Beteja e madhe ndërmjet Zotit dhe djallit
1. SHKATËRRIMI I JERUSALEMIT
“O po ta kuptoje edhe ti në këtë ditë çka ta sjell ty paqen! Por tashti është e fshehur për sytë tu! E do të vijë dita, kur armiqtë tu do të rrethojnë me llogore, do të bëjnë rrethim e do të shtrëngojnë nga çdo anë. Do të përplasin për tokë ty e fëmijët e tu në ty dhe s'do të lanë në ty as gur mbi gur, sepse nuk e bëre për send kohën kur Hyu erdhi të të ndihmojë.” (Luka 19,42-44) BZ 26.1
Nga maja e Malit të ullinjëve Jezusi po e vështronte Jerusalemin. Para tij shtrihej pamja që shquhej me bukuri dhe qetësi. Ishte koha e Pashkëve nga të gjitha anët ishin tubuar fëmijët e Jakobit për ta kremtuar festën e madhe popullore. Në mes të kopshteve, vreshtave dhe çukave të gjelbëruara, të mbushura me çadrat e pelegrinëve, ngriheshin brigjet nga tarracat, pallatet e mrekullueshme dhe kështjellat masovike të kryeqytetit të Izraelit. Dukej sikur e bija e Sionit po fliste në krenarinë e vet: “Qëndroj si mbretëreshë dhe nuk do të shoh pikëllim”; ishte aq e bukur dhe e sigurtë në animin qiellor si në kohën kur këndonte këngëtari: “I madhërishëm është Zoti, tejet lavdishëm në qytetin e Hyut tonë! Mali i tij i Shenjtë, kodrinë e bukur, gëzimi i mbarë botës. Mali Sion në veriun e skajshëm. Qytet i mbretit të madh.” (Psalmi 48,2) Para syve të tij ngriheshin ndërtesat e mëdha me tempuj. Rrezet e diellit në perëndim i ndriçonin muret e bardha si dëborë të mermerta dhe theheshin nga dyert e floririt, nga kullat dhe pyrgjet. “Në bukurinë e përsosur” qëndronte tempulli—krenaria e popullit hebrenj. Cili Izraelit do ta shikonte këtë pamje e të mos e ndjente gëzimin dhe galdimin e thellë! Kurse Jezusin po e përshkonin mendime krejtësisht të tjera. “Dhe kur u afrua dhe e shikoi qytetin dhe qau mbi të.” (Luka 19,41) Në çastin e galdimit të përgjithshëm të cilin e kishte ndezur hyrja e tij triumfale kur të gjithë rreth tij i valonin degët e palmave, kur Hosana e gëzuar jehonte nga brigjet dhe kur mijëra zëra e shpallnin Jezusin mbret, Shpëtimtari i botës pëmjëherë u përshkua nga një pikëllim misterioz. Ai, biri i Zotit, shpresa e Izraelit forca e të cilit ngadhnjente mbi vdekjen dhe i nxirrte skllevërit nga varret, qau por jo nga pikëllimi i rëndomtë por nga vuajtja e madhe e pashpjegueshme shpirtërore. BZ 26.2
Ai nuk derdhi lotë për shkak vetes edhepse e dinte se ku e shpiente rruga e vet. Para tij shtrihej Getesemani, vendi i martirizimit të tij të afërt. Shiheshin edhe dyert e deleve nëpër të cilat me shekuj silleshin flijimet për prerje dhe të cilat duhej të hapeshin për të, kur të “dërgohej si qengj për therrje” (Isaia 53,7). Jo larg dukej Golgota vendi i kryqëzimit. Errësira e tmerrshme e dendur duhet të lëshohej në rrugën të cilën Krishti duhej së shpejti ta kalonte për ta dhënë shpirtin e tij si flijim për mëkatin. Mirëpo, në këtë çast të galdimit të përgjithshëm nuk e pikëllonte meditimi për këto skena e as parandjenjat për mundimet e tija mbinjerëzore, atë e pikëllonte shpirti i tij joegoist. Ai qante pranë mijëra Jerusalemasve për shkak të verbërisë dhe mospendesës së atyre të cilët kishte ardhur t'i bekonte dhe t'i shpëtonte. BZ 27.1
Para syve të Jezusit kalonin skenat e historisë prej më tepër se 1.000 vjetësh të mëshirës së posaçme Hyjnore dhe të kujdesit atëror ndaj popullit të zgjedhur. Aty gjendej kodra Moria në të cilën Isaku i ri, biri i premtimit, flijimi vullnetar kishte qenë i lidhur për altarë—simbolin e flijimit të birit të Zotit. Aty gjithashtu premtimi i lavdishëm për ardhjen e Mesisë iu dëshmua Atit të besimtarëve (1 Moisut 22,1618). Aty u pa edhe tymi i flijimit të cilin e kishte bërë Davidi nga Lama e Omanit kur e kishte kthyer shpatën e engjullit i cili vriste (1 Ditarit 21) që ishte simbol i flijimit të Krishtit dhe i ndërmjetësimit për njerëzit mëkatarë. Zoti kishte vlerësuar se Jerusalemi ishte më tepër se një shtet. Zoti e kishte “zgjedhur Sionin” dhe “ia kishte ëndja të jetonte në të” (Psalmi 132,13) Aty profetët e shenjtë gjatë shekujve i kishin shpallur vërejtjet e tyre. Aty klerikët valvisnin me tamianët e tyre, ndërsa një re e tymit me lutje të besimtarëve ngrihej drejt Zotit. Aty çdo ditë derdhej gjaku i qengjave të cilët e simbolizonin qengjin e Zotit. Aty, Jehova e kishte zbuluar praninë e vet në renë e lavdishme në shenjtërorën mbi shenjtërore. Aty më në fund ishte rrëza e shkallëve misterioze të cilat e bashkonin tokën me qiellin—e atyre shkallëve nëpër të cilat engjujt e Zotit zbritnin dhe hipnin dhe të cilët njerëzve ua tregonin rrugën drejt shenjtërorën mbi shenjtërore. Sikur Izraeli t'i qëndronte besnik Zotit të vet, Jerusalemi si i zgjedhur i Zotit do të qëndronte përgjithmonë (Jeremiu 17,21-25). Mirëpo historia e këtij populli të zgjedhur është raport për rebelime dhe kryengritje të pandërprera. Ata iu kanë kundërvënë mëshirës Hyjnore i kanë keqpërdorur privilegjet dhe i kanë urrejtur përparësitë e veta. BZ 27.2
Edhe pse Izraeli ishte shpëtitur me kasnecët e Zotit i kishte urruer fjalët e tij dhe i kishte përqeshur profetët e tij (2 Ditarit 36,16). Zoti edhe më tutje u zbulohej atyre si “Zoti, Zoti, Hyji i mëshirshëm e i butë, i durueshëm e shumë i mëshirshëm dhe i vërtetë.” (Dalja 34,6) Përkundër refuzimit të tyre të pandërprerë mëshira Hyjnore i thërriste, përplotë dashuri, edhe më të butë se atë që babai e tregon ndaj të birit të cilin e don. Zotit vazhdimisht i dërgonte lajmëtarët me vërejtje sepse dëshironte ta kursente popullin e tij dhe vendin e tyre (2 Ditarit 36,16). Kur nuk ndihmuan thinjet, lutjet dhe qortimet ua dërgoi dhuratën më të vlefshme të qiellit! Në atë dhuratë të vetme ua fali tërë qiellin! BZ 28.1
Vet, Biri i Zotit erdhi që të angazhohej për qytetin e pabindur. Krishti është ai i cili e përtriti popullin e Izraelit si një farë të mirë nga Egjipti në tokën e Kananit (Psalmi 80,8). Dora e tij i përzuri paganët para tij. Ai këtë vreshtë e mbolli në një bregore të plleshme (Isaia 5,14). E rrethoi me taraba. I dërgoi shërbëtorët e tij për ta kultivuar. “Edhe çka është dashur të bëj për vreshtën time”—klithi Ai—“çka nuk kam bërë për të?” Kur është dashur të piqet rrushi, ka dhënë frute të egra. Me shpresë se një ditë do të japë fryte, Ai personalisht kishte ardhur në vreshtë ndoshta për ta shpëtuar nga shkatërrimi. E ka prashitur vreshtën e tij, e ka kitur dhe ka kultivuar. Është përpjekur në mënyrë të palodhshme ta shpëtojë vreshtën të cilën e ka mbjellur vetë. BZ 28.2
Zoti i dritës dhe i lavdisë tre vjetë kishte jetuar me popullin e vet “vinte duke bërë mirë dhe duke i shëruar të gjithë ato në të cilët ishte futur djalli” i shëronte ata që kishin zemra të thyera, i çlironte të robëruarit, u jepte dritë të verbërve, shëndet të sëmurëve dhe dëgjim të shurdhërve; i pastronte leprozët, i ringjallte të vdekurit kurse të varfërve ua predikonte ungjillin (Veprat 10,38; Luka 4,18; Mateu 11,5). Të gjithëve pa dallim ua dërgonte thirrjen e mëshirueshme: “Ejani tek unë ju të gjithë që jeni të lodhur dhe të ngarkuar dhe unë do t'ju çlodhë.” (Mateu 11,28) BZ 28.3
Edhe pse ia kthenin të mirën me të keq, dashurinë me urrejtje, Ai megjithate në mënyrë të paluhatshme e vazhdonte shërbesën e mëshirës (Psalmi 109,5). Asnjëherë nuk i kthente ata të cilët e kërkonin mëshirën e tij. Edhe pse ishte vet udhëtar, pa shtëpi dhe për çdo ditë e përballonte urrejtjen dhe skamjen, jetonte për të bërë mirë, për t'ua lehtësuar mjerimin hallexhinjëve, duke i lutur njerëzit që ta pranonin dhuratën e jetës së tij. Valët e mëshirës të cilat refuzoheshin nga të mllefosurit me këmbëngulje, ktheheshin në formë të dashurisë më të fuqishme, më të ndjeshme dhe më të madhe. Mirëpo, Izraeli ia ktheu shpinën mikut më të madh dhe ndihmësit të vetëm. I urrente thinjet e tij të dashurisë, i refuzonte këshillat e tij dhe i përqeshte vërejtjet e tij. BZ 28.4
Ora e mëshirës dhe e faljes ishte në përfundim; gota e mllefit Hyjnor aq shumë përmbajtur gati ishte mbushur. Retë e zeza të cilat në shekujt e rebelimeve dhe të kryengritjeve ishin grumbulluar tani në mënyrë rrënqethëse kërcënoheshin dhe në çdo moment mund të shpërthenin kundër një populli të padëgjueshëm; kurse Atë i cili do të kishte mundur t'i shpëtonte nga fatkeqësia e ardhshme e urrenin, e shëmtonin, e përqeshnin, e hudhnin dhe përgatiteshin që ta vënin në Kalvar. Kur Jezusi do të flijohet në Golgotë atëherë do të kalonin ditët e këtij populli i cili e kishte pasur simpatinë e Zotit dhe bekimin e tij. Humbja bile qoftë edhe e vetëm e një shpirti është fatkeqësi e cila i kapërcen dhuratat dhe thesarin e tërë botës. Por në këtë moment kur Jezusi po e shikonte Jerusalemin fatkeqësia e një populli të tërë dukej para syve të tij—fatkeqësia e atij qyteti, e atij populli i cili dikur kishte qenë i zgjedhuri i Zotit, dhurata e tij e veçantë. BZ 29.1
Profetët qanin për shkak të rënies së Izraelit dhe shkretërimeve të tmershme që kishin ardhur për shkak të mëkateve të tyre. Jeremia dëshironte që sytë e tij të ishin burim i lotëve që të mund të qante ditë e natë për bijat e vrara të popullit të vet, për grigjen e Zotit cila dërgohej në robëri (Jeremiu 9,1; 13,17). Sa ka qenë atëherë e madhe dhimbja e Atij, pamja profetizuese e të cilit i kishte përfshirë jo vetëm vitet por edhe shekujt! Ai e shihte engjullin e vdekjes me shpatën e ngritur mbi qytet i cili aq gjatë kishte qenë vendqëndrim i Jehovës nga maja e Kodrës së Ullinjëve nga vendi të cilin më vonë e kishte pushtuar Titi dhe ushtria e tij, e shikonte përmes rrafshinës tempullin e shenjtë dhe oborrin me shtylla dhe me lotë në sy e vështronte pamjen e tmerrshme: muret e qytetit të rrethuara me ushtrinë armiqësore. E dëgjonte marshin e ushtrisë që po vinte; i dëgjonte zërat e nënave dhe vajin e fëmijëve për kurorë në qytetin e rrethuar. E shihte në flakë tempullin e shenjtë dhe të mrekullueshëm, pallatet dhe kullat e tij, e mandej i pa të shndërruara në gërmadha që nxirrnin tym. BZ 29.2
Duke shikuar përpara me shekuj, po e shihte popullin e Besëlidhjes të shpërndarë në të gjitha vendet si mbeturina të anijes në bregun e shkretë. Në këtë ndëshkim i cili duhej të vinte së shpejti kundrejt fëmijëve të Izraelit, Jezusi shihte pikat e para të gotës së mllefit e cila në gjykimin e fundit do të derdhej deri në fund. Ngushëllimi Hyjnor shprehej përmes fjalëve përplot dhimbje: “Jerusalem, Jerusa¬lem vrastar i profetëve e që me gurë i vret ata që Zoti i dërgoi tek ti! Sa herë desha t'i bashkojë fëmijët tu sikurse këlluka i bashkon zogjët e vet nën krah por ju nuk deshët.” (Mateu 23,37; Luka 19,4144) “O po ta kuptoje edhe ti në këtë ditë çka ta sjell ty paqen! Por tashti është e fshehur për sytë tu! E do të vijë dita, kur armiqët e tu do të rrethojnë me llogore, do të bëjnë rrethim e do të shtrëngojnë nga çdo anë. Do të përplasin për tokë ty e fëmijët e tu, dhe s'do të lanë në ty as gur mbi gur, sepse nuk e bëre për send kohën kur Zoti erdhi të ndihmojë! Unë e kam penguar engjëllin e hakmarrjes; unë të kam thirrur të pendohesh por më kot. Ti i ke kthyer dhe flakur jo vetëm shërbëtorët, të dërguarit dhe profetët, por bile edhe Shenjtin e Izraelit, Shpëtimtarin tënd. Në qoftë se shkatërrohesh vetë je shkaktar. E ju prapseprap nuk doni te vin tek unë që ta keni jetën (Gjoni 5,40). BZ 30.1
Jezusi në Jerusalem e kishte parë simbolin e botës të rrënjosur në pabesi dhe rebelim të cilat me shpejtësi po e shipienin drejt gjyqit Hyjnor. Mjerimi i popullit të rënë po e lëndonte shpirtin e tij dhe po ia nxirte nga goja këtë klithje aq shumë të hidhur. Ai po e shihte historinë e mëkatit dhe të pësimit njerëzor të shkruar me lot dhe me gjatë. Zernra e tij këputej nga pikëllimi për shkak të fatkeqësive dhe vuajtjeve të njerëzve. Ai dëshironte tu ndihmonte të gjithëve, por kishte pak asish të cilët në të e kërkonin burimin e vetëm të ndihmës. Ai ishte i gatshëm ta jepte shpirtin e tij për t'i dalë për t'ua dhënë shpëtimin, por pak sish kishin ardhur te Ai që ta siguronin jetën e amshueshme. BZ 30.2
Madhështia e qiellit në lotë! Biri i Zotit të amshueshëm i pikëlluar shpirtërisht, i prekur nga dhembja shpirtërore! Kjo skenë e cila e kishte mbushur tërë qiellin me habi na e zbulon tmerrin e paskajshëm të mëkatit; ajo na tregon se sa është e vështirë bile edhe për Plotëfuqishmërinë hyjnore detyra për ta shpëtuar mëkatarin nga pasojat e shkeljes së Ligjit Hyjnor. Duke i vështruar para vetes shekujt deri në brezin e fundit Jezusi e kishte parë botën të përfshirë nga mashtrimi, të ngjashëm me atë që kishte qenë shkak i shkatërrimit të Jerusalemit. Mëkati i madh i hebrenjëve ishte refuzimi i Krishtit; mëkati i madh i botës së krishterë do të jetë refuzimi dhe hudhja e Ligjit të Zotit i cili është themel i pushtetit Hyjnor në qiell dhe në tokë. Urdhërat e Zotit do të urrehen dhe do të flaken. Miliona skllevër të mëkatit dhe të satanit janë të gjykuar që ta pësojnë vdekjen e dytë sepse nuk duan ta dëgjojnë Fjalën e së vërtetës në ditën e rilindjes. Ky është një verbërim i tmershëm! Çmenduri e tmershme. BZ 30.3
Dy ditë para pashkëve pasi që e kishte zbuluar hipokrizinë e farisenjëve, Jezusi duke dalur nga tempulli për herë të fundit u drejtua me nxënësit e tij kah maja e Malit të Shenjtë. U ulë me ta në një monopat të mbushur me bari i cili ngrihej mbi qytet dhe kështu edhe një herë qëndroi t'i shikonte muret, kullat dhe pallatet e tij. Edhe një herë e vështroi tempullin në shkëlqimin e vet të mrekullueshëm, kulmin e bukurisë me të cilën maja e shenjtë ishte e kurorëzuar. BZ 31.1
Para 1.000 vjetësh autori i psalmeve e kishte madhëruar mëshirën Hyjnore ndaj Izraelit që shtëpmë e tij të shenjtë e kishte zgjedhur për vendqëndrim. “Në Salem është tenda e tij, vendbanimi i tij në Sion.” (Psalmi 76,2) “E zgjodhi fisin e Judës, Malin e Sionit që e ka në zemër të lartë si qiellin, e ndërtoi Shenjtroren porsi tokën e themeloi për amshim.” (Psalmi 78,69) Tempulli i parë ishte ndërtuar në periudhën më të lavdishme të Izraelit. Davidi për këtë qëllim e kishte grumbulluar një thesar të jashtëzakonshëm. Projekti për ndërtimin e tij ishte bërë në bazë të frymëzimeve hyjnore (1 Ditarit 12,19). Solomoni mbreti më i mençur i Izraleit e kishte përfunduar këtë vepër. Ky tempull ka qenë ndërtesa më madhështore të cilën e ka parë ndonjëherë bota. Por duke folur për tempullin e dytë, Zoti përmes profetit Ageit kishte deklaruar kësisoji: “Lavida e kësaj shtëpie të fundit do të jetë shumë më e madhe se e të parës, thot Hyu para ushtrive.” “Dhe do t'i trondisë të gjithë popujt sepse do të vijë i Dëshiruari i të gjithë popujve dhe do ta mbushë këtë shtëpi me lavdi, thot Hyu para ushtrive.” (Ageu 2,9.7) BZ 31.2
I shkatërruar gjatë kohës së Nabukodonozorit, tempulli i Solomonit është ngritur përsëri rreth 500 vjet para erës sonë; këtë e kishte bërë populli i cili ishte kthyer në vendin e plaçkitur dhe të shkretëruar nga robëria e cila kishte zgjatur afro një jetë njerëzore. Ndërmjet tyre kishte pasur edhe pleqë të cilët e kishin parë lavdinë e tempullit të Solomonit dhe të cilët kishin qarë duke e vështruar vendosjen e themelit të ri i cili ishte shumë më i vogël se i pari. Profeti kështu e ka përshkruar ndjenjën e cila kishte mbretëruar atëherë: “Kush mbeti prej jush që e pa këtë tepmpull në lavdinë e vet të parë? Çfarë tempulli po shihni tani? A nuk është ndaj tij si një hiç në sytë tuaj.” (Ageu 2,3; Esteri 3,12) Atëherë ishte dhënë premtimi se lavdia e tempullit të dytë do të ishte më e madhe se e të parit. BZ 31.3
Tempulli i dytë nuk mund të krahasohej për nga bukuria me të parin; as nuk ishte i përkushtuar me shenjat e njëjta të dukshme të pranisë së Zotit si i pari; në të nuk zbulohej fuqia mbinatyrore për ta shënuar bekimin e tij. Asnjë re e lavdisë nuk shihej që e plotësonte Shenjtëroren e ndërtuar. Kurrfarë zjarri nuk kishte rënë me qellim për ta ndezur flinë në altar. Lavdia hyjnore më nuk qëndronte ndërmjet Kerubineve në shenjtëroren e shenjtëroreve; arka e Besëlidhjes, froni i mëshirës dhe pllakat e dëshmive nuk gjendeshin në të. Kurrfarë zëri nga qielli nuk i përgjigjej pyetjes së klerikut për ta zbuluar vullnetin e Jehovës. BZ 32.1
Gjatë shekujve hebrenjët më kot ishin përpjekur të dëshmonin se ishte plotësuar premtimi i Zotit i dhënë përmes profetit Agei. Mllefi dhe besëthyerja e kishin errësuar mendjen e Izraelit në pikëpamje të kuptimit të vërtetë të fjalëve të profetit. Tempulli i dytë nuk ishte gostitur me renë e lavdisë hyjnore por me praninë e gjallë të Atij në të cilin fizikisht qëndronte plotësia hyjnore—i cili ishte vetë Zoti i mishëruar në trup. “I dashuri i të gjithë popujve” kishte ardhur vërtetë në tempullin e tij kur njeriu nga Nazareti kishte mësuar dhe kishte shëruar në hyijen e tempullit të shenjtë. Me praninë e Krishtit, dhe vetëm për shkak të pranisë së tij, tempulli i dytë e kishte tejkaluar lavdinë e të parit. Mirëpo Izraeli e kishte hedhur dhuratën të cilën ia kishte dhënë qielli. Kur Mësuesi i përulur duke dalur atë ditë nga tempulli e kishte kapërcyer pragun e dyerve të arta, lavdia hyjnore tempullin e kishte braktisur për gjithmonë. Ishin plotësuar fjalët e Shëlbuesit: “Qe shtëpia e juaj po ju lihet juve—e shkretë!” (Mateu 23,38) BZ 32.2
Nxënësit kishin qenë të habitur dhe të mrekulluar me profetizimin e Krishtit. Kishin dëshiruar që më mirë ta kuptonin domethënëien e fjalëve të tija që kishin të bënin me shkatërrimin e tempullit. Paratë, punët dhë shkakthtësitë e ndëitimtarisë gjatë 40 vjetëve—asgjë nuk ishte kursyer për të arritur shkëlqimin e tij. Herodi i Madh e kishte shpenzuar për të pasurinë romake dhe hebreje, kurse imperatori botëror e kishte begatuar me dhuratat e veta. Bllokët e mëdhenjë të mermerit me dimensione magjike ishin sjellur nga Roma dhe ishin bërë pjesë e arkitekturës së tij dhe nxënësit duke i shikuar ato i thanë Jezusit: “Mësues! Shih çfarë gurësh e ç‘ndërtesa!” (Marku 13,1) BZ 32.3
Pas këtyre fjalëve Jezusi ua dha përgjegjen solemne dhe dështuese: “A po i shihni të gjitha këto? Për të vërtetë po ju them: Këtu s'do të mbesë as gurë mbi gurë, secili do të rrëzohet.” (Mateu 24,2) BZ 33.1
Nxënësit shkatërrimin e Jerusalemit e lidhën me themelimin e mbretërisë së Mesisë. Atëherë ai do t'i ndëshkojë Hebrenjët e papenduar dhe do ta çliroje popullin nga zgjedha romake. Jezusi u tha se do të vijë për herë të dytë; prandaj gjatë përmendjes së Jerusalemit menduan edhe për ardhjen e tij; dhe kur në Malin e Shenjtë u tubuan rreth Shpëtimtarit e pyetën: “Na trego kur do të ndodhin këto dhe cila është shenja e ardhjes sate e i mbarimit të botës?” (Mateu 24,3) BZ 33.2
Ardhmëria nxënëve iu fsheh me përkëdhelje. Sikur në atë kohë t'i kishim kuptuar plotësisht dy fakte tmerruese—pësimin dhe vdekjen e Shëlbuesit si dhe shkatërrimin e tempullit dhe qytetit të tyre—ata do të ishin shashtisur nga tmerri. Jezusi ua tha vetëm në vijat kryesore ngjaijet e rëndësishme të cilët do të ndodhnin para përmbytjes. Kështu ata plotësisht edhe nuk mundën t'i kuptonin fjalët e tij; por domethënia e tyre u desht t'u zbulohet kur duhej t'u jepeshin udhëzimet që ai ua dha. Profetizimin që e kishte bërë ka pasur kuptim të dyfishtë: ai kishte të bëjë me shkatërrimin e Jerusalemit dhe me tmerret e ditës së madhe të fundit. BZ 33.3
Jezusi ua zbuloi nxënësve të cilët e përcillnin me kujdes se çfarë gjyqesh do ta godisnin Izraelin mëkatar dhe sidomos se çfarë ndëshkimi do të përjetonin për shkak të refuzimit të vënies në krye të Mesisë. Shenjat e pagabueshme i paraprinë fundit. Çasti i tmerrit erdhi befasisht dhe shpejtë. Shpëtimtari ua tërhoqi vërejtjen vijuesëve të tij: “Kur pra të shihni se në vendin e shenjtë hypi në fron Shkretuesi i Urrejtur për të cilin foli profeti Daniel—kush lexon le ta kuptojë: Atëherë ata që do të ndodhen në Jude le të ikin në male.” (Mateu 24,1.15,16; Luka 21,20.21) Kur flamujt paganë të Romës do të ngriteshin në tokën e Shenjtë e cila shtrihet disa qindra metra jashtë mureve të Jerusalemit atëherë pasuesit e Krishtit duhet ta braktisnin qytetin. Kur ta hetonin shenjën e vërejtjes ata të cilët dëshirojnë të shpëtojnë më nuk bën të luhaten. Në tërë Judenë si dhe në Jerusalem ishin të detyruar ta shfrytëzonin shenjën për arrati, ai i cili do të ndodhej në kulm nuk do të guxonte të hynte në shtëpi për ta shpëtuar thesarin e vet më të vlefshëm. Ata të cilët do të punonin në fushë apo në vreshtë, nuk do të guxonin të ndaleshin aty dhe të ktheheshin për ta marrë palltën të cilën e kishin lënë me një anë deri sa kishin punuar në zhegun e ditës. Nuk kanë guxuar të luhaten asnjë moment që të mos e pësonin në shkatërrimin e plotë. BZ 33.4
Gjatë kohës së pushtetit të Herodit Jerusalemi jo vetëm që ishte zbukuruar shumë por me ndërtimin e kullave, të mureve dhe të kështjellave duke pasur pozitën natyrore të atillë ishte bërë në dukje i papushtueshëm. Ai i cili në atë kohë do ta predikonte shkatërrimin e tij do të ishte konsideruar i pakuptueshëm dhe shkatërrues i paqes, si Noehu në kohën e tij. Mirëpo Jezusi kishte thënë: ‘'Qielli dhe toka do të zhduken por fjalët e mia nuk do të bien poshtë.” (Mateu 24,35) Mëkatet e bijëve të Izraelit e kishin shkaktuar në Jerusalem mllefin e Zotit kurse pabesia e tyre kokëfortë e kishte vulosur fatin e tyre. BZ 34.1
Zoti e kishte shpallur përmes profetit Mikeut: “Dëgjojeni këtë, krerë të shtëpisë së Jakobit dhe princër të shtëpisë së Izraelit, ju që e urreni të drejtën dhe çdo gjë që është e drejtë e përmbysni, që e ndërtoni Sionin me gjak dhe Jerusalemin me anarki. Krerët e tij janë duke gjykuar me ryshfet, kurse klerikët mësojnë për para, edhe profetët e tyre bëjnë short për para, kurse në Hyun mbështeten duke thënë: “A nuk është Zoti në zemrën tonë? E keqja nuk do të vijë ndër ne.” (Mikeu 3,9-11) BZ 34.2
Këto fjalë e përshkruajnë mirë korruptimin dhe drejtësinë e rrejshme të banorëve të Jerusalemit. Edhe pse pohonin se me përpikëri iu përmbaheshin rregullave të Ligjit të Zotit ata i shkelnin të gjitha parimet e tij. E urrenin Krishtin, shenjtëria dhe pastëria e të cilit i zbulonte krimet e tyre; dhe ata e akuzonin se Ai ishte shkaktar i të gjitha të këqijave që binin mbi ta për shkak të mëkateve të veta. Edhe pse e pranonin se ai nuk gabonte, deklaronin se vdekja e tij u duhej për sigurinë e kombit. “Nëse e lëmë kështu, të gjithë do të besojnë në të, atëherë do të vijnë romakët e do të na e rrënojnë vendin e shenjtë dhe popullin.” (Gjoni 11,48) Në qoftë se e vrasin Krishtin, mendonin ata, sërish populli do të bëhej i fuqishëm dhe i bashkuar. Kështu ata pajtoheshin me mendimin e parisë së klerikëve e cila pohonte se është më mirë të vdiste një njeri se të shkatërrohej i tërë populli. BZ 34.3
Në këtë mënyrë prijësit e popullit hebre “e ndërtonin Sionin me gjak dhe Jerusalemin me anarki”. (Mikeu 3,10) Edhe pse Shpëtimtarin e vunë në kryq i cili i qortonte për shkak të mëkateve të tyre, edhe më tutje mashtroheshin me drejtësinë e vet duke u konsideruar popull i zgjedhur i Zotit dhe prisnin që Zoti do t'i çlironte nga armiqët e tyre. “Prandaj” vazhdon profeti “i tërë Sioni do të lëvrohet si arë dhe Jerusalemi do të bëhet grumbull dhe mal nga shtëpitë si pyll i lartë”. (Mikeu 3,12) BZ 34.4
Zoti e kishte shtyrë gjyqin e tij ndaj qytetit dhe popullit gati edhe 40 vjetë nga dita kur Jezusi e kishte shpallur shkatërrimin e Jerusalemit. I çuditshëm ka qenë durimi i Zotit ndaj atyre që e kishin hedhur Ungjillin e tij dhe e kishin vrarë Birin e tij. Shembëlltyra për fikun jopjellor e dëshmonte veprimin e Zotit me popullin hebre. Urdhëri ishte kësisoji: “Të prehet, përse t'i pengojë tokës?” (Luka 13,7) Mirëpo mëshira hyjnore e kishte kursyer edhe për një kohë. Ndër hebrejë kishte shumë asish të cilët nuk e kishin përfytyrimin e vërëtetë për karakterin e Shpëtimari dhe veprën e tij. Fëmijët nuk kishin rast ta pranonin dritën të cilën e urrenin prindërit e tyre, edhe pse Shpëtimtari dëshironte që atyre t'ua jepte dritën e vet. Ai dëshironte t'ua jepte rastin ta shohin plotësimin e profetizimit jo vetëm në lindjen por edhe në vdekjen dhe në ringjalljen e tij. Fëmijët nuk gjykoheshin për shkak të mëkateve të prindërve; por pasi që ta njihnin dritën e cila u ishte dhënë prindërve të tyre dhe pasi ta hidhnin ashtu siç e hidhnin edhe dritën që u jepej personalisht atyre duke u bërë kështu hisenikë në mëkatin e prindërve të tyre dhe duke e plotësuar kriterin e anarkisë së tyre. BZ 35.1
Durimi i Zotit ndaj Jerusalemit edhe më tutje i dëshmoi hebrenjët në mospendimin e tyre këmbëngulës. Në urrejtjen dhe vrazhdësinë e tyre ndaj nxënësve të Jezusit e kishin hedhur dhe dhuratën e fundit të mëshirës. Prandaj, Zoti ua tërhoqi mbrojtjen e vet, pushoi ta frenojë fuqinë e satanit, dhe kështu populli mbeti në duart e prijësit të cilin e zgjodhi. Hebrenjët e urrenin mëshirën e Mesisë e cila do të kishte mundur t'i aftësonte për t'i përballuar epshet e tyre mëkatare, kështu që ato tani kishin ngadhnjyer mbi ta. Satani në ta kishte zgjuar epshet më të tmerrshme dhe më të ulëta. Më nuk kishin gjykuar, ishin bërë të çmednur; me ta kishte sunduar pasioni dhe mllefi i verbër. Ishin bërë në mënyrë satanike të vrazhdët. Në familje si dhe në popull; në shtresat e larta si dhe në ato të ulëtat gjithkund mbizotëronin mosbesimi, e keqja, egoizmi, përçaija, rebelimi dhe vrasjet. Askund nuk kishte siguri. Miqët dhe farefisi tradhtoheshin reciprokisht. Prindërit i vrisnin fëmijët e tyre kurse fëmijët prindërit e tyre. Drejtuesit e popullit nuk kishin forcë që ta sundonin veten. Epshet e tyre i bënin tiranë. Hebrejët mermin dëshmi të rrejshme për ta gjykuar Birin e pafajshëm të Zotit. Tani akuzat e rrejshme e kishin bërë jetën e tyre të pasigurtë. Me verpat e tyre ata shumë kohë flisnin: “Le të zhduket para nesh Shenjti i Izraelit.” (Isaia 30,11) Dëshira e tyre u plotësua. Frika nga Zoti më nuk i shqetësonte. Në krye të popullit ishte vendosur satani dhe pushteti më i lartë qytetar dhe fetar ishte nën drejtimin e tij. BZ 35.2
Prijësit e palëve armike, nganjëherë bashkoheshin për t'i plaçkitur viktimat e tyre fatkqija kurse mandej përlesheshin një me tjetren dhe vriteshin pa mëshirë. Bile as Shenjtëria e tempullit nuk mund ta pushtonte vrazhdësinë e tyre. Besimtarët vriteshin para flitores kurse flija gjakosej me trupat e të vrarëve. Në verbërinë dhe lajthitjen heretike nxitësit e këtyre veprave me krenari deklaronin se nuk frikoheshin se Jerusalemi do të shkatërrohet sepse ai ishte qyteti i Zotit. Me qëllim që ta forconin dhe më tepër fuqinë e tyre blenin profetë të rrejshëm të cilët i thonin në të njëjtën kohë kur legjionet romake e rethonin qyteti se shpëtimi nga Zoti do të vinte me siguri. Deri në momentin e fundit populli besonte fuqishëm se i Gjithfuqishmi do të përzihej dhe do t'i shkatërronte armiqët. Mirëpo Izraeli e kishte hedhur mbrojtjen hyjnore dhe tani nuk kishte kurrfanë mbrojtje. Jerusalemi fatkeq ishte përçarë nga zënkat e brendshme; rrugët e tij ishin larë me gjakun e fëmijëve të vet të cilët mbyteshin reciprokisht ndërsa ushtria armike i shkatërronte istikamet dhe i vriste ushtarët e tij! BZ 36.1
Të gjitha profetizimet e Krishtit për shkatërrimin e Jerusalemit u realizuan me përpikëri dhe hebrejët e sprovuan vërtetësinë e fjalëve që tërhiqnin vërejtjen. “Sepse me çfarë gjykimi të gjykoni, me atë do të gjykoheni!” (Mateu 7,2) BZ 36.2
Si kasnecë të fatkeqësisë dhe të gjyqit u paraqitën edhe shenjat edhe mrekullitë. Natën paraqitej një dritë jo e natyrshme mbi tempull dhe mbi altar. Gjatë perëndimit të diellit në re dukeshin karroca luftarake dhe ushtarë të gatshëm për betejë. Klerikët të cilët natën shërbenin në tempull ishin tmerruar nga një zhurmë misterioze. Toka dridhej dhe një shumësi zërash dëgjoheshin duke jehuar: “Të ikim prej këtu!” Dyert e mëdha të lindjes, aq të rënda sa që 20 veta mezi mund t'i mbyllnin, të siguruara me shufra jashtëzakonisht të mëdha të hekurta, të ngulura thellë në bazën e fortë prej guri hapeshin vetë në mesnatë.1Milman, The History of the Jews, knj. XIII. BZ 36.3
Gjatë 7 vjetëve një njeri nëpër rrugët e Jerusalemit i shpallte fatkeqësitë të cilat do ta godisnin qytetin. Ditë e natë ai e këndonte këngën e çuditshme pikëlluese: “Zëri nga lindja! Zëri nga perëndimi! Zëri nga të katër anët! Zëri kundër Jerusalemit dhe kundër tempullit! Zëri i dhëndërrit dhe i nuses! Zëri kundër tërë popullit!”2Ibid., knj. XIII. BZ 37.1
Këtë qenie tepër të çuditshme e kishin futur në burg dhe e kishin rrahur por prej gojës së tij nuk e kishin nxjerrë asnjë zë. Ndaj fyerjeve dhe mundimeve ai ishte përgjigjur: “Vështirë, vështirë për Jerusalemin; vështirë për banorët e tij!” Nuk kishte pushuar me vërejtjet e veta deri sa nuk e kishin vrarë gjatë kohës së rrethimit të cilin e kishte profetizuar. BZ 37.2
Asnjë i besimtarë nuk ishte vrarë me rastin e rrethimit. Jezusi ua kishte tërhequr vërejtjen nxënsve të tij dhe të gjithë që i kishin besuar e kishin shikuar shenjën e premtuar. BZ 37.3
“Kur të shihni se ushtria e rrethoi Jerusalemin, dinie se shkatërrimi i tij është afër! Kush të gjendet atëherë në Jude, le të ikë në male! Kush të gjendet në Jeruslaem, le të dalë prej tij! Kush ndodhë në fushë, mos të kthehet në qyetet!” (Luka 21,20.21) BZ 37.4
Romakët me Cestin e kishin rrethuar qytetin. Befasisht kur çdo gjë ishte dukur e gatshme për një sulm të shpejtë ata e kishin tërhequr rrethimin. Të rrethuarit të cilët e kishin humbur shpresën për mbrojtje të mirë, kishin qenë të gatshëm të dorëzoheshin, por ushtaraku romak e kishte tërhequr ushtrinë pa kurrfarë shkaku të dukshëm. Zoti në mëshirën e vet i kishte drejtuar ngjarjet në favor të popullit. Shenja e premtuar u ishte shpallur besimtarëve të cilët e kishin pritur dhe tani u ishte ofruar mundësia të gjithë atyre që kishin dashur ta dëgjojnë vërejtjen e Shpëtimtarit. Ngjarjet kishin rrjedhur ashtu që as hebrejët e as romakët nuk i kishin penguar të krishterët të arratiseshin. Duke parë se Cestie po tërhiqej, hebrenjët ishin vërsulur nga Jerusalemi dhe kishin filluar ta ndjekin ushtrinë e tij. Tani të krishterët e kishin pasur rastin që ta braktisnin qytetin. Në ato kohë edhe rrethina ishte pastruar nga armiku i cili do të mund t'i ndalte. Gjatë kohës së rrethimit hebrejët ishin grumbulluar në Jerusalem për ta kremtuar festën e hijeve dhe kështu besimtarët në tërë vendin kishin pasur mundësi të iknin të papenguar. Ata kishin ikur në një vend të sigurtë—në qytetin Pelu, në krahinën e Perejes në anën e kundërt të Jordanit. BZ 37.5
Ushtria hebreje duke e ndjekur Cestin edhe ushtrinë e tij ishte hudhur me një ashpërsi të atillë në pararojet e tij sa që ishte dukur se do ta shkatërronin plotësisht. Romakët me vështirësi kishin arritur të tërhiqen. Hebrejët humbjet e të cilëve kishin qenë tejet të vogla u kthyen në Jerusalem në mënyrë triumfale të ngarkuar me prenë e luftës. Mirëpo, ky sukses i tejdukshëm u solli vetëm të këqija. Ai i nxiti që me këmbëngulje t'u kundërvihen romakëve, gjë që qytetit të gjykuar për shaktërrim i solli vuajtje të paparamendueshme. BZ 38.1
Fatkeqësia e tmerrshme e gjeti Jerusalemin kur Titi përsëri e rrethoi. Qyteti u rrethua ditëve të Pashkëve kur një numër i madh i hebrejëve ishte tubuar brenda mureve të tij. Artikujt ushqimor të cilit do të kishin mjaftuar për banorët me vite sikur t'i kishin ruajtur me kujdes ishin shkatërruar nga hakmarrja e palëve në konflikt të cilat luftonin për pushtet dhe popullsia së shpejti ishte gjetur para urisë së tmerrshme. Një shinik grur shitej për një talanat. U shkaktua uri aq e madhe sa që njerëzit i hanin rripat e vet, sandalet dhe mbështjellësit e lëkurës së myllave. Shumë kush natën zbriste nga muret për të mbledhur bimë të egra që rriteshin jashtë mureve të qytetit. Disa ziheshin dhe vriteshin në mundime të tmerrshme, ndërsa ata që arrinin të ktheheshin shpeshherë e humbnin atë që e mblidhnin me aq rrezik sepse ua merrnin njerëzit. Prijësit shkaktonin dhunë të tmerrshme duke ua marrë ushqimin atyre për të cilët mendonin se kishin. Këtë dhunë e ushtronin njerëzit të cilët vërtetë kishin ushqim, por dëshironin të grumbullonin stoqe për të ardhmen. BZ 38.2
Me mijëra njerëz vdisnin nga uria dhe kolera. Edhe lidhjet më intime duket se ishin shkatërruar. Burrat vidhnin prej grave të tyre kurse gratë prej burrave. Mund të shihej se si fëmijët ua merrnin ushqimin prej gojës prindërve të vjetër. Pyetja e profetit: “A mund ta harroj gruaja pjellën e vet?” (Isaia 49,15) e mori përgjigjen brenda mureve të këtij qyteti të gjykuar për shkatërrim. “Me duart e tyre gratë e pikëllueshme i zienin fëmijët e vet; dhe këtë e kishin ushqim në vdekjen e bijave të popullit tim.” (Vajtimi i Jeremiut 4,10) Përsëri u plotësua profetizimi i dhënë para 14 shekujve: “Gruaja e cila ishte shumë e butë dhe shumë e brishtë ndërmjet jush e cila nga butësia dhe nga brishtësia nuk kishte mundur të qëndronte me këmbët e veta në tokë, do të mllefoset ndaj burrit të vet të dashur dhe ndaj birit të vet edhe ndaj bijës së vet edhe ndaj fëmijëve të cilët i lind; sepse do t'i hajë me lugë në çdo skamje nga halli dhe nga skamja të cilën do ta shkaktojë armiku i yt në të gjitha vendet tua.” (Ligji Përtrirë 28,56.57) BZ 38.3
Romakët donin të shkaktonin panik ndër hebrejët në mënyrë që t'i detyronin të dorëzoheshin. Të zënët robë të cilët u kundërviheshin kur ishin të robëruar kamçikoseshin, u nënshtroheshin torturave dhe kryqëzoheshin nën muret e qytetit. Çdo ditë në këtë mënyrë romakët vrisnin qindra hebrejë dhe kjo vepër e tmerrshme vazhdoi deri sa në luginën e Jozafatit dhe në Golgotë nuk u ngritën aq shumë kryqe sa që njeriu mezi mundte të lëvizte ndërmjet tyre. Kështu u plotësua mallkimi i tmershëm të cilin hebrejët e patën thënë para Fronit gjyqësor të Pilatit: “Gjaku i tij raftë mbi ne e mbi fëmijët tanë!” (Mateu 27,25) BZ 39.1
Titi ishte i gatshëm t'i jepte fund skenës së këtillë të tmershme dhe ta ruaj Jerusalemin nga shkatërrimi i plotë. Ai ishte tmerruar kur kishte parë grumbuj të trupave të vdekur nëpër lugina. I entuziazmuar nga pamja e tempullit të cilin e shikonte nga maja e Malit të Shenjtë, kishte dhënë urdhër që të mos preket asnjë gurë i tempullit. Para se të vendoste ta bënte sulmin në këtë kështjellë u dërgoi thirrje prijësve hebrejë që të mos e detyronm që me gjak ta shëmtojë vendin e shenjtë. U premtoi se asnjë ushtarë romak nuk do ta shëmtojë tempullin, në qoftë se ata e braktisin dhe e bartin luftën në një vend tjetër. Jozef Flavije, bashkombasi i tyre ua dërgoi thirrjen më të qartë për t'u dorëzuar në mënyrë që ta shpëtonin veten, qytetin dhe vendin e shenjtë. Mirëpo ndaj këtyre fjalëve ata u përgjigjen me mallkime të hidhura. Me shigjeta iu vërsulën edhe ndërmjetësit të fundit njerëzor i cili vinte para tyre që t'i luste. Hebrejët i kishin refuzuar thirrjet e Birit të Zotit; dhe tani të gjitha thirrjet dhe lutjet i hudhnin edhe më me këmbëngulje. Vendosën që të luftonin deri në fund. Përpjekjet e Titit për ta ruajtur tempullin qenë të kota. Dikush më i Madh se ai e kishte shpallur se atje nuk do të mbetej gurë mbi guri. BZ 39.2
Kokëfortësia e verbër e prijësve hebrenjë dhe krimet e paskrupullta që ndodhën në qytetin e rrethuar shkaktuan tmerr dhe mllef ndër romakët. Më në fund, Titi vendosi që ta pushtonte tempullin me sulm. Urdhëroi në qoftë se është e mundur të mos shkatërrohet. Mirëpo, urdhërat e tij nuk u zbatuan. Një natë ai posa u tërhoq në çadrën e tij hebreje dolën nga tempulli dhe i sulmuan romakët. Gjatë luftës njëri ndër ushtarët nëpër një dritare e kishte hudhur një flakadan në oborr dhe së shpejti të gjitha hallat e murgëve të cilat ishin përreth tempullit u gjenden në flakë. Titi kishte vrapuar në atë vend dhe u kishte urdhëruar legjionarëve që ta shuanin zjarrin. Mirëpo fjalët e tij ata nuk i dëgjuan. Në mllefm e tyre, ushtarët kishin hudhur flakadanet e ndezur në tempull dhe me shpata e kishin vrarë një shumësi njerëzish që aty kishin gjetur strehim. Një lum gjaku kishte njedhur nëpër shkallët e tempullit. Mijëra e mijëra hebrejë ishin vrarë ndërsa klithmat e vdekjes i kishin mbizotëmar zërat e tmerruar “ishabod!” që domethënë shkoi lavdia. BZ 39.3
“Titi e kishte parë se është e pamundshme të frenohej mllefi i ushtarëve. Mandej kishte hyrë me oficerët e tij në brendësinë e tempullit të shenjtë. Bukuria e tij i kishte tmerruar dhe mrekulluar; dhe deri sa ende flaka nuk e kishte përfshirë Shenjtëroren e kishte bërë përpjekjen e fundit për ta shpëtuar. Duke dalur përjashta përsëri u kishte urdhëruar ushtarëve që ta ndalnin zgjerimin e flakës. Kapiteni Liberalisi ishte përpjekur që me skeptrin e tij ta realizojë atë dëgjueshmëri. Mirëpo bile as autoriteti i imperatorit nuk kishte mundur ta ndërprejë armiqësinë ndaj hebrejëve, shqetësimin e egër të shkaktuar me luftën dhe ndjenjën e pangopshme për të plaçkitur. Ushtarët kishin parë se çdo gjë rreth tyre shkëlqente në flori i cili në dritën e egër të flakës duke blenduar shkëlqente; ata supozonin se një thesar i paçmueshëm gjendej në Shenjtrore. Njëri nga ushtarët pa hetuar e kishte hudhur flakadanin e ndezur në brendësi: për një çast çdo gjë ishte mbuluar nga flaka. Të verbuar nga tymi dhe zjarri, oficerët ishin detyruar të tërhiqeshin; tempulli i lavdishëm iu nënshtrua fatit të vet. BZ 40.1
Për romakët kjo ishte një skenë e tmerrshme kurse për hebrejët edhe më tepër! Tërë maja e zabeleve që dominonte qytetin digjej flakë si vullkan. Ndërtesat njëra pas tjetrës rrënoheshin dhe zhdukeshin në greminën e zjarrtë. Kulmet e kedrit i pëmgjanin detit të zjarrtë; pyrgjet e pramara ndriçonin si gjuhë të zjarrta; ndërsa nga kullat mbi dyer ngriheshin shtyllat e larta të flakës dhe tymit. Brigjet dhe zabelet e përafërta të tëra shkëlqenin; nëpër errësirë grupe njerëzish vështronin me frikë tmerruese këto shkretërime. Në muret dhe vendet e ngritura më lartë, në pjesën e sipërme të qytetit masa e njerëzve e shtrydhte njëri tjetrin: disa të zbehtë nga dëshprimi i tmerrshëm kurse të tjerët të mllefosur nga ndjenja e paafatësisë për t'u hakmarrë. Ulurimat e ushtarëve romakë dhe gjëmet e kryengritësve të cilët vdisnin në zjarr përziheshin me hukamën e zjarrit dhe me kërcitjen e trerëve që rrëzoheshin. Jehona e maleve i përsëriste ulurimat dhe klithmat e popullit që ndodhej në vendet më të larta. Njerëzit që vdisnin nga uria e mblidhnin forcën e fundit për ta nxjerrë klithmën e frikës dhe të dëshprimit. BZ 40.2
Në brendësi zhvillohej një skenë edhe më e tmerrshme. Burra dhe gra, të rinjë e pleqë, kryengritës dhe klerikë, ata që kishin luftuar dhe ata që kishin kërkuar mëshirë therreshin pa dallim. Numri i të vrarëve e kishte kaluar numrin e vrarësve. Legjionarët ishin detyruar të hipnin mbi grumbullin e të vdekurve për ta vazhduar veprën shkatërrimtare.3Ibid., knj. XVI. BZ 41.1
Pas rrënimit të tempullit i tërë qyteti kishte rënë në duart e romakëve. Prijësit e hebrejëve i kishin braktisur kullat e papushtuara kurse Titi i kishte gjetur të shkreta. Pasi që me habi i kishte vështruar, kishte deklaruar se vet Zoti ia kishte dorëzuar në dorë sepse kurrfarë veglash luftarake sado që të ishin të fuqishme nuk do të kishin mundur t'i pushtonin ato kështjella. Qyteti dhe tempulli ishin shkatërruar me themel dhe toka në të cilën qëndronte shtëpia e shenjtë ishte “lëvruar si arë”. (Jeremiu 26,18) Gjatë kohës së rrethimit dhe plojës ishin vrarë mbi një milion njerëz. Ata që kishin mbetur gjallë u zunë dhe u shpurën në robëri u shitën si skllevër u sollën në Romë për ta stolisur triumfin e ngadhnjimtarëve, iu hodhën egërsirave në amfiteatra ose u shpëmdanë si të pa plang nëpër tërë vendin. BZ 41.2
Hebrejët vetvetës ia kishin farkuar prangat; vet e kishin mbushur kupën e hakmarrjes. Në shkatërrimin e tyre si popull me të gjitha hallet që i gjetën pas shpërndarjes e kishin korrur ate që e kishin mbjellur. Profeti ka thënë: “O Izrael, ti vetveten e ke shkatërruar”, “sepse u shkatërrove nga mëkatet...” (Ozeu 13, 9; 14,1) Pësimi i tyre shpeshherë përmedet si ndëshkim i cili ka ardhur me urdhërin e Zotit. Në këtë mënyrë mashtruesi i madh përpiqet ta fshehë veprën e vet. Mirëpo, me hudhjen këmbëngulëse të mëshirës hyjnore hebrejët vet bënë që t'i braktisë mbrojtja hyjnore, kështu që satani arriti t'i sundojë sipas dëshirës së vet. Masakrimet e panjohura që ndodhën me rastin e shkatërrimit të Jerusalemit u bënë dëshmi e fuqisë hakmarrëse të Satanit ndaj atyre që i nënshtrohen udheheqjes së tij. BZ 41.3
Nuk mund ta kuptojmë sa duhet, se sa i kemi borxh Krishtit për paqen dhe mbrojtjen të cilën e gëzojmë. Fuqia hyjnore pengon që njerëzimi të bjerë plotësisht nën pushtetin e satanit. Të padëgjueshmit dhe të pandershmit do të kishin bërë mirë sikur të falënderoheshin për mëshirën dhe durimin hyjnorë që e pengojnë fuqinë e vrazhdët dhe të shëmtuar të satanit. Mirëpo, kur njerëzit e kalojnë kufirin e durimit e Zotit atëherë edhe mbrojtja e tij i braktisë. Zoti nuk qëndron para mëkatrit si ekzekutor i aktgjykimit për shkak'ë mëkatit, Ai atëherë i lë vet ata që e kanë hudhur mëshirën e tij që ta korrin atë që e kanë mbjellur. Çdo rreze e refuzuar e dritës, çdo vërejtje e urrejtur apo e papërfillur, çdo pasion mëkatar të cilin e kultivojmë, me një ijalë, çdo shkelje e ligjit hyjnor është farë e cila me siguri e sjellë korrjen. Në qoftë se njeriu i kundërvihet Frymës hyjnore, ajo më në fund do ta braktisë dhe atëherë ai mbetet pa fuqi me të cilën do të mund t'i mbizotëronte pasionet e shëmtuara dhe do të mbetet pa mbrojtje nga krimet dhe armiqësitë e satanit. Shkatërrimi i Jerusalemit është një vërejtje solemne për të gjithë ata të cilët nuk frikësohen nga vërejtjet e dhuntive hyjnore dhe që u kundërvihen lutjeve të mëshirës së Zotit. Kur nuk jepen dëshmi të fuqishme dhe të vendosura për urrejtjen ndaj mëkatit dhe për pashmangshmërinë e ndëshkimit, ai patjetër një ditë do t'i arrijë mëkatarët. BZ 41.4
Profetizimi i Shpëtimtarit për shkatërrimin e Jerusalemit duhet ta ketë njërin dhe plotësimin tjetër në bazë të të cilit kjo ngjarje është vetëm hije e dobët. Në fatin e qytetit të zgjedhur mund ta shohim fatin e botës e cila e ka hudhur mëshirën e Zotit dhe e ka shkelur Ligjin e tij. Janë të errëta raportet për mjerimin njerëzor, dëshmitare e të cilit ka qenë bota gjatë shekujve të krimeve. Zemra coptohet dhe shpirti dobësohet gjatë meditimit për këto çështje. Të tmerrshme kanë qenë pasojat e refuzimit të mëshirës së Zotit. Mirëpo një skenë edhe më të errët e fshehë ardhmëria. Raportet e së kaluarës—një varg i madh i rebelimeve, i konflikteve dhe i revolucioneve janë “petk i Iyer me gjak” (Isaia 9,5)—dhe nuk janë asgjë në krahasim me tmerret e asaj dite kur Fryma hyjnore do t'i braktisë mëkatarët dhe më nuk do ta pengojë as eksplodimin e pasioneve njerëzore as mllefin e satanit. Atëherë e tërë bota do ti shohë si kurrë më parë pasojat e pushtetit të satanit. BZ 42.1
Mirëpo, atë ditë si dhe në kohën e shkatërrimit të Jerusalemit populli i Zotit do të jetë i shpëtuar “kush do të mbetet gjallë” (Isaia 4,3). Jezusi ka premtuar se do të vijë përsëri për t'i shpëtuar besimtarët e tij. “Atëherë do të duket në qiell shenja e Birit të Njeriut: atëbotë të gjitha fiset e dheut do të qajnë dhe do ta shohin Birin e Njeriut duke ardhur mbi retë e qilellit me fuqi dhe me madhëri të madhe ai do t'i dërgojë engjëjt e vet me bori kumbuese për t'i bashkuar të zgjedhurit e tij nga të katër anët e botës prej një skaji të qiellit në tjetrin.” (Mateu 24,30.31) Atëherë te të gjithë ata të cilët kanë qenë të shurdhër ndaj Ungjillit do të shfaqet i paudhi të cilin Zoti do ta mbysë me frymën e gojës së vet dhe me shkëlqimin e ardhjes së vet të dukshme” (2 Selanikasve 2,8). Si dhe Izraeli antik mëkatarët do ta shkatërrojnë veten; ata do të jenë therror i padrejtësisë së vet. Jeta e tyre mëkatare i ka ndarë aq shumë nga Zoti dhe ata janë prishur aq shumë sa që paraqitja e lavdisë hyjnore për ta do të jetë flakë e cila do t'i gëlltisë. BZ 42.2
Sikur njerëzit të shikonin që të mos e lenin pas dore mësimin të cilin na e ka dhënë Jezusi me fjalët e tija do të ishte mrekulli! Siç ua kishte tërhequr vërejtjen nxënësve të tij lidhur me shkatërrimin e Jerusalemit dhe ua kishte dhënë shenjat e shkatërrimit i cili po afrohej që të mund të shpëtojnë, ashtu ia ka tërhequr vërejtjen edhe botës për shkatërrimin e saj dhe i ka dhënë shenjat për afrimin e asaj dite të madhe në mënyrë që të gjithë ata që e dëshirojnë këtë të mund t'i shmangen mllefit të ardhshëm. Jezusi na bind se: “Do të ketë shenja në diell, në hënë dhe në yje. Mbi tokë popujt do të gjenden ngushtë, të tmerruar prej gjëmës së detit dhe prej valëve të tija.” (Luka 21,25; Mateu 24,29; Marku 13,24-26; Zbulesa 6,12-17) BZ 44.1
Njerëzit të cilët do t'i shohin këto shenja që janë pararendëse të ardhjes së tij duhet ta dijnë se “Ai është te dera.” (Mateu 24,33) “Pra bëni roje”—janë fjalët e tij që tërheqin vërejtjen (Marku 13,35). Ata të cilët e dëgjojnë këtë vërejtje nuk do të lihen në errësirë që dita t'i gjejë të papërgatitur; por për të gjithë ata të cilët nuk do të bëjnë roje “Dita e Zotit vjen shih si vjen vjedhësi natën.” (1 Selanikasve 5,2) BZ 44.2
Bota as sot nuk është e gatshme ta pranojë lajmin për kohën tonë ashtu siç nuk ishin të gatshëm hebrejët ta pranonin vërejtjen e Shpëtimarit për Jerusalemin. Kurdo që të vijë, dita e Zotit, do të vijë për paganët papritmas. Jeta do të rrjedhë me rrjedhën e rëndomtë, njerëzit do të jenë të zënë me kënaqësi, me punë, me tregti, me fitimin e thesarit tokësor; prijësit religjioz do ta madhërojnë përparimin dhe arsimimin e botës dhe populli do të mashtrohet nga siguria e rrejshme—atëherë, ashtu siç përvidhet hajni natën në shtëpinë e pambrojtur, ashtu befasisht do të shkarkohet ndëshkimi ndaj mëkatarit dhe paganëve “dhe nuk do të kenë ku të ikin” (1 Selanikasve 5,3). BZ 44.3