Hapa Drejt Jezusit

10/14

9—Puna dhe jeta

E gjithë drita, jeta dhe gëzimi në univers vjen prej Perëndisë. Bekimet e Tij janë si rreze drite prej diellit. Ato burojnë prej Tij tek të gjitha krijesat si rrjedha uji prej një burimi. Dhe kudo që jeta e Perëndisë është në zemrat e njerëzve do të burojë mbi të tjerët në dashuri dhe bekime. Gëzimi i shpëtimtarit tonë ishte ngritja dhe shpëtimi i burrave dhe grave mekatare. Ai nuk u përpoq të shpëtonte veten e Tij prej vuajtjeve dhe vdekjes por ishte i gatshëm të vdiste në kryq. Engjëjt gjithashtu punojnë për lumturinë e qënjeve të tjera. Kjo është kënaqësia e tyre. Njerëzit egoist nuk kanë dëshirë të përulen për të ndihmuar të varfërit, të sëmurët dhe mëkatarët. Ende kjo eshte puna që bejnë engjëjt e pamëkatshëm. Dashuria vetëmohuese e Krishtit mbush zemrat e të gjithëve ayre qe jetojnë në qiell dhe është arsyeja për të cilën të gjithë atje janë të lumtur. Pasuesit e Krishtit në tokë do ta kenë gjithashtu këtë dashuri dhe do ti udheheqë ata në punën e tyre. Kur kemi dashurinë e Krishtit në zemrat tona, nuk mund të fshihet ashtu si një aromë e ëmbël. Çdo kënd që ne takojmë do të ndejë fuqinë e saj të shenjtë. Shpirti i Krishtit në zemrat tona eshtë si një burim uji në shkretëtirë që rrjedh për ti bekuar të gjithë dhe i bën ata që po vdesin në mëkat të duan të pine dhe të shpëtojnë. Dashuria për Jezusin do të na udheheqë të punojmë ashtu si Ai punoi për të bekuar dhe ngushëlluar të gjithë njerëzit. Dashuria e Tij do të na çojë drejt të qënit të dashur dhe të mirë, dhe ne do të ndejmë simpati për të gjitha krijesat e Atit tonë qiellor. Jeta e Shpëtimtarit në tokë nuk ishte e lehtë, por ai nuk u lodh kurrë nga puna për të shpëtuar njerëz të humbur. Ai jetoi një jetë vetëmohuese që nga lindja e Tij e deri në vdekje, dhe nuk u përpoq të çlirohej nga puna e rëndë dhe nga udhetimet e lodhshme. Ai tha se Biri i njeriut: “nuk erdhi që ti shërbejnë, por për të shërbyer dhe për të dhënë jetën e Tij si çmim për shpengimin e shumë vetëve” (Mateu 20:28). Ky ishte i vetmi synim apo qëllim i jetës së Tij, çdo gjë tjetër ishte me më pak rëndësi. Të bënte vullnetin e Zotit dhe të mbaronte punën e Tij ishte si ushqim dhe ujë për Të. Në punën që Ai bënte nuk ,kishte mendime egoizmi. Nëse marrim hirin e Krishtit, edhe ne gjithashtu do të duam të ndihmojmë të tjerët. Ne do të ishim të gatshëm për të dhënë gjithçka në mënyrë që ata për të cilët Krishti vdiq, të ndajnë këtë dhuratë hirit. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të blerë jetët tona dhe për ta bërë botën një vënd më të mirë. Ç'dokush që e do e të vërtetë Perëndinë, do ta ketë këtë dëshirë. Sapo ne vijmë në Krishtin ,menjëherë dëshirojmë që ti flasim çdokujt se ç’shok të mirë kemi gjetur në Jezusin. E vërteta që na shpëton dhe na ndryshon jetët nuk mund të rrijë e heshtur në zemrat tona. Nëqoftëse e kemi veshur rrobën e drejtësisë së Krishtit, ne nuk mund të ndalojmë së foluri të tjerëve për të. Kur ne mbushemi me gëzimin e Shpirtit të Tij, duhet ta ndajmë atë për shkak se kemi diçka të mrekullueshme për të treguar sepse kemi mësuar se Perëndia është i mirë. Në kohën kukr Jezusi e thirri Filipin të bëhej një nga dishepujt e Tij, Filipi vrapoi dhe thirri një shok që të vinte për të parë Jezusin. Ashtu si Filipi bëhemi edhe ne kur gjejmë Shpëtimtarin, do të ftojmë të tjerët për ta takuar Atë dhe të shohin bukurinë e karakterit të Krishtit. Ne do tu flasim atyre rreth gëzimit të parajsës. Ne do të dëshirojmë të duam atë jetë që Jezusi jetoi dhe ata që nododheb rreth nesh të shohin, “Qengjin e Perëndisë , që heq mëkatin e botës” (Gjoni 1:29). Nje bekim i madh do të vijë mbi ne kur përpiqemi të bëhemi bekim për të tjerët. Perëndia dëshiron që për të mirën tonë të bëjmë pjesë në planin e Tij të shpëtimit. Ai na jep një zemër të ndryshuar prej Shpirtit të Tlj që kështu të mund të bëhemi ndihmës dhe ta kalojmë bekimin që marrim,tek të tjerët. Të punosh me Të është nderi më i lartë dhe gëzimi më i madh që Perëndia mund të na japë. Ata që bëjnë këtë punë dashurie, vihen më afër me Krijuesin. Perëndia mund t'ua kishte dhënë engjëjve të qiellit punën për të mbajtur mesazhin e Tij të dashurisë dhe shpresës. Ai mund të kishte përdorur mënyra të tjera për ta bërë punën por në dashurinë e Tij të pafund Ai zgjodhi të na bënte ndihmësit e tij. Ne kemi mundësinë të punojmë me Krishtin dhe engjëjt dhe të ndajmë bekimin dhe gëzimin e ty re. Ne mund të ngushëllohemi nga kjo punë vetmohuese. Kur ne vuajmë me Krishtin, ne kemi pëlqimin e Tij. Ç'do herë që ndihmojmë të tjerët, bëhemi më të dashur dhe vijmë më afër Shpëtimtarit tonë. “Jezu Krishti, i cili, duke qënë i pasur, u bë i varfër për ju, që ju të bëheni të pasur me anë të varfërisë së Tij” (2 Korintasve 8:9). Jeta mund të bëhet një bekim i madh për ne vetëm kur ne bëjmë punën për të cilën u krijuam. Kur punojmë për Krishtin dhe sjellim njerëz tek Ai ,ndjejmë nevojën për ta njohur Atë më mirë. Ne do të kemi uri dhe etje për drejtësi dhe do të kërkojme ndihmën e Zotit. Besimi ynë do të vijë gjithmonë duke u forcuar ndërsa mësojmë më tepër rreth shpëtimit. Problemet dhe përkujdesjet do të na bëjnë që ta studiojmë Biblat tona dhe të lutemi më shumë. Do të rritemi më tepër shpirterisht, do ta njohim më tepër Krishtin dhe do të kemi një jetë të lumtur dhe shpërblyese. Pona vetmohuese për të tjerëtna ndihmon ti bëjmë karakterët tanënsi të Krishtit dhe na sjell paqe dhe lumturi. Na jep një dëshirë të fortë për të ndihmuar. Nuk do të ketë më vend në jetën tonë për përtacinë dhe egoizmin. Nëse e ushtrojmë besimin dhe hiret tona të krishtera , ne do të bëhemi të forte në punën tonë për Zotin. Ne do të shohim qartë të vërtetën, besimi ynë do të vazhdojë të rritet dhe ne do të lutemi me fuqi më të madhe. Shpirti i Perëndisë do të lëvizë në zemrat tona duke na ndihmuar dhe zhvilluar karakterët që do të nderojnë Atë. Kur vihemi ne sherbim vetmohues për të tjerët,, të jemi të sigurt se po punojmë për shpëtimin tonë. Rruga e vetme për tu rritur në hir, është të bëjmë punën që Krishti na ka kërkuar të bëjmë. Duhet të ndihmojë të tjerët aq sa mundemi,sepse të ndihmosh të tjerët do të thotë të ushtrohesh shpirtërisht. Ushtrimi i trupit e forcon fizikisht një person dhe nëse duam që jetën tonë të krishterë ta mbajmë të forte, duhe të punojmë. Por kur ne marrim bekimet e Perëndisë dhe nuk bëjmë asgjë, jetët tona të krishtera nuk do të jenë të shëndetshme dhe të qëndrueshme. Të marrësh dhe të mos japësh është njësoj si të jetosh dhe të hash pa punuar. Një person që nuk i vë në lëvizje krahët dhe këmbët.së shpejti humbet aftësinë për ti lëvizur ato. Një i krishterë që që nuk i përdor fuqitë që Perëndia i jep atij, nuk ka mundësi të rritet në Krishtin. Madje do të humbasë edhe fuqinë që i është dhënë. Krishti i ka dhënë si detyrë kishës së Tij ti tregojë mbarë botës, historinë dhe dashurinë e Jezusit, dhe është detyrë e të gjithë të krishterëve. Të gjithë ne duhet ta bëjmë këtë punë aq mirë sa mundemi. Për shkak të dashurisë që Zoti na ka treguar, ne kemi borxhin ta kalojmë atë tek ata që nuk e njohin Atë. Sepse Perëndia na ka dhënë dritë jo vetëm për veten tone por edhe për ta kaluar tek të tjerët. Ithtarët e Perëndisë duhet të rrinë zgjuar në detyrën e tyre. Aty, në vendet e largëta ku vetëm një person po tregon historinë e Jezusit.duhet të jenë me mijëra. Nëse nuk mund të shkojmë vetë, ne mund të lutemi për këtë punë dhe të tregojmë dashurinë tonë duke dhënë para. Duhet akoma punë për të tjerët edhe në vendet e krishtera. Puna që duhet bërë për Krishtin nuk është vetëm në vendet e largëta por mund ta bëjmë këtë punë edhe në shtëpi. Ne mund ta bëjmë detyrën tonë për Krishtin në shtëpi, në kishë, në lagje, midis miqsh dhe me ata që punojmë. Pjesën më të madhe të jetës në tokë, Shpëtimtari ynë e shpenzoi duke punuar në dyqanin e një marangozi në Nazaret. Engjëjt ishin me të ndërsa Ai punonte dhe ecte me fqinjët e Tij që nuk e dinin se Ai ishte Biri i Perëndisë. Jezusi ishte duke bërë me aq besnikëri punën e Atit të Tlj ndërsa punonte në dyqan, sa edhe kur Ai shëronte të sëmurët. Puna si marangoz ishte po aq detyrë e Tij sa edhe qetësimi i dallgëve të fuqishme të Galileut. Gjithashtu dhe ne të punojme me Jezusin ndërsa bëjmë detyrat tona të thjeshta dhe mund të ecim me Të kudo që jemi. Apostulli Pal shkroi: “Vëllezër, secili le të mbetet te Perëndia në gjëndjen në të cilën është thirrur” (1 Korintasve 7:24). Besnikërisht ne mund të kujdesemi për punët tona të përditshme në mënyrë që ti sjellin lavdi Perëndisë. Nëse jemi ndjekës të vërtetë të Zotit, ne do të sjellim besimin në çdo gjë që bëjmë dhe do tu tregojmë të tjerëve Shpirtin e Perëndisë. Një person që punon në një dyqan mund të pasqyrojë Krishtin tek burra dhe gra, ai mund të tregojë se është ndjekës i Atij i cili eci midis kodrave të Galileut. Ç'do i krishterë duhet të punojë në këtë mënyrë kështu që të tjerët duke parë punën e tij të mirë do të drejtohen për ti dhënë lavdi Krijuesit dhe Shpëtimtarit të tyre. Shumë veta e kanë justiflkuar veten e tyre të mos i shërbejnë Krishtit sepse mendonin se të tjerët mund ta bënin më mirë punën më mire se ata. Disa të tjerë mendojnë se vetëm ata që kanë aftësi të pazakonta kërkohen për të bërë punën e Zotit. Ata mendojnë se vetëm pak njerëz special marrin pjesë në punë dhe shpërblime por kjo nuk është ajo që Jezusi donte të na mësonte në historinë që Ai tregoi. Ai tha se padroni i zoti i shtëpisë mblodhi shërbëtorët e tij bashkë dhe i dha secilit punën që i takonte. Ne mund ti bëjmë detyrat e thjeshta me dashuri “Dhe ç'do gjë që të bëni, ta bëni me dëshirë të mirë, si për Zotin dhe jo për njerëzit” (Kolosianëve 3:23). Dashuria e Perëndisë do të reflektojë në jetët tona nëse ndodhet në zemrat tona. Ndikimi i ëmbël i dashurisë së Krishtit do të jetë rreth nesh për të ngushëlluar dhe bekuar të tjerët. Nuk duhet të presim për ndonjë kohë të rëndësishme që të punojmë për Perëndinë dhe as të presim derisa të jemi në gjëndje për të bërë një punë më të mirë. As nuk duhet të shqetësohemi për atë çka njerëzit mendonë për ne. dita jonë e përditshme dueht të tregojë se besimi ynë është i pastër dhe i sinqertë. Nëse njerëzit shohin se ne duam ti ndihmojmë, puna jonë do ta bëjë diçka të mirë. Dishepulli më i përulur dhe më i varfër i Jezusit mund të bëhet një bekim për njerëzit e tjerë. Ata mund të mos ta dinë që po ndihmojnë dikë por nga mënyra se si ata jetojnë ata mund të fillojnë valët e bekimit që bëhen gjithmonë e më të mëdha. Ata mund të mos ta dine asnjëherë deri në momentin që të arrijnë parajsën se sa të mira kanë bërë. Perëndia nuk pret që njerëzit të shqetësohen për suksesin, nuk është nevoja që ata ta dine apo ta ndjejnë qe po bëjne nje punë shumë të mirë. Nëse ata e bëjnë punën që u ka caktuar Perëndia me besim dhe qetësi, jetët e tyre nuk do të humbasin. Njeiezit qe punojnë për Krishtln do të bëhen gjithmonë e më të ngjashëm me Krishtin, sepse ata janë bashkëpunëtorë me Të. Ata gjithashtu po përgatiten për punën më të lartë dhe gëzimin e pastër të jetës që të vijë. HDJ 70.1