Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit
18. NJË REFORMATOR AMERIKAN
Një bujk i pastër dhe i ndershëm i cili kishte dyshuar në origjinën hyjnore të Shkrimnit Shenjt, por megjithatë kishte dëshiruar sinqerisht ta njihte të vërtetën kishte qenë i zgjedhur nga Zoti për ta zënë një vend të rëndësishëm në predikimin e ardhjes së dytë të Krishtit. Si dhe shumë reformatorë të tjerë edhe Vilijam Mileri në rininë e vet kishte luftuar me varfërinë dhe në këtë mënyrë ishte mësuar me punën vetmohuese. Anëtarët e familjes të cilës i përkiste shquheshin për nga fryma e mëvetsishme dhe e lirë e mendimit, për nga qëndrueshmëria dhe dashuria e sinqertë ndaj atdheut dhe këto ishin edhe tiparet kryesore të karakterit të tij. I ati i tij kishte qenë kapiten në ushtrinë revolucionare dhe sakrificat që i kishte bërë në lufta si dhe pësimet nga ato kohë të stuhishme patën qenë shkak i rrethanave të vështira të viteve të para të jetës së Milerit. Ai ishte me trup të shëndoshë dhe të fuqishëm dhe qysh në fëmijëri i manifestonte aftësitë mendore të jashtëzakonshme. Ndërsa kur u rrit këtë e manifestonte edhe më tepër. Shquhej për nga shpirti aktiv dhe stabil si dhe për nga etja për dije. Edhe pse nuk e gëzonte përparësinë e një arsimimi shkollor të lartë, dashuria e tij për të mësuar dhe shprehia për meditime të thella si dhe aftësia për perceptime të mprehta e bën burrë me gjykime të shëndosha dhe me pikëpamje të gjëra. Shquhej për nga karakteri i pathyeshëm moral, e gëzonte një reputacion të mirë dhe të gjithë e respektonin sepse ishte i ndershëm, punëtor me zell dhe fisnik. Me punën dhe përpjekjet e tija, që nga rinia e hershme i fitonte mjetet për ta mbajtur veten dhe në të njëjtën kohë vazhdonte të mësonte. Me sukses i kryente shumë detyra civile dhe ushtarake dhe dukej se e kishte rrugën e hapur drejt pasurisë dhe nderit. BZ 304.1
E ëma e tij ishte e sinqertë dhe e devotshme dhe ai prej saj që nga fëmijëria e mori edukatën religjioze. Mirëpo si djalosh i ri, ra në shoqërinë e deistëve ndikimi i të cilëve në të ishte edhe më i madh sepse ata më shumicë ishin qytetarë të mirë, njerëz të dashur dhe fisnikë, karakteri i të cilëve në masë të caktuar ishte formuar nën ndikimin e mjedisit të krishterë në të cilin kishin jetuar. Vyrtytet të cilat ua siguronin respektin dhe besimn e të tjerëve ia kishin borxh Biblës por megjithatë këto dhurata aq shumë i kishin prishur sa që kishin bërë ndikim të kundërt nga Fjala e Zotit. Shoqërimi me këta njerëz kishte bërë që Mileri t'i pranonte pikëpamjet e tyre. Interpretimi i rëndomtë i Shkrimit Shenjt i shkaktonte vështirësi të papërballueshme, por as feja e tij e re në të cilën e kishte hedhur Biblën nuk i ofronte asgjë më të mirë të cilën do ta zëvendësonte vendin e saj prandaj ai nuk ishte fare i kënaqur. Megjithatë, këto pikëpamje i mbajti dymbëdhjetë vjetë. Mirëpo në moshën e tij 34 vjeçare, Shpirti Shenjt ia zgjoi ndërgjegjen duke ia dëshmuar jetën mëkatare. Në fenë e tij të deritashme nuk gjente kurrfarë garancishë për lumturinë pas vdekjes. Ardhmëria i dukej e errët dhe e tmerrshme. Duke folur më vonë për ndjenjat e tij të asaj kohe ai kishte shkruar: BZ 304.2
“Mendimi për shkatërrimin më dukej i ftohtë akull, i tmerrshëm; konsideroja se gjyqi i ardhshëm të gjithë njerëzve do t'ua sillte shkatërrimin. Qielli mbi kokën time dukej si bakri kurse toka nën këmbë si hekur. E pyesja veten ç‘është amshimi? Përse ekziston vdekja? Sa më tepër që përpiqesha ta kuptoja këtë aq më tepër humbesha. Përpiqesha që të mos mendoj për këtë, por nuk mund t'i kontrolloja mendimet e mija. Ndjehesha aq shumë i pikëlluar por nuk e kuptoja shkakun e kësaj ndjenje. Llomotisja dhe ankohesha, po në të vërtetë nuk e dija përse. Isha i bindur se ekziston ndonjë gabim, por nuk e dija se si dhe ku ta gjeja ate që është e vërtetë. Ankohesha pa kurrfarë shprese.” BZ 305.1
Në këtë gjendje jam ndodhur disa muaj. “Papritur” thot ai—“në mendjen time u duk i gjallë personi i Shpëtimtarit. Mu duk se ekziston një qenie, aq e mirë dhe përplotë mëshirë e cila m'u afrua vetë si pagë për mëkatet tona dhe kështu na çliroi nga ndëshkimi për mëkatin. Menjëherë e ndjeva se sa e dashur duhet të jetë kjo qenie dhe mendova se asaj qenie do të mund t'i hidhesha në përqafim dhe të besoja në mëshirën e tij. Mirëpo menjëherë m'u parashtrua pyetja: si mund të dëshmohet se ekziston qenia e tillë? E kuptova se jashtë Biblës nuk mund ta gjejë asnjë dëshmi për ekzistimin e Shpëtimtarit të tillë apo të jetës së ardhme... BZ 305.2
E kam pare se Bibla flet pikërisht për Shpëtimtarin e atillë çfarë më duhet mua; habitesha se si mundet një libër në qoftë se nuk është i frymëzuar nga Zoti t'i paraqes parimet të cilat plotësisht i përgjigjen nevojave të një bote të bjerrur. Isha i detyruar ta pranoj se Shkrimi Shenjt është Zbulesë hyjnore. Në të e gjeta gëzimin, ndërsa Jezusi u bë miku im. Shpëtimtari për mua u bë “i pari ndërmjet dhjetë mijëve” kurse Shkrimi Shenjt i cili më parë më dukej i errët dhe me plot kundërthënie u bë “llambë në këmbët e mija dhe dritë për rrugën time”. Shpirti im e gjeti qetësinë dhe kënaqësisnë. E konstatova se Zoti është shkëmb në mes të oqeanit të jetës. Tani fillova seriozisht ta studjoj Biblën dhe mund të them se e kam studjuar me gëzim të madh. U binda se as gjysma e përmbajtjes së saj deri atëherë për mua nuk ishte e njohur. Habitesha se si më parë nuk e kisha vërejtur dhe përjetuar bukurinë dhe lavdinë e saj dhe nuk kuptoja se si kam mundur ta refuzojë. E gjeta të fshehur të gjithë atë për të cilën gjakonte zerma ime, ilaçin për çdo dhimbje të shpirtit tim. Mandej e humba vullnetin për t'i lexuar librat e tjerë dhe përpiqesha që vet ta kërkoj urtinë prej Zotit”.257S. Bliss, Memoirs of W. MiIIer, str. 65-67. BZ 306.1
Mileri e kishte pranuar publikisht besimin e tij në religjionin të cilin dikur e kishte urrejtur. Mirëpo shokët e tij mëkatarë nuk hezitonin t'ia mbarshtronin të gjitha ato dëshmi të cilat edhe ai vet dikur shumë shpesh i theksonte kundër origjinës hyjnore të Biblës. Ai atëherë ende nuk ishte i aftë që t'u përgjigjej por e kishte nxjerrë konkluzionin: në qoftë se Bibla është Zbulesë hyjnore atëherë në të nuk mund të ketë kundërthënie; dhe pasi që i është dhuruar njeriut për ta sutdiuar patjetër është e përshtatur me aftësitë e tij mendore dhe kuptimore. Mandej vendosi që vet ta studionte Shkrimin Shenjt dhe ta shihte se a mund të harmonizoheshin në të kundërthëniet në dukje. BZ 306.2
Bënte përpjekje që të çlirohej nga të gjitha mendimet e mëparshme dhe e krahasonte pa kurrfarë komentari Biblën varg pas vargu duke u shërbyer me këtë rast vetëm me vendet e theksuara paralele dhe me fjalorin biblik. Ai e kishte vazhduar studimin e caktuar edhe në mënyrë sistematike duke filluar që nga Zanafilla, duke e lexuar varg pas vargu; nuk kishte dashur të shkonte më tutje deri sa kuptimi i vargjeve të ndryshme nuk i ishte bërë aq i qartë sa që më të mos e habitnin. Në qoftë se e gjente ndonjë varg të paqartë e kishte bërë shprehi ta krahasonte me vargjet e tjera të cilat ishin në çfarëdo lidhje me atë materje. Ai e kishte analizuar domethënien themelore historike—gramatikore të çdo fjale në kuadër të tekstit të tërësishëm Biblik; dhe kur e shihte se mendimi i tekstit pajtohej me vargjet e ngjashme atëherë e përballonte çdo vështirësi. Kështu vepronte kur haste në vendet që vështirë i kuptonte; dhe gjithnjë në ndonjë vend tjetër të Shkrimit Shenjt e gjente shpjegimin. Pasi që përmes lutjeve serioze e kërkonte urtinë hyjnore gjithnjë i bëhej e qartë ajo që më herët i dukej e errët. Përvoja është vërtetësi e fjalëve të autorit të psalmeve: “Zbulesa e fjalëve të tua ndriçon: të thjeshtët i bën të urtë.” (Psalmi 119,130) BZ 306.3
Me interesim të madh e kishte studjuar librin e profetit Danielit dhe Zbulesën duke e përdorur metodën e njëjtë të shpjegimeve si dhe në librat e tjerë të Shkrimit Shenjt dhe për gëzimin e tij më të madh e kishte verejtur se simbolet profetike mund të kuptoheshin. Ai e kishte vërejtur se profecitë ishin realizuar plotësisht; po, të gjitha figurat, metaforat, parabolat etj., ose janë të shpjeguara drejtpërsëdrejti ose në vendet e tjera janë paraqitur më qartë dhe në qoftë se në këtë mënyrë shpjegohet mund të kuptohen plotësisht. Ai ka thënë: “Në këtë mënyrë u binda se Bibla është sistem i të vërtetave të zbuluara e të përcaktuara aq qartë dhe thjeshtë sa që askush sado që të jetë i paarsimuar nuk mund të mos i kuptojë.”258Ibid., str. 70. Duke i studjuar profecitë e mëdha iu zbulua hallkë pas hallke zinxhiri i tërësishëm i së vërtetës në ç‘mënyrë u shpërblye përpjekja e tij. Engjëjt qiellorë ia drejtonin mendimet dhe i ndihmonin që ta kuptonte Shkrimin Shenjt. BZ 307.1
Duke gjykuar për profecitë të cilat në të ardhmen duhet të realizohen sipas mënyrës se si ishin plotësuar profecitë e së kaluarës, ai kishte nxjerrë përfundimin se mendimi që mbizotronte në popull për mbretërinë shpirtërore të Krishtit—në mbretërinë mijëvjeçare tokësore para përfundimit të botës—ishte i pabazuar në Fjalën e Zotit. Ajo shkencë që mëson për mbretërinë mijëvjeçare të drejtësisë dhe paqes para se të vinte personalisht Zoti i kishte shtyer larg në të ardhmen tmerret e ditës së gjykimit. Mësmi i këtillë dikuj mund t'i pëlqejë, por ai është i kundërt me shkencën e Krishtit dhe të apostujve të tij se ata kishin thënë se “gruri dhe egjra do të rriten së bashku deri në korrje”; se të këqinjt dhe mashtruesit do të ngriten lart duke u mashtruar, e duke u mashtruar”; se në ditët e fundit do të vijnë kohë të vështira”; dhe se mbretëria e errësirës do të ekzistojë deri në ardhjen e Zotit kur Zoti Jezusi do ta shkatërrojë “me frymën e gojës së vet dhe do ta zhbijë me shkëlqimin e ardhjes së vet të dukshme” (Mateu 13,30.38-41; 2 Timoteut 3,13.1; 2 Selanikasve 2,8). BZ 307.2
Kisha apostullike nuk ka besuar në pastrimin e tërë botës dhe nuk e ka predikuar vendosjen e pushtetit shpirtëror të Krishtit. Kjo shkencë është pranuar vetëm në shekullin XVIII kurse si dhe çdo lajthitje tjetër edhe kjo i ka sjellë pasojat e këqija. Ajo i mësonte njerëzit ta presin ardhjen e Zotit në një të ardhme të largët dhe në këtë mënyrë ndikonte që ata të mos i kushtonin kujdes shenjave të cilat do ta shpallnin ardhjen e tij. Kjo shkencë e shkaktonte ndjenjën e mospërfilljes dhe ndjenjën e sigurisë, por në mënyrë plotësisht të pabazuar edhe shumë njerëz kanë qenë të mashtruar për ta lënë pasdore nevojën e përgatitjes për t'u takuar me Zotin e tyre. BZ 308.1
Mileri e kishte konstatuar se Shkrimi Shenjt mëson qartë për ardhjen e saktë dhe personale të Krishtit. Pali thotë: “Sepse vet Zoti—kur të jepet urdhëri në zë të Kryeengjëllit, në zë të borisë së Zotit do të zbresë nga qielli.” (1 Sel. 4,16) Ndërsa Shpëtimtari ka thënë: “Dhe do ta shohin Birin e njeriut duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe me madhëri të madhe”. “Sepse ardhja e Birit të njeriut do të jetë sikurse vetëtima që del në lindje e duket deri në perëndim.” (Mateu 24,30.27) E tërë ushtria qiellore do ta përcjellë. “E kur të vijë Biri i njeriut me madhërinë e vet me të gjithë engjëjt do të ulet mbi fronin e vet të madhërueshëm ... dhe do t'i dërgojë të gjithë engjëjt me zërin e lartë të borisë; dhe do t'i tubojë të zgjedhurit e vet...” (Mateu 25,31; 24,31) BZ 308.2
Me rastin e ardhjes së tij, të vdekurit e drejtë do të ngjallën ndërsa të drejtit e gjallë do të transformohen. Pali thotë: “Nuk do të vdesin të gjithë, por të gjithë do të shndërrohemi. Përnjëherë, sa çel e mbyll syrin, në zërin e borisë së fundit—sepse do të bjerë boria—e të vdekurit do të ngjalien të pashkatërrueshëm edhe ne do të shndërrohemi. Sepse, ky trup i shkatërrueshëm do të veshet me pashkatërrueshmërinë, dhe ky trup i vdekshëm, do të veshet me pavdekshmërinë (1 Korintsve 15,51-53). Kurse në letrën dërguar Selanikasve pasi që e përshkruan ardhjen e Krishtit thotë: “Kur të jepet urdhëri në zë të Kryengjëllit, në zë të borisë së Zotit—do të zbres nga qielli, e më së pari do të ngjallen të vdekurit në Krishtin, dhe vetëm atëherë ne që do të jemi ende në jetë, bashkë me ta kemi për të qenë marrë në re, në takim me Zotin në ajër. Kështu do të jemi gjithmonë me Zotin.” (1 Selanikasve 4,16.17) BZ 308.3
Populli i Zotit nuk mund ta pranojë mbretërinë deri sa të mos vijë personalisht Krishti. Shpëtimtari ka thënë: “E kur të vijë Biri i njeriut në madhërinë e vet me të gjithë engjëjt, do të ulet mbi Fronin e vet të madhërueshëm. Atëherë para tij do të mblidhen të gjithë popujt dhe ai do t'i ndajë njërin prej tjetrit, sikurse bariu ndan delet prej cjepve. Delet do t'i vërë në të djathtën e vet e cjeptë në të majtën. Atëherë Mbreti do t'iu thotë atyre që do të jenë në të djathtën e tij: Ejani të bekuarit e Atit tim! Merrnie në pronë Mbretërinë që u bë gati për ju që prej fillimit të botës!” (Mateu 25,31-34) Nga vargjet e theksuara shihet se me rastin e ardhjes së Krishtit të vdekurit do të ringjallen të paprishur kurse të gjallët do të transformohen. Me këtë transformim ata do të aftësohen për ta pranuar Mbretërinë; sepse Pali thotë: “Mishi e gjaku nuk mund ta trashëgojnë Mretërinë qiellore, as shkatërrueshmëria nuk e trashëgon pashkatërrueshmërinë.” (1 Korintasve 15,50) Në gjendjen e tanishme njeriu është i vdekshëm, i shkatërrueshëm kurse Mbretëria hyjnore është e pashkatërrueshme e amshueshme. Për këtë arsye njeriu në gjendjen e vet të tashme nuk mund të hyjë në Mbretërinë hyjnore. Por, kur të vijë Jezusi ai popullit të vet do t'ia jep pavdeksinë dhe atëherë të shpëtuarit do t'i thërrasë ta marrin Mbretërinë ndaj cilës deri atëherë kanë qenë vetëm trashëgimtarë në besim. BZ 309.1
Këto dhe vendet tjera në Shkrimin Shenjt i kishin dëshmuar Milerit se ngjarjet të cilat rëndom vehen para ardhjes së Krishtit—si për shembull Mbretëria e përgjithshme e paqjes dhe vendosja e Mbretërisë hyjnore në tokë—në të vërtetë vijnë pas ardhje së Krishtit. Më tutje, ai e kishte konstatuar se të gjitha shenjat e kohës dhe rrethanat në botë u përgjigjen përshkrimeve profetike të ditëve të fundit. Nga ky studim i Shkrimit Shenjt ai kishte konkluduar se kohës së caktuar në botën tonë në gjendjen e saj të tanishme po i afrohet fundit. BZ 309.2
“Dëshmia e dytë e cila për mua ka qenë me rëndësi të madhe” — kishte thënë ai—“është kronologjia biblike”. E kam gjetur se ngjarjet e profetizuara të cilat në të kaluarën janë plotësuar janë realizuar në kohën e caktuar nga Zoti. Kështu deri te përmbytja (kijameti) është dashur të kalojnë njëqind e njëzetë vjetë (Zanafilla 6,3); shtatë ditë i kanë paraprirë përmbytjes, ndërsa shiu ka rënë dyzet ditë (Zanafilla katërqind vjet kanë vepruar pasardhësit e Abrahamit në tokën e huaj (Zanafilla 15,13); tri ditë të cilat përcjellësi dhe bukëpjekësi i faraonit i kishin parë në ëndërr (Zanafilla 40,12.20); shtatë vjet të cilat i kishte ëndërruar faraoni (Zanafilla 41,28-54); dyzet vjet në shkretëtirë (Numrat 14,34); tre vjet e gjysmë të urisë (1 Mbretërve 17,1); shtatëmbëdhjetë vjetë të robërisë (Jeremiu 25,11); shtatë vjetë të Nabukodonozorit (Danieli 4,13-16); shtatëdhjetë javë të caktuara për hebrenjt (Danieli 9,24-27). Të gjitha këto ngjarje të caktuara në kohën e profecisë janë plotësuar në bazë të profetizimit.”259Ibid., str. 74. 75. BZ 309.3
Kur e kishte gjetur duke studjuar Biblën ndonjë kohë të profecisë e cila sipas mendimit të tij i përkiste ardhjes së dytë të Krishtit, ai këto kohë profetike i konsideronte si kohë të caktuara të cilat Zoti i kishte shpallur paraprakisht “me gojën e profetëve të tij të shenjtë”. “Ç'është e fshehtë”—ka thënë Moisiu—“Ajo është prej Zotit, por ç‘është e zbuluar, ajo është jona dhe e bijëve tanë për jetë të jetëve.” (Ligji Përtrirë 29,29) Përmes profetit Amosit, Zoti thot: “Se ai nuk bën asgjë e që fshehtësitë e tij të mos ua zbulojë shërbëtorëve të vet, profetëve.” (Amosi 3,7) Ata që e studiojnë Biblën, prandaj me siguri mund të presin që në të t'i gjejnë të shpallura qartë ngjarjet e mëdha të cilat do të ndodhin në historinë njerëzore. BZ 310.1
“Duke u pasë bindur plotësisht”—shkruan Mileri—“se Shkrimi Shenjt në tërësi është shpallur nga Zoti dhe se është i dobishëm; se ai nuk është produkt i vullnetit të njeriut por se të frymëzuar nga Fryma hyjnore e kanë shkruar njerëzit e shenjtë të Zotit dhe se ajo është e shkruar për mësimin tonë me durim dhe me ngushëllim, prandaj e kemi Shkrimin Shenjt.” (2 Timoteut 3,16; 2 Pjetrit 1,21; Romakëve 15, 4)—Unë nuk kam mundur pjesën kronologjike të Biblës ta konsideroj me më pak vlerë se pjesët e saja të tjera. Për këtë arsye e kam ndjerë që në përpjekjet e mija e kam kuptuar atë që Zoti në mëshirën e tij e ka pëlqyer si të mirë për të na e zbuluar dhe se nuk kam të drejtë t'i lë pas dore periudhat kohore të profecisë.” BZ 310.2
Profetizimi i cili është parë se në mënyrën më të qartë e zbulon kohën e ardhjes së dytë të Krishtit ka qenë profecia e profetit Danielit 8,14: “Deri në dymijë e treqind ditë e natë dhe atëherë shenjtorja do të pastrohet.” Duke iu përmbajtur kësaj rregulle se Fjalën e Zotit e merr për interpretuese të saj autentike, Mileri e kishte gjetur se në simbolet profetike një ditë e paraqet një vit (Numrat 14,34, Ezekieli 4,6). Mandej e kishte konstatuar se periudha kohore prej dymijë e treqind ditëve profetike ose viteve përkatëse shtrihet dukshëm më larg tej kohës së mëshirës të caktuar për hebrenjt dhe se prandaj nuk ka të bëj me pastrimin e Shenjtores së tokës hebrenje. Mileri iu kishte përmbajtur mendimit përgjithsisht të aprovuar se në epokën e krishterë toka është Shenjtore, prandaj kishte konkluduar se pastrimi i shenjtores është profetizuar te Danieli 8,14, që domethënë pastirmi i tokës me zjarr me rastin e ardhjes së dytë të Krishtit. Në qoftë se do të gjendej pikënisja e vërtetë, për dymijë e treqind ditë atëherë kishte konkluduar ai—lehtë do të kishte mundur të caktohet edhe ardhja e dytë e Krishtit. Në këtë mënyrë do të zbulohej koha e këtij fundi të madh, koha kur do të përfundojë gjendja e tanishme “me tërë fuqinë dhe fodullëkun, me shkëlqimin dhe mjerimin, me mëkatësinë dhe dhunën e vet” dhe kur “do të hiqet mallkimi nga toka kurse vdekja do të shkatërrohet; kur do t'u jepet paga shërbëtorëve të Tu profetëve dhe të shenjtëve si dhe atyre të cilët i frikohen emrit Tënd dhe kur do të shfarosen ata të cilët e shkatërruan botën.”260Ibid., str. 76. BZ 310.3
Mileri kishte vazhduar t'i hulumtonte profecitë me një seriozitet edhe më të madh dhe ia kishte kushtuar ditë e natë të tëra studimit të asaj pjese që i dukej me rëndësi dhe vlerë të veçantë. BZ 311.1
Në kaptinën e tetë të profetit Daniel nuk kishte mundur ta gjente pikënisjen për dymijë e treqind ditë. Edhe pse engjëlli Gabrieli e kishte marrë udhërin që t'ia shpjegonte Danielit vizionin, megjithatë ia kishte dhënë vetëm shpjegimet e pjesërishme. Kur profeti e kishte parë ndjekjen e tmerrshme e cila do të vinte në kishë e kishte humbur fuqinë fizike. Më nuk kishte mundur të qëndronte dhe engjëlli për një kohë e kishte lënë. “Unë, Danieli u meka dhe për disa ditë mbeta i sëmurë ... vegimi më kishte lënë të habitur sepse s'ishte kush në gjendje që ta kuptonte.” (Danieli 8,27) BZ 311.2
Mirëpo Zoti i kishte urdhëruar të dërguarit e tij: “Gabriel, shpjegoja lajmin!” Ky urdhër pajtetër duhej të kryhej, prandaj engjëlli më vonë ishte kthyer dhe i kishte thënë Danielit: “Daniel tani erdha që të shpjegoj”—“prandaj dëgjoje fjalën dhe kuptoje vegullinë.” (Danieli 9,22.23) Në Shikimin e kaptinës së tetë të përmendur kishte mbetur e pashpjeguar vetëm një pikë dhe pikërisht periudha prej dymijë e treqind ditësh; për këtë arsye engjëlli pasi ishte kthyer ishte përqëndruar kyekëputë në çështjen e kohës: BZ 311.3
“Shtëdhjetë të shtunat janë të caktuara mbi popullin tënd e mbi qytetin tënd të shenjtë ... dije pra dhe merre mirë vesh: prej se të dal fjala që përsëri të ndërtohet Jerusalemi e deri sa të vijë i Shuguruari pranë, janë shtatë javë. Gjatë gjashtëshjetë javëve mandej përsëri do të rindërtohet sheshi dhe muret por në kohë të vështira. Mandej pas shtatëdhjetë e dy javëve do të vritet i Vajosuri, por jo në vete ... ai do të lidhë një Besëlidhje të fortë me shumë palë për një javë të vetme; në gjysmën e javës do të bëj fli e kusht.” (Danieli 9,24-27) BZ 311.4
Engjëlli ishte dërguar te Danieli me qëllim të veçantë që t'ia shpjegonte atë që nuk e kishte kuptuar nga vegullia në kaptinën e tetë, e ky ishte raporti për kohën: “deri në dymijë e treqind ditë e netë, atëherë tempullit do të pastrohet.” Pasi që engjëlli e kishte thirrur Danielin: “Prandaj dëgjo mirë dhe kuptoje vegullinë”, kishte vazhduar: “shtatëdhjetë javë i caktohen popullit dhe qytetit tënd të shenjt”. Fjala “i caktohen” me saktësi nënkupton “i përcaktohen në mënyrë të prerë”. Engjëlli e shpjegon se shtatëdhjetë javë, domethënë 490 vjet janë përcaktuar në mënyrë të prerë dhe se ato kishin të bëjnë me hebrenjët. Por përse kjo kohë ishte e prerë? Pasi që periudha prej dymijë e treqnd ditësh është periudhë e vetme e cila përmendet në kaptinën e tetë, atëherë shtatëdhjetë javë është dashur të shkëputen prej kësaj periudhe. Kjo domethënë se shtatëdhjetë javë janë pjesë e dymijë e treqind ditëve dhe se këto dy pjesë fillojnë në të njëjtën kohë. Shtatëdhjetë javë sipas shpjegimit të engjëllit është dashur të fillojnë në kohën e dhënies së urdhërit dhe që Jerusalemi përsëri të rindërtohet. Sikur të kishte mundur të përcaktohej data e këtij urdhëri atëherë do të gjendej edhe pikënisja e periudhës së madhe kohore prej dymijë e treqind ditësh. BZ 312.1
Ky urdhër gjendet në kaptinën e shtatë të libirit të Ezdrës (Ezdra 7,12-26). Artakserksi, perandori pers këtë dekret e kishte lëshuar në formën e tij definitive në vitin 457 para erës sonë. Në librin Ezdra 6,14 thuhet se shtëpia e Zotit në Jerusalem ishte ndërtuar “me urdhërin e Kirit, Darit dhe Artakserksit, perandorëve të Persisë”. Këta tre perandorë e kanë lëshuar, verifikuar dhe plotësuar dekretin, kështu që ky dekret në bazë të profecisë e shënon pikënisjen prej dymijë e treqind ditësh. Në qoftë se merren 457 vjet para erës sonë kur dekreti është plotësuar, si kohë e lëshimit të tij shihet se është plotësuar çdo detaj i profecisë në pikëpamje të shtatëdhjetë javëve (Shih: Shtojca historike). BZ 312.2
“Qysh kur doli fjala se Jerusalemi përsëri po rindërtohet deri te princi i Vajosuri do të jenë shtatë javë dhe gjashtëdhjetë e dy javë” — përkatësisht gjashtëdhjetë e nëntë javë ose katërqindë e tetëdhjetë vjet. Urdhëri i Artakserksit ka marrë formë të prerë në vjeshtën e vitit 457 para erës sonë. Në qoftë se 483 vjet llogariten nga kjo pikënisje atëherë ato shtrihen deri në 27 vjet pas erës sonë. Në atë kohë profecia është plotësuar. Fjala “Mesi” domethënë “i vajosur” (i mirosur) ose “Krishti”. Në vjeshtën e vitit 27 Gjoni e ka pagëzuar Krishtin dhe Krishti është Vajosur me Shpirtin Shenjt. Apostulli Pjetri dëshmon se Jezusin nga Nazareti “Zoti e ka vajosur me Shpirtin Shenjt dhe me fuqi” (Veprat 10,38). Edhe vet Shpëtimtari ka thënë: “Shpirti i Zotit është mbi mua sepse ai më vajosi. Ai më dërgoi t'u kumtojë të vobektëve Ungjillin.” (Luka 4,18) Pas pagëzimit, Jezusi u nis për Galile “duker predikuar Ungjillin për Mbretërinë hyjnore dhe duke thënë: erdhi koha” (Marku 1,14.15). BZ 312.3
“Dhe do të përcaktohet Besëlidhja me shumë njerëz për një javë.” “Java” për të cilën është këtu fjala, është java e fundit në periudhën kohore prej shtëtëdhjetë javësh; këto janë shtatë vjetët e fundit të periudhës kohore të caktuar për hebrenjët. Në atë kohë e cila shtrihet prej vitit 26 deri në vitin 34 pas erës sonë, Jezusi së pari personalisht e mandej përmes nxënëve të tij u ka dërguar thirrje ungjillore sidomos hebrenjëve. Kur janë nisur apostujt ta shpallin lajmin e gëzueshëm për Mbretërinë, Jezusi u ka dhënë udhëzime: “Mos shkoni ndër paganë as mos hyni në asnjë qytetet të samaritanëve! Por shkoni më mirë tek delet e humbura të shtëpisë së Izraelit.” (Mateu 10,5.6) BZ 313.1
“Kurse në gjysmën e javës do të hiqet flijimi dhe blatimi”. Në vitin 31 pas erës sonë, tre vjet e gjysmë pas pagëzimit, Shpëtimtari është vën në kryq. Me flijimin e madh të dhënë në Golgotë ka përfunduar periudha e flijimeve të cilat gjatë katër mijë vjetëve e kanë shënuar Qengjin e ardhshëm të Zotit. Tani hija është bërë realitet prandaj është dashur të ndërprehen të gjitha flijimet dhe kungimet e ligjeve ceremoniale. BZ 313.2
Shtatëdhjetë javë ose 490 vjet që iu ishin caktuar hebrenjëve, kishin kaluar siç e kemi parë në vitin e 34-të pas Krishtit. Në atë kohë me vendimin e Sindirionit hebrenj ky popull definitisht e refuzoi Ungjillin duke e linçuar Stefanin dhe duke i persekutuar pasuesit e Krishtit. Prej atëherë lajmi i shpëtimit më nuk kufizohej në popullin e zgjedhur por filloi t'i shpallet tërë botës. Nxënësit të cilët për shkak të ndjekjeve u detyruan të iknin nga Jerusalemi “kalonin duke e predikuar Fjalën”. “Filipi duke zbritur në qytetin Samaritas ua predikonte Krishtin”. Pjetri i udhëhequr nga Zoti ia kishte zbuluar Ungjillin kapitenit nga Qesaria, Kornelit të devotshëm; ndërsa Pali që kishte zell të zjarrtë dhe i cili ishte kthyer në besimin e Krishtit, kishte marrë urdhër që lajmin e gëzueshëm tua dërgonte “larg paganëve” (Veprat 8,4.5; 22,21). BZ 313.3
Kështu çdo pjesë e kësaj profecie të madhe u plotësua qartë. Shtatëdhjetë javë të cilat pa kurrfarë dyshimi kishin filluar në vitin 457 para Krishtit kanë përfunduar në vitin 34 pas Krishtit. Duke u nisur nga data e përmendur nuk është vështirë të gjendet mbarimi i dymijë e treqindë ditëve. Në qoftë se shtatëdhjetë javë ose 490 ditë i shkëpusim prej dymijë e treqind ditëve na mbeten edhe njëmijë e tetëqindë e dhjetë ditë. Pas mbarimit të 490 ditëve, mbeten për tu plotësuar 1810 ditë, duke llogaritur nga viti 34 pas Krishtit, 1810 vitet e mbetura arrijnë në vitin 1844. Prandaj, 2300 ditë nga Danieli 8,14 mbarojnë në vitin 1844. Pas kalimit të kësaj kohe të madhe profetike sipas dëshmisë së engjëllit të Zotit, “tempulli do të pastrohet”. Në këtë mënyrë ka qenë e përcaktuar qartë koha e pastrimit të tempullit ngjarje e cila siç është besuar ka pasur për të ndodhur në kohën e ardhjes së dytë të Krishtit. BZ 314.1
Mileri dhe bashkëpunëtorët e tij në fillim kishin besuar se 2300 vjet do të kalonin në pranverën e vitit 1844, ndërsa profecia na shpiente në vjeshtën e vitit të njëjtë. Kuptimi i gabueshëm i kësaj pike u kishte sjellë sheqetësime dhe dëshprime atyre të cilët e kishin pranuar datën e parë si kohë të ardhjes së Krishtit. Mirëpo kjo nuk ndikoi fare në fuqinë e dëshmisë se 2300 ditë përfundojnë në vitin 1844 dhe se atëherë do të ndodhte ngjarja e madhe—pastrimi i tempullit. BZ 314.2
Kur iu përkushtua studimit të Shkrimit Shenjt për të dëshmuar se ai është Zbulesë hyjnore, Mileri aspak nuk kishte pritur se kjo do ta shpiente në konkluzionin të cilin tani e kishte nxjerrur. Ai vet mezi mund të besonte në rezultatin e kërkimeve të tija. Mirëpo dëshmia biblike ishte aq e qartë dhe e fuqishme sa që nuk mund ta mohonte. BZ 314.3
Ai i kishte kaluar dy vite në studimet e Biblës kur në vitin 1818 kishte arritur në konkluzionin solemn se përafërsisht pas 25 vjetësh, Krishti do të vinte për ta shpëtuar popullin e tij. “Nuk ka nevojë”—thot Miler—“të flas për gëzimin i cili e mbushi zemrën dhe shpirtin tim pranë mendimit për ardhmërinë solemne dhe gjakimin e fuqishëm të shpirtit tim që të marrë pjesë në gëzimin e të të shpëtuarve. Tani Bibla për mua u bë një libër i ri. Ajo ishte ushqim i vërtetë për shpirtin tim. Çdo gjë që e kisha të paqartë, misterioze dhe të errët tani ishte kuptuar nga një dritë e fuqishme e cila më shkëlqeu nga faqet e saja të shenjta. Oh, sa më dukej tani e vërteta e shkëlqyeshme dhe e lavdishme! U zhdukën të githa kundërthëniet dhe jokensekuencat të cilat më dukej se më parë i gjeja në Bibël. Edhe pse ende kishte shumë vargje të cilat nuk i kuptoja plotësisht, megjithatë aq shumë dritë rrezatonte prej saj për ta ndriçuar shpirtin tim deri atëherë të errësuar sa që duke e studjuar Shkrimin Shenjt ndjeja aso entuziazmi të cilin kurrë nuk kam besuar se do ta ndjeja në qoftë se do ta studjoja.”261Ibid., str. 76. 77. BZ 314.4
“Bindja solemne që për një kohë të shkurtër do të zhvillohej ngjarja aq e madhe të cilën e profetizon Shkrimi Shenjt në mua e shtroi pyetjen e pashmangshme: cila është detyra ime ndaj botës në pikëpamje të këtyre dëshmive të qarta të cilat ma tronditën shpirtin?”262Ibid., str. 81. Mileri e ndjente se detyra e tij ishte që edhe tjerëve t'ua kumtonte dritën të cilën e kishte pranuar. Ai priste se paganët do të bënin rrezistencë, por besonte se të gjithë të krishterët do të gëzoheshin nga shpresa se do të mund ta takonin Shpëtimtarin të cilin e donin. Frikësohej vetëm se shumë njerëz nga gëzimi i madh për shkak të çlirimit i cili do të arrinte së shpejti do ta pranonin këtë konkludim pa i analizuar sa duhet vargjet e Shkrimit Shenjt që e dëshmojnë këtë të vërtetë. Ai ende mëdyshej se a duhej bindjen e vet ta paraqiste publikisht në mënyrë që nëse ishte në lajthitje të mos i sillte edhe të tjerët. Kjo e nxiti që edhe një herë t'i verifikonte dëshmitë e konkluzioneve të veta dhe që me kujdes ta ekzaminonte çdo vështirësi e cila do të mund të shpërthente. Ai u bind se të gjitha dilemat zhdukeshin para dritës së Fjalës së Zotit, ashtu siç zhduket mjegulla para rrezeve të diellit. Pas pesë vjetëve të studimit të këtillë u bind plotësisht në saktësinë e pikëpamjeve të veta. BZ 315.1
Tani me një forcë të re i imponohej detyra që edhe të tjerët t'i njohtonte me ate që Shkrimi Shenjt, siç besonte ai i mësonte qartë. Ai pat thënë: “Kur shkoja në punë, në vesh më jehonte vazhdimisht: shko dhe thuaj botës se në çfarë rrezikut gjendet. Vargu tjetër biblik i cili vazhdimisht i jehonte në vesh ishte: “Në qoftë se unë të them për të paudhin: i paudhë do të vdesish!, e ti nuk ma thua që i bjerruri të largohet nga udha e tij e mbrapsht, i paudhi do të vdes në fajësinë e vet kurse unë gjakun e tij do ta kërkoj prej dorës sate. Por në qoftë se e qorton të paudhin që të kthehet nga rruga e vet e ligë kurse ai nuk kthehet, do të vdes në fajësinë e vet, por ti e ke shpëtuar jetën tënde.” (Ezekieli 33,8.9) E ndjeja se shumë të paudhë do të pendoheshin në qoftë se u tërhiqet. vërejtja; ndërsa në qoftë se nuk ua tërheqë vërejtjen se gjaku i tyre do të kërkohej nga dora ime.”263Ibid., str. 92. BZ 315.2
Ai mandej filloi t'i përhapë pikëpamjet e veta kur iu dha mundësia dhe i lutej Zotit që së paku një predikues ta ndjente rëndësinë e tyre dhe t'ia kushtonte jetën e vet përhapjes së këtij lajmi. Mirëpo nuk mund të çlirohej nga ndjenja e përgjegjësisë se shpallja e vërejtjes ishte detyrë e tij personale. Në mendime gjithnjë i jehonin fjalët: “Shko dhe komunikoja këtë botës; gjakun e tyre do ta kërkoj nga dora e jote.” Priti nëntë vjet dhe kjo peshë vazhdimisht e ngarkonte në shpirt, derisa në vitin 1831 për herë të parë nuk i paraqiti publikisht themelet e besimit të tij. Ashtu siç ishte thirrur Elizeu që t'i lente qetë e tij në fushë dhe ta merrte gunën e përkushtimit shërbesës profetike, ashtu edhe Vilijam Mileri qe thirrur ta braktisë plugun e tij dhe t'ia zbulonte popullit misteret e Mbretërisë hyjnore. Ai me shqetësim e filloi këtë vepër, duke i shpënë degjuesit e tij hap pas hapi nëpër periudhat profetike deri në ardhjen e dytë të Krishtit. Pas çdo përpjekje ai merrte guxim dhe forcë të re sepse e vërente interesimin e madh të njerëzve të cilin e zgjonin fjalët e tij. BZ 316.1
Mileri kishte vendosur që publikisht t'i mbarshtronte pikëpamjet e veta, vetëm për arsye se për këtë e nxisnin vëllezërit e tij për nga besimi dhe për arsye se në fjalët e tyre e dëgjonte ftesën e Zotit. Atëherë më ishte në moshën 50 vjeçare dhe nuk ishte mësuar të fliste publikisht. E shqetësonte ndjenja e paaftësisë për ta sendërtuar veprën e cila qëndronte para tij. Mirëpo që nga fillimi përpjekjet e tij për shpëtimin e shpirtërave u bekuan. Pas predikimit të parë u bë një zgjim i madh religjioz, me ç‘rast 30 familje të tëra u kthyen në besimin e vërtetë përveç dy anëtarëve. Ai menjëherë ishte ftuar të fliste edhe në vendet tjera dhe gjithkund puna e tij zgjonte intersim të gjallë për Fjalën e Zotit. Mëkatarët ktheheshin në rrugën e mbarë, të krishterët motivoheshin për lojalitet më të madh ndaj Zotit kurse deistët dhe të paudhët patjetër e pranonin të vërtetën biblike dhe religjionin e krishterë. Ata me të cilët punonte e kishin dhënë për të këtë dëshmi: “Ai i përfiton edhe ata njerëz në të cilët njeri tjetër nuk do kishte mundur të ndikonte.”264Ibid., str. 138. Predikimet e tij kishin për qëllim ta zgjonin interesimin e përgjithshëm për gjëra fetare dhe për ta penguar përhapjen e frymës sekulariste dhe të bjerrjes morale të asaj kohe. BZ 316.2
Gati në çdo qytet në saje të predikimeve ktheheshin në besimin e vërtetë me nga 20 e diku edhe i qindra sosh. Në shumë vende hapeshin kishat e ndryshme protestante; Mileri rëndom merrte thirrje nga predikuesit e kishave të ndryshme. Parimi i tij ishte që të mos fliste askund ku nuk ishte i ftuar, por megjithatë së shpejti e kishte parë se nuk mund t'i përgjigjej as gjysmës së lutjeve të cilat i dërgoheshin. BZ 318.1
Shumë njerëz të cilët nuk e pranonin mendimin e tij në pikëpamje të kohës së saktë të ardhjes së dytë të Shpëtimtarit, megjithatë ishin të bindur në sigurinë dhe afërsinë e ardhjes së tij si dhe për nevojën përgatitjes. Në disa qytete të mëdha predikimet e tija lenin mbresa të jashtëzonshme në popull. Pronarët e kafiterive e braktisnin punën dhe i shndërronin kafiteritë dhe restorantet në salla për mbledhje; hallat e bixhozit mbylleshin; besimit i ktheheshin të paudhët, deistët, universalistët e bile e dhe njerëzit e bjerrur disa prej të cilëve me vite nuk kishin hyrë në kishë. Kishat e ndryshme i mbanin mbledhjet e uratave në të gjitha pjesë e qytetit në çdo kohë. Njerëzit afaristë tuboheshin në mesditë për lutje dhe falënderime. Ky nuk ishte ndonjë shqetësim fanatik por një disponim i përgjithshëm solemn që njerëzve ua kishte përshkuar mendjet dhe zemrat. Puna e Milerit e ngjashme me atë të reformatorëve kishte ndikuar më shumë në arsye dhe e kishte nxitur ndërgjegjen se sa që kishte shkaktuar shqetësim. BZ 318.2
Në vitin 1833 Mileri nga kisha baptiste pjestar i së cilës ishte e mori lejen për të predikuar. Shumë predikuesë të kësaj kishe e akseptonin veprën e tij dhe me lejen e tyre ai e vazhdoi punën. Udhëtonte dhe vazhdimisht predikonte por puna e tij kryesisht ishte e kufizuar në Anglinë e Re dhe në shtetet qendrore. Disa vite vet i paguante shpenzimet kurse më vonë nuk fitonte aq sa që të mund t'i paguante shpenzimet e udhëtimit për vendet e ndryshme ku ftohej. Puna e tij publike jo vetëm që nuk i sillte levërdi materiale por edhe e ngarkonte me shpenzime nga pasuria e vet e cila gjatë kësaj periudhe të jetës së tij vazhdimisht zvogëlohej. Ai ishte baba i një familje të madhe, mirëpo me që të gjithë jetonin në mënyrë modeste dhe ishin të zellshëm, pasuria e tij e vogël fshatare i mjaftonte si për ta mbajtur veten ashtu dhe familjen. BZ 318.3
Në vitin 1833, qysh kur Mileri kishte filluar t'i shpallte dëshmitë për ardhjen e shpejtë të Zotit u paraqit shenja e fundit të cilën Jezusi e kishte profetizuar si shenjë të ardhjes së vet të dytë. Jezusi pat thënë: “Edhe yjet do të bijnë nga qielli.” (Mateu 24,29) Edhe Gjoni duke i shikuar në vizion skenat të cilat do t'i paraprinin ditës së Zotit shkruante: BZ 318.4
“Yjet e qiellit ranë mbi tokë, sikurse fiku i hedh kokrrat e veta të papjekura kur e tund era e madhe.” (Zbulesa 6,13) Kjo profeci u plotësua në mënyrë të qartë dhe të jashtëzakonshme me rënien e meteorëve më 13 nëntor 1833. Kjo ishte një shkenë madhështore e rënies së yjeve çfarë historia nuk e kishte shënuar kurrë më parë. “I tërë sfondi qiellor mbi Shtetet e Bashkuara me orë të tëra u ndodhë në lëvizje të zjarrtë! Kurrë në atë vend, që nga ardhja e kolonistëve të parë nuk ishte paraqitur ndonjë fenomen natyror të cilin disa do ta kishin vështruar aq të mrekulluar kurse të tjerët me aq frikë dhe shqetësim”. “Shume njerëz ende e kanë në kujtesë të gjallë atë skenë madhështore dhe solemne. Kurrë ndonjë rrebesh shiu nuk ka qenë më i dendur se që ishte rënia e meteorëve asaj dite në lindje, në perëndim, në veri dhe në jug—gjithkah shtrihej e njëjta pamje. Me një fjalë, i tërë qielli ishte në lëvizje. Kjo skenë, siç e përshkruan profesori Siliman në gazetat e tij, mund të shihej mbi tërë Amerikën Veriore. Që nga ora 2 e mëngjesit e deri në dritën e qartë të ditës qielli ishte i kthjelltë dhe pa re dhe në të mund të vështrohej loja e vazhdueshme e trupave të zjarrtë të shkëlqyeshëm.”265R. M. Devens, op. cit., gl. 28. par. 1-5. BZ 319.1
“Pena nuk mund ta përshkruaj shkëlqimin e asaj skene ... Kush nuk e ka parë vet nuk mund ta paramendoj bukurinë e saj. Dukej sikur yjet ishin tubuar në një pikë, në afërsi të zenitit, prej nga me shpejtësinë e rrufesë fluturonin në të gjitha anët e horizontit, kurse megjithatë numri i tyre nuk zvogëlohej; mijëra sish gjendeshin në drejtimet në të cilat mijëra të tjerë kishin kaluar, sikur të ishin krijuar për atë situatë.”266F. Read, Christian Advocate and Journal, Dec. 13. g. 1833. “Është e pamudshme të paraqitet ky fenomen më mirë se me pamjet e fikut i cili i shkundur nga era e fuqishme i qet frytet e veta ende të pa pjekura.”267Evening Advertiser (Portland), No. 26, g. 1833. BZ 319.2
Në revistën e Nju Jorkut (Zhurnal of komerc) më 14 nëntor 1833 ishte botuar një artikull i gjatë për këtë skenë të jashtëzakonshme: “Asnjë filozof, as shkencëtar, sa e kam të njohur, as me gojë, as me shkrim nuk e ka përshkruar fenomenin e atillë çfarë ishte i djeshmi. Para 18 shekujsh një profet me saktësi e ka paraparë, në qoftë se me shprehjen rënia e yjeve e nëkupton rënien e meteorëve çfarë në kuptim të plotë është e mundshme.” BZ 319.3
Kështu u plotësua shenja e fundit e ardhjes së tij për të cilat Jezusi u kishte thënë nxënësve të vet: “Kështu, edhe ju kur t'i shihni të gjitha këto, dinie se Biri i njeriut është afër—te dera!” (Mateu 24,33) Pas këtyre shenjave, Gjoni e kishte pare se si “Qielli u mbështoll porsi një pergam kur mbështillet dhe çdo mal e ishull ndërrojnë vend”, kurse mëkatarët nga frika u përpoqën të iknin para ardhjes së Birit të njeriut (Zbulesa 6,12-17). BZ 319.4
Shumë njerëz të cilët ishin dëshmitarë të rënies së yjeve e shikonin atë skenë si shenjë të gjykimit e cila do të vinte—si “pamje e tmerrshme, me siguri shenjë pararendëse e mëshirshme e asaj dite të madhe dhe të tmrershme.”268Ibid., No. 26. g. 1833. Në këtë mënyrë vëmendja e njerëzve ishte tërhequr në plotësimin e profecisë dhe në këtë mënyrë shumë njerëz ishin nxitur që t'i kushtonin vëmendje lajmit për ardhjen e dytë të Krishtit. BZ 320.1
Në vitin 1840 një plotësim i rëndësishëm i profecisë e kishte tërhequr vëmendjen e njerëzve. Dy vjet para kësaj, Josif Liç njëri ndër predikuesit kryesor të cilët e shpallnin ardhjen e dytë të Krishtit e kishte publikuar interpretimin e kaptinës së IX të Zbulesës e cila flet për rënien e Perandorisë turke. Në bazë të llogarive të tij kjo fuqi duhej të rrënohej në gusht të vitit 1840. Disa ditë më parë ai kishte shkruar: “Në qoftë se e pranojmë se periudha e parë prej 150 vjetësh është plotësuar me saktësi, para se Konstantini XI me lejen e turqëve të hipte në fron dhe që 391 vjetë e 15 ditë të fillojnë me mbarimin e periudhës së parë, atëherë ato duhet të mbarojnë më 11 gusht të vitit 1840, kur mund të pritet rënia e fuqisë otomane në Stamboll. Dhe, unë besoj fuqishëm se kështu do të jetë ... “269Josia Litch, Signs of the Times, August 1, g. 1840. BZ 320.2
Me saktësi në kohën e caktuar, Turqia përmes të dërguarit të saj e pranoi mbrojtjen e fuqive të mëdha evropiane dhe në këtë mënyrë ra nën mbikqyrjen e popujve të krishterë (Shih: Shtojca historike). Me këtë ngjarje profecia u plotësua me saktësi. Kur u publikua kjo, shumë njerëz u bindën se janë të drejta interpretimet e profetizimeve ashtu siç i kishin pranuar Mileri dhe bashkëpunëtorët e tij, gjë që kontribuoi që lëvizja adventiste të nxitej me të madhe. Njerëzit e arsimuar dhe me ndikim u bashkuan me Milerin për ta predikuar lajmin dhe prej vitit 1840 deri në vitin 1844 vepra u përhapë me shpejtësi. BZ 320.3
Vilijam Mileri kishte krijuar dhurata të mëdha shpirtërore përmes meditimit dhe studimit. Krahas kësaj, ai e kishte përfituar edhe urtinë nga qielli kur kishte zënë lidhje me burimin e urtisë. Ishte njeri me virtyte të larta prandaj e çmonin dhe e respektonin kudo që çmoheshin vlera e karakterit dhe cilësitë morale. Ai ishte i përzemërt dhe i përvuajtur pa hile; cilësohej me forcën e ngritjes mbi vetveten, ishte i kujdesshëm dhe i sjellshëm me të gjithë, i gatshëm gjithnjë për t'i dëgjuar edhe mendimet e tjerëve dhe për t'i vlerësuar dëshmitë e tyre. Pa pasione dhe shqetësime i vërtetonte të gjitha teoritë dhe mësimet me ndihmën e Fjalës së Zotit; gjykimi i tij i shëndoshë si dhe njohja e thellë e Shkrimit Shenjt i ndihmonin që ta kundërshtonte çdo lajthitje dhe ta demaskonte çdo gënjeshtër. BZ 320.4
Mirëpo as puna e tij nuk u zhvillua pa kundërshtime. Si edhe gjatë kohës së reformatorëve të mëparshëm, mësuesit e religjioneve të mëdha nuk e pranonin me ëndje të vërtetën të cilën ai e shpallte. Pasi që ata pikëpamjet e veta nuk mund t'i dëshmonin me Shkrimin Shenjt atëherë pikëmbështetjet i kërkonin në deklaratat dhe në shkencën e njerëzve; në legjendat e etërve. Mirëpo predikuesit e lajmit advent e pranonin vetëm dëshminë e Fjalës së Zotit. “Bibla dhe vetëm Bibla”—ishte motoja e tyre. Ndërsa, kundërshtarët e tyre, mangësinë e dëshmive biblike e plotësonin me përqeshje dhe shpotitje. I përdornin kohën, mjetet dhe aftësitë për t'i komprometuar ata, e keqja e të cilëve qëndronte në faktin se me gëzim e prisnin ardhjen e Zotit të tyre, e gjakonin jetën e shenjt dhe ua tërhiqnin vërejtjen edhe të tjerëve për t'u përgatitur për ardhjen e tij. BZ 321.1
Kundërshtarët kishin bërë përpjekje të mëdha për ta kthyer vëmendjen e njerëzve kundër ardhjes së Krishtit. Ata konsideronin mëkat diçka prej të cilës njerëzit duhej të turpëroheshin—studimin e profecisë për ardhjen e dytë të Krishtit dhe për mbarimin e kohës. Në këtë mënyrë shumë predikuesë të cilët ishin të dashtur nga populli e rrënonin besimin në Fjalën e Zotit. Mësimet e tyre kishin bërë që njerëzit të bëheshin të paudhë dhe shumë ishin ndjerë të lirë që të jetonin me dëshirat e tyre mëkatare; kurse më në fund ata që e kishin shkaktuar këtë të keqe i akuzonin adventistët si fajtorë për të. BZ 321.2
Deri sa emri i Milerit ishte bërë tërheqës për shumë dëgjues të arsyeshëm dhe të kujdesshëm, në anën tjetër ky emër rrallë përmendej në shtypin religjioz përveç në rastet kur e akuzonin apo e tallnin. Indiferentët dhe të pafetë të cilët kurajoheshin nga qëndrimi i disa mësuesve religjioz përpiqeshin për ta akuzuar atë dhe veprën e tij duke u shërbyer me shprehje të paturpshme, me tallje dhe përqeshje të padenjë dhe blasfeme. Burri i thinjur i cili e kishte barktisur shtëpinë komode për të udhëtuar me shpenzimet e veta nga qyteti në qytet, nga një vend në tjetrin, duke u përpjekur që vazhdimisht ta predikojë vërejtjen e shenjtë e solemne për gjyqin e ardhshëm, në mënyrë të turpshme akuzohej si fanatik, gënjeshtar dhe mashtrues arrogant. BZ 321.3
Intrigat, talljet dhe urrejtja që ishin orientuar kundër tij shkaktonin protestë bile edhe në shtypin botëror. “Ta trajtosh me aq naivitet dhe përqeshje një çështje që ka aq shumë rëndësi dhe pasoja të tmerrshme” — thoshin njerëzit nëpër botë—“domethënë jo vetëm të tallesh me ndjenjat e përfaqësuesit e mbrojtësit të Tij por edhe ta përqeshësh ditën e Gjyqit e bile edhe vet Zotin, dhe të tallesh me tmerret e gjyqit të Tij!”270 Bliss, op. cit. 183. BZ 322.1
Inicuesi i çdo të keqe përpiqej jo vetëm ta pengonte përhapjen e lajmit advent por edhe ta shkatërronte vet lajmëtarin. Mileri praktikisht e zbatonte të vërtetën në zemrat e dëgjuesve të vet: ai i njolloste mëkatet e tyre dhe e gjykonte vetëknaqësinë e tyre. Fjalët e tija të hapta dhe të ashpra e shkaktonin armiqësinë e tyre. Kur anëtarët e kishës iu kundërvunë lajmit të tij, njerëzit më të thjeshtë u kurajuan të bëjnë edhe më keq; armiku e kishte bërë planin që Milerit t'ia merrte jetën duke dalë nga kisha. Mirëpo në mes të aq shumë njerëzve ishin edhe engjëjt dhe njëri prej tyre në formë të njeriut e mori atë shërbëtor të Zotit për dore dhe e nxori të palënduar nga grumbulli i çoroditur nga mllefi për ta shpënë në vend të sigurt. Vepra e tij ende nuk ishte përfunduar, ndërsa satani dhe demonët e tij ishin mashtruar në qëllimet e veta. BZ 322.2
Përkundër kundërshtimit të madh, interesimi për lajmin advent u shtua gjithnjë e më tepër. Numri i pasuesve të tij u shtua në qindra, në mijëra dhe në qindra mijëra. Bashkësitë e ndryshme fetare patën një rritje të madhe të besimtarëve, por pas një kohe të caktuar u paraqit fryma e armiqësisë kundër këtyre njerëzve të devotshëm, ndërsa kishat filluan të ndërmerrnin masa disiplinore kundër atyre që i pranonin pikëpamjet e Milerit. Kjo gjendje e nxiti Milerin ta marrë penën dhe që me një letër të hapur t'u drejtohet të gjitha bashkësive të krishtera duke i ftuar që nga Shkrimi Shenjt t'ia dëshmonin lajthitjet. BZ 322.3
“Çka besojmë ne”—thoshte ai—“çka nuk kemi marrë drejtpërsërdrejti nga Fjala e Zotit të cilën edhe ju vet e pranoni me parimin e vetëm të fesë dhe të jetës? Çka kemi bërë, me të cilën gjë e kemi merituar gjykimin aq të ashpër të kishave dhe të shtypit dhe çka ju jep të drejtë të na përjashtoni nga kishat tuaja? Në qoftë se jemi në rrugën e gabuar, unë ju lutem të na tregoni ku kemi gabuar. Na e thuani nga Fjala e Zotit se ku jemi lajthitur. Ju mjaft na keni tallur por kjo nuk mund të na bind se jemi në rrugë të gabuar; vetëm Fjala e Zotit mund t'i ndryshojë pikëpamjet tona. Ne me meditime dhe me lutje në bazë të dëshmive nga Shkrimi Shenjt i kemi nxjerrë konkluzionet tona.”271Bliss, op. cit., 250. 251. 16. Ibid., str. 146. BZ 322.4
Gjatë shekujve dyshimi dhe mosbesimi njësoj e ka pritur lajmin e vërejtjes të cilin Zoti ia ka dërguar botës përmes shërbëtorëve të vet. Kur Zoti vendosi që ta shkaktojë përmbytjen në botën e vjetër, njerëzve së pari këtë ua shpalli me qëllim që t'u jepte kohë për t'u kthyer nga paudhësia mëkatare. Njëqind e njëzet vjet vërejtja jehoi në veshët e mëkatarëve duke i ftuar që të pendohen për t'iu shmangur mllefit të Zotit. Mirëpo ky lajm u dukej si përrallë dhe askush nuk ia vuri veshin. Të zhytyr në mëkate ata e tallnin lajmëtarin e Zotit, e përqeshnin thirrjen e tij e bile edhe e akuzonin për mashtrime. “Si mund ta marrë guximin njeriu për t'iu kundërvënë të gjithë të urtëve të botës? Nëse lajmi i Noeut ishte i vërtetë atëherë përse e tërë bota nuk e pranoi dhe nuk i besoi? Përse? Sa vlen pohimi i njeriut në krahasim me urtitë e mijëra të tjerëve?” Ata e refuzuan lajmin dhe nuk deshtën të kërkonin vendstrehim në arkën e shpëtimit. BZ 323.1
Shpotitësit i përmendnin dukuritë natyrore: pandryshueshmërinë e radhës së stinëve vjetore, sfondin e kaltër qiellor nga i cili ende kurrë nuk kishte rënë shi, luginat e plleshme të cilat jepnin thesar të bujshëm nga vesa e natës; dhe pasi që me urrejtje deklaruan se perdikuesi i drejtësisë është vetëm një senil vazhduan edhe më fuqishëm se kurrë më parë të kënaqen në amoralitet dhe në të këqija. Megjithatë, paudhësia dhe jeta e tyre mëkatare nuk mundën ta pengojnë të keqen e profetizuar. Zoti një kohë të gjatë e duroi paudhësinë dhe jetën e tyre mëkatare dhe u la mjaft kohë që të pendoheshin, por në kohën e caktuar Gjyqi i drejtë i Zotit i arriti ata të cilët e refuzuan mëshirën e tij. BZ 323.2
Krishti ka thënë se njerëzit do ta shprehin po atë mosbesim në pikëpamje të ardhjes së tij të dytë. Ashtu siç “bashkohanikët e Noeut nuk e ndjenë derisa nuk erdhi përmbytja dhe i vërshoi të gjithë” ashtu sipas fjalëve të Krishtit do të jetë edhe ardhja e Birit të Zotit.” (Mateu 24,39) Kur populli besimtar të bashkohet me botën dhe të fillojë të jetojë siç jeton bota dhe të kënaqet në argëtimet e ndaluara, kur luksi sekular të bëhet edhe luks i kishës, kur të biejnë këmbanat e krushqëve dhe të gjithë të shpresojnë edhe në vitet tjera të shumta të ardhshme të progresit—pikërisht atëherë si rrufeja nga qielli i kthjelltë do të vijë fundi për lajthitjet dhe shpresat e tyre të rrejshme. BZ 323.3
Ashtu siç e ka dërguar Zoti lajmëtarin e vet për t'ia tërhequr vërejtjen botës për përmbytjen e cila erdhi, ashtu e ka dërguar edhe lajmëtarin e zgjedhur për ta shpallur kohën e afërt të Gjyqit të fundit. Dhe, ashtu siç ishin tallur bashkëkohanikët e Noeut me predikuesin e drejtësisë ashtu edhe në kohën e Milerit shumë njerëz të cilët ishin quajtur fëmijët e Zotit ishin tallur me fjalët që ua tërhiqnin vërejtjen. BZ 324.1
Përse kishat kishin bërë rezistencë të atillë ndaj shkencës dhe predikimit për ardhjen e Krishtit? Deri sa kjo ngjaije u sjellë të këqinjëve kob dhe shkatërrim, për të drejtët ajo është shpresë dhe gëzim. Kjo e vërtetë e madhe në të gjithë shekujt ka qenë ngushëllim për popullin besnik të Zotit; përse ajo tani, ngjashëm me Autorin e vet është bërë “mollë sherri dhe shkëmb shajnie” për ata të cilët konsiderohen popull i Zotit? Vetë Zoti nxënëve të tij ua ka dhënë premtimin: “Kur të shkoj dhe t'ua përgatis vendin, përsëri do të vijë dhe do t'ju marrë me vete, që edhe ju të jeni bashk me mua.” (Gjoni 14,3) Shpëtimtari përplot ngushllim e ka paraparë shqetësimin dhe pikëllimin e nxënësve të vet, prandaj i ka dërguar engjëjt që t'i ngushllojnë se përsëri do të vijë personalisht ashtu siç ka shkuar në qiell. Kur nxënësit në ditën e ngritjes kishin qëndruar dhe me kujdes kishin shikuar në qiell që dhe njëherë ta zinin shikimin e fundit të Atij të cilin e donin, vëmendjen e tyre e kishin tërhequr fjalët: “O burra galileas përse rrini kështu duke shikuar kah qielli? Ky Jezus që prej jush u ngrit në qiell do të kthehet pikërisht kështu si e patë se shkoi në qiell!” Ky lajm përsëri e ngjalli shpresën e tyre. Nxënësit “u kthyen në Jerusalem me gëzim të madh dhe qëndronin vazhdimisht në tempull duke e lavdëruar dhe bekuar Zotin” (Luka 24,52.53). Ata nuk gëzoheshin që i kishte braktisur Jezusi dhe që tani detyroheshin të luftonin me vështirësitë dhe sprovat e kësaj bote, por gëzoheshin me fjalët e engjëllit se Jezusi do të vinte përsëri. BZ 324.2
Shpallja e lajmit për ardhjen e Krishtit edhe sot duhet të jetë arsye për gëzim të madh siç ka qenë atëherë kur ua kanë shpallur engjëjt barinjëve të Betlehemit. Ata që vërtetë e duan Shpëtimtarin duhet ta përshëndesin me gëzim këtë lajm të mbështetur në Fjalën e Zotit: se Ai që është qendër e shpresës së tyre për jetën e amshueshme do të vijë përsëri—e jo të jetë i urrejtur dhe i refuzuar si me rastin e ardhjes së parë, por në fuqi dhe në lavdi që popullin e tij ta shpëtojë. Ata që nuk e duan Shpëtimtarin, nuk duan as që të vijë; dhe, nuk mund të ketë dëshmi më të qartë se pikërsiht kishat e larguara nga Zoti janë të mllefosura dhe kanë shprehur armiqësi nga ky lajm qiellor. BZ 324.3
Ata që e kanë pranuar lajmin për ardhjen e dytë të Krishtit e kanë kuptuar se është e domosdoshme të pendohen dhe të përkulen para Zotit. Shumë njerëz një kohë të gjatë janë luhatur ndërmjet Krishtit dhe botës por tani e kanë kuptuar se ka ardhur koha që të marrin qëndrim të qartë. Çdo gjë që ka pasur të bëjë më amshimin për ta është bërë jashtzakonisht e rëndësishmë. Qielli u është afruar dhe ata e kanë ndjerë veten fajtorë para Zotit.” Të krishterët janë zgjuar për jetë të re shpirtërore. Ata e kanë kuptuar se koha është e shkurtër dhe se duhet të bëjnë sa më shpejtë atë që janë të obliguar ta bëjnë për të afërmit e tyre. Ata i kanë braktisur planet sekulariste dhe u është dukur se para tyre është hapur amshimi; ajo që i përket bekimit të amshueshëm ose vdekjes së amshueshme i ka ndrydhur të gjitha çështjet me vlerë kalimtare. Fryma e Zotit ka fjetur në ta dhe u ka dhënë fuqi të jashtëzakonshme thirrjeve të cilat ua kanë dërguar vëllezërve dhe mëkatarëve për t'u përgatitur për ditën e Zotit. Dëshmia e qetë e jetës së tyre të përditshme ka qenë qortimi i vazhdueshëm për anëtarët në dukje të devotshëm por të pabindshëm të kishës të cilët nuk kanë dëshiruar të jenë të penguar në argëtime dhe kënaqësitë e veta, në vrapin për fitimin e parasë dhe në gjakimet për të fituar lavdi. Ky ka qenë shkaku i armiqësisë dhe i rezistencës kundër së vërtetës për ardhjen e sërishme të Krishtit dhe të lajmëtarëve të saj. BZ 325.1
Pasi e kanë parë se dëshmitë e mbështetura në periudhat kohore të profecive të pamohueshme, kundërshtarët ithtarëve të tyre u kanë bërë presion që të heqin dorë nga studimi i kësaj mateije, duke pohuar se profecitë janë të vulosura. Kështu protestantët kanë ecur hapave të katolikëve të Romës. Deri sa kisha e papës ua ndalonte besimtarëve leximin e Biblës, kisha protestante pohonte se një pjesë e rëndësishme e Shkrimit Shenjt e sidomos ajo e cila në veçanti i zbulon të vërtetat për kohën tonë nuk mund të kuptohet. (shih: Shtojca historike). BZ 325.2
Predikuesit dhe populli kishin deklaruar se profecitë e Danielit dhe Zbulesa janë mistere të pakuptueshme. Mirëpo vet Krishti i kishte udhëzuar nxënësit e tij drejt fjalës së profetit Daniel në pikëpamje të ngjarjeve të cilat kanë për të ndodhur në ditë e tyre dhe u kishte thënë: “Kush lexon le të përpiqet ta kuptojë!” Kurse pohimi se Zbulesa është mister që nuk mund të kuptohet përgënjeshtrohet nga vetë titulli i librit: “Zbulesa e Jezu Krishtit, të cilën ia dha Zoti Atij për t'i vënë në dijeni shërbëtorët e vet lidhur me ato që për së shpejti do të ndodhin ... i lumi ai që i lexon dhe ata që i dëgjojnë fjalët e kësaj profecie dhe i zbatojnë ato që janë të shkruara në të. Sepse koha e caktuar është afër.” (Zbulesa 1,1-3) BZ 325.3
Profeti ka thënë: “I lumi ai që lexon. Ka shumë njerëz që nuk dëshirojnë ta lexojnë as këtë profeci; atyre nuk u premtohet bekimi. “Dhe atyre që e dëgjojnë”; ka edhe të atillë që nuk dëshirojnë t'i dëgjojnë profecitë; bekimi as atyre nuk u premtohet. “Dhe i zbatojnë ato që janë të shkruara në të”; shumica nuk i kushton kujdes vërejtjeve dhe këshillave nga Zbulesa; asnjëri prej të tillëve nuk ka të drejtë në bekimin e premtuar. Të gjithë ata që i urrejnë profecitë dhe që tallen me simbolet solemne të caktuara në to, të gjithë ata që refuzojnë të kthehen në rrugë të mbarë dhe të përgatiten për ardhjen e Krishtit kanë mbetur pa bekimin hyjnor. BZ 326.1
Si mund ta marrin guximin njerëzit që para dëshmisë së frymëzimeve hyjnore të pohojnë se Zbulesa është mister të cilin mendja njerëzore nuk mund ta kuptojë? Ai është mister i zbuluar; ai është libër i hapur. Studimi i Zbulesës na shpie në profecinë e Danielit. Në librin e parë dhe të dytë profetik Zoti u jep fëmijëve të vet mësime të vlefshme lidhur me ngjarjet të cilat do të ndodhin në fundin e historisë së kësaj bote BZ 326.2
Gjonit i qenë zbuluar skenat e largëta dhe shqetësuese për jetën e kishës. Në atë libër apostulli i përshkruan gjendjen, rreziqet, luftërat dhe çlirimin definitiv të popullit të Zotit. Aty është shënuar lajmi i cili do ta përshpejtojë pjekjen e korrjes së botës. Aty ai i vështron besimtarët si duaj të drithnikut qiellor kurse armiqët e Krishtit si liktyra për zjarrin shkatërrimtar. Atij i qenë zbuluar shumë fakte të rëndësishme, sidomos për kishën e fundit me qëllim që ata që i tejkalojnë lajthitjet nga e vërteta të mund ta dijnë se çfarë rreziqesh dhe luftërash i presin. Askush nuk duhet të mbetet në errësirë në pikëpamje të ngjarjeve të ardhshme. BZ 326.3
Përse atëherë ka aq injorancë të përgjithshme për një vepër aq të rëndësishme nga Shkrimi Shenjt? Përse ka aq refuzim që të studjohet shkenca e tij? Kjo është pasojë e planit të llogaritur mirë të princit të eirësirës që njerëzve t'ua fshehë atë që ia zbulon gënjeshtrat dhe mashtrimet e tij. Për këtë arsye Krishti, autori i Zbulesës i cili e ka paraparë luftën që do të zhvillohet kundër studimit të Zbulesës i ka bekuar të gjithë ata që “i lexojnë, i dëgjojnë dhe u përmbahen fjalëve të profecisë.” BZ 326.4