Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit

20/47

16. UDHËTARËT E DEVOTSHËM

Reformatorët anglezë edhe pse kishin hequr dorë nga mësimet e Romës megjithatë i kishin mbajtur shumë forma të saj. Kisha anglikane e kishte hedhur autoritetin dhe religjionin e Romës, por në meshat e veta i ruante shumë doke dhe ceremoni të saj. Thuhej se këto çështje nuk ishin çështje të ndërgjegjes sepse nuk janë të përcaktuara në Shkrimin Shenjt prandaj edhe nuk ishin qenësore; dhe pasi që nuk ishin të ndaluara, konsiderohej se nuk ishin as të dëmshme. Theksohej se këto ceremoni ishin ruajtur me qëllim që të zvogëlohej ambisi i cili e ndante kishën e reformuar nga Roma dhe me qëllim që në këtë mënyrë të lehtësohej pranimi i Fesë Protestante nga ithtarët e Romës. BZ 278.1

Për konservativët dhe për ata të cilët ishin për kompromis këto dëshmi dukeshin të logjikshme. Mirëpo, kishte edhe disa të tjerë që quheshin puritanë të cilët nuk mendonin kësisoji. Fakti se këto zakone “kishin për qëllim tejkalimin e humnerës ndërmjet Romës dhe reformacionit” për ta ishte arsye e mjaftueshme që të mos i pranonin. Në to, ata e shikonin shenjën e robërisë nga e cila ishin çliruar dhe në të cilën më nuk donin të ktheheshin kursesi. Ata thoshin se Zoti në Fjalën e tij i ka përcaktuar rregullat që janë të domosdoshme për shërbesë. Prandaj, njerëzit nuk munden sipas dëshirës diçka të shtojnë apo të heqin. Fillimi i bjerrjes së madhe qëndronte pikërisht në faktin se bëheshin përpjekje që autoriteti i Zotit të zëvendësohej me autoritetin e kishës. Roma filloi ta urdhëronte atë që Zoti nuk e kishte ndaluar, por më në fund filloi ta ndalonte edhe atë që Zoti në veçanti e kishte urdhëruar. BZ 278.2

Shumë njerëz kishin dëshiruar seriozisht t'i ktheheshin pastërtisë dhe thjeshtësisë së kishës autentike të krishterë. Ata në shumë zakone të kishës anglikane i shihnin mbeturinat e idhujtarisë dhe nuk mund të merrnin pjesë me ndërgjegje të pastër në meshat e saj. Kisha, sërish nga ana e vet e mbështetur nga autoriteti shtetëror nuk lejonte kurrfarë daljesh nga format e saja. Ligji kërkonte pjesëmarrje në mesha, përkatësisht në shërbesa Zotit, kurse mbledhjet e palejueshme fetare ndaloheshin me kërcënimin e ndëshkimit me burgim, të persekutimit dhe të vdekjes. BZ 278.3

Në fillim të shekullit XVII, mbreti i cili sapo ishte ulur në Fronin e Anglisë kishte deklaruar se do t'i detyronte të gjithë puritanët që “të nënshtroheshin ose do të dëboheshin nga vendi e ndoshta do t'i gjente e dhe e keqja më e madhe.”223George Bancroft, History of the United States of America, pt. I, gl. 12. par. 6. Të ndjekur, të persekutuar, të burgosur dhe duke mos parë se asgjë më e mirë nuk i pret në të ardhmen shumë njerëz ishin bindur se “Anglia më nuk ishte vend për të banuar ata që dëshirojnë t'i shërbejnë Zotit në bazë të ndërgjegjes.”224J. G. Palfrey, History of New England, gl. 3. par. 43. Disa kishin vendosur që vendstrehim të gjenin në Holandë. Ata kishin përjetuar vështirësi të mëdha dhe humbje marteriale duke rënë nga tradhtia në duar të armikut dhe duke u burgosur, por qëndrueshmëria e tyre e fuqishme u kurorëzua me sukses dhe më në fund kishin gjetur vendstrehim në brigjet e republikës miqësore të Holandës. BZ 279.1

Me rastin e arratisjes së tyre ata i kishin lënë shtëpitë, pasuritë dhe të gjitha mjetet për jetë. Si të huaj në vendin e huaj, në mes të një populli me gjuhë dhe zakone tjera, ishin detyruar të kërkonin profesione të reja për ta fituar bukën e gojës. Njerëzit e moshës së pjekur të cilët jetën e tyre e kishin kaluar duke e punaur tokën ishin detyruar ta mësonin ndonjë zeje. Mirëpo, ata e pranonin pozitën e tyre të re pa u ankuar, pa e humbur kohën në dembeli apo në pakënaqësi. Ndonëse shpeshherë vuanin nga varfëria, megjithatë e falendëronin Zotin për bekimin që ua kishte dhënë dhe i gëzoheshin bashkësisë së tyre shpirtërore me Zotin. “Ata e dinin se janë udhëtarë dhe për këtë arsye nuk shqetësoheshin por i drejtonin sytë drejtë qiellit, atdheut të tyre më të dashur dhe kështu ngushëlloheshin.”225Bancroft, op. cit., I, gl. 12. par. 15. BZ 279.2

Ndjekja dhe vështirësitë ua kishin shtuar dashurinë dhe besimin. Ata mbështeteshin në premtimet e Zotit kurse Ai nuk i dëshpronte në rastet e nevojave. Engjëjt e tij qëndronin skaj tyre për t'i kurajuar dhe ndihmuar. Dhe kur dora e Zotit ua tregoi vendin përtej detit ku do të mund ta themelonin shtetin e tyre dhe që fëmijëve të vet t'ua lenin trashëgiminë e çmueshme të lirisë religjioze ata ecën përpara pa dilema rrugës së Providences. BZ 279.3

Zoti lejoi që mbi popullin e tij të vijnë sprovat për ta përgatitur për plotësimin e qëllimeve të tij të mëshirës ndaj këtyre njerëzve. Kisha ishte poshtëruar aq, sa që përsëri të mund të ngritej. Zoti ishte i gatshëm t'ia zbulonte forcën e vet me qëllim që botës t'ia jepte dëshiminë e re se nuk do t'i braktiste ata që mbështeteshin në Të. Ai i udhëheqte ngjaijet në mënyrë që mllefi i satanit dhe sulmet e njerëzve të këqijë edhe më tepër ta ngrisnin lavdinë e Zotit, kurse popullin e tij ta shpienin në vend të sigurt. Ndjekjet dhe persekutimet ia hapën rrugën lirisë. BZ 280.1

Kur për herë të parë u detyruan të ndaheshin nga kisha anglikane, puritanët reciprokisht u obliguan solemnisht se si popull i lirë i Zotit “do të marshonin unik në të gjitha rrugët të cilat ua zbulonte Zoti, apo të cilat do t'ua zbulonte në të ardhmen.”226J. Brown, The Pilgrim Fathers, str. 74. Po, kjo qe fryma e vërtetë e reformës, rruga jetësore e protestantizmit. Me këtë vendim këta njerëz të devotshëm arritën në Holandë për ta kërkuar në botën e re shtëpinë e re. Gjon Robinsoni, misionari i tyre të cilin Providenca e pengoi që t'i përcjellte u kishte thënë në fjalimin e tij lamtumirës: BZ 280.2

“Vëllezër, ne tani do të ndahemi dhe Zoti e di se a do t'i shoh më ndonjëherë fytyrat tuaja. Pa marr parasysh se a ka vendosur kështu Zoti apo jo, unë ju përbetoj para Zotit dhe engjëjve të tij, që të mos më shikoni mua më tepër seq e kam shikuar unë Krishtin. Në qoftë se Zoti, përmes ndonjë mjeti tjetër do t'u zbulojë, të jeni të gatshëm që këtë ta pranoni njësoj siç e keni pranuar të vërtetën përmes predikimeve të mija; jam thellësisht i bindur se Zoti do të bëjë që nga Fjala e tij të ndriçojë e vërteta e re dhe drita e re.”227Martyn, op. cit., vol. V, str. 70. BZ 280.3

“Për sa më përket mua unë nuk mund ta vajtoj sa duhet gjendjen e kishave të reformuara të cilat në pikëpamje të fesë kanë ardhur deri në një shkallë të caktuar por nuk duan të shkojnë më tutje se që kanë shkuar prijësit e reformacioinit të tyre. Luteranët nuk mund të detyrohen ta bëjnë edhe një hap përtej asaj që e ka ditur Luteri ... ndërsa kalvinistët siç po e shihni janë duke qëndruar aty ku i ka lënë njeriu i madh i Zotit i cili megjithatë nuk i ka parë të gjitha. Kjo është fatkeqësi e cila nuk mund të vajtohet aq sa meriton; sepse edhe pse këta njerëz në kohën e tyre kanë qenë qirinjë të shkëlqyeshëm, ata megjithatë nuk i kanë njohur të gjitha këshillat e Zotit; sikur ata të jetonin sot, do të ishin gjithashtu të gatshëm ta pranojnë dritën e re, ashtu siç kanë qenë të gatshëm ta pranojnë dritën e parë.”228D. Neal, History of the Puritans, vol. I, str. 269. BZ 280.4

“Përkujtojeni besëlidhjen tuaj me të cilën jeni obliguar se do të ecni nëpër të gjitha rrugët e Zotit që u janë zbuluar ose që do t'u zbulohen. Përkujtoni premtimet dhe betimet tuaja para Zotit dhe Besëlidhjen reciproke se do ta pranoni çdo dritë, çdo të vërtetë e cila do t'u zbulohet nga Fjala e Tij e shkruar. Mirëpo, kini kujdes, ju lutem se çka do të pranoni si të vërtetë; krahasoni dhe matni ato me tekstet e tjera të së vërtetës para se t'i pranoni; sepse nuk është e mundshme që bota e krishterë e cila pak më parëdoli nga errësira aq e thellë përnjëherë të arrijë në dritën e plotë.”229Martyn, op. cit., vol. V, str. 70. 71. BZ 281.1

Synimi për lirinë e ndërgjegjës i entuziazmoi këta udhëtarë të devotshëm që me guxim t'u përballojnë vështirësive të rrugës së gjatë përtej detit, t'u përballojnë rreziqeve të viseve të egra dhe që me bekimin e Zotit në brigjet e Amerikës t'i venin themelet e një kombi të fuqishëm. Megjithatë, përkundër sinqeritetit dhe devotshmërisë së tyre këta udhëtarë ende nuk e kishin kuptuar parimin e madh të lirisë religjioze. Nuk ishin të gatshëm që lirinë të cilën e gjakonin me çdo kusht ta realizonin për vete dhe tua jepnin edhe të tjerëve. “Bile edhe ndër mendimtarët edhe moralistët më të mëdhenj të shekullit XVII ka pasur pak të atillë të cilët e kanë pasur të qartë kuptimin e vërtetë të parimit të madh të Besëlidhjes së Re i cili e pranon Zotin si gjykatësin e vetëm të besimit njerëzor.”230Ibid., vol. V, str. 297. Shkenca që mëson se Zoti ia ka besuar kishës të drejtën për ta sunduar ndërgjegjen dhe për ta përcaktuar se çka është heretizëm dhe ta ndëshkojë është njëra ndër lajthitjet më të mëdha të papës e cila është rrënjosur shumë thellë. Edhe pse reformatorët e kishin hedhur shkencën e Romës, megjithatë nuk qenë çliruar plotësisht nga fryma e saj e intolerancës. Errësira e thellë me të cilën Roma e kishte mbështjellur tërë krishterimin gjatë sundimit të saj botëror ende nuk ishte shpërndarë plotësisht. Njëri ndër predikuesit kryesor të shtetit Masaçusets, Beji kishte thënë: “Toleranca është fajtore që bota është bërë e antikrishterë; edhe kisha kurrë nuk duhet të pendohet që ka qenë e ashpër ndaj heretikëve.”231Ibid., vol. V, str. 335. Kolonistët e pranuan ligjin se vetëm anëtarët e kishës kanë të drejtë vote për çështjet civile. Qe vendosur një lloj i shtetit kishtar dhe prej të gjithëve kërkohej ta ndihmonin mbajtjen e klerit ndërsa pushtetit i vehej si obligim që ta evitonte dhe mënjanonte heretizmin. Kështu pushteti sekularist hyri në duart e kishës. Nuk zgjati shumë dhe këto masa i shkaktuan pasojat e pashmangshme—ndjekjet. BZ 281.2

Njëmbëdhjet vjetë pas themelimit të kolonisë së parë në Botën e Re, erdhi Rogjer Vilijams. Si dhe të ardhurit e parë edhe ai kishte arritur për ta gëzuar lirinë e ndërgjegjes; mirëpo për dallim prej tyre ai e kuptonte—atë që pak njerëz të kohës së tij e kuptonin—se ajo liri është e drejtë e patjetërsueshme e të gjithëve çfarëdo që të ishte besimi i tyre. Ai ishte kërkimtar serioz i së vërtetës dhe së bashku me Robinsonin e konsideronte të pamudshme se qysh tani ishte zbuluar e tërë drita e Fjalës së Zotit. Vilijamsi ka qenë “i pari në krishterimin e kohës së re i cili thoshte se pushteti civil duhet të mbështetet në lirinë e ndërgjegjes dhe në barazinë e mendimit para ligjit.”232Bancroft, op. cit., gl. 15. par. 16. Ai pat deklaruar se është obligim i pushtetit që t'i ndëshkonte krimet por jo edhe ta sundonte ndërgjegjen. “Populli ose pushteti”—pat thënë ai—“mund të vendosin se çka i ka borxh njeriu njeriut, por në qoftë se tentojnë ta caktojnë se cili është obligim i njeriut ndaj Zotit, atëherë ata bëjnë diçka që nuk është e drejtë e tyre, prandaj njeriu nuk mund të mbështetet në mënyrë të sigurtë në ta. Është e qartë se sikur paria ta kishte në atë pikëpamje pushtetin ajo sot do ta përcaktonte këtë mendim apo besim kurse nesër një tjetër ashtu siç kanë bërë në Angli mbretërit dhe mbretëreshat e ndryshme, kurse në kishën e Romës papat dhe koncilet e ndryshme, kështu që feja do të bëhej një grumbull konfuzionesh.”233Martyn, op. cit., vol. V, str. 340. BZ 282.1

Pjesëmarrja në meshat e kishës shtetërore kërkohej nën kërcënimin e burgimit apo të dënimit me para. “Vilijamsi nuk e miratonte atë ligj. Dispozita më e keqe e këtij ligji ishte ajo me të cilën përcaktohej pjesërmarrja në shërbesat përkatësisht meshat e kishës së zhupës. Ta detyrosh dike që t'i bashkangjitet njerëzve të një besimi tjetërfare prej tij konsiderohej si shkelje e së drejtës së tyre natyrore; me fuqi t'i detyrosh të pafetë dhe indiferentët të shkojnë në mesha dhe në shërbesa Zotit, nënkupton të kërkosh prej njerëzve hipokrizi ... as kë nuk duhet kundër vullnetit të vet ta detyrosh të merr pjesë në meshë ose të paguaj taksa rreth shërbesës Zotit. “Çka!?”—bërtitnin kundërshtarët e tij—duke u trishtuar nga mësimet e tij—“a nuk është punëtori i denjë për rrogën e tij?”—“Po!—përgjigjej Vilijamsi—“Por prej atyre të cilët i inkuadrojnë në punë.”234Bancroft, op. cit., gl. 15. par. 2. BZ 282.2

Roxher Vilijamsin njerëzit e duanin dhe e respektonin si një misionar dhe predikues të besueshëm, si njeri me aftësi të rralla, me karakter dhe ndershmëri të pathyeshme dhe me mirësi të mirëfilltë; mirëpo disa nuk mund ta përballonin që aq me vendosshmëri t'ia mohonte të drejtën pushtetit civil që ta sundonte kishën dhe që kërkonte liri religjioze. Aplikimi i kësaj shkence të re, thoshin ata “do ta përmbyste themelin e qeverisë së këtij vendi”.235Ibid., gl. 15. par. 10. Mandej, atë e gjykuan duke e dëbuar nga kolonia kështu që ai më në fund për t'iu shmangur arrestimit u detyrua që në mes të dimrit të kërkojë vendstrehim në pyll. BZ 282.3

“Gjatë katrëmbëdhjetë javëve” shkruante ai, nëpër kohën më të ligë bridhja i pikëlluar andej, këndej pa vendstrehim dhe pa bukë, por korbat më ushqenin; një lis i zgavruar më shërbente më së shpeshti si vendstrehim.”236Martyn, op. cit., vol. V, str. 349. 350. Kështu ai e vazhdoi arratisjen e mundimshme nëpër borë dhe pyje të parrugë, deri sa më në fund nuk gjeti vendstrehim te një fis indian dashurinë dhe besimin e të cilëve e kishte fituar duke u përpjekur që t'i njoftonte me të vërtetat Ungjillore. BZ 284.1

Pas bredhjeve disamujore më në fund kishte arritur te brigjet e gjirit të Naraganseckit ku ia kishte vënë themelin shtetit të parë të kohëve moderne i cili në kuptim të plotë e pranonte të drejtën e lirisë religjioze. Parimi themelor i kolonisë së Rogjer Vilijamsit ishte: “secili është i lirë t'i shërbejë Zotit në bazë të dritës së ndërgjegjes së vet.”237Ibid., vol. V, str. 354. Shteti i tij i vogël Rod Ajland u bë vendstrehim i të gjithë të përndjekurve; ai u rritë dhe lulëzoi deri sa parimet e tija themelore—liria qytetare dhe fetare—nuk u bënë gurëthemel i Republikës amerikane. BZ 284.2

Në këtë dokument të vjetër të rëndësishëm të cilin këta njerëz e shpallën kushtetetutë të drejtave të tyre—me deklaratën e pavarësisë — ata thonë: “Ne mendojmë se këto të vërteta vetvetiu janë të kuptueshme: se të gjithë njerëzit janë të krijuar të barabartë; se Krijuesi ua ka dhënë disa të drejta të patjetërsueshme në të cilat e llogarisin të drejtën për jetë, për liri dhe për arrijtjen e lumturisë.” Kushtetuta e garanton me fjalët më të qarta pacënueshmërinë e ndërgjegjës. Ajo thotë: “Kurrfarë kushti fetar nuk mund të kërkohet si kualifikim për ushtrimin e çfarëdo shërbimi publik të besueshëm në Shtetet e Bashkuara.” “Kongresi nuk mund të nxjerrë kurrfarë ligji me qëllim që të fusë çfarëdo religjioni shtetëror apo që ta ndalojë në mënyrë të lirë ushtrimin e ndonjë religjioni.” BZ 284.3

“Krijuesit e kushtetutës e pranuan parimin jetik që raportet e njeriut ndaj Zotit të tij të qëndrojnë mbi legjislacionin njerëzor dhe se e drejta e ndërgjegjes së njeriut është e patjetërsueshme. Për dëshmimin e kësaj të vërtete nuk ka nevojë të theksohen arsyet; secili është i vetëdijshëm në brendësinë e vet. Vetëdija për të, përkundër ligjeve njerëzore u ka dhënë forcë aq shumë martirëve në mes të torturave dhe flakës së turrës së zjarrit. Ata e kanë ndjerë se obligimi i tyre ndaj Zotit është përmbi urdhërat njerëzore dhe se njeriu nuk ka të drejtë t'ua sundojë ndërgjegjen. Ky është parim të cilin secili e bartë në vete dhe të cilin askush nuk mund ta çrrënjosë.”238Congressional documents (U.S.A.), serial No. 200, documents No. 271. BZ 284.4

Kur në Evropë u përhapë lajmi se ekziston një vend ku secili mund ta gëzojë frytin e punës së vet dhe të jetojë sipas ndërgjegjes së vet, mijëra njerëz u nisën drejt Botës së Re. Kolonitë u rritën së shpejti. “Me ligjin e posaçëm, kolonia Masaçusets u ofroi pranim të mirë dhe ndihmë të krishterëve të të gjitha kombeve të cilët iknin përtej Oqeanit Atlantik për t'iu shmangur luftërave, urisë ose shtypjes nga persekutesit e vet kështu që me ligj këta refugjatë dhe të ndjekur u bënë mysafirë të shtetit.”239Martyn, op. cit., vol. V, str. 471. Gjatë njëzetë vjetëve nga dita e nisjes së anijes së parë në Plimaut, mijëra ardhacakë të rinjë u vendosën në Anglinë e Re. BZ 285.1

Për ta arritur idealin e tyre të synuar, këta ardhacakë u kënaqën që me jetën e tyre modeste, me punë të zellshme dhe me kursim filluan t'ia sigurojnë vetes mjetet më të nevojshme për jetë. Nga vendi e prisnin frytin më modest të punës së vet. Ata nuk lejuan që të mashtrohen me çfarëdo gjasash të florinjta të ardhmërisë. Ata qenë të kënaqur me përparimin gradual por të vazhdueshëm të bashkësisë së tyre shoqërore. Me durim i përballonin sfidat e jetës; në shkretëtirë e ujisnin me lotët dhe me djersën e ballit të tyre drurin e lirisë i cili i kishte lëshuar thellë rrënjët në tokë. BZ 285.2

Bibla ishte themel i besimit të tyre, burim i urtisë, mençurisë dhe kusht i lirisë. Parimet e saj studjoheshin me zell në shtëpi, në shkollë dhe në kishë, kurse frytet e saja u manifestuan në mirëqenie, në nivelin e arsimimit në pastërtinë morale dhe përmes maturisë. Ka mundur dikush të jetojë me vite në koloninë puritane “dhe të mos e takonte asnjë pijanec, të mos e dëgjonte asnjë sharje e të mos e shihte asnjë lypës.”240Bancroft, op. cit., gl. 19, par. 25. Kjo ishte dëshmi se parimet biblike ishin garancia më e sigurtë e madhështisë së popullit. Kolonitë e dobëta dhe të izoluara shndërroheshin në lidhje të shteteve të fuqishme dhe bota me habi e shikonte se si zhvillohej në paqe “kisha pa papë dhe shteti pa mbret.” BZ 285.3

Mirëpo masa gjithnjë e më të mëdha vinin vazhdimisht në Amerikë të nxitura nga motive krejtësisht të tjera se ato që i kishin sjellur udhëtarët e parë. Edhe pse besimi i thjeshtë dhe jeta e pastër kishin ndikim të madh, megjithatë ky ndikim gjithnjë e më tepër dobësohej sa më tepër që rritej numri i atyre që kërkonin vetëm levërdi materiale. BZ 285.4

Parimi i kolonive të para—se vetëm anëtarët e kishës kanë të drejtë vote dhe se vetëm ata mund t'i zënë pozitat në administratën civile shkaktoi pasoja të rënda. Këto masa u futën si mjet për t'u ruajtur pastërtia e shtetit, por ato e shkaktuan shkatërrimin e kishës. Pasi që ushtrimi i fesë ishte kusht për t'u fituar e drejta e votës dhe e drejta për shërbim shumica e njerëzve iu bashkangjitën kishës së prirur kryekputë nga qëllimet materiale por pa e përjetuar ndryshimin e zemrës. Kështu dalëngadalë kishat u mbushën me njerëz jo të devotshëm bile edhe ndër predikuesit dhe misionarët kishte edhe të atillë që predikonin mësime të rrejshme dhe nuk dinin asgjë për fuqinë rilindëse të Shpirtit Shenjt. BZ 286.1

Përsëri u dëshmua—ajo që aq shpesh kishte mundur të shihej në hitorinë e kishës që nga ditët e Konstantinit e deri më sot—se si nuk duhet të ngritet kisha me ndihmën e shtetit dhe të thirret pushteti sekularist që ta mbështes Ungjillin e atij i cili ka thënë: “Mbretëria ime nuk është e kësaj bote.” (Gjoni 18,36) Bashkimi i kishës me shtetin, qoftë kjo edhe në formën më të vogël, nuk e ofron botën me kishën, ashtu siç duket por në fakt e ofron kishën me botën. BZ 286.2

Parimin e madh të cilin e kishin përvetsuar në mënyrë aq fisnike Robinsoni dhe Rogjer Vilijamsi se e vërteta është progresive, se të krishterët duhet të jenë të gatshëm për ta pranuar çdo rreze drite që del nga Fjala e Zotit—pasardhësit e tyre e kishin lanë pas dore. Kishat protestante në Amerikë si dhe ato në Evroptë të cilat e gëzonin përparësinë për ta pranuar bekimin e reformacionit nuk arritën që ta përparojnë në rrugën e reformës. Kohë pas kohe ngriteshin besimtarët për t'i predikuar të vërtetat e reja dhe për t'i zbuluar lajthitjet e gjata por shumica si edhe hebrenjët në kohën e Krishtit dhe papistët në kohën e Luterit nuk donin të besonin asgjë tjetër përveç asaj që kishin besuar etërit e tyre, e as të jetonin ndryshe se ç‘kishin jetuar ata. Për këtë arsye feja e tyre përsëri u reduktua në formalizëm; ndërsa lajthitjet dhe bestytnitë të cilat kanë mundur të mënjanohen sikur kisha të kishte vazhduar të jetonte në dritën e Fjalës së Zotit u ruajtën e bile u bënë edhe shumë të dëshirueshme. Kështu fryma e reformaciont gradualisht zvetnohej dhe më në fund në kishat protestante u shtrua nevoja e njëjtë për reformacion si dhe në kishën e Romës gjatë kohës së Luterit. Aty mbizotëroi fryma e njëjtë sekulariste, vdekshmëria e njëjtë shpirtërore, adhurimi i njëjtë i mendimit njerëzor dhe në vend të Fjalës së Zotit u adhuruan teoritë njerëzore. BZ 286.3

Përhapja e madhe e Biblës në fillim të shekullit XIX dhe drita jashtëzakonisht e madhe e cila në këtë mënyrë u përhapë në botë nuk sollën edhe përparimin përkatës në njohjen e të vërtetave të zbuluara as në jetën religjioze. Satani më nuk kishte mundësi që si dhe në kohë e lashta Fjalën e Zotit ta mbante larg prej popullit, sepse Ajo ishte e kapshme për të gjithë; mirëpo, megjithatë për ta arritur qëllimin e vet ai shumë njerëz i nxiti që këtë mos ta vlerësonin sa e si duhet. Njerëzit nuk nxitonn për ta studjuar Shkrimi Shenjt, prandaj vazhduan t'i pranojnë interpretimet e rrejshme dhe t'i kultivojnë shkencat të cilat nuk kishin mbështjetje biblike. BZ 287.1

Duke e parë se të vërtetën nuk mund ta shkatërrojë me persekutime, satani përsëri e pranoi planin e kompromisit i cili në shekujt e parë kishte shkaktuar bjerrje të mëdha dhe krijimin e kishës së Romës. Ai i kishte nxitur të krishterët që të bashkohen jo plotësisht me paganët si në kohën e perandorit Konstatinit por me ata të cilët duke i adhuruar gjërat e kësaj bote ishin dëshmuar njësoj si dhe idhujtarët. Pasojat e këtij bashkimi qenë njësoj të rrezikshme si dhe ato në shekujt e kaluar. Fodullëku dhe konfuzioni kultivoheshin nën maskën e fesë kurse kishat amoralizoheshin. Satani vazhdoi ta deformonte shkencën e Shkrimit Shenjt kurse traditat që do të shkatërronin miliona shpirtëra filluan të lëshonin rrënjë të thella. Kisha e ruajti dhe e mbrojti traditën, në vend se t'i përmbahej “Fesë që u qe dhënë shenjtërve një herë e përgjithmonë.” (Juda 3) Në këtë mënyrë u zhvelërësuan parimet për të cilat reformatorët aq shumë kishin punuar dhe e kishin pësuar. BZ 287.2