Hapa Drejt Jezusit
12—Si të veprojmë me dysTiimin
Shumë njerëz tundohen prej dyshimit, se bibla është fjala e Perëndisë, sepse ata nuk e kuptojnë dhe nuk mund t'i shpjegojnë disa pjesë të biblës. Kjo është shpesh e vërtetë për ata që kanë qenë të krishterë vetëm për një kohë të shkurtër. Satanai përpiqet të lëkundë besimin e tyre në Bibël si mesazhi i Zotit për ne. Këta njerëz pyesin: “Si mund ta dalloj unë rrugën e drejtë? Nëse bibla është me të vërtetë fjala e Perëndisë, si mund të çlirohem prej dyshimit?” Perëndia na jep gjithmonë fakte dhe arsye përpara se Ai të na kërkojë që të besojmë. Ne e dimë që Ai jeton, sepse Ai është Krijuesi. Ai e tregon karakterin e Tij me atë që Ai bën për ne. Ne e dimë se fjala e Tij është e vërtetë, sepse gjërat kanë ndodhur në mënyrën që Ai tha, se do të ndodhnin. E përsëri Perëndia nuk na e bën të pamundur që ne të dyshojmë. Besimi ynë duhet të qëndrojë në arsye të mira, jo në prova absolute. Ata që duan të dyshojnë, le të dyshojnë. Por njerëzit që vërtet duan të dinë të vërtetën, do të gjejnë arsye për të besuar. Ata mund të gjejnë prehje për besimin e tyre në Fjalën e Zotit. Është e pamundur që intelekti ynë të kuptojë plotësisht karakterin, apo punët e Perëndisë. Edhe njeriu më i edukuar dhe më i zoti nuk mund ta kuptojë plotësisht këtë Oenie të Shenjtë. Ai do të jetë gjithmonë një mister. Jobi tha: “A mund ti të hulumtosh thellësitë e Perëndisë? A mund të depërtosh në përsosmësrinë e të Plotfuqishmit? Janë më të larta se qielli; çfarë mund të bësh? Janë më të thella se sheoli: Çfarë mund të dish?” (Jobi 11:7-8) Apostulli Pal shkroi: “O thellësi pasurie, urtësi dhe diturie të Perëndisë! Sa të pa hulumtueshme janë gjykimet e Tij dhe të pashtershme janë udhët e Tij? Ashtu si thotë dhe shkrimi ‘Kush e njeh mendjen e Perëndisë?, kush është në gjëndje t'i japë Atij këshillë?” (Romakëve 11:33) Edhe pse “Re dhe terr e mbështjellin, drejtësia dhe e drejta janë në themel të fronit të Tij” (Psalmi 97:2). Ndërsa shohim se si Perëndia kujdeset për ne dhe ne përpiqemi të kuptojmë se përse na ka udhëhequr në rrugën që ka dhënë, mund ta kuptojmë se Ai është një Perëndi i dashurisë, mëshirës dhe fuqisë. Ne mund të kuptojmë për sa i përket disa gjërave që Ai bën, aq sa është mirë për ne, të dimë dhe duhet t'i besojmë duarve të Tij të dashura të na udhëheqin për të gjithë rrugën. Zemra e Tij plot me dashuri do të bëjë më të mirën për ne. Fjala e Perëndisë nuk mund të kuptohet plotësisht përveç Atij që e dha. Ne nuk mund ta kuptojmë plotësisht historinë e dhembshme se si erdhi mëkati në botë. Nuk jemi në gjendje ta kuptojmë se si Biri i Perëndisë u kthye në njeri dhe as se si jemi kthyer në të drejtë dhe se si do të ngrihemi nga të vdekurit. Por ne nuk duhet të dyshojmë në fjalën e Perëndisë, sepse nuk mund t'i kuptojmë disa gjëra, për të cilat Fjala flet. Në botën natyrore ka shumë gjëra që ne nuk mund t'i shpjegojmë njerëzit më të ditur, nuk mund t'i kuptojnë plotësisht format më të vogla të jetës. Kudo ka çudira që ne nuk mund t’i kuptoj më, a duhet që ne të habitemi që gjejmë gjëra në botën shpirtërore dhe nuk mund t'i shpjegojmë? Mendjet tona janë shumë të dobëta dhe të ngushta për të arritur mendime kaq të larta. Perëndia na ka dhënë mjaft arsye për të besuar se shkrimet janë të frymëzuara. Apostulli Pjetër foli rreth letrave që Pali kishte shkruar. Ai tha: “Në to ka disa gjëra të vështira për t'u kuptuar, të cilat të paditurit dhe të paqëndrueshmit, sikurse bëjnë me shkrimet e tjera, për përhumbjen e tyre” (2 Pjetrit 3:16). Pjesë nga shkrimet janë të vështira për t'u kuptuar, për shkak të këtyre shkrimeve, disa njerëz thonë se nuk e besojnë Biblën. Por pikërisht ato pjesët e vështira na tregojnë në të vërtetë se Bibla është prej Perëndisë. Ne nuk mund të kuptojmë gjithçka rreth Perëndisë në Bibël, sepse mendjet tona nuk janë aq të përsosura si e Perëndisë. Madhështia dhe mirësia e Tij nuk mund të kuptohen plotësisht prej mendjeve njerëzore. Madhështia më e lartë dhe misteri i Biblës duhet të na ndihmojnë të kemi besim në Të. Bibla na sjell të vërteta që plotësojnë nevojat dha-dëshirat e çdo zemre. Kjo e vërtetë është dhënë në një mënyrë kaq të thjeshtë dhe interesante, sa që i habit dhe i kënaq mendjet më të mprehta. Përsëri ua bënë të qartë edhe njerëzve të përulur dhe të pashkolluar, se si ata mund të shpëtohen. Këto të vërteta të qëndrueshme dhe të thjeshta, gjithashtu prekin tema që janë shumë të vështira që ne t'i kuptojmë. Ne i pranojmë ato vetëm, sepse Zoti i ka thënë. Plani i Perëndisë prej të cilit jemi shpëtuar, Plani i shpëtimit është i qartë për ne në Bibël. Të gjithë ne mund të shohim hapat që duhet të marrim drejt Perëndisë për pendimin. Na është treguar besimi që duhet të kemi në Zotin Jezus Krisht, nëse ne duam të shpëtohemi. Ende nën këto të vërteta që kuptohen lehtësisht ka mistere që duan më tepër studim. Ne duhet të kërkojmë në shkrime për të gjetur përgjigjet. Kur ne me të vërtetë kërkojmë të vërtetën, shpërblehemi me besim për Perëndinë. Sa më tepër kërkojmë në bibël, aq më tepër sigurohemi se ajo është fjala e Zotit që jeton. Ne përulemi përpara Atij që na ka treguar këto të vërteta. E dimë se nuk mund t'i kuptojmë plotësisht të gjitha të vërtetat e Biblës. Mendjet tona nuk mund t'i përballojnë të gjitha gjërat që kuptohen prej mendjes së Perëndisë. Intelekti ynë i dobët dhe human nuk mund ta kuptojë gjithnjë mënyrën që Zoti punon. Disa njerëz dyshojnë në fjalën e Perëndisë, sepse kuptimet nuk janë gjithnjë të qarta për ta. Ky është një rrezik i vërtetë edhe për ata njerëz që thonë se besojnë në Bibël. Apostulli thotë: “Kini kujdes, vëllezër, se mos ndonjë nga ju ka zemër të lig mosbesimi që të largohet nga Perëndia i gjallë” (Hebrenjtë 3:12). Është e drejtë të studiojmë nga afër mësimet e Biblës. Është mirë të hetosh, “Edhe të thellat e Perëndisë” (1 Korintasve 2:10) ashtu siç është dhënë në shkrime. “Gjërat e fshehta i përkasin Zotit Perëndisë tonë, por gjërat e shfaqura janë për ne dhe për të gjithë bijtë tanë përgjithnjë” (Ligji Përtërirë 29:29). Satanai përpiqet të na shtrëmbërojë mendjet në mënyrë të gabuar. Kur disa njerëz studiojnë Biblën, ata ndiejnë se mund të jenë në gjëndje çdo gjë që thotë. Ata janë krenarë dhe nuk ndihen mirë kur hasin pjesë, të cilat nuk janë të qarta për ta. Kjo i bën që ata të përulen dhe të thonë se ata nuk e kuptojnë të gjithë fjalën e Perëndisë. Atyre nuk u pritet deri atëhere, kur Zoti është gati t'u tregojë atyre të vërtetën. Ata ndiejnë se kuptueshmëria e tyre mund të mjaftojë. Atëhere, kur ata nuk i kuptojnë disa pjesë, thonë se shkrimet nuk janë prej Perëndisë. Shumë ide që njerëzit kanë dhe thonë se vijnë prej Biblës, nuk gjenden në të. Këto ide janë shumë të ndryshme nga mësimët e Biblës. Ato u shkaktojnë njerëzve të dyshojnë në fjalën e Perëndisë por ne nuk mund t'i hedhim fajin Biblës, por duhet t'ia vëmë fajin përdorimit të gabuar të Biblës. Ne nuk mund ta kuptojmë plotësisht Perëndinë dhe punët e Tij. Nëse do të mundeshim, nuk do të kishte më të vërteta për t'u zbuluar. Nuk do të kishte më rritje të mëtejshme të zemrës dhe mendjes dhe Perëndia nuk do të ishte më i pari mbi të gjithë. Le ta falënderojmë Perëndinë që është shumë më i lartë se ne. Perëndia është e pafund. “Ku janë fshehur të gjitha thesaret e diturisë dhe të njohjes?” Janë në të (Kolosianëve 2:3). Në qiell njerëzit do të jenë gjithmonë duke kërkuar për të mësuar se sa e madhe është mirësia e Tij. Ata do të mësojnë përgjithmonë, se sa i urtë dhe i fuqishëm është Ai. Edhe në këtë jetë Perëndia dëshiron t'ia zbulojë të vërtetën e fjalës njerëzve të Tij. Ka vetëm një mënyrë që ne mund të marrim këto të vërteta. Mund ta kuptojmë fjalën e Perëndisë, vetëm nëpërmjet dritës që vjen prej Shpirtit të Tij. “Asnjeri s'i njeh gjërat e Perëndisë, pëiveç Frymës së Perëndisë”, “Sepse fryma heton çdo gjë edhe të thellat e Perëndisë” (1 Korintasve 2:10-11). Premtimi i Shpëtimtarit ndaj ithtarëve të Tij ishte, “Por, kur të vijë Ai, Fryma e së vërtetës, Ai do t'ju prijë në çdo të të vërtetë ... Ai do të më përlëvdojë, sepse do të marrë prej meje dhe dhe do t'ua kumtojë” (Gjoni 16.13-14). Perëndia dëshiron që ne të përdorim forcën tonë të arsyes. Studimi i Biblës do të na i forcojë këto fuqi dhe do të na hapë horizonin ashtu si asnjë studim tjetër mund ta bëjë. Përsëri ne duhet të jemi të kujdesshëm të mos e bëjmë arsyetimin primar, sepse mund të jetë po aq i dobët, sa dhe trupi dhe mendja njerëzore. Ne duhet të kemi besimin e thjeshtë të një fëmije, i cili është gati për të mësuar dhe të kërkojmë ndihmën e Frymës së Shenjtë për të pasur një kuptueshmëri më të qartë në të vërtetat e Biblës. Ne përulemi, kur e kuptojmë se sa e urtë është Perëndia, madhështia dhe fuqia e Tij shkojnë përtej kuptueshmërisë tonë. Ne duhet ta hapim Fjalën e Tij njësoj sikur dalim përpara vetë Perëndisë. Në studimin e Biblës, arsyeja mund të shohë një fuqi më të madhe se veten. Zemra dhe shpirti duhet të përulen përpara Perëndisë që foli për Veten e Tlj si i fuqishmi “UNË JAM”. Shumë gjëra në fillim na duken të vështira për t'u kuptuar, por Perëndia na i bën ato të qarta, nëse ne i kërkojmë ndihmë Atij të na ndihmojë. Shpirti i Shenjtë do të na udhëheqë dhe ndihmojë të mos ta ndryshojmë kuptimin e Shkrimeve dhe mos t'i keqkuptojmë ato. Ndonjëherë, kur njerëzit e lexojnë Biblën, nuk i ndihmon ata, madje dhe mund t'i dëmtojë ata. Dyshimet vijnë në mendje, kur Fjala e Zotit studiohet pa lutje. Mendimet tona duhet të përqëndrohen tek Perëndia, kur e hapim Biblën. Ne duhet të jemi gati për të ndjekur udhëzimet e tij, sepse pa ndihmën e Perëndisë mendja mund të na mjegullohet nga dyshimi. Më pas, studimi i Biblës të çon në mosbesim. Satanai i udhëheq mendimet, kur njerëzit nuk i kërkojnë Perëndisë ndihmë, ndërsa studiojnë Biblën. Ata mund të bëjnë gabime në të kuptuarin e Shkrimeve, sado të edukuar mund të jenë. Nuk është e sigurt t'i besosh ato që ata thonë për domethënien e Fjalës, nëse nuk po i binden Perëndisë. Disa njerëz e lexojnë Biblën për t'u përpjekur të gjejnë gabime. Ata nuk ja kanë dhënë zemrat Perëndisë, pra ata mendojnë se gjejnë shumë arsye për të mos besuar. Dyshimi e bën të vështirë për ata që të kuptojnë të vërteta që janë të qarta dhe të thjeshta. Në shumicën e rasteve shkaku i vërtetë që sjell mosbesimin është dashuria për mëkatin. Kur ne jemi krenar dhe e duam mëkatin, nuk i mirëpresim mësimet e Fjalës së Perëndisë. Nëse nuk jemi të gatshëm për t'iu bindur Fjalës së Perëndisë, jemi gati të dyshojmë. Duhet të kemi një dëshirë të sinqertë për të mësuar të vërtetën dhe të jemi te gatshëm për t'iu bindur. Nëse e studjojmë Biblën me dëshirë të plotë, ne do të gjejmë arsye të mira për të besuar, se është Fjala e Perëndisë dhe do të gjejmë të vërteta që do të na sjellin shpëtimin. Krishti tha: “Në qoftë se dikush do të bëjë vullnetin e Tij, do ta njohë nëse kjo doktrinë vjen nga Perëndia, apo që Unë flas nga vetja ime” (Gjoni 7:17). Ne nuk duhet të kërkojmë të gjejmë gabime në vërteta që ne nuk mund t'i kuptojmë, por duhet të ecim në dritën që kemi dhe më pas do të na jepet një dritë akoma dhe më e madhe. Prej hirit të Krishtit ne duhet të kryejmë çdo detyrë që na është bërë e qartë dhe më pas do të jemi në gjendje për të kuptuar dhe bërë ato gjëra që ne tani dyshojmë dhe për të cilat kemi pyetje. Të gjithë ne mund ta kuptojmë se Fjala dhe premtimet e Perëndisë janë të vërteta kur ne studiojmë Biblën për vete dhe shohim, nëse Perëndia po i mban premtimet. Zoti na thotë: “Provojeni dhe shihni se sa i mirë është Zoti” (Gjoni 16:24). Ai do t'i mbajë premtimet e Tij, ato asnjëherë nuk kanë dështuar dhe nuk mund të dështojnë kurrë. Ndërsa vijmë afër Jezusit, ne ngazëllehemi në dashurinë e Tij të mrekullueshme dhe dyshimi me errësirën, veniten në dritën e pranisë së Tij. Apostulli Pal thotë për Zotin: “Ai na nxorri nga pushteti i errësirës dhe na çoi në mbretërinë e Birit të Tij të dashur” (Kolosianëve 1:13). Kur e kemi pranuar shpëtimin, ne jemi të lumtur të themi, se “Perëndia është e vërtetë” (Gjoni 3:33). Tjetër mund të themi, “kërkova ndihmë dhe e gjeta te Jezusi. Gjithçka që doja m'u dha, uria e zemrës time m'u shua, sepse Bibla më tregoi Jezus Krishtin. A e di pse unë besoj tek Jezusi? Sepse Ai është një Shpëtimtar hyjnor për mua. Përse unë besoj në Bibël? Sepse e kam kuptuar se është zëri i Perëndisë që i flet zemrës time.” Mund ta kuptojmë thellë në zemër, se Bibla është e vërtetë dhe Krishti është Biri i Perëndisë dhe mundemi gjithashtu ta kuptojmë, se nuk po krijojmë ide false dhe të kota. Pjetri u thotë vëllezërve të tij “të rriten në hirin dhe në njohjen e Zotit dhe të Shpëtimtarit tonë, Jezu Krisht” (2 Pjetrit 3:18). Ndërsa njerëzit e Perëndisë rriten në hir, ata do ta kuptojnë Fjalën e Tij gjithmonë e më mirë. Ata do të shohin një dritë të re dhe bukuri në të vërtetat e shenjta. Drita dhe e vërteta i është dhënë kishës në të gjitha epokat dhe do të vazhdojnë të jepen deri në fund të kohës. “Shtegu i të drejtave ështe si drita e agimit që shkëlqen gjithnjë e më mirë, derisa të bëhet ditë e plotë” (Fjalët e Urta 4:18). Prej besimit ta mbajë shikimin drejt jetës në parajsë dhe të mbahemi fort pas premtimit të Perëndisë që të rritemi përjetë në intelekt. Në parajsë fuqitë tona do të bashkohen me fuqitë e Perëndisë dhe të jemi gjithmonë në kontakt me Atë prej të cilit vjen drita e së vërtetës. Duhet të jemi falënderues, se të gjitha gjërat që tani nuk i kuptojmë, do të na shpjegohen dhe do të na bëhen të qarta. Tani mund të hasim vetëm plane të prishura dhe dështime, por më pas do të shohim planin e bukur dhe të përsosur të Perëndisë në jetët tona. “Tani në fakt, ne shohim si në pasqyrë, në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe më faqe; tashti njoh pjesërisht, kurse atëherë do të njoh thellë, ashtu sikurse njihem” (1 Korintasve 13:12). HDJ 95.1