Hapa Drejt Jezusit
10—“Njohuri prej PeTëndisë”
Perëndia përdor mënyra të ndryshme për të zbuluar Veten e Tij tek ne dhe të na sjellë afër Vetes. Njëra nga mënyrat është natyra, e cila i flet gjithmonë ndjenjave tona. Nëse kemi një mendje të hapur, ne do të shohim dashurinë e Perëndisë dhe lavdinë në gjërat që Ai ka bërë. Nëse jemi të vëmendshëm, ne do të ndiejmë dhe kuptojmë mësimet që Perëndia na mëson nëpërmjet elementëve natyrorë. Fushat e gjelbërta, pemët e larta dhe bimët e lulëzuara na ftojnë të njohim Zotin. Retë dhe lavditë e qiejve flasin për të, shirat që bien dhe përrenjtë që rrjedhin na e drejtojnë mendjen tonë tek Ai që i krijoi të gjtha. Këto na ftojnë për ta njohur Atë. Shpëtimtari ynë na mësoi mësime të çmuara duke përdorur gjërat e natyrës, pemët, zogjtë dhe lulet i bënë të ditur njerëzit rreth këtyre mësimeve. Kodrat, liqenet dhe qielli i ndihmoi ata për të kujtuar të vërtetat që Ai mësoi. Ata mendonin pë mësimet e Tij edhe kur ishin në punë. Perëndia dëshiron që ne të kënaqemi me ato që Ai ka bërë. Ai Do që ne të kënaqemi në bukurinë e thjeshtë dhe të qetë të tokës. Perëndia i do gjërat e bukura, po mbi të gjitha Ai pëlqen një karakter të bukur. Ai do që ne të rritemi në dlirësi dhe thjeshtësi, dy gjërat që i bëjnë lulet të bukura. Ne ne do të dëgjojmë, punët krijuese të Perëndisë do të na mësojnë mësime të çmuara të besimit dhe bindjes. Yjet ndjekin rrugën e tyre të pacaktuar në qiell vit pas viti, ndërsa i binden ligjit të Perëndisë. Edhe pjesëza më e vogël e krijuar gjithashtu ndjek të njëjtat ligje të Tij. Zoti kujdeset për gjithçka, Ai ka krijuar dhe siguron nevojat e gjithësecilit. Ai i mban botët në hapësirë, edhe pse ato janë më shumë nga ç'mund t'i numërojmë ne. E në të njëjtën kohë, Ai kujdeset edhe për zogun më të vogël që këndon këngën e tij të thjeshtë pa frikë. Ati ynë qiellor shikon me dhembshuri mbi të gjithë ne. Ai na shikon ne; ndërsa shkojmë në punë dhe na degjon, ndërsa ne lutemi. Ai na sheh kur biem të flemë dhe kur ngrihemi në mëngjes. Perëndia e di kur një pasanik feston në pallatin e tij, Ai sheh edhe të varfërin, ndërsa i mbledh fëmijët e tij në tavolinën me pak ushqim në të. Ai i vë re të gjithë lotët dhe shikon të gjitha buzëqeshjet. Nëse ne e besojmë që Perëndia kujdeset, nuk do të kemi shqetësime që s'na duhen. Jetët tona nuk do të mbushen plot me trishtim, ashtu si janë tani. Çdo gjë e madhe apo e vogël, do të lihet në duart e Perëndisë. Ai e di se si t'i zgjidhë problemet tona të shumta dhe Ai është mjaft i fortë t'i mbartë të gjitha problemet tona. Ne mund të gëzojmë paqen e mendjes për herë të parë. Ndjenjat tona kënaqen në bukurinë e kësaj toke. Mendoni më pas për botën që do të vijë dhe nuk do të njohë kurrë trishtimin e mëkatit apo të vdekjes. Asgjë nuk do të plaket ose të vdesë. Mendo për shtëpinë e bukur të të shpëtuarve që do të jetë më e lavdishme nga ç'e imagjinojmë ne. Në dhuratat e shumta që Perëndia na ka dhënë, ne shohim vetëm një pjesë të vogël të lavdisë së Tij. Bibla thotë: “Ato gjëra që syri nuk i ka parë dhe veshi nuk i ka dëgjuar dhe nuk kanë hyrë në zemër të njeriut janë, ato që Perëndia ka përgatitur për ata që e duan Atë” (1 Korintasve 2:9). Poetët dhe njerëzit që studiojnë natyrën thonë shumë gjëra të mrekullueshme rreth bukurisë së saj, por i krishteri e shijon më tepër natyrën. Ai sheh punën e Atit të Tij dhe dashurinë në çdo lule dhe pemë. Ai sheh kodrat, lumenjtë dhe detet si mënyra që Perëndia tregon dashurinë e Tlj për familjen njerëzore. Zoti na flet në mënyrën si na drejton jetët dhe nëpërmjet ndikimit të shpirtit të Tij. Ne mund të kuptojmë mësime të çmuara në atë që na ndodh në jetën e përditshme, nëse mendjet tona janë të hapura për t'i kuptuar. Kur Davidi po meditonte për pamjet e natyrës, ai shkroi: “Toka është e mbushur nga mirësitë e Zotit” (Psalmi 33:5). “Ai që është i urtë le t'i këqyrë këto gjëra dhe le të çmojë mirësinë e Zotit” (Psalmi 107:43). Zoti na flet ne në Fjalën e Tij, Biblën. Aty Ai na tregon disa gjëra më qartë se nëpërmjet natyrës, Perëndia na tregon rreth karakterit të Tlj dhe se si Ai komunikon me njerëzit. Ai shpjegon se na ka shpëtuar. Bibla tregon histori për njerëz të mëdhenj dhe të mirë, të cilët jetuan shumë kohë më parë. Secili nga ata ishte “i njëjtë si ne” (Jakobi 5:17). E kemi parë se sa kohë të vështira paten ata, sepse vuajtën ahtu si ne. Ata mëkatuan ashtu si edhe ne kemi mëkatuar, por ata nuk u dorëzuan. Nëpërmjet hirit të Perendisë ata ishin në gjëndje të mbijetonin. Shembulli i këtyre njerëzve na inkurajon të përpiqemi gjithmonë të jetojmë ashtu si Shpetimtari ynë jetoi. Ne lexojmë për mënyrën e mrekullueshme që Perëndia i udhëhoqi, dhe ata gëzuan në dritë, dashuri dhe bekime. Ata ishin në gjendje të bënin një punë të madhe nëpërmjet hirit të Zotit. Ashtu edhe ne dëshirojmë të jemi si ata dhe të ecim me Perëndinë, ashtu si ata. Jezusi tha për shkrimet e Dhiatës së Vjetër: “Ato janë këto që dëshmojnë për Mua” (Gjoni 5:39). Fjalët e Tij janë edhe më të vërteta në Dhiatën e Re. Shkrimet flasin për Shpëtimtarin, i cili është qendra e shpresave tona për jetën e përjetshme. E gjithë Bibla na flet për Krishtin, libri i parë flet për Krishtin, Krijuesin. ‘'Dhe pa Atë nuk u bë asnjë nga ato që u bënë” (Gjoni 1:3). Libri i fundit premton: “Po, unë vij shpejt” (Zbulesa 22:20). Ndërsa lexojmë biblën, ne mësojmë rreth punës së Tij dhe dëgjojmë zërin e Tij. Nëse me të vërtetë duam ta njohim shpëtimtarin, do të studiojmë Biblën. Ne mund ta mbushim zemrën tonë me fjalët e Perëndisë, sepse ato janë si një burim uji për të eturin, janë si buka prej qiellit. Jezusi tha: “Po të mos hani mishin e Birit të njeriut dhe të mos pini gjakun e Tij, nuk keni jetë në veten tuaj” dhe më pas Ai shpjegoi domethënien e këtyre fjalëve që ishte “Fjalët që po ju them janë frymë dhe jetë” (Gjoni 6:53,63). Trupat tanë janë ndërtuar prej asaj që hamë dhe pimë. E njëjta gjë ndodh me jetët tona shpirtërore. Ndërsa kalojmë kohë duke medituar rreth fjalës së Krishtit, ne do të rritemi të fortë shpirtërisht. Engjëjt qiellorë duan të kuptojnë më tepër se përse Krishti e dha jetën e Tij për të shpëtuar mëkatarët. Të shpëtuarit në qiell do të studiojnë rreth dhuratës në Birin e Tij. Ata do të këndojnë këngën e çlirimit gjatë gjithë kohërave që do të vijnë. A nuk duhet që të mendojmë me kujdes dhe të studiojmë tani rreth këtyre gjërave? Mëshira e pafund, dashuria dhe sakrifica e Jezusit janë subjekte të një mendimi të thellë. Ne duhet të mendojmë rreth karakterit të shpëtimtarit tonë të dashur dhe punës së Tij për ne si Kryeprifti ynë në qiell. Duhet ta konsiderojmë punën e Atij, i cili erdhi të shpëtonte popullin e Tij prej mëkatit. Besimi dhe dashuria jonë rriten gjithmonë e më tepër, kur ne mendojmë rreth gjërave qiellore. Lutjet tona do të jenë më të kënaqshme për Zotin, sepse në to do të ketë më tepër besim dhe dashuri. Ne do të lutemi me më shumë kuptueshmëri dhe do të kemi një konfidence më të madhe në Jezusin. Ne do ta ndiejmë fuqinë e Tij çdo ditë, e cila është në gjendje të shpëtojë të gjithë ata që vijnë tek Zoti nëpërmjet Tij. Kur ne kalojmë kohë duke menduar per shpëtimtarin tone të përsosur, ne do të dëshirojmë të ndryshohemi dhe do të jemi të uritur e të etur për t'u bërë të paster, ashtu si Ai është. Sa më shumë që mendojmë për Të, aq më shumë do të flasim për Të tek të tjerët dhe do t'i tregojmë botës se si është Ai. Bibla u shkrua për të gjithë dhe jo vetëm për njerëzit e mirëedukuar. Të vërtetat e mëdha që na tregojnë se si të shpëtohemi janë aq të kthjellëta, sa në mesditë. Askush nuk do ta humbasë rrugën përveç atyre, të cilët ndjekin gjykimin e tyre në vend të rrugës që Zoti e ka treguar kaq qartë. Ne nuk duhet të pranojmë fjalët e ndokujt, përveç se ato që Bibla na mëson. Duhet ta studiojmë fjalën e Perëndisë për veten tonë. Në qoftë se ne lejojmë të tjerët të mendojnë për ne, mendjet tona do të dobësohen dhe ne nuk do të jemi në gjendje për të bërë studime të thella. Po, në qoftë se ne studiojmë Biblën për veten tonë, mendjet tona do të forcohen. Ne do të jemi në gjendje të kuptojmë domethënien e thellë të fjalës së Zotit. Asgjë nuk ta skalit mendjen më tepër, se sa studimi i shkrimeve. Asnjë libër tjetër nuk mund t'i lartësojë mendimet, ashtu si Bibla. Nëse fjala e Zotit do të studiohej, ashtu siç duhet, njerëzit do të kishin horizont më të zgjeruar dhe karaktere me fisnikë. Studimi i Biblës ndihmon një person për të pasur një qëllim në jetë. Asgjë e mirë nuk vjen prej studimit të shkujdesur të Biblës. Në mund ta lexojmë të gjithë Biblën dhe të mos shohim bukuritë e saj, apo të kuptojmë domethënien e saj të thellë. Është më mirë për ne të studiojmë një varg të shkrimit deri sa ta kuptojmë domethënien dhe se çfarë na thotë rreth planit të shpëtimit. Ky lloj studimi do të na ndihmojë më tepër se sa të lexojmë shumë faqe pa patur një qëllim konkret. Ne duhet ta mbajmë biblën me vete që kurdo që të kemi kohë, të mund ta lexojmë. Ne mund të lexojmë një varg dhe të meditojmë rreth tij, ndërsa ecim duke përshtatur fjalën në mendjen tonë. Ne nuk mund ta kuptojmë biblën, përveç se, nëse e studiojmë me kujdes dhe lutemi për mënçuri. Disa pjesë të biblës janë aq të qarta sa çdo kush mund t'i kuptojë. Por disa pjesë të tjera kërkojnë një studim të thellë duke i krahasuar disa vargje me të tjera. Studimi i kujdesshëm i biblës dhe lutje do të shpërblehet me bollëk. Një minator gërmon thellë në tokë për të zbulluar arin, gjithashtu një person duhet të kërkojë fjalën e Perëndisë, ashtu siç kërkohet për të gjetur thesare të fshehura. Gjithashtu do të gjejë thesare me vlerë të madhe që i janë fshehur lexuesit të pakujdesshëm. Fjalët e biblës të mbajtura në zemër do të bëhen si përrenj uji që rrjedhin prej Krishtit, burimit të jetës. Duhet të lutemi, ndërsa studiojmë Biblën. Perpara se t'i shfletojmë faqet e saj ne duhet të kërkojmë që Shpirti i shenjtë të na udhëheqë mëndjet dhe lutjet tona do të përmbushen. Kur dishepulli Natanael erdhi tek Jezusi, shpëtimtari tha: “Ja një Izraelit i vërtetë tek, i cili s'ka mashtrim”. Natanaeli i tha: “Nga më njeh?”. Jezusi u përgjigj dhe i tha: “Të pashë kur ishe nën fik, para se të thërriste Filipi” (Gjoni 1:47-48). Jezusi gjithashtu na sheh në vendet tona sekrete te lutjes. Ai do të na ndihmojë të njohë të vërtetën, nëse ne ia kërkojmë. Nëse ne kërkojmë përulësisht për ndihmë engjëj e qiellit, do të jenë me ne duke na udhëhequr mendimet. Shpirti i Shenjtë e lartëson Shpëtimtarin, puna e Tij është për të na treguar pastërtinë e drejtësisë së Krishtit dhe se si Krishti do të na shpëtojë ne. Jezusi tha: “Ai do të marrë prej meje dhe do t'iu a kumtojë” (Gjoni 16:14). Shpirti i Shenjtë është i vetmi Mësues i vërtetë i së vërtetës hyjnore. Mendoni se sa shumë na do Perëndia! Ai e dha Birin e Tij të vdiste për ne dhe më pas dërgoi Shpirtin e Tij të Shenjtë të bëhej mësuesi dhe udhërrefyesi ynë. HDJ 77.1