Hapa Drejt Jezusit
7—“Prova e Dishepullizimit
“Nëse dikush është me Krishtin, ai është një krijesë e re; gjërat e vjetra kanë shkuar; ja, të gjitha gjërat u bënë të reja” (2 Korintasve 5:17). HDJ 52.1
Një person mund të mos jetë në gjendje të kuptojë kohën dhe vendin e saktë se, kur ja dorëzoi zemrën Perëndisë. Ai mund të mos i shohë hapat që e sollën drejt Krishtit. Por kjo nuk provon se ai nuk është një bir i Perëndisë. Krishti i tha Nikodemit, “Era fryn ku të dojë dhe ti ja dëgjon zërin, por ti nuk e di nga vjen, sa, ku po shkon; kështu është edhe çdo njeri që ka lindur nga Fryma” (Gjoni 3:8). HDJ 52.2
Ne nuk mund ta shohim erën, por shohim se çfarë ajo bën. Ne nuk mund të shohim Shpirtin e Perëndisë, ndërsa punon në zemrat tona, por fuqia e Tlj na sjell njëjetëtë re.Ajofuqi krijonnjë persontë ri në imazhin e Perëndisë. Edhe pse nuk mund të shohim, apo të dëgjojmë punën që bën Shpirti, ne mund të shohim veprën e Tij. Nëse zemrat tona janë ndryshuar nga FrymaeZotit,vetëjetëttonadotatregojnëndryshimin. Ne nuk mund të ndryshojmë zemrat tona apo t'i bëjmë karakterët tanë të ngjashëm me Perëndinë. Nuk duhet të besojmë në forcat tona, apo të besojmë se veprat e mira do të na shpëtojnë. Por jetët tona do të tregojnë, nëse kemi hirin e Zotit në zemër, i cili do të na ndryshojë karakteret, zakonet dhe mënyrën e të jetuarit. Të tjerët do të shohin ndryshimin midis asaj që kemi qenë dhe asaj që jemi. HDJ 52.3
Karakteri nuk tregohet vetëm nga një vepër e mirë apo e keqe, por tregohet nga mënyra se si ne flasim dhe veprojmë ditë pas dite. Është e vërtetë që mund të veprojmë në mënyrë të drejtë pa fuqinë e Perëndisë. Ne mund të bëjmë të mira në mënyrë që njërez të tjerë të mendojnë mirë për ne, madje mund edhe ta largojmë të keqen për shkak, sepse duam të dukemi të drejtë në sy të miqve tanë. Edhe personi më vetiak mund të bëjë mire, apo të ndihmojë nevojtarin, por si mund ta dimë se në ç'anë jemi? Si mund ta dimë se kush i zotëron zemrat tona? Me cilin duam të flasim? Për kë mendojmë?Apo kush e ka dashurinë tonë më të ngrohtë dhe punën më të mirë? Nëse jemi të Krishtit, ne mendojmë shpesh për Të dhe medimet tona më të mira janë për Të. Ne kemi shtruar përpara këmbëve të Tij gjithçka që kemi dhe gjithçka që jemi. Duam të bëhemi si Ai dhe të kemi Shpirtin e Tij tek ne. Dëshirojmë të ndjekim udhën e Tlj dhe ta kënaqim Atë në çdo gjë. HDJ 52.4
Nëqoftëse bëhemi njerëz të rinj të Krishtit Jezus, ne do të kemi frytet e Frymës në jetët tona. Ato janë: “dashuria, gëzimi, paqja, durimi, mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetkontrolli” (Galatasve 5:22). Ndjekësit e Krishtit nuk do të veprojnë më siç kanë bërë më parë, por do të ndjekin me besim hapat e Krishtit. Ata do të pasqyrojnë karakterin e Tij dhe do të bëhen të pastër, ashtu siç Ai është i pastër. HDJ 53.1
Ata që do të ndjekin Krishtin, do të duan gjërat që dikur i urrenin, do të urrejnë gjërat që dikur i donin. Krenari do të përulet, budallai do të bëhet i mençur, ata që dikur deheshin, do të qëndrojnë esëll. Njërëz të papastër do të pastrohen. Ata që pëlqenin luksin dhe modën do t'i lënë ato mënjanë. HDJ 53.2
Të krishterët nuk do të përpiqen të tërheqin vëmëndjen me gjërat që ata veshin. “Por njeriu i fshehur i zemrës, me pastërtinë që nuk prishet të një shpirti të butë dhe të qetë, që ka vlerë të madhe përpara Perëndisë” (1 Pjetrit 3:4). HDJ 53.3
Pendimi i vërtetë e ndryshon një person. Mëkatari do të rrëfejë mëkatet e tij dhe do të kthejë çfarë ka vjedhur. Ai do ta dojë Perëndinë dhe të tjerët. Kur mëkatari t'i bëjë këto gjëra, ai do të kuptojë se ka kaluar nga vdekja në jetë. HDJ 54.1
Kur ne vijmë tek Krishti dhe pranojmë faljen dhe hirin e Tij, në zemrat tona zhvillohet dashuria. Punët nuk na duken të rënda dhe çdo gjë që Zoti na kërkon të bëjmë, kthehet në kënaqësi. Shtegu që më parë ishte i errët, ndriçohet nga rrezet shkëlqyese prej Diellit të drejtësisë. Bukuria e karaketrit të Krishtit do të shihet tek ithtarët e Tij. Krishti ishte i kënaqur të bënte atë që i kërkonte i Ati. Dashuria për Perëndinë ishte fuqia udhëheqëse në jetën e Shpëtimtarit. Dashuria i bëri të gjitha veprat e Tij të mira dhe të bukura. HDJ 54.2
Dashuria vjen prej Zotit, nuk mund të vijë prej zemrës mëkatare dhe gjendet vetëm në zemrat në të cilat Krishti jeton. “Ne e duam Atë, sepse Ai na deshi i pari” (1 Gjoni 4:19). Dashuria është forca udhëheqëse në zemrat që Zoti i ka bërë të reja me hirin e Tij. Dashuria ndryshon karakteret tanë, mbizotëron ndjenjat tona dhe kontrollon dëshirat. Ajo e largon urrejtjen dhe na ndihmon të jemi të vërtetë me ata që duam. Dashuria e Perëndisë në zemrat tona ëmbëlson jetën dhe ka një influence të mirë për çdo njeri që na rrethon. Bijtë e Perëndisë duhet të ruhen nga dy gabime në të menduar. Njerëzit që sapo kanë filluar të besojnë tek Perëndia, duhet që të përqëndrohen veçanërisht për këto. E para, e cila është shpjeguar dhe më lart, është gabimi që besojmë në veprat tona të mira duke menduar se ato do të na afrojnë te Perëndia. Në qoftë se përpiqemi të bëhemi të shenjtë duke iu bindur ligjit me forcat tona do të jetë e pamundur për ne. Çdo gjë që bëjmë pa Krishtin është e destinuar nga egoizmi dhe mëkati. Vetëm hiri i Krishtit nëpërmjet besimit mund të na bëjë të shenjtë. Gabimi i dytë është po aq i rrezikshëm dhe është idea që nuk na duhet ta mbajmë ligjin e Perëndisë, kur ne besojmë ne Krishtin. Përderisa hiri i Perëndisë merret vetëm nëpërmjet besimit, disa njerëz mendojnë se ajo që bëjnë nuk ka lidhje me shpëtimin e tyre. Bibla na mëson, se të bindje, do të thotë më shumë se thjesht të bësh të drejtën, dhe të bësh atë na është thënë të bëjmë. Bindje do të thotë të shërbesh me dashuri dhe ligji i Perëndisë na tregon se si është Ai. Dashuria është qëndra e ligjit. Oeveria e Perëndisë në qiell dhe në tokë është e ndërtuar në ligjin e Tij të dashurisë. A nuk do të na hiqet ligji nga jetët tona, në qoftë se ne bëhemi si Ai. Kur dashuria është në zemrat tona dhe kur ne të bëhemi si Krijuesi ynë, Zoti do të mbajë premtimin e Tij. Unë do t'i shtie ligjet e mia në zemrat e tyre e do t'i shkruaj në mendjet e tyre. (Hebrenjtë 10:16) Nëse ligji është shkruar në zemër a nuk do t'i japë formë jetës? Bindja është një shenjë e vëtetë e dashurisë dhe gjithashtu është shenja që ne jemi ndjekës të Perëndisë. Bibla thotë: “Sepse kjo është dashuria e Perëndisë; që ne të zbatojmë urdhërimet e Tij.” “Ai që thotë unë e kam njohur Atë, dhe nuk zbaton urdhërimet e Tij, është ginjeshtar dhe e vërteta nuk është në të” (1 Gjoni 5:3; 2:4). Besimi nuk na justifikon ne për të mos iu bindur ligjit. Nëpërmjet besimit dhe vetëm besimit, ne ndajmë hirin e Krishtit dhe hiri bën të mundur që ne t'i bindemi ligjit të Tij. Ne nuk e fitojmë shpëtimin duke iu bindur ligjit të Perëndisë. Shpëtimi është një dhuratë prej Perëndisë dhe ne e marrim prej besimit, por bindja është frut i besimit. “Dhe ju e dini se Krishti u shfaq për të hequr mëkatet tona; dhe në të nuk ka mëkat. Kush qëndron në të nuk mëkaton; kush mëkaton nuk e ka parë dhe as nuk e ka njohur” (1 Gjonit 3:5-6). Kjo është prova e vërtetë. Kur ne jetojmë me Krishtin dhe dashuria e Tij jeton tek ne, ndjenjat dhe mendimet tona do të bien dakort me atë çka ligji i Tij i shenjtë na tregon dhe me atë ç'ka Zoti dëshiron që ne të bëjmë. “Djema, kurrëkush mos ju mashtroftë. Ai që zbaton drejtësinë është i drejtë, ashtu sikur është i drejtë Ai” (Gjoni 3:7). Dhjetë urdhërimet e shenjta të Perëndisë që iu dhanë izraelit në Sinai, na tregojnë se ç'është drejtësia. Një besim i tillë tek Krishiti, i cili na mëson se nuk na duhet t'i bindemi Perëndisë, nuk është besim i vërtetë. Do të thotë, të mësosh diçka të pavërtetë. “Ju në fakt jeni të shpëtuar me anë të hirit nëpërmjet besimit” (Efesianëve 2:8). “Po kështu është edhe besimi; në qoftë se s'ka vepra, është i vdekur në vetvete” (Jakobi 2:17). Jezusi tha për veten e Tij përpara se të vinte në tokë: “Perëndia ime, unë gëzohem kur zbatoj vullnetin tënd dhe ligji yt është në zemrën time” (Psalmi 40:8). Përpara se Jezusi të kthehej në qiell, pasi kishte qënë në tokë, Ai tha: “Sikurse Unë i zbatova urdhërimet e Ati tim dhe qëndroj në dashurinë e Tij” (Gjoni 15:10). Bibla thotë: “Dhe nga kjo e dimë se e kemi njohur Atë, në qoftë se i zbatojmë urdhërimet e Tij”, “Ai që thotë se qëndron në të, duhet të ecë edhe vetë sikurse ka ecur Ai” (1 Gjoni 2:3-6). “Sepse dhe Krishti e vuajti për ne, duke ju lënë një shëmbull, që të ecni pas gjurmës së Tij” (1 Pjetrit 2:21). Plani nëpërmjet të cilit Perëndia na jep jetë të përjetshme ka qënë gjithmonë i njëjtë. Është po aq i njëjtë, kur ishte në kopshtin e Edenit përara se Adami dhe Eva të mëkatonin. Perëndia i jep jetë të përjetshme atyre që i binden ligjit të Tij të përsosur, atyre që kanë drejtësi të përsosur. Jeta e përjetshme nuk mund të jepet nga ndonjë plan tjetër, sepse në të kundërt gjithë lumturia e krijimit do të vihej në rrezik. Mëkati do të vazhdonte përgjithmonë, vuajtjet dhe trishtimet nuk do të mbaronin kurrë. Përpara se Adami të mëkatonte për të ishte e mundur të formonte një karakter të drejtë duke iu bindur ligjit të Perëndisë. Por Adami dështoi në këtë dhe për shkak të mëkatit të tij. Ne jemi të gjithë mëkatarë dhe nuk mund të bëhemi vetë të drejtë, sepse ne jemi mëkatarë e jo të shenjtë dhe nuk mundemi t'i bindemi në mënyrë perfekte ligjit të Zotit. Ne nuk kemi drejtësi në veten tonë për të bërë atë që kërkon ligji i Zotit. Por Krishti ka bërë një shteg arratisjeje për ne. Ai jetoi në tokë duke u përballur me të njëjtat kurthe dhe tundime që ne përballim. Ai jetoi një jetë pa mëkat. Ai vdiq për ne dhe tani Jezusi ofron për të mbartur mëkatet tona dhe të na japë drejtësinë e Tij. Ne mund të japim jetët tona Atij dhe ta pranojmë si shpëtimtarin tonë, më pas nuk ka rëndësi se sa të mëkatshme kanë qënë jetët tona, ne numërohemi si të drejtë për shkak të Tij. Karakteri i Krishtit do të qëndrojë në vend të karaktereve tanë dhe ne do të pranohemi përpara Zotit sikur nuk kemi mëkatuar. Por më shumë se kaq Krishti ndryshon zemrat tona, Ai jeton aty prej besimit. Ne duhet ta mbajmë atë në zemër me besim dhe ta lejojmë të na udhëheqë në të gjitha zgjedhjet tona. Nëse ne e bëjmë këtë, Ai do të punojë brenda nesh dhe ne do të bëjmë gjërat që kënaqin Atë. Ne më pas mund të themi: “Ajo jetë që tani jetoj në mish, e jetoj në besimin e Birit të Perëndisë, që më deshi dhe e dha veten për mua” (Galatasve 2:20). Jezusi u tha dishepujve të Tij: “Sepse nuk do të jeni ju që do të flisni, por fryma e Atit tuaj që do të flasë për ju” (Mateu 10:20). Më pas me Krishtin që vepron për ne, ne do të veprojmë ashtu si Ai do të vepronte dhe bënte veprat e Tij të mira. Jetët tona do të pasqyrojnë bindjen dhe punët e drejtësisë. Pra, e shihni se nuk kemi asgjë për t'u krenuar dhe asnjë arsye për të lavdëruar veten. Shpresa jonë e vetme është drejtësia e Krishtit, të cilën Perëndia na e quan si tonën dhe në atë drejtësi shpirti i Tij vepron tek ne dhe nëpërmjet nesh. Ne duhet të kuptojmë domethënien e vërtetë të besimit. Kur ne besojmë atë çka ne dimë se është e vërtetë, nuk po tregojmë besim. Ne e dimë se Zoti jeton dhe besojmë në fuqinë e Tij. Ne e dimë se fjala e Tij është e vërtetë. Edhe Satanai me engjëjt e tij e dinë dhe i besojnë këto gjëra. Bibla thotë se: “Edhe demonët besojnë dhe dridhen” (Jakobi 2:19). Po ky nuk është besim. Ne kemi besim jo vetëm kur besojmë fjalën e Perëndisë, por gjithashtu i kërkojmë Atij të na udhëheqë gjithë zgjedhjet tona. Ne e tregojmë besimin tonë, kur ia japim zemrën Perëndisë dhe kur e duam atë. Ky lloj besimi funksionon nëpërmjet dashurisë dhe na bën të pastër. Na ndryshon deri sa ne bëhemi si Ai. Në qoftë se zemrat tona nuk janë ndryshuar prej Perëndisë, ne luftojmë kundër ligjit të Zotit dhe nuk i bindemi Atij. Por zemrat tona të reja gjejnë kënaqësi në ligjin e shenjtë. Ne mund të këndojmë me Davidin: “Oh sa shumë e dua ligjin tënd! Ai është përsiatja ime gjithë ditën” (Psalmi 119:97). Dhe drejtësia e ligjit vepron në jetët e njerëzve që “Janë në Krishtin Jezu” (Romakëve 8:1). Disa njerëz e dinë që Perëndia ia ka falur mëkatet dhe ata duan me të vërtetë të bëhen fëmijët e Tij. Por ata e dinë se karakteret dhe jetët e tyre nuk janë të përsosur dhe janë plot gabime. Për shkak të kësaj, ata dyshojnë se Shpirti i Shenjtë i ka ndryshuar zemrat e tyre. Këtyre njerëzve do t'u thoja, “Mos u shkurajoni dhe mos e humbni shpresën. Do të na duhet që shpesh të përulemi dhe të biem në këmbët e Jezusit, sepse ne bëjmë gabime dhe nuk jemi të përsosur. E megjithatë nuk duhet të heqim dorë, Perëndia nuk largohet prej nesh edhe në qoftë se ne jemi mundur prej armikut. Ai nuk na lë vetëm” Krishti është në të djathtën e Perëndisë. Ai i kërkon Atit të Tij të na falë. (Gjoni) dishepulli më i dashur shkroi: “Djema të mi, i shkruaj këto gjëra që të mos mëkatoni; dhe në qoftë se ndokush mëkatoi kemi një avokat tek Ati, Jezu Krishtin, të drejtin'‘ (1 Gjoni 2:1). Ne nuk duhet të harrojmë këto fjalë të Krishtit: “Ai vetë në fakt ju do” (Gjoni 16:27). Ai dëshiron të na kthejë tek vetja e Tij dhe do që të shohë shenjtërinë dhe dlirësinë e Tij të reflektojë tek ne. Në qoftë se ne ia dorëzojmë veten tonë Atij deri në adhjen e Jezusit, Ai do të vazhdojë punën e mirë që ka nisur me ne. Duhet të lutemi me dëshirë të madhe dhe të besojmë më tepër. Ndërsa fillojmë të humbim besimin në mundësitë tona, le të besojmë në fuqinë e shpëtimtarit tonë. Le ta lavdërojmë Atë që është drita e jetëve tona. Sa më shumë i afrohemi Jezusit, aq më shumë gabime shohim në jetët tona. Do t'i shohim fajet tona më qartë ndërsa krahasojmë veten tonë plot mëkat më shpëtimtarin e përsosur. Kjo do të tregojë se idetë false të Satanait po humbin efektin mbi ne dhe që Shpirti jetëdhënës i Perëndisë është duke na udhëhequr. Dashuria e thellë e Jezusit nuk mund të jetojë në zemrat tona, në qoftë se ne nuk e kuptojmë që jemi mëkatarë. Në qoftë se ndryshohemi nga hiri i Krishtit, do të admirojmë karakterin e shenjtë të shpëtimtarit. Nëse ne nuk e shohim që jemi mëkatarë, kjo tregon se nuk e kemi parë bukurinë dhe përsosmërinë e Krishtit. Sa më pak e admirojmë veten tonë, aq më shumë do të shikojmë të admirojmë dlirësinë dhe bukurinë e pafundme të Krishtit. Kur shohim se sa mëkatarë jemi, ne kthehemi tek Ai që mund të na falë. Kur shohim se jemi të pafuqishëm ne shkojmë pas Krishtit, dhe më pas Krishti vjen plot fuqi të na ndihmojë. Ndjenja jonë e nevojës na çon drejt shpëtimtarit dhe fjalës së Perëndisë. Sa më shumë shohim karakterin e Tij mahnitës, aq më shumë do të bëhemi si Ai. HDJ 54.3