Hapa Drejt Jezusit

7/14

6—“Besim dhe Pranim

Kur Perëndia zgjon fuqitë shpirtërore tek një person, ai fillon të dallojë fuqinë dhe ligësinë e mëkatit. Ai ndjen fajin dhe mjerimin që mëkati sjell dhe e urren atë. Në këtë pikë njeriu ndjen se mëkati e ka ndarë nga Perëndia dhe ka bërë një skllav. Sa më shumë të përpiqesh t'ia mbathësh aq më shumë e kupton, se nuk mund ta ndihmosh dot veten. Sheh se jeta jote është e mbushur plot me egoizëm dhe mëkat, zemra është papastër dhe dëshirat të ndotura. Dhe gjëja që dëshiron më shumë është të të falen mëkatet, të pastrohesh prej tyre dhe të çlirohesh. Por çfarë mund të bësh që të jesh një me Perëndinë dhe të bëhesh si Ai? HDJ 45.1

Të duhet falja prej Oiellit, paqe dhe dashuri. Paratë nuk mund ta blejnë atë paqe, as studimi nuk mund të ta japë. Mendja nuk mund ta gjejë atë dhe të qënurit i ditur, nuk mund të ta sigurojë. Asnjëherë të mos shpresosh se mund ta fitosh këtë paqe me punën dhe mundësitë e tua. HDJ 45.2

Perëndia ta ofron paqen a Tij si dhuratë. “Pa para dhe pa paguar!” (Isaia 55:1) Është e jotja nëse zgjat duart ta marrësh. Zoti thotë: “Edhe sikur mëkatet tuaja të ishin të kuqe flakë, do të bëhen të bardha si bora, edhe sikur të ishin të kuqe të purport, do të bëhen si leshi” (Isaia 1:18). “Do t'ju jap një zemër të re dhe do të shtie brënda jush një shpirt të ri” (Ezekiel 36:26). HDJ 45.3

Nëqoftëse i ke rrëfyer mëkatet e tua dhe ke vendosur t'i përjashtosh nga jeta jote. Nëse ke vendosur t'i dorëzohesh Perëndisë. Tani shko te Ai dhe kërkoji të t'i lajë mëkatet. Kërkoji Atij të të japë një zemër të re, një shpirt të ri( dhe beso që Ai e bënë këtë, sepse na e ka premtuar. Jezusi e dha këtë mësim, kur Ai ishte në tokë. Ti duhet të besosh që do të marrësh dhuratën që Zoti ta ka premtuar. HDJ 45.4

Jezusi shëroi njerëz të sëmurë që kishin besim në fuqinë e Tlj. Shërimi bëri që këta njerëz të mund të shihnin, se Jezusi mund t'i ndihmonte edhe me mënyra të tjera. Kjo i bëri që të besonin se fuqia e Tij, mund të falte mëkatin. Jezusi e shpjegoi këtë, kur po shëronte një të sëmurë që s'ngrihej dot nga shtrati. Ai tha: “Tani, që ta dini se Biri i njeriut ka autoritet në tokë të falë mëkatet.” Pastaj Jezusi i foli paralitikut, “Çohu, merr vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!” (Mateu 9:6) HDJ 46.1

Gjoni, dishepulli i Jezusit, na ka folur se përse Jezusi i shëronte njerëzit. Ai shkroi: “Por këto gjëra janë shkruar që ju të besoni se Jezusi është Krishti, Biri i Perëndisë dhe që, duke besuar, ta keni jetën në emër të Tij” (Gjoni 20:31). HDJ 46.2

Lexo historitë e Jezusit rreth shërimit të sëmurëve në Bibël. Prej tyre mund të mësosh diçka, se si të besosh në Jezusin për faljen e mëkateve. Kthehu tek historia e të sëmurit në pishinën e Bethesda. Burri i gjorë Ishte i pafuqishëm, ai nuk kishte ecur për 38 vjet. E megjithatë Jezusi i tha atij: “Çohu, merr vigun tënd dhe shko në shtëpinë tënde!” HDJ 46.3

I sëmuri nuk i tha: “Zot, nëqoftëse më shëron unë do t'i bindem fjalës Tënde.” Jo, ai i besoi fjalës së Krishtit. Ai besoi se ishte shëruar dhe në atë moment u përpoq të ecte. Ai zgjodhi të ecte dhe ashtu bëri. Veproi sipas fjalës së Perëndisë dhe Zoti i dha fuqinë. Burri u shërua. HDJ 46.4

Ktheje shikimin drejt vetes tënde, ti je një mëkatar dhe nuk mund të bësh asgjë për t'i hequr mëkatet e tua të së shkuarës. Nuk mund ta ndryshosh zemrën dhe të shenjtërosh veten tënde. Por Perëndia premton ta bëjë këtë për ty, nëpërmjet Krishtit. Besoje këtë premtim, rrëfeji mëkatet e tua dhe jepja veten tënde Perëndisë. Zgjidh, t'i shërbesh Atij dhe Perëndia do ta mbajë me siguri premtimin ndaj teje, nëqoftëse ti e bën këtë. Kur ti beson, Perëndia vepron dhe ti do të pastrohesh ashtu si Krishti i dha atij të sëmuri fuqi të ecte, kur ai e besoi se ishte shëruar. Kështu ndodh, kur ti beson. Thuaj: “unë besoj dhe jo, se e ndjej, por, sepse Perëndia ka premtuar.” Jezusi tha: “Të gjitha ato që ju kërkoni duke lutur, besoni se do t'i merrni dhe ju do t'i merrni'‘ (Marku 11:24). Ka diçka të rëndësishme që duhet mbajtur mend në këtë premtim, ti duhet të lutesh për ato gjëra, të cilat Perëndia dëshiron që ti të kesh. Zoti dëshiron të të çlirojë nga mëkati dhe të të bëjë fëmijën e Tij. Ai dëshiron të të japë mundësinë për të patur një jetë të shenjtë. HDJ 46.5

Ti mund të lutesh për këto dhurata dhe besoje se do t'i marrësh. Pastaj të falenderosh Perëndinë për këto dhurata dhe të shkosh drejt Jezusit, të pastrohesh dhe të qëndrosh përpara ligjit të Perëndisë pa turp dhe trishtim. “Nuk ka asnjë dënim për ata që janë në Krishtin Jezu” (Romakëve 8:1). HDJ 47.1

Kur i përket Krishtit, nuk je më vetvetja, sepse je blerë me një çmim. “Duke ditur se jo me anë gjërash që prishen, si argjendi ose ari, jeni shpenguar nga mënyra e kotë e të jetuarit të trashëguar nga etërit, por nga gjaku i çmuar Krishtit, si të Oengjit të patëmetë dhe të panjollë” (1 Pjetrit 1:18-19). HDJ 47.2

Për shkak se ti beson në atë që ka thënë Perëndia, Shpirti i Shenjtë krijon një jetë të re në zemrën tënde. Ti je si një fëmijë i lindur në familjen e Perëndisë dhe Ai të do ashtu si Birin e Vet. HDJ 47.3

Tani, që ja ke dhënë gjithçka Jezusit, mos e kthe më kokën mbrapa, mos u largo prej Tij. Ditë pas dite thuaj: “unë jam i Krishtit, ja kam dorëzuar gjithçka Atij.” Kërkoji Atij që të frymëzojë me Shpirtin e Shenjtë dhe të të mbajë në hirin e Tlj. Duke ia dhënë jetën Perëndisë dhe duke besuar në Të, ti u ktheve në fëmijën e Tij dhe do të jetosh në Atë në të njëjtën mënyrë. Apostulli Pal shkroi: “Ashtu si e keni marrë Krishtn Jezus, Zotin, ashtu pra, ecni në të” (Kolosianëve 2:6). HDJ 48.1

Disa njerëz ndihen sikur janë në një gjyq dhe duhet t'i japin prova Perëndisë se kanë ndryshuar përpara se të marrin bekimet e Tlj. Por ata mund t'i marrin bekimet tani, ata duhet ta kenë hirin e Tij, Shpirtin e Krishtit që t'i ndihmojë të mposhtin dobësinë. Pa hirin, ata nuk mund të luftojnë kundër mëkatit. HDJ 48.2

Jezusi do që të shkojmë drejt Tij, ashtu siç jemi, plot mëkat, të braktisur dhe nevojtarë. Ne duhet të vijmë para Tij, ashtu si jemi, të marrë e të dobët dhe të biem në këmbët e Tij me keqardhje për mëkatin. Lavdia e Tij do të na mbështjellë me krahët e dashurisë dhe do të na shërojë plagët dhe do të na bejë të pastër. HDJ 48.3

Mijëra besojnë, se Perëndia fal njerëz të tjerë, përveç tyre. Ata nuk e besojnë atë që thotë Zoti, por një çdo person që pendohet me të vërtetë, mund ta kuptojë që Perëndia ia fal çdokujt mëkatet. HDJ 48.4

Mos kini frikë, premtimet e Zotit janë caktuar për ju. Ato janë për çdo njeri që pendohet për mëkatet e tij. Krishti dërgon engjëj për të të sjellë forcë dhe hir, çdokujt që beson. Edhe personi më mëkatar mund të bëhet i fortë, i pastër dhe i drejtë duke pranuar Jezusin, i cili vdiq për ta. Krishti pret që të na i largojë rrobat e ndotura me mëkat dhe të na veshë me rrobën e drejtësisë. Ai do që ne të jetojmë dhe jo të vdesim. HDJ 48.5

Perëndia nuk na trajton ashtu si njerëzit trajtojnë njeri - tjetrin. Ai mendon per ne me dashuri, mëshirë dhe keqardhje. Zoti thotë: “I pabesi le ta lërë rrugën e tij dhe njeriu i padrejtë mendimet e tij, dhe le të kthehet tek Zoti që të ketë dhembshuri për të, tek Perëndia jote që fal bujarisht” (Isaia 557). “I fshiva shkeljet e tua si një re e dendur dhe mëkatet e tua si një mjegullinë; kthehu tek Unë, sepse Unë të kam çliruar'‘ (Isaia 44:22). HDJ 48.6

Perëndia thotë: “Unë në fakt nuk ndiej asnjë kënaqësi me vdekjen e atij që vdes ... Ndërroni rrugë, pra, dhe do të jetoni” (Ezekiel 18:32). Satanai përpiqet të përgënjeshtrojë në mendjen tënde permtimet e bekuara të Perëndisë. Ai dëshiron të largojë prej teje çdo rreze shpresë dhe drite. Por ti nuk duhet ta lejosh këtë, mos e dëgjo Satanain. Gjithmonë kujto:“Jezusi vdiq që unë të mund të jetoja”, Ai më do dhe nuk do që unë të vdes. Unë kam një baba të dashur qiellor, edhe pse unë e kam refuzuar dashurinë dhe bekimet e Tij, unë do të shkoj tek Ati im. Unë do të them: “kam mëkatuar kundrejt Oiellit dhe kundrejt Teje, nuk ja vlej më të quhem biri yt. Trajtomë si një nga shërbëtorët e tu.” HDJ 49.1

Jezusi rrëfeu një histori për një djalë që braktisi shtëpinë dhe, se si u pranua, kur vendosi të kthehej. “U çua, pra, dhe shkoi tek i ati. Por kur ishte ende larg, i ati e pa dhe me dhembshuri; u lëshua vrap, ra mbi qafën e tij dhe puthi” (Luka 15:20). HDJ 49.2

Kjo është një histori e bukur, por ende nuk mund ta përshkruajë plotësisht dhemshurinë, dashurinë atërore dhe qiellore të Perëndisë. Perëndia ka thënë nëpërmjet profetit të Tij. “Po, të kam dashur me një dashuri të përjetshme; prandaj të kam tërhequr me dashmirësi” (Jeremia 31:3). Ati shpreson në kthimin e mëkatarit edhe kur ai është larg duke humbur jetën dhe lekët në një vend të huaj. Kur një person ndien një dëshirë për t’u kthyer te Perëndia, është Shpirti i Zotit ai që e thërret duke u përpjekur ta udhëdheqë mëkatarin drejt zemrës së dashur të Atit. HDJ 49.3

Si mund të dyshosh në premtimet e mrekullueshme të Biblës, kur ato janë dhënë shumë kohë para se ti të ekzistoje? Si mundesh që të mendosh se Jezusi nuk do ta mirëpresë mëkatarin që kërkon të heqë dorë prej mëkateve të tij? Largoji këto mendime! Asgjë tjetër nuk do të të lëndonte më shumë se të besuarit në këtë ide për Atin tonë qiellor. HDJ 50.1

Ati e urren mëkatin, por Ai e do mëkatarin. Ai dha veten e Tij, kur dha Krishtin me qëllim që të gjithë ata që besojnë ,të mund të shpëtohen. Ai donte që ata të bekohen përgjithmonë në mbretërinë e Tij të lavdisë. HDJ 50.2

Ç'fjalë më të dashura e të forta mund të përdorte Ai për të na treguar, se sa shumë na do? Ai tha: “A mundet një grua të harrojë foshnjën e gjirit dhe të mos i vijë keq për fëmijën e barkut të saj? Edhe sikur ato të të harrojnë, unë nuk do të harroj” (Isaia 49:15). HDJ 50.3

Shiko drejt Jezusit, nëqoftëse dyshon dhe ke frikë. Ai jeton për t’i kërkuar Perëndisë që t'ju falë mëkatet. Falenderoni Zotin për dhuratën e Birit të Tij të dashur dhe lutuni që vdekja e Tij të mos jetë e kotë për ju. Shpirti i Shenjtë ju fton juve sot, ejani me plot zemër tek Jezusi dhe merrni bekimet e Tij. HDJ 50.4

Lexoni premtimet e Tlj, kujtoni se ato flasin për dashurinë dhe dhembshurinë e Tij, të cilat janë më të forta nga ç'mund t'i përshkruajnë fjalët. Zemra e madhe dhe pashterueshme në dashuri e Perëndisë, kthehet tek mëkatari me dhembshuri të përjetshme. “Me anë të Jezu Krishtit në të cilin kemi shpengimin me anë të gjakut të Tij,faljen e mëkateve sipas pasurive të hirit të Tij” (Efesianëve 17). HDJ 50.5

Besoje se Perendia është ndihmësi yt, Ai do që të të ndryshojë jetën dhe ta bëjë atë si të Tljën. Eja pranë Tij, ndërsa rrëfen mëkatet dhe pendohesh dhe Ai do të vijë pranë teje me mëshirë dhe falje. HDJ 51.1