Hapa Drejt Jezusit
13—Ngazëllim në Jezusin
Bijtë e Perëndisë janë thirrurtë përfaqsojnë Krishtin dhe të tregojnë mirësinë dhe mëshirën e Zotit. Ashtu si Jezusi na e tregoi karakterin e vërtetë të Atit, ashtu edhe ne duhet t'ia tregojmë botës që nuk e njeh dashurinë e Tij. Jezusi iu lut Atit të Tij, “sikurse Ti më ke dërguar mua në botë, po ashtu i kam dërguar ata në botë.” “Unë jam në ta dhe Ti në mua,... që bota të njohë që Ti më ke dërguar” (Gjoni 17:18,23). Apostulli Pal i shkroi dishepujve të Jezusit: “Ju jeni letra jonë, ... e njohur dhe e lexuar nga të gjithë njerëzit” (2 Korintasve 3:2). Të gjithë bijtë e Krishtit janë si letra për botën. Nëse jemi ithtarë të Krishtit, Ai na dërgon njësoj si një letër që dërgojmë familjeve tona. Ai na dërgon në fshatin dhe në rrugën ku banojmë. Jezusi, duke jetuar tek ne, dëshiron t'u flasë zemrave të atyre që nuk e njohin Atë. Ndoshta ata nuk e lexojnë Biblën, apo të dëgjojnë zërin që u flet atyre në faqet e saj. Ata nuk e shohin dashurinë e Perëndisë nëpërmjet punëve të Tlj. Por nëse ne me të vërtetë përfaqësojmë Jezusin, njerëzit mund të drejtohen nëpërmjet nesh për të parë Atë. Ata mund të kuptojnë diçka për mirësinë e Tij dhe ne fitojmë ta duam dhe t'i shërbejmë Atij. Të krishterët janë mbartësit e dritës përgjatë rrugës për në parajsë, ata duhet t'i japin botës dritën që shkëlqen mbi ta prej Krishtit. Jetët dhe karakterët e tyre do t'u tregojnë të tjerëve se si Krishti është dhe se çdo të thotë t'i shërbesh Atij. Kur ne përfaqësojmë Krishtin, u tregojmë të tjerëve se është një kënaqësi t'i shërbesh Atij dhe të krishterët e dinë se kjo është me gjithëmend e vërtetë. Te krishterët që ankohen dhe janë të pa kënaqur, i japin të tjerëve idenë e gabuar për Perëndinë dhe jetën e krishterë. Ata i bëjnë njerëzit që të mendojnë, se Perëndia nuk do që t'i shohë fëmijët e Tij të lumtur. Kështu është shumë keq, sepse ata po thonë diçka të pavërtetë për Atin e tyre qiellor. Është kënaqësi për Satanain, kur ai mund t'i çojë fëmijët e Perëndisë drejt dyshimit dhe trishtimtit. Ai gëzohet, ndërsa sheh kur tregojmë mosbesim ndaj Perëndisë. Ai do që ne të vëmë në dyshim dëshirën dhe fuqinë e Perëndisë për të na shpëtuar dhe i pëlqen të na shohë, kur ne ndiejmë sikur Perëndia na drejton në shkatërrim. Satanai do që ne, të na duket se Perëndia nuk ndien keqardhje për ne, por ai nuk po thotë të vërtetën. Ai na e mbush mendjen me gënjeshtra për Perëndinë dhe përpiqet të na bëjë të mendojmë për keto ide të gabuara në vend që të mendojmë për mirësinë e Perëndisë. Ai dëshiron që ne të mos i besojmë Perëndisë dhe të ankohemi për mënyrën se si Ai na udhëheq. Satanai përpiqet që ta bëjë jetën e krishterë të duket e errët dhe jo e lumtur. Ai do që ajo të duket e vështirë dhe e pakënaqshme dhe disa të krishterë nga mënyra se si veprojnë, mund t'i bëjnë njerëzit që të mendojnë se t'i shërbesh Perëndisë është e vështirë. Kjo bën që të duket se ata bien dakort me Satanain. Shumë njerëz, duke ecur përgjatë shtegut të jetës, mendojnë dhe flasin për gabimet e tyre. Ata flasin për dështimet e tyre dhe zemrat u mbushen me trishtim. Një grua që ka vepruar kështu, më shkroi, kur unë isha në Europë. Ajo ishte shumë e trishtuar dhe më kërkoi disa fjalë shprehëse. Natën, pas leximit të letrës së saj, unë ëndërrova sikur isha në një kopsht. Dikush, i cili u duk si pronari i kopshtit, po më udhëhiqte përgjatë shtigjeve. Unë po mblidhja lulet duke u kënaqur me erën e tyre, pastaj kjo grua, e cila kishte ecur krah për krah me mua, me thirri që të shihja gjëmbat e shëmtuar që ndodheshin në rrugën e saj. Papritur, ajo filloi të qante, sepse nuk po ecte në shteg, apo të ndiqte udhëzime, por ajo po ecte midis gjëmbash. “Oh,” qau ajo, “sa keq që ky kopsht i bukur qena i mbushur me gjemba.” Më pas udhërrefuesi tha. “Lëri gjëmbat, se ato nuk do të bëjnë gjë tjetër, veçse do të plagosin. Mblidh trëndafilat, zambakët dhe karafilat.” Duhet të mendojmë për kohët e mira në jetë. A kemi pasur kohë të çmuar, kur zemrat tona janë mbushur me ngazëllimin dhe kur Shpirti i Zotit na ka folur? Kur shohim pas në jetën tonë, a shohim momente të shumta gëzimi? A nuk janë premtimet e Perëndisë si lulet e ëmbla që rriten afër shtegut tonë? A mund të ta lejojmë bukurinë dhe ëmbëlsinë e tyre të na i mbushin zemrat me gëzim? Gjëmbat vetëm do të na gërvishtin dhe do të na trishtojnë. Nëse mbledhim gjëmba dhe ua japim të tjerëve, ne po largohemi nga mirësia e Perëndisë. Ne po i mbajmë njerëzit larg shtegut të jetës. Pra, nuk duhet që të kujtojmë vetëm gjërat e këqia që na kanë ndodhur në të shkuarën dhe nuk duhet të flasim gjithmonë për mëkatet dhe trishtimet, sepse së shpejti do të ndihemi të pashpresë. Një person i pashpresë, sheh vetëm errësirë, ai po e largon dritën e Perëndisë prej vetes duke hedhur një hije përmes shtegut të të tjerëve. Duhet ta falënderojmë Perëndinë për pamjen e qartë që ka vënë përpara syve tanë. Le të kujtojmë së bashku premtimet e mrekullueshme të Perëndisë që të mund të shohim shpesh drejt tyre. Biri i Perëndisë e la fronin e Atit të Tij dhe e mbuloi natyrën e Tij hyjnore me mishin njerëzor. Ai u kthye në njeri dhe kështu të mund t'i shpëtonte njerëzit prej fuqisë së Satanait. Biri i Përëndisë e fitoi betejën mbi të ligun për ne dhe hapi dyert e parajsës për të na treguar lavdinë e Tij. Le të studiojmë se si njerëzit u ngritën nga vorbulla e mëkatit dhe të flasim se si ata u sollën prapë afër Perëndisë. Imagjinojeni në mendjen tuaj, se si jemi veshur me rrobën e drejtësisë së Krishtit nëpërmjet besimit të Shpëtimtarit tonë. Ne jemi ngritur prej besimit në fronin e Tij. Perëndia do që të meditojmë rreth këtyre gjërave. Ne nuk e nderojmë Perëndinë dhe e dëshpërojmë Shpirtin e Tij të Shenjtë, kur dyshojmë në dashurinë dhe premtimet e Tij. Si do të ndihej një nënë, nëse fëmijët do të flisnin gjithmonë kundër saj? Si do të ndihej ajo, nëse fëmijët do të vepronin sikur ajo të donte që ata të vuajnë? E gjithë puna e jetës së saj ka qenë vetëm për të siguruar të ardhura për ta. Do t'i thyhej zemra, nëse ata do të dyshonin në dashurinë e saj. Si do të ndiheshin prindërit, në qoftë se do të trajtoheshin kështu nga fëmijët e tyre? Ç'farë mund të mendojë Ati ynë qiellor për ne, nëse nuk do të besonim në dashurinë e Tlj? Kjo dashuri e ka bërë Atë që të jepte Birin e Tij të vetëm, kështu që ne të mund të jetonim. Apostulli shkroi: “Sepse Ai që nuk e kurseu Birin e Vet, por e dha për të gjithë ne, qysh nuk do të na dhurojë të gjitha gjërat bashkë me Të?” (Romakëve 8:32) Prapë sa e sa njerëz largohen prej dashurisë së Perëndisë në mos me veprimet që bëjnë, por edhe me fjalët që thonë. Ata thonë: “Perëndia nuk po i thotë këto për mua. Ndoshta Ai do të tjerët, por jo mua.” Këto mendime janë të dëmshme, sepse për çdo fjalë dhe dyshim Satanai na fton në tundim. Dyshimet tona forcohen më tepër dhe ne i largojmë engjëjt e shenjtë, largohen prej nesh. Nuk duhet të flasim asnjë fjalë dyshimi, kur Satanai na tundon. Nëse zgjedhim t'ia hapim derën Atij, mendjet tona do të mbushen plot me dyshime dhe pyetje. Të folurit në mënyrë dyshuese jo vetëm që na dëmton, por mbjell një farë që do të rritet dhe do të lëshojë fruta në jetët e të tjerëve. Mund të bëhet e pamundur për të ndaluar ndikimin e fjalëve tona. Vetë ne mund të kthehemi të largohemi prej kohës së dyshimit dhe prej ndikimit të Satanait. Por të tjerët që na kanë dëgjuar dhe na kanë besuar, mund të mos i harrojnë fjalët tona. Sa e rëndësishme është që të flasim vetëm ato gjëra që na japin fuqi shpirtërore dhe jetë! Engjëjt po dëgjojnë se çfarë po i raportojmë botës rreth Mësuesit qiellor. Le të jenë mendimet dhe fjalët tona me Atë që qëndron përpara Atit të Tij. Kur takohemi me një shok, le të jetë lavdia e Zotit në buzët dhe në zemrat tona, kjo do t'i drejtojë mendimet e shokut tonë tek Jezusi. Çdokush has trishtime, vështirësi dhe tundime. Ne nuk duhet t'ia tregojmë shqetësimet tona njerëzve, por t'ia drejtojmë gjithçka në lutje Perëndisë dhe duhet ta bëjmë, se asnjëherë nuk duhet të themi fjalë dyshimi. Mund të bëjmë më tepër për t'i ndriçuar jetët e të tjerëve, fjalët tona të shpresës dhe gëzimi ynë i shenjtë do t'i forcojë ata. Satanai po tundon shumë njerëz të guximshëm drejt gabimit. Ata pothuajse bien në betejën me veten dhe fuqitë e së keqes. Nuk duhet t'ua vështirësojmë punën njerëzve të këtillë. Ne mund t'i gëzojmë ata me fjalë shprese dhe të guximshme që do t'i ndihmojë ata përgjatë rrugës dhe kështu dita nëpërmjet Krishtit shkëlqen prej nesh. “Sepse asnjë nga ne nuk jeton vetëm për veten e tij” (Romakëve 14:7). Ne mund t'i ndihmojmë të tjerët me fjalët dhe veprimet tona pa e ditur. Ose mund t'u shkaktojmë njerëzve të humbasin shpresën dhe të largohen prej Krishtit dhe të vërtetës. Shumë njerëz kanë ide të gabuar për jetën dhe karakterin e Krishtit dhe nuk mendojnë se Ai ishte miqësor dhe i gëzueshëm. Ata mendojnë se Ai ishte i ftohtë, i ashpër dhe pa gëzim. Shpëtimtari ynë, në të vërtetë, ishte njeriu i vuajtjeve. Ai e dinte se ç'ishte trishtimi, sepse Ai ia hapi zemrën e Tij vuajtjeve të të gjithë njerëzve. Jeta e Tlj u errësua prej dhembjes dhe vuajtjes, por Shpirti i Tij nuk u thye asnjëherë. Fytyra e Tij mbante një pamje paqeje dhe gëzimi. Lumturia rridhte prej zemrës së Tij dhe kudo që Ai shkoi, solli prehje dhe paqe, gëzim dhe mirësi. Shpëtimtari ynë ishte thellësisht i mendueshëm, por asnjëherë i vrenjtur. Jetët e atyre që e ndjekin do të jenë si e Tija. Ndjekësit e Krishtit e dinë se kanë një punë të madhe për të bërë për Të. Ata nuk do të jenë të marrë, të ashpër dhe të zhurmshëm dhe nuk do të bejnë shaka të rëndomta. Besimi i Jezusit do t'u japë atyre një paqe që do të rrjedhë si një lum dhe paqja e Tij do të bëjë që drita e gëzimit të shkëlqejë. Do të na sjellë lumturi të vërtetë, gëzim dhe buzëqeshje. Krishti nuk erdhi që ta prisni, por erdhi të ndihmonte njerëzit. Kur dashuria e Tij është në zemrat tona, ne do të ndjekim shembullin e Tij. Nëse ne mendojmë për veprimet e pakëndshme dhe të padrejta të të tjerëve, nuk do të jemi në gjëndje t'i duam ata ashtu si Krishti na do. Por nëse ne mendojmë pë dashurinë e mrekullueshme të Krishtit për ne, e njëjta frymë do të rrjedhë mbi të tjerët. Ne duhet ta duam njeri-tjetrin edhe pse nuk mund t'i ndihmojmë t'i shohin gabimet e tyre. Ne duhet të jemi të përulur dhe të mos kemi shumë besim tek vetja. Nëse jemi të durueshëm me gabimet e të tjerëve, ne do të bëhemi më pak egoist dhe më shumë zemërmirë dhe bujar. Davidi shkori: “Ki besim tek Zoti dhe bëj të mira; bano vendin dhe shto besnikërinë” (Psalmi 37:3). “Ki besim tek Zoti”. Çdo ditë ka preokupimet e veta dhe kur ne takojmë miqtë tanë, jemi gati të flasim për problemet tona. Ne flasim dhe shqetësohemi, sepse kemi frikë, se kohë të vështira do të vijnë. Dikush mund të mendojë, se Shpëtimtari ynë i dashur dhe i dhimbshur na pret të dëgjojë lutjet tona. Ne nuk i themi të tjerëve, se Ai është i gatshëm të na ndihmojë në kohë nevoje. Disa njerëz janë gjithmonë tëfrikësuar, se do të kenë problem kur çdo ditë dashuria e Perëndisë është rreth tyre, por ata nuk i shohin bekimet e Tij. Mendjet e tyre janë mbushur me frikë për diçka të keqe që mund të vijë ose shqetësohen për një problem të vërtetë dhe të vogël që ata kanë. Shqetësimi i ndalon ata të shohin ata gjëra, për të cilat ata mund të jenë falënderues. Problemet duhet t'i bëjnë ata të kthehen tek Perëndia, e cili është ndihmuesi i tyre. E në vend të kësaj, ata lejojnë që situatat e vështira të ndajnë ata prej Tij. A duhet të dyshojmë tek Zoti? A duhet të mos i besojmë Atij? Jezusi është miku ynë, i gjithë qielli interesohet se çfarë na ndodh. Nuk duhet t'i lejojmë shqetësimet tona të përditshme të na frikësojnë. Në qoftë se po, ne do të kemi gjithmonë diçka që do të na trishtojë. Shqetësimi nuk na ndihmon që ne t'i zgjidhim problemet tona. Ne mund të shqetësohemi për punën tonë dhe e ardhmja na duket gjithmonë dhe më e errët. Kemi frikë, se do të humbasim atë çfarë kemi, por nuk duhet të heqim dorë prej shpresës. Ne nuk t'ia hedhim të gjitha shqetësimet Zotit dhe mund t'i kërkojmë Atij të na tregojë se si mund të kujdesemi pë biznesin tone që të mos vuajmë humbjen. Më pas ne mund të bëjmë gjithçka mundemi për të nxjerrë rezultate më të mira. Jezusi na e ka premtuar ndihmën e Tij, por Ai pret prej nesh atë që ne mundemi. Kur ne kemi bërë gjithçka që mundemi me ndihmën e Zotit mund t'i pranojmë rezultatet me gëzim. Zoti nuk do që njerëzit e Tij të rëndohen me detyra. Por Perëndia ynë nuk përfpiqet të na ç'orientojë, Ai nuk na thotë ne: “Mos ki frikë; nuk ka rreziqe në rrugën tënde.” Ai e di që ka probleme dhe rreziqe dhe na i bën të ditur ato. Perëndia nuk thotë se do t'i nxjerrë njerëzit e Tij jashtë kësaj bote të mëkatshme dhe të ligë, por Ai na drejton drejt një vendi të padështueshëm dhe të sigurt. Lutja e Jezusit për dishepujt e Tij ishte: “Unë nuk kërkoj që Ti t'i heqësh nga bota por që t'i mbrosh nga i ligu” (Gjoni 17:15). Jezusi tha: “Në botë do të keni mundime, por merrni zemër, Unë e munda botën” (Gjoni 16:33). Në predikimin e Tij në mal, Krishti u mësoi dishepujve të Tij mësime të çmuara rreth nevojës së tyre për të besuar në Zot. Këto mësime ishin gjithashtu për të ndihmuar të gjithë fëmijët e Perëndisë dhe kanë arritur deri në kohën tonë për të na dhënë ndihmë dhe strehë. Shpëtimtari foli për zogjtë e ajrit. Ai tha, se zogjtë këndojnë këngët e tyre të lavdërimit pa u shqetësuar për nevojat e tyre. “Vini re zogjtë e qiellit, ata nuk mbjellin, nuk korrin dhe nuk mbledhin në hambare; megjithatë Ati juaj qiellor i ushqen. A nuk vleni ju më tepër se ata?” (Mateu 6:26) Ati i madhërishëm i hap duart e Tij dhe jep mjaft për të gjitha nevojat e krijesave të Tij. Zogjtë e qiellit janë gjithmonë në mendimet e Tij, Ai nuk çon ushqim në sqepin e tyre, por u siguron të gjitha nevojat. Ata duhet të mbledhin drithin që Ai ka shpërndarë për ta dhe duhet të gjejnë ato ç'ka u duhen për të ndërtuar foletë e tyre dhe të ushqejnë të vegjlit. Zogjtë këndojnë, ndërsa kërkojnë për ushqimin e tyre. Ata këndojnë, sepse “Ati në qiell kujdeset për ta” A kemi më tepër vlerë ne se sa zogjtë e ajrit që jemi në gjendje ta adhurojmë Perëndinë. A nuk do të kujdesej për ne Krijuesi ynë që na mban gjallë? Ai që na krijoi gjithashtu do të na japë gjithashtu që kemi nevojë nëse i besojmë Atij. Krishti foli për lulet e fushave. Ati qiellor i bëri lulet e bukura të tregojnë dashurinë e Tij për fëmijët e Tij tokësor. Krishti tha: “Shikoni si rriten lulet e egra!” Bukuria e thjeshtë e këtyre luleve të egra ishte më tërheqëse se sa rroba e shkëlqyer e mbretit Solomon. Rrobat më të bukura që njerëzit mund të bëjnë, nuk mund të krahasohen me hirin dhe bukurinë shndritshme të luleve që Zoti krijoi. Jezusi tha: “Tani, nëse Perëndia e vesh kështu barin, që sot është dhe nesër hidhet në furrë, vallë nuk do t'iu veshë më tepër ju, njerëz besimpak!” (Mateu 6:30) Zoti, Artisti hyjnor i jep luleve të thjeshta ngjyrat e tyre të shumta. Disa nga këto lule jetojnë vetëm për një ditë dhe përsëri Ai i bën ato të përsosura dhe të bukura. Sa më tepër kujdes do t'u kushtojë Ai njerëzve që i ka krijuar në ngjashmëri me veten! Krishti na i dha këto mësime për të na treguar që të mos shqetësohemi, ne nuk duhet të dyshojmë apo ta humbim besimin. Perëndia do që bijtë dhe bijtë e Tij të jenë të lumtur dhe të kenë paqe. Ai do që ata të besojnë dhe të binden. Jezusi tha: “Unë po ju lë paqen, po ju jap paqen Time: Unë po jua jap, por jo si e jep bota; zemra juaj mos u trondittë dhe mos u frikësoftë.” “Këto gjëra jua kam thënë që gëzimi im të qëndrojë në ju dhe gëzimi juaj të jetë i plotë” (Gjoni 14:27; 15:11). Lumturia që fitohet prej të qenit egoist, së shpejti kalon. Kjo lumturi e lë personin të vetmuar dhe të mbushur me trishtim. Por atje është i vërtetë, gëzim që zgjat në shërbim të Perëndisë. Të krishterët kanë një Udhërrëfyes për t'i drejtuar ata, ata nuk duhet të trishtohen për gjërat që kanë bërë. Atyre mund t'u mungojnë disa kënaqësi në këtë botë, por mund të lumturohen, ndërsa mendojnë për gëzimet që do të kenë në parajsë. Edhe në ketë botë të Krishterët kanë kënaqësinë dhe gëzimin që ata mund të ecin dhe të flasin në Krishtin. Ata mund të kenë dritën e dashurisë së Tij dhe sigurinë se e dine që Ai është me ta. Çdo hap në jetë mund t'i sjellë ata afër me Jezusin dhe të dine më tepër për dashurinë e Tij. Çdo hap mund t'i sjellë ata më afër me shtëpinë e bekuar të paqes. Le ta mbajmë besimin tonë tek Perëndia dhe le të kemi një shpresë që është më fortë se kurrë. “Deri këtu Zoti na ka ndihmuar” (1 Samuelit 7:12), dhe Ai do të na ndihmojë deri në fund. Le të kujtojmë se çfarë ka bërë Perëndia për të na ngushëlluar dhe për të na shpëtuar prej Satanait armikut tone. Le t'i mbajmë të freskëta në mendjen tonë të gjithë butësinë dhe mëshirën që Zoti na ka treguar. Mendo për lotët që Ai na i ka fshirë dhe dhembjen që Ai na ka ndihmuar ta përballojmë. Ai i ka larguar tutje frikërat dhe shqetësimet tona dhe na ka dhënë gjithçka që kemi nevojë. Këto bekime prej Perëndisë duhet të na bëjnë të fortë për të përballuar sprovat gjatë gjithë udhëtimit të jetës sonë. Ne nuk mund të mendojmë për sprovat që do të përballim përpara fundit të botës, por ne mund të shohim mbrapa, ashtu si mund të shohim para dhe mund të themi: “Deri këtu Zoti na ka ndihmuar”, “Dhe forca jote të vazhdojë sa janë ditët e tua” (Ligji I Përtërirë 33:25). Sprovat nuk do të jenë më të mëdha se sa forca që Perëndia do të na japë. Pra, le ta marrim punën tonë, atje ku e gjejmë duke besuar se do të jemi mjaft të fortë për të pritur çfarëdo që të vijë. Një ditë dyert e parajsës do të lihen hapur për të pritur fëmijët e Zotit. Prej gojës së Mbretit të lavdisë do të derdhet një bekim si një melodi madhështore: “Ejani, të bekuar të Atit Tim, merrni në trashëgim mbretërinë që u bë gati për ju që nga krijimi i botës” (Mateu 25:34). Të shpëtuarit do të kenë mikpriten në shtëpinë që Jezusi po përgatit për ta. Në parajsë nuk do të ketë njerëz të dobët, miqtë e të shpëtuarve do të jenë njerëz që kanë mundur Satanain nëpërmjet hirit Hyjnor dhe do të kenë krijuar karakter perfekt. Çdo dëshirë për të mëkatuar do të zhduket prej gjakut të Krishtit, i cili shkëlqen më tepër se dielli dhe për më tepër bukuria e Karakterit të Tij, gjithashtu do të shkëlqejë nëpërmjet tyre. Ata do të qëndrojnë pa asnjë faj përpara Zotit dhe do të kenë të njëjtat bekime me engjëjt. Një shtëpi e bukur dhe qiellore është gati për të shpëtuarit. “Ç'përfitim ka njeriu, nëse fiton gjithë botën dhe pastaj e humb shpirtin e vet'‘ (Mateu 16:26). Dikush mund të jetë i varfër tani, por në dhuratën e jetës së përjetshme, Ai ka pasuri më të madhe nga ç'mund të japë bota. Një person i shpëtuar prej Jezusit, i pastruar prej të gjithë mëkatit dhe që i shërben Perëndisë, ka më shumë vlerë se e gjithë bota. Ka më tepër gëzim në parajsë përpara Perëndisë për çdo person që shpëtohet. Ky gëzim i bën engjëjt e shenjtë të këndojnë këngë të shenjta fitoreje. HDJ 103.1