cilat mund të konstatohej se errësira e kësaj dite sterrë përputhej me profecitë biblike. Errësira ishte më e dendur pak pas orës 11,00.”253The Essex An¬tiquarian, April, 1899. vol. III, No. 4. str. 53. 54. “Në shumicën e vendeve errësira ishte aq e dendur gjatë tërë ditës sa që nuk mund të shiheshin as akrepat e orës, nuk u pa as për t'u ngrënë drekë, as për t'u bërë kurrfarë pune në shtëpi pa dritën e qiririt. BZ 296.2
Errësira e kishte përfshirë një hapësirë jashtëzkonisht të madhe. Kishte përfshirë pjesën prej Falmut në lindje dhe shtrihej në perëndim deri në pjesët e jashtme të Konektikatit dhe Albanës; në jug mund të vështrohej përgjatë tërë bregut të detit kurse në veri shtrihej deri ku përfshihen vendbanimet Amerikane.”254William Gordon, History of the Rise, Progress, and Establishement of the Independence of U.S.A., vol. III, str. 57. BZ 296.3
Pas errësirës së dendur të ditës, një orë apo dy para mbrëmjes, nga qielli pjesërisht i kthjellët u duk dielli i cili ende ishte i ërrësuar nga mjegula e zezë e dendur. “Pas perëndimit të diellit, retë përsëri e mbuluan qiellin dhe se shpejti u errësua.” “Errësira e kësaj nate gjithashtu ishte e jashtëzakonshme dhe e tmerrshme si dhe ajo gjatë ditës. Edhe pse hëna ishte e plotë, nuk mund të shihej kurrfarë objekti pa dritë artificiale e cila duke u vështruar nga shtëpitë fqinje ose vendet më të largëta dukej si një lloj i errësirës së Egjiptit të cilën nuk mund ta tejshkonin rrezet e dritës.”255Isaiah Thomas, American Oracle of Liberty, vol. 10, No. 472. Një dëshmitar kishte shkruar: “Nuk mund të çlirohem nga mendimi se sikur çdo trup i ndritshëm në gjithësi të mbështillej nga errësira e pashpërthyeshme ose të pushonte së ekzistuari, atëherë errësira nuk do të mund të ishte më e dendur.”256Letter by Dr Sannel Tenney, of Exter, New Hamp¬shire, December 1785. Edhe pse në orën 9,00 të mbrëmjes doli hëna e plotë “ajo nuk mundi ta shpërndante errësirën e vdekjes.” Pas mesnate errësira u shpërda dhe kur u dukë hëna kishte ngjyrën e gjakut. BZ 296.4
Data 19 maj 1780 në histori është e njohur si “ditë e errët”. Që nga koha e Moisiut nuk është shënuar ndonjë rast që të ketë pasur aq errësirë të dendur në hapësirë aq të madhe dhe që të ketë zgjatur aq shumë. Përshkrimi i kësaj ngjarje siç na japin dëshmitarët është vetëm jehonë e fjalëve të Zotit të cilat i ka zbuluar profeti Joeli 2500 vjet para plotësimit të tyre: “Dielli do të shëndërrohet në errësirë dhe hëna në gjak para se të vijë dita e madhe e tmerrshme e Zotit.” (Joeli 2,31) BZ 297.1
Krishti ia kishte tërhequr vërejtjen popullit të vet që t'i vështronte parashenjat e ardhjes së tij dhe të gëzohej kur t'i shihte shenjat e mbretit të vet që po vinte. “Kur të fillojnë të ndodhin këto”—ka thënë ai—“drejtohuni, çojeni kryet lartë dhe dijeni se është afër çlirimi i juaj!” Jezusi ua kishte tërhequr vërejtjen nxënësve të vet për lisat e fushës të cilët kishin filluar të bulëzojnë dhe u kishte thënë: “Kur të bulzojnë edhe vet e dini se vera është afër. Kështu edhe ju kur të shihni se po ndodhin këto, dijeni se mbretëria e Zotit është afër.” (Luka 21,28.30.31) BZ 297.2
Mirëpo, kur fryma e dinjitetit dhe e devotshmërisë në kishë ishte zëvendësuar me fodullëk dhe formalizëm, atëherë është zvetnuar dashuria ndaj Krishtit dhe besimi në ardhjen e tij. Të përshkuar nga zhvillimet botërore dhe dëshirat për kënaqësi ata kishin pohuar se janë popull i Zotit por ishin bërë të verbër ndaj shkencës së Shpëtimtarit e cila fliste për shenjat e ardhjes së tij. Ata e lanë pas dore shkencën për ardhjen e tij të dytë; vargjet biblike për ardhjen e Krishtit u errësuan nga interpretimi i gabueshëm deri sa më në fund nuk u lanë krejtësisht pas dore dhe nuk u harruan. I tillë ka qenë rasti me kishat në Amerikë. Liria dhe komoditeti të cilat i kishin arritur të gjithë, synimi për pasuri dhe luks që shkaktonte pasionin e rrezikshëm për para, ambiciet e pangopshme për popullaritet dhe fuqi të cilat për secilin dukeshin të realizueshme—të gjitha këto i nxitën njerëzit që t'i përqëndronin interesat dhe shpresat e veta në jetën e këtejme dhe që ditën solemne kur do t'i vijë fundi rijedhës së tanishme të ngjarjeve ta shtyenin në një të ardhme të largët. BZ 297.3
Kur Shpëtimtari pasuesëve të tij ua tregoi shenjat e kthimit të tij Ai e profetizoi edhe bjerrjen e përgjithshme e cila do të ndodhte në prag të kthimit të tij. Do të jetë si në kohën e Nojës, do të shprehet interesim i gjallë për gjërat e kësaj bote dhe dëshira për kënaqësi: njerëzit do të blejnë, do të sheshin, do të mbjellin, do të ndërtojnë, vajzat dhe djemtë do të martohen duke e harruar Zotin dhe jetën e ardhme. Vërejtja e Shpëtimtarit për njerëzit që do të jetojnë në ato ditë është: “Por kini kujdes veten, që zemrat tuaja të mos kalamenden prej grykësisë, prej shfrenisë e prej kujdesevet që ajo Ditë të mos ju vijë papritmas”. “Prandaj, rrini zgjuar e lutuni në çdo moment që të mund t'u shpëtoni të gjitha këtyre që do të ndodhin e të mund të qëndroni para Birit të njeriut.” (Luka 21,34.36) BZ 297.4
Në Zbulesë Shpëtimtari me këto fjalë e përshkruan gjendjen e kishës në ditët e fundit: “Thuhet se jeton por je i vdekur.” (Zbulesa 3,1) Atyre që nuk dëshirojnë ta braktisin gjendjen e tyre të indiferencës u jepet kjo vërejtje: “Po nuk qëndrove zgjuar do të vijë si vjedhësi dhe nuk do të dish në ç‘orë do të vijë kundër teje.” (Zbulesa 3,3) BZ 298.1
Njerëzve duhet t'u tërhiqet vërejtja për rrezikun i cili u kërcënohet; ata duhet të zgjohen për t'u përgatitur për ngjaret solemne të cilat janë në lidhje me përfundimin e kohës së mëshirës. Profeti i Zotit thotë: “Sepse dita e Zotit do të jetë e madhe dhe shumë e tmerrshme, dhe kush do ta përballojë?” Kush do të mund të qëndrojë kur të paraqitet Ai “sytë e të cilit janë aq të pastër sa që nuk mund t'i shikoj të këqijat dhe nuk mund të shikojë mëkatet.” Atyre që bërtasin: “O Zoti im të njohim” por megjithatë e shkelin Fjalën e tij dhe shkojnë pas zotërave tjerë, i fshehin mëkatet në zemrën e tyre dhe e duan padrejtësinë—për të tillët dita e Zotit do të jetë “errësirë e jo dritë; dhe errësirë pa dritë” (Joeli 2,11; Habakuku 1,13; Oseu 2,1; Psalmi 16,4; Amosi 5,20). “Dhe në atë kohë”—thotë Zoti—“Me kandil do të kërkoj Jerusalemin e do t'i ndëshkojë njerëzit që shtrihen mbi draun e vet e u thot mendja: “Zoti ynë nuk është në gjendje të bëj as mirë as keq.” (Sofonia 1,12) “Për shkak të këqijave do t'i ndëshkoj rruzullin, e mëkatarët për fajësi të tyre, madhështorëve do t'ua zhdukë kreninë në pluhur do t'i zhgërryej derhuzdët.” (Isaia 13,11) “Nuk do të mundet t'i shpëtoj ari as argjendi i tyre”, “Pasuria do t'u rrëmbehet, shtëpitë e tyre do të rrënohen.” (Sofonia 1,18.13) BZ 298.2
Profeti Jeremiu, duke e parë këtë kohë të tmerrshme kishte klithur: “Digjem përbrenda, përvëlohem! Më mbytën dhimbjet! Mu copëtua zemra! Shpirti më dridhet! S'mund të heshti se borisë ia dëgjoj zërin. Britmën e luftës!” (Jeremiu 4,19.20) BZ 298.3
“Ditë hidhërie ajo ditë, ditë travaji e ngushtice! Ditë shkretimi dhe shkatërrimi, ditë errësire edhe terri! Ditë mjegullie e thellimi! Ditë borie e kushtrimi, kundër qyteteve, qytezave, kundër pirgjeve të larta në kënde!” (Sofonia 1,15.16) BZ 298.4
“Ja po vjen dita e Zotit e pamëshirë e plotë zemrim, plotë hidhërim dhe felgrim për ta kthyer vendin në shkretitërë, për të zhbirë prej tij mëkatarët” (Isaia 13,9) BZ 299.1
Duke dërguar shikimin tonë drejt asaj dite, më të tmerrshme nga të gjitha të tjerat, Zoti e thrret në mënyrë më solemne popullin e vet që të zgjohet nga vdekja shpirtërore dhe që me pendesë e përkulje ta kërkojë fytyrën e tij. “Bini borisë në Sion, lëshoni kushtrimn në Malin tim të shenjt! Le të dridhen të gjithë banorët e vendit se erdhi dita e Zotit, sepse është afër! ... “Shenjtërohuni me njënesë, shpalleni një mbledhje të shenjt! Bashkojeni popullin, shenjtrojeni mbledhjen, mblidhni pleqtë, mblidhni të vegjlit dhe foshnjat për gjiri le të dalë dhëndëri nga dhoma e vet, le të dalë nusja nga dhoma e vet! Ndërmjet tremës e të altarit le të qajnë priftërinjt, shërbëtorët e Zotit.” “Kthehuni me gjithë zemër nga unë me agjërim, me vajë e dënesje! Shqyjini zemrat e jo petkat, kthehuni kah Zoti, Perëndia juaj, sepse është i butë dhe i mëshirëshëm, i durueshëm e shumë i dhimbshëm, gjen keqardhje për fatkeqësi” (Joeli 2,1; 2,15-17.12.13). BZ 299.2
Reforma e madhe duhet të zbatohet për t'u përgatitur një popull i cili do të mund të qëndrojë në ditën e Zotit. Zoti e ka parë se shumë njerëz që quhen fëmijët e tij nuk janë të gatshëm për amshim; dhe në mëshirën e tij Ai ua dërgon lajmin e vërejtjes për t'i zgjuar nga letargjia dhe për t'i përgatitur për ardhjen e Krishtit. Kjo vërejtje gjendet në kaptinën numër 14 të Zbulesës. Këtu është theksuar lajmi i trefisht engjëllor (lajmi i tre engjujve) të cilin e shpallin qeniet qiellore. Më tutje menjëherë vjen Biri i njeriut “për ta korrë grurin nga toka.” Lajmi i parë e shpallë orën e gjykimit. Profeti e sheh engjëllin duke fluturuar “përmidis qiellit. Kishte për t'ua kumtuar Ungjillin e amshuar banuesve të tokës: të çdo kombi, të çdo fisi, të çdo gjuhe dhe të çdo populli. Ai thoshte me zë të madh: druani Hyun dhe jepni Atij lavdi sepse arrti ora e Gjyqit të tij! Adhuronije krijuesin e qiellit e të tokës, të detit dhe të burimeve të ujërave” (Zbulesa 14,6.7). BZ 299.3
Ky lajm e përbënë pjesën e “Ungjillit të amshueshëm”. Predikimi i Ungjillit nuk i është besuar engjëjve por njerëzve. Engjëjt qiellor e drejtojnë atë vepër; ata e zhvillojnë lëvizjen e madhe që ka për detyrë t'ia sjellë shpëtim gjinisë njerëzore, kurse, vetë predikimin e bëjnë shërbëtoret e Zotit të cilët jetojnë në tokë. BZ 299.4
Këtë vërejtje është dashur t'ia shpallin botës njerëzit besimtarë të cilët kanë qenë të dëgjueshëm nga udhëzimet e Shpritit Shenjt dhe mësimet e Fjalëve të tij. Ata janë kujdesur për “fjalën më të sigurt të profetëcisë” të cilën apostulli Pjetri e krahason me “qiririn që ndriçon në vendin e errët deri sa të mos agojë dita, dhe ylli i dritës të mos ndriçojë në zemrat tuaja” (2 Pjetrit 1,19). Ata kanë kërkuar ta njohin Zotin më tepër se të gjithë thesarët e fshehur dhe e kanë vlerësuar më tepër se tërë argjendin dhe floririn (Fjalët e Urta 3,14). Atyre Zoti ua ka zbuluar gjërat e mëdha për mbretërinë e vet. “Miqësisht sillet Zoti me ata që e druajnë për t'ua shpallur Besëlidhjen e vet.” (Psalmi 25,14) BZ 299.5
Teologët e ditur nuk i kanë njohur këto të vërteta dhe nuk i kanë predikuar. Po të kishin qenë roje besnike, po ta kishin studiuar me zell e me urata Shkrimin Shenjt ata do ta kishin njohur kohën e natës; përmes fjalës profetike do t'ishin njohuar me ngjarjet të cilat duhet të ndodhin. Mirëpo, ata këtë nuk e kanë bërë dhe për shkak të inercisë së tyre lajmi u është besuar njerëzve më të rëndomtë. Jezusi ka thënë: “Ecni deri sa keni dritë, që të mos ju zë terri.” (Gjoni 12,35) Ata që ia kthejnë shpinën dritës të cilën ua ka dhënë Zoti ose nuk përpiqen ta kërkojnë deri sa mund ta gjejnë do të lihen në errësirë. Jezusi ka thënë: “Kush vjen me mua, nuk do të jetë në terr por do ta ketë dritën e jetës.” (Gjoni 8,12) Kush e kërkon me sinqeritet vullnetin e Zotit dhe jeton me dritën që e ka, do të pranojë edhe më shumë dritë; atij shpirti do t'i dërgohet ylli qiellor me shkëlqim të veçantë për ta shpënë në çdo të vërtetë. BZ 300.1
Në kohën e ardhjes së parë të Krishtit, klerikët dhe skribët e qytetit të shenjtë të cilëve u ishte besuar thesari i shenjtë i profecive hyjnore kanë mundur t'i shquajnë shenjat e kohës dhe ta predikojnë ardhjen e Mesisë së premtuar. Profeti Mikea e kishte shënuar vendlindjen e Krishtit kurse Danieli e kishte shpallur se ku do të paraqitej Mesia (Mikea 5,2; Danieli 9,25). Zoti këto profeci ua kishte besuar prijësve hebrenjë. Ata nuk kanë mundur të arsyetohen se nuk e kanë ditur dhe përse nuk ia kanë shpallur popullit se ardhja e Mesisë është para dyerve. Mosdija e tyre ka qenë pasojë e moskujdesjes mëkatare. Hebrenjtë u kanë ngritur përmendore profetëve të vrarë kurse duke iu vardisur njerëzve të mëdhenj të kësaj bote u kanë bërë nderë shërbëtorëve të satanit. Të preokupuar me krenarinë e vet dhe me luftën për pozita dhe pushtet ata plotësisht e kanë lënë pas dore nderin e Zotit të cilin ua ka ofruar mbreti qiellor. BZ 300.2
Me respekt të thellë dhe interesim të madh, prijësit izraelit është dashur t'i studiojnë vendin, kohën dhe rrethanat e ngjarjes më të madhe të historisë botërore—ardhjen e Birit të Zotit për shpëtimn e njeriut. I tërë populli është dashur të jetë i zgjuar dhe ta presë në mënyrë që të ishte ndër të parët të cilët do t'ia dëshironin mirëseardhjen Shpëtimtarit të botës, mirëpo ç‘kemi parë? Në Betlehem dy udhëtarë të lodhur, duke u nisur nga brigjet e Nazaretit në tërë gjatësinë e rrugës së ngushtë deri në pjesën lindore të qytetit më kot kërkonin pushim dhe vend për të fjetur. Asnjë derë nuk u hapë për t'i pranuar derisa më në fund nuk gjetën një vendstrehim në kthinën e bagëtive ku u lind Shpëtimtari i botës. BZ 301.1
Engjëjt e kishin parë Lavdinë të cilën Biri i Zotit e ndante me Atin në qiell para krijimit të botës dhe me interesim të gjallë e kishin pritur ardhjen e tij në botë, duke shikuar në të ngjaijen më të gëzueshme për të gjithë popujt. Një çetë engjëjsh ishte caktuar për t'ua shpallur ardhjen e Mesisë atyre të cilët ishin përgatitur që ta pranonin këtë lajm dhe që me gëzim t'ua shpallnin banorëve të tokës. Krishti u përkulë aq sa që në vete e mori natyrën njerëzore; u desht që mbi vete ta merrte peshën e pamatshme të pësimit dhe që shpirtin e tij ta lente si pagë për mëkatin; megjithatë engjëjt dëshironin që Biri i të Madhërishmit megjithë përuljen e tij të vinte në gjirin e familjes njerëzore me dinjitet dhe lavdi e cila i përgjigjet pozitës së tij. A do të tuboheshin prijësit botërorë në Jerusalem për ta përshëndetur ardhjen e tij? A do t'ia paraqisnin legjionet e engjëjve popullit i cili e priste? BZ 301.2
Një engjëll e kishte vizituar tokën për ta parë se a po përgatiteshin njerëzit për ta pritur Jezusin. Mirëpo nuk vërejti kurrfarë shenje të pritjes; nuk dëgjoi kurrfarë zëri të lavdisë e të falënderimit që ardhja e Mesisë ishte para derës. Engjëlli një kohë qëndroi pezull mbi qytetin e zgjedhur dhe mbi tempullin ku me shekuj zbulohej prania e Zotit, por edhe aty mbizotronte indiferenca e njëjtë. Klerikët në luksin dhe fodullëkun e tyre i ofronin tempullit viktima të përdhosura. Farisejët i mbanin popullit fjalime të zëshme dhe thonin urata lavduese në këndet e rrugëve të qytetit. As në pallatet perandorake e as në tubimet e filozofëve, as në shkollat e rabinëve—askund, askush nuk mërzitej për ngjarjen e cila qiellin e kishte mbushur me gëzim dhe këngë lavdie sepse Shpëtimtari i njerëzimit së shpejti do të dukej në tokë. BZ 301.3
Askund nuk mund të vërehej kurrfarë shenje se po pritej ardhja e Krishtit; askush nuk përgatitej për ta pranuar Princin e jetës. I befasuar, lajmëtari qiellor pikërisht po përgatitej që me raportin e turpshëm të kthehej në qiell, kur paptritur e vërejti një grup barinjësh të cilët natën po i ruanin grigjet e tyre. Duke e vështruar qiellin me yje ata flisnin për profecinë për Mesinë i cili duhej të vinte në botë dhe gjakonin për ardhjen e Shpëtimtarit të botës. Këtu gjendej grupi i njerëzve të gatshëm për ta pranuar lajmin nga qielli. Papritur u duk engjëlli dhe ua shpalli lajmin e gëzueshëm. Lavdia qiellore e vërshoi rrafshinën; atëherë u dukën shumë engjëj dhe u duk se gëzimi ishte tepër i madh që ta shpallte vetëm një lajmëtar qiellor dhe shumë zëra e kënduan këngën të cilën një ditë do ta këndojnë të zgjedhurit nga të gjithë popujt: “Lavdi Zotit, në më të lartin qiell, e paqe mbi tokë njerëzve që i ka për zemër!” (Luka 2,14) BZ 301.4
Çfarë mësimesh përmban kjo histori e mrekullueshme për Betlehemin! Çfarë qortimi është ky për mëkatësinë, fodullëkun dhe egoizmin tonë! Çfarë vërejtje është kjo që të kemi kujdes në mënyrë që për shkak të indiferencës sonë të bëhemi të paaftë për t'i dalluar shenjat e kësaj kohe dhe kështu të mos e shquajmë ditën e ardhshmërisë sonë! BZ 302.1
Lajmëtarët qiellor nuk i kanë gjetur vetëm në brigjet e Judesë ndër barinjë modest, njerëzit që e kanë pritur Mesinë. Edhe ndërmjet paganëve ka pasur të atillë që e kanë pritur Mesinë. Këta kanë qenë filozofët e lindjes—njerëzit e mençur, të pasur dhe fisnikë. Këta të urtë e kanë studjuar natyrën dhe e kanë shquar Zotin në veprat e Tij. Në shkrimet hebreje është gjetur profecia për “yllin i cili do të lind nga Jakobi” dhe me padurim e kanë pritur ardhjen e Atij i cili duhet të jetë jo vetëm “ngushëllimi i Izraelit” por edhe “drita që i shkëlqen paganët” dhe shpëtimin i botës tej më tej (Luka 1,25.32; Veprat 13,47). Ata e kanë kërkuar dritën dhe drita nga froni qiellor ua ka ndriçuar rrugën hapave të tyre. Deri sa klerikët dhe rabinët e Jerusalemit, rojet e privilegjuara dhe interpretët e së vërtetës kishin batisur në errësirë, qielli e kishte dërguar yllin që t'i shpiente këta të huaj në vendlindjen e Mbretit të posalindur. BZ 302.2
Njësoj, Krishti “do të duket për herë të dytë” jo për shkak të mëkatit “por për shpëtimin e atyre që e presin”. Si lajmi për lindjen e Shpëtimtarit, ashtu edhe lajmi për ardhjen e dytë të Krishtit nuk i është besuar prijësve religjioz të popullit. Ata e kanë ndërprerë lidhjen me Zotin dhe e kanë refuzuar dritën; për këtë arsye nuk llogariten ndër njerëzit për të cilët shkruan apostulli Pali: “Por se ju o vëllezër, nuk jeni në terr që Dita e Zotit t'ju vijë me befasi porsi vjedhësi: sepse ju të gjithë jeni bijt e dritës e të ditës! Pra nuk jeni të natës e të territ.” (1 Selanikasve 5,4.5) BZ 302.3
Rojet në muret e Sionit është dashur që të parët ta pranonin lajmin e gëzueshëm për ardhjen e Shpëtimtarit; është dashur që të parët ta shpallin ardhjen e tij dhe t'ia tërheqin vërejtjen popullit që të përgatitet për ardhjen e tij. Por ata kanë jetuar me inerci, e kanë ëndërruar paqen dhe sigurinë kurse populli ka fjetur në mëkatet e veta. Jezusi e ka parë kishën e vet si fikun e egër, të mbuluar me gjethet e shumta por pa frytin e çmueshëm. E vërteta është lavdëruar nën maskën e devotshmërisë, me mbajtjen e jashtme formale të fesë, por i ka munguar devotëshmëria e vërtetë, pendesa dhe besimi pa të cilat nuk ka shërbesë të mirëfillt Zotit. Në vend të frymës së Shpirtit Shenjt aty është manifestuar fryma e fodullëkut, e formalizmit, e lavdisë së zbrazët, e egoizmit dhe e dhunës. Kisha e cila gjithnjë e më tepër largohej nga Zoti i kishte mbyllur sytë para shenjave të kohës. Nuk e kishte braktisur atë Zoti: nuk ishte larguar ai nga Besëlidhja, por Kisha ishte larguar prej Tij dhe ishte shkëputur nga dashuria e tij. Pasi që nuk i kishte plotësuar kushtet e caktuara, as Zoti nuk kishte mundur t'i plotësonte premtimet të cilat ia kishte dhënë. BZ 303.1
Pasojat e domosdoshme gjithësesi vijnë kur nuk vlerësohet drita dhe përparësitë që i ofron Zoti. Posa të pushoj në kisha të jetoj në dritë, posa të hezitojë ta pranojë çdo rreze drite dhe ta plotësojë çdo obligim, religjioni në mënyrë të pashmangshme reduktohet në formalizëm dhe fryma e devotshmërisë së vërtetë zhduket. Kjo e vërtetë shumë herë është përsëritur në historinë kishtare. Zoti kërkon nga populli i vet vepra të besimit dhe të dëgjueshmërisë të cilat i përgjigjen bekimeve të pranuara dhe përparësive. Dëgjueshmëria kërkon sakrifica dhe kryqin. Kjo është arsyeja që shumë gjoja të krishterë nuk janë të gatshëm ta pranojnë dritën të cilën ua dërgon qielli dhe si dikur hebrejët nuk mund ta shquajnë kohën e ndihmës së tyre (Luka 19,44). Për shkak të fodullëkut dhe mëkatësisë së tyre Zoti i braktisi dhe ua zbuloi të vërtetën e vet atyre që si barinjtë e Betlehemit dhe të urtët nga lindja e panë çdo rreze drite që u jepej. BZ 303.2