Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit
15. BIBLA DHE REVOLUCIONI FRANCEZ
Në shekullin XVI reformacioni i cili popullit ia dha Biblën përpiqej të hynte në të gjitha vendet evropiane. Disa popuj e përshëndesnin me gëzim si lajmëtar qiellor. Në vendet tjera papati ia kishte arritur që në masë të madhe t'ia ndalonte hyrjen; kështu aty drita e njohjes biblike me ndikimin e bekuar ishte shuar gati plotësisht. Në një vend në të cilin kishte hyrë drita në mes të errësirës, nuk ishte pranuar. Me shekuj e vërteta edhe gënjeshtra kishin luftuar për supremacion. Më në fund kishte ngadhnjyer e keqja kurse e vërteta qiellore ishte dëbuar: “E gjykimi është ky: drita erdhi në botë por njerëzit më tepër e deshtën terrin se dritën, sepse veprat i kishin të këqija.” (Gjoni 3,19) Mirëpo i tërë ky popull i korri pasojat e zgjedhjes së vet. Fuqia e madhe e mbrojtjes së Zotit e braktisi popullin i cili e urrejti dhuratën e mëshirës së tij. Zoti lejoi që e keqja të piqet dhe e tërë bota i pa pasojat e hudhjes së të vërtetës. BZ 256.1
Lufta e cila u zhvillua në Francë me shekuj kundër Biblës e arriti kulmin në skenat e revolucionit. Kjo tronditje e tmerrshme ishte pasoja e pashmangshme e ngulfatjes së Fjalës së Zotit nga Roma (Shih: Shtojca historike). Ajo e paralajmëroi edhe përfundimin e politikës së papatit, pasojën e pashmangshme të doktrinës mijëvjeçare të kishës së Romës. Profetët e kishin paraparë se papati do ta ndalonte leximin e Shkrimit Shenjt, kurse Zbulesa njohton me pasojat e tmerrshme “të njeriut të bjerrur” i cili në veçanti do ta godaste Francën. Engjëlli i Zotit ka thënë: “Oborrin që është përjashta tempullit lëre m'anë dhe mos e mat, sepse ajo u la paganëve që do ta shkelin qytetin e shenjtë për dyzetë e dy muaj. Unë do t'i dërgoj dy dëshmitarë të mi, të veshur me petk zie e pendese dhe do ta profetizojmë një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë. Ata janë dy ullinjë dhe dy shandana që qëndrojnë para Zotëruesit të dheut. Nëse ndokusht do t'u bëjë keq, nga goja e tyre del zjarr dhe i përpin armiqët e tyre. Për të vërtetë, nëse ndokush do t'i dëmtojë, do të mbarojë në këtë mënyrë! Këta kanë pushtet ta mbyllin qiellin të mos bjerë shi ndër ditët kur ata profetizojnë; gjithashtu kanë pushtet ta shndërrojnë ujin në gjak dhe të sjellin mbi dhe çdo plagë sa herë të duan. Kur ta kryejnë dëshmimin e vet, Egërsira që del nga Humnera, do të bëjë luftë me ta, do t'i mundë dhe to t'i vrasë. Kufomat e tyre do të rrinë mbi dhe në tregun e qytetit të madh që simbolikisht quhet Sodoma dhe Egjipti, ku edhe Zotëria i tyre qe kryqëzuar. Njerëzit prej të gjithë popujve, prej të gjithë fiseve, prej të gjitha gjuhëve dhe prej të gjitha kombësive do t'i shikojnë kufomat e tyre për tri ditë e gjysmë; nuk do të lejojnë të varrosen kufomat e tyre. Banuesit e tokës do të gëzohen dhe do të galdojnë për të keqen e tyre dhe njëri-tjetrit do t'i ndajnë dhurata, sepse këta të dy profetë i munduan banuesit e tokës. Por mbas tri ditësh e gjysmë, shpirti që sjell jetën, i ardhur prej Hyut, hyri në ta dhe ata u ndreqën në këmbë. Atëherë një frikë e madhe i kapi të gjithë ata që i shihnin.” (Zbulesa 11,2-11) BZ 256.2
Periudhat e përmendura kohore këtu “dyzet e dy muaj” dhe “njëmijë e dyqind e gjatëdhjetë ditë” e shënojnë distancën e njëjtë kohore dhe e paraqesin kohën në të cilën Kisha e Zotit ka qenë e ndjekur nga Roma. Njëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë vjet të sundimit të papatit fillojnë në vitin 1538 pas erë sonë dhe përfundojnë në vitin 1798. Në atë kohë ushtria franceze hyri në Romë, e zuri rob papën dhe e shpuri në ekzil ku dhe vdiq. Prej asaj kohe edhe pse papa i ri u zgjodh së shpejti, papati më kurrë nuk e ktheu pushtetin që e kishte pasur dikur. BZ 257.1
Ndjekja e kishës së Zotit nuk ka zgjatur deri në fundin e prerjes kohore prej 1260 vjetëve. Nga mëshira ndaj popullit të vet, Zoti e shkurtoi kohën e sprovave të tija të tmershme. Në profetizimin e tij për “kohën e sprovës” e cila do të vinte për kishën, Jezusi ka thënë: “Dhe, po të mos shkurtoheshin ato ditë, askush nuk do të shpëtojë; por për hirë të të zgjedhurve do të shkurtohen ato ditë.” (Mateu 24,22) Falë ndikimit të Reformacionit ndjekja kishte pushuar pak para vitit 1798. BZ 257.2
Për sa i përket dy dëshmitarëve, profeti më tutje deklaron: “Këta janë dy ullinjë dhe dy shandane të cilat qëndrojnë para Zotëruesit të dheut”, “Fjala e jote”—ka thënë autori i psalmeve “qiri për këmbën time dhe dritë për shtegun tim” (Zbulesa 11,4; Psalmi 119,105). Dy dëshmitarë janë Shkrimi Shenjt i Besëlidhjes së Vjetër dhe Besëlidhjes së Re. Të dy janë dëshmi e rëndësishme në pikëpamje të origjinës dhe qëndrueshmërisë së Ligjit të Zotit. Të dy dëshmitarët janë në favor të planit të shpëtimit. Simbolet, viktimat dhe profetizimet e Besëlidhjes së Vjetër shpiejnë te Shpëtimtari i cili është dashur të vijë. Ungjilli dhe letrat e Besëlidhjes së Re flasin për Shpëtimtarin i cili ka ardhur pikërisht ashtu siç e kanë paraparë profetizimet dhe simbolet. “Ata do të profetizojnë një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë, të veshur në thasë.” Pjesën më të madhe të kësaj prerje kohore dëshmitarët e Zotit janë detyruar ta kalojnë në errësirë. Pushteti i papës ka bërë përpjekje që ta fshehë nga populli Fjalën e së vërtetës duke i dhënë dëshmitarë të rrejshëm për ta mohurar dëshminë e saj. (Shih: Shtojca historike). Kur u ndalua Shkrimi Shenjt nga pushtetet civile dhe religjioze; kur dëshmitë e tij u bastarduan dhe kur u bashkuan njerëzit dhe demonët për t'i ndarë zemrat njerëzore nga Bibla; kur ata që morën guximin t'i predikojnë të vërtetat e saja të shenjta u ndoqën, u tradhtuan, u torturuan dhe u varrosën në qelizat e errëta të kazamateve, kur u martirizuan për shkak të besimit ose u detyruan të gjejnë vendstrehime nëpër male, kanjone dhe shpella—atëherë dy dëshmitarë të besueshëm profetizuan të veshur në thasë. Ata megjithatë e kryen shërbesën e vet gjatë tërë distances kohore prej njëmijë e dyqind e gjashtëdhjetë vjetëve. Në periudhën më të errët pati dëshmitarë besnikë të cilët e përqafuan Fjalën e Zotit dhe gjakuan lavdinë e Zotit. Këta shërbëtorë besnikë e pranuan mençurinë, fuqinë dhe pushtetin për ta shpallur të vërtetën e Zotit gjatë tërë periudhës së asaj kohe. BZ 257.3
“Nëse ndokush do t'u bëjë keq, nga goja e tyre del zjarr dhe i përpin armiqët e tyre. Për të vërtetë, nëse ndokush do t'i dëmtojë do të mbarojnë në këtë mënyrë!” (Zbulesa 11,5) Njerëzit nuk mund ta shkelin Fjalën e Zotit pa u dënuar. Domethënia e këtij kërcënimi të tmerrshëm na zbulohet në kaptinën e fundi të Zbulesës. “Unë i dëshmoj secilit që i dëgjon fjalët e profecisë së këtij libri; kush t'i shtojë ndonjë send, Zoti do t'ia shtojë plagët e përshkruara në këtë libër. Kush ta heq ndonjë fjalë nga ky libër i profecisë, Zotit do t'ia heq pjesën në pemën e jetës dhe në qytetin e Shenjt—të përshkruar në këtë libër.” (Zbulesa 22,18.19) BZ 258.1
Vërejtjet e këtilla Zoti i ka dhënë për t'i kthyer njerëzit nga tentimet që në çfarëdo mënyrë ta ndryshojnë ate që Ai e ka zbuluar ose e ka urdhëruar. Këto kërcënime solemne kanë të bëjnë me të gjithë ata të cilët me ndikimin e tyre i nxisin njerëzit për ta zhvlerësuar Ligjin e Zotit. Ato fjalë duhet t'i mbushin me frikë të gjithë ata që pohojnë se është krejt një se ai përmbahemi apo nuk i përmbahemi Ligjit të Zotit. Përgjegjësinë e tmerrshme e marrin mbi vete të gjithë ata të cilët mendimin e tyre e ngrisin mbi zbulesat hyjnore, të cilët e ndryshojnë kuptimin e qartë të Shkrimit Shenjt me qëllim që të përfitojnë për vete apo për t'iu përshtatur botës. Fjala e shkruar, Ligji i Zotit do të jenë kriter sipas të cilit do të matet karakteri i çdo njeriu; të gjithë ata të cilët ky kriter i pagabueshëm i gjen fajtorë do të gjykohen. BZ 258.2
“Dhe kur e kryen dëshminë e vet”, periudha kohore në të cilën këta dy dëshmitarë kanë dëshmuar të veshur në thasë, përfundoi në vitin 1798. Nga fundi i dëshmisë së tyre në errësirë iu shpallë luftë nga ana “e egërsirës e cila doli nga shpella”. Satani përmes papatit me shekuj i ka sunduar pushtetet civile dhe kishtare të shumë popujve të Evropës por këtu shprehet një formë e re fuqisë sataniste. BZ 259.1
Politika e Romës gjithënjë ka qenë nën pretekstin se këtë e kërkon respektimi i Biblës, se i përmbahet Fjalës së Zotit të vulosur në një gjuhë të panjohur dhe të fshehur nga populli. Gjatë kohës së pushtetit të Romës dy dëshmitarë kanë profetizuar “të veshur në thasë”. Por është dashur të paraqitet egërsira tjetër—egërsira nga shpella—që të fillojë lufta e hapur kundër Fjalës së Zotit. BZ 259.2
“Qyteti i madh” në rrugën e të cilit u vranë dy dëshmitarët dhe ku qëndronin trupat e tyre “u quajt në kuptim shpirtëror Egjipt”. Nga të gjithë popujt për të cilët na informon historia Biblike, Egjipti në mënyrë më të paskrupullt e ka mohuar ekzistimin e Zotit dhe i është kundërvënë urdhërave të tij. Asnjë mbret nuk ka marrë guxim që të rebelohet në mënyrë aq arrogante dhe të hapët kundër autoritetit të qiellit siç e kishte bërë faraoni egjiptas. Kur Mojsiu ia kishte sjellur porosinë nga Zoti, ai i krekosur iu kishte përgjigjur: “Kush është ai Zot që t'ia dëgjoj fjalën dhe ta lëshoj Izraelin? Unë nuk e pranoj atë Zot e as nuk e lëshoj Izraelin.” (Dalja 5,2) Ky është paganizëm; dhe populli i paraqitur këtu simbolikisht si Egjipt gjithashtu refuzoi t'i pranonte kërkesat e Zotit dhe e zbuloi frymën e njëjtë të mllefit dhe të pabesisë. “Qyteti i madh” gjithashtu në kuptim metaforik është “Sodoma”. Amoraliteti i Sodomës në shkeljen e Ligjit të Zotit është zbuluar sidomos në bjerrjen morale. Ky mëkat do të jetë gjithashtu veçoria kryesore e popullit i cili do ta plotësonte këtë profetsi. BZ 259.3
Nga fjalët e profetit mund të konkludojmë se diçka para vitit 1798 do të ngritej një pushtet me origjinë dhe karakter satanist i cili do t'i shpallte luftë Biblës. Në vendin ku dëshmia e dy dëshmitarëve të Zotit do të heshtet do të shohim se si forcohet paganizmi i faraonit dhe bjerrja morale e Sodomës. BZ 259.4
Ky profetizim në mënyrën më të sakët dhe më të qartë është plotësuar në historinë e Francës. Gjatë kohës së Revolucionit të vitit 1793 “bota për herë të parë kishte dëgjuar se një kuvend i njerëzve të lindur dhe të edukuar në një vend të qytetëruar e cili ia jepte vetes të drejtën për ta drejtuar njërin ndër popujt më të ngritur të Evropës, ta ngriste në mënyrë harmonike zërin e vet duke i mohuar në mënyrën më solemne të vërtetat hyjnore dhe ta hudhte fenë e Zotit dhe shërbesën që i bëhet Atij”.210Sir Walter Scott, Life of Napoleon, vol. I, gl. 17. Franca është kombi i vetëm në botë për të cilin janë ruajtur raportet autentike si kombi i parë i cili e ka ngritur dorën kundër Krijuesit të kozmosit... ka ekzistuar dhe ekziston edhe më tutje një numër i madh blasfemistësh dhe të pafeshë në Angli, në Gjermani, në Spanjë dhe në vendet e tjera, por Franca e zë vendin e veçantë në historinë botërore si shteti i vetëm i cili me vendimin e kuvendit të vet legjislativ e ka shpallur se Zoti nuk ekziston dhe ku pjesa më e madhe e popullsisë së kryeqytetit si dhe e provincës e ka pranuar këtë shpallje me gëzim të posaçëm.211Blackwod's Magazine, November 1870. BZ 260.1
Franca gjithashtu e ka treguar karakterin i cili ka qenë tipik me Sodomën. Gajtë kohës së Revolucionit ka mundur të konstatohet gjendja e bjerrjes dhe e rënies morale e ngjashme me atë që e ka shkaktuar shkatërrimin e Sodomës dhe Gomorës. Historianët flasin për paganizmin dhe bjenjen morale të Francës saktësisht ashtu siç e ka paraqitur profecia. “Në lidhje të ngushtë me këto ligje kundër religjionit është edhe ligji i cili lidhjen bashkëshortore—besëlidhjen më të shenjt ndërmjet qy qenieve njerëzore qëndrueshmëria e të cilës është e domosdoshme për ruajtjen e shoqërisë e ka reduktuar në shkallën e një kontrate të përkohshme qytetare të cilën dy persona mund ta lidhin dhe ta shkëpusin sipas dëshirës... demonët që ia kanë shtruar vetes për qëllim të shkatërrojnë çdo gjë që është e ndershme, e bukur dhe e qëndrueshme në jetën familjare dhe ta vendosin të keqen e cila do të bartet nga brezi në brez, nuk do të kishin mundur ta gjenin një plan më të mirë se sa t'ia hiqnin nderin jetës bashkëshortore ... Sofia Arnold aktore me nam për nga spiritualitet i saj e ka quajtur martesën e lirë sakrament të amoralitetit”. “Ku edhe Zotëriu i tyre qe kryqëzuar.” (Zbulesa 11,8) Ky detaj i profecisë u plotësua në Francë. Në asnjë vend tjetër nuk është zbuluar në mënyrë më të qartë fryma e armiqësisë kundër Krishtit. Askund e vërteta nuk ka hasur në kundërshtim më të hidhur se këtu. Me ndjekjet të cilat i filloi kundër dëshmitarëve të Ungjillit, Franca e kryqëzoi Krishtin në personalitetet e nxënësve të tij. BZ 260.2
Me shekuj u derdh gjaku i shenjtërve. Deri sa valdenzianët në pyjet e Piemontit e jepnin jetën e tyre “për Fjalën e Zotit dhe dëshminë e Jezu Krishtit”, albigenzët francez i përballonin viktimat e njëjta për arsyet e njëjta. Në kohët e Reformacionit ithtarët e Fjalës së Zotit ekzekutoheshin në mundimet më të mëdha. Mbreti dhe fisnikët, gratë e shtresave të larta dhe vajzat e brishta, krenaria dhe heronjët e kombit, dërgoheshin në vuajtjet e vdekjes së martirëve të Krishtit. Hugenotët e guximshëm e derdhnin gjakun në shumë fushëbeteja duke luftuar për atë që është më madhështore për zemrën e njeriut; për lirinë e ndërgjegjes. Protestantët nxirreshin jashtë ligjit, kokat e tyre shpalleshin në licitacion dhe ndiqeshin si bishat të egra. BZ 262.1
“Kishë e shkretëtirës” quhej numri i vogël i pasardhsve të krishterëve antik që ekzistonin në Francë në shekullin XVIII dhe që fshiheshin në malet jugore për ta ruajtur fenë e etërve të tyre. Në qoftë se natën e mermin guximin për t'u takuar nëpër male apo në shkretëtirat e vetmuara, i ndiqnin ushtarët e Luigjit XIV dhe i dërgonin në burgun e përjetshëm nëpër Gali. Francezët më të mirë, më fisnikë dhe më të arsimuar shpeshherë lidheshin në pranga së bashku me piratët dhe vrasësit duke i pësuar torturat më të tmershme. Të tjerët me të cilët veprohej pak më njerëzishëm pushkatoheshin me gjakëftohësi, kur të paarmatosur dhe të pafuqishëm binin në gjunjë për t'u lutur. Qindra njerëz të vjetër, gra të pambrojtura dhe fëmijë të pafajshëm vriteshin nëpër vende ku tuboheshin. Kushdo që kalonte rrëzës së maleve apo nëpër pyje, ku rëndom tuboheshin, nuk ishte fare e parëndomtë “të haseshin në çdo katër hapa kufomat në barë ose trupat e vdekur të varur nëpër drunjë”. Vendi i tyre i shkretëruar nga shpata, sëpata dhe turrat e zjarrit “ishte shndërruar në një shkretëtirë të madhe të errët”. Këto tmerre nuk ndodhnin në ndonjë të kaluar të errët por në kohën e sundimit të shkëlqyeshëm të Luigjit XIV. Kjo ishte periudha kur dija përparonte, kur literatura lulëzonte dhe kur teologët e oborrit dhe të fronit ishin të arsimuar e të qartë dhe kur me ëndje dëshironin të prezentoheshin si të butë dhe të edukuar. BZ 262.2
Mirëpo krimi më i zi në listen e zezë të krimeve, vepra më e tmerrshme sataniste të cilën e ka shënuar historia ka qenë Ploja e Bartolomeut. Bota ende me trishtim e tmerr e përkujton këtë plojë tinzare dhe brutale. Duke qenë i nxitur nga klerikët dhe prelatët kishtarë mbreti i Francës e kishte lejuar krimin. Këmbana nga një kishë në mesnatë e kishte dhënë shenjën për plojë. Mijëra protestantë të cilët ishin duke fjetur qetë në shtëpitë e tyre duke pasur besim në fjalën e nderit të mbretit u nxorrën nga shtëpitë e tyre dhe u vranë me gjakëftohtësi. BZ 263.1
Ashtu siç ka qenë Krishti prijës i padukshëm i popullit të vet kur e kanë nxjerrë nga skllevëria e Egjiptit, ashtu edhe satani ishte prijës i padukshëm i njerëzve të vet në këtë plojë të tmerrshme. Në Paris masakra zgjati shtatë ditë kurse në tri ditët e para me një urrejtje të paparë. Kjo plojë nuk u kufizua vetëm në kryeqytet; me urdhërin e mbretit u përhapë nëpër të gjitha provincat dhe qytetet ku jetonin protestantët. Nuk u muarr në konsideratë as mosha as gjinia. Nuk u kursyen as fëmijët e pafajshëm e as pleqët e thinjur. Fisnikët dhe fshatarët, të rinjët dhe të moshuarit, nënat dhe fëmijët u vranë së bashku. Ploja zgjati në tërë Francën dhe vazhdoi plotë dy muaj. U vranë afro 70.000 njerëz—lulet e kombit. BZ 263.2
“Kur arriti lajmi në Romë për këtë krim, klerikët uluritnin nga gëzimi. Kardinali Lorenit e shpërbleu lajmëtarin me 1.000 kruna. Topi nga kështjella e Engjëllit të Shenjt bubulloi me përshëndetjen e gëzueshme. Jehuan këmbanat nga të gjitha kumbanaret, flakadanët e kremtes e shndërruan natën në ditë kurse Gërguri XIII në përcjellje të kardinalëve dhe prijësve të lartë kishtarë e zhvilloi një procesion të shkëlqyeshmë në kishën e Shën Luigjit, ku kardinali i Lorenit e këndoi “Te Deum”. U farkua medalja—përkujtimore si kujtim për plojën ndërsa në Vatikan edhe sot mund të shihen tri afreska të Vasarit të cilat e pasqyrojnë vrasjen e admiralit Kolinji, Mbretin në këshillin e oborrit duke përgatitur kurthin, dhe vet plojen. Gërguri XIII ia dërgoi Karlit IX drandofilen e artë ndërsa katër muaj më vonë ... e dëgjoi predikimin e një kleriku francez i cili fliste për atë ditë të Shenjt dhe të gëzueshme kur Ati i Shenjt e kishte pranuar lajmin për plojën dhe kishte shkuar në marshin solemn për t'i falënderuar Zotin dhe shën Luigjin.”212Henry White, The Massacre of St. Barho- lomew, ch. 14. par. 34. BZ 263.3
Fryma e njëjtë sataniste e cila e kishte shkaktuar plojën e natës së Bartolomeut ka qenë prijës edhe në skenat e tmerrshme të Revolucionit. Jezu Krishti paraqitej si mashtrues ndërsa ulurima e përgjithshme e paganëve frances “ta shtypim të mjerin” përkatësisht Krishtin! Blasfemia dhe bjerrja morale shkonin dorë për dore kurse njerëzit më tinzarë, monstrumët e brutalitetit dhe të veseve tani ishin ngritur në piedestal. Në çdo aspekt satanit i shprehej respekti më i madh ndërsa Krishti mishërimi i së vërtetës, i pastërtisë dhe i dashurisë së pakufishme kryqëzohej në kalvar. “Egërsira që del nga shpella do të luftojë me ta, do të ngadhnjejë dhe do t'i vrasë”. Fuqia e paganëve të cilët nuk e njohin Zotin e cila në Francë sundonte gjatë kohës së revolucionit dhe të pushtetit të terrorit e zhvilloi luftën e atillë kundër Zotit dhe kundër fjalës së tij të Shenjt çfarë bota kur nuk e ka parë. Kuvendi popullor e ndaloi shërbesën Zotit. Biblat u mblodhën dhe u ndezën publikisht me fyerjet më të mëdha. Ligji i Zotit u shkelë. Normat biblike u suprimuan. Dita e shtatë e pushimit u hoq ndërsa në vend të saj u aplikua çdo ditë e dhjetë si ditë e gëzimit, e argëtimit dhe e orgjive. Pagëzimi dhe tostongalet u ndaluan. Me mbishkrimet që u vunë në vendet e dukshme në varreza u shpall se vdekja është ëndërr e amshueshme. BZ 263.4
Frika nga Zoti më nuk konsiderohej fillim i urtisë por fillim i marrëzisë. U ndalua çdo meshë, përveç meshës për lirinë dhe atdheun. Peshkopi i Parisit ishte ftuar që ta luante rolin kryesor në komedinë më të paturpshme dhe më shajnore e cila ndonjëherë ishte luajtur para një përfaqësie popullore ... kishte ardhur me rroba kleriku të deklaronte para Konventës se religjioni të cilin aq vite e kishte predikuar kishte qenë në çdo pikëpamje vetëm trillim i klerikalizmit i cili nuk ka kurrfarë baze, as në histori as në të vërtetën e Shenjt. Në mënyrë solemne dhe të vendosur e kishte mohuar ekzistimin e Zotit të cilit i qe përkushtuar për t'i shërbyer dhe kishte deklaruar se në të ardhmen do t'i shërbente vetëm lirisë, barazisë, virtytit dhe moralitetit. Mandej i kishte vënë në tavolin shenjat e tija të nderit të peshkopit dhe e kishte marrë nga kryetari i Konventës një puthje vëllazërore. Edhe disa klerikë të bjerrur kishin shkuar pas shembullit të këtij prelati.”213Scott, op. cit., vol. I, gl. 17. BZ 264.1
“Dhe ata që jetojnë në tokë do të galdojnë dhe do të gëzohen duke i dhënë dhurata njëri tjetrit sepse këta dy profetë i martirizuan ata që jetojnë në tokë”. Franca pagane e heshti zërin e qortimit të dy dëshmitarëve të Zotit. Fjala e së vërtetës mbeti e vdekur në rrugët e saj dhe ata që i urrenin kufizimet dhe kërkesat e Ligjit të Zotit tani gëzoheshin. Njerëzit tani e urrenin publikisht mbretin qiellor. Si mëkatarët dikur edhe këta bërtisnin: “Si mund ta dijë Zoti? A mund të dij gjë Tejetlarti?” (Psalmi 73,11) BZ 264.2
Me një arrogancë blasfemiste të pabesueshme një klerik i sistemit të ri kishte thënë: “O Zot në qoftë se ekziston hakmirru për emrin tënd të fyer. Unë po të hedh; unë të urrejë e ti po hesht. Ti nuk ke guxim ta lëshosh zërin e rrufesë sate. Pas gjithë kësaj edhe kush do të besoj në ekzistimin tënd?”214Lacretelle, Histo¬ry, vol. II, str. 309. Kjo qe si jehona e fjalëve të faraonit: “Kush është Zoti që ta dëgjoj zërin e tij? Unë nuk e njoh Zotin!” BZ 265.1
“Tha i marri në zemrën e vet: nuk ka perëndi.” (Psalmi 14,1) Zoti u thotë të gjithë atyre që e bastardojnë të vërtetën e tij: “Marrëzia e tyre do të bëhet e njohur për të gjithë.” (2 Timoteu .3,9) Pasi që refuzoi t'i shërbente Zotit i cili është “i lartë dhe madhështor” dhe “i cili jeton jetën e amshueshme”, Franca ra në një idhujtari poshtruese duke e adhuruar hyjneshën e arsyes në personalitetin e një gruaje amorale—të kuvendit të përfaqësuesve popullor dhe të pushteteve të saja më të larta civile dhe legjislative. Një historian ka thënë: “Njëra nga ceremonitë pagane të kësaj kohe të marrë ishte e patejkalueshme për nga marrëzia. Dyert e Konventës ishin hapur para një grupi muzikantësh pas të cilëve shkonin anëtarët e këshillit komunal në marrshin solemn duke e kënduar hymnin për nder të lirisë dhe duke e përcjellur objektin e adhurimit të ardhshëm një grua të mbështjellur me peçe të cilën e quanin “hyjnesha e arsyes”. Posa kishin arritur në sallë, menjëherë në mënyrë solemne ia kishin hequr peçen dhe ia kishin vënë nga ana e djathtë kryetarit, ndërsa në atë moment ne të gjithë e kishim shquar valltaren operistike të baletit... këtij personaliteti si përfaqësuesit më të përshtatshëm të arsyes, të asaj arsyeje të cilën të gjithë e respektonin, kuvendi popullor i Francës ia kishte shprehur tërë nderimin. BZ 265.2
Kjo maskaradë pagane dhe komike u bë shprehi; përkushtimi ndaj hyjneshës së arsyes u përsërit dhe u imitua nëpër tërë vendin, sidomos në ato vende ku popullata dëshironte të dëshmonte se ishte e denjë për Revolucionin”.215Scott, op. cit., vol. I, gl. 17. BZ 265.3
Oratori i cili e kishte futur kultin e arsyes kishte thënë: “Anëtarë të kuvendit legjislativ! Fanatizmi ia liroi vendin arsyes. Sytë e tij të turbullt nuk kanë mundur t'i qëndrojnë shkëlqimit të dritës. Sot një masë jashtëzakonisht e madhe e botës është tubuar nën ato sfonde gotike të cilat për herë të parë tingëllojnë me zërin e së vërtetës. Atje francezët e kremtojnë shërbesën e vetme të vërtetë të lirisë dhe arsyes. Atje e kemi bërë betimin se do të punojmë për suksesin e armës republikane. Atje i kemi braktisur idhujt e vdekur për dashurinë e arsyes, asaj figure të gjallë, veprës së shkëlqyeshme të natyrës.”216M. A. Thiers, Hi¬story of the French Revolution, vol. II, str. 370. 371. BZ 265.4
Kur hyjnesha ishte sjellur në Konventë, kryetari e kishte marrë për dore dhe duke iu drejtuar tubimit kishte thënë: “Vdekatarë, pushoni të dridheni para rrufesë së pafuqishme të Zotit të cilin e ka krijuar frika juaj. Prej tani mos e pranoni asnjë hyjni tjetër përveç hyjnisë së arsyes. Unë po ua prezentoj figurën e saj më fisnike dhe më të pastër; në qoftë se jeni të detyruar të keni zotëra, flijohuni vetëm për atë çfarë është ky. Oj mbulesë e arsyes gjunjëzohu para senatit madhështor të lirisë! ... BZ 266.1
Hyjnesha pasi që e kishte përqafuar kryetarin, kishte hyrë në karrocën e shkëlqyeshme dhe përmes një tollovie të madhe ishte shpënë në katedralën Notre Dame, që atje ta zinte vendin e hyjnisë, atje e kishin venë në altarin kryesor dhe të gjithë të pranishmit ishin gjunjëzuar para saj.”217Alison, History of Europe, vol. I, gl. 10. BZ 266.2
Së shpejti pas kësaj u bë ndezja publike e Biblave. Në një rast të tillë, anëtarët e Shoqërisë së muzeut popullor kishin hyrë në kuvend me klithjen: “Rroftë arsyeja!” Në maje të shkopit i bartnin mbeturinat e librave nga të cilat ende dilte tym ndërmjet të cilëve kishte mesharë, breviariume, libra uratash, Besëlidhje të Vjetra dhe Besëlidhje të Reja të cilat siç u shprehë kryetari “në zjarrin e madh e pësuan për të gjitha marrëzirat me të cilat e mbushnin gjininë njerëzore.”218Journal of Paris, 1793, No 318. BZ 266.3
Papati e filloi veprën të cilën tani paganizmi po e përfundonte. Politika e papatit kishte krijuar rrethana të atilla shoqërore, politike dhe religjioze të cilat Francën e kishin sjellë buzë greminës. Shkrimtarët duke folur për tmerret e revolucionit theksonin se të gjitha këto delikte duhet të binin në ndërgjegjen e perandorisë dhe të kishës (Shih: Shtojca historike). Më saktësisht ato duhet t'i përshkrueheshin kishës e cila mbretërit i kishte ndezur kundër reformacionit të cilin e pasqyronte si armik të fronit mbretëror dhe shkaktar të konfliktit si lëvizje të rrezikshme për qetësinë dhe unitetin e popullit. Në këtë mënyrë Roma e nxiste brutalitetin më të ndyer dhe dhunën më të keqe e cila ndonjëherë kishte dalur nga froni. BZ 266.4
Fryma e lirisë ecte paralelisht me Biblën. Kudo që ishte pranuar Ungjilli, njerëzve u hapeshin sytë. Ata filluan t'i hiqnin prangat e injorancës, të veseve dhe të bestytnive. Filluan të mendojnë dhe të punojnë si njerëz. Mbretërit këtë e panë dhe filluan të tmerrohen që të mos e humbnin pushtetin e pakufizuar. BZ 266.5
“Roma nuk e la pa i nxitur frikat e tyre egoiste. Në vitin 1525 papa i kishte thënë regjentit Francez: “Kjo mani (protestantizmi) nuk do ta prishë dhe shkatërrojë vetëm religjionin por edhe të gjitha paritë, fisnikërinë, ligjet, rendin dhe shtresat shoqërore.”219G. de Felice, History of the Protestants of France, knj. I, gl. 2. par. 8. BZ 267.1
Disa vite më vonë nuncie e papatit ia kishte tërhequr vërejtjen mbretit: “Lartëmadhëria e juaj mos u mashtroni! Protestantizmi do ta rrëzojë tërë sistemin civil dhe fetar ... froni është në rrezikun e njëjtë si dhe altari. Aplikimi i religjionit të ri në mënyrë të pashmangshme do të sjellë një sistem të ri.”220D'Aubigné, History of the Reformation in the Time of Calvin, knj. II, gl. 36. Edhe teologët i nxisnin paragjykimet e popullit duke thënë se shkenca protestante “i motivon njerëzit për inovacione dhe marrëzira; i privon nga dashuria e devotshme ndaj mbretit shtesatit e vet dhe e shkretëron kishën dhe shtetin.” Kështu Roma kishte arritur ta ngriste Francën kundër Reformacionit. “Shpata e ndjekjeve së pari ishte ngritur në Francë me qëllim që të ruheshin froni, ligjet dhe fisnikët.”221Wylie, op. cit., knj. XIII, gl. 4. BZ 267.2
Pushtetarët nuk i kishin paraparë pasojat e politikës së këtillë fataliste. Shkenca e Shkrimit Shenjt do t'i rrënjoste në zemrat e njerëzve parimet e drejtësisë, të maturisë të së vërtetës, të barazisë dhe të mirësisë që janë gurëthemel i përparimit të popujve. “Drejtësia e lartëson popullin”, “me drejtësi forcohet froni”, “vepra e drejtësisë do të jetë paqja ndërsa fryti i drejtësisë qetësia dhe siguria e pasosur.” (Fjalët e Urta 13,34.; 16,12; Isaia 32,17) Kush i nështrohet ligjit të Zotit gjithashtu do t'i respektojë edhe ligjet e vendit të vet. Kush i frikësohet Zotit do ta respektojë edhe pushtetarin në zbatimin e pushtetit të drejtë dhe të ligjshëm të tij. Mirëpo Franca fatkeqe e ndaloi Biblën dhe filloi t'i ndjekë nxënësit e saj. Njerëzit e sinqertë dhe të ndershëm, të arsimuar dhe të ndërgjegjshëm, njerëzit e parimeve të cilët kanë pasur guxim ta rrëfejnë bindjen e tyre dhe të vuajnë për shkak të fesë — me shekuj kanë punuar si skllevër nëpër galia, kanë vdekur në turrat e zjarrit ose janë kalbur në qelizat e errëta. Mijëra prej tyre shpëtuan vetëm duke u arratisur; gjendja e tillë zgjati edhe dyqind e pesëdhjetë vjet pas fillimit të reformacionit. BZ 267.3
“Ndoshta nuk ka pasur asnjë gjeneratë në Francë gjatë kësaj periudhe të gjatë kohore e cila nuk ishte dëshmitare e arratisjes së nxënësve të Ungjillit para mllefit të persekutuesëve të tyre. Ata e morën me vete dijen e tyre, shkathtësinë dhe zellin e tyre si dhe kuptimin për qetësi, paqe dhe rend në ç'drejtim vazhdimisht shquheshin dhe në këtë mënyrë i begatuan vendet të cilat u ofruan vendstrehim ndërsa e tërë kjo qe në dëm të Francës. Nëse të gjithë ata që ishin ndjekur do të kishin mbetur në Francë; nëse me aftësitë dhe mjeshtritë e tyre do ta pasuronin atdheun e vet; në qoftë se gjatë këtyre tre shekujve shkathtësia e tyre do të shfrytëzohej në degët e ndryshme të veprimtarisë në atdhe; nëse fryma e tyre kreative dhe mendja kërkimore do ta begatonin literaturën dhe shkencën e saj; në qoftë se mençuria e tyre do t'i drejtonte kuvendet e tyre kurse guximi i tyre do t'i udhëhiqte betejat, nëse drejtësia e tyre do t'i krijonte ligjet dhe nëse religjioni i Shkrimit Shenjt do ta forconte mendjen dhe do ta drejtonte ndërgjegjen e popullit të saj—çfarë do të ishte nami i Francës?! Ajo sot do të ishte vendi i madh, i përparuar dhe i lumtur — shembull për popujt e tjerë! BZ 267.4
Mirëpo, hipokrizia dhe fanatizmi i errët e kishin dëbuar nga vendi çdo mësues të vyrtyteve, çdo luftëtar për rend dhe sistem, çdo mbrojtës të ndershëm të fronit; hipokrizia dhe fanatizmi u thoshin njerëzve që dëshironin dhe mund ta bënin vendin e tyre të madh dhe të lavdishëm: zgjidhni çka duani: turrën e zjarrit apo ekzilin! Më në fund shkatërrimi i vendit qe i plotë; nuk mbeti asnjë ndërgjegje që të gjykohej me vdekje; nuk kishte më religjion të cilin duhej ndezur në turrën e zjarrit e as atdhetar të cilin duhej ndjekur në ekzil.”222Wylie, knj. XIII, gl. 20. Në këtë mënyrë ishte shkaktuar revolucioni me të gjitha tmerret e tij. Pas arratisjes së hugenotëve u shkaktua një retardim i përgjithshëm në Francë. Qytetet industriale të cilat kishin lulëzuar filluan të shkatërroheshin; rajonet pjellore u shkretëruan; retardimi mendor dhe bjerrja morale dolën në sipërfaqe pas periudhës së progresit të jashtëzakonshëm. Parisi u bë një çerdhe jashtëzakonisht e madhe e varfërisë dhe mendohet se para shpërthimit të Revolucionit dyqind mijë të varfër kërkonin lëmoshë nga duart e mbretit. Vetëm rendi i jezuitëve lulëzonte në mes të kombit të rënë, duke sunduar me një tirani të tmerrshme në kisha dhe shkolla, në burgje dhe në galija.” BZ 268.1
Ungjilli në Francë do ta kishte sjellë zgjidhjen e atyre problemeve politike dhe sociale të cilat i pengoi fodullëku i klerit, i mbretërve dhe i liëgjëdhënësve të cilët më në fund e futën popullin në anarki dhe e çuan drejt shkatërrimit. Fatkeqësisht, nën pushtetin e Romës njerëzit e humbën shkencën e bekuar të Shpëtimtarit e cila i mësonte për vetëmohim dhe dashuri të paskajshme. Njerëzit e braktisën jetën e vetmohimeve për të mirën e të tjerëve. Të pasurit nuk ndjenin kurrfarë brejtje të ndërgjegjes për shkak të shtypjes së të varfërve, kurse të varfërit ishin të paaftë dhe të pafuqishëm në robërinë dhe poshtrimin e tyre. Egoizmi i të pasurëve dhe i të fuqishmëve bëhej gjithënjë e më i vrazhdët dhe më brutal. Me shekuj fisnikët e bjerrur moralisht dhe batakçinjët e shtypnin katundarin; i pasuri e plaçkiste të varfërin kurse i varfëri e urrente të pasurin. BZ 268.2
Në shumë provinca pasuritë ishin në pronësi të fisnikëve ndërsa klasa punëtore ishte vetëm mëditore; ajo kishte mbetur në mëshirën e zotërinjëve të vet dhe detyrohej t'i nështrohej kërkesave të tyre të tepruara. Barra për bartjen e kishës dhe të shtetit binte në shpatullat e klasës së mesme dhe të ulët, të cilat ishin të stërngarkuara me taksa të rënda nga pushtetet civile dhe fetare. Arbitrarizmi i fisnikëve konsiderohej ligj suprem: bujqit dhe katundarët edhe mund të vdisnin nga uria kurse shtypësit e tyre të mos brengoseshin fare. Populli ishte detyruar që ekskluzivisht të kujdesej për interesat e zotërinjëve të vet. Jeta e bujqëve ishte jetë e mundimeve dhe e mjerimit; ankesat e tyre, nëse e merrnin guximin t'i paraqitnin refuzoheshin me urrejtje fyese. Gjyqi gjithnjë qëndronte në anën e aristokraciësë dhe kundër katundarëve. Në sistemin e tillë të amoralitetit të përgjithshëm, gjykatësit korruptoheshin kurse arbitrarizmi i aristokracisë konsiderohej ligj. Mezi se gjysma e taksave që në mënyrë të dhunshme merrej nga populli arrinte në arka shtetërore dhe kishtare; pjesa tjetër shpenzohej në argëtimet përplot amoralitete. Njerëzit të cilët në këtë mënyrë i plaçkisnin bashkëkombasit e tyre ishin plotësisht të liruar nga të gjitha taksat dhe në bazë të ligjit apo të adeteve kishin të drejtë të hynin në çdo shërbim shtetëror. Pjesëtarë të shtresës së privilegjuar ishin njëqind e pesëdhjetë mijë, ndërsa për t'u plotësuar batakçillëku i tyre me miliona njerëz ishin të gjykuar me jetë të mjerë dhe të poshtruar (Shih: Shtojca historike). BZ 270.1
Oborri jetonte në luks dhe në batakçillëk. Mosbesimi ndërmjet popullit dhe sunduesëve ishte gjithënjë i pranishëm. Të gjitha masat që i ndërmerrte pushteti, populli i shikonte me mosbesim. Më se gjysmë shekulli para revolucionit në Francë sundonte Luigji XV i cili bile edhe në ato kohë të vështira karakterizohej me dembeli, naivitet dhe bjerrje morale. Pranë aristokracisë së atillë amorale, të vrazhdët dhe brutale dhe shtresës së varfëruar dhe të padijshme të ulët, pranë rrëmujës në financat shtetërore dhe popullit të mllefosur nuk nevojitej syri profetik për t'u paraparë katastrofa e tmerrshme e cila po afrohej. Ndaj vërejtjeve të këshilltarëve të vet, mbreti rëndom përgjigjej: “Përpiquni që e gjithë kjo të mbahet kështu si është derisa sa të jem gjallë; kurse pas vdekjes sime le të vijë çka të dojë.” Më kot shtrohej nevoja e reformës. Mbreti e shihte të keqen por nuk kishte as fuqi, as guxim për ta penguar. Fati që e priste Francën më së miri është paqyruar në përgjigjen e tij indiferente dhe egoiste: “Pas meje—përmbysja!” BZ 270.2
Duke e shfrytëzuar smirën e mbretërve dhe të shtresës sunduese, Roma ndikoi në ta që ta mbanin popullin të skllavëruar, duke e ditur mirë se në këtë mënyrë shteti do të dobësohej dhe se kështu do të mund t'ua impononte pushtetin e vet sunduesëve dhe popullit. Duke zhvilluar politikë afatgjatë ishte mësuar se në qoftë se dëshironte t'i bënte njerëzi skllevër duhej t'i vente në pranga shpirtëriat e tyre: dhe se mënyra më e sigurtë për ta penguar çlirimin e tyre nga skllevëria ishte që t'i bënte të aftë ata për të jetuar në liri. Poshtrimi moral si pasojë e kësaj politike ishte njëmijë herë më i tmerrshëm se sa vuajtjet fizike. Pa Bibël, i edukuar në frymën e fanatizmit dhe egoizmit, populli gjithnjë e më tepër zhytej në injorancë, në bestytni dhe në vese duke u bërë kështu i paaftë për ta udhëhequr veten. BZ 271.1
Megjithatë rezultati i tërë kësaj qe krejtësisht i ndryshëm nga ai që e priste Roma. Në vend që t'i mbante masat në një nënshtrim të verbër me dogmat e veta, prej tyre krijoi njerëz të pafe dhe revolucionarë. Këta e urrenin katolicizmin si trillim të papatit, kurse klerikalizmin e konsideronin përgjegjës për vuajtjet e tyre. Zoti i vetëm të cilin ata e njihnin ishte zoti i Romës. Shkenca e Romës ishte religjioni i tyre i vetëm. Tinzinë dhe brutalitetin e Romës e konsideronin fryt natyror të Biblës, prandaj as që donin të dëgjonin për të. BZ 271.2
Roma e kishte pasqyruar rrejshëm karakterin e Zotit dhe i kishte bastarduar kërkesat e tij; për këtë arsye tani njerëzit e kishin hedhur Biblën dhe Autorin e saj. Në emër të Shkrimit Shenjt Roma kishte kërkuar besimin e verbër në dogmën e vet. Si reaksion ndaj kësaj, Volteri dhe ithtarët e tij e kishin hedhur plotësisht Fjalën e Zotit dhe e kishin përhapur gjithkah helmin e mosbesimit. Roma e kishte shkelur popullin me këmbë të hekurta kurse tani masat e poshtruara dhe të terrorizuara si përgjigje ndaj pushtetit të dhunës e hedhnin çdo kufizim. I mllefosur për arsye se aq gjatë ishte gjunjëzuar dhe falur para një mashtrimi të shkëlqyeshëm, populli e kishte hedhur njësoj si të vërtetën ashtu edhe lajthitjen. Duke e konsideruar shfrenimin-liri, skllevërit e veseve e kremtonin kremten në gjoja lirinë e tyre. BZ 271.3
Në fillim të Revolucionit me lejen e mbretit populli në kuvendin popullor e kishte fituar përfaqësimin i cili për nga numri e kishte tejkaluar klerikalizmin dhe aristokracinë. Kështu pushteti kishte kaluar në duart e popullit por ai nuk kishte ditur ta përdorte me maturi dhe urti. Duke dëshiruar që sa më parë t'i korrigjonte padrejtësistë të cilat i kishte pësuar, menjëherë kishte vendosur ta ndryshonte rregullimin shoqëror. Populli i fyer, mendimet e të cilit ishin plotë mllef dhe kujtime për padrejtësitë e vjetëra kishte vendosur ta rrëzonte sistemin e padurueshëm dhe t'i hakmerrej atyre të cilët i konsideronte shkaktarë të pësimeve të veta. Të shtypurit i shfrytëzonin përvojat të cilat i kishin mësuar nga tiranët: ata u bën shtypës të atyre të cilët i kishin shtypur deri atëherë. BZ 272.1
Franca fatkeqe e korrte me gjak farën qe e kishte mbjellur. Pasojat e robërisë, Romës qenë të tmerrshme. Aty ku Franca nën ndikimin e papatit në fillim të reformës e kishte ndezur turrën e parë të zjarrit, pikërisht aty Revolucioni i mëvonshëm e kishte ngritur gijotinën e parë. Në vendin e njëjtë ku në shekullin XVI ishin ndezur martirët e parë të fesë protestante, në shekullin XVIII u prenë me gijotinë kokat e viktimave të para të hakmarrjes popullore. Duke e hedhur Ungjillin i cili do t'ia sillte shërimin, Franca i hapi dyert e mëdha për të pafetë dhe shkatërrimin. Kur u hodhën poshtë kufizimet e Ligjit të Zotit u dëshmua se ligjet njerëzore janë të papërsosura për t'i frenuar valët e fuqishme të pasioneve njerëzore. Në popull mbizotëroi fryma e rebelimit dhe e anarkisë. Lufta kundër Biblës e shënoi një periudhë e cila në histori është e njohur si “pushtet i ierrorit.” Paqja dhe lumturia u dëbuan nga vatra dhe nga zemrat e njerëzëve. Askush më nuk ishte i sigurtë. Ai që triumfonte sot, që të nesërmen bëhej i dyshimtë dhe gjykohej. Dhuna dhe bjerrja morale mbizotëruan në mënyrë ekstreme. BZ 272.2
“Mbreti, kleri dhe aristokracia u detyruan t'i nënshtroheshin gjakëpirësisë së popullit të mllefosur dhe të çoroditur. Etja e popullit për hakmarrje u rrit edhe më tepër pas vrasjes së mbretit dhe ata që urdhëruan që mbreti të vritej, së shpejti pas tij hynë edhe vetë nën gijotinë. U vendos që të vriteshin të gjithë ata që u akuzuan si armiq të revolucionit. Burgjet ishin plot e përplot; një kohë në to ishin mbi dyqind mijë të burgosur. Në qytetet e mbretërisë ndodhnin skena të tmerrshme. Një parti revolucionare ngrihej kundër tjetrës kurse Franca u shndërrua në front të gjerë të konflikteve të masave popullore në të cilat mbizotëronte mllefi i pasioneve. “Në Paris kryengritjet shpërthenin njëra pas tjetrës kurse qytetarët ishin të përçarë në parti të ndryshme të cilat siç dukej e synonin shfarosjen reciproke. Kurse, për të qenë e keqja edhe më e madhe Franca u implikua në luftë të gjatë dhe të rëndë me fuqitë e mëdha të Evropës. “Vendi ishte gati i shkatërruar, ushtria rebelohej për shkak të rrogave të papaguara. Parisienët vdisnin nga uria, provincat shkretëroheshin nga piratët, ndërsa qytetërimi gati shuhej në anarki dhe në amoralitet.” BZ 272.3
Populli i kishte mësuar shumë mirë leksionet e brutalitetit dhe të torturimeve me të cilat Roma e kishte sprovuar aq me zell. Më në fund kishte ardhur ora e hakmarrjes. Tanimë nuk hidheshin nëpër burgje ose nuk dërgoheshin në vdekje nxënësit e Jezu Krishtit. Ata që moti kishin vdekur ose ishin dëbuar nga atdheu. Roma e vrazhdët dhe brutale tani e kishte ndjerë forcën vdekjeprurëse të atyre që i kishte mësuar të kënaqeshin me gjakëderdhje. “Shembulli i ndjekjeve të cilin e kishte dhënë kleri i Francës gjatë aq shekujve tani ishte kthyer me tërë fuqinë kundër tij. Gjaku i klerikëve derdhej në gijotinë. Galiat dhe burgjet, dikur përplot hugenotë tani ishin përplot me persekutuesit e tyre. Të lidhur në pranga për ulëset e tyre dhe duke lundruar në mundime, klerikët e Romës i përjetuan të gjitha vuajtjet të cilat me aq gëzim ua shkaktonin heretikëve të butë” (shih: Shtojca historike). BZ 273.1
“Mandej erdhën ditët kur ligjet më të vrazhdëta u zbatuan nga ana e gjyqeve më jonjerëzore; kur njeriu nuk mund ta përshëndeste fqiun e tij ose të lutej dhe me këtë të mos i nënshtrohej rrezikut se ka bërë një krim për vdekje; kur spiunët qëndronin në çdo kënd të rrugës; kur për çdo mëngjes gijotina ishte e angazhuar me të madhe; kur kazamatet ishin aq të mbushura si hapësirat e anijeve të ngarkuara me skllevër; kur nëpër kanale derdhej në Senë gjaku njerëzor duke shkumbuar ... deri sa për çdo ditë rrugëve të Parisit kalonin qerret e ngarkuara me viktimat në vendekzekutime, vicekonzujt të cilët Konventa i dërgonte në departamente e ushtronin dhunën e cila e tejkalonte bile edhe atë të fronit. Thika e makinës vdekjeprurëse ngrihej dhe binte tejet ngadalë për veprën e vrasjes. Radhët e gjata të të burgosurëve vriteshin me plotuna. Anijet përplot viktima fatkqija përmbyteshin. Lioni ishte shndërruar në shkretëtirë. Në Aras, të burgosurve ua kishin shkurtuar mëshirën brutale të vdekjes së shpejtë. Përgjatë lumit Luarës, që nga Somura e deri në deti, tufat e mëdha të korbave dhe të skifterëve e kremtonin gostinë mbi kufomat lakuriqe të sfilitura në pozita që trishtonin. Kurrrëfarë mëshire nuk tregohej as ndaj gjinisë as ndaj moshës. Numri i djelmoshave dhe vajzave shtatëmbdhjetëvjeçare që i kishte vrarë ky pushtet brutal ishte me qindra sish. Jakobinët i ngulnin në hunjë fëmijët e vegjël të cilët i shkëpusnin nga gjinjët e nënave” (Shih: Shtojca historike). Në një periudhë të shkurtër prej dhjetë vjetësh vdiqën mijëra e mijëra qenie njerëzore. BZ 273.2
E tërë kjo ndodhi ashtu siç deshti satani; ai me shekuj kishte synuar ta arrinte këtë. Taktika e tij që nga fillimi e deri në mbarim mbështetet në mashtrim kurse qëllimi i tij i pandryshueshëm është që familjen njerëzore ta fusë në mjerimin më të madh, ta turpërojë dhe ta përdhosë Veprën hyjnore, që t'i pengojë qëllimet e saj të mëshirës dhe dashurisë dhe në këtë mënyrë ta shkaktojë pikëllimin e qiellit. Më tutje ai me ndihmën e mashtrimeve tinzare e errëson mendjen e njerëzve duke i shpënë deri në pozitën që e keqja e cila është pasojë e veprimit satanist t'i përshkruhet Zotit, sikur të gjitha fatkeqësitë të ishin pasojë e planit të Krijuesit. Dhe, kur ata të cilët satani aq kohë i ka poshtruar dhe torturuar me fuqinë e tij brutale e arrin lirinë e vet, atëherë i nxitë të bëjnë krime dhe vepra shtazarake. Atëherë tiranët dhe shtypësit e manifestojnë skenën e shfrenimit të tmerrshëm për të treguar shembullin se çfarë pasojash sjellë gjoja liria. BZ 274.1
Në qoftë se mashtrimi në një formë zbulohet ateherë satani e vesh me një petk tjetër dhe shumë njerëz e pranojnë për të vërtetë në mënyrë egoiste si dhe më parë. Kur populli e kishte kuptuar se mësimi i Romës ka qenë një mashtrim, kurse satani më nuk ka mundur me atë mjet t'i nxisë njerëzit për ta shkellur Ligjin e Zotit, atëherë i ka nxitur që çdo fe ta konsiderojnë mashtrim kurse Biblën ta konsiderojnë përrallë. Populli e kishte hedhur poshtë Ligjin Hyjnor dhe e kishte përkapur anarkinë e shfrenuar. BZ 274.2
Gabimi fatal i cili Francës i solli aq fatkeqësi ishte mosrespektimi i së vërtetës së madhe se liria e mirëfilltë qënron në respektimin e Ligjit të Zotit. “Oh, sikur të kishe pasur kudjes për urdhërimet e mia! Do të të kishte qenë si lumi mirëqenia e jote, kurse drejtësia, por si valët e detit!” “Nuk ka qetësi për të pabesët thot Zoti”. “E kush do të më dëgjojë mua, i qetë do të pushoj edhe do të jetë në paqje pa frikën e së keqes.” (Isaia 48,18.22; Fjalët e Urtal,33) BZ 274.3
Paganët, të pafetë dhe të bjerrurit nga feja iu kundrëvunë Ligjit të Zotit dhe e hodhën poshtë, por pasojat e ndikimit të tyre dëshmuan se përparimi i njerëzimit varet nga respektimi i ligjeve hyjnore. Ata që nuk duan ta mësojnë këtë të vërtetë nga Libri i Zotit janë të gjykuar ta mësojnë nga historia e popullit. BZ 275.1
Kur satatni shërbehej me kishën e Romës për t'i rebeluar njerëzit, dora e tij ishte e fshehur me mjeshtri kurse puna e tij ishte aq e maskuar sa që bastardimi dhe mjerimi të cilët i shkaktonte nuk konsideroheshin fryt i shkeljeve. Por me punën e Shpirtit Shenjt fuqia e satanit ishte aq e kufizuar sa që qëllimet e tija nuk mund të piqeshin dhe të kishin rezultate të plota. Populli nuk i lidhi pasojat me shkakun, kështu që nuk qe në gjendje ta zbulojë se çka e solli në atë gjendje të pikëlluar. Gjatë revolucionit kuvendi popullor në mënyrë të hapët e hodhi Ligjin e Zotit. Ndërsa, nën pushtetin e terrorit i cili më tutje u vendosë secili ka mundur ta shohë lidhjen ndërmjet shkaqeve dhe pasojave. BZ 275.2
Kur Franca publikisht hoqi dorë nga Zoti dhe e hodhi Biblën, paganët dhe engjëjt e errësirës u gëzuan se më në fund e arritën qëllimin aq kohë të dëshiruar; ta shihnin vendin e çliruar nga kufizimet e Ligjit të Zotit. “E pasi nuk jepet menjëherë vendimi i gjykatës kundër veprave të këqija, këndej edhe zemra e njerëzve mbushet me ligësi.” (Pred. 8,11) Mirëpo shkelja e një Ligji të drejtë dhe të shenjt domosdo pas vete tërheq pësime dhe shkatërrime. Ndonse ndëshkimi nuk vjen menjëherë pas shkeljes, megjithatë është e sigurtë se ai nuk do të mungojë. Shekujt e bjenjes dhe të krimeve e kishin grumbulluar mllefin për ditën e pagës, kurse kur u mbushë kupa e anarkisë urrejtësit e Zotit vonë e kuptuan se është gjë e tmerrshme kur merrë fund durimi i Zotit. Shpirti Shenjt i cili e frenon fuqinë brutale të satanit në masë të madhe ishte tërhequr dhe ai që kënaqet në pësimet e njerëzve kishte mundur të punonte sipas dëshirës. Ata që e kishin zgjedhur rrugën e rebelimit së shpejti i kishin korrur frytet e tij, ndërsa vendi ishte mbushur me aq krime të tmershme sa që vështirë mund të përshkruhen me penë. Nga krahinat dhe qytetet e shkretëruara dëgjoheshin klithma të tmerrshme të dëshprimit. Franca ishte tronditur sikur ta kishte dërmuar një tërmet. Feja, ligji, rendi shoqëror, familja, kisha dhe shteti—të gjitha këto qenë rrëzuar nga dora e të pafeve e cila ishte ngritur kundër Ligjit të Zotit. Është e vërtetë fjala e predikuesit të urtë: “Të këqijët do ta përpijnë per shkak të të ligave të veta”. “Edhe mëkatari që bën keq edhe njëqind herë jeton gjatë. Porse, prarpseprap e kam vrojtur se do të jenë mirë ata që e druan Zotin qe e kanë frikë fytyrën e Tij, kurse nuk do të jetë mirë i ligu dhe s'do ti zgjasë, si hijen, ditët e veta ai që nuk e ka frikë fytyrën e Zotit.” (Fjalët e Urta 11,5; Pred. 8,12-13) “Pasi e kanë urryer disiplinën dhe nuk e zgjodhën frikën e Zotit, as s'e pranuan këshillin tim dhe i përbuzën të gjitha qortimet e mia do ta hanë frytin e sjelljes së vet, do të ngopen me rrjedhojat e këshillave të veta.” (Fjalët e Urta 1,29-31) BZ 275.3
Edhe pse fuqia blasfemiste “që doli nga humnera” i atakoi dëshmitarët besnik të Zotit, ata megjithatë nuk heshtën për kohë të gjatë. “Por mbas tri ditësh e gjysmë shpirti që sjell jetën, i ardhur prej Zotit hyri në ta dhe ata u ndreqën në këmbë. Atëherë një frikë e madhe i kapi të gjithë ata që i shihnin.” (Zbulesa 11,11) Në vitin 1793 Kuvendi Popullor i Francës e votoi heqjen e fesë së krishterë dhe ndalesën e Shkrimit Shenjt. Tre vjet e gjysmë më vonë kuvendi i njëjtë e suprimoi vendimin e vet të mëhershëm dhe përsëri ia dha lirinë Biblës. Bota u tmerrua nga vërshimi i së keqes e cila u paraqit si pasojë e hudhjes së Fjalës së Zotit dhe njerëzit e panë nevojën për të besuar në Zotin dhe në Fjalën e tij si themel të vyrtytit dhe moralit. Zoti ka thënë: “Po kë hyjshmove, kë vure në lojë? Kundër kujt lartësove zërin, e i ngrite sytë me krenari? Kundër Shenjtit të Izraelit.” (Isaia 37, 23) “Ja, pra dua t'i joftoj, kësaj herë do t'ua dëftoj dorën time dhe fuqinë time: do ta kuptojnë se emri im është Zot.” (Jeremiu 16,21) BZ 276.1
Për dy dëshmitatërët profeti më tutje thotë: “Dëgjuan një zë të madh që prej qiellit u thoshte profetëve: Ngrituni këtu! Ata përmbi re u ngritën në qiell në sytë e armiqëve të vet.” (Zbulesa 11,12) Prej kur Franca i shpalli luftë dy dëshmitarëve ata u respektuan më tepër se kurdoherë më parë. Në vitin 1804 u themelua Shoqëria e Jashtme Britanike Biblike. Shoqëri të ngjashme me filiala të shumta u themeluan në Kontinentin Evropian (Shih: Shtojca historike). Në vitin 1816 u themelua Shoqëria Amerikane Biblike. Kur u themelua Shoqëria Britanike Biblike, Bibla atëherë ishte e përkthyer në pesëdhjetë gjuhë. Deri më sot është e përkthyer në disa qindra gjuhë dhe dialekte. BZ 276.2
Gjatë pesëdhjetë vjetëve të cilat i paraprinë vitit 1792 pak kujdes iu kushtua misionit të huaj. Asnjë shoqëri e re nuk ishte themeluar dhe pak kisha kishin pasur kujdes për predikimin e Ungjillit për të pafetë. Mirëpo pas përfundimit të shekullit XVI u bën ndryshime të mëdha. Njerëzit më nuk kënaqeshin me rezultatet e racionalizmit dhe e ndjenin nevojën për Zbulesën hyjnore dhe besimin i cili mbështetet në përvojë. Prej asaj kohe misioni në vendet e huaja lëvizi përpara sikur më parë (Shih: Shtojca historike). BZ 277.1
Perfeksionimi i shkathtësisë së shtypshkronjave i kontribuoi shumë përhapjes së Biblës. Rritja e mundësive të komunikimit ndërmjet vendeve të ndryshme, mënjanimi i pengesave të mëparshme qoftë të paragjykimeve, qoftë të nacionlizmit të tepruar, thyerja e pushtetit botëror të papatit—të gjitha këto ia hapën rrugën përhapjes së Biblës në botë. Ka shumë vite që Bibla shitet lirisht në rrugët e Romës kurse tani është bartur në të gjitha pjesët e banuara të globit tokësor. BZ 277.2
Volteri ateist duke u lavdëruar në një rast kishte thënë: “Jam lodhur duke dëgjuar vazhdimisht se dymbëdhjetë veta e kanë themeluar religjionin e krishterë. Unë do të dëshmojë se mjafton një njeri që ta rrënojë”. Kaloi një shekull e gjysmë nga vdekja e tij dhe miliona njerëz iu bashkangjitën në luftë kundër Biblës, por nuk mundën ta shkatërrojnë. Aty ku në kohën e Volterit ka pasur pesëdhjetë kopje të Shkrimit Shenjt tani gjenden pesëdhjetë mijë e bile edhe njëqind mijë. Një reformator ka thënë: “Bibla është kudhra në të cilën janë shpenzuar shumë çekana”. Zoti thotë: “S'do të ketë sukses asnjë armë e farkuar kundër teje. Do të dënohet çdo gjuhë që do të ngrihet kundër teje në gjyq. Ky është fati i shërbëtorëve të Zotit, e tillë është drejtësia e tyre nga ana ime.” (Isaia 54,17) BZ 277.3
“Fjala e Zotit tonë është e pasosur”. “Thahet bari e bie lulja kurse Fjala e Zotit qëndron për amshim.” (Isaia 40,8) “Veprat e duarve të tija janë drejtësi e besnikëri, urdhërimet e tija janë të vërteta, të qëndrueshme në jetë të jetëve, të thelluara mbi të vërtetën dhe drejtësinë.” (Psalmi 111,7.8) Çdo gjë që është ndërtuar me autoritetin e njeriut shkatërrohet; por ajo që është themeluar në shkëmbin e Fjalës së pandryshueshme të Zotit qëndron për jetë të jetëve. BZ 277.4